Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 126
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Paj bile kam tru,po cfar A behet me ty qe nuk ke fare tru as te peshkut!Keto shprehje i quan shqip Ti!?,,kapirash''!

    E cka ishte kjo?
    Po shqip ti nuk po merr vesh

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Fundi i keq i njė Qeverie tė dėshtuar
    Lista e dėshtimeve tė Kryeministrit Thaēi dhe Qeverisė sė tij ka vazhdime sa serialet turko-latino-amerikane. Por, pėr dallim prej tyre, nuk ka fund tė lumtur.

    Nga Blerim Shala mė 18 tetor 2010 nė ora 12:32
    Mesdita e tė shtunės sė 16 tetorit 2010, na ktheu, rrėmbimthi, aty ku politika dhe shoqėria kosovare ishin nė mesnatėn e tė enjtes sė 19 nėntorit 2009, nė ngjarjen politike tė njohur si “Nata e Zanzibarit”, kur nė njė kafeteri tė Prishtinės, njė grusht politikanėsh tė PDK-sė, provuan ta gatuajnė fatin e Kosovės, tė gjithė qytetarėve tė saj, nė njė pėrpjekje tragji-komike tė grushtshtetit.

    Tani, LDK bėri atė qė ėshtė dashur ta bėjė nė mėngjesin e 20 nėntorit tė vitit tė kaluar: Pra, LDK mori qėndrimin tė dalė nga Qeveria e Kosovės, ku objektivisht asnjėherė nuk kishte hyrė si duhet, vendosi ta prishė njė Qeveri, qė realisht kurrė nuk ishte ndreqė si duhet, apo, t’i japė fund njė koalicioni tė ēuditshėm, i cili asnjėherė nuk kishte pasur nismėn e mbarė.

    Ėshtė ky njė epilog i natyrshėm, i logjikshėm, i njė procesi politik, i njė koalicioni qeverisės tė bėrė midis dy partive, tė cilat, tė thuash, nuk kanė gjė tė pėrbashkėt, dhe tė cilat nuk kanė mundur tė bashkėqeverisin: Ėshtė ditur menjėherė qė dikush do tė pėsojė nė njė koalicion tė kėsisojt dhe nga njė koalicion i kėtillė. LDK ėshtė dėmi kolateral i kėsaj qeverisje. I dėmtuari kryesor, ai qė mė sė shumti ka pėsuar, ėshtė qytetari i Kosovės, ose, Kosova nė pėrgjithėsi.

    Logjika dhe politika e Zanzibarit ka qenė nė pushtet, kėmbėkryq, nė kabinetin e Kryeministrit Thaēi jo nga 19 nėntori 2009, por nga 9 janari i vitit 2008, kur edhe u bė Qeveria e tij. Por, qė prej nėntorit tė vitit tė kaluar, Kosova, po qė se provojmė t’i analizojmė dukuritė politike me gjakftohtėsi, as qė ka pasur Qeveri tė njėmendtė, por vetėm Kryeministėr. Qė prej atėherė e kėndej, nė dhjetė muajt e kaluar pra, ėshtė zhveshur dhe ka dalė para nesh krejt lakuriq, si ai mbreti i pėrrallės, politika plotėsisht e dėshtuar e Hashim Thaēit, Kryepėrgjegjėsit pėr gjendjen kaotike nė tė cilėn ka mbėrritur Kosova nė vitin e tretė tė ekzistimit tė shtet.

    A mbani nė mend ēfarė ka ndodhur krejt qė nga Zanzibari e kėndej? A mundeni, nėse pėr pak ēaste mendoni nė vete, tė spikatni qoftė edhe dy-tri ngjarje tė mira qė janė shėnuar tek ne, e qė kanė si autor Kryeministrin Thaēi, nė kėtė harkun kohor qė lidh vjeshtat e dy viteve tė kaluara?

    Pėr gati pesė muaj, prej nėntorit 2009 e kėndej, Kryeministri Thaēi u pėrpoq tė na bindė se e ka kuptuar qė duhet tė ndryshojė goxha shumė qeverinė dhe qeverisjen, dhe qė kėtė do ta bėjė pėrmes riformatizimit tė saj. Ky ishte qėndrim i tij, jo i dikujt tjetėr. Nė fund, e dimė tė gjithė se ēfarė u bė me ndryshimet nė Qeverinė e prirė prej tij. Gjė prej gjėje.

    Tre muajt vijues, prej prillit 2010 e kėndej, pra, Kryeministri Thaēi u vetė-vu (u vetė-emėrua), Lideri i luftės kundėr korrupsionit dhe tė korruptuarve, duke premtuar fundin e kėsaj dukurie qė kėrcėnon nė palcė shtetin e Kosovės. Ky ishte qėndrim i tij, jo i dikujt tjetėr. Nė fund, e dimė tė gjithė se ēfarė u bė me luftėn kundėr korrupsionit tė prirė prej tij. Gjė prej gjėje.

    Nė dy muajt vijues, gusht, shtator, Kryeministri Thaēi mori edhe timonin e diplomacisė kosovare, duke na paralajmėruar dhjetėra njohje tė reja tė shtetit tė Kosovės, duke na bindur, madje, qė edhe Serbia na ka njohur si shtet (edhe pse kėtė, pėrndryshe, nuk po e dimė as ne nė Prishtinė dhe as ata nė Beograd). Flitej, madje qė Kosova shumė shpejt do tė mund tė trokasė edhe nė dyert e OKB-sė. Ky ishte qėndrim i tij, jo i dikujt tjetėr. Nė fund, e dimė tė gjithė se ēfarė u bė me njohjet e reja tė Kosovės. Njė shtet i vetėm ka pranuar pavarėsinė e Kosovės.

    Nė shtator, Kryeministri Thaēi dhe Ministri i tij i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, dhjetėra herė pėrsėritėn qė Kosova hiē mė larg se kah gjysma e kėtij muaji (shtator), do ta marrė Strategjinė pėr Liberalizimin e vizave. Ky ishte qėndrim i tyre, e jo i dikujt tjetėr. Njė muaj e mė shumė mė pas, ende nuk dihet se kur do ta nisė Kosova rrugėtimin pėr tė siguruar udhėtimin e qytetarėve tė saj pa viza nė Evropė.

    Kryeministri Thaēi ėshtė pėrpjekur vazhdueshėm tė na bėjė pėr vete kur bėhet fjalė pėr agjendėn ekonomike tė tij, e cila ėshtė dashur tė garantojė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik, ulje tė papunėsisė, investime nga jashtė, rritje tė buxhetit. Asgjė prej kėtyre premtimeve nuk ėshtė realizuar. Ēfarė dihet qė tash ėshtė qė kuleta-buxheti i Kosovės pėr vitin 2011, do ta ketė njė deficit prej afėr 330 milionė Eurosh, (apo, njė ēerek tė buxhetit tė tėrėsishėm tė Kosovės pėr vitin vijues), dhe qė kjo gropė buxhetore mund tė shndėrrohet nė humnerė financiare dhe politike pėr Republikėn e Kosovės, po qė se nė ndėrkohė nuk shitet PTK-ja pėr diku 300 milionė Euro.

    Dhe kėshtu me radhė. Kjo listė e dėshtimeve tė mėdha tė Thaēit dhe tė Qeverisė sė tij, ka vazhdime sa serialet turko-latino-amerikane. Por, pėr dallim prej tyre, nuk ka fund tė lumtur.

    Nė pėrgjithėsi, qė prej se ka marrė nė duart e tij qeverisjen me vendin, Hashim Thaēi, Kryetari i PDK-sė, ka preferuar politikėn e aktit tė kryer, duke mos e bėrė hesap askėnd nė kėtė politikėn vendore, thuajse vetė i ka sė paku 61 deputetė nė Kuvendin e Kosovės, dhe thuajse nė Kosovė nuk ka demokraci ku duhet tė respektohen ligjet dhe procedurat.

    Kulmi i kėsaj politike tė mbrapshtė tė Kryeministrit Thaēi u pa nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit tė Kosovės, kur u trajtua tema e privatizimit tė PTK-sė.
    Kryeministri Thaēi, nė kėtė rast, si asnjė tjetėr politikan nė kėtė historinė dhjetėvjeēare tė demokracisė kosovare, talli dhe poshtėroi Kuvendin e Kosovės. Nė kėtė mėnyrė, ai shkeli demokracinė kosovare dhe nėpėrkėmbi tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

    Ky politikan, thjesht, ka qeverisur keq, shumė keq me Kosovėn. Ky ėshtė thelbi i Qeverisė Thaēi. Kjo ėshtė pėrditshmėria e saj. E njė Qeverie qė duhet sė shpejti t’i takojė tė kaluarės. Nė mėnyrė qė Kosova tė ketė tė ardhme.

    (Blerim Shala ėshtė Nėnkryetar i Parė i Aleancės pėr Ardhmėninė e Kosovės. Kjo kolumne ėshtė shkruar enkas pėr Gazetėn Express)
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  3. #103
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Po nga Blerim Shala edhe nuk eshte prit tjeter shkrim!Fajtor jane te gjithe,perveq popullit qe nuk jane te ulur ne ato kolltuqe!Nje martes e dhunshme sigurisht qe do ta pesoj keq,ose do lind pasardhes dhunues,ose do shkurorzohen!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  4. #104
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Po nga Blerim Shala edhe nuk eshte prit tjeter shkrim!
    Mos gjete diēka te pavertete ne ate shkrim te Blerim Shales???
    Blerim Shala eshte ndoshta koka me e menqur ne Kosove.
    Flm Laguna qe e solle ate shkrim te Blerim Shales.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk u shquan LDK -istat si ministra e zv ministra ne qeverrine Thaqi..
    Pra ndonji humbje nuk eshte se ata lan zyrat.
    Ceshtja eshte tek figura qe krijohet per Kosoven ne syt e Botes.

    Kjo duhet ndrequr sa me shpejt.

    Nje miku im ka 4 jav qe perpiqet te kontaktoj nje kryetar komune (ska rendesi i kujt partie eshte) dhe deri tani asnji rezultat.
    Pra nje rrugaceri e lahperllyk ne zyrat e shtetit te Kosoves nga qendra deri ne komunat.


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-10-2010 mė 12:50

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mėnyra se si po veprojnė dhe si po punojnė udhėheqsat ton ėshtė tradhti ndaj popullit.Gabojnė rėnd nėse mendojnė se do tė ua dhėmė votėn nė zgjedhjet e ardhshme pa marr parasyshė qfare janė ato tė jashtėzakonshme apo te parakohshme.Marre u koftė e kurr ma mos fitovshi.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Me qen te vedishem,elektorati i LDK-se,as 1% te votave nuk ja dhan Sejdiut,sepse Sejdiu pa fije turpi vetem pse dha dorheqja nga Presidenti e prishi kualicionin duke e future vendin ne krize institucionale.
    Pra ata qe i dhan vote LDK-se,pas gjithe ketyre te kqijave qe ja solli Kosoves kjo prati Komuniste,ata per mua shkurt e shqip,jan INJORANTAT ME TE MDHEJ.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #108
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu Lexo Postimin
    (Blerim Shala ėshtė Nėnkryetar i Parė i Aleancės pėr Ardhmėninė e Kosovės. Kjo kolumne ėshtė shkruar enkas pėr Gazetėn Express)
    Blerim Shales, dikur i thonim "djali i Mahmut Bakallit" ndersa tash filluan edhe ta thrrasin "nėnkryetar i AAK-sė"! Pikėrisht ai edhe e pati sjellur Mahmutin ne AAK. Tash ai edhe zgjatet me rreshta dhe prononcime passi qe Ramushin e muaren nė Hagė, besa edhe i ka hije "djalit" te Mahmut komunistit te flet per demokracitė dhe....!

    Ndersa te tjerat rreth temes, LDK-ja asnjėher nuk i ka sjellur ndonji te mirė Kosoves, prej qe ėshtė themeluar dhe deri sot, asnjėher ne asnjė mėnyrė nuk ka punuar nė favor te Kosoves. Problemi ėshtė se PDK-ja dhe AAK-ja ende nuk kan arritur tė bėhen bashk dhe kjo edhe po i sjellė Kosoves dėme. Mendoj se ne tė ardhme do tė detyrohen.

    LDK-ja deri sot kan dhunuar voten dhe vullnetine anėtarve dhe votuesve sė tyre sepse kan bėrė kualicion me njė Parti qe ata nuk e deshirojnė.

    Disaher eshte kerkuar qe tė prishet ky kualicion dhe keta nuk e kan prishur!

    Tash, dy-tre muaj para zgjedhjeve, iken nga istitucionet qe vet i ndertuan dhe punuan tri vite nė ato istitucione me qellim qe tė dalin para opinionit si te paster!!

    Me LDK-nė nuk duhet tė bėjė askush kualicione sepse po shihet se sa te ligj se janė!! Vetem shiqojeni se si e i lanė Istitucionet dhe popullin nė krizė me qellim qe tė organizohen zgjedhjet e jashtzakonshme.

    Qellimi i LDK-istave eshte:

    - Mendojnė tė dalin para votuesve duke u asryetua pasi qe dihet se votuesve nuk u ka pelqyer lidhja e kualicionit me PDK-nė dhe ata sot perpiqen tė mashtrojnė popullin edhe njėher!

    - Nuk mund te shkojnė me njė proces normal nė zgjedhjet partiake pasi qe po shihet se bėhet fjalė per njė konkurencė nepermes votes dhe metodes demokratike.

    - Deshirojnė tė bėhen zgjedhjet ne kohen kur Ramush Haradinaj eshte nė Hagė!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 18-10-2010 mė 18:07
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Sulmohet vetura e Astrit Haraqisė

    Publikuar: Sot, mė 18 tetor 2010

    *

    Prishtin, 18 tetor - Vetėm pak orė pas prishjes sė koalicionit LDK-PDK, vetura e anėtarit tė Kryesisė sė LDK-sė, Astrit Haraqija, ka qenė cak i sulmit nga persona tė panjohur. Lajmin e ka konfirmuar pėr KTV-nė vet Haraqija. Tė shtunėn nė mbrėmje vonė, veturės sė Haraqisė para banesės sė tij nė Prishtinė, i janė thyer komplet xhamat, dhe ka pasur edhe tė tjera dėmtime. Akti ndodhi vetėm pak orė pasi qė nė mbulimin special tė ngjarjes nė KTV, Haraqija tha se “Fatmir Sejdiu po e shkatėrron LDK-nė dhe se prishja e koalicionit nė kėtė kohė, ėshtė ngjarja mė tragjike qė prej vdekjes sė Ibrahim Rugovės”. Qėndrimi i tij i fortė nė kundėrshtim tė aktit tė sė shtunės, ėshtė hedhur poshtė nga dega qė e udhėheq nė Gjakovė, njė pjesė e sė cilės i kanė dhėnė pėrkrahje Kryesisė nė Prishtinė. Haraqija pėrkrahė kandidaturėn e Bujar Bukoshit pėr kryetar tė LDK-sė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rexhepi: PDK pro mbajtjes sė zgjedhjeve kėtė vit

    Publikuar: Sot, mė 18 tetor 2010

    Prishtinė, 18 tetor - Ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi ka thėnė se zgjedhjet duhet t’i caktoj ushtruesi i detyrės sė presidentit. PDK-ja sipas tij ėshtė pėr mbajtjen e zgjedhjeve sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur. Ai ka kundėrshtuar krijimin e qeverisė teknike, duke thėnė se qeveria aktuale ėshtė legale deri nė pėrfundimin e zgjedhjeve me cka do tė formohej qeveria e re. Rexhepi ka thėnė se deri atėherė tė gjitha punėt duhet tė kryhen nga kjo qeveri. Ai nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė zgjedhjet tė mbahen edhe nė dhjetor tė kėtij viti. Kėto komente Rexhepi i ka bėrė pas takimit tė Komisionit pėr Integrime.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •