Ndryshuar për herë të fundit nga PrisHtiNa-Lee : 02-10-2010 më 16:32
Leni protestat fetare po shihni se ku po shkon kobmi sepse shqiptar jemi te gjith po hiqnin kto urretje fetare.
Te gjith jemi te barabart para zotit i krishter e musliman.
Ket gja mund ta zgjedhim pa protesta reth nje tavoline si gjithmon se e kimi zakon qe te mirrnim vesh gjithmon per fe pa kurr far problemi.
Duhet qe te bjem nje mbledhje te gjith krekret e fejeve dhe dhe ministri i arsimit ku me siguri qe as kush nuk do jet kunder kesaj te bisedojm rreth tavolines.
Ndryshuar për herë të fundit nga urani29 : 02-10-2010 më 16:59
Pajtohem plotësisht me ty, mirëpo fatkeqësisht nuk ekziston një vullnet nga MASHT-i për zgjidhjen e këtij problemi, përkundrazi kemi vetëm zhagitje, protesta nuk është asgjë e dëmshme thjeshtë një shprehje pakënaqesie dhe tregues për MASHT-in se sa më parë jemi duke dashru zgjidhje.
Përshëndetje!
Shamia - Koha - Mentaliteti
Shkruan: Muhamed Hyseni
Shamia është koncept i së ardhmes, ekzistencës dhe jetës. Mbulesa është e drejtë me karakteristika të veçanta. Që këtu buron një metodologji e mëvetësishme e pavarur për jetën në përgjithësi, në të gjitha elementet përforcuese dhe detyrat e saj, dhe në të vendoset një sistem me degë të caktuara.
Njerëzimi sot gjendet buzë greminës, jo pse i kanoset rreziku i zhdukjes që i është varur mbi kokë-kjo është pasojë e sëmundjes, e jo edhe vetë sëmundja në fjalë- por, për shkak të dështimit në botën e vlerave në të cilën, dhe vetëm nën hijen e së cilës është i mundur zhvillimi i shëndoshë i jetës njerëzore dhe përparimi i saj i qëndrueshëm. Çështje e cila qartazi vjen në shprehje në botën perëndimore.
Amerika më 05.04.2009. ka shpërblyer studenten, e cila arriti të bindë tri studente për bartjen e shamisë, në Fakultetin e Mjekësisë, ‘‘New York Time’s’’ Sipas një hulumtimi që ka kryer një grup studiuesish nga Universiteti Giessen në Gjermani nën udhëheqjen e psikologut Oliver Dickhauser në Hamburg, kanë konstatuar se gjashtë studente me mbulesë koncentroheshin më shumë në mësim.
Edhe në Angli në kolegjin Broadstone është thënë se shamia është mjeti më bashkëkohorë i cili stimulon për arsim. Këto janë ngjarje të vërteta, pra!!! Shamia u kundërvihet që në themel të gjitha kohërave dhe mentaliteteve me padituri, në të kaluarën, ashtu edhe në të sotmen. Nuk ka qenë, as që është detyrë e shamisë që të pajtohet me kohën e paditurisë, e cila mund të dominoj në tokë, por me rrugë të zëne. Kjo nuk ishte detyrë e saj, ditën kur erdhi, nuk është detyrë e saj sot, nuk do të jetë nesër.
Të ndaluarit e shamisë me këto vendime ka të bëjë vetëm me një çështje, alternativë të dytë nuk ka! Të ndjekurit e pasionit. Shamia nuk erdhi që t’i përkëdhelë pasionet e njerëzve të përfaqësuara në sistemet, institucionet, doket dhe traditat e tyre, pa i marrë parasysh ato të cilat i hasi Islami bashkë me Shaminë, me ardhjen e Ligjit Hyjnorë.
Me rrëqethjet më të larta, me sinqeritetin më të madh, me sigurinë (amanetin) më të lartë të mundshëm, them bëni gabimin më të turpshëm në syrin e planetit njerëzi, gabim i cili do të transmetohet në një të ardhme të gjatë, duhet ta keni në konsideratë që të jesh afër, do të thotë që je më së largu.
A thua sot është mirë njerëzia e zhytur, në Lindje e në Perëndim?! Kjo kohë është me projektin më të vrazhdë që pretendon se është njerëzi. Është mentaliteti më i ulët që i bëhet një populli nga bijtë e tij kinse në emër të drejtësisë dhe diturisë.
Mirëpo këto synime me kulmin e arrogancës nuk do të realizohen kurrë, pa marrë parasysh fuqinë e tyre. Ata të cilët marrin vendime për dënimin e mbajtjes së shamisë, janë sikurse rriqra, që jeton nga gjaku i të tjerëve.
Çdo gjë përtej të vërtetës, nuk është tjetër pos lajthitje!!! Ata që marrin vendime të tilla janë njerëz pa natyrë, pa moral, janë njerëz që nuk e njohin Zotin. Dëshira për pushtet duke mos e njohur atë është sëmundje që e shkatërron botën dhe dashurinë ndaj të dashurve e shndërron në luftë. Nënçmimi nuk ndodh përveç se në lakmi. Çdo gjë që ka fluturuar dhe që është ngritur, prapë ka rënë...! I kanë shitur shpirtrat dhe nuk kanë përfituar. Bindja e cila u jep siguri, se ajo që e zotërojnë është e drejtë, kurse ajo që e zotëron populli është e kotë,- kurrsesi. Gjërat janë krejtësisht ndryshe.
Dikur ishim më të sigurt në fe, derisa te shkretëve iu pakësua fitimi, iu ra tregu, filluan në varfëri të bëjnë shkatërrime. Unë sot mund të dëshmoj shembuj të ndryshëm për mjegullimin e moralit nga ana politike, të cilat përmes përpjekjeve krishterëve botërore donë të na mashtrojnë nga realiteti i vlerave tona të pamohueshme. Unë personalisht do ta sqaroj drejtimin tim rreth atij që sheh. Dijetarët e njohin pjesën e tyre në dituri, ndërsa të paditurit këtë e thonë sipas pasimit.
Llogaria tokësore lë gjurmë në zemra para këtij përfundimi të dhembshëm!Duhet ta dini se këtë veprim e drejta e mirfillur e quan DREJTËSI PA TË DREJTË.
Dhe mbi gjithçka, DIJENI SE DITA E ISLAMIT DO TE AGOJË, U ZGJUAT, A NUK U ZGJUAT JU NGA GJUMI I THELLË. ‘’ALL-LLAHU I FUQIZON ARGUMENTET E VETA’’ (22:52), (e fuqizon të vërtetën dhe e çrrënjos të kotën). ‘’EDHE PSE KËTË E URREJNË KRIMINELËT’’ (8:8).
Kush po na detyron ta lëshojmë atdheun
Shkruan: Besnik Jaha
Dikur, kur “nuk kishte vend” në trojet tona shqiptare edhe për vëllezërit e motrat tona, zgjidhja e vetme për ta ishte emigrimi në Turqi, Egjipt, Siri, Itali, Kroaci, e ngado nëpër botë.
Këto emigrime nuk ishin ngase vërtet ishte hapësirë e vogël që të gjithë te jetonin në një vend, por për çdo herë që ndodhën, kishin një mision të dytë (të fshehur) për të realizuar.
Sa e sa burra të vërtetë patën këto troje dhe kurrë s’patën mundësi që mundin e atyre burrave të vërtetë ta shijojnë për vete. Gjithmonë ishte nevoja që t’i ndihmohej dikujt duke lënë veten (atdheun) në gjendje të mjerueshme.
Dyndjet e mëdha të shqiptarëve nëpër botë ishin dhe mbetën një nga periudhat më të mjegulluara të historisë së kombit shqiptar duke qenë se, ishin po ashtu edhe mjaft të rëndësishme.
E bëra këtë hyrje jo rastësisht. Qëllimi im është mjaft i qartë. Ai ka të bëjë me fatin e popullit (atdheut) tim dikur dhe sot.
Nga shkaqet që disa nga vëllezërit tanë u detyruan të lëshojnë atdheun ishte edhe edukimi dhe arsimimi në atë që besonin se ishte e drejtë. Duke mos ua dhënë një të drejtë të tillë sistemi i atëhershëm (duke filluar nga ai turk, pastaj ai sllav, fashist, socialist e komunist), ata u detyruan ta lëshojnë vendin e tyre më të dashur dhe të marrin botën në sy vetëm e vetëm që të jenë të lirë të besojnë, flasin, arsimohen, dhe thjesht të jetojnë.
Ndoshta nga “pazarllëqet” që ka bërë sistemi sundues në vendin tonë, edhe sot po detyron shumë nga vëllezërit dhe motrat tona shqiptare ta lëshojnë atdheun e tyre. Në këtë kohë të ndodhte kështu as që kishte qenë e menduar ndonjëherë. Madje, këtë nuk do ta kishin besuar as dëshmorët e kombit po t’u thuhej se, pasi të vdisni ju, në Kosovë do të vijë liria, por prapëseprapë kosovarët do ta lëshojnë atdheun e tyre. Ky do të kishte qenë mendimi më injorant në atë kohë.
Por, ja që liria erdhi, dhe prapë ne kosovarët po e marrim botën në sy. Pse vallë? A mos ndoshta se, “nuk ka vend” në trojet tona shqiptare edhe për ne? Apo mos ndoshta se, sistemi i sotëm s’po na le zgjedhje tjetër? Unë s’e di përgjigjen. Gjykojeni ju! Vetëm se s’duroj pa dhënë mendimin tim. S’kam se ç’bëj. I tillë jam.
Vendi ynë, duke organizuar jetën e qytetarëve nëpër mbledhjet e thirrura nga qeveria dhe institucionet më të larta të shtetit tonë, vetë qytetarëve po ua pamundëson të jetojnë si duan vetë.
Kjo, mendoj unë, nuk bënë pjesë në konceptin e demokracisë, sistemit sundues në vendin tonë.
Ngufatja që po ua bënë ky sistem qeverisës qytetarëve të Kosovës, pastaj, moslejimi i alternativave tjera shpëtuese nga krizat e ndryshme ekonomike e sociale për qytetarët e vendit janë vetëm disa nga faktorët që, edhe sot, pas sa e sa sakrificash, atdhetarët tanë po i detyrojnë ta lëshojnë vendin.
Një faktor tjetër mjaft i rëndësishëm dhe jetik për kohën në të cilën jetojmë dhe për secilin nga ne është pamundësia e arsimimit (shkollimi).
Shteti ynë, duke mbivlerësuar disa e duke përulur disa të tjerë ka vendosur që, secili nga ata që beson e flet ç’mendon, pra lirshëm shpreh mendimin, s’ka vend të jetojë këtu.
Shembull mjaft të freskët kemi rastet e përjashtimit nga shkolla të vajzave që bartin mbulesën (praktikojnë besimin e tyre). Në njëfarë mënyre, sikur kjo qeveri po u thotë; “ Këtu s’ka vend për ju ngase jeni besimtare”.
Ju pyes juve lexues të nderuar, si u tha sistemi i kaluar e edhe ai para tij vëllezërve tanë që ikën sa nga Anadolli e sa nga Perëndimi. Edhe ai kështu u tha, vetëm se atëherë nuk na erdhi kaq rëndë ngase këtë po na e thoshte një i huaj, ndërsa sot, këtë po e thotë një njeri yni.
Me këtë sjellje, sikur po u thotë se, ikni andej nga Lindja, atje ku mund ta mbani lirisht mbulesën dhe të besoni lirisht. Po do të krijojë edhe sot koloni shqiptare si ato kolonitë e vëllezërve tanë shqiptarë që ikën nga një sistem i tillë, por i quajtur ndryshe, në Kajro e Sham.
Harron krejt se veten e quan sistem demokratik. Zaten më demokraci se në Lindje s’paska askund.
Është për të të ardhur keq edhe më shumë këmbëngulja e kësaj qeverie në këtë çështje, duke mos lëshuar pe dhe duke shprehur publikisht; “Ne po respektojmë Kushtetutën”.
Ndoshta, vetëm se, një kushtetutë që ata po e respektuakan nuk është e njëjta si e të gjithë qytetarëve. Ata paskan një të veçantë për vete. Çudi!
Pastaj, deklaratat e njëpasnjëshme të presidentit, kryeministrit e ministrave se, “ardhmëria e Kosovës është rinia që ka” duken se janë slogane që u shërbejnë vetëm nëpër fushata elektorale.
Studentëve, shkallës më të rëndësishme të një shoqërie (shteti), ky sistem, jo vetëm që po ua pamundëson vazhdimin e studimeve, por edhe po ua shkatërron perspektivën dhe vizionin që kanë secili prej tyre për një të ardhme të ndritur. Prandaj s’është e habitshme pse secili prej tyre ka në sy e mendje ikjen në botën perëndimore, atje ku të paktën do të ketë një pagë të kënaqshme, qoftë edhe nëse do të punojë në ndërtimtari.
Se ç’kam të flas në këtë plan është shumë, por, siç e thashë në shkrimin paraprak, (“sot për sot”), kaç mjafton.
Shpresoj që kjo traditë të mos vazhdojë dhe kjo qeveri të shoh se ç’po fshihet pas bregu ngase ç’ka në breg e sheh çdokush.
E si nuk është shamia e bardhë shqiptare
Shkruan: Besnik Jaha
Një ditë teksa po e shikoja një debat televiziv ku ekzistonte mundësia të inkuadrohej edhe shikuesi duke thirrur në telefon dhe duke shprehur mendimin e tij, më erdhi në majë te hundës dhe s’munda të duroja pa shtypur dhe unë numrat në telefon dhe të kundërshtoja një mendim shumë të ulët dhe injorant të shprehur nga një telefonues gjilanas.
Parafolësi im shprehu:
“Kush janë këto vajza me shamia të bardha që kanë ardhur nga Afganistani a Iraku e që po pretendojnë se edhe në Kosovë do t’u lejohet t’i bartin ato shamija dhe me to të shkojnë nëpër shkolla e të na i prishin edhe vajzat tjera”.
Besoj se edhe juve do t’u kishte ardhur në majë të hundës por s’ke ç’i bën, njeriu flet aq sa di.
Besoj se nuk është e nevojshme të ju shpjegoj se çfarë emisioni ishte ai.
Pasi telefonata ime u pranua dhe udhëheqësi i emisionit më uroi mirëseardhje, filloi dhe më bëri edhe mua pyetjen e zakonshme se, ç’mendoj unë, a duhet të lejohen vajzat që bartin mbulesën të shkollohen nëpër shkollat publike.
Paçka se e dija pyetjen, ishte e udhës të prisja sa moderatori të mbaronte fjalën për ta marrë pastaj unë.
Pas përshëndetjes që i bëra moderatorit dhe mysafirëve, sikur për t’ia rikujtuar parathirrësin tim, thashë:
“I nderuar, kam një pyetje për parafolësin tim. Pasi që ai na ditka aq shumë sa, në Afganistan e Irak po i mbakan shamitë e bardha, dhe kjo duke pasur për qëllim t’i akuzoje motrat muslimane se, pse ato mbakan shami të bardha detyrimisht qenkan nga Afganistani apo Iraku, e pyes, po motrat shqiptare nga Shkodra e Lezha që mbajnë shami të zeza nga na qenkan? Mos janë nga Beogradi apo Nishi. Është turp vetëm ta mendosh, e leje më ta thuash atë që tha parafolësi im.
Pastaj, kush na qenka ai zotriu që thotë se, “...po pretendojnë se edhe në Kosovë do t’u lejohet t’i bartin shamitë dhe me to të shkojnë nëpër shkolla ...”? Nuk është as ai e as dikush tjetër që do të na tregojë si të vishemi në shkollë e si të vishemi në rrugë. Zatën, ai parafolësi im paska qenë ndonjë nga ata shumë arsimtarët të cilët, kur u shkojnë nxënëset kërthizëzbuluar e veshur në mini u shkon buza në lak, mjafton sa për t’i kullotur sytë.
E mendon ky njeri se mendimi tij është aq i poshtër dhe aq i ulët sa nuk guxon ta shpreh para familjes tij. Duke pasur çdo respekt për ju dhe gjithë njerëzit që kuptojnë apo duan të kuptojnë, po ju përshendes duke lënë një mesazh të shkurtër. Mesazhi im është që, ata të cilët kanë fuqi në vendimëmarrje për këtë çështje ta mendojnë se, nga këto nxënëse që po i largojnë nga bankat shkollore me arsyetimin pse bartin mbulesën, ka edhe nga ato që janë fëmijë të dëshmorëve, falë të cilëve ata janë në ato poste”.
Pasi thashë këto dhe mylla linjën e ndjeva veten shumë më mirë. Nga ky katarsis, thashë me vete, jo vetëm që vetes i dhurova një lehtësim dhe knaqësi, por, mbi të gjitha, krejt falas i dhashë një shëndet të mirë duke ia parandaluar sëmundjen.
Ky fakt më shtyri edhe më të mendoja, por, mendoj se për sot mjafton.
Gjakovë: Përjashtohen nxënëset shkaku i shamisë
Shkolla e mesme e mjekësisë në Gjakovë privon nga e drejta e shkollimit nxënëset që bartin shaminë.
Shamia është arsyeja e vetme që dy nxënëset të cilat vijojnë shkollimin e mesëm ne komunën e Gjakovës te privohen nga e drejta legjitime për te ndjekur këtë nivel shkollimi.
Edhe pse me sjelljet e tyre janë dëshmuar si nxënëse shembullore, Leonita Islami dhe Xhylie Vehapi, qe te dyja nxënëse të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, prej nisjes se vitit te ri shkollor nuk u lejohet pjesëmarrja ne procesin edukativo-arsimor, meqë ato janë paraqitur të veshura sipas normave islame.
Po ashtu ka Informacjone që edhe nga Shkollat e Gjilanit të ndodh një përjashtim masiv i të gjitha Motrave nga shkollat ku ato ndjekun mësimet.
Erdogan: Kushtetuta e re pro shamisë në universitet
Kryeministri turk tha të mërkurën se ligji i cili ndalon femrat që të mbajnë shami në universitete është kundër lirisë së fesë, Partia AK do të përpiqet përsëri për të hequr ndalimin.
Më 2008 Gjykata Kushtetuese e Turqisë e shtypi përpjekjet e Partisë së Drejtësisë për heqjen e ndalimit shamive. Por pasi votuesit miratuan ndryshimet kushtetuese në një referendum të kohëve të fundit, zyrtarët e Partisë së Drejtësisë e kanë vënë këtë çështje të ndjeshme përsëri në agjendën e Qeverisë.
"Ne jemi dakord me shoqërinë në lidhje me shaminë" tha në një fjalim të studentëve në Stamboll, kryeministri Rexhep Taip Erdogan, i cili u transmetua drejtpërdrejt.
"Ne nuk duam të zhgënjejmë të rinjtë tanë. Kjo nuk ka kuptim si për të ngatërruar lirinë e besimit dhe të arsimit," tha Erdogan.
Komentet e tij vijnë pak muaj para zgjedhjeve që do të lajmëroj një kushtetutë të re, nëse fiton partia e tij.
Mbajtja e shamisë është një çështje delikate në Turqi, si një kandidat për Bashkimin Evropian, një komb me shumicë myslimane me një kushtetutë në mënyrë rigoroze laike.
Shamitë nuk janë të lejuara në universitetet publike dhe zyrtarët e shtetit e kanë të ndaluar të veshin atë në punë. Turqit më besimtarë thonë se ndalimi i shkel të drejtat e tyre individuale, turqit laik thonë se duhet mbrojtur republikën laike të themeluar nga Qemal Ataturk në vitin 1923.
Pas fitores së referendum më 12 shtator mbi reformat kushtetuese, Erdogan ka njoftuar planet për një kushtetutë krejt të re pas zgjedhjeve duhet të mbahen deri në korrik 2011.
Fitorja e referendumit në shtator ka rritur shanset e fitores së Erdogan në zgjedhje, ku Partia e Drejtësisë ndoshta do të fitojë një mandat të tretë rradhazi.
Kundërshtarët politikë të Partisë së Drejtësisë i ka kapur frika se kushtetuta e re kërcënon rrugën e tyre laike të jetës.
Kemal Kilicdaroglu, kreu i ri që në mënyrë të vendosur mbron pozicionet laike të Partisë Popullore Republikane (CHP), tha se është gati për të diskutuar çështjen e shamisë dhe tha se partia e tij ishte gati për të filluar bashkëpunimin mbi një kushtetutë të re.
Dr. Shefqet Krasniqi: "Më lehtë do t'a keni t'i rrënoni Xhamitë, se sa t'i ndaloni shamitë"
Krijoni Kontakt