Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523

    Vetevendosja: Qeveria Thaēi po e ndihmon Serbine

    Publikuar: Sot, mė 27 dhjetor 2010

    Prishtinė, 27 dhjetor - Lėvizja “Vetėvendosje” ka qenė e para qė ka reaguar pėr vizitėn e zyrtarėve tė lartė serbė nė ceremoninė e shugurimit tė peshkopit Teodosije nė Kishėn Ortodokse tė Prizrenit, duke thėnė se Serbia po vazhdon ta shtrijė ndikimin e saj nė Kosovė. Sipas kėsaj lėvizje, nė punėn e saj po i vjen nė ndihmė si gjithmonė edhe Qeveria nė dorėheqje e Kosovės. “Serbia siē e njohim, po e vazhdon shovenizmin e saj tradicional. Kisha ortodokse serbe e Boris Tadiqit po e vazhdon punėn e kėsaj aty ku e kishte lėnė po kjo kishė nėn Nikolla Pashiqin dhe Sllobodan Millosheviqin. Por, kėsaj radhe edhe me ndihmėn Qeverisė sė Kosovės. Sė fundi Hashim Thaēi nuk rresht sė deklaruari pėr gatishmėrinė e tij pėr tė biseduar me Serbinė, ndėrkohė qė Tadiqi ka filluar tė tregohet mė i matur pas deklaratave tė pakushtėzuara tė Thaēit”, thuhet nė reagimin e Vetėvendosjes, transmeton KTV-ja.

  2. #2
    Ardhja e Daēiqit ka “fikur” kamerat nė pikėn kufitare nė Jarinė

    Prishtinė, 27 dhjetor - Policėt e MUP-it tė Serbisė, bashkė me policėt serbė tė Policisė sė Kosovės kanė patrulluar nė rrugėn nacionale nga pika kufitare nė Jarinė, deri nė jug tė Mitrovicės, kanė njoftuar burime tė “Kohės Ditore” nga ajo pjesė e Kosovės. Ky urdhėr ka ardhur nga MPB-ja e Serbisė, e cila ėshtė frikėsuar se eskortat qė do tė udhėtonin tė dielėn pėr nė Prizren, nė shugurimin e peshkopit Teodosije, mund tė sulmoheshin.
    Burimi mė tej ka specifikuar se frika e MUP-it tė Serbisė pėr ndonjė sulm nė eskorta vjen pas vrasjes sė udhėheqėsit tė boshnjakėve tė Leposaviqit, Shefko Sallkoviq, mė 8 dhjetor, nė njė pritė nė fshatin Jarinė tė Leposaviqit.
    Nėpėr kuluare dhe nė fshatra boshnjake flitet haptazi se Sallkoviqi ėshtė vrarė me urdhėr tė MUP-it tė Serbisė.
    Nga ana tjetėr, Policia e Kosovės ka bėrė tė ditur se nė kuadėr tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme ėshtė bėrė plani pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsisė pėr ardhjen dhe shkuarjen e pjesėmarrėsve, plani operativ ėshtė zhvilluar pėr secilin regjion veē e veē, qė nėnkupton regjionin e veriut. “Sipas planeve tona, policėt shqiptarė e serbė kanė bėrė sigurinė e pjesėve tė parapara nė plan, ne nuk kemi informacione qė nė territorin e Kosovės tė ketė pasur policė tė Serbisė”, ka thėnė zėdhėnėsi i policisė Baki Kelani. Ai ka shtuar se pėrpos planit operativ, ka pasur edhe patrullime tė herėpashershme, mirėpo nuk kanė hasur nė policė nga Serbia.
    Po nė kėtė ditė, doganierėt e Kosovės nuk kanė mundur tė shohin asgjė nga kamerat e vendosura nė pikėn kufitare nė Jarinė, tė cilat nuk kanė funksionuar qė nga mėngjesi.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Serbėt shkelin nė Prizren (Video)





    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Prizren, 27 dhjetor - Qyteti historik shqiptar, Prizreni ėshtė bėrė dje skenė e ardhjes sė qindra serbėve. Ata kanė ardhur nga pjesė tė ndryshme tė Serbisė dhe Kosovės pėr tė celebruar inaugurimin e peshkopit Teodosije, pikėrisht nė Kishėn Ortodoske tė Prizrenit.
    Nė mesin e atyre qė kanė qenė pjesė e ceremonisė, edhe ministri i Brendshėm serb, Ivica Dacic, qė siē mund ta shihni nė kėtė foto tė Indeksonline, ėshtė ndalur tek Shatėrvani pėr tė pirė ujė. Ceremonia ka kaluar pa incidente, dhe ka pasur masa tė shtuara tė sigurisė. Ja edhe videot e pranisė sė serbėve nė Prizren.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    Prizreni nuk e mirėpriti vizitėn e Daēiqit nė Prizren
    Publikuar: Sot, mė 27 dhjetor 2010


    Prizren, 27 dhjetor– Kryepeshkopi i Kishės Ortodokse Serbe, Irinej, ka shfrytėzuar njė ceremoni fetare tė zhvilluar nė Prizren, pėr tė mallkuar tė gjithė ata qė i kanė shkaktuar vuajtje popullit serb tė Kosovės.
    “Ēfarė tė themi pėr 130 kisha dhe manastire tė rrėnuara dhe mijėra shtėpitė e popullit serb, tė cilat janė pėrpirė nga flakėt?! Ēfarė tė themi pėr mijėra serbė qė kanė lėshuar shtėpitė e tyre dhe kanė ikur pėr tė shpėtuar jetėn?! Ēfarė tė themi pėr mijėra tė zhdukur, pėr tė cilėt nuk dimė asgjė, e tė cilėt kanė vuajtur, nga tė cilėt janė marrė organet, tė cilat janė shitur shumė shtrenjtė nėpėr botė, dhe me kėtė kriminelėt janė pasuruar. Le tė jetė i mallkuar ky lloj pėrfitimi”, ka thėnė para tė pranishmėve peshkopi Irinej.
    Javė mė parė, raportuesi i Kėshillit tė Evropės, Dick Marty, pėrmes njė raporti pati vlerėsuar se nė krye tė trafikimit tė organeve tė nxjerra nga serbėt tė zėnė si pengje lufte ėshtė kryeministri nė largim i Kosovės, Hashim Thaēi, tė cilin e kishte quajtur edhe “bos tė mafies”.
    Pas shprehjes sė mallkimit, Irinej sėrish e ka cilėsuar “Kosovėn e Metohinė” si tokė tė shenjtė serbe, ndėrkohė qė pėr Prizrenin ka thėnė se ėshtė qytet i madh dhe me nam i popullit serb, i cili aktualisht ėshtė i pėrulur dhe turpėruar, pėr shkak tė kishave e manastireve tė dėmtuara. Sipas tij, nė kėtė situatė duhet lutur “Zotin qė t’i ruajė tė mbeturit”, ngase populli serb i Kosovės ka pėsuar mjaft.
    Zėvendėskryeministėr dhe njėkohėsisht ministėr i Brendshėm i Serbisė, Ivica Daēiq, i cili dje ka marrė pjesė nė shugurimin e peshkopit Teodosije, pas kėtij rituali, nė shoqėri edhe tė ministrit pėr Kosovėn nė qeverinė serbe, Goran Bogdanoviq, ka bėrė njė shėtitje nėpėr sheshin “Shatėrvan”, ku ėshtė ndalur te fontana pėr tė shuar etjen dhe pėr tė vazhduar mė pas rrugėn pėr nė seminarin ortodoks “Bogosllovia”. Prania e tij nuk ėshtė mirėpritur nga prizrenasit. Njė pronar i kioskės ka ngritur volumin e zėrit tė kėngės sė Ilir Shaqirit dedikuar UĒK-sė, ndėrkohė qė nė njė shtėpi tė djegur nė Nėnkala dy tė rinj kanė hapur njė pankartė nė tė cilėn shkruante:
    “Welcome to Republic of Kosovo” dhe “**** Serbia, **** Dick Marty”. Ndėrsa njė qytetar tjetėr nuk ėshtė pėrmbajtur dhe nga larg i ėshtė drejtuar Daēiqit me fjalėt: “Pse keni ardhur kėtu?! Nuk e keni vendin kėtu!”.
    Nė tė gjitha kėto, Daēiq ėshtė pėrgjigjur me buzėqeshje. Ndėrkaq, para gazetarėve ka sqaruar se nė Prizren vjen pas 44 vjetėsh, pas largimit nė moshėn njėvjeēare.
    “Jam i lumtur qė kam pas rastin qė tė marr pjesė nė shugurimin e peshkopit Teodosije dhe qė pata rastin qė tė bėj njė shėtitje tė shkurtėr edhe pse kjo ngjalli habinė e disa qytetarėve tė Prizrenit. Duke marrė parasysh faktin se ka pak serbė qė jetojnė kėtu, duhet pėrkujtuar se ky ėshtė njė qytet shumė i rėndėsishėm pėr historinė e Serbisė. Dhe tė kuptohemi nuk duhet nė tė qė tė jetojė asnjė serb, por ky ėshtė qyteti, ku ka lindur perandoria e Dushanit dhe ėshtė i rėndėsishėm pėr historinė e serbėve”, ka thėnė Daēiq.
    Ndryshe nga Daēiqi, afro dy mijė vizitorė serbė, qė kanė ardhur nga vise tė ndryshme tė Kosovės e Serbisė, kanė qenė tė mirėpritur nė Prizren. Pėrgjatė tėrė ditės ata kanė shėtitur nėpėr qendėr tė Prizrenit, duke vizituar madje edhe restorantet dhe kafenetė. Ndėrsa njė qytetari tė rraskapitur nga udhėtimi i gjatė i ėshtė ofruar ndihma e parė nga mjekėt e emergjencės sė Prizrenit.
    Sipas zyrtarėve tė policisė gjatė tėrė ditės nuk ėshtė regjistruar asnjė incident.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    Qeni i keq t’i sjell ujqit nė torishtė
    26 DHJETOR 2010 - E Diel 23:12
    Serbia po vazhdon ta shtrijė ndikimin e saj nė Kosovė. Nė punėn e saj po i vjen nė ndihmė si gjithmonė edhe Qeveria nė dorėheqje e Kosovės.



    Qė nga orėt e para tė mėngjesit, MUP – i Serbisė nė bashkėpunim tė panjoftuar publikisht, me Policinė e Kosovės, stacioni nė veri, i kontrolluar nga Serbia ishin ēuar peshė pėr tė siguruar rrugėn e delegacionit serb qė po vinin pėr nė Prizren.



    Serbia siē e njohim, po e vazhdon shovenizmin e saj tradicional. Kisha ortodokse serbe e Boris Tadiqit, po e vazhdon punėn e kėsaj kishe aty ku e kishte lėnė po kjo kishė nėn Nikolla Pashiqin e Sllobodan Millosheviqin. Por, kėsaj radhe edhe me ndihmėn Qeverisė sė Kosovės. Sė fundi Hashim Thaēi nuk rresht sė deklaruari pėr gatishmėrinė e tij pėr tė biseduar me Serbinė, ndėrkohė qė Tadiq ka filluar tė tregohet mė i matur pas deklaratave tė pakushtėzuara tė Thaēit.



    Thaēi po gjakon pėr tė biseduar me Tadiqin, e ky i fundit ka nisur sulmin pėr tė siguruar sa mė shumė ndikim nė Kosovė, duke forcuar kėshtu pozitėn negociuese njėkohėsisht. Deklaratat e Thaēit qė kėrkon dialog me Serbinė ende pa na e njohur shtetin, nuk shpjegohen ndryshe, veēse si thirrje e Serbisė pėr t’u futur nė Kosovė sėrish.



    Dhe Serbia erdhi. Problemi ėshtė se ajo po e shkel tokėn e pėrgjakur tė Kosovės e jo shtėpitė e Hashim Thaēit nė Dubai apo Evropė. Serbia erdhi sepse klasa politike e Kosovės, atėbotė tė bashkuar nė Grupin e Unitetit, kanė pranuar qė trashėgimia ortodokse nė Kosovė tė jetė pronė e Kishės Ortodokse me seli nė Beograd.



    Hashim Thaēi, edhe pse kryeministėr nė dorėheqje, kjo nuk e pengon qė ta vė nė dispozicion Policinė e Kosovės pėr t’ia siguruar vizitėn Daēiqit, Shijakoviqit e Bogdanoviqit deri nė Prizren. Hashim Thaēi e pėrdori pushtetin pėr t’i vjedhur zgjedhjet, nė mėnyrė qė ky pushtet tė vihet nė funksion tė pazarave me Serbinė. Me tė njėjtėn Serbi, atė qė na lufton, qė nuk na njeh, qė mban akoma nė ankth mijėra familje duke mos zbardhur fatin e tyre.



    Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ministrat serbė bėjnė politikė nė Kosovė
    Publikuar: E hėne 27 Dhjetor 2010

    Tė dielėn, qė nga ora 8:00 e mėngjesit, autobusė nga Serbia dhe me regjistrime tė Beogradit sollėn serbė nga Serbia nė Prizren pėr tė marrė pjesė nė Kishėn e “Shėn Gjergjit” nė Prizren, ku u bė shugurimi i kreut tė Dioqezės Rashkė-Prizren, peshkopit Teodosije. Liturgjinė e shugurimit e ka shėrbyer patriarku serb Irinej, nė praninė e mbi njė mijė serbėve, kurse nė ceremoni morėn pjesė, ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, ministri i Brendshėm serb, Ivica Daēiq, ai i Fesė, Bogolub Shijakoviq, dhe zyrtarė tė tjerė nga Serbia.

    Ceremoninė e shugurimit e kanė mbikėqyrur nė aspektin e sigurimit pjesėtarėt e Policisė sė Kosovės, tė cilėt janė tė shpėrndarė nė gjithė qendrėn e qytetit, tė ndihmuar edhe nga pjesėtarė tė KFOR-it italian, tė atij gjerman dhe tė Policisė sė EULEX-it. Kjo ceremoni e shugurimit tė peshkopit Teodosije nė Prizren nuk ka kaluar pa deklarata politike. Zėvendėskryeministri serb, Ivica Daēiq, ka thėnė se Prizreni ėshtė qytet i lashtė dhe shumė i rėndėsishėm pėr historinė e Serbisė. Ai ka theksuar se kėtu ka lindur dhe po kėshtu tha se Prizreni njihet pėrmes qytetit tė Dushanit. Pas ceremonisė, Daēiq dhe ministri pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, kanė shėtitur nėpėr qytet dhe janė parė duke pirė ujė nė “Shatėrvan”. Por, brenda kėsaj kohe nė disa shtėpi tė nėnkalasė ėshtė shfaqur njė flamur i Kosovės, nė tė cilin shkruante “Mirė se erdhėt nė Republikėn e Kosovės!” dhe “Daēiq, Prizreni nuk tė mirėpret!”.

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vec Islamikėt dhe Serbėt e mbėshtesin Hashimin, dhe ja rezultati, Kosova nė faqe tė parė tė mediave pėr trafiqe organesh(as nuk do kishte guxuar njėri tė bėnte kėtė gjė po tė ishte Rugova), serbėt qė bėjnė cfarė ti teket, dhe nė shkurt Amerikanėt nga frika janė vėnė nė pozita lufte nė veri tė Kosovės. Pse pavarėsi ėshtė kjo ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Pse pavarėsi ėshtė kjo ?
    "Po po pamvarsi" ,ku hyne e del gjithkush si te ia doje qejfi ,ndersa te zotin e shtepise nuk e pyet kush per asgje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Vec Islamikėt dhe Serbėt e mbėshtesin Hashimin, dhe ja rezultati, Kosova nė faqe tė parė tė mediave pėr trafiqe organesh(as nuk do kishte guxuar njėri tė bėnte kėtė gjė po tė ishte Rugova), serbėt qė bėjnė cfarė ti teket, dhe nė shkurt Amerikanėt nga frika janė vėnė nė pozita lufte nė veri tė Kosovės. Pse pavarėsi ėshtė kjo ?
    me ke ber te qeshi me lote
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •