Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 167
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Populli: "Beme baba te te ngjaj!"

    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    brozalin, te vleresoj per erudicionin, por sikur po shmangesh temes
    duke mare "arratine" neper autore e libra si voji n'lakna ...
    Mire i thua. Gjerat thuhen shkurt dhe troç: p.sh.

    "Dardha ndene dardhe bie!"

    Dhe ato qe bien te parat shembellejne me teper me goricat,

    si per te kujtuar prejardhjen egersore nga kane ardhur.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    97 e ka emrin sali dhe fatos gomari plerat e plerave te shqiperise kto dy jan e tjer me radhe.


    maji men si tani qe e kam varros akoma nji kallash ne ullisht ne 97.

    PS: kshu si po vete puna do e zhvarros prap kallashin
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Ripushtimi i Vlores nga ish Sigurimi i Shtetit

    Temo Bylyshi


    -Komiteti i Mbrojtjes që vrau djemtë e Vlorësnë pranverën e vitit 1997 shndërrohet në Sigurimin e Shtetit

    -Oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe tragjedia e Vlorës

    -Ja dora e hekurt dhe gjakatare e Sigurimit të Shtetit Diktatorial që do të sundojë Vlorën


    Sigurimi i shtetit është arma e diktaturës komuniste, pjellë më e zezë e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, është institucioni që mbajti me gjak dhe dorë të hekurt diktaturën komuniste në Shqipëri nëpërmjet mashtrimit, spiunimit, vrasjes pas shpine, mbytjes në qeli, burgosjes, internimeve, pushkatimeve dhe varjes me litar.

    Oficerët e Sigurimit të Shtetit ishin huri dhe litari i Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Manush Myftiut, të larë nga këmbët deri tek koka me gjak shqiptari të pafajshëm.
    Vepra e Sigurimit të Shtetit, ose e oficerëve të sotëm të tij, që kanë marrë në dorë e pushtuar Shërbimin Informativ Kombëtar, është kjo:

    -70 mijë bij nënash shqiptarë, të burgosur politikë që tashmë janë detyruar të jetojnë me xhelatët e tyre të djeshëm, dhe bijtë e tyre në pushtet sot.

    -5 mijë shqiptarë të pushkatuar, 5 mijë nëna që ulërijnë çdo mbrëmje dhe mëngjes, që sot tu përulen atyre që u vranë djemtë.

    -Mijëra të tjerë të vrarë pa varre, pa nam e nishan.

    -720 mijë shqiptarë me statusin e të përndjekurit politik, ose janë 720 mijë denoncime për oficerët e sigurimit të shtetit, që guxuan sot të marrin edhe një herë koburen komuniste, për të vrarë përsëri.

    -2 milion e 400 mijë vjet burgje, të tmerrshme ku gjenin vdekjen vetëm nga uria dhe etja: -600 mijë vjet internime, ku fëmija vdiste nga këta oficerët e sotëm për një kafshatë bukë.

    -2 milionë e 25 vjet punë të papaguar, ose nga puna e tyre u ushqyen oficerët e sotëm të sigurimit të Shtetit, krokodilët e sotëm e të djeshëm, baballarët e tyre.

    Eshtë e vertetë, se në këtë vepër makabër, të pa dëgjuar dhe të pa lexuar në asnjë faqe të historisë botërore, ishin ndihma e 137 mijë bashkëpunëtorëve të cilët me hir ose pahir, kanë lyer duart me gjakun e pafajshëm të vëllezërve të tyre. Me ushtrinë prej 137 vetësh, me Partinë Komuniste, Sigurimi i Shtetit i përgatiti Shqipërisë veprën makabre të pranverës të vitit 1997; 7 miliardë lekë dëme ekonomike, mijëra jetë njerzish të vrarë nga këto bisha, kjo bandë terroristësh,që sot është instaluar në Shërbimin Informativ Kombëtar vuri në ankand sovranitetin e vendit.

    Këta shërbëtorë të pacipë të komunizmit, pjellë e urretjes komuniste,që shtypën gjithë ndjenjat njerëzore, simbolet e bukura të Kombit tonë si Atdheu, besnikërinë, atdhetarinë, duke i shfrytëzuar në burgje dhe varje.
    Në spiunim, torturën, vrasjen, në qeli, në ç'nderimin e një populli të tërë, në mjerimin e trupit dhe të shpirtit fillonte dhe mbaronte, që kanë marrë përsipër të mbrojnë ish oficerët e djeshëm të Sigurimit të Shtetit.
    Këta janë kthyer përsëri në pushtet, kanë marrë në dorë Drejtorinë e Policisë dhe SHIK-u e Vlorës. Vini re se me sa mjeshtëri janë ndarë në dy grupe, për të patur nën kontroll edhe policinë, edhe të ashtuquajturin SHIK, sepse vetëm kështu do të arrijnë në dorë të hekurt dhe gjakatarë të sundojnë Vlorën.

    Njihuni me emrat e këtyre:

    I. Sigurimi i Shtetit ose siç quhet zyrtarisht SHIK-u i Vlorës

    1-Agron Tozaj, Kryetari i SHIK-ut. Nip i Tozajve.
    Oficer Sigurimi. Gazetar i Koha Jonë Anëtar i Komitetit Mbrojtjes gjatë pranverës së vitit 1997. Komisari i njësiteve guerile. Kish detyrë direkte të merrej me armiqtë e klasës në polici. Më 28 shkurt 1997 ka udhëhequr dhe organizuar sulmin me armë mbi SHIK-un e Vlorës.
    2-Fatos Ismaili, N/Kryetar i SHIK-ut. Djali i Harun Ismailit, 25 vjet shef sigurimi. Fatos (Ismaili) ish oficer sigurimi dhe hetues. Siç thonë, është pushuar nga puna në Fier.
    3-Besnik Imeri, Shef i anti Korrupsionit. Vetë ka qenë mbi 10 vjet oficer sigurimi, N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme në Kavajë, përgjegjës për ç'ka ndodhi atje më 1989-1990. Është pushuar nga puna për shpërdorim detyrë.
    4-Xhevit Kafazi, oficer dhe shef Sigurimi mbi 15 vjet. Detyra e tij kordinimi i punës së grupeve guerile, gjatë pranverës 1997.
    5-Kastriot Hasho, Oficer, familje enveriste. Oficer sigurimi dhe hetues. Është nip i Adil Çarçanit dhe dy oficerëve të Sigurimit Bujar dhe Astrit Aloçit, me akuzë e cila është hapur.
    6-Gramoz Velçani, Familja Komuniste. Ka qenë oficer sigurimi në burgje. Në këtë detyrë Partia dhe shoku Enver shpinte njerëz më të besuar dhe që kishte prova. Pranë çdo burgu, kishte një deri në dy punonjës të Sigurimit të Shtetit, që organizonin punën me rrjetin sekret informativ. Pasojat ishin dramatikë për kundërshtarët politikë, të ish sistemit diktatorial që vuanin dënimin në këto burgje. Duke filluar nga viti 1958 si rezultat i këtyre operacioneve sekrete, u dënuan ose ridënuan me vdekje dhe zgjatjes të kohës së dënimit mijëra të burgosur politik. Tani Gramozi kthehet përsëri në SHIK, për të përsëritur tragjedinë e parë.
    7-Kushtrim Lefter Shabani, Familja enveriste. Sot oficer në SHIK. Ka qënë komandant natën e 28 shkurtit 1997, kur u sulmuan dhe u vranë oficerët e shtetit shqiptar. Në adresë të tij ka disa foto dhe dokumenta të tjera.
    8-Aliosha Broka. Nipi i shokut Zabit Brokaj. Oficer sigurimi për mbi 15 vjet. Ka qenë ndërlidhës ndërmjet qëndrës dhe bazës gjatë pranverës 1997. Për rezultate të larta gjatë kryengritjes është transferuar në Tiranë.
    9-Ylli Meçe. Bir oficeri sigurimi. Vetë oficer sigurimi.
    10-Zenel Zeneli. Shef sigurimi mbi 15 vjet. Eshtë emëruar shef seksioni. Detyra e tij të ngrinte në luftë kundër Sali Berishës zonën e Llakatundit.
    11-Agron Alimema. Bir i një shefi sigurimi. Vetë shef sigurimi për mbi 15 vjet. Eshtë në ndjekje penale për vrasje, dosja e tij përmban 600 faqe materiale. Sot është në SHIK.
    12-Shkëlqim Luçi. Ish oficer sigurimi.


    II. Oficerë Sigurimi në Drejtorinë e Policisë Vlorë

    1-Gjon Abazi. Ish oficer Sigurimi. Sot drejtor i Policisë Vlorë.
    2-Mejtim Meçe. Babai i tij që nga 1945 për 25 vjet Shef Sigurimi.
    Vetë Mejtimi mbi 15 vjet Shef Sigurimi, sot Zv/ drejtor i Policisë.
    3-Haxhi Demiri. Ish oficer Sigurimi, Ish Drejtor i Policisë, sot është këshilltar në ministri.
    4-Xhovalin Noja. Oficer Sigurimi mbi 15 vjet.
    5-Zalo Matraku. Shef Sigurimi mbi 20 vjet.
    6-Maze Mazaj. Ish shef sigurimi në Ishullin e Sazanit.
    7-Baki Gjoliku. Ish shef sigurimi mbi 10 vjet.
    8-Albert Nushi. Ish oficer sigurimi
    9-Haki Hasanbega. Ish oficer sigurimi
    10-Thimi Gocka. Ish oficer sigurimi
    11-Sazan Ferati. Ish oficer sigurimi
    12-Ali Hajdini. Ish N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme Vlorë. Sot është Shef i Komisaraiatit të Vlorës.
    13-Kujtim Pepa. Ish oficer sigurimi.
    14-Hetem Skënderi. Ish shef sigurimi për mbi 20 vjet. Sot është marrë si shef i kundërzbulimit të Drejtorisë së Policisë.
    Të gjithë oficerët e Sigurimit të Shtetit Diktatorial të Enver Hoxhës, kanë qenë me detyrë të caktuar gjatë kryengritjes të armatosur të parnverës 1997, dhe antarë të Komitetit të Mbrojtjes , një si anti kushtetues për të cilin do të përgjigjen nesër para drejtësisë.


    Sigurimi i Shtetit Komunist shkatërron pasurinë kombëtare të rrjetit të fshehtë informativ

    Gazeta të persekutuarve politikë Liria A , që më 12 qershor 1997 paralajmëronte se Çfarë po i lenë trashëgim Shqipërisë duke sulmuar policinë ? Nga ky akt i turpshëm, që me mjetet më të ulta dhe me mënyrën më imorale, u sulmua policia nga Partia e Qeverisë Komuniste të sotme, dhe nga shtypi i saj, siç shihet fare qartë, Shqipërisë i mbeti trashëgim ato ishin paralajmëruar: krimi i organizuar, kondrabanda, ose ndryshe shkatërrimi i vendit, mbi të gjitha sovraniteti i vendit tënd është nxjerrë në Ankand.

    Komunistët e rinj që kanë sot qeverinë nga urrejtja e lakmia për pushtet nuk menduan se në gropën që po u hapin demokratëve do të binin vetë në të. Pra ata po mbyten prej atyre armëve që pa ndershmërisht ua kishin drejtuar armiqëve të tyre.
    Prej kaosit që ata mbollën e rritën në tokën shqiptare po mbytet dhe Shqipëria, po për këtë ata nuk bëhen merak se komunistët nuk kanë Atdhe.

    Duke goditur policinë veç të tjerave u shkatërrua policia sekrete ligjore e Shqipërisë, SHIK-u me rrjetin e fshehtë informativ ngritur mbi baza demokratike. Drejtuesit dhe oficerët e saj ishin specializuar në Europë, Itali, Gjermani, dhe në Amerikë dhe të tjerët pothuaj se të gjithë kishin kaluar në kurse 3 dhe 6 mujore në Shqipëri me specialistë te njohur të Europës dhe veç kësaj ata kishin tashmë një përvojë 5 vjeçare larg politikës e partive, të udhëhequr nga ligji dhe interesi kombëtar i Shqipërisë.

    Këta djem të përkushtuar kishin ngritur gjatë kësaj kohe dhe bazën e punës së tyre, rrjetin e fshehtë informativ.

    Një specialist i kësaj policie i vlerësuar në botën e jashtme me gradë shkencore (Bujar Rama Java 10.12.1997) ju kujtonte dhe kërkonte prej qeverisë se:

    -Duke goditur e shpërndarë policinë, jashtë çdo principi kombëtar shkatërrojmë një pasuri të madhe kombëtare e cila minimalisht në shtetet e formuara e me tradita kërkon 5 deri 8 vjet kohë që të ngrihet.

    -Në asnjë vend të botës policia sekrete në asnjë rrethanë nuk përbuzet, poshtrohet e flaket në mes të katër udhëve, për të mos thënë pastaj që oficerët e këtij shërbimi u ropën të gjallë ose nga Agron Tozaj edhe pse të vdekur kërkoheshin shishqebabë në Tiranë (Z.P. datë 22.11.1997)
    Këta oficerë dinë shumë, dhe për interesat e Atdheut jo të tyre s'duhet të flaken sepse dëmtohent Shqipëria, me dashje ose pa ndërgjegje në rrethana që s'mund t'i parashikojë asnjë. Ata mund t'i sjellin dëm vendit.

    Le te kujtojmë pa pasion politik kërkesën që po bëhet sot që SHIK-u të angazhohet në luftë kundër krimit. Por cili SHIK, sepse ai është vetëm t'i përgjojnë kush thotë: s'ka djath e vdiqëm urije që në bazë të nenit 55 ti rrasim 10 vjet burg! Këtë dinë këta të sotmit, ata që kishin përvojën e luftës kundër këtij krimi s'janë më, për arsye politike, fare të pa drejta e që mbi të s'rëndon asnjë faj. Po rikujtojmë gjithashtu se këta që e filluan nga shkatërrimi që vetë e bënë, ju duhet një kohë 5 deri në 8 vjet të specializohen.

    Një avokati të vjetër, kur Ramiz Alia rivuri rolin e avokatit në ligj i thanë:
    -E shikon avokatia u çel përsëri.
    -E more bir tha ai, por këta kanë bërë shkollë vetëm për të dënuar dhe jo për të mbrojtur!

    Le të mos harrojmë policia sekrete vjen prej Greqisë dhe Romës së Lashtë, dy vende që i dhanë botës qytetërimin dhe jo vetëm që nuk u hoq në asnjë vend por u perfeksionua dhe vlerësua akoma më shumë, ashtu si në ditët tona. Komunistët shqiptarë me metoda revolucioni teknik shkencor për të dalë mbi botën e për të mësuar atë goditjen e egër në vendin e tyre, nxorrën në ankand sovranitetin e vendit të tyre duke rrënuar policinë e veçanërisht policinë sekrete.

    Kujtojmë se 63 presidentë të SHBA, tempulli demokracia botërore, kanë qenë drejtor të CIA-s (idem SHIK) dhe ata kanë mbetur të nderuar e vlersuar shumica edhe në historinë botërore ata nuk janë quajtur nga askush spiunë.

    Cilët janë këta që do të sundojnë Vlorën?

    Janë të gjithë ata që njohin mirë gjuhën kalla, kallashnikov, specializuar në kurse filozofie në Greqi.

    Janë ish-oficerët e djeshëm të Sigurimit të shtetit që organizuan kryengritjen e armatosur të pranverës së përgjakur të vitit 1997 dhe me grykën e pushkës e me gjak morën pushtetin dhe që po e mbajnë me pushkë dhe me gjak. Sapo morën pushtetin ata u derdhën mbi oficerët dhe nën oficerët e SHIK-ut. Nëse lexon artikullin Shqipëria çahet nga lufta e klasave , (RD data (10.12.1997) çdo zemër njerëzore tronditet me të vërtetë se si e fyen, e pushtëruan bijtë e bijat e Labërisë e Kapedanëve të Himarës, nga këta oficerë që kanë marrë në dorë sot SHIK-un.

    Gjysma e efektivit të Drejtorisë së Policisë është nxjerrë në lirim vetëm për motive politike, të gjithë ata që janë marrë në punë janë ose bij komunistësh ose komunistë.

    Mbesa e heroinës Musine Kokalari, Tatjana, pasi kërkon sqarime se përse duhet të dorëzojë detyrën sepse është njohëse e dy gjuhëve të huaja dhe ka përfunduar kursin e kompjuterit dhe sekretarisë, dhe nga Neshat Agron Tozaj, nxirret nga zyra zvarrë.

    Një barbari të tillë nuk e kishte provuar as halla e saj nga Enver Hoxha.
    Kapiten i Parë Alfred Ajazi, një ushtar i shkëlqyer një djalë me perspektivë nxirret në lirim si krushku i ish-kryetarit të SHIK-ut, Shkëlqim Agollit, vrarë në Athinë nga Sigurimi i Shtetit në bashkëpunim me Asfalinë Greke.

    Oficerit E.T. i shkojnë me maska në shtëpi, nëse nuk largohet nga Vlora do të pushkatohet se ishte i dënuar me vdekje! (RD data 31.10.1997) Një kanosje të tillë nuk e bënte as Enver Hoxha.

    Kështu vazhdoi djegja e shtëpive bastisja, kanosja për 80% të efektivit të vjetër të SHIK-ut. Nxënësit ja kaluan mësuesit të tyre Enver Hoxha, duke lënë në SHIK provizorisht vetëm, nënoficerëve të vjetër për t'i pushuar ata deri më 31 mars 1998 sipas urdhërit të Partisë.

    Pas kësaj detyre d.m.th spastrimeve politike të SHIK-ut vazhduan shpifjet banale për inkriminimin e lakuar; kjo fjalë sa të vjen për të vjellë kur e dëgjon.

    Në ZP datë 6.1.1998 në fqe të parë me gërma të mëdha që zënë gjysmën e faqes shkruhet: Spiunët e SHIK-ut por si fakt, jep vetëm një rresht Lista emërore e punonjësve të degës SHIK Vlorë . Ja pra se deri ku arrinë paturpësia e këtij gazetari.

    As Enver Hoxha s'arrinte në mashtrime kaq banale.

    Mirëpo vlonjatët e dinë, pyesin se cili oficer apo N/oficer i SHIK-ut të Vlorë u arrestua ose u kallëzua për ndjekje penale? Përgjigja është asnjë, thjesht për faktin se asgjë e jashtë ligjshme nuk rëndon mbi këtë efektiv të pastër dhe të ndërgjegjëshëm.

    Theksojme se të gjithë dokumentat u grabitën nga ana e komunistëve dhe janë në dorë të tyre, dhe me gjithë punimet dhe ripunimet e tyre me specialistë grekë, ata përsëri nuk kanë gjetur asnjë gjurmë faji të SHIK-ut të Vlorës.
    Një qytetare vlojnate Z. Afërdita Duçka më e lënduara gjatë pranverës të vitit 1997 ka deklaruar pas vrasjes së djalit të saj se atëherë e kuptuan se vrasjet nuk i bënte SHIK-u! (Albania dt.11.12.1997)

    A mund të ketë akoma mendje normale në Vlorë që të mendojë se SHIK-u ka vrarë? Në se po, cili është vrarë prej SHIK-ut, dhe cili është vrasësi me emër? Kush e ndalon të flasë?

    Duke mos sjellë absolutisht as një fakt në adresë të këtij organi kemi të drejtë të themi se ju shokë të sigurimit të SHIK-ut të sotëm talleni me popullin, i cili nuk harron asnjë herë tu kthejë reston.

    Shpifja si detyrë dhe moral ndiqet ashtu si mbledhja e informacioneve, hartimi peticionëve, nxitja e shoqatave për të ngritur padi kundër Sali Berishës, pengesës më të madhe që komunistët kanë në udhën e tyre për restaurimin e diktaturës.

    1997

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjirfabe..

    kjo zedhensja e ed rames .. imeri..mbiemri.. do kete te beje me ate imerin qe e ke ti aty ne ato listat e kanibaleve qe ben 97 ten?

    thx per kto faktet e tmerrshme..

    qindra vrases te pa ndeshkuar.. tmerr..

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Brari kur e shofin ate ne TV, gjithe shqiptarve ju behet tel lesht e menderes!Ajo eshte nje kukull qe fryhet na ato qe i servir Edvini per te lexuar.Ajo ju ''ngre'' si duket moralin e ulet militantve te PS-s,te cilet e kane kuptuar qe kane deshtuar se bashku me edvinin dhe lakejt e ishve.
    Por do t'ju thosha dicka ne lidhje me temen.
    Ne revolten e organizuar nga njerzit e zes te ish Sig te shtetit enveris ne Vlore u realizua edhe vrasja e nje fare Artur Rustemi ,nje qytetar i rendomte, qe kish humbur pak pare ne piramida si cdokush nga ne.Menjehere keto fantazma perhapen lajmin se ate e vrau SHJIK-u.Dhe parrulla u hodh ne turme vraua SHIKU,e vrau qeveria etj parulla.Nje nga ata qe i perhapte keto parrulla e te tjera ishte vellai i ish prefektit te Vlores Tare Hamo,ai te cilin ne e duartrokasim humoristi Agron Hamo.Ai rrjedh nga nje familje komunistesh te rrezikshem.E kam pare vet me syte e mij ne turme.Ju afroj atyre mjeranve qe protestonin per paret e humbura,duke mbajtur pellemben e dores tek goja ,gjoja si fshehtas dhe hidhte parrullen helmuese.Me pas e merrte turma dhe e bente lejtmotiv.Por duhet te jeni te sigurt,sepse cdo gje ishte e planifikuar dhe e organizuar nga keta njerez te zes, qe quheshin sigurimsa.Keta ishin dhe jane gjirizet e haleve te shqiptarve.Ndonjeri ketu eshte nip ose sternip i ketyre larove dhe pa pike turpi mundohet te kundersulmoje me argumenta gjoja.Ne vllonjatet i njohim mire se kush jane e cfare roli kane kryer e cfare mendojne te bejne.Ata fituan radhen e pare,sepse shteti dhe shtetaret gabuan per mungese eksperience,por tani nuk do t kete gabime te tilla.Ne aventuren e nisur te 28 Qershoritkatershja Edvin,Gramoz,Xhelil & Bushat jane te deshtuar.Edhe kloset po ashtu.
    Te gjitha keto tentativa per ardhjen ne pushtet nuk behen per te miren e popullit,por per te vjedhur sa me shume,per tu pasuruar.Edhe ata qe jane sot ne pushtet jane te njete me Edvinit!Mos te keni dyshim fare!
    GEZUAR KRISHTLINDJET!

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flmn per informacionet o nestorp..

    mos ardht kurre nje 97 te..

    ca pyetje.. per ty si vlonjat i sinqerte qe je..

    .. si thua a ka bere gje shteti per te mbledhur armet e marra ne 97 ten ?
    a ka shum arme mileti nen mindere neper bodrume apo neper shpella e ferra e guva e syndyqe?
    cfar duhet bere qe vlora e gjith shqiperia te jete nje vend pa arme.. pra qe te ecim te qete rrugve te atdheut qe te shkojne pa frike femijet neper kopshte cerdhe shkolla.. qe te shkojne pa frike katundaret neper pazare apo nder ugare e ullishte e portokallishte?
    si mendojne vlonjatet paqesore?

  7. #57
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    pa-aftesia e qeverive socialisto-demoskratikse per te mbledhur armet e municionet qe u shperndane me thyerje e shperthyerje qekur nen kujdesin e xhaxhi salis ... nuk paskan arritur te bejen qarmatimin ...

    ngaqe kena plot arma e municiona (se ne mal do shkonte ajo qe gjamse kish prere gershetin) ... tash ka do kohe qe "qeverria ime" po don me u ba edhe superfuçi berthamore ...

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    flmn per informacionet o nestorp..

    mos ardht kurre nje 97 te..

    ca pyetje.. per ty si vlonjat i sinqerte qe je..

    .. si thua a ka bere gje shteti per te mbledhur armet e marra ne 97 ten ?
    a ka shum arme mileti nen mindere neper bodrume apo neper shpella e ferra e guva e syndyqe?
    cfar duhet bere qe vlora e gjith shqiperia te jete nje vend pa arme.. pra qe te ecim te qete rrugve te atdheut qe te shkojne pa frike femijet neper kopshte cerdhe shkolla.. qe te shkojne pa frike katundaret neper pazare apo nder ugare e ullishte e portokallishte?
    si mendojne vlonjatet paqesore?
    Brari
    te jesh i bindur se '97 nuk ka me.Nqse do tentoje ndonje laro si G Ruci i pasuar nga pinjollet e ish diktatorve do t'u vihen ko**t ne bige kesaj here.Shqiptaret nuk jane trushkuluar t'ju shkojne pas.Edhe heren e pare ajo hata u be sepse humben shtepit,mall e gje mor djale.Po tani?Cfare humben?Asgje.Kujt i pelcet ne popull se nuk fitoi Edvini dhe i biri xhelil Qorrit apo ai qorri tjeter i s Bushatit nga Shkodra.Militantet e PS atyre qe u ishin premtuar poste mund te'i hynin ndonje aventure,por po thyen ligjin do ta shohesh se cdo ti gjeje.
    Sa per arme,te garantoje se qytetaret e Vlores kane shume pak.Mund te jete nja 1% e popullsise qe mund t'i kete fshehur.E keqja eshte ne zonen e veriut te vendit mos djale.Atyre po ju ra arne ne dore nuk e leshojne me.Ata i akne sjelle me vete edhe ne Bythore mor Brari.
    Nga Vlora nuk i ka ardhur asnjehere e keqja Shqiperise miku im.E keqja vatanit tone i ka ardhur nga politikanet tradhetare si dje edhe sot,por sidomos nga komunistet dhe pinjollet e tyre!Nqse do te kete pune ,do te kete edhe mirqenie per te gjithe.Kur ke keto nuk te shkon mendja tek dyfeku.Ata pak qe do te mundohen t'i perdorin tregoju vendin me denime te rrepta e shikon pastaj se gjithcka do bier ne qetesi.Por qe te arrihen keto duhet pak kohe!

    PSrari mire per mua qe e ditke nga jam,por ti nga je vet te te tregoje me mire disa gjera!Besoj nuk fshihesh pas nick-t!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 26-12-2009 më 15:15

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Brari
    te jesh i bindur se '97 nuk ka me.Nqse do tentoje ndonje laro si G Ruci i pasuar nga pinjollet e ish diktatorve do t'u vihen ko**t ne bige kesaj here.Shqiptaret nuk jane trushkuluar t'ju shkojne pas.Edhe heren e pare ajo hata u be sepse humben shtepit,mall e gje mor djale.Po tani?Cfare humben?Asgje.Kujt i pelcet ne popull se nuk fitoi Edvini dhe i biri xhelil Qorrit apo ai qorri tjeter i s Bushatit nga Shkodra.Militantet e PS atyre qe u ishin premtuar poste mund te'i hynin ndonje aventure,por po thyen ligjin do ta shohesh se cdo ti gjeje.
    Sa per arme,te garantoje se qytetaret e Vlores kane shume pak.Mund te jete nja 1% e popullsise qe mund t'i kete fshehur.E keqja eshte ne zonen e veriut te vendit mos djale.Atyre po ju ra arne ne dore nuk e leshojne me.Ata i akne sjelle me vete edhe ne Bythore mor Brari.
    Nga Vlora nuk i ka ardhur asnjehere e keqja Shqiperise miku im.E keqja vatanit tone i ka ardhur nga politikanet tradhetare si dje edhe sot,por sidomos nga komunistet dhe pinjollet e tyre!Nqse do te kete pune ,do te kete edhe mirqenie per te gjithe.Kur ke keto nuk te shkon mendja tek dyfeku.Ata pak qe do te mundohen t'i perdorin tregoju vendin me denime te rrepta e shikon pastaj se gjithcka do bier ne qetesi.Por qe te arrihen keto duhet pak kohe!

    PSrari mire per mua qe e ditke nga jam,por ti nga je vet te te tregoje me mire disa gjera!Besoj nuk fshihesh pas nick-t!
    -----------------------



    Mendoj se keni folur drejt dhe mirë ketu dhe kjo qe thoni ju keni shkruar ketu qendron ,


    kujt i pelcet ma te vrapoj pas politikanve te deshtuar aventurierve te destabilitet it te rrugeve qe qirren kot mashtrojne popullin

    ne keto kohra kur njerzit duhet te vrapojne pas ndertimit te jetes e te ardhmeriseë ekonomike ne keto shanse te mira per tu ngritur ne mirqenje
    ekonomike e biznese -
    kush qane koken se kah duan te na fusin popullin ne flake e mjerime te interesuarit per destabilizim per interesat e tyre personale
    kur populli ka nevoje per rregullimin e jetes te standardit ekonomik

    te ardhmeris s e fmijve te rrregullimit te jetes profesioneve te ardhjes deri te pasuria e kapitali

    njerzit kan halle varfrie mbijetese ekonomie dhe synime jete per suksese
    jo te shkojne neper burgje e ne gjakderdhje te kota pas budalleqeve e injrantve .

    Ku jan zan quashet dhe shoket e tyre jan te humbur per jet te jetve
    neper burgje ja pra se qka mund te fitohet nga rrëmujat asgje hiq diqka e

    mire vetem shkatrrime gjak e lot mjerime shemtime , e perse te shkohet pas politikanve qe nuk na e sjellin ndonje gjë te mire vetem destabilitet ,


    mjaft ma shqiptari ka nevoje per jeten dhe mirqenjen ekonomike


    .kush do te vrapoj ma pas qaushve gjinushve dhe ushve te tjere populli do te vrapoj pas halleve te veta ekonomike dhe te largoj varfrine e te siguroj
    eksistencen per familje

    kush do te vrapoj ma pas ketyre aventurave te kota te pa dobishme

    ,shqiptaret jan mbushur pervoja te llafeve te kota dhe tani ma bezdisen

    nga llomotititjet jan ngopur me llomotitije e premtime boshe ata kan nevoje

    per mirqenje ekonomike dhe sigurim te fmijve te familjeve te tyre nuk ka ma mashtrime piramidale sepse neper kso lloj bigjozesh nuk futet ma kush as ne keto kurtha e mashtrime tani ma kush do qe e shkelë ligjin vertet do ta psoj keq nga ruajtsit e rendit sepse kohrat nuk jan ma si dikure u menqurua tash secili dhe e msoj mashtrimet dhe kurthat endyra te qellimeve idiote ku caku kryesore ishte shkatrrimi i qdo gjëje ne atdhe loti gjaku varfria anarkia mjerimi eksodi shkatrrimi rremuja nuk bien ma shqiptarët me kso kurtha ne asnje menyre
    Ndryshuar për herë të fundit nga angert : 03-01-2010 më 08:04

  10. #60
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 06/01/2010

    Sali-Katastrofa
    Arben Rrozhani

    Në dy dekadat e shkuara, Sali Berisha ka hyrë në historinë e Shqipërisë i lidhur pazgjidhshmërisht me fatkeqësitë që i janë shkaktuar kombit. Që, në fakt, nuk janë fatkeqësi, por pasojë e qartë e konsumimit të energjive qeverisëse në përpjekjet për kontroll apo për t'u marrë me brekët e rivalëve politikë.

    Katastrofat e njëpasnjëshme janë në fakt mungesë qeverisjeje. Qeverisje nuk është të dalësh përditë në TV dhe njëherë të ulërasësh e njëherë të bësh si burrë babaxhan. Qeverisja nuk është as shou, e as kallajisje me muzikë çingijesh.

    Edhe pa hipur ende në pushtet, "fatkeqësia" ka qenë motori që vuri në lëvizje mekanizmin e ardhjes së S. Berishës në krye të vendit. Nën hyqnim e tij si president, vendi më shumë u zhbë se u bë.

    Shkatërrimi total i gjithçkaje të trashëguar nga puna dhe gjaku i disa brezave që shkrinë jetën nën komunizëm për të krijuar një bazë asetesh dhe pasurish publike, që u shkrinë në emër të antikomunizmit dhe nisjes nga pika zero, si askund tjetër në ish-Lindjen komuniste. Për të kulmuar me 1997-ën, të krijuar nga mungesa e shtetit dhe përzierja e strukturave politike në grabitjen e kursimeve popullore.

    Për tu rikthyer sërish me (mos)qeverisjen që sjell vetëm "fatkeqësi". Nuk mund të harrohet kriza energjetike e dimrave 2005 apo 2006. Është ende po aq e nxehtë po ajo "patate", tragjedia qeveritare e Gërdecit në mars 2008, që nuk ka togë të zezë të marrë guximin ta mbyllë, apo mendje njerëzore ta amnistojë.

    Nuk mund të harrohet fatkeqësia e megavjedhjes në rrugën patriotike, dhe tuneli që ra, fatmirësisht pa zënë nën të shqiptarët e një kombi të bashkuar, por që është një tjetër kambanë e fortë që bie për veshët e drejtësisë për të gjetur se ku përfunduan qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

    Emri i lidhur pazgjidhshmërisht me këto gjëma të njëpasnjëshme me pasoja shumë më afatgjata se edhe "30 vitet" që dashka të rrijë akoma në pushtet Berisha, e ka përgjigjen standarde: qeveria qenka e pafajshme.

    E pafajshme edhe kur shqiptarët grabiteshin nga sharlatanët e piramidave që financonin PD-në dhe mbroheshin nga strukturat shtetërore, edhe kur ata vriteshin në Gërdec, ku pushteti bënte miliardat me trafikun e armëve dhe të municioneve, edhe kur qindra milionë euro groposeshin në tunelin e shembur pas inaugurimit me tam-tame, edhe tani që mijëra hektarë tokë, shtëpi dhe njerëz janë përmbytur nga kaçak-qeverisja që fiton edhe nga blerja edhe nga shitja e energjisë.

    Kësaj radhe "njeriu i fatkeqësive" gjeti ngrohjen globale për të justifikuar impotencën e menaxhimit të vendit. Siç gjente punët e perëndisë në dimrat e acartë të 2005-2006, që nuk lëshonin pikë shiu mbi Shqipëri.

    Duke nxjerrë një vend me administrim më qesharak në botë, a thua se nuk jemi në kufi me Malin e Zi, Kroacinë apo Maqedoninë, kur nuk ka pasur 4-5 vite më parë as krizë energjetike, e sot as përmbytje apokaliptike, megjithëse kemi pak a shumë të njëjtin sistem energjetik, të njëjtën klimë dhe të njëjtin rrjet hidrik.

    Njeriu i fatkeqësive dje e pranoi se vendi i "sukseseve më të mëdha që nga 1912-ta; vendi që vetëm ndriçon dhe shkëlqen" (intervista e fund-vitit e S. Berishqës në VOA) qenka papritur "në prag të katastrofës".

    Mijëra hektarë tokë e mbjellë e shkatërruar, mijëra banesa dhe prona publike, një faturë dëmesh që do të rëndojë pikësëpari mbi shqiptarët, sepse kompensimet e qeverisë kanë qenë dhe mbeten një vegël tjetër për të mjelë në mënyrë korruptive buxhetin e varfër të shtetit, por asnjëherë për të shkuar te i dëmtuari.

    Uji nesër edhe mund të largohet, por çfarë do të ndodhë më pas? A do të bëhet pësimi mësim? Njeriu i katastrofave nuk e ka pasur këtë traditë.

    Dje zyrtarë të lartë të qeverisë kërkonin me ngulm, por pa dalë hapur, emrin e njërit prej specialistëve që kish thënë pak javë më parë se cunami do të ishte lule përballë përmbytjes që do vinte nga kaskadat e ujëmbledhësve në veri të vendit.

    (Lexo Shekulli Online, intervistë me ing. Cico). Inxhinieri i shquar është njëri prej qindra shkencëtarëve dhe specialistëve që u flakën pas mbylljes së dhunshme të instituteve kërkimoro-shkencore me një VKM të firmosur pa teklif. Në vend të tyre janë militantët e partisë dhe nuk është çudi bie fjala që zyrtari kompetent për digat në KESH, është vetëm një militant.

    Tre vite më parë, ish-ministri i Bujqësisë dilte në televizion dhe deklamonte se ultësira në Lezhë nuk do të përmbytej më. Këto tokë vetëm dy javët e fundit janë përmbytur dy herë, duke nxjerrë në pah mashtrimet me ngritjen e argjinaturave dhe hapjen e kanaleve dhe grabitjen e qindra milionë lekëve të dhënë për këto punë publike.

    Në mungesë të plotë transparence për publikun, KESH-i ka vijuar të importojë energji elektrike dhe të rritë nivelin e ujëmbledhësve në kaskadën e Drinit.

    Duke injoruar thirrjet e specialistëve, shpura militante i ka mbajtur sytë vetëm te përfitimet materiale, të cilat janë asgjë përpara katastrofës që po i kanoset gjysmës së Shqipërisë.

    "Njeriu i fatkeqësive" premton prapë e prapë. Premton se do ta zbrazë buxhetin e shtetit për të kompensuar të dëmtuarit. Të dëmtuarit nga çfarë? Të dëmtuarit nga keqqeverisja.

    Dhe për çfarë buxheti e ka fjalën? E ka fjalën për atë buxhet, ku mezi u mblodhën nga 2500 lekë për gjysmë milioni pensionistë të skamur. Do të bëjë siç ka bërë deri më sot, edhe duke marrë kredi tregtare.

    Larg qoftë nja gjysmë miliardi tjetër siç bëri me rrugën që po bie përditë bashkë me tunelin, kësaj radhe për të bërë sërish argjinaturat. Ato nuk do t'i bëjë, kjo është e sigurt, por shqiptarët duhet të jenë të sigurtë, se me të në krye, "fatkeqësia" e radhës është thjesht çështje kohe.

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •