
Postuar mė parė nga
Edvin83
Ku po shkon, Shqipėri e dashur?!
DR.ALBAN DACI | 08/11/2010 | Shekulli
Kjo ėshtė pyetja aktuale, qė tė gjithė ne ja bėjmė vetes dhe e diskutojmė mes miqve tė ngushtė . Megjithatė, nė publik as nuk kemi guximin mė tė vogėl ta bėjmė dhe tė pėrpiqemi t'i gjejmė njė pėrgjigje. Ku po shkon shoqėria shqiptare sot? Kemi mė shumė se 20 vjet qė po rropatemi lart e poshtė nė kaosin e njė tranzicioni, qė duket sikur nuk ka fund.
Sot, dikush nuk studion fare, por vetėm pse ka para apo miq tė fortė mbaron universitetin, masterin shkencor dhe doktoraturėn. I mbaron pa e pasur edhe idenė mbi lėndėt qė duhet tė studioj.
Ėshtė ngulitur mendimi se paraja dhe miku partiak, janė cilėsitė qė duhen, tė tjerat nuk kanė vlerė nė Shqipėri. Kam mė shumė se tre ditė qė shkoj dhe pi njė kafe pėrballė Fakultetit tė Drejtėsisė.
Pothuajse, tė gjithė studentėt, dhe ndonjė pedagog, rrinė nė kafe.
A nuk u bėn pėrshtypje pedagogėve ose vetė studentėve, qė asnjė (me ndonjė pėrjashtim fare tė vogėl) nuk mban libra apo fletore shėnimesh nė duar? Pse nuk dėgjojmė nė njė tavolinė me studentė, thuajse kurrė njė debat pėr studimet, leksionet, provimet apo lėndėt.
Njė bisedė intelektuale mbi problemet e mprehta tė vendit, ėshtė e tepėrt tė kėrkohet nga studentėt e sotėm? Do t'u kishte hije, pėr derisa janė studentė. Por bisedat qė dėgjon zakonisht, janė ēėshtje banale, thashetheme, muhabete veshjesh, aksesorėsh, etj.
Njė ditė e gjeta sekretaren nė zyrė dhe mė tha qė tė shkoja nesėr paradite pėr marrė vėrtetimin. Shkova tė nesėrmen dhe e gjeta duke dalė nga zyra. I thash: "Ku po shkoni? A e lamė dje tė mė jepje vėrtetimin?"
- Nuk ta bėj sot, sepse po ik nė dasmė.- mė tha ajo, qetė -qetė. -Si po ik nė dasmė, po ty kush tė zėvendėson? - ngula kėmbė. - Paske shumė llafe, nuk tė jap llogari ty, se ku shkoj dhe ēfarė bėj (!). Edhe kėtė herė pasi kaloi njė javė, arrita ta merrja edhe kėtė vėrtetim, i cili pėrsėri ishte me lekė. Paguhej njė detyrim i caktuar nė bankė.
Flitet se kanė ardhur shumė tė rinj qė kanė mbaruar studimet jashtė vendit. Unė, deri tani nuk kam parė asnjė, nuk kam dėgjuar asnjė konkurs publik pėr ndonjė vend tė ri pune.
Disave madje u thonė qė "je mė i kualifikuar se ē'duhet" (!). Ka ndodhur edhe kjo.
Ku po shkon shoqėria, kur institucionet nuk kanė as nė periferinė e vėmendjes sė tyre qytetarin dhe hallet e tij, aq mė pak trurin e kėtij vendi ?! A nuk duket sikur nė kėtė vend po investohet pėr tė prodhuar injorantė dhe pėr tė pėrjashtuar dhe izoluar intelektualin dhe talentin e vėrtetė. Shqipėria, ėshtė i vetmi vend nė Evropė, ku pafundėsisht prodhohen mediokėr qė ulen qetė -qetė nė karriget e pushtetit.
Krijoni Kontakt