Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė sė LDKsė
Sejdiu na shkatėrroi
Nga Express mė 17 tetor 2010 nė ora 11:07
Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė sė LDKsė, thotė se Fatmir Sejdiu, pėr teke tė veta, dėshiron ta shkatėrrojė LDKnė dhe institucionet e Kosovės.
Sipas tij, Sejdiu, tė shtunėn, pėr 15 minuta i shkatėrroi institucionet.
Express: A mund tė na pėrshkruani mbledhjen e Kryesisė sė LDKsė, ku u vendos pėr daljen nga Qeveria?
Haraqija: Mbledhja ka zgjatur vetėm 15 minuta. Z. Sejdiu na ka pyetur se kush ėshtė kundėr koalicionit me PDKnė? Shumica kanė votuar pro. Arsyetimi i tij ka qenė votimi pėr Strategjinė e Privatizimit tė PTKsė, megjithėse ata vetė e kanė votuar nė parim kur strategjia shkoi nė Qeveri. Kėshtu shkoi kjo punė. Unė ju thashė edhe aty kallne krejt, bėni ēka tė doni.
Express: Vendimi i Sejdiut ėshtė i ndėrlidhur mė Kuvendin Zgjedhor tė LDKsė. A besoni ju se ai ia ka frikėn humbjes nė kėto zgjedhje?
Haraqija: Tjetėr gjė nuk ka kuptim. Pikėrisht ėshtė kjo. Z. Sejdiu dėshiron tė ė vetėm dhe askush mos tia rrezikojė pozitėn qė ka aktualisht.
Express: Ēka do tė thotė pėr LDKnė nėse garon nė zgjedhjet nacionale me strukturėn aktuale tė udhėheqėsisė?
Haraqija: Mė kėtė strukturė garantohet vetėm humbja. Mua mė vjen keq pėr gjithė aktivistėt e LDKsė qė kanė kontribuar pėr 21 vjet, tash vijmė nė njė pozitė qė kjo parti po shkatėrrohet pėr teke tė Fatmir Sejdiut. Ky ėshtė tmerri i LDKsė. Koalicionin me Hashim Thaēin nuk e kam bėrė unė, por e ka bėrė Fatmir Sejdiu. E tash qė Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai ka bėrė shkelje, tash dėshiron tia fusė flakėn gjithēkaje. Ai pėr 15 minuta i shkatėrroi gjitha institucionet qė i kemi ndėrtuar me mund dhe me gjak pėr shumė vite.
Krijoni Kontakt