Close
Faqja 2 prej 31 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 301
  1. #11
    O bili 99, mos turtullo me gojen, por na nxjer fakte sic ka nxjere ky i biri botes.

    Jane dy funksionare me te rendesishem te BDI-se qe kane qene spiune te serbit.

    Faktet i ke me larte.

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga laburist Lexo Postimin
    eh te mjeret.. nje funksionar maqedonas ne nje konferenc per shtyp tha se partin shqiptare (xx) e ka formuar udbja jugosllave me qellim percarjen e shqiptarve... e tani kemi dosje..... lene pash zotin le te mbarojn se ata ma mire e din kush ka qen e kush jo spiun......



    Trajanov: PDSH asnjëherë s’ka bashkëpunuar me shërbimin sekret


    Posted by shqipmedia1 on Tet 16th, 2010


    Në Komisionin për Lustrim pritet shqyrtimi i dosjeve të dorëzuara ditë më parë nga qytetari nga Tetova Shpend Vehapi Lushi. Pas dorëzimit të tyre Bashkimi Demokratik për Integrim u kundërpërgjigj se veprimet e këtilla janë të inskenuara nga PDSH-ja. Duke iu referuar një deklarate të Pavle Trajanovit, ish ministër i Brendshëm, BDI-ja akuzoi PDSH-në se është produkt i shërbimeve sekrete. Por këto pohime të partisë së Ahmetit i hodhi poshtë vetë Trajanov, i cili kërkoi nga BDI-ja dhe partitë e tjera shqiptare që të mos keqëprdorin deklaratat e tij në betejën e ndërsjellë. Trajanov në një deklaratë për gazetën e përditshme Dnevnik, të cilën e përsëriti edhe për Tv ALB pohoi se ai asnjëherë nuk ka thënë se PDSH-ja ka bashkëpunuar më organet e sigurimit. “Unë asnjëherë nuk kam dhënë deklaratë se PDSH-ja është produkt i shërbimeve sekrete e aq më pak se kushdo qoftë nga kreu i PDSH-së është bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta. Mendoj se të gjitha komentet rreth deklaratave të mia janë të panevojshme dhe mendoj se duhet të kërkojnë argumente të tjera në garën politike apo për sulme politike. Mendoj se procesi i lustrimit duhet të zhvillohet në kuadër të institucioneve dhe më e rëndësishmja është se duhet të kemi qasje objektive dhe joselektive ndaj lustrimit dhe kuptohet është shumë e rëndësishme që dosjet për bashkëpunëtorët e Maqedonisë të kërkohen nga KOS-i (Shërbimi i kundërzbulimit të Serbisë) . Vetëm Komisioni për lustrim mund të vërtetojë nëse dikush është spiun apo jo”, deklaroi Pavle Trajanov, ish ministër i Brendshëm. Një ditë më parë ministri i pushtetit lokal Musa Xhaferi pohoi se është njëri nga tre funksionarët nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, për të cilët profesori Lushi ia paraqiti dosjet Komisionit për Lustrim. Në dosje flitet për një ministër aktual me nofkën “MAMA”, deputet aktual me nofkën “Ujka” dhe “Drim” dhe një funksionar me nofkën “Strelac ”, për të cilët thuhet se në të kaluarën kanë bashkëpunuar me shërbimet e sigurimit shtetëror. Njëri prej tyre thuhet se ka spiunuar edhe disa ish deputetë të përbërjes së kaluar, të partisë së njëjtë. Në tre dosjet e dorëzuara po ashtu përmendet edhe rasti i vrasjes së vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe Kadri Zekës, si dhe shumë veprimtarëve të tjerë të viteve ‘80.



    http://www.shqipmedia.com/2010/10/tr...rbimin-sekret/

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Pasi shporem Shkijet ne nje stacion te policise gjetem disa lista ku ishin te renditur emra te bashkeounetoreve, mirpoduke i analizuar ne te gjithe ato emra, erdhem ne konstatim se ata persona qe figuronin ne ato lista ishin njerez qe nuk na mbushej mendja qe te gjithe te kene qene bashkepunetore, beme pyetje vete valle pse policia nuk i mori me vete keto lista por i la ne duart tona duke e ditur se ato emra do bien ne duart e UCk-se, pra ne dyashuam se ata me qellim kishin lene listat aty qe ne te vrisnim ata qe ishin ne lista, me vrasjen e gjith atyre njerezve ne do te krijonim armiqsi me nje pjese bukur te madhe me popullin tone, me ne fund edhe pse pati dyshime dhe kundemendime ne atitem ne perfundim se loja te cilen deshi ta luaj shteti me ne u deshtoi, de i dogjem ato lista.
    Tani, armiku kryesor i Shqiptarve ka qene dhe eshte akoma Serbia, ne pajtohemi se Jugosllavia ka pasur sherbim intelegjent te fuqishem, pajtohemi se ne sherbim me deshire apo pa deshire jane futur edhe element Shqiptar.
    Tani te meren dosje ne Beograd dhe Serbi te jete i gatshem qe te ti japi ato me duket e pa mundur, ose te vije nje Serb dhe ti hudh dosjet ne shtepine nje Shqiptari, ku eshte leverdia, ose ndoshta serbi mund te perpiloje dosje per cilin do qe te doje. Per ne ne ate kohe na kishin lene ne stacion emrat tani jane akoma me te interesuar vijne dhe na hudhin ne bahcen me trandofila.
    Ne e dime se Serbet nuk jane te kenaqur qe kane humbur teritore, ata duan te krijojne Shtetin e tyre me Serbet e Bosnjes me veriun si dhe me nje pjese te Maqedonise, ata duan qe te destabilizojne rajonin.

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga Sovrani Lexo Postimin
    Pasi shporem Shkijet ne nje stacion te policise gjetem disa lista ku ishin te renditur emra te bashkeounetoreve, mirpoduke i analizuar ne te gjithe ato emra, erdhem ne konstatim se ata persona qe figuronin ne ato lista ishin njerez qe nuk na mbushej mendja qe te gjithe te kene qene bashkepunetore, beme pyetje vete valle pse policia nuk i mori me vete keto lista por i la ne duart tona e ditur se ato emra do bien ne duart e UCk-se, pra ne dyashuam se ata me qellim kishin lene listat aty qe ne te vrisnim ata qe ishin ne lista, me vrasjen e gjith atyre njerezve ne do te krijonim armiqsi me nje pjese bukur te madhe me popullin tone, me ne fund edhe pse pati dyshime dhe kundemendime ne atitem ne perfundim se loja te cilen deshi ta luaj shteti me ne u deshtoi, de i dogjem ato lista.
    Tani, armiku kryesor i Shqiptarve ka qene dhe eshte akoma Serbia, ne pajtohemi se Jugosllavia ka pasur sherbim intelegjent te fuqishem, pajtohemi se ne sherbim me deshire apo pa deshire jane futur edhe element Shqiptar.
    Tani te meren dosje ne Beograd dhe Serbi te jete i gatshem qe te ti japi ato me duket e pa mundur, ose te vije nje Serb dhe ti hudh dosjet ne shtepine nje Shqiptari, ku eshte leverdia, ose ndoshta serbi mund te perpiloje dosje per cilin do qe te doje. Per ne ne ate kohe na kishin lene ne stacion emrat tani jane akoma me te interesuar vijne dhe na hudhin ne bahcen me trandofila.
    Ne e dime se Serbet nuk jane te kenaqur qe kane humbur teritore, ata duan te krijojne Shtetin e tyre me Serbet e Bosnjes me veriun si dhe me nje pjese te Maqedonise, ata duan qe te destabilizojne rajonin.


    Fjalet te tipit "ndoshta" nuk jane fakte.

    Dikush ka nxjere te zezen ne te bardhe, urdhero dhe kundershtoje, por me argumente ama jo me

    fjale boshe "ndoshta".

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2008
    Postime
    132
    Kjo qe shkruan sovrani eshte e vertet se neper stacione policore jan gjet lista me emra shqiptaresh .

  6. #16
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Fjalet te tipit "ndoshta" nuk jane fakte.

    Dikush ka nxjere te zezen ne te bardhe, urdhero dhe kundershtoje, por me argumente ama jo me

    fjale boshe "ndoshta".
    Pershendetje Explorer!

    Je i bindur definitivisht se keto dosje jane te verteteta dhe asesi te falsifikuara?!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2008
    Postime
    132
    Nashta e kan bind te tjeret.

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ...dhe si nata që kalon në ditë edhe puna e BDI-së po zbardhet dita-ditës, POR! një por i madh që do të thotë se të gjithë këto fakte bindëse dhe që kan konkretizimin e tyre nuk do të ndikojnë aspak në rejtingun e këtyre "shqiptarëve" që po na udhëheqin dhe prezantojnë neve si popull në këtë shtet artificial, parashtrohet pyetja pse thuhet kjo? Sepse BDI-në do ta mbajnë gjall ata që çdoher e kan mbajtur gjallë me votat e tyre drejtuar UDB-ashave më të mëdhenj që kan egzistuar ndonjëher, keq për tu thënë por prapambetësia e një pjese të madhe të popullit tonë që banon këtu dhe që vin 1 ose 2 herë në vit në kontakt me mediat dhe realitetin e votojnë një subjekt të tillë sdo ta quaja më politik por më shum mashtrues.

    Përderisa nuk egziston një mentalitet i njëjt në kokat e shqiptarëve që i mbyllin ende syt perball këtyre fakteve të qarta nëpër dokumete të nënshkruara dhe të vulosura qartësisht atëher çfarë presim ne që të përmisohet?

    ps. Dhe diçka për bilin, je në mërgim që prej kohësh nuk mund të japësh një mendim të tillë pa mos qenë prezent në realitetin aktual që po zhvillohet këtu, mendimet dhe parathëniet kan shumë dallim nga ajo që është reale dhe me peshë. Un personalisht të njoh që prej kohësh dhe e di anësimin tënd politik dhe deshirën tënde, mirëpo këtu nuk shkon ashtu duhet diçka tjetër diçka më ndryshe se nga herat tjera, se kuptoj dot si mund ti bësh këtij fakti dhe realiteti një analizë aq të gjatë kur ske të bësh me atë që ndodhën këtu. Apo inspirohesh nga ato çka sheh në internet në web faqen zyrtare të BDI-së apo?


    Ju përshëndes.
    Sui generis

  9. #19
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    Pershendetje Explorer!

    Je i bindur definitivisht se keto dosje jane verteteta dhe asesi te falsifikuara?!

    Do te jeme i bindur definitivisht derisa ti nuk me nxjer fakt tjeter qe e verteton te kunderten.

    Edhe une te pershendes!

    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 18-10-2010 më 13:47

  10. #20
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Sherbimi famekeq jugosllav UDB-ja qe me vone do te quhej SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti) ka qene njeri nder Sherbimet me te centralizuara ne ish Jugosllavi dhe berthama e tij gjithmone ka qene ne Beograd!

    Te gjitha dokumentet zyrtare te SDB-se ne ish Republikat dhe te dy Krahinat jugosllave ajo e Kosoves dhe Vojvodines, kur jane ne pyetje bashkepuntoret e ketij Sherbimi kane qene te njejta. Pas shperberjes se Jugosllavise, hulumtuesit qe jane marre me keto probleme kane patur rastin te shohin dokumente origjinale te bashkepunetorve te SDB-se...!

    Nga dosjet e publikuara ketu per Musa Xhaferin dhe Gezim Ostrenin, shihet qarte se ato jane te punuara nga amatore! Duke u bazuar ne faktin e thjesht se Sherbimi sekret jugosllav SDB, ka patur nje rregullore te punes, me te cilen ka qene i detyruar qe çdo dosje te bashkepunetorit pas 30 vjetesh ta kaloje ne mikrofilm. Ne dosjen e Musa Xhaferit, shkruhet se ai u rekrutua ne vitin 1984 dhe se dosja e tij eshte nxjerr nga mikrofilmi. Sipas kesaj na del se nga ajo kohe kane kaluar 26 vjet!

    Tjetri fakt qe te bie ne sy ne keto dosje eshte se aty mungon emri i personit zyrtar i cili i ka mbajte ne lidhje dhe kontakte personat e aopstrofuar, gje qe kjo nuk ka ngjare ne asnje dokument zyrtar te SDB-se! Tjetri detaj shume i rendesishem eshte ai i perberjes se dosjes, ku radhitja e pyetjeve si: emri, mbiemri, ditelindja, vendqendrimi etj, fillojne me shkronja te vogla! Ne çdo dokument zyrtar dhe origjinal te SDB-se, ky leshim ishte i pamundur!


    Sa per ilustrim keshtu duket nje dosje zyrtare per bashkepunetoret e SDB-se!















    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 18-10-2010 më 15:27

Faqja 2 prej 31 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •