Close
Faqja 66 prej 126 FillimFillim ... 1656646566676876116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 1258
  1. #651
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Fjalëza "as" në tekstin e Batos është pjesëz në funksion të ndërtimit të fjalisë mohore dhe është përdorur drejt. Mirëpo, ti mendon ashtu si mendon, sepse ndërtime të tilla sintaksore, në kundërshtim me normën gramatikore, ku pjesëza "edhe" përdoret në ballë të fjalive mohore, hasim sot përplot në ligjërimin bisedor e shkrimor në gjuhën tonë. Pra, nuk thuhet drejt shqip "Edhe unë s'di, s'kam etj. , por "As unë s'di, s'kam, s'dua etj.
    Nuk kuptova qellimin e kesaj qe ke shkruar, Vesel!!!
    Mos deshe te thuash se e kam gabim???!!
    Jarigas

  2. #652
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Faktikisht nuk është logjike; mohim + mohim = prap mohim në gjuhën shqipe, e kundërt me gjuhën angleze apo gjermane ku mohimi i mohimit është pohim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 30-10-2010 më 07:54
    relata refero

  3. #653
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Nuk kuptova qellimin e kesaj qe ke shkruar, Vesel!!!
    Mos deshe te thuash se e kam gabim???!!
    Pikërisht ashtu, Gazmend.

  4. #654
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Faktikisht nuk është logjike; mohim + mohim = prap mohim në gjuhën shqipe, e kundërt me gjuhën angleze apo gjermane ku mohimi i mohimit është pohim.
    Ne Anglisht nuk mund te lidhen dy pjese mohuese se bashku.P.sh Nuk mund te thuhet. Une s'kam bere asgje, por'' une s'kam bere ndonjegje,'' pergjigja ''as une'',ose thone ''une bera asgje.''

    Ne te Shqiperise coc ngaterrohemi ne keto formulime. Sepse te ne gjejne zbatim te gjitha format.mohim+pohim= mohim , mohim+mohim=mohim?, ose mohim+mohim=pohim
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 30-10-2010 më 10:33
    Feelings change - memories don't.

  5. #655
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Faktikisht nuk është logjike; mohim + mohim = prap mohim në gjuhën shqipe, e kundërt me gjuhën angleze apo gjermane ku mohimi i mohimit është pohim.
    Ne cilin shembull mendon, kur thua se ne anglisht e gjermanisht mohimi i mohimit eshte pohim?

    Ne gjermanisht thuhet "Auch ich habe sie nicht oft gehört." Perkthyer ne shqip: "Edhe une nuk i kam degjuar shpesh." Fjalia fillohet me fjalen "auch" qe do te thote "edhe", e jo me fjalen "weder" qe ne shqip do te kishte kuptimin "as".

  6. #656
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Bato djali,Bato trimi,i ditur si Isaui e trim si Naimi!
    Jom mjeshter... per rreshta te gjat me pak pike e presa,
    I frksohem shum temes s'ate po me drdhet zemra,kuptohet edhe themra.

    Jom djal i shkolluar në mejtep,
    po kom frike se e d.iva krejt.

    Te pershendes fort e shum... edhe pse ma i miri jom n'katun.
    Me vargun si duket puna hiq spom hec ,
    per inat te pikes po ja futi prese.
    E lexoi temen tuaj jeni i mrekullushem ,por vet nuk jom edhe aq trim te shkruaj ne ket tem pore me endje e lexoi.
    Temat tjera i sakatoj... ahahahah.
    Te persh.....

  7. #657
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Përshëndes të gjithë panelin pjesmarrës, i cili diskuton në këtë temë mjaft të dobishme për drejtshkrimin e shqipes në përputhje me rregullat e kodifikuara të saj.

    Me këtë rast, po sjell një pjesë shkrimi për të cilin kërkoj nga ju, që mbi bazën e mundësive të kohës që keni, t`i bëni një korrigjim konkret dhe të mirëfilltë.

    Po e citoj:
    Nga diskutimet e mëparëshme që kemi bërë rreth konfliktit si nocion, kemi mësuar më thelbësisht edhe domethënien kuptimore të tij, i cili nënkupton një mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve, ndeshje e ashpër, acarim i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve që çon deri në luftë të armatosur. Pra, konflikti është një ndeshje ndërmjet synimeve të kundërta të njerëzve. Ato janë kundërthënie apo mosmarrëveshje të ngritura në shkallën më ekstreme. Konflikti në të vërtetë paraqet formën e tillë të interaksionit në të cilin një subjekt, duke synuar t`i kënaqë apo realizojë interesat e veta me aktivitetin e vet, kufizon, pengon, apo pamundëson realizimin e interesave të subjektit tjetër. Konflikti mund të përhapet në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, si në politikë, ekonomi, kulturë, ideologji, etj. Gjithashtu kemi mësuar edhe për lloje të ndryshme të konfliktesh, si: të brendshme (personale), sipas roleve që individët luajnë në jetë, ndërpersonale, mes grupeve, organizatave, ndërkomunitare, ndërkombëtare (mes kombeve, shteteve) dhe të përgjithshme.

    Kësaj radhe, si trajtim i kësaj tematike, përcaktimet dhe reflektimet janë të fokusuara tek niveli i konflikteve ndërkombëtare (mes kombeve, shteteve), të cilave iu kemi çasur me një këndvështrim analitik individual, të bazuar në logjikën konkrete dhe kreative objektive, pa ndonjë frymëzim tekstual apo hulumtim shkencor, por që me një përpjekje racionale jemi munduar të studiojmë çdo cep të këtij problemi madhorë, duke mos neglizhuar gjitha vrimat ose burimet kryesore që e shkaktojnë një problematikë të tillë dhe, prej të gjitha këndvështrimeve, në fund kemi nxjerrë një konkluzion ose model zgjidhjeje konstruktive dhe të qëndrueshme për një konflikt ndërmjet dy shteteve.
    Gjithë të mirat!

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #658
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Faktikisht nuk është logjike; mohim + mohim = prap mohim në gjuhën shqipe, e kundërt me gjuhën angleze apo gjermane ku mohimi i mohimit është pohim.
    Pikerisht nga kjo them se vjen dhe gabimi i jarigas, se i referohet mbase ndonje gjuhe te huaj. Ne shqip lejohet te peroresh dy pjeseza mohuese ne fjali, pa u bere fjalia pohuese.

    Nuk mund te themi "Erdhi asnjeri" sic i thone anglezet. Ne ne shqip themi "Nuk erdhi asnjeri".

  9. #659
    Me aq sa di une

    Nga diskutimet e mëparshme që kemi bërë rreth konfliktit si nocion, kemi mësuar më thelbësisht edhe domethënien kuptimore të tij, i cili nënkupton një mosmarrëveshje thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve, ndeshje ashpër, acarim marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve që çon deri në luftë të armatosur. Pra, konflikti është një ndeshje ndërmjet synimeve të kundërta të njerëzve. Ato janë kundërthënie apo mosmarrëveshje të ngritura në shkallën më ekstreme. Konflikti në të vërtetë paraqet formën e tillë të interaksionit në të cilin një subjekt, duke synuar t`i kënaqë apo realizojë interesat e veta me aktivitetin e vet, kufizon, pengon, apo pamundëson realizimin e interesave të subjektit tjetër. Konflikti mund të përhapet në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, si në politikë, ekonomi, kulturë, ideologji, etj. Gjithashtu kemi mësuar edhe për lloje të ndryshme (hiq të) konfliktesh, si: të brendshme (personale), sipas roleve që individët luajnë në jetë, ndërpersonale, mes grupeve, organizatave, ndërkomunitare, ndërkombëtare (mes kombeve, shteteve) dhe të përgjithshme.

    Kësaj radhe, si trajtim i kësaj tematike, përcaktimet dhe reflektimet janë të fokusuara tek niveli i konflikteve ndërkombëtare (mes kombeve, shteteve), të cilave iu kemi çasur (s'jam i sigurte per cfare e ke fjalen ketu) me një këndvështrim analitik individual, të bazuar në logjikën konkrete dhe kreative objektive, pa ndonjë frymëzim tekstual apo hulumtim shkencor, por që me një përpjekje racionale jemi munduar të studiojmë çdo cep të këtij problemi madhor, duke mos neglizhuar asnjë nga vrimat ose burimet kryesore që e shkaktojnë një problematikë të tillë dhe, prej të gjitha këndvështrimeve, në fund kemi nxjerrë një konkluzion ose model zgjidhjeje konstruktive dhe të qëndrueshme për një konflikt ndërmjet dy shteteve.

  10. #660
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Nuk kuptova qellimin e kesaj qe ke shkruar, Vesel!!!
    Mos deshe te thuash se e kam gabim???!!
    Hahahaha...

    Ani po ben pyetje mos e kam gabim ??
    Eshte nermale qe eshte gabim, thuaj Batos le te fshin postimin se po te sheh profesori i Gjuhes Shqipe thote ky paska kopjuar ne ate kohe ne lenden time.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •