Close
Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 301
  1. #121
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    disa pyetje..

    kush eshte Lushi?

    Kush ka me shum enveriste.. partia e ali ahmetit apo e ketij menduhit?

    Kush gezon me shum perkrahje nga LPK-ja.. Parti e ali ahmetit apo kjo e Menduhit?

    cilen nga keto dy parti perkrahin me shume elementi binladeno talibanoist?

    cila nga keto dy parti ka me shum miqasi me PDK-n e Xhavit Thaqit te Kupit ne Prishtin?

    kush nga kto dy parti i ka ma te mira lidhjet me Akademyk Qosen?

    lideret e ciles parti prej ktyre dyjave kan ma shum Villa ne Bregdet te Shqiperise?

    kaq per sot.
    O Brari
    Mendon ti qe cdogje sillet rreth Enverit e Berishes ne kete Bote? Cdo gje lidh me Enverin.
    S'eshte cudi qe dhe Britney Spear kur hoqi floket e rrojti koken - Enveri kish te bente ne ate...?!


    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Dosjet; pamflete të pavlefshme thotë Ali Ahmeti

    http://www.shqipmedia.com/2010/10/do...te-ali-ahmeti/
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Thaçi: Dosjet nuk janë plagjiat por të vërteta

    http://www.shqipmedia.com/2010/10/th...or-te-verteta/
    Ja ku duket qe cdo gje eshte loje politike midis Menduh Thacit dhe Ali Ahmetit.

    "Dosjet" jane krijuar dhe futur ne arkive para dy-tre vitesh, thjeshte per hesape te politikes ditore. Dihet shume mire dhe kush mund t'i kete futur aty.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MPB: Dosjet për funksionarët e BDI-së – të falsifkuara

    Publikuar: Sot, më 28 tetor 2010


    Shkup, 28 tetor - Pas ekspertizës së bërë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konstatuar se dosjet për tre funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) janë të falsifikuara, njofton “Lajm” i Shkupit.

    Burime partiake për gazetën “Lajm” njoftojnë se rezultatet e ekspertizës së bërë nga MPB i janë dorëzuar edhe Komisionit për lustrim, kurse vërtetësia e dosjeve duhet të konfirmohet ose demantohet edhe nga arkivi i shtetit, Agjencia ushtarake e inteligjencës dhe nga Agjencia për zbulim.
    “Sipas informatave tona rezultate të ekspertizës kanë arritur nga MPB-ja ku thuhet se dosjet janë të falsifikuara”, deklaroi një burim i lartë nga radhët e BDI-së.
    Edhe në Komisionin për lustrim të mërkurën kanë konfirmuar se kanë marrë rezultatet e ekspertizës nga njëri prej katër institucioneve, por nuk kanë dashur të bëjnë të ditur se për cilin institucion bëhet fjalë.
    “Është e saktë se na kanë arritur rezultatet nga njëri prej institucioneve kompetente dhe shumë shpejtë do të kemi mbledhje në të cilën do të shqyrtohen këto rezultate”, deklaruan në Komisionin për lustrim.
    Dosjet para dy javëve u dorëzuan në Komisionin për lustrim nga profesori Shpend Lushi, i cili tha se i ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij. Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë deklaruar se qëllimi i dosjeve që po paraqiten në opinion është diskreditimi i kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti.
    "Kjo është luftë e drejtpërdrejtë për t'u diskredituar vepra dhe personaliteti i themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sukseset e dy ushtrive shqiptare, në përgjithësi historisë së ndritshme të popullit shqiptar dhe sukseset e liderit tonë Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorëve të tij. Të akuzohet, siç përmendi, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njeriu i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e tani kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni BDI, duhet të jesh në gjendje të rëndë mentale shëndetësore ose të jesh i zhytur në borxh të madh ndaj shërbimeve në rajon", deklaroi Ademi.
    Në ndërkohë është paraqitur me prononcim edhe Beqir Sinani, në cilësinë e ish anëtarët të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
    “Gjendja momentale e shqiptarëve në Maqedoni të jep fakt që dosjet janë origjinale dhe ju besoj dosjeve. Mendoj që gjendja e shqiptarëve këtu në Maqedoni veçanërisht pas luftës nuk ka qenë asnjëherë më e poshtëruar, më e denigruar se sa sot. Mendoj që duhet shokët nga Kosova edhe nga Shqipëria të reagojnë shumë shpejt që të mos lejojnë të ndodhë gjakderdhja mes shqiptarëve për mbrojtjen e elementeve anti shqiptare”, deklaroi Sinani.
    BDI përmes një deklarate e ka quajtur Sinanin anëtar të vetëshpallur të Shtabit të UÇK-së.
    “Pas luftës dalin shumë të vetëshpallur anëtarë të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe komandantë. Në një hovë çmendurie, ato që falsifikojnë dosje tani mundohen të falsifikojnë edhe historinë dhe të vërtetën e luftës. Ju apelojmë krerëve të PDSH-së mos manipuloni me njerëz, mos i vini në pozitë tragjikomike njerëzit se kjo nuk mund të ju ndihmojë të ndryshoni historinë. Shenjtëria e UÇK-së nuk duron nënçmime të këtilla, e sidomos jo nga ata që ishin në anën e kundërt të luftës”, thuhet në reagimin e BDI-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #123
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Tradhetareve po ju kerset pushka ne bres !! S'i e kemi gerditur gjithe evropen me keta tradhetare politikane analfabet ne Maqedoni.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    alien..

    a din me ju pergjigj pytjeve a jo..
    komentet nuk i due.. or tëj.

    tash nji pytje tjeter..
    kur kan fillue parti e ali ahmetit me pas grindje me parti te menduhit?
    e per cfar ceshtjesh jan grind prej fillimit?

  5. #125
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Brari thjesht : kur shqiptaret ne Maqedoni hyne ne lufte, Menduh Thaçi ishte ne pushtet. Me kujtohen intervistat e tij ne gjuhen maqedone ne ate kohe, dhe mund te them lirisht se as Vojisllav Shesheli nuk ishte me radikal se Menduh Thaçi ne qendrimet e tij kunder UÇK-se!

    Problemi kryesor i Menduh Thaçit eshte t'i zhbeje nga skena politike kryesuesit e BDI-se, me te gjitha format dhe metodat e palejuara, qofshin ato shpifje apo edhe falsifikime!

    Do ta ilustroj kete me nje fakt: ne dokumetin me poshte lexojme emrin e zyrtarit te UDB-se, kroatit Zdravko Mustaç i cili deri ne vitin 1990 ka qene ne sektorin e II te UDB-se per emigracionin. Ne vitin 1990 me prishjen e Jugosllavise, Zdravko Mustaç, kalon ne sherbimin sekret kroat dhe njekohesisht ishte edhe keshilltar i Kryetarit te Kroacise Franjo Tuxhmanit per siguri!

    Ne ate dokumet lexojme emrat e Rexhep Selimit, Kadri Veselit, Agim Çekut dhe disa personave te tjere te cilet ne vitin 1990 ishin anonim per UDB-ne dhe nuk shquheshin per ndonje veprimtari armiqesore kunder Jugosllavise, sepse ishin te rinje ne moshe. Por edhe te ishin te survejuar nga UDB-ja, keta persona jetonin ne Kosove dhe para hundeve te UDB-se ! Kurse, Agim Çeku ishte epror ushtarak dhe me shperberjen e Jugosllavise kaloi ne anen e kroatve! Emrat e Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit u bene te njohur ne vitet 1997-98 per opinionin, kurse ai i Agim Çekut ne marsin e vitit 1999 pasi u fute ne Kosove!

    Shtrohet pyetje: si ka mundur Zdravko Mustaç i cili qe nga viti 1990 ishte ne Kroaci, te mbaje shenime dhe evidenca per njerzit e luftes ne Kosoves ne vitin 1998, kur Jugosllavia ishte shperbere dhe Kroacia kishte fituar pavaresine? Ky eshte nje retushim klasik i ketyre dokumentave per qellime te pista!

    Per njohesit e mire te dokumentave dhe dosjeve te UDB-se, ky eshte nje falsifikim amator. Emrat e zyrtarve te UDB-se si Krajger, Mustaç etj ne dokumente jane te vertete, kurse subjekti brenda dosjeve eshte shlyer per t'u zevendesuar me emra tjere, sipas deshires se menduhisteve!

    Po supozojme se: Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Musa Xhaferi kane gisht ne tradheti, ata duhet te terhiqen zvarre neper Shkup! Por, nese dosjet dalin te falsifikuara dhe qellimi i tyre kane qene kompromitimi i njerzve per t'i fshehur spiunet e vertete, atehere Shpend Lushi, personi qe i publikoi dosjet me aq pompozitet, Menduh Thaçi dhe ish udbashet e tij partiak, qe edhe sot kane lidhje me BIA-ne serbe ne Beograd, duhet te terhiqen zvarre neper Shkup!

    Ketu nuk ka dy te verteta, vetem nje te vertete! Me vjen çudi nga disa sa lehte manipulohen nga agjitropi i UDB-se!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #126
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/44042.html




    Haxhiev: Dosjet ‘MAMA’ dhe ‘DAJA’, janë plagjiat
    Published or updated- 28/10/2010 18:55:00

    Dy nga tre dosjet e dorëzuara në Komisionin për Lustrim ajo me pseudonimin ‘MAMA’ dhe tjetra ‘DAJA’ janë plagjiatë, dokumente të falsifikuara. Kështu kumtoi për Alsat-M, Kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Haxhiev pas kontrollit të detajuar të këtyre dosjeve nga Drejtoria për Zbulim dhe Kundërzbulim, Agjencia e Zbulimit dhe Arkivi i Maqedonisë. Këto institucioneve shtetërore kanë ardhur në përfundim se dosjet e dorëzuar nga qytetari Shpend Lushi nuk janë të përpunuara sipas standardve të shërbimeve sekrete andaj edhe nuk mund të jenë të besueshme
    “Morëm nga këto organe të dhëna se nuk mund t’i tregojnë si origjinale. Në përputhje me standardet që posedojnë ata dhe gjatë krahasimit me dosje të tjera, shihet se qartë se bëhet fjalë për dallime jo të zakonshme që të lënë të vërtetosh se janë plagjiat”, deklaroi Tome Haxhiev, Kryetar i Komisionit për Lustrim. Alsat-M

  7. #127
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    http://alsat-m.tv/intervista/44041.html



    Ish drejtuesit e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, ish bashkëpunëtorët e ngushtë të Ali Ahmetit, liderit të BDI-së, aktualisht aktorë politikë në jetën e përditshme në Kosovë në intervista ekskluzive për Alsat-M I kanë hedhur si të pavërteta pohimet dhe dosjet e fundit të publikuara në adresë të liderit të BDI-së dhe bashkëpunëtorëve të tij. Njëri ndër themeluesit e UÇK-së së Kosovës Nait Hasani tha për ALSAT-M se dosjet janë të inskenuara nga Beogradi dhe Menduh Thaçi
    “Unë mendoj se këto dosje janë të inskenuara nga Beogradi dhe që Menduh Thaçi është dorë e zgjatur e tyre, unë besoj dhe dyshoj në këtë sepse e njoh Menduh Thaçin që nga vitet e 90, ai është pjesë e këtyre dosjeve dhe ai këtë e bënë që të denigrojë figurën e Ali Ahmetit”,deklaroi Nait Hasani, njëri ndër themeluesit e UÇK-së.
    Ushtruesi i detyrës president i Kosovës Jakup Krasniqi emri I të cilit gjithashtu përmendet në dosjet e publikuara thotë se këtë e bëjnë njerëz të ligë për qëllime të liga politike.
    “Nga viti 81 deri 91, deri korrik 91, 23 korrik të vitit 91 kam qenë në burg, dhe për këtë fazë të qenies në burg Ali Ahmeti s’ka pasur mundësi të spiunojë se unë kam qenë në burg. Në vitet 90, 91 e këndej kur unë kam qenë veprimtar i Lidhjes Demokratike legalisht dhe ilegalisht kam pas kontakte vetëm me Adem Jasharin, komandantin e UÇK-së dhe jo me Lëvizjen për Republikën e Kosovës. Edhe në këtë, s’kemi pasur as që jemi njohur ne këto vite, kemi mund të dëgjojmë nëpërmjet shokëve për njëri tjetrin pse kemi qenë në burg, por jo për angazhimet në vitet 90”, deklaroi Jakup Krasniqi, U.D i Presidentit të Kosovës, Ish zëdhënës i Ushtrisë.
    Ish komandanti i UÇK-së tani ministër i transportit në Kosovë Fatmir Limaj thotë se dosjet janë motivuar politikisht me qëllim hakmarrje politike ndaj personalitetit që ka qenë shtyllë e çlirimit të trojeve shqiptare. I të njëjtit mendim është edhe Ish kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës Emrush Xhemajli .
    “Personaliteti i Ali Ahmetit është një nga shtyllat kryesore që i ka dhënë një goditje të këtillë në vazhdimësi UDB-së jugosllave sepse kemi rezultate, Kosova është e pavarur, Maqedonia ka hapur perspektiva të reja, kombi shqiptar s’ka qenë asnjëherë më i fuqishëm se sot”, u shpreh Fatmir Limaj, Ministër i Transportit, Ish Komandant i UÇK-së.
    “Janë falsifikime, montime, të thjeshta që bëhen në kohën kur në Maqedoni është ai komisioni i lustrimit dhe njerëz të pa përgjegjshëm po se po, por edhe me veprim të qartë akt kriminal falsifikojnë dokumente edhe mendojnë se bëhen pjesë e këtij komisioni në mënyrë që mi largu prej skenës politike personat e caktuar. S’ka asgjë të bëjë me të vërtetën. Ali Ahmeti figurë historike e Kosovës dhe Maqedonisë”, deklaroi Emrush Xhemajli, ish kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës.
    Një ditë më parë po në një intervistë për ALSAT-m edhe Xhavit Haliti ish lider I lëvizjes Popullore të Kosovës I hedh poshtë si të pavërteta dosjet e publikuara në Maqedoni për zyrtarë të BDI-së. Shkëlzen Aqifi

  8. #128
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve
    Askush nuk mund të humb kontributin tim
    Beqir Sinani, ish-anëtarë i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në vitin 2001 sërish ka drejtuar akuza në adresë të BDI-së, lidhur me rastin e dosjeve. Akuzat e tij kanë pasuar menjëherë pasi BDI përgënjeshtroi dhe akuzoi Sinanin se ka qenë ish-anëtarë i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në Maqedoni. “Nuk me habit fakti se grupi për të cilët dolën dosjet se kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, sot tentojnë të humbin çdo kontribut timin në luftën e 2001 dhe eliminojnë emrin tim nga lista e anëtarëve të shtabit të UÇK-së. Është pikërisht ky grup që diti të eliminojë ideator, themelues dhe komandantë të UÇK-së si gjatë konfliktit të vitit 2001 si me rastin e Telit, Tahir Sinanit, Shpendit, Naser Hanin dhe shumë të tjerë, ashtu edhe pas luftës siç vepruan me Harun Aliun, vëllain tim Ridvan Neziri, disa të tjerë të plagosur edhe të burgosur si ish-ushtarë dhe ish-komandant të UÇK-së”, deklaroi sot nëpërmjet një deklarate Beqir Sinani. Ai ka theksuar se nuk e habit fakti edhe për 200 vrasjet brenda shqiptarëve që janë bërë gjatë dhe pas konfliktit të vitit 2001 dhe që nuk janë zbardhur. “Mbase mundohem të ju kuptojë se ju Ibar, Mama, Strelac dhe Ujak nuk keni gjumë të rehatshëm dhe se afrohet zbardhja e këtyre vrasjeve”, thekson Sinani, duke shtuar se para dy viteve ka pasur tentime për eliminimin e tij fizik.
    Ai ka shtuar se opinioni e njeh familjen e tij e cila ka një histori të persekutimit të rëndë nga regjimet në Maqedoni. “Këto janë karakteristikat e familjes sime e cila ka dhënë dëshmorë e martirë, ndërsa populli shqiptar i Maqedonisë e din mirë se çfarë kanë dhënë familjet tuaja. Kanë dhënë gjenerala dhe eprorë të JNA-së jugosllave, ushtri kjo e cila për dekada ka torturuar fisin tim dhe shumë fise shqiptare. Nëse unë qenkam komandant i pasluftës, atëherë kërkoj nga Ali Ahmeti te na tregon, kush qenkan komandantet e luftës”, theksoi Sinani. (INA)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    O bili 99, mos turtullo me gojen, por na nxjer fakte sic ka nxjere ky i biri botes.

    Jane dy funksionare me te rendesishem te BDI-se qe kane qene spiune te serbit.

    Faktet i ke me larte.

    Explorer!

    do mbetesh pa "vitaminat C " të limonit tënd. E ke shtrydhur shpejt! T'u ka shurdhu pipa!!

    Mue personalisht nuk me dukesh fare naiv .

    Çudia e zotit me disa "shqiptarë" !! Gjithë këtë urrejtje për UÇK-në!!

Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •