ja sa na mbahet me ligj nga rrogat:
Pra sic e sheh Shqiperia futet ne rangun e shtete sociale ku te mbahet 39.2 % e rroges...vete SHBA e ka 34 %, kurse shteti me social ne bote, Suedia e ka te 39%...Kontributi Social dhe Shendetesor per Punedhenesin dhe Punemarresin paraqitet edhe ne Tabelen e meposhtme;
Lloji
Perqindja Totale e rroges bruto te punemarresit
Punedhenes 21.7%
Punemarres 11 .2%
Vete sigurimi per Punedhenesin
(4,459 Leke) e barabarte me 39.2% te rroges minimale te pranuar (14,000 Lek)
Ndersa ne Shqiperi per ato 39% shteti te jep nje shkelm b/ythes, ne Suedi me keto para te sigurohet sherbim mjekesor falas, dentis falas, pushime te paguara, kushte pune luksoze etj etj. lexoni pak me teper per Shqiperine e mos ecni me paragjykime e hamendesime...
Po paguhet per ate qe nuk eshte paguar per 20 vjet rrjesht!
Nuk me pelqejne tipat qe mendojne se cdo gje i detyrohet...duhet pune, lodhje, perpjekje, durim, force e mbi te gjitha KOHE qe te arrish objektivat. Titulli eshte thjesht bileta per te hypur ne tren...
Pėr atė punė BE ėshtė njė konglomerat i tėrė socialist i kamufluar demokratikisht (megjithėse akoma jo aq sa ua ka qejfi aparatēikėve nė Strasburg e Bruksel) , kurse modeli suedez nuk mė duket si efikas nė perspektivė.. ēfarė kuptimi ka tė mbushet vendi me somalezė, paki pėr tė mbajtur nė kėmbė sistemin e pensioneve?
Infinity ka shume gjera te padrejta ne kete bote...
Keni vene re qe ka filluar nje vale tjeter e ikjes apo riikjes se trurit? Shumica jane teper te zhgenjyer dhe nuk shohin asnje lloj shprese ne binomin e perjetshem sundues BErisha-Rama qe ka mberthyer jeten e Shqiperise.
Ku po shkon, Shqipėri e dashur?!
DR.ALBAN DACI | 08/11/2010 | Shekulli
Kjo ėshtė pyetja aktuale, qė tė gjithė ne ja bėjmė vetes dhe e diskutojmė mes miqve tė ngushtė . Megjithatė, nė publik as nuk kemi guximin mė tė vogėl ta bėjmė dhe tė pėrpiqemi t'i gjejmė njė pėrgjigje. Ku po shkon shoqėria shqiptare sot? Kemi mė shumė se 20 vjet qė po rropatemi lart e poshtė nė kaosin e njė tranzicioni, qė duket sikur nuk ka fund.
Sot, dikush nuk studion fare, por vetėm pse ka para apo miq tė fortė mbaron universitetin, masterin shkencor dhe doktoraturėn. I mbaron pa e pasur edhe idenė mbi lėndėt qė duhet tė studioj. Po flisja njė herė me dikė qė po studion pėr drejtėsi nė njė universitet privat. Po mė thoshte se kishte provim.
Kur e pyeta se pėr ēfarė lėnde bėhej fjalė, nuk i dinte as emėrtimin e plotė. "Por do tė shkojė shumė mirė", - mė tha, - sido qė tė jetė nuk mė ngelin dot. "Po tė mė ngelin, e dinė qė ik nė njė universitet tjetėr privat..". E pyeta pse tė mos studionte seriozisht, qė tė bėhej vėrtet i zoti nė atė fushė dhe pėrgjigja ishte: "Unė nuk jam, dhe ata qė futen nė shkollė me para ose me parti nuk janė mė tė zotė se mua".
Ėshtė ngulitur mendimi se paraja dhe miku partiak, janė cilėsitė qė duhen, tė tjerat nuk kanė vlerė nė Shqipėri. Kam mė shumė se tre ditė qė shkoj dhe pi njė kafe pėrballė Fakultetit tė Drejtėsisė.
Pothuajse, tė gjithė studentėt, dhe ndonjė pedagog, rrinė nė kafe. Bari i madh ishte aq plot sa ishte e vėshtirė tė gjeje njė vend pėr t'u ulur. Pothuajse, tė gjithė studentėt, veēanėrisht vajzat, pinin duhan pa pushim. Sapo uleshin nė tryezė, nxjerrin celularin, paketėn e cigareve dhe ēakmakun.
Mbi kokat e njerėzve qėndronte njė mjegull tymi, e cila ngjasonte shumė me renė qė qėndronte mbi shtėpinė e familjes Adam's. Juristėt e ardhshėm, "pinin duhan si turqit", - kur i thonė fjalės. Nuk po zgjatem te veshja, e cila ėshtė njė histori mė vete. Duket sikur shkojnė nė ndonjė mbrėmje gala, dhe jo nė njė orė leksioni.
Nė njė nga ditėt e kėtij vazhdimi pashė mė nė fund dy studente, tė cilat sapo u ulėn nė lokal nxorėn kompjuterin. "Mė nė fund", - thashė, - njė pamje normale. Po s'qe e thėnė. Nuk po shkruanin ndonjė detyrė kursi, vajzat hynė nė facebook dhe filluan tė ngarkonin foto, tė cilat po i komentonin me njėra-tjetrėn.
A nuk u bėn pėrshtypje pedagogėve ose vetė studentėve, qė asnjė (me ndonjė pėrjashtim fare tė vogėl) nuk mban libra apo fletore shėnimesh nė duar? Pse nuk dėgjojmė nė njė tavolinė me studentė, thuajse kurrė njė debat pėr studimet, leksionet, provimet apo lėndėt.
Njė bisedė intelektuale mbi problemet e mprehta tė vendit, ėshtė e tepėrt tė kėrkohet nga studentėt e sotėm? Do t'u kishte hije, pėr derisa janė studentė. Por bisedat qė dėgjon zakonisht, janė ēėshtje banale, thashetheme, muhabete veshjesh, aksesorėsh, etj.
Njė nga studentėt mė tregoi se Fakultetin e kishte kėtu tek Blloku, por pėr shkak se nuk ka mjedise tė mjaftueshme, leksionet i ndiqte nė mjediset e njė universiteti privat. E pyeta se si po shkonte me leksionet? Ai, mė tha, se kėtu nuk merret vesh asgjė nė lidhje me leksionet. -Po pėrse nuk merret vesh?- e pyeta unė.
- Po ja, nėse kemi pėr tė bėrė pesė orė leksion nė javė pėr njė lėndė, ngaqė profesori bėn edhe punė tė tjera, ai nuk vjen kur kemi leksion sipas orarit, por na le njė ditė nė javė dhe na i bėn pėr njė ditė tė gjitha orėt qė duhet tė bėnim pėr njė javė, -u pėrgjigj ai , sikur po mė thoshte gjėnė mė tė zakonshme. (!)
Para ca muajsh do tė merrja njė vėrtetim studenti pėr njė tė afėrm timin nė Universitetin e Durrėsit. Ju betohem, se jam sorollatur dy javė pėr ta marrė. Njė ditė shkova nė universitet dhe gjeta rektorin, por nuk gjeja sekretaren, njė ditė tjetėr gjeta sekretaren, por nuk ishte rektori, njė ditė tjetėr nuk ishin asnjėri prej tyre.
Mė nė fund, pas kėsaj telenovele, e mora vėrtetimin, por duhej tė bėja pagesėn, sepse nuk ishte falas. Nė Evropė, mund tė marrėsh jo njė, por njė mijė vėrtetime nė ditė nė universitete dhe qė tė gjithė janė falas. Nė Shqipėri, nė fakultetet publike, dhe kėto janė me lekė. E njėjta gjė ndodhi edhe me Drejtorinė Arsimore tė rrethit Durrės.
Mė duhej tė merrja vėrtetim pėr njė tjetėr tė afėrme timen, e cila studion nė gjimnaz. Pėrsėri e njėjta telenovelė: shkoja tė merrja vėrtetimin dhe nuk gjeja sekretaren, sepse kishte dalė pėr kafe. Kur pyesja, se kur mund tė vij, askush nuk ishte nė gjendje tė mė jepte njė pėrgjigje. Por ēudia nuk mbaron me kaq.
Njė ditė e gjeta sekretaren nė zyrė dhe mė tha qė tė shkoja nesėr paradite pėr marrė vėrtetimin. Shkova tė nesėrmen dhe e gjeta duke dalė nga zyra. I thash: "Ku po shkoni? A e lamė dje tė mė jepje vėrtetimin?"
- Nuk ta bėj sot, sepse po ik nė dasmė.- mė tha ajo, qetė -qetė. -Si po ik nė dasmė, po ty kush tė zėvendėson? - ngula kėmbė. - Paske shumė llafe, nuk tė jap llogari ty, se ku shkoj dhe ēfarė bėj (!). Edhe kėtė herė pasi kaloi njė javė, arrita ta merrja edhe kėtė vėrtetim, i cili pėrsėri ishte me lekė. Paguhej njė detyrim i caktuar nė bankė.
Ky realitet i hidhur haset kudo. Ministritė janė njėsoj si universitetit nė kėtė drejtim. Ėshtė, pothuajse, e pamundur tė arrish tė takosh lirshėm njė punonjės ministrie pėr tė zgjidhur njė ēėshtje. Komunikimi me publikun ėshtė pėr tokė, qytetarėt nuk respektohen dhe nuk ndihmohen.
Flitet se kanė ardhur shumė tė rinj qė kanė mbaruar studimet jashtė vendit. Unė, deri tani nuk kam parė asnjė, nuk kam dėgjuar asnjė konkurs publik pėr ndonjė vend tė ri pune.
Ngado flitet pėr militantė qė ju kanė shėrbyer partive dhe tani partitė po ju kthejnė "kusurin" pėr kontributin e mėparshėm. Ku janė tė rinjtė, ku janė specialistėt, ku ėshtė meritokracia?! Njė profesor, (i cili ėshtė eksponent i lartė i njė partie), kur e pyeta si do mund tė ecė ky vend pėrpara kėshtu, mė tha: "Po nuk bėrė pėr partinė, Partia nuk bėn pėr tė tjerėt". Dhe nuk ma tha me shaka.
Deri kėtu ka ardhur puna. Flitet, se ka ardhur koha qė intelektualėt dhe studentėt qė mbarojnė nė Perėndim tė kthehen nė shtėpi, pas liberalizimit tė vizave. Tė kthehen, po ku do tė shkojnė, me ē'punė do tė merren?
Edhe sot ka nė Shqipėri plot djem e vajza tė reja qė kanė mbaruar me rezultate tė shkėlqyera studimet nė perėndim, por janė pa mbėshtetje nėse nuk "njohin dikė tė partisė X apo Y". Sillen rrugėve sikur tė ishin tė njerkės.
Disave madje u thonė qė "je mė i kualifikuar se ē'duhet" (!). Ka ndodhur edhe kjo.
Flitet se ka shoqata e ka programe qeveritare pėr kthimin e trurit nė Shqipėri. Askush s'e di se ku janė e ēfarė po bėjnė kėto tė ashtuquajtura mekanizma e programe.
Ku po shkon Shqipėria jonė, qė pėr tė hyrė edhe roje duhet tė jesh anėtar partie?! Ku po shkon Shqipėria jonė, qė pėr tė hyrė nė punė, nuk duhen diploma apo rezultatet e merituara, por paraja, miku dhe partia?!
Ku po shkon shoqėria, kur institucionet nuk kanė as nė periferinė e vėmendjes sė tyre qytetarin dhe hallet e tij, aq mė pak trurin e kėtij vendi ?! A nuk duket sikur nė kėtė vend po investohet pėr tė prodhuar injorantė dhe pėr tė pėrjashtuar dhe izoluar intelektualin dhe talentin e vėrtetė. Shqipėria, ėshtė i vetmi vend nė Evropė, ku pafundėsisht prodhohen mediokėr qė ulen qetė -qetė nė karriget e pushtetit.
Krijoni Kontakt