Close
Faqja 5 prej 47 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 465
  1. #41
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    nuk eshte musliman ai qe nuk e pason Muhamedin a.s. dhe qe i mohon fjalet dhe veprat e tij
    Une patjeter qe e pasoj Muhamedin,

    [64:12] T’i bindeni Perëndisë dhe tii bindeni lajmëtarit. Nëse refuzoni, atëherë misioni i vetëm i lajmëtarit tonë është që të japë lajmin (Kuranin).

    Nese e ke kuptuar kete ajet, shume kjarte e thote qe, Profeti ka vepruar gjithmone ne baze te Kuranit. Pra, ne duhet te pasojme Kuranin ne menyre qe te pasojme edhe Profetin. Pas 1400 e ca vjeteve pas vdekjes se Profetit, i vetmi argument i gjalle i sunetit te Profetit eshte Kurani.


    eshte nje sekt i veqant i krijuar nga anglezet ne indi te cilet jan mundu te perqajn islamin dhe ata e besojn vetem kuranin...
    Ti deshtove te ma sjellesh nje ajet qe i denon ata qe veprojne vetem ne baze te Kuranit, perkundrazi Zoti na urdheron prerazi qe Kuranin ta kemi si te vetmin burim ligji.

    mirpo ju pohoni qe e besoni kuranin por ju e mohoni edhe kuranin se ne kurani jemi te urdheruar ta pasojm sunetin e te derguarit a.s. ti mund te thuash se une e kam keqkuptu mirpo ate e pranojn mbi 1.5 miliard musliman andaj si dole ti dhe bani me te zgjuar nder shqiptar
    Askund nuk urdherohesh ne Kuran te pasojsh sunetin e Profetit. Kurani thote qe i vetmi sunet eshte suneti i Zotit [17:77, 33:62, 48:23, 6:114]. Edhe profeti ka vepruar ne baze te ketij suneti, pra nga Kurani.

    “Çkado që ju jep Pejgamberi, merreni, e çka t’ju ndalojë,
    përmbahuni prej asaj.”
    (el-Hashr, 7)
    qka dmth ky ajet sipas teje a ekziston ne kuran apo ndoshta e kam shpifur une
    Jo, ky ajet eshte shume i kjarte. A mendon ti se Profeti lejoi apo ndaloi diqka qe nuk eshte lejuar/ndaluar ne Kuran? Ato qe i lejoi/ndaloi profeti, i ke te gjitha ne Kuran, nuk ke nevoj te sjellesh hadithe.

    “Ai nuk flet me hamendje. Ajo nuk është tjetër vetëm se
    shpallje që shpallet.”
    (en-Nexhm, 3-4)
    Ketu flitet per Shpalljen (Kuranin) qe i diktohet Muhamedit. Dhe Zoti na tregon qe ai nuk flet me hamendje, por shpalljet i vijne nga Zoti.
    Profetit gjithqka qka i eshte shpallur, gjendet ne Kuran.

    “Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa
    për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojnë
    ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre
    nuk ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen
    plotësisht.”
    (en-Nisa, 65
    Ky ajet flet per kohen sa ishte gjalle Profeti. Por pas vdekjes se profetit ne duhet ti drejtohemi Kuranit per te gjitha mosmarrveshjet. Si mendon ti se mund te jet Muhamedi gjykates per Problemin mes teje edhe kojshise tend ta marrim shembull? Ai tashme ka vdekur, por Zoti na ka lene Kuranin permes tij, qe te jete udherrefyes per ne.

    .”.. Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtojuni
    All-llahut dhe Pejgamberit, nëse i besoni All-llahut dhe
    botës tjetër.”
    (en-Nisa, 59)
    Edhe ky ajet flet per ate se derisa eshte Profeti gjalle, mund ti drejtohemi atij, por me vdekjen e tij ka perfunduar edhe shpallja, ateher neve na mbetet Kurani.

    “Kurse edhe ti, pa dyshim udhëzon në rrugë të drejtë, në
    rrugë të All-llahut.”
    (esh-Shûrâ, 52-53)
    Profeti normalisht qe udhezoi ne rruge te drejte, per kete arsye edhe i zbriti shpallja (Kurani), ai asnjeher nuk doli jashte ketij Kurani.


    Kurse sa per hadithet qe ke sjellur nga Ebu Hurejra:


    Ai vinte nga Yemeni, ne vitin e shtate te Hijretit u konvertua ne Islam. Ai qendroi me parine e Profetit Muhamed per me pak se 2 VITE.

    Ai mblodhi me shume se 5000 hadithe, per keto 2 vite te qendrimit te tij. Krahaso kete numer me disa hadithe te mbledhura nga Ajshja (2210 hadithe), Ebu bekr (140 hadithe) apo Omeri (537 hadithe) pas nje kohe shume te gjate te qendrimit me Profetin. Duke pasur parasysh qe Ebu Bekr qendroi me Profetin rreth 23 vjet.

    Shumica e haditheve te mbledhura nga Ebu Hurejra jane te quajtura Aahad hadithe, psh. Hadithe te deshmuara nga vetem 1 person, pra ky 1 person ishte ebu hurejra vet. (Ku mbetet rregulla per se paku 2 deshmitar?)

    Disa nga shoket e Profetit (Sahabet) akuzuan ate se ishte genjeshtare, duke treguar te verteta per Profetin vetem per te bere me shume hadithe dhe ne kete menyre te ngrite statusin e tij.

    Omar Al-Khattab (khalifa i dyte) kercenoi Ebu Hurejren se do ta dergoj ne ekzil nese nuk ndalon se treguari hadithe rreth Profetit. Ai pastaj ndaloi me shkrimin e haditheve deri pas vdekjes se Omar-it, per te vazhduar perseri me shkrimin e tyre.

  2. #42
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    mbylleni temen mos lejoni qe nje kastravec me prapavijat e tija qe vetem zoti edin se cfar jan te sjell percarje ketu

    idioti ka lexuar kuranin dhe ne kuran spaska mund te gjen nje ajet qe i jep te kuptoj se duhet ndjek rruga e te derguarit....
    Pa panik he burr, mbaje veten. Askush nuk te shtini me zor me postu ketu. Eshte pune qefi, ata qe deshirojne mund te diskutojme, kurse tipat si ti nuk e kane te obliguar qe te futen ketu.

  3. #43
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Ne librin e famshem "Taa'oueel Mukhtalaf Alhadith " nga Ibn Qutaiba Al-Dinory, tregon per Aishen (bashkshorten e Profetit) duke i thene Ebu Hurejras: “Ju po tregoni hadithe rreth Profetit Muhamed te cilat nuk i kemi ndegjuar kurr nga ai”.

    Ai u pergjigj (sic raporton Bukhari); Ti (Aishe) ishit e zene ne pasqyren tuaj duke u zbukuruar (make up), ajo (Aisha) iu pergjigj: “Je ti ai qe ishit i zene me barkun tuaj te etur. Etja jote te mbajti ty te zene, ju vraponit pas njerezve duke u kerkuar ushqim, ata te larguan ty nga rruga e drejte, dhe perfundimisht you duhet te dilni nga dhoma ime, njerezit mendojne se ju ishit te qmendur dhe do te te sulen pastaj.”

    Nese ne e aplikojme kriterin e ashper (te supozuar), te perdorur per te selektuar ate se kush mblodhi hadithet, Ebu Hurejra do te ishte i pari ai qe do te deshtonte ne ate test, dhe hadithet e tij do te jen te parat qe do te numerohen si te falsifikuara.

  4. #44
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    A DUHET T’I BINDEMI PROFETIT MUHAMMED?

    Zoti ne Kuran, kjarte shpalle qe bindja ndaj Profetit eshte e njejta gje sikur ti bindemi Atij. Askush nuk duhet ta konsideroj veten Musliman te vertete perderisa ti bindet Profetit dhe ta pasoj ate.

    Bindja ndaj tij eshte t’i ndjekim fjalet qe erdhen nga goja e tij, te inspiruar nga Zoti (Kuran). Duke mos hyre ne detaje, verifikoni vete keto ajete:

    [16:19] Dhe Perëndia di çfarëdo që fshihni dhe çfarëdo që deklaroni.

    [50:45] Jemi tërësisht të vetëdijshëm për çdo gjë që shprehin, përderisa ti nuk ke aspak fuqi mbi ta. Prandaj, ua kujto me këtë Kuran, atyre që ia kanë dronë paralajmërimeve të Mia.

    [16:44] I furnizuam ata me prova dhe shkrim. Dhe të zbritëm ty këtë lajm, për të shpallur për njerëzit çdo gjë që është zbritur te ta, mbase do të pasqyrojnë.


    [16:64] E kemi shpallur këtë shkrim te ti, për t‟iu shpjeguar atyre gjërat për të cilat grinden, dhe për të furnizuar udhëzim dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.

    [6:155] Edhe ky është shkrim i bekuar që e kemi shpallur; ta ndiqni atë dhe të çoni jetë të drejtë, që të mund të arrini mëshirë.

    [4:105] E kemi zbritur shkrimin te ti, me të vërtetë, për të gjykuar mes njerëzve sipas asaj që Perëndia ta tregoi. Të mos anosh nga tradhtarët.

    [18:27] Të recitosh çka të është shpallur nga shkrimi i Zotit tënd. Asgjë të mos i shfuqizojë fjalët e Tij, dhe të mos gjeni asnjë burim tjetër përkrah tij


    Pra Kurani ishte mesazhi i vetem qe perdori Profeti Muhammed. Kur Profeti vdiq, ai la prapa vetem nje liber, Kuranin.

    Ata qe ndjekin Kuranin, jane duke ndjekur Profetin Muhamed, ata te cilet jane duke ndjekur hadith dhe sunet (te supozuar), nuk jane duke e ndjekur Profetin, por ndjekin ata qe shkruan keto libra.

    Ata qe ndjekin diqka tjeter perpos urdherave te Zotit ne Kuran, ndjekin idhujtari. Idhujtaria eshte i vetmi mekat i cili nuk falet, nese mbahet deri ne vdekje. Qellimi i mire nuk te ndihmon, ateher shume idhujtare do ta takojne Zotin ne Diten e Gjykimit, duke mos e realizuar ate qe bejne, qellimet e tyre nuk do t’i ndihmojne ata pastaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 20-09-2010 më 14:49

  5. #45
    Master, paske dal prej dinit.

    Allahu te udhezoft.

  6. #46
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Per me qen nje musliman i devotshum duhet te pasosh Kuranin dhe synetin e Muhamedi a,s.,per ndryshe nese e mohon synetine Muhamedit a,s,atehere ke problem me besim,pra ke probleme me njeshmerin e ZOTIT,sepse nje njeri per te qen musilman duhet ta pasoje Kuranin dhe synetin e Muhamedit ,a,s,per ndryshe ai eshte i manget ne besim.
    o disa , a je edhe ti prej atyre qe thon,
    ka thon resulullahu salallahu-ualejhi ues-selem se;ai qe eshte besimtar beson e nuk ben me pyetje,

    nqs po , atehere duhet te te them se kurani thote se rruga e drejte eshte e vene ne fakte te qarta , e un kur nuk i shikoj keto fakte ne hadith , nuk paskam te drejte te pyes ? dhe fjala eshte edhe per ate hadithin qe profeti i ndalon te tjeret te shkruajne gje per te pervec kuranit , pra ndalon te shkruhen hadithet
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Edhe TEKFIRAT kan fillu me hy ne forum

    e more klloshar,ne cilin universitet ke studiu o muzat,a ke diplomu dikund per teologji apo ke lexu dy libra qe ti kan dhan fal te huajt,apo je duke be propagand se paguhesh per nje gje te tille,pthuuu cfar racash ka ketu as mendja mos me ta mar,si nuk beheni burra be n...e burave he e dilni n4 sy me diskutu me doktora shkencash islame e tju shohim cfar pordha do shisni,po mir be kastravec a mendon se mbi 1miljard musliman ne ruzullin toksor krejt jan te devijuar e ti dhe nje grup pederash si ti jeni te udhzuar a cka e keni punen

    ska faj ai i shkreti qe te ka perjashtu,se ti ashtu rac e flliqt qenke qe edhe mesaget private i nxjerke ne publik,kishe un bukurosh a me mujt me ta fut ni kastravec tkish bo mir,lyp naj njo se e xhen aty ka prishtina se koxha shum jeni ba ju tekfirat
    Jetë e rëndë.......!!!

  8. #48
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    Edhe TEKFIRAT kan fillu me hy ne forum

    a mendon se mbi 1miljard musliman ne ruzullin toksor krejt jan te devijuar e ti dhe nje grup pederash si ti jeni te udhzuar a cka e keni punen

    Mos harro qe edhe 5 miliard njerez te tjere jane te devijuar sipas Kuranit, edhe aty ka dijetar, e shkollar, e analfabet, e gjenial, megjithate prap te devijuar jane...

    Kjo tregon se ti nuk meson nga Kurani, por bazohesh ne ate se sa eshte numri i muslimaneve ne bote. Sa injorante

  9. #49
    1. Ibn Saeed Al-Khudry ka rrëfyer se i dërguari i Zotit ka thënë: Mos shkruani asgjë tjetër nga unë përveq Kuranit. Kushdo që ka shkruar dicka duhet ta fshijë atë.

    2. Nga Ibn Hanbal;
    Zayd Ibn Thabit kishte shkuar ta vizitoj Kalifën Mu'aawiyah (30 vite pas vdekjes së profetit) dhe i tregojë një tregim për profetin. Mu'aawiyahs i pëlqeu tregimi dhe urdhëroj që ai të shkruhet. Por Zayd tha: I dërguari i Zotit na ka urdhëruar që kurrë të mos shkruajmë asgjë nga thëniet e tij.

    3.Libri i njohur, "Ulum Al-Hadith" nga Ibn Al-Salah, rrëfen një hadith nga Abu Hurayra, ku ai thotë se i dërguari i Zotit erdhi te ne derisa ne ishim duke shkruar hadithet e tij. Ai na pyeti se cka jemi duke shkruar? Hadithet e juaja u përgjigjëm ne. Ai tha: Një libër tjetër nga libri i Zotit? E pyeta se a duhet të flasim për ty? Të flisni për mua është në rregull tha ai, por ai që gënjen do të shkoj në ferr. I morëm hadithet që i shkruajtëm dhe i dogjëm të gjitha.

    4.Në librin e famshëm, "Taq-yeed Al-Ilm", Abu Hurayra rrëfen se i dërguari i Zotit kishte dëgjuar për hadithet e tij që po shkruheshin nga disa njerëz. Ai u ngjitë në xhami dhe tha: Cfarë janë këta libra që po dëgjojë se i keni shkruar. Unë jam vetëm një njeri i thjeshtë. Kushdo që ka shkruar dicka ti sjell këtu. Abu Hurayra tha se i mblodhëm të gjitha dhe i dogjëm në zjarr.

    5. Ibn Hanbal në librin e tij Musnad rrëfen një hadith në të cilin Abdullah Ibn Omar tha: I dërguari i Zotit një ditë erdhi te ne, pasi që ai së shpejti do të na linte (vdiste) dhe na tha: “Kur unë të largohem (vdes) mbajuni libri të Zotit, ndaloni atë cka ai ndalon dhe pranoni si të lejuar atë cka ai lejon.

    *Ai (Muhamedi) kurrë nuk e përmendi sunnetin e tij në këtë hadith.

    6. Prapë, në librin "Taq-yeed Al-Ilm", Abu Saeed Al-Khudry tha: Kërkova leje nga i dërguari i Zotit për të shkruar hadithet e tij, por ai refuzoj të më jap lejen.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  10. #50
    ku me hiku ai smith poetik qe te ktheje pergjigje , vetem per te fshire tema e postime eshte ,
    smithiiii, ooo smithiii, mithii , thiii , iii, po ku humbi ky i uruar,
    te pakten per te fshire temat eshte mjeshter , ma merr menja se e ka laptopin me vete kudo qe shkon , se ndryshe nuk shpjegohet zhdukja e temave ne disa sekonda
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

Faqja 5 prej 47 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •