Close
Faqja 23 prej 25 FillimFillim ... 132122232425 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 241
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga Shkodrani_79 Lexo Postimin
    U desht me shku ne faqe te pare me marr vesht per qa flitet ne ket tem kaq shume ka hy diskutimi sa ka ik tema nga origjina.. nejse kjo..

    Ndryshimi mes nje shqiptari Mysliman e nje shqiptari Ortodoks? Zero


    Ana tjeter e medaljes kur nje shqiptar ortodoks identifikohet prej perkatsive te tjera si serb, ose e kunderta nje mysliman identifikohet si turk (siq kena rastin e atij pyks Gangos qe cdo mysliman e ban Turk) ather krijohet sidomos ne ato zona ku keta jan minoritete nje lidhje platonike mes fes dhe shtetit prej ku ka ardh kjo fe, kjo a teper e damshme mendoj un, dhe sjell ne keto minoritete nje idealizim te ketyre shteteve deri ne adhurim vetem per faktin e nje lidhjeje shpirtrore protektive te perbashket, kur ne fakt jan pjes krenare e nje kombi te madh te qujtur SHQIPTARE..
    Ana tjeter e medaljes kur nje shqiptar ortodoks identifikohet prej perkatsive te tjera si serb
    e ke rastise ndonjehere kete tendence?Ne shqiperi kurre.Dhe nese ka ndonje tendence sot, kur te mjeret emigrante perballen me veshtiresine ne Greqi,e ndodh te shprehen kalimthi se jane greke, kjo nuk duhet te merret si argument.Absolutisht shqipetart e krishtere te Shqiperise mbahen per shqipetare.

    nje mysliman identifikohet si turk
    Kjo shprehje egzistonte ne forme e krenarise, per tu ndjere superiore ndaj njerezve te besimeve te tjera.Natyrisht ishte nje shprehje e asaj pjese me injorante te shqipetareve.Pra kjo pjese qe nuk ka evoluar ,ka ruajtur deri ne ditet e soteme kete shprehje fatkeqe, te injektuar nga pushtuesi, por dhe nga ato kulte me minare ku predikues (hoxhallare) injorante dhe pa asnje ndjenje kombetare, i kane meshuar kesaj thenie.

  2. #222
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Kemi dy raste:

    Rasti i pare: Nje shqiptar nga Kosova eshte islamizuar gjate pushtimit osman. Me islamizimin e tij, ai ka hedhur poshte shumicen e traditave te familjes, fisit, rrethit dhe kombit te tij. Ka ruajtur gjuhen, edhe pse e ka barbarizuar me te gjitha ato terme islame te cilat jane te paperkthyeshme ne shqip.

    Rasti i dyte: Nje shqiptar nga Kosova ka pranuar serbo-ortodoksine gjate pushtimit jugosllav. Me serbo-ortodoksizimin e tij, ai ka hedhur poshte shumicen e traditave te familjes, fisit, rrethit dhe kombit te tij. Ka ruajtur gjuhen, edhe pse e ka barbarizuar me te gjitha ato terme serbo-ortodokse te cilat jane te paperkthyeshme ne shqip.
    E din ēka i thon kesaj ? Te mundohesh ta besh te pa-mundshmen, te mundshme !


    Ku shihni dallim ne mes te ketyre rasteve?
    Njera faktive, e tjetra fiktive.
    (Ps. Shume teme serioze)


    Kriteriet per krahasim/dallim mund t'i zgjedhni sipas dijes dhe ndergjegjes suaj. Nese nuk u bie ndermend asnje kriter, ju lus te merrni p.sh. keto kriterie:

    1. Aspekti kombtar-patriotik
    2. Aspekti moral
    3. Aspekti ndergjegjesor
    4. Aspekti spiritual (religjioz)

    si dhe tjera, qe i shihni si te pershtatshme.
    Sa i ndershem qe je.

    1. Aspekti patriotik, bie me supet e muslimanėve, jo qe dua ti favorizoi bashkbesimtaret si un, por keshtu ishte pasiqe ishim shumicė.

    2. Aspekti moral, shqiptari krijoi besėn, fjalen te cilen nuk e then ! Dhe kjo bese, e ketyre besimdrejteve, e solli shqiptarizmit ketu ku jeni edhe ju sot.

    3. Aspekti ndergjegjesor, shqiptaret nuk e gjykuan asnjehere nje shqiptar te besimit katolik apo edhe me keq,,.. ate ortodoks, vetem pse besonte ndryshe nga ai. Ata ishin te ndergjegjshem qe besimi eshte ēeshtje private, dhe sikur te kishte dasht Allahu, do na kishte ber te gjitheve musliman.

    4. Shqiptaret gjithmon kan qen besimtar te fort, dhe fakti me i mir qe e vulos kete qe po ua them, eshte refuzimi i atyre shqiptareve qe refuzuan rikthimin ne fejen e kastriotit, dhe ne vend te saj, zgjodhen te behen kurban per hir te Zotit (Allahu qoft i kenaqur me ta).

    Qe dmth, nga pika 1, ata nuk jetuan jasht vendlindjes edhe pse u ben musliman ! 2. Ishin njerez te moralshem dhe nuk ishin hipokrita. 3. Ishin te ndergjegjshem per besimin qe kishin pranuar ! 4. Ata ran deshmor/shehid per Islam !

    Sqarim:
    Rasti i dyte eshte hipotetik. Pra nuk ka ndodhur. Por edhe si i tille (hipotetik) mund te krahasohet me rastin e pare (autentik).


    *
    s'mund te ishte ndryshe.

    Tjera here te keshilloi qe te krahasosh gjera qe jan te krahasueshme !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  3. #223
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Ilirian lere se chinoja ne cdo teme del humbes dhe sulmon per ti qetsuar nervat e veta
    aq e ka kapacitetin chinoja

    mundohet ti demaskoje muslimanet e ne fakt demaskon veten

  4. #224
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Tani do te shpjegoj qe te kuptosh edhe kendveshtrimin e atyre qe nuk u asimiluan ne fene e pushtuesit por zgjodhen qe te mbrojne me fanatizem e vetemohim fene e te pareve:

    Duke qene se ky minoritet (katolik + orthodhoks) deshmoi nga afer transformimet fizike dhe shpirterore te shqiptareve ne shekuj, kjo krijoi tek ta nje kunderefekt:

    a) nevojen e ruajtjes me cdo kusht te fese se te pareve nga asimilimi dhe shuarja e plote
    b) percmimin e te gjithe atyre shqiptareve te Islamizuar

    Edhe pse nuk ka statistika te sakta, mendohet se me renien e Perandorise Otomane, sipas vete regjistrave te Perandorise Otomane vetem 18% e popullsise shqiptare ngeli e krishtere. Duke qene se u eshte dashur te mbrojne besen, traditen dhe menyren e tyre te jeteses brenda nje shoqerie Islamike, ky komunitet ka zhvilluar nje fanatizem te pritshem ne besim. Kurse percmimi u manifestua ne shume forma, por forma kryesore ishte ajo e perplasjes se identitetit te te pareve me identitetin arnavud qe na la trashegimi Sulltani. Komuniteti i krishtere orthodhoks apo katolik e perkufizon "te qenit shqiptar" me besnikerine ndaj fese e tradites se te pareve, dhe trashegimin e kesaj bese e tradite edhe tek brezat e tyre te rinj. Kurse "identiteti arnavud" u ngrit mbi mesimet e Sulltanit qe i numeronte te krishteret shqiptare here si malazeze, serbe, greke, e jo si shqiptare, pasi keta nuk ishin myslimane. Pra per identitetin arnavud, te qenit shqiptar perkufizohet "kushdo qe nuk eshte grek apo sllav", me fjale te tjera, "kushdo qe nuk mban ende fene e te pareve", meqenese kjo eshte edhe feja e grekerve, edhe feja e malazezeze, edhe feja e serbeve, edhe feja e bullgareve.

    Nga kjo perplasje e madhe, shqiptaret filluan te tregojne me gisht nga njeri-tjetri apo filluan ti bien gjoksit se kush eshte "shqiptar i vertete". Dhe interesant mes shqiptareve eshte se keto dallime ndodhin jo vetem brenda shoqerise, por edhe brenda familjes. Vellezer te nje gjaku ne nje familje, njeri zgjedh te mbaje mbiemrin mysliman, tjetri mbiemrin orthodhoks para-otoman te familjes; njeri zgjedh te jete mysliman, tjetri zgjedh te jete orthodhoks, njeri zgjedh te shoqerohet me pjesen e islamizuar te shoqerise qe eshte shumica e privilegjuar, tjetri zgjedh te shoqerohet me nje grup tjeter etnik malazez/serb/bullgar/serb pasi ndan me ta te njejten fe dhe tradite te te pareve, si dhe nje menyre per ti shpetuar turpit te "identitetit te islamizuar shqiptar".

    Kjo eshte nje nga arsyet qe gjen me shume shqiptare te krishtere jashte Shqiperise se sa brenda saj.

    Albo
    Flitet shume per fene e te pareve, por keta "te paret" nuk percaktohen asnjehere. Nese perdorim te njejtin kriter qe perdor ti per "te paret", atehere mund te nxjerrim tradhtare edhe ata qe jane konvertuar ne katolik apo ortodoks pas viteve 1990, duke tradhetuar fene myslimane te "te pareve" te tyre qe e kane trasheguar per disa breza.

    Pra duke u bazuar gjithmone te menyra jote per te percaktuar "te paret", i bie qe tani te paret tane kane pasur fene myslimane, pasi mjafton te shkojm pas vetem nje numer te caktuar gjeneratash dhe te zgjedhim "te paret" qe na interesojne.

    Sa per akuza, ato vijne nga te dyja palet, si krishteret, myslimanet e shto ketu dhe ateistet. Ne baze te ketyre akuzave, Shqiperia eshte nje shtet i perbere nga grek, serb, turq, italian, arab dhe enverista.

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Ai i thot vetes shqiptar para se gjithash , ndersa hymni thot : Prej lufte vec ai largohet , qe esht i lindur tradhetor. Hymni e quan chinon tradhtar.

    Rifat Jashari duke vendos gurthemelin e Qendres Islamike

    http://bislame.net/web/images/storie...dra_drenas.jpg
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #226
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    e ke rastise ndonjehere kete tendence?Ne shqiperi kurre.Dhe nese ka ndonje tendence sot, kur te mjeret emigrante perballen me veshtiresine ne Greqi,e ndodh te shprehen kalimthi se jane greke, kjo nuk duhet te merret si argument.Absolutisht shqipetart e krishtere te Shqiperise mbahen per shqipetare.

    Kjo shprehje egzistonte ne forme e krenarise, per tu ndjere superiore ndaj njerezve te besimeve te tjera. Natyrisht ishte nje shprehje e asaj pjese me injorante te shqipetareve.Pra kjo pjese qe nuk ka evoluar ,ka ruajtur deri ne ditet e soteme kete shprehje fatkeqe, te injektuar nga pushtuesi, por dhe nga ato kulte me minare ku predikues (hoxhallare) injorante dhe pa asnje ndjenje kombetare, i kane meshuar kesaj thenie.
    Mbase ty ai shqiptari qe hiqet si grek s'ta vret veshin, por mua me vjen per te vjelle per te dyja rastet. Dhe ne te dyja rastet behet per tu treguar si superior ndaj shqiptareve te tjere. Ne fakt me shume kam hasur rastin e pare ketu ne Amerike me shqiptare qe kishin jetuar me pare ne Greqi. Por dhe per rastin e dyte jame mese i sigurte qe ekziston dhe eshte shume i perhapur, duke pare se cfare shkruajne disa anetare ketu ne forum.

  7. #227
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Ai i thot vetes shqiptar para se gjithash , ndersa hymni thot : Prej lufte vec ai largohet , qe esht i lindur tradhetor. Hymni e quan chinon tradhtar.
    Qekur qenka larguar nga lufta chino??!! Me sa di une iu ka bere dyst deri tashi, frymen po iu merr.......
    Sidoqofte, sipas asaj "thenies" aty, Gjergji paska bere shume mire qe i paska vrare ata shqiptaret "myslimane" si tradhetore.....ata iu larguan luftes se Shqiptareve kunder kermave turke e arabe....
    Jarigas

  8. #228
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Qekur qenka larguar nga lufta chino??!! Me sa di une iu ka bere dyst deri tashi, frymen po iu merr.......
    Sidoqofte, sipas asaj "thenies" aty, Gjergji paska bere shume mire qe i paska vrare ata shqiptaret "myslimane" si tradhetore.....ata iu larguan luftes se Shqiptareve kunder kermave turke e arabe....
    jo more jarigas historia deshmon per shum hogjollar qe kan luftu kunder turkut dhe qe kan dhen jeten ather kur i jan cenu te drejtat kombtare nuk jemi ne si ju
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  9. #229
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Qekur qenka larguar nga lufta chino??!! Me sa di une iu ka bere dyst deri tashi, frymen po iu merr.......
    Sidoqofte, sipas asaj "thenies" aty, Gjergji paska bere shume mire qe i paska vrare ata shqiptaret "myslimane" si tradhetore.....ata iu larguan luftes se Shqiptareve kunder kermave turke e arabe....
    Nje gje nuk e kam te qarte ,kush je ti dhe kush jeni ju?? cdo here mbron tjetrin dhe te mbrojne tjeret, a thua valle ky forum ka vetem 3 persona apo me teper.

  10. #230
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Pra duke u bazuar gjithmone te menyra jote per te percaktuar "te paret", i bie qe tani te paret tane kane pasur fene myslimane, pasi mjafton te shkojm pas vetem nje numer te caktuar gjeneratash dhe te zgjedhim "te paret" qe na interesojne.
    Ti je e lire sot qe:

    a) te jesh ai/ajo qe zgjedh te jesh pa t'u bere vone fare per prinderit e tu, e jo me per te paret e tu qe shkojne breza e shekuj mbrapa ne kohe.
    b) te zgjedhesh te perqafosh nje besim, kulture, tradite nga te paret e tu, ajo qe i pershtatet me mire jetes tende sot.
    c) te zgjedhesh te perqafosh besimin, kulturen, traditen ME TE MIRE E ME TE PASUR te te pareve te tu.

    Rilindasit nuk i meshuan identitetit te te pareve tane ne mesjete thjeshte se "ishte identitet ndryshe nga identiteti i pushtuesit osman", apo thjeshte se ishte i njejti identitet qe ndanin edhe popujt fqinje. Ata zgjodhen ate identitet pasi ishte identiteti me TRADITEN ME TE LASHTE, ME TE PASUR, ME TE BUKUR, ME TE BEGATE, me te cilen te gjithe brezat e shqiptareve mund te identifikoheshin e krenoheshin jo vetem ne kontekstin e ngushte kombetar, por ne kontekstin e gjere njerezor e universal.

    Cdo shqiptar ben zgjedhjen e tij dhe kjo zgjedhje deshmon identitetin e secilit prej nesh.
    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •