Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 150
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Problemi me kete teori Marcus, eshte se keshtu i bie qe Bibla eshte Mbledhur ne Babiloni,pasi Bibla u mblodh nga Koncilet e Kishes Post-Kostandiniane. Pra, nqs ndjekim kete teori, nuk kemi asnje garanci qe ajo qe ne lexojme sot ne Bibel eshte trasheguar nga shkrimet e apostujve. Nga e dime ne se ato libra nuk u shkruan nga teologet oborrtare te perandoreve romake? (Ne fakt dhe muslimanet dhe deshmitaret e jehovait ate teori ndjekin, se perandoret romake krijuan fene e tyre dhe e reklamuan per fe te Krishtit)

    Por nqs ne pranojme se Kisha qe nga fillimi u udhehoq prej peshkopeve, ne vije te panderprere, qe nga Apostujt deri sot, atehere ne kemi dhe garancine te besojme se ajo qe lexojme sot ne Bibel eshte autentike dhe jo falsifikim.

    Nderkohe qe premtimi i Krishtit eshte se Kisha e ndertuar mbi shkembin Pjeter nuk do humbase kurre dhe dyert e ferrit nuk do triumfojne mbi te. Keto dyer te ferrit kane qene shume here dhe perandoret dhe mbreterit "e krishtere" te cilet u mundua ta shkaterrojne se brendshmi Kishen duke krijuar kishat shteterore, te pavarura nga njera-tjetra dhe te varura nga mbreterit.Dhe fakti eshte qe shume Kisha lokale ose jane shkaterruar, ose jane bere Kisha shteterore, ose kane rene ne herezi, por Kisha e Romes ka qendruar, madje jo vetem kaq por kjo Kishe ka ndihmuar dhe Kishat e tjera qe te ringrihen pas shkaterrimit ose herezise apo roberise shteterore.

    Merita e Kishes Romano- Katolike (ne fakt nuk eshte merite e saj, por premtimi i Krishtit) eshte pikerisht fakti se nuk ju nenshtrua asnjehere pushteteve perandorake dhe luftoi per te qene e lire ne kete drejtim, e udhehequr nga pasardhesit e Pjetrit dhe jo nga Babilonasit, dhe te terheqe drejt kesaj lirie dhe Kishat e Bizantit apo Anglise, te cilat dashur pa dashur, nga ana njerezore kane rene shume here pre e sunduesve te kesaj bote. Ne kete drejtim une e kuptoj dhe thenien e lashte se "Kisha e Romes kryeson ne dashuri" (Nuk ishte rastesi dhe se martiret me te medhenj te besimit ne Shqiperine komuniste dolen nga rradhet e Katolicizmit, sepse ata bene dhe rezistencen me te madhe)
    Hahahaha, nuk ka mundësi, Seminaristi duhet të të ketë vjedhur paswordin dhe po shkruan ai në vendin tënd.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #102
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Hahahaha, nuk ka mundësi, Seminaristi duhet të të ketë vjedhur paswordin dhe po shkruan ai në vendin tënd.

    Une sapo behesha gati per nje uauuu per Matrix, del marcus1 e na i prish te gjithen me 'akuze' se une shkruakam ne llogarine e matrix

    mgjth une prape them qe ajo qe matrix shkruan QENDRON. Urime nga ana ime!

  3. #103
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1
    Dhe megjithatë, ti nuk më ke kuptuar! Dhe nuk mendoj se do më kuptosh ndonjëherë.

    Izraelitët ishin populli i Zotit, edhe kur ata ishin në Egjipt, edhe kur ishin në Babiloni. Egjipti dhe Babilonia nuk ishin vendet dhe sistemet që Zoti dëshironte për ta!

    Ti e di fare mire qe une te kam kuptuar. Ne nuk kemi komunikuar vetem ne virtualitet e forum, por edhe live!

    Problemi me shembullin qe sjell ti eshte se ti ngaterron shume keq, pa mare parasysh pasojat, krahasimet.

    Krahasim me vend do ishte nqs do thoje se edhe PRIFTERIA ne DHV dhe gjithe sistemi fetar eshte nje Sistem i Rene qe nuk vjen nga Zoti!

    A e thua ti kete?

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin

    Ju nuk e keni kuptuar se TEMPULLI, PRIFTËRIA dhe gjithë sistemi fetar duke përfshirë këtu të gjitha llojet e flijimeve të kafshëve dhe e festave fetare që Vetë Zoti themeloi, nuk janë më të domosdoshme sepse ato e kanë kryer qëllimin e tyre. Ato ishin një Pikturë, një Tip, një Hije e Krishtit dhe Nuses së Tij, përmes të cilave do zbulohej misteri i Perëndisë, urtësia e Tij përmes ardhjes së Krishtit, flijimit të Tij, ringjalljes së Tij dhe bashkë me ringjalljen edhe ardhjes në ekzistencë të Nuses së Tij këtu në tokë.

    Përse t'i kthehemi tipave dhe figurave kur tashmë kemi vetë realitetin, realitetin qiellor? Misteri i Perëndisë tashmë ka marrë fund. Misteri i Perëndisë nuk është më mister për ata që Ai ka zgjedhur. Zoti Jezus është Koka e një kombi të ri dhe të shenjtë. Ky komb është Kisha e Tij. Kush mundohet ta rrethojë kishën me kufinj të dukshëm, bie në rrezikun më të madh që kanos një të krishterë, të lërë përjashtë këtyre kufinjve ata që duhet të jenë brenda ose të fusë brenda ata që duhet të jenë jashtë.

    Pastë mëshirë Zoti dhe na ruajttë nga ky mëkat i madh!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #105
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Bo bo, more marcus1. Je me te vertete i veshtire.

    Ti i krahason sistemet kishtare (katolike e ortodokse) me babilonine apo egjiptin, roberite e izraelit.

    Po krahasim eshte ky? Je ne vete?

    Nqs do beje krahasim te struktures-sistem te kishes me DHV do ishte prifteria izraelite e themeluar nga Zoti e jo pushtetet jobiblike te babilonise e egjiptit!
    Babilonia e egjipti mund te krahasohen me perandorine e romes, sidomos ajo para shek.4, por jo me Kishen!
    Dhe prape per korrigjim, prifteria e DHV nuk ka mbaruar. Ajo thjeshte eshte plotesuar ne Krishtin dhe ka mare formen perfundimtare sic njihet sot.
    Po t ekishte perfunduar prifteria, Krishti nuk do quhej me tek letra e Hebrejve Kryeprift i DHR!

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Bo bo, more marcus1. Je me te vertete i veshtire.

    Ti i krahason sistemet kishtare (katolike e ortodokse) me babilonine apo egjiptin, roberite e izraelit.

    Po krahasim eshte ky? Je ne vete?

    Nqs do beje krahasim te struktures-sistem te kishes me DHV do ishte prifteria izraelite e themeluar nga Zoti e jo pushtetet jobiblike te babilonise e egjiptit!
    Babilonia e egjipti mund te krahasohen me perandorine e romes, sidomos ajo para shek.4, por jo me Kishen!
    Dhe prape per korrigjim, prifteria e DHV nuk ka mbaruar. Ajo thjeshte eshte plotesuar ne Krishtin dhe ka mare formen perfundimtare sic njihet sot.
    Po t ekishte perfunduar prifteria, Krishti nuk do quhej me tek letra e Hebrejve Kryeprift i DHR!
    Misteri ka mbaruar. Priftëria e Dh.V. ishte veç një hije e priftërisë së Dh.R. Tashmë nuk kemi më nevojë as për hije dhe as për imitime të hijeve dhe të pikturave të Dh.V. Tashmë kemi Kryepriftin tonë, Jezu Krishti, priftërinj të së Cilit jemi ne, Kombi i ri, Kombi i shenjtë, Kisha.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #107
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po nqs nuk do kishte me prifterinj, Kryeprift i kujt do quhej Krishti?!

    Pikerisht sepse prifteria e dhv eshte hije, sot kemi prifterine e vertete, hije e se ciles eshte ajo e dhv. Nepermjet kesaj prifterie te vertete, sakrifica e Krishtit ne kryq shtrihet ne kohe per aq sa te ekzistoje kisha, pa u perseritur si sakrifice dhe pa qene sakrifice e gjakshme. Kjo eshte Mesha, ne te cilen, nqs sipas teje sot nuk ka me prifteri, padre Pio i bie te ishte thjeshte nje i marre e aspak nje shenjtor, qe kalonte ore te tera para Sakramentit te Hosties!

    Pikerisht kete se marr vesh tek ty. Nga njera ane ti e delendis padre Pion ne nje te marre qe harxhon kohen kot ne nje prifteri qe nuk ekziston, nga ana tjeter e pranon per shenjt!

    Cfare eshte kjo vecse Skizofrenim?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 08-12-2010 më 10:16

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Po nqs nuk do kishte me prifterinj, Kryeprift i kujt do quhej Krishti?!
    Kryeprift i yni! Unë nuk thashë se nuk ka më priftërinj. Ku e gjete ti këtë? Ajo që unë them është se ne jemi priftërinj.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Po nqs nuk do kishte me prifterinj, Kryeprift i kujt do quhej Krishti?!

    Pikerisht sepse prifteria e dhv eshte hije, sot kemi prifterine e vertete, hije e se ciles eshte ajo e dhv. Nepermjet kesaj prifterie te vertete, sakrifica e Krishtit ne kryq shtrihet ne kohe per aq sa te ekzistoje kisha, pa u perseritur si sakrifice dhe pa qene sakrifice e gjakshme. Kjo eshte Mesha, ne te cilen, nqs sipas teje sot nuk ka me prifteri, padre Pio i bie te ishte thjeshte nje i marre e aspak nje shenjtor, qe kalonte ore te tera para Sakramentit te Hosties!

    Pikerisht kete se marr vesh tek ty. Nga njera ane ti e delendis padre Pion ne nje te marre qe harxhon kohen kot ne nje prifteri qe nuk ekziston, nga ana tjeter e pranon per shenjt!

    Cfare eshte kjo vecse Skizofrenim?
    Ai është po aq prift sa jam edhe unë prift! Ose më mirë ndryshe, unë jam po aq prift sa ështëe dhe ai prift. Mund të ketë pasur një rol më të veçantë në kishë, të jetë udhëheqës dhe mësues i atyre që Zoti i ka besuar, por për sa i përket priftërisë, prift ai, prift edhe unë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #110
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Marcus1, kqyre bre

    Ai eshte aq prift, sa ti nuk je, ashtu sikurse nuk je aq apostull sic ishin apostojt.

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •