Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 167
  1. #151
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Me mire komunistet se ish-kumunistet qe hiqen si antikomuniste!!!
    Vaclav Havel ka nje shprehje te sakte, te qarte e te prere per ish-komunistet.

    ish-komunisti sali i juaj ka per detire te mbaje birone, ramo-nexhin te paprekur, ndaj edhe i lejonet prej sigurim-punizmit te beje tere ato prapesira e klepto-kracira ...

    deri kur valle ... te jeni te sigurt se ka nje fund.

  2. #152
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    thot masteri..

    Nga 94 e ketej nuk e kam mbeshtetur me Saliun sepse nuk jam budalla.


    --



    He me lumte o Master.. keshtu te do partia..
    te fala Rucit..
    meqe soji tij ju ka cpronesu e cnderu.. tash ash pendu e ta po ti nep pronat..

    Ju doni me ba sehir e mos me e votue Saliun e ai me ju a dhan llakum te goja gjanat e juja..
    ashtu ska..
    luftoni ju ish pronaret sa 1 e 1 milionta e Saliut.. e pastaj pretendoni.. e pastaj protestoni..

    krejt shoqatat e juaja te te persekutumve e te cpronesumve.. a per merit tuajen e per servilizmin tuaj.. i keni perdor deri tash si leva te PPSH me rrezu PD-ne..

    dhe kryetaret e tyre fort mir i dini se i kini spiuna te PPSH-se tuj fillu me kurt kolat e deri tek ky ndregjoni..
    te kujtohet super i djathti i shkodres.. qe u ba nizam i Caushit ne vlor 97.
    turp..


    ..
    lol ..sa qesharak qe qeke plako.

    Prit se kur tet shesi dhe ujerat teritoriale ,tet vije dhe bollano tet jap leksione greqisht ty dhe niperve tuj , atehere do e kuptosh se kush o sali berisha.

    Une sjom as i majt as i djathte ,por m'vje keq qe ktu paska shume t'verber ose sahan lepirsa qe per nji arsyje ose tjeter mbrojn me fanatizem sali hajvanin qe kur takonte enverin se lante doren 1 muj. lol
    Against all odds..

  3. #153
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sa per tu kthyer ne teme, ngjarjet (do te thoja me mire KOBI) i '97 ka nje emer: sali berisha.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "shpartallimi i fraksionit te vlores me dizet e dishin" eshte emri i vertete i 97-tes o josif.
    mo bej sikur nuk e di.

    pse luan thejatro me vehten o dujsivehten.


    ..

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Ca injorance!!! Ca kafsherie!!!

    Ca te presesh nga ty o bari ke 10 vjet ne internet akoma nuk perdor shqipen drejtshkrimore. Me flet (ose pellet) sikur sa zbrite ne bathore. Shqipja ka ,.!? qe ti perdoresh ashtu sic bejne femijet e shkollave fillore. E ke mbaruar filloren ti? Nqs jo, nuk eshte vone per ti perveshur menget. Nuk ka turp ketu.

    Bari---ne boten perendimore qe ti shikon ne TV, qe lexon ne gazeta, qe sheh ne enderr nuk eshte e pranueshme te sulmosh personin. Ti duhet te kritikosh argumentin.

    Prandaj merr fryme, harroje gramozin dhe mundohu te perqendrohesh te argumenti. Une po te them ligjin 7501 qe pronen ja dha militanteve te sales. Une po te them privatizimet 92-97 qe pronaret u nxorren nga loja. Po te kujtoj si Sala u shpreh haptazi si ish-pronareve do ja kalojme poshte hundes pronen. Pse e mbushi PD me rrugace ordinere? Pse i mblodhi ca ish-komuniste si vetja aty?

    Pse e rrethoi veten me individe qe here dukeshin si idiote, here si kriminele.
    Duhesh nje minister mbrojtje si Safet Zhulali? E mban mend? Po Bashkim Koplikun, Agim Shehun me shoke? Po Musarajn e kompani? Po ate Gazideden e mban mend? Po Shabanin e memive (sic ke qejf ti thuash ti emrave).
    Ai Shabani ishte i madh fare. Mban mend kur armatosi PD e tiranes? Ka parti moderne ne Evrope qe ka armatosur anetaret e vet?

    Po cfare mund te presesh nga nje komunist si Sal Berisha, nje anadollak? Vetem deshtime do presesh o bari.

    Prandaj mos u merzit. Nuk e kane fajin ish-pronaret ose ate te shoqates se persekutuareve. Ata thjesht i adaptohen sistemit Berisha. Te gjith do hajn nje cop buke.

    Bari- e di pse nuk mbeshtetet Berisha? Ta jap pergjigjen shume koncize.

    Kur ke kaluar 45 vjet ne komunizem, nuk ke tolerance kur shikon te njejtat padrejtesi.
    E kupton ti kete bari apo eshte koncept i madh per ty? Se Berisha nuk ka luftuar ndonjehere pervecse per konsolidimin e pushtetit te tij. Nje komunist i mire e di qe duhet te konsolidoje fuqine.
    Ne (ish-pronaret) nuk kemi c'te bejme. Te paret tane nuk e kuptuan ne kohe rreziun dhe demi u be. Tani jemi thjesht spektatore sepse Berisha ka krijuar njeriun e ri. Fazllicin me prudentinon. Nuk ka nevoje per ne.

    Jo more bir
    ti je thjesh nje viktime idiote e pariciklueshme.
    Komunizmi ty me pare te ka mare mendjen e pastaj gjene.
    Ti nuk turperon vetem shtresen tende
    Ti e ben me turp edhe kutine e kartonit ku hedh voten tende te ndyre
    Te kesh turp nga kjo injorance qe tregon.
    Votimin e le per qorret dhe ndyresirat e verteta si puna jote.

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Vaclav Havel ka nje shprehje A sakte, A qarte e A prere per ish-komunistet.

    ish-komunisti sali i juaj ka per detire A mbaje birone, ramo-nexhin te paprekur, ndaj edhe i lejonet prej sigurim-punizmit te beje tere ato prapesira e klepto-kracira ...

    deri kur valle ... te jeni te sigurt se ka nje fund.
    Normal. Dhe kur e lexova kete shprehje nga Haveli qesha. Ku e paska gjetur thashe me vete. Ishte disident tjetri. Eshte nga nje vend i civilizuar Haveli.

    Disident, disident, disident. Jo mjek i byrose politike!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga master : 25-10-2010 më 00:05

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o master..

    po kush ju ka penguar e ju pengon qe.. qe ne fillim ne se nuku ju pelqeu berisha.. te benit nje parti tjater me tjera parime e tjera kerkesa e tjere antare e simpatizante?

    askush vec vetvehtes..

    nuk jam kunder qe jini kunder berishes.. por ngrihuni mblidhuni aty ketu e beni partin tuaj e levizni e bridhni der me der e fshat me fshat e qytet me qytrer.. e bindini njerzit tu votojne.. dhe.. tak fak ndryshoni pastaj ligjet e beni cfar eshte me e mira..

    apo me komode ju duket te beni sehir e te ferkoni duart kur rucet rrahin berishen..
    e pastaj me rucet mirrni ndoj prone e u a leshoni truallin kompanive te tyre te betonit e mirrni racionin.. ne gratacielet qe bejne leskot e ruc gjik edvinit..



    jo keshtu nuku bie dakort me ju..

    nejse puna juaj kjo..

    por sot ashtu jan punet..qe po rrezuan berishen.. rucistet vendosin regjimin arapo-aldo barist me te felliqur se te enverit.. dhe juve.. nuku ju japin me nga 3 apartamente e nje dyqan..per truall.. po shum shume nga nje cop garazh ne bodrum..

    beni si te doni..




    ..

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga master Lexo Postimin
    Ca injorance!!! Ca kafsherie!!!

    Ca te presesh nga ty o bari, ke 10 vjet ne internet dhe akoma nuk perdor shqipen drejtshkrimore. Me flet (ose pellet) sikur sa zbrite ne bathore. Shqipja ka ,.!? qe ti perdoresh ashtu, sic bejne femijet e shkollave fillore. E ke mbaruar filloren ti? Nqs jo, nuk eshte vone per ti perveshur menget. Nuk ka turp ketu.

    Bari, ne boten perendimore qe ti shikon ne TV, qe lexon ne gazeta, qe sheh ne enderr, nuk eshte e pranueshme te sulmosh personin. Ti duhet te kritikosh argumentin.

    Prandaj merr fryme, harroje Gramozin dhe mundohu te perqendrohesh te argumenti. Une po te them ligjin 7501 i cili pronen ja dha militanteve te Sales. Une po te them privatizimet 92-97 ku pronaret u nxorren nga loja. Po te kujtoj se si Sala u shpreh haptazi, se ish-pronareve do ja kalojme poshte hundes pronen. Pse e mbushi PD me rrugace ordinere? Pse i mblodhi ca ish-komuniste si vetja aty?

    Pse e rrethoi veten me individe qe here dukeshin si idiote, here si kriminele?
    Duhej nje minister mbrojtje si Safet Zhulali? E mban mend? Po Bashkim Koplikun, Agim Shehun me shoke? Po Musarajn e kompani? Po ate Gazideden e mban mend? Po Shabanin e Memive (sic ke qejf t`iu thuash ti emrave).
    Ai Shabani ishte i madh fare. Mban mend kur armatosi PD e Tiranes? Ka parti moderne ne Evrope qe ka armatosur anetaret ?

    Po cfare mund te presesh nga nje komunist si Sal Berisha, nje anadollak? Vetem deshtime do presesh o bari.

    Prandaj mos u merzit. Nuk e kane fajin ish-pronaret, ose ate te shoqates se persekutuareve. Ata thjesht i adaptohen sistemit Berisha. Te gjithe do hane nje cop buke.

    Bari, e di pse nuk mbeshtetet Berisha? Ta jap pergjigjen shume koncize.

    Kur ke kaluar 45 vjet ne komunizem, nuk ke tolerance kur shikon te njejtat padrejtesi.
    E kupton ti kete o bari, apo eshte koncept i madh per ty? Se Berisha nuk ka luftuar ndonjehere, pervecse per konsolidimin e pushtetit te tij. Nje komunist i mire e di qe duhet te konsolidoje fuqine.
    Ne (ish-pronaret) nuk kemi c'te bejme. Te paret tane nuk e kuptuan ne kohe rreziun dhe demi u be. Tani jemi thjesht spektatore, sepse Berisha ka krijuar njeriun e ri. Fazllicin me Prudentinon. Nuk ka nevoje per ne.



    Te kesh turp nga kjo injorance qe tregon.
    Votimin e le per qorrat dhe ndyresirat e verteta si puna jote.

    I dashur njohes i gjuhes shqipe
    Te kam bere me bold gabimet e tua drejtshkrimore, jo qe te te tregoj se jam me i zoti se ti ne kete fushe, por qe te mesosh, se perpara se t`i thuash tjetrit , - O veshgjat, duhet te shohesh ne pasqyre veshet e tu me pare .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    o master..

    po kush ju ka penguar e ju pengon qe.. qe ne fillim ne se nuku ju pelqeu berisha.. A benit nje parti tjater me tjera parime e tjera kerkesa e tjere antare e simpatizante?

    askush vec vetvehtes..

    nuk jam kunder qe jini kunder berishes.. por ngrihuni mblidhuni aty ketu e beni partin tuaj e levizni e bridhni der me der e fshat me fshat e qytet me qytrer.. e bindini njerzit tu votojne.. dhe.. tak fak ndryshoni pastaj ligjet e beni cfar eshte me e mira..

    apo me komode ju duket A beni sehir e A ferkoni duart kur rucet rrahin berishen..
    e pastaj me rucet mirrni ndoj prone e u a leshoni truallin kompanive A tyre te betonit e mirrni racionin.. ne gratacielet qe bejne leskot e ruc gjik edvinit..



    jo keshtu nuku bie dakort me ju..

    nejse puna juaj kjo..

    por sot ashtu jan punet..qe po rrezuan berishen.. rucistet vendosin regjimin arapo-aldo barist me te felliqur se te enverit.. dhe juve.. nuku ju japin me nga 3 apartamente e nje dyqan..per truall.. po shum shume nga nje cop garazh ne bodrum..

    beni si te doni..




    ..
    Po kjo eshte ceshtja. Te pakenaqur me Salen, po edhe cunave te bllokut voten nuk mund t'ja japesh. Cunit te xhelilit apo skenderit.

    Kjo eshte tragjedia shqiptare qe vendi ngeli pa klase drejtuese.


    I dashur njohes i gjuhes shqipe
    Te kam bere me bold gabimet e tua drejtshkrimore, jo qe te te tregoj se jam me i zoti se ti ne kete fushe, por qe te mesosh, se perpara se t`i thuash tjetrit , - O veshgjat, duhet te shohesh ne pasqyre veshet e tu me pare .
    Typo dhe vogelsira ndodhin kur shkruan shpejt.
    Mirsevjen ne INTERNET!

  10. #160
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Metropol Online, 27/10/2010

    Huri dhe druri
    NGA ARIAN REXHEPI

    Ngjarjet e fundit qenë vërtet tronditëse. Shqiptarët, sikur të mos kishin vënë mend me ngjarjet jo të këndshme të pranverës së vitit 1939, por dhe ato të marsit 1997, shumë shpejt do të harrojnë ngjarjet e ardhshme si popull i sklerorizuar, si tendencë në rritje dhe po ngjit shkallët me moshën e plakur. Unë s’do ta quaja “intifada”, pasi ajo s’ka asgjë të përbashkët me termin e shfaqur larg prej Ballkanit, por jo prej mendjes njerëzore.

    Në mars të vitit 1997 shqiptarët lanë kursimet në disa firma fantazmë dhe prapë nuk vunë mend. Ne ose jemi të sëmurë, ose nuk dimë të jetojmë me ligjin që të bëhemi njerëz. Me sa duket, kjo është sëmundje psikologjike me pasoja të dhimbshme për një popull që lëviz sa majtas djathtas nga zori ose i ngutur prej harresës së zgjatur me shpirtin e rrënuar nga skamja dhe varfëria e trurit. Shtëpitë që u mbytën në Lezhë dhe në zonën e Nënshkodrës ishin të ngjashme me lëvizjet e fundit, kur peshkatar u bënë edhe në toka buke për hir të mbijetesës në palcën e dimrit qytetarët e lagur. Se çfarë ngjau në fund vitin e 2009 dhe fillimin e 2010-s është shprehur plot domethënie në poezinë e poetit të mirënjohur dhe profesorit të shkencave sociale Zyhdi Drevishi me titull “Streha ime” te vëllimi i tretë me poezi “Vetëklonimi i maskave”: Goditur nga breshëri/rrebesh trishtimi/Rrekem të gjej strehë /në kasollen mbuluar/me kashtë të thinjur/mundimi/e stërmundimi.

    Me sa duket, ne si shqiptarë e kemi të vështirë të bashkëjetojmë me ligjin dhe për këtë mirësi apo faj endemi pa shpresë mes shiut dhe tufanit të vetëm, pa përkrahje nën goditjet e vazhdueshme të çekiçit shtet të pamëshirshëm deri në dhimbje. Dhe ndoshta në përzgjedhje bëjmë një sy qorr e një vesh të shurdhër sa herë që e do puna, kur privilegjet i marrim si shpëtimtarë të kombit dhe bëjmë diferencime nisur nga familja. Gjithçka është e patolerueshme do të thosha në respekt të ligjit edhe përtej hekurave, po qe se duam të jetojmë përkrah Evropës moderne dhe brenda vetes njerëz të ndihemi.

    Të jesh konformist me ligjin, është e thjeshtë, kjo s’përbën asgjë për njerëzit me principe. E kundërta, të jesh antikonformist do të thotë të jesh njeri i lirë, përtej kornizës njerëzore, jo nën thundër, i patatueshëm dhe për bëmat që mbajnë erë të keqe njeri nuk të afrohet. Dhe këta njerëz të lirë kundrejt shoqërisë janë të paktë në numër. Shtrohet një pyetje, që do një përgjigje: si mundet që të gjithë këta njerëz konformistë që formojnë shoqërinë janë të pafuqishëm? Të shkolluar dhe të organizuar njëherësh, emrin pas ligjit e kanë të shënuar. Të gjithë këta njerëz janë të vëmendshëm dhe e dinë ku i kanë kufijtë e vetvetes. Ajo pjesë që kam marr si shembull janë njerëz të pagdhendur në kuptimin e ligjit dhe nuk duan të jetojnë në bashkekzistenca sociale, që sot janë të domosdoshme për vazhdimësinë e brezave.

    Ajo çfarë ndodhi para pak muajsh, ngjarje që vërtet tronditi opinionin qytetar, sot rrezikon përsëri të ngjasë nga e para, por me tjetër ritëm dhe dhimbje akoma më të madhe. Situata s’është aspak normale me ndërtimet pa leje. E përkthyer në ligj, kjo do të thotë më shumë dhunë kundrejt rebelimit që pritet të ngjasë. Nuk e dimë kush është më i fortë: huri apo druri i ushtruar nga forcat e rendit.

    Antikonformizmi, kur udhëhiqet nga parimet, nuk është i dëmshëm. Sot, kush guxon të ngrejë dorë kundër shtetit, përballet me ligjin. Me konfliktin në Hamallaj lufta qe frontale dhe njerëzit panë skena që në filma rrallëherë të qëllon t’i shohësh brenda pak minutash. Ngjarja që ndodhi qe vërtet tronditëse. Dikush mund të thotë se qe intifada shqiptare, dikush mund të thotë se qe si ngjarjet e marsit të vitit 1997. Dikush tjetër mund ta përkufizojë si kryengritje e Haxhi Qamilit. E përbashkëta e tyre është se u godit shteti, ndonëse shumë nuk zgjati. Ajo qe një lëvizje dëshpërimi e iniciuar nga lart për të sjellë përçarje dhe kaos tani në prag të shumë evenimenteve që e presin Shqipërinë. Sikur të mos mjaftonte precedenti i freskët i humbjes së kursimeve të pakta, edhe në këtë rast faji është tërësisht yni. P

    ërsëri ne gabuam me ngritjen e kalave të rërës pa hapur themelet. Kur them “pa hapur themelet”, e kam fjalën për dokumentacionin e nevojshëm që duhet marrë për të ngritur një shtëpi ku të futësh kokën dhe nga stuhia të rruhesh. Banesa është e vetmja mundësi ku ti siguron të ardhmen e familjes dhe tënden, që e sheh të vyshkur kur nuk je i zoti. Përballë një skene që nuk ka nevojë për komente, shikoje shtetin tonë të fuqishëm dhe joefiçent në NATO dhe përballë tyre një turmë njerëzish të ndihmuar mes tyre nga shumë gra e vajza me gurë e shkopinj në duar. Them se e organizuar pasi aty s’u përdor aspak arma e zjarrit, që nuk është vështirë sot të mos gjendet pas armatosjes masive që ndodhi në pranverë të vitit 1997.

    Përveç forcës fizike, që të fitosh një betejë duhet edhe një mendje e ndritur, që me kërkesa jashtë standardit nuk qe efiçente. Dhe u pa fare qartë nga lumi i gurëve dhe shishet me napalm që fluturonin mbi kokat e policëve në mes të fshatit se fundi për shtetin do të qe i dhimbshëm dhe për turmën i hidhur, me faturën fatkeqe të prishjes së shtëpive. Gatishmëria e specialeve alla shqiptare, që shuan konflikte edhe më të mëdha se një grusht njerëzish, në Hamallaj dështoi me humbje dhe plagosje nga të dy krahët. Zbritur nga thellësitë, shtëpi në Ksamil, ndoshta shumë më të mira, dhe në Hamallaj shtëpi, ardhur prej malësive të vendit, u ngritën papritur. Nuk dua të marrë në mbrojtje shtetin, që ka pjesën e vet të fajit, dhe as ata ardhacak të ngulur tani rishtas dhe shumë fatkeq me fatin e tyre.

    Ne edhe përtej kohës jemi po të njëjtët, paçka se ndërrojmë lëkurët që modernë të dukemi. Vështirë është të ndryshojmë kur se pranojmë ligjin dhe as veten tonë siç duhet s’e njohim. Po flitet shumë se shteti po sfilitet që jetesën më të mirë ta bëjë pas hyrjes në NATO dhe po punon për strukturat e Bashkimit Evropian, si një aspiratë sublime. Shteti është i fortë, por vetëm kur ia do qejfi ose kur cenohen interesat madhore të njërit apo të tjetrit që është majë kupolës, ai të nxjerr dhëmbët. Në letra shteti ligjor në çdo qelizë të vendit, kudo është i pranishëm. Me apo pa dëshirën tonë ai forcën duhet të tregojë, qoftë edhe pa e thirrur, kur na preken interesat. Ne akoma s’po kuptojmë se, çfarë mbjellim, do të korrim dhe papjekur akoma, si fryt i konkurrencës nga gurët e shumtë në analiza pune marrim lëvdata pa marrë shpërblime. Askujt s’i erdhi mirë kur e pa sheshit forcën e madhe të shthurur sa më s’bëhet.

    Sot pas njëzet vjetësh është vështirë të mbahet një popull kur kapistrën e ka hequr nga dëshpërimi dhe për pak mirëqenie sytë i janë flakur. Vërtet ishte tronditëse pamja makabre e ballafaqimit të uniformës së shtetit me fshatarët, që jo vetëm tokë nuk kanë, por tani rrezikojnë seriozisht edhe ato kasolle të bëra me mundin e shitblerjes së pakontrolluar të plaçkës së tyre, dhuratë nga qeveritë e sotme dhe të mëparshme. Shumë njerëz u sakrifikuan në atë ballafaqim forcash jo të barabartë. Bij nënash nga të dyja anët luftonin të paepur. Pjesëmarrja e grave dhe motrave të jep përshtypjen se po bëhet një padrejtësi e madhe nga shteti. Kur vetë ai të thotë me mosveprime “ndërto ku të mundësh”, shumë shpejt e pret ndëshkimin. Shumë bij që provuan shkopinj mbi kurriz të tyre dhe kuptuan dhimbjen kur të vjen papritur nga prishja e shtëpive nga të afërmit e tyre, nuk pritën lëvdata. Ndërsa për ata djem që me gure e shkopinj në dorë treguan prejardhjen parahistorike të njeriut të jashtëligjshëm, mëshira është nderi që ia vlen dhe homazhe të bëhen që të mos përsëritet prapë nesër.

    Nga ekrani, falë profesionalizmit të gazetarëve, pamë se sa i fortë është shteti edhe pas hyrjes në NATO. Bilanci nga të dy krahët sot është me humbje. Sot fitoi turma. që nuk di se çfarë kërkon dhe është e plagosur pas humbjes fatale. Në mesnatë apo nesër do të fitojë shteti për zbatimin e ligjit, me nxjerrjen e dhëmbëve se është më i egri, se s’është më i pari. Kjo është analiza pas ngjarjeve të fundit. A është gjithçka në rregull? Një skepticizëm masiv shtrihet pas ngjarjeve të fundit për të ardhmen e vendit, kur mendon se pjesa dërmuese e qytetarëve të saj janë po të njëjtët siç qenë këta fatkeq që e pësuan nga vetja. Disa ditë më vonë ngjarja precipitoi në Vlorë, një vend me konflikte nga çështjet sociale, gati për hakmarrje. Pak ditë më parë u tha se do të vazhdojë ajo që nisi para sezonit të verës me deklarata të bujshme. Mes deklaratave në televizione huri dhe druri pa logjikë dhe arsyetime janë gati për nisje, nga e para të ndeshen.

    Në bazë të piramidës, gjithçka e gjen mbështetjen me majën moderne pas konfliktit të bujshëm të acaruar pas zgjedhjeve. Dhuna në Parlament, dhuna edhe mes zgjedhësve, që s’kanë se ç’të ndajnë pas fukarallëkut të mendjes. Analiza fillon nga shteti, prandaj ai duhet të marrë masa. Po çfarë duhet bërë që ngjarjet të mos precipitojnë në konflikte të dhunshme? Shteti duhet të ndihet siç ndihej dikur diktatura për gati gjysmë shekulli. Vetëm emri ka ndryshuar nga njerëzit e sotëm tek ata të djeshëm. Politika dritëshkurtër po i merr më qafë njerëzit e lodhur, të zhytur mes kënetës dhe jetës mizerabël, kur shumëkush e ndien në raport me luksin. Shteti s’është as i së majtës dhe as i së djathtës. Ata që qeverisin dhe ne që nga mosdija me gjëra të kota duhet të shkundemi kur sytë na janë veshur. Ne fatkeqit na keqpërdorin si numra partitë sa herë që u duhet, që pasi na kanë shtrydhur si limon i kalbur, pa pikën e moralit na flakin në plehra.

    Shteti në njërin krahë ka drurin, që e përdor me raste kur ia do qejfi. Në krahun tjetër turma, që nuk di se ç’kërkon kur me të dyja këmbët ligjin e ka shkelur dhe huri i ka ngelur si normë e jashtë ligjshme. Vetëm intifadë nuk mund të quhet, por lëvizje endacakësh pa busull orientimi me gur dhe hunj gardhesh. I pari është shteti. Që ngjarje të tilla kurrë të mos ndodhin, duhet të marrë masa dhe jo të sakrifikojë njerëz. Në krahun tjetër, qytetari duhet të kërkojë të drejtat kur e respekton ligjin. Shteti me ligjin nisur nga vetvetja duhet ta fillojë punën. Është turp që ne shohim një shtet përballë hunjve të nëpërkëmbur. Shprehja “edhe na vjedhin, edhe na rrahin” nga të dyja palët s’ka vend për komente.

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •