Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Shqipëri: U varros Remzi Veseli i vrarë mbrëmë Kryetari i Komunës Tërthorë në Kukës,

    Kryetari i Komunës Tërthorë në Kukës, Remzi Veseli, i vrarë mbrëmë afër shtëpisë së tij, është varrosur sot.
    Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë të afërm, miq, shokë të punës, e të tjerë.
    Policia ka thënë se ai ishte vrarë mbrëmë vonë, në veturën e tij në një lagje të Kukësit.
    Policia kishte ndaluar disa persona për t’i marrë në pyetje, por njoftoi se ende nuk ka të dyshuar. Policia ka ofruar çmimin prej 50 mijë dollarësh për informacione, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
    I ndjeri, Remzi Veseli, 35 vjeçar ishte anëtar i Partisë Socialiste në opozitë.
    Lideri i PS-së, Edi Rama, e ka dënuar vrasjen duke thënë se ajo “tregon se sa e vështirë është gjendja”.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Ja, kjo eshte Shqiperia jone e dashur.... paguhen lek per cdo vrasje qe ndodh per te marre informacione, duke e ditur fare mire qe nuk do kete rezultat! Te vritet nje person ne deren e shpise se tij, duke mos patur armiq ( te pakten kshu shkruhej ne gazeta) mendoj qe ka lidhje vetem me "postin" e tij ne poltike.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Vritet kreu i komunës Terthore në Kukës

    "Tigri i Lumës"

    Remzi Veseli, u qëllua në derë të shtëpisë, tri here me armë zjarri nga një person i paidentifikuar.



    Kukës - Vritet në një atentat në derë të shtëpisë, kreu i komunës Tërthore, Remzi Veseli, 40 vjeç nga fshati Morinë, banues në Kukës, ndërsa njihej me emrin "Tigri i Lumës", pasi ishte shumë aktiv politikisht, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur edhe ishte zgjedhur, kishte përfaqësuar Partinë Socialiste.

    Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, kur persona ende të panjohur qëlluan Veselin, sapo ai zbriti nga automjeti i tij i punës fuoristradë e markës "Mitsubishi" me targa të Kukësit me ngjyrë jeshile.

    Burime të Drejtorisë së Policisë së Kukësit pohuan se viktima u qëllua në mënyrë të menjëhershme nga një person, i cili mbetet ende i paidentifikuar, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    Burimet e policisë nga vendi i ngjarjes pohuan mbrëmë se viktima u qëllua tri herë me një armë zjarri pistoletë, duke i shkaktuar tri plagë të rënda Veselit në trup. Ende nuk ka ndonjë version të policisë në lidhje me ngjarjen, ndërsa dyshimet e Policisë janë drejtuar në pistat e një vrasjeje për motive personale, për shkak të grindjeve apo për motive të tjera, që mund te kenë lidhje me punën e tij.

    Gjithsesi, hetuesit ndonëse nuk e pohojnë, nuk përjashtojnë pistën e motiveve politike, duke qenë si ai ishte angazhuar mjaft aktivisht në politikë, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Versioni i parë për hetuesit është ai i një konflikti që kanë pasur vëllezërit e tij me disa persona në qytetin e Kukësit, por burimet pohojnë se pas konfliktit ata janë pajtuar.

    Ndërkaq, para pak vitesh, Remzi Veseli, ka debatuar edhe është konfliktuar në një lokal në Kukës, me deputetin aktual të Partisë Demokratike, Fatos Hoxha.

    Kreu i komunës Terthore të Kukësit, Remzi Veseli, 40 vjeç nga fshati Morinë, banues në Kukës, mbeti i vdekur në vend nga plagët e marra. Krimi ndodhi vetëm pak metra larg shtëpisë private të kryetarit të komunës, e cila ndodhet pranë zyrave të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në qytetin e Kukesit.

    Veseli është vrarë fare pranë oborrit të shtëpisë, sapo ka zbritur nga autovetura e tij, ndërkohë që autori mundi të shfrytëzonte errësirën për t'u larguar nga vendi i krimit. Të afërmit e të vrarit menjëherë kanë dalë në oborr, ndërsa kanë parë njeriun e tyre të mbytur në gjak.

    Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Kukësit, por mjekët kanë konstatuar se pulsi i tij nuk jepte shenjë. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të policisë së Kukësit, por pa mundur të ndalojnë apo identifikojnë ndonjë të dyshuar. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kryetari i komunës Terthore është parë duke pirë kafe në një nga lokalet e qytetit të Kukësit, vetëm pak minuta para se të vritej.

    Policia ka shoqëruar pronarin e lokalit dhe personelin e shërbimit ku kishte pirë kafe Veseli, për të marrë prej tyre të dhëna dhe informacione të mundshme mbi bisedat që kishte bërë kreu i komunës së Terthores me ta. Gjithsesi mësohet se gjatë qëndrimit në lokal pronari apo personeli i shërbimit nuk kanë vënë re ndonjë shqetësim të klientit të tij.

    Veseli kishte mandatin e dytë si kryetar komune

    Remzi Veseli kishte mandatin e dytë në krye të komunës Terthore, e cila përfshin fshatrat Morinë, Bardhoc, Gjegjan e Pobreg.

    Dy fshatrat e kësaj komune shtrihen përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, ndërkohë që të gjithë fshatrat e komunës Terthore përshkohen nga autostrada Milot-Kukës-Morinë.

    Ai ishte përfaqësues i Partisë Socialiste dhe ishte nga të paktët (vetëm dy) drejtues të pushtetit vendor që përfaqësonte subjektin e majtë në qarkun e Kukësit. Burime nga selia rozë e Kukësit bëjnë të ditur se Remzi Veseli ishte kandidatura më e mundshme për kreun e komunës Terthore për zgjedhjet e 8 majit të vitit të ardhshëm.

    Konfliktet

    Konflikti i vëllezërve


    Pak muaj më parë, vëllezërit e kreut të Komunës Terthore, Remzi Veseli, mësohet se janë përfshirë në një konflikt banal mes tyre. Grindja dhe përplasja mësohet se kanë kaluar deri në konfrontim fizik, por më pas gjithçka është shuar.

    Falë ndërhyrjes së vetë kreut të komunës, palët janë ulur dhe pasi kanë shkëmbyer vizita në shtëpitë e njëri-tjetrit, janë pajtuar, duke harruar edhe konfliktin që kishin pasur mes tyre. Hetimi i mundshëm i policisë në këtë version, mund të mos nxjerrë ndonjë fakt, pasi palët, sipas burimeve, janë pajtuar.

    Përplasja me deputetin

    Së paku tri vite të shkuara, deputeti i Partisë Demokratike të Kukësit, Fatos Hoxha është konfliktuar në një lokal në Kukës, me kryetarin Komunës Terthore, Remzi Veselin. Konflikti mes tyre sipas burimeve të policisë në atë kohë kishte pasur karakter politik. Jo vetëm kaq, por të dy ata ishin konfliktuar mes tyre deri në atë masë sa ata janë konfrontuar edhe fizikisht.

    Pas ngjarjes në lokalin ku janë përballur të dy përfaqësuesit e subjekteve politike kundërshtare, kanë mbërritur edhe efektivët e policisë të cilët, pas kallëzimit të deputetit Hoxha, ndaluan dhe arrestuan kryekomunarin e Terthores, i cili më pas u la i lirë nga prokuroria.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Zbulohet autori që ekzekutoi kryekomunarin e Tërthorës

    Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili qëlloi dje në mbrëmje me armë mbi kreun e komunës së Tërthorës në Kukës. Remzi Veseli, u qëllua nga autori 3 herë në momentin që ishte duke mbërritur në shtëpinë e tij, rreth orës 21 e 25 minuta të mbrëmjes së djeshme. Remzi Veseli, kryetar i komunës Tërthorë në Kukës ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin rajonal të qytetit.

    40-vjeçari kishte marrë 3 plumba në kokë, çka e bëri të pamundur mbajtjen e tij në jetë. Autori i kishte zënë atij pritë në këtë vend fare afër banesës, për ta qëlluar më pas nga një distancë fare e afërt. Ai është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, e cila për arsye hetimi nuk ka dhënë me tepër detaje. Fillimisht u dyshua për një vrasje për shkak të detyrës, por burime të rezervuara nga policia e Kukësit bëjnë me dije se motiv i krimit ka qenë një konflikt për motive të dobëta mes viktimës dhe agresorit. Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje disa persona, përfshi të afëm, familjarë dhe punonjës të komunës Tërthorë, ndërkohë që policia ka nisur krehjen e zonës dhe kontrollin e personave të dyshimtë. Në komunikatën e saj për ajo bën të ditur se ka vënë në dispozicion të çdo informacioni të dobishëm shumën prej 5 milionë lekësh. Veseli ushtronte mandatin e dytë në krye të komunës Tërthorë si përfaqësues i Partisë Socialiste.


    Policia: Shpërblim 5 mln lekë për kapjen e autorit

    Policia e Kukësit nëpërmjet një deklarate bën me dije se ka vendosur në dispozicion të personave që japin informacion mbi vrasësit e kreut të komunës Tërthore në Kukës, Remzi Veseli, shumën prej 5 mln lekësh. Sipas policisë, do të garantohet anonimati për personat që japin informacion. Në dispozicion të tyre janë vendosur numrat 0694110233, 0694106303.

    Kryekomunari përcillet në banesën e fundit

    Në orët e drekës së ditës së sotme, të afërmit dhe miqtë kanë përcjellë për në banesën e fundit kreu e komunës Tërthorë në Kukës, Remzi Veseli i ekzekutuar një natë më parë në oborrin e shtëpisë së tij. Ceremonia mortore është zhvilluar në orët e drekës, ku kanë marrë pjesë të afërm, miq e kolegë të viktimës. Ndërsa më herët familja Veseli është vizituar dhe nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky i fundit duke kujtuar vrasjen e Fatmir Xhindit u shpreh se Remzi Veseli është opozitari i dytë që vritet në derë të shtëpisë në prag të një fushatë. Shteti vazhdon të jetë memec”, tha Rama, ndërsa shtoi se policia po shpërdorohet për hir të pushtetit.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    eshte identifikuar, por nuk jep informacion per arsye hetimi ne te njejten kohe shperblen ate qe jep informacion, hajde merre vesh

  6. #6
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Po ca degjova une, ky kishe shkerdhyer gjysmen e grave te fshatit, prandaj e kishin vrare!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    paska qen i ndjeri dhe mysafir ne dasmen e edvinit.

    keshtu thosh nji gazet.

    desha me dit cka po thojn kuksi per kte njeri.

    ka kuksian ktu?

    si njihej i ndjeri ne popull?

    uroj te gjindet vrasesi e te jap llogari.

    sic thosh nji gazet .. komuna ku i ndjeri ishte kryetar gjindet ne anet e autostrades shqiperi-kosove... pra kukes-morine..
    dihet se po behet luft e madhe per anet e autostradave ne shqiperi.
    luhet parja e madhe sepse gjith peshkaqenet duan te kene pjeset e tyre buz rrugve qe te ndertojne benzinatat fitim prurese e tjera bizneso hotelo-bordelo etjetj.

    kuptohet se edvin dokles i erdhi shum per shtat kjo vrasje.
    ata e shohin kte rast si nje shi ne kallamoq tyne.. me i shtue radhet e caushistave per revolucionin e nentorit.. meqe per tetor nuk ju eshte dukur aq i plote falanga caushe..
    me kte rast u shtohen dhe ca causher lumo-kukso-shistavecoista dokle paskal gjinushista.

    qeveria memece per xhindin thot edvini.

    po hape sqepin ti mo edvin ruc.. e trego.. qe di se sa veze prodhojne cdo pule ne furrik te cdo roskoveco-kurjano-zharrzo laluci..




    ..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Une nuk e di pse shteti shqiptare nuk e qarmatose popullin.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir e ke o Feg.

    puna pare e cdo qeverie kjo duhet te jete.
    mbledhja e armes deri ne te fundit fishek.

    -----


    ja cthot shekulli dhe komentatorret

    --

    Rrëfen Bilbil Veseli: Im vëlla, Remziu u ekzekutua sepse do rikandidonte L.Cela/B.Shala | 27/10/2010 | Lajm i fundit | 60 KOMENTE | SHARE | - +
    [ posto kete artikull ne faqet me poshte ] del.icio.us blinklist digg Facebook Furl ma.gnolia Newsvine Pownce reddit StumbleUpon Technorati Twitter

    KOMENTET | KODI EMBED | VIDEO TE TJERA | FORMAT KINEMA [ kodi embed per kete video ]

    Zakoni dhe nderi e do të tregohet burrë ani pse dje gjysmën e shpirtit të tij duhet ta varroste pëgjithmonë. Qëndron në krye të burrave paçka se dhimbja ka shkërrmoqur çdo fije burrërie të Bilbil Veselit. Është mbledhur sa një grusht dhe lotët e tradhtojnë në përpjekjet e tij të mundimshme për t'u treguar i fortë edhe në ditën më të zezë të jetës së tij. E për të nuk ka gjëmë më të madhe se sa të shohë në prag të shtëpisë vëllain e masakruar nga plumbat. Në një intervistë për "Shekullin", Bilbil Veseli rrëfen ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e së hënës ku sipas tij i vëllai, Remziu, është ekzekutuar vetëm për arsye politike. E për të vërtetuar këtë, Bilbili të thotë se Remziu do të kandidonte sërish në zgjedhjet lokale. Dhe ky është motivi masakrës të së henës në familjen Veseli.


    Z. Bilbil kur ka qenë momenti i fundit që keni biseduar me Remziun?
    Pasditen e së hënës ka qenë hera e fundit që e kam parë dhe folur me tim vëlla. Rreth mbrëmjes, aty nga ora 18-të doli në qytet. Nuk di të kishte ndonjë takim por zakonisht Remziu dilte për kafe ku takonte miqtë e tij. Doli për mos u kthyer më i gjallë.


    Kishte ndonjë takim të veçantë të hënën?
    Jo. Tha se do të dilte thjesht për kafe.


    Dhe ju si e mësuat lajmin e vrasjes së tij?
    Unë e gjeta në pragun e derës të rrëzuar përpara makinës së tij. Ishte i mbytyr në gjak dhe nuk besova se kishte vdekur. Menjeherë e kam çuar në spital me shpresën se ishte gjallë por gjithçka kishte përfunduar.


    Z. Bilbil ju nuk keni dëgjuar asgjë?
    Ne ishim të gjithë në shtëpi dhe aty rreth orës 21 e 30 minuta kam dëgjuar tre të shtëna por nuk u alarmuam sepse menduam se mos ishin fishekziarre që hidhnin fëmijët. Paçka se na u duk e çuditshme që në atë orë dhe me atë kohë, binte shumë shi, të hidhnin fishekzjarre, nuk kam luajtur nga shtëpia për disa minuta të tëra. Por më vonë dola në verandë dhe pashë derën e madhe të hapur. Dritat e makinës së Remziut ishin të ndezura. Kam vrapuar menjëherë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe aty e gjej tim vëlla të mbytur në gjak. Nuk e kuptova që ishte në grahmat e fundit të jetës.


    Ju nuk keni parë asgjë tjetër?
    Jo. Në rrugë nuk kishte këmbë njeriu ndërsa Remziun duket se e kishin vënë në pritë teksa po hapte portën e avllisë për të hyrë brënda në shtëpi. E kanë gjuajtur pas koke.


    Z. Bilbil, a jeni në dijeni nëse Remziu kishte konflikte qoftë për hir të detyrës së tij?
    Jo. Deri më tani Remziu nuk më ka treguar qoftë dhe një rast të vetëm të kishte probleme me detyrën apo dhe me njerëz të ndryshëm në qytet. Jo vetëm ai por dhe ne si familje nuk kemi asnjë konflikt apo hasmëri me askënd në Kukës.


    Por kohët e fundit, qoftë dhe gjatë ditës së hënë, a keni konstatuar ndonjë shqetësim tek Remziu?
    Jo. Përkundrazi. Të hënën ndihej i gëzuar. Dhe gjatë gjithë kohës tregonte ceremoninë martesore të Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Ishte i lumtur që kishte marrë pjesë në këtë festë dhe ia rrëfente gjithkujt. Jo. Remziu nuk kishte asnjë problem për të cilin duhej të merakosej.


    Deri sa ju thoni që Remziu nuk kishte asnjë konflikt, për çfarë arsye mendoni se është ekzekutuar vëllai juaj?
    Remziu është ekzekutuar vetëm për arsye politike dhe për këtë unë jam i bindur. I ka fituar dy herë zgjedhjet në komunën Tërthorë dhe do të kandidonte sërish. Remziu ishte i bindur që do të fitonte dhe kjo më sa duket nuk i ka përlqyer kundërshtarëve të tij. Është vrarë për t'i liruar rrugën të tjerëve.


    Po pse ka pasur Remziu konflikte politike, qofshin këto dhe me kundërshtarët e tij?
    Të drejtpërdrejta jo. Por e vetmja mënyrë që kundërshtarët e tij të fitonin zgjedhjet në atë zonë ishte eliminimi i Remziut dhe këtë bënë.





    Kreyeplaku i fshatit Tërthotë tregon se Remzi Veseli nuk ka patur asnjë konflik të zonë


    Tërthorë, aty ku vajtohet kryetari mes skamjes dhe varfërisë


    Dyert e shkollës janë të mbyllura. Do fëmijë që luajnë në oborr të thonë se mësuesit kanë shku për mort. Edhe komuna e Tërthorës, aty ku deri dy ditë më parë drejtonte punët 42- vjeçari Remziu Veseli, i ka dyert e mbyllura. Të vetmit njerëz që gjen janë ca burra të moshuar që pijnë kafenë e hidhur në lokalin e vetëm të fshatit. Kanë disa orë të mira që qëndrojnë aty pasi tymnaja e duhanit ka mbushur çdo hapësirë të asaj dhomëze të vogël të quajtur lokal e të zë frymën. Burrat janë të ngrysur e nuk ia kanë fort ngenë rrëfimeve për njerëz të huaj. Ndërkohë që lajmi i vrasjes së kryetarit të tyre duket se ka shokuar krejt zonën ku tre vjet të shkuara është votuar për të dytën herë Remziu. Nga 100 shtëpi që ka fshati Tërthorë të paktë janë burrat që nuk kanë shkuar dje për mort tek Veselajt. Këtë të thotë Vehap Ademi, ish mësuesi i matematikës së Remziut. Fjala e mirë që ndante me çdokënd duket se ka ngjalllur respektin e tërë banorëve të komunës e cila numëron 3500 banorë të shtrirë në 6 fshatra. Për 6 vitet që ka drejtuar këtë komunë, duket se mirësia apo zgjidhja e ndonjë halli të vogël ka qenë ajo çka ka mundur që Remzi Vezeli të bëjë për ata njerëz që e votonin. E hall i vogël në Tërthorë është një thes miell. Vehbi Ademi të thotë se nuk janë të pakta rastet që Remziu blinte thasë mielli për bashkëfshtarët e tij. Veç kësaj, s'ka mundur të bëjë asgjë më shumë kryekomunari i votuar për të dytën herë. Banorët e komunës Tërthorë jetojnë në kufijtë e mjerimit. Fshati nuk ka një pëllëmbë rruge të shtruar paçka se pak hapa e ndajnë nga autostrada luksoze Durrës -Kukës. 3500 banorët e zonës vuajnë për pikën e ujit e frymën e mbajnë gjallë me "bukën e qeverisë". Kradi Shahu, kryeplaku i fshatit të thotë se njerëzia aty jeton me asistencë të cilën edhe atë duhet të shkojnë ta marrin në Kukës. Sipas tij, që kur në krye të komunës është zgjedhur Remzi Veseli, që i përket Partisë Socialiste, dora e qeverisë nuk është ndierë në këto anë. Kadriu të tregon se njerëzit aty mbajnë frymën gjallë me lista në dyqanin e tij që ka vetëm asortimente ushqimore. "Në fshat nuk ka punë, po kështu as toka nuk punohet se nuk ka ujë. Njerëzit marrin thesë me miell dhe i paguajnë kur marrin asistencën. Vetëm në Tërthorë, nga 100 shtëpi që ka fshati vetëm tre burra punojnë"-të thotë kryeplaku Kadri Shahu. Sipas tij, po kaq në mjerim gjënden dhe pesë fshatrat e tjerë të komunës të cilat janë shtrirë përgjatë autostradës qindra miliona euroshe që më shumë se sa në perëndim të rikthen në poemën e mjerimit të Naimit. Por varfërisë burrat e këtyre anëve dinë t'i dalin zot. Por dert kanë me hasmin që të pret në derë. Ndaj i madh e i vogël në Tërdhorë flet për ekzekutimin e dy netëve më parë të kryetarit të tyre. "Është e pamundur që Remziun ta kenë vrarë për ndonjë konflikt këtu në fshat apo për çështje pronësie të tokave. Remziu ishte tip i komunikueshëm dhe me zemër të madhe paçka se nuk ishte në dorën e tij të bënte shumë për banorët e kësaj zone",-të thotë kryeplaku mendimi i të cilit përforcohet edhe nga ish- mësuesi i matematikës. Burrat e kësaj zone të thonë, se gjëma në shtëpinë e Veselajve nuk ka ardhur për shkak të punëve të shtetit që Remziu kryente në këto fshatra. Përkundrazi. Megjithëse në mjerim të plotë, çdonjëri prej tyre është mirënjohës qoftë për fjalën e mirë apo për thesin me miell që jo rrallë herë kryekomunari ka paguar për bashkëfshatarët e tij. Ndaj dhe dje fshati Tërthotë Ishte i shkretë, aq sa dukej se gjëma e mortit ka rënë në 100 dyert e këtij fshati anës autostradës por pa një pëllëmbë rrugë të shtruar.




    Orët e fundit të Rezmi Veselit, nga kafja në pritën e ekzekutimit

    Kafeja në një lokal, jo ndër më të frekuentuarit e qytetit të Kukësit, janë orët e fundit të jetës së kryetarit të Komunës Tërhorë, Remzi Veseli. Lokali gjëndet në një zonë në të dalë të qytetit dhe më së shumti shërben si qendër e internetit ku të rinjtë "vrasin" kohën në Kukës. Rreth orës 19-të të së hënës ka mbërritur në këtë lokal dhe Ramziu që sipas gjasave është ftuar aty nga djemtë e xhaxhallarëve të tij. Djaloshi që i ka shërbyer kafen, Renatoja, të thotë se fillimisht të ulur në tavolinën e fundit të lokalit, (ka vetëm pesë të tilla) gjëndeshin kushërinjtë e Remziut i cili është bashkuar me ta pak më vonë. Renatoja rrëfen se mes tyre nuk ka vënë re asnjë gjë të dyshimtë ndërkohë që kushërinjtë kanë gjerbur kafene për nja dy orë të mira. "Nuk di për çfarë kanë biseduar por pasi u ngritën ata u ndanë dhe shumë më vonë kam dëgjuar për vrasjen e Remziut",-të rrefen kamarieri. Por duket se pikërisht këto minuta kanë ndarë nga jeta kryetarin e Komunës së Terthorës. Prej këtij momenti askush nuk ka parë dhe dëgjuar gjë për të deri sa i vëllai e ka gjetur të masakruar në derën e shtëpisë. Të paditurin bën edhe një prej kushërinjve të Remziut. Dashnor Veseli është një prej kushërinjve të kryetarit të komunës me të cilët ai ka pirë kafenë e fundit të jetës së tij. "Ne pimë thjesht një kafe dhe kemi biseduar për gjëra normale. Pastaj, atyre rreth orës 21, jemi ngritur nga lokali. Remziu hipi ne makinë dhe tha se do të shkonte në shtëpi. Ndërsa unë me dy vëllezërit e tjerë u larguam bashkë. Pas një ore na ka telefonuar Bilblili ku na ka treguar çfarë ka ndodhur",-rrëfen për gazetën "Shekulli" kushëriri i viktimës. E ndërsa sipas vëllezërve kafeja e fundit me Remzi Veselin ka qenë thjesht një takim formal mes kushërinjsh, burime të policisë thonë se pak kohë më parë mes tyre ka pasur një konflikt motivet e të cilit janë ende të paqarta. Por megjithëse në Kukës përflitet një zënke e tillë në shtëpinë Veseli kjo ngjarje mohohet të ketë ndodhur. Dashnor Veseli thotë se Remziu nuk ndihej i shqetësuar apo i kërcënuar ndërkohë që grupi hetimor ka renditur zënkën në një nga pistat e mundshme për të zbardhur ngjarjen që dy ditë më parë tronditi qytetin e Kukësit.




    Pistat e hetimit, nga konfliket personale deri tej ajo për shkak të detyrës


    Orët e vona të natës dhe shiu i rrëmbyeshëm i së hënës duket se ka qenë mburoja më e mirë e autorit të krimit që me tre pluma i ka marrë jetën Rasim Veselit. Ndaj dhe 20 personat e shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Kukësit nuk kanë dëshmuar asnjë fakt të rëndësishëm për grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes që dy net më parë tronditi opinionin publik në qytetin e Kukësit. Përveç tre gëzhojave të plumbave që mendohet të jenë lëshuar nga një pistoletë e tipit TT dhe ekspertizën mjekoligjore ku saktësohet se vdekja e kryekomunarit Veseli është shkaktuar si pasojë e plumbave të marra në kokë, grupi i hetimit nuk ka ende asnjë provë për të zbardhur ngjarjen. Megjithëse gupi hetimor i policisë së Kukësit është mbështetur edhe me ekspertë të dërguar nga Tirana, të cilët vazhduan ekspertizën në vendngjarje edhe paraditen e së martës deri në orët e vona të natës nuk ka patur një autor të dyshuar si ekzekutuesi i kryetarit të Komunës së Tërthorës. Por e vetmja deklaratë zyrtare që bëjnë burimet e policisë dhe ato të prokurorisë së rrethit është se momentalisht po hetohet në tre pista kryesore zbardhja e të cilave shpresohet të çojë grupin hetimor drejt autorit të krimit.
    ***
    Zbardhja e tabulateve telefonike është kthyer në orët e vona të mbrëmjes në thembrën e Akilit të grupit hetimor të ngritur në policinë e qytetit të Kukësit. Sipas hetuesve besohet se kryetari i Komunës, Rasim Veseli, është thirrur në pritë ndërkohë që pasditen e djeshme janë ngritur edhe pistat e para të hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Kështu burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pista e parë në të cilën po punohet është ajo e një konflikt të mundshëm të viktimës me banorët e komunës që Veseli drejtonte prej disa vitesh. Shkak i këtij konflikti hetuesit besojnë se mund të ketë qenë procesi i shpronësimeve në autostradën Durrës- Kukës. Por jashtë vëmëndjes së grupit hetimor nuk është lënë as pista për shkak të detyrës që kryente 40 vjeçari Rasim Veseli. Hakmarrja politike, për të cilën familjarët e viktimës dyshojnë se ka ndodhur ngjarja, është një tjetër pistë që po hetohet dhe për këtë janë thërritur të dëshmojnë jo vetëm anëtarët e familjes Veseli por edhe kolegë të tij. Por krahas këtyre dy pistave, grupi i hetimit nuk ka përjashtuar as pistën e një konflikti personal që viktima mund të ketë pasur me ndonjë person gjatë ditës së ngjarjes. Por gjithsesi, përveç numrit të madh të personave të shoqëruar në policisë deri në orët e vona të natës, policia e qytetit të Kukësit kishte të qartë vetëm ngjarjen e ekzekutimit të 40 vjeçarit Rasim Veseli. Ekzekutimi i i drejtuesit të komunës Tërthore është bërë në mënyrë mafioze në lagjen numer tre të qytetit të Kukësit.Vrasësit kanë shfrytëzuar natën, kohën me reshje të dëndura shiu si dhe vetë faktin se në këtë lagje mungon ndricimi i rrugëve dhe trotuareve, për të kryer qetë punën e tyre.
    Bazuar nga të dhënat e ekspertizës, rezulton se autorët i janë afruar viktimës në momentin kur ka zbritur nga automjeti i tij për të hapur porten. Vrasesit i janë afruar në një distancë të afërt duke e qëlluar me pistoletë me tre plumba në kokë. Më pas mendohet se autorët janë larguar në këmbë duke dalë jashtë qytetit. Ndërkohë që policia nuk mohon se vrasja mund të jetë kryer në mënyrë të organizuar dhe se në të kenë marrë pjesë disa persona të cilët ende janë të lirë e ndoshta i kanë dhënë dje lamtumirën kryetarit të komunës Tërthorë






    Dje ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka përjashtuar mundësinë e vasjes së kryekomunarit në Kukës Remzi Veseli, për shkak të detyrës që ushtronte, ndërsa u shpreh se ka një angazhim maksimal për zbardhjen e kësaj vrasje. "Ekspertët më të mirë të policisë së shtetit janë vënë në dispozicion të zbardhjes së kësaj ngjarje, po hetohet në disa pista, për momentin duket se përjashtohet vrasja për arsye të detyrës"- u shpreh Basha


    Kreu i PS-se Edi Rama ka ngushelluar sot familjaret e kreut te komunes Terthore, Remzi Veseli dhe ka kerkuar pergjigje urgjente nga shteti per zbardhjen e vrasjes qe ai e ka cilesuar makabre.


    Sipas Rames, Veseli eshte i dyti opozitar qe vritet ne dere te shtepise dhe ne prag te fushates zgjedhore. Ai ka deklaruar se ministri i Brendshem eshte nje drejtues i padenje, ndersa ka theksuar se situata e krimit, tregon hapur e qarte gjendjen reale ne te cilen ndodhet vendi.


    Përplasja me deputetin
    Së paku tri vite të shkuara, deputeti i Partisë Demokratike të Kukësit, Fatos Hoxha është konfliktuar në një lokal në Kukës, me kryetarin Komunës Terthore, Remzi Veselin. Konflikti mes tyre sipas burimeve të policisë në atë kohë kishte pasur karakter politik. Jo vetëm kaq, por të dy ata ishin konfliktuar mes tyre deri në atë masë sa ata janë konfrontuar edhe fizikisht. Pas ngjarjes në lokalin ku janë përballur të dy përfaqësuesit e subjekteve politike kundërshtare, kanë mbërritur edhe efektivët e policisë të cilët, pas kallëzimit të deputetit Hoxha, ndaluan dhe arrestuan kryekomunarin e Terthores, i cili më pas u la i lirë nga prokuroria.




    60 KOMENTE

    Ti, klloun, qe kerkon te besh jo vetem rolin e analistit por dhe te ekspertit te luftes kunder krmit, meso mire abc-ne dhe pastaj hajde dhe jep mendje.Nga menyra si llogjikon dhe kerkon te japesh "mendim", flet per ate qe nuk je shume i parendesishem ne kete qeveri kriminale.Po ti mor njeri me tru teresisht te thare,duhet te kuptosh me elementaren, qe te mos "biesh brenda" siç ke rene me fjalet e tua.Ai qe ka ngrene hudhrra thote populli, bie ere, por dhe gjuhen e çon tek dhemballa e prishur atij qe i dhemb.Lidhja qe kerkon t'i besh ngjarjes apo krimit politik ne fjale me krimin politik ndaj deputetit Xhindi, per e nxjerre palagur apo te pafajshme qeverine tende, flet per nje avokati mjerane te krimit te organizuar politik por dhe ordiner qe perfaqsohet nga keta qe te vrasin naten dhe te qajne diten, pjese e te ciles je dhe ti.


    Vëzhguesi F replike per komentin nga Mentari | October 27, 2010 10:54 AM | Repliko

    Po pse ndodh konkretisht kur PS-ja pergatitet per dicka?Ne nje kishe futet njehere nje i krishtere fanatik, dhe ja u theu ter kryqet e vareve te krishtera?Hidhen te krishteret jo fanatike dhe mendojne se myslimanet qenkerkan te poshter???


    beni | October 27, 2010 10:30 AM | Repliko

    ngushellimet e mia me te sinqerta familjes.
    dhe si te gjitha vrasjet e tjera dhe kjo vrasje do te kaloje ,
    ne fillim behet nje buje e madhe dhe pastaj ngelet enigme ashtu si vrasja e azem hajdarit,trebickes apo e fatmir xhindit,remzi hoxhes,etj etj....
    c'behet keshtu ca ben qeveria apo mos ndoshta valle edhe qeveria ???????


    albani | October 27, 2010 10:26 AM | Repliko

    NGUSHLLIME FAMILJES TE NDIERIT.VLLAJ I TIJ PER MENDIMIN TIM ESHTE NGUTUR.AI DUHET TE PRES HETIMIN E CESHTJES,SEPSE MUND TE JEN TE TJERA GJERA.JAM I SIGURT SE DIKUSH JA KA MESUAR KTO FJAL,QE TE PERFITOJ POLITIKISHT NDONJE FORC POLITIKE.


    Mark uk | October 27, 2010 9:58 AM | Repliko

    Shqiptaret e zgjuar duhet qe te krijojne nje organizate qe te merret me eliminimet
    fizike te te gjithe atyre qe jane bere e keqja e Kombit.Ne krye te listes duhet qe te vendoset Sali Berisha dhe familja e tij.


    The people replike per komentin nga Mentari | October 27, 2010 9:42 AM | Repliko

    Cudi, si eshte e mundur qe edhe ne kete ngjarje makabre del emri i "engjellit" Tos hoxha, nje person i depersonalizuar per shkek te epsheve te tij, vecanerisht per para e vepra te tjera te rruges se ndyre!!!


    AnilaR | October 27, 2010 9:39 AM | Repliko

    ngushullime per familjaret


    llazarcyco | October 27, 2010 9:35 AM | Repliko

    Ngushllimet me te siqerta nga Konispoli
    per familjen e Remzi Veselit


    jashik | October 27, 2010 9:03 AM | Repliko

    ngushullime familjes se te ndjerit.Vrasja e te ndjerit duhet kundershtuar me forcen e ligjeve tona.Eshte shum heret te spekullosh se i ndjeri eshte vrare per aresye politike sepse ato qe jan me te vertet politike jetojne e defrehen ne Tirane dhe jo ne skajet e vendit.Akuzat se gjoja ai eshte vrare per poltike se sepse na paska qen kryetar i partise socialiste eshte nje spekullin shum i keq dhe nuk e ndihmon drejtesine tone.Paragjykimet dhe akuzat si ato te te aksidentit te atij Korcarit qe humbi jeten ne gjueti jane antishqiptare dhe po ashtu ato te deputetit Xhindi qe akoma nuk eshte gjetur vrasesi edhe pse ai Fieri kontrollohet nga populli socialist si pushtet lokal etj.


    Mentari | October 27, 2010 8:44 AM | Repliko

    Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te tyre te dashur.Pa hyre fare ne politike te deklarosh menjehere pa asnje hetim paraprak motivin e vrasjes eshte marrezi qe L.Basha mund ta beje sipas porosive te marra.Kjo deklarate e tij te con ne menyre llogjike se kjo vrasje ka nje prapavije politike.Ky fakt nuk ka per tu bere kurre i njohur per publikun por do te gjendet nje arsye banale per ta motivuar kete vrasje.


    tekniku | October 27, 2010 4:52 AM | Repliko

    Per cfare hetimesh ben fjale ky ko.e minister i brendshem,nderkohe ve 50 milion lek per ate qe do te informoje per vrasesin?Perse duhet caktuar kjo shume,kur nderkohe ne gazeten e tij RD shpallet:"per motive te dobeta midis vrasesit dhe viktimes",pra njihet autori i krimit.Kur u ditka vrasesi dhe motivi,perse nuk arrestohet apo shpallet ne kerkim ai?Me ke tallen keta spurdhjake qeveritare,ky vrases kryeminister,qe premton ndeshkimin me te repte per autorin,te cilin RD-ja e njeh?Keto jane per te mbuluar gjurmet dhe per ta kaluar ceshtjen nga politike ne personale.Te tilla insinuata,u bene dhe per te ndjerin deputet Xhindi dhe deri me sot asgje.Ky eshte shteti yne prej lecke,ku jeta e cdokujt prej nesh,eshte nje dicka pa vlere.


    Bardhi Tolabi | October 27, 2010 2:57 AM | Repliko

    D.m.th: "zotni Basha e di kush e ka vrare. Tani ta therrese kryeprokuroria dhe te jape shpjegime per ate qe e ka vrare. Ndryshe n.q.s. ai nuk shkon, i takon PS te akuzoje Zotin Basha per vrasje dhe te kerkoje ndjekje penale ndaj tij.


    toni | October 27, 2010 1:13 AM | Repliko

    Kemi disa vite qe po perciellim si popuyll viktima pa autor te krimit.Po t'i analizosh me radhe qysh nga Remzi Hoxha,,Trebicka,xhindi, e shume te tjere,ne shkoder,vlore e gjetke deri tek i ndjeri eseli,dilet ne konkluzionin se kata te gjithe jane jo miqte e Sali Berishes dhe te krahut te tij.Une dyshoj per nje antikrim te organizuar nga dora e forte e Sali Berishes,e filluar jo kohet e undit ,por qe heret.Kujtoni Azem Hajdarin,Gramos Pashkon e shume te tjere.Pra ky kreminel i maskuar po ben kerdine ne djemte me te mire te popullit.
    I sjell gushellime te sinqerta familjes se te vdjerit Veseli.


    historiani | October 26, 2010 11:22 PM | Repliko

    E more z.kosta po me vjen shume keq jo per mendimin tend per zotin dokle,por ketu behet fjale per nje vrasje te nje qytetari ne moshe te re se pari dhe te nje kryekomunari se dyti dhe me vjen keq qe shprehesh me te tilla fjale vrasje ne fund te botes,po ke quan fund bote ti more i pacipe qe ndoshta mund te jesh edhe grek nga shprehja qe perdor,po kukesi nuk eshte ne fund te botes,ai eshte ne mesin e shqiperise se madhe kosoves dhe shqiperise,por kur kemi te bejme me naive si puna jote normal qe zor eshte te shkojme atje ku thua ti ne Evrope,se ne Evrope nuk shkohet te ndare e te perçare me njerez si ti,por te bashkuar si nje popull i vetem e sovran dhe ketu nuk esht momenti te shprehesh te tilla fjale perveçse të ngushellojme familjen Veseli per humbjen e djalit dhe vellaut te tyre.Gjithsesi ka njerez edhe si puna jote esht bote e madhe


    nashide replike per komentin nga Kosta | October 26, 2010 10:13 PM | Repliko

    Heshtjen per gjetjen e trupit te Remzi Hoxhes ne 15 vjetorin e zhdukjes se tij Sale kr..ineli e rikujton me vrasjen e nje kryetari komune socialist, me nje Remzi tjeter. Vrasja eshte krejt politike apo jo Basha i korruptuari?! Shikoni kujt burgaxhiu i keni dhene leje shetitje per ne Kukes.


    arqita me shkerdenin | October 26, 2010 9:59 PM | Repliko

    A thua ka dhene urdher vet per kete vrasje qe eshte kaq i shpejte e kaq i sigurte ne veridiktin e tij? Larg qofte!Nuk jeni larg te verteteserthorja eshte nje pjese me milliona pare nga bakrit e mineralet te tjera qe ka nen dhe!Edhe ministrat tone,me shoqeri pseudo kanadiane alla vokshi e bregu kane vu shenj ne kete pjese te territorit per pasurimin e tyre te ardhshme. Veseli pronat nuk deshtime va lene apo nuk pranoj me i tjetersuar sipas qefit te ketyre vokshat e bregat,prandaj u vra nga krijuesit edhe bashkpronaret e skenderbeg investissment¨!?


    dn | October 26, 2010 9:48 PM | Repliko

    Ndjese paste,
    Une nuk e di c’fare motivesh ka vrasja, por nuk perjashtohet ai politik,..keshtu qe kjo duam s’duam na jep te drejten te kontribojme sado pak, qe ky pushtet qe ka shume pak shanse te drejtohet…te largohet.
    Po i vjen fundi edhe nje pushteti qe vodhi dhe dermoi besimin e nje populli nen preteksin e luftes kunder komunizmit. Nje pushtet qe u zotua te lironte nga zinxhiret demokracine, por qe po e mbyt me teper. Nje pushtet qe njerezit e ndershem, qofte komuniste, te thjeshte apo te persekutuar, intelektuale dhe njerez te punes, kane pare keto njezet vjet nje tmerr tjeter, tmerrin e sakatimit fizik dhe shkaterrimit shpirteror, mashtrimit me te paskrupull, vjedhjen me te hapur te trojeve te tyre, hipjen ne pushtet te njerezve qe e kane vene pasurine krimin e droges, armeve, karburanteve, prostitucionit. Pushtet qe se ka problem kur digjet flamuri, sepse ben falje territoresh dhe dinjiteti per hir te karrikes.
    Jane tmerruar aq shume nga bemat e tyre, sa heqin edhe b……, mjafton te rrine atje ku jane, qofte edhe lakuriq,..per ti shpetuar denimit per kete katrahure qe gatuan me qejf dhe tani…nuk dalin dot nga bataku. Jane tmerruar dhe vete me ne krye vete krye-frikacakun dhe krye-rrenacakun z.Berisha. I tmerruari zhytet me shume ne krim..por ky eshte fundi i tij. Shume mund te thone qe berisha ka bere gabime dhe gafa nga qe s’dinte. Kaq do mjaftonte te linte pushtetin dhe te zhdukej. Jo, ne fakt ai ka bere faje dhe me dashje.
    Politika e tij eshte politika e nje ish-komunisti inferior qe s’mund t’ja fale vehtes te kete akoma ne biografine e tij sherbimet prej servili dhe profesionisti ish-byrose politike.
    Personalisht nuk ka asgje te keqe, sepse shumica ne ate kohe kush me shume e kush me pak i ka sherbyer atij regjimi, bile edhe te persekutuarit sherbyen me vuajtjet e tyre si shembull sesi realizohesh lufta e klasave. Rrethi i kontributit per ate sistem ishte i plote.
    Por Sala, per nga niveli i tij anticivil dhe menyra sesi ka sherbyer eshte njeri me vese. Vese nga me te frikshmet: Pabesia, genjeshtra, shkaterrimi, puthja me djallin……dhe tmerri po te ngelet pa karrike. Keto lloj vesesh kur i posedon dikush ne pushtet, ben te vuaje nje popull. E provuan baballaret tane dhe ne 50 vjet. Nuk duhet te vazhdoje me.
    Une mendoj se kete risi ka hedhur ne tregun politik Edi Rama dhe ata si ai. Edi, per mua nuk eshte as i majte dhe as i djathte, por njekohesisht eshte. Ai kerkon ate qe kerkojme te gjithe,…edhe ata qe shkruajne ketu ne forum. Shqiperia ka nevoje per nje shtet civil te se drejtes,..dhe kete nuk mund t’ja japi Sala me komplekset e tij.


    jo me skllav | October 26, 2010 9:41 PM | Repliko

    Nese eshte keshtu,perse drejtesia,shteti individe kombetare nuk veprojne mbi gazeten 55 dhe drejtuesit e saj antishqiptare?Une jam larg,por diçka do beja se pari legalisht kunder tyre..Vrasje politike dhe pse Ministri nuk ben kallzim penal per gazeten 55 dhe drejtuesit e saj! Mjere ju qe jetoni nen shpellen e shpellarve!I paharruar kujtimi i te ndjerit,ngushellime te sinqerta familjes!


    Kopani | October 26, 2010 9:36 PM | Repliko

    Meqense ......basha e di qe nuk eshte vrasje politike! ai e di se kush e ka vrare.Keshtu edhe per vrasjen e xhindit specialistet me te"mire"u angazhuan,rezultati=0.Mos prisni te zbulohet ne rast se ka gisht shteti.


    pashku | October 26, 2010 9:32 PM | Repliko

    Nese eshte vrare sepse jepte nje alternative me te mire per zgjedhjet e ardheshme eshte vertet MEKAT............Dhe mekatin e ka bere nje kuksian se nuk ngrihet nje i pa njohur nga fundi i botes te beje nje gje te tille.Pra sot Kuksi ka vrare vetveten.........



    kudret mehilli | October 26, 2010 9:09 PM | Repliko

    MINISTER APO GJYKATES !?

    Pa filluar ende hetimi, pa u zbardhur ende dosja, pa u shqyrtuar ende provat Ministri i Brendshem Lulezim Basha vrapon te jape veridiktin. Vrasja nuk eshte politike, jep konkluzionin ministri me i korruptuar i qeverise me te korruptuar ne historine shqiptare.
    A thua ka dhene urdher vet per kete vrasje qe eshte kaq i shpejte e kaq i sigurte ne veridiktin e tij? Larg qofte!
    Nuk ka si ndodhe ndryshe kur ne Shqiperi qeverisin ata qe duhet ta kishin vendin ne qelite e krimit te organizuar dhe korrupsionit masiv.



    ALBAN DEGA | October 26, 2010 8:46 PM | Repliko

    Prokurorja e pergjithshme dhe Ministri Brendshem ose te organizojne punen dhe te gjejne vrasesit seriale ose tu lene vendin te tjereve!
    Jane disa vrasje kunder njerezve politike dhe nuk gjenden autoret!Atehere pse duhen mbajtur keta zyrtare te larte? Vetem per te thene fjale boshe pa asnje vlere, qe genjejne Opinionin Publik?!...
    Sali Katastrofa ja vuri zjarrin nje here Shqiperise ne 97-en, tani po e kthen vendin perseri ne prag te katastrofes duke e acaruar gjendjen dhe sigurine e shqiptareve si askund tjeter!
    Shqiptare, "kanceri" i Shqiperise eshte Sali Katastrofa, me i paafti dhe me i perfoluri kryeminister antikombetar, qe ka patur Shqiperia ndonjehere!
    Kur nuk funksionon shteti, vendi eshte si nje trup pa koke!!!



    Neti Vjosa | October 26, 2010 8:39 PM | Repliko

    Kur vritet nje dyqanxhi vetkuptohet qe mendja te shkon tek vjedhja;kur vritet nje polic te shkon mendja qe dikush ka pasur probleme me ligjin;kur vritet nje kryeplak,te shkon mendja tek detyra qe ushtron;pra te shkon mendja tek vrasja per motiv politik.Une e kuptoj shpjegimin e Bashes,por si shume i ri qe eshte,nxitohet shpejt per nje version te ndryshem nga ai qe hipotezohet,sepse s'ka karte te sigurt ne dore,qe te demonstronte te tijen.Pastaj ketu jemi ne nivel komentesh,ku dhe ndonje k...gomari,qe mbase jeton ne fundin e jugut flat si kodra pas bregut,per nje viktime qe eshte nga fundi i veriut.Specialiste ne te tera!Ngushellime familjes!


    best | October 26, 2010 8:19 PM | Repliko

    Po ky ku e di qe vrasja s'eshte politike apo ka qene ne vrasje dhe e ka vrare vete.


    joni | October 26, 2010 8:06 PM | Repliko

    Ngushellime familjareve per kete humbje.
    Persa i perket ministrit, o zoteri a e zbuluat vrasesin qe na thoni se nuk qenka vrasje politike? JO. Atehere dhe ky motiv eshte ne piste.
    Qe angazhimi do te jete maksimal, jemi te sigurt,e konstatuam dhe vazhdojme ta konstatojme me vrasjen e te ndjerit deputetit F. Xhindi. Mos flisni para kohe por lerini te tjeret te bejne punen e tyre. Ju perpiquni te beni punen tuaj, nese jeni i zoti, sepse deri me tani vetem per te buzeqeshur ju kemi te afte. flm


    rena | October 26, 2010 8:04 PM | Repliko

    Ngushellime familjes se te ndjerit. Ju prehte shpirti ne paqe. A nuk mund te jemi me pak te eger ne komentet tona? Edhe kur flitet per vdekjen duhet te sulmojme dhe ofendojme njeri tjetrin? Une mendoj se ky eshte thjesht nje forum ku ne ndajme mendimet tona dhe nuk ka nevoje te nxjerrim shpatat per hic gje. Faleminderit shekullit!


    afroviti | October 26, 2010 7:34 PM | Repliko

    Ngushllime familjes per ket tragjedi ne familje esht e rend te perballoet se cfar vjen nga zoti esht tjeter ky rast ka edhe mendima tjera se eht nga dora e dikujt deri ku Shteti Shqiptar dot i thot ndal ketyre rast zhdo dit mun te lexojm vetem per vrasje kjo esht nga pa siguria e shtetit qe zhdo kush shetit i lir me arme ne brez skemi lexuer qe re jet bo ndonji kontroll per arme ne vende publike ose lokale deri sa te vazhdoj keshtu krimet sjan per tu ndal vrasesit dalin te lir ajo i con qe krimet te riten zhdo dit po kjo ndoshta dikujt i konvenon se vriten njeres me autoritet si biznismen krye komunar deputet e te jer shteti Shqiptar duet te zgjoet ta shtrengoj sigurin ne popull vrasjet ndodhin zhdo dit vrasesit jan te lir kjo do te tregoj se cfar sigurie ka Shteti fai kryesor esht i qeveris


    a d | October 26, 2010 7:34 PM | Repliko

    KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
    Nga MODERATORI


    Kosta replike per komentin nga Vëzhguesi F | October 26, 2010 6:36 PM | Repliko

  10. #10
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    ngushellime familjes
    keto sjell papunesia, dembelizmi, injoranca : vrasje, hasmerira, fukarallek.
    cohen pastaj papagallet si puna e atij kok gomarit edvin rama dhe thote i vrau qeveria. por kush eshte interesi i qeverise te vrase nje antar te ps -se ne kukes?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •