Close
Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 243
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Askush nuk mund te besoj sa e veshtire eshte humbja e atij qe e solle ne jete,po te vdes nga vdekja natyrore,dhe nuk po mund ta harrosh me vite,ose tere jeten,e lere me kesaj te shkrete 4 femij pernjehere,a ka me zi?Ani kur te vij ne vehte(pasi besoj qe eshte ende e shokuar) dhe ta mendoj se si i kan vdek femijt,nuk besoj qe do kete forcen per t'a perballua kete tragjedi!
    Ajo do te vuaj tere jeten, do te thote: Pse nuk isha aty qe te ua ndihmoj, pse nuk isha te kujdesem, pse shkova ne pune, pse i linda?/ E shum pyetje te tilla te cila tashme nuk kane pergjigje. Do te akuzoj gjithe boten, burrin qe s'ishte i denje te ishte baba i ketyre te shkreteve, do te akuzoj gjithe farefisin, gjithecka...por keto akuza nuk ia kthejne femijet. Mirepo akuzat e saje dhe aq me shume kufomat e femijeve, e tash varret e tyre do te jene AKUZA E PERJETESHME PER TE GJITHE NE.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    demokracia shqipetare ,,,,,
    ska as ndihme sociale as ,,,punojes sociale si ne evrope ,,,,ne jemi si afrika

  3. #103
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    jo soni jam fillikate vetem une dhe mazllumi, qe me punen qe ka besoj se do ta shikoj vetem kur te dal ne pensionkeshtu qe do me duhet te bazohem vetem tek forcat e mia, do ta le punen , nuk mund t'ja besoj femine time nje te panjohuri, jo dhe pike ne djall te vene leket dhe puna
    Po mire mi, pse e krahason veten me ate ti 1here?

    pse nuk shifni pertej hundes tuaj se marr vesht? I bie po te krahasohemi me njeri tjetrin, te jeni te gjithe kot. How about that?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #104
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    une nji pietje kisha se po me vika ca cudi

    juve kur ju duhet dicka i lini femijet e vegjel vetem ne shtepi dhe ikni?

    une, ata ce veta qe njoh dhe kur nuk kane patur mundesine te gjejne dike me ke te lene femijet , i merrnin me vete oshe, oshe dhe shkonin ne pune ,qofte dite , apo qofte nate............;
    Do merrte 4 femije ne pune?Pse cfare eshte puna kend lojrash?

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Do merrte 4 femije ne pune?Pse cfare eshte puna kend lojrash?
    eh moj ksanthi, ne keto tema marin pjese edhe ca qe nuk e kane haberin se si rriten femijet , e sa kujdes duhet, e sa mund duhet , e sa sakrifica duhet te beje nje nene e vetme per te mbajtur nje femije e jo me 4 te tille.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Sa keq me vjen!
    Shqiperia duhet te beje nje shtet me social, kjo nene psh dhe te gjitha familjet me te ardhura te pamjaftueshme duhet te ndihmohen nga shteti. Duhet patjeter te krijohet asistenca sociale sic e ka Amerika dhe gjithe bota.

  7. #107
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    ca thoni o njerez......

    dmth, ka faj shteti qe iken 4 engjej,ee???

    po nena nuk ka faj fare???po babai?? keta jane fajtoret kryesore.

    pergjegjesia per kete tragjedi u bie me shume atyre qe kane afrimitet te shkalles se pare, dmth nenes e babait. ata kane kontakt te perditshem me femijet e ata dine kushtet e jeteses

    pastaj vjine te tjeret ne shkallen e fajit, te afermit e tjere, bashkesia ku jeton, shteti qe s'mban dot veten e vet ne kembe.

    nuk ndihem aspak fajtor i drejtperdrejte per kete tragjedi si disa ma lart, as terthorazi jo.

    shteti ka faj per gjendjen e pergjithshme qe ekziston ne vend , por jo se i le femijet vetem ti.
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #108
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Nqs unë e shoh me syrin e Gjermanisë dhe ti atë të Amerikës, dikush nga fqinjët ose të njohurit e familjes duhet të kishte sinjalizuar zyrën e fëmijëve, e cila pasi ti hiqte nënës kujdestarinë, duhet t'ja merrte vogëlushët. Nqs vazhdojmë ta shohim me këto sy, kjo nënë pasi të bënte kërkesën për asistencë sociale, do të përkrahej nga shteti dhe s'do ti duhej aspak të 'këndonte'. E kështu me rradhë...Por këto instanca e dashur, janë fatkeqësisht inekzistente atje. Kështu që le ta shohim nën optikën shqiptare.
    Une nuk e di se si jetohet ne Gjermani se nuk kam qene ndonjehere, por mos kujto se ne Amerike eshte e lehte te jetosh dhe te mbash familje. Te pakten ne Shqiperi, ate kasolle qe ke e ke te tenden dhe nuk te nxjerr njeri jashte kurse ketu ta merr banka direkt dhe te hedh ne rruge. E di se kam punuar ne foreclosures vete dhe kam lexuar letra qe ty as do te shkonte kurre ne mendje.

    E di ti c'do te thote te vij ne zyre nje nene me tre femijet e saj qe dy vjet me pare ishin milioner kurse tani gjendeshin ne rruge, pa baba se vrau veten nga depresioni kur humbi gjithcka, dhe me nje nene qe edhe pse ata nuk e dinin ishte e semure me kancer ne melci?! Kur humben gjithcka dhe i shoqi vra veten as life insurance nga burri nuk mori dot se ai nuk vdiq ne menyre natyrale. Per nja tre muaj jetoi ne makine me femijet se njerezit i kthyen kurrizin te gjithe dhe pastaj kur e pa qe nuk donte te rrezikonte jeten e tyre i coi ne jetimore dhe ajo femer ka punuar si kafshe per 14 muaj nga 3 pune qe te mund t'i merrte prape femijet. Diten shkonte nga spitali ku bente chemotherapy, e shkonte pastronte shtepi dhe pastaj naten shkonte prape ne spital ku punonte si pastruese. E kjo nene ishte nga ato Barbie dolls qe as kolegjin s'e mbaroi se gjeti milionerin dhe mund ta gjente prape nje milioner tjeter me ate bukuri qe kishte por ama nuk mund t'ja lejonte vetes. Me ne fund arriti te siguronte ca te holla dhe zuri nje studio ne basement aty afer punes ku mblodhi femijet dhe vinte i shikonte 3 here naten dhe djali i saj 14 vjec kujdes per dy te vegjlit. Ne vere edhe pse 100 degrees jashte i conte femijet ne librari qe te pakten te rrinin fresket apo ngrohte se s'mund te paguante per air conditioner apo ngrohje. Ne telefonaten e fundit me te birin e saj me tha qe kishte vdekur ne korrik, pikerisht diten kur djali i saj i madh mori letren e pranimit ne Harvard me full scholarship, dhe ai tani do kujdeset per 2 te tjeret. E per mua ajo eshte nene.

    Ajo që ti përmend në shembullin tënd, quhet planifikim familjar siç mirë e di. Në vendin tonë, këtë dhjetëvjeçarin e fundit, është bërë shumë në këtë drejtim duke sensibilizuar. Veçse planifikimi familjar kërkon pak le të themi kulturë dhe arsim. Njerëzit e varfër, nuk mendojnë shumë në lidhje me këtë. Kjo funksionon kështu në çdo vend të varfër të botës. Shiko Indinë psh. Është ironike dhe qesharake, por sa më e lartë mirëqënia aq më i vogël nataliteti.
    Së dyti, nqs bazohemi te ato që thotë kjo nënë, ai kafsha e ka dhunuar dhe rrahur. Ndoshta edhe e ka përdhunuar duke e lënë shtatzënë. Kur s'ke të mbushësh barkun me bukë dhe kur ke një zagar për burrë, çdo femër nuk do dëshironte fëmijë, përkundrazi do ti mallkonte ata
    Pikerisht ajo qe kam theksuar me lart qe tragjedia me e madhe per mua eshte qe ata femije paten prinder te tille. Fatkeqesisht keta qe nuk duhet te riprodhohen, keta e kane pervetesuar ne maksimum hapjen e kembeve.

    Nuk mund ta quash të papërgjegjshme hun, nqs shkon dhe 'këndon' duke i lënë vetëm. E papërgjegjshme do të ishtew po ti kishte lënë të thanin barkun, të vdisnin urie. Është gabim ta gjykosh fenomenin kaq izoluar, pa marrë parasysh edhe faktorë të tjerë. Ndoshta ajo atë rrugëzgjidhje pa, kur e pa veten të braktisur dhe të papërkrahur nga të gjithë, të varfër sa s'ka ku të shkojë më. Vendi jonë nuk të hap dyer, por të përplas dyer surratit. As njerëzit s'të ndihmojnë më. Në këto kushte, o do lypësh o do shesësh veten. Nqs ajo grua ka sakrifikuar veten për të ushqyer 4 vocërrakë, është një grua e madhe
    Per ty ajo eshte nena e shekullit, kurse per mua eshte nje femer qe nuk e ka merituar titullin nene. Ne kete forum na e kane bere qe po bere nje femije je shenjtorja e shekullit. A pika qe s'ju bie se eshte ndonje gje e madhe te besh nje femije. Kush e mban ate femije, kush e rrit, kush e edukon, kush e ben nje njeri qe ja vlen, ajo eshte nene, jo mbajtja e nje femije ne barke per 9 muaj. Gjithsesi, ate s'kam pse ta gjykoj une se e gjykoi zoti dhe uroj e shpresoj qe ata femije te kene gjetur qetesi atje ku jane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga INFINITY© : 12-11-2010 më 14:43

  9. #109
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Sa keq me vjen!
    Shqiperia duhet te beje nje shtet me social, kjo nene psh dhe te gjitha familjet me te ardhura te pamjaftueshme duhet te ndihmohen nga shteti. Duhet patjeter te krijohet asistenca sociale sic e ka Amerika dhe gjithe bota.
    po ne rregull, duhet te jemi nje shtet social, po kur s'kemi mundesi si i behet???

    lihen femijet vetem e akuzohet shteti qe s'mundet??

    po edhe ne Amerike nuk lihen femijet vetem
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  10. #110
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    S'do kete asnje enge ne Shqiperi sa here qe vdes dikush? Ca filloni politike kot.
    Nga cfar vdiqen? Nga e mira vdiqen?
    Ne qofte se nuk e ke lexuar kan vdek nga: Pa rryma, pa punesimi i nenes, pa shtepi, braktisja e babait.
    Shteti ka faj dhe askush tjeter, ne qofte se ka ne harxgua lek me miliona nuk paska per qytetaret e tij ti siguroj nje shpi apo nje pune?
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •