Close
Faqja 4 prej 47 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 465
  1. #31
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Kuptimi i Kuranit

    Testoni njohurinë tuaj për fenë:
    ...........
    Këshillat e Kuranit për xhihadin në aspektin militant ndonjëherë janë më se brutale në ton, por janë po ashtu edhe të kufizuara në përcaktimin se Muhamedi qartazi nuk e përkrah luftën e përjetshme kundër jobesimtarëve, dhe është i hapur për paqe me ta.
    .................................................. ....
    Shkruan: Robert Wright

    (Autori është kolumnist i rregullt në të përditshmen “The New York Times”. “Koha Ditore” ka të drejtën ekskluzive të botimit të komenteve të gazetës)
    Emblematike....nuk thote Allahu, por Muhamedi!!! Pa Muhamed, nuk ka Islam....Allahu eshte komprimar!!
    Jarigas

  2. #32
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    1. Kurani, urdhëron të gjithë muslimanët që të ndjekin Kuranin si të vetëm, ky urdhër gjendet në shumë ajete, si në vazhdim:

    [45:6] Këto janë shpalljet e Perëndisë që t‟i recitojmë ty sinqerisht. Në cilin Hadith tjetër pos Perëndisë dhe shpalljeve të Tij besojnë ata?

    [6:114] A të kërkoj pos Perëndisë si burim ligji, kur Ai ju ka shpallur këtë libër krejtësisht të hollësishëm? Ata që e pranuan shkrimin e dinë që është shpallur prej Zotit tënd me të vërtetë. Të mos ushqesh asnjë dyshim.



    2. Kurani konfirmon se i vetmi sunnet është sunneti i Zotit. Askund në Kuran nuk hasim në ndonjë përmendje të Sunnetit te Muhamedit.

    Do të gjeni që Sunneti i Zotit është i vetmi Sunnet (33:62….35:43….48:23).


    3. Kurani konfirmon se detyra e vetme e Muhamedit (apo e ndonjë të derguari tjetër) ishte të dorëzoj mesazhin e Zotit, dhe jo që të jap ndonjë mësim tjetër.

    Detyra e vetme e të dërguarit është të dorëzoj mesazhin e Zotit: 5:99, gjithashtu në 5:92….16:35….16:82….24:54….29:18….42:48….64:12).


    4. Zoti i urdhëron besimtarët që t’i bindën Profetit, por Zoti gjithashtu na siguron që bindja ndaj Profetit është e lidhur me bindjen ndaj mesazhit që ai (profeti) e dorëzoi, dhe asgjë tjetër. Bindja ndaj Profetit nuk do të thotë që ai kishte Sunnet që ne t’i bindemi.
    Konfirmimi që bindja ndaj Profetit është e lidhur me bindjen ndaj asaj që ai dorëzoi (Kuranit) është konfirmuar në këtë ajet:

    [64:12] T’i bindeni Perëndisë dhe tii bindeni lajmëtarit. Nëse refuzoni, atëherë misioni i vetëm i lajmëtarit tonë është që të japë lajmin (Kuranin).


    5. Kurani gjithashtu konfirmon se Muhamedi ishte urdhëruar jo të jap ndonjë mësim tjetër, përndryshe do të pasonte ndëshkimi nga Zoti:

    [69:43] Shpallje prej Zotit të gjithësisë.
    [69:44] Po të shprehte ai ndonjë mësim tjetër.
    [69:45] Do e kishim ndëshkuar.
    [69:46] Do i kishim ndërprerë shpalljet te ai.
    [69:47] Askush prej jush nuk do të mund t’i ndihmonte.



    6. Muhamedi është betuar se i vetmi zbulim që i ishte bërë nga Zoti ishte Kurani. Ajeti në vazhdim konfirmon që e gjithë ajo që njihet si Hadith Kudsij janë gënjeshtra që iu mveshën Profetit:

    [6:19] Thuaj, “Dëshmia e kujt është më e madhja?” Thuaj, “E Perëndisë. Ai është dëshmitar mes meje e teje se ky Kuran më është frymëzuar mua, që t’jua predikoj juve dhe kujtdo që i arrin. Vërtetë, ju dëshmoni se ka perëndi tjerë përkrah Perëndisë.” Thuaj, “Unë nuk dëshmoj si ju; është vetëm një perëndi, dhe unë mohoj idhujtarinë tuaj.”

    Nëse Hadithi Al-Kudsij ishte vërtetë thënie e Zotit tek Muhamedi ashtu siq pretendojnë ata, a do të përmbante një pohim te tillë sikur ky???

    Askund në Kuran nuk ka ndonjë shenjë apo indikacion se Muhamedi pranoi nga Zoti diqka tjetër përpos Kuranit.


    7. Profeti Muhamed vetë urdhëroi njerëzit e tij që mos të shkruajn hadithet e tij, kjo dokumentohet në (Muslim) dhe libra të tjerë

    “Mos shkruani diqka përveç Kuranit. Çdokush që shkruan diqka të tillë duhet ta fshijë atë” (Ahmed, Vol.1, faqja 171.....gjithashtu Sahih Muslim).


    8. Rreth 150-200 vitet e pas vdekjes së Profetit, shkrimi i haditheve të tij ishte i ndaluar, në përputhje me urdhërat e tij. I pari që përmblodhi koleksionin e haditheve ishtë Al-Bukhari (vëreni që Al-Bukhari kishte lindur në vitin 198 pas Hijrah.....a nuk ju bën kjo të mendoni???)

    Bile, edhe nëse ne duhej të ndjekim hadithet, me çfarë saktësie mund që një kolleksion i thënieve të dokumentuara 2 shekuj pas vdekjes të jenë të vërteta??


    9. Zoti urdhëron Profetin në Kuran që të thotë se ai ishte i pagabueshëm në zbulimet (zbritjet) që ai dorëzon, por që ai mund të bëj gabime në fjalët e tij personale dhe në hadith:

    [34:50] Thuaj, “Nëse unë shkoj në humbje, shkoj në humbje për shkak të vetë të metave të mia. Dhe nëse jam i udhëzuar, është për shkak të frymëzimit të Zotit tim. Ai është Dëgjues, Afër.”

    Me gjithë këtë konfirmim dhe 6 incidentet në Kur'an kur profeti u qortua nga Zoti, për gabimet e kryera, robërit e Zotit e pretendojnë se Muhammedi ishte i pagabueshëm!!
    Këto 6 incidente gjinden në Kuran (8:67-68....9:43....9:113-114....33:37....66:1....80:1-11).


    10. Kurani konfirmon që për çdo Profet kishte armiq nga djajtë, njerëzit si dhe xhinët, të cilët prodhuan thënie të rremë dhe i atribuan ato tek Profeti për t’i gënjyer njerëzit:

    [6:112] I kemi lejuar armiqtë e secilit profet – djajtë njerëz dhe xhin – që të inspirojnë në njëri tjetrin fjalë të lustruara, në mënyrë që të mashtrojnë. Sikur të donte Zoti yt, ata nuk do e bënin atë. Tii shpërfillësh ata dhe trillimet e tyre.

    Zoti gjithashtu pohon se vetëm mosbesimtarët do të dëgjonë prodhime të tilla (shih 6:113).


    11. Përfundimisht, na është treguar që Kurani është plotësisht i mjaftueshëm për besimtarët e sinqertë për këto arsye:

    a) Kurani nuk ka nevojë për ndonjë shtojcë, ngase ai është i plotë (tërësorë).

    [6:115] Fjala e Zotit tënd është e plotë, në të vërtetë dhe drejtësi. Asgjë të mos i shfuqizojë fjalët e Tij. Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

    b) Kurani nuk ka nevojë për plotësime shtesë ngase ai është i kjartë:

    [12:1] A.L.R. Këto (shkronja) janë prova të këtij shkrimi të qartë.
    [44:58] Ne kështu e kemi sqaruar atë në gjuhën tënde, që të mund të marrin vesh.


    c) Kurani nuk ka nevojë për përmirësime, pasi ai është i përkryer dhe nuk përmbanë kontradikta:

    [11:1] A.L.R. Ky është shkrim strofat e të cilit janë të përsosura, dhe të sqaruara.* Vjen nga Më i Mençuri, Më Njohësi.

    d) Kurani nuk ka nevojë për cicëron hap pas hapi, pasi është hollësisht i detajuar:

    [6:114] A të kërkoj pos Perëndisë si burim ligji, kur Ai ju ka shpallur këtë libër krejtësisht të hollësishëm? Ata që e pranuan shkrimin e dinë që është shpallur prej Zotit tënd me të vërtetë. Të mos ushqesh asnjë dyshim.



    Për të gjitha këto arsye, të gjithë Muslimanët duhet të ndjekin Kuranin, gjithë Kuranin, dhe asgjë përpos Kuranit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 20-09-2010 më 11:25

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Per me qen nje musliman i devotshum duhet te pasosh Kuranin dhe synetin e Muhamedi a,s.,per ndryshe nese e mohon synetine Muhamedit a,s,atehere ke problem me besim,pra ke probleme me njeshmerin e ZOTIT,sepse nje njeri per te qen musilman duhet ta pasoje Kuranin dhe synetin e Muhamedit ,a,s,per ndryshe ai eshte i manget ne besim.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #34
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Per me qen nje musliman i devotshum duhet te pasosh Kuranin dhe synetin e Muhamedi a,s.,per ndryshe nese e mohon synetine Muhamedit a,s,atehere ke problem me besim,pra ke probleme me njeshmerin e ZOTIT,sepse nje njeri per te qen musilman duhet ta pasoje Kuranin dhe synetin e Muhamedit ,a,s,per ndryshe ai eshte i manget ne besim.
    Ke diqka te shtosh rreth ajeteve qe solla me larte? Ato thone te kunderten e asaj qe e thua ti. Apo nuk e beson Kuranin ti?


    A flet Kurani ne ndonje ajet rreth Sunnetit te Pejgamberit? Te lutem sjelle argumentin per ato qe thua.

  5. #35
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Master nuk e di si e kuptojne tjeret kete postimin tend te gjate, por sipas meje te pakten nuk ke treguar se pyetjet e mia pergjigjen nepermjet te Kuranit. Madje nuk ke treguar se pergjigjen as nepermjet te haditeve. Dhe as nepermjet te haditeve te haditeve.

    Kjo e ben Kuranin nje liber ligji arab. Liber ligji sepse eshte teper i shkurter dhe si pasoje duhet te tejinterpretohet ne vazhdimesi. Keshtu qe Islami ka nje dominim te madh te haditeve ne krahasim me Kuranin. Pra jo "fjala e Allahut", por fjala e njeriut mbidominon.

  6. #36
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Chino, nese Muslimani e beson Kuranin si liber te Zotit, ateher patjeter duhet te besoj edhe cfare shkruan ne te. Nese kurani thot qe mos te marrim per baze liber tjeter pos Kuranit, ateher edhe duhet te veprojme ashtu. E nese na duket i pamjaftueshem, ateher jemi te lire te kerkojme alternativa, por gjithnje duke e ditur qe e kemi shkelur urdherin e Zotit.

  7. #37
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Të nderuar forumist, arsyeja që më shtyri të hapë këtë temë është përjashtimi im nga nënforumi musliman, dhe jo vetëm kjo, por ajo që më bëri edhe më shumë përshtypje është arsyeja me të cilën u përjashtova.

    Pasi hapa 2 tema në nënforumin musliman, dhe solla disa argumente nga Kurani, se muslimani duhet të bindet vetëm Kuranit si shpallje e Zotit të Madhërishëm, dhe në asnjë shkrim tjetër. Atëherë edhe erdhen vërejtjet nga moderatori, si dhe pasoi mbyllja e 2 temave, dhe përjashtimi im.

    Pas rreth 2 javëve, këto 2 tema u kthyen sërish dhe u barten pa kurfar njoftimi tek nënforumi Bektashinjë. Unë u ankova tek moderatori dhe përgjigja e tij ishte kjo:




    Dhe ajo që më habit më së shumti, është fakti që vet moderatori e quan vetën pjesë të një sekti (musliman sunni), kurse shumë ajete nga Kurani flasin pikërisht rreth asaj se si muslimani nuk duhet të ndahet në sekte (grupe).

    Unë jam musliman, i përmbahem Kuranit si shpallje e Zotit, dhe asgjë jashtë këtij Kurani nuk e marr si bazë për zbatimin e fesë. Si mund te me quaj dikush pjesetar te ndonje sekti nese une bazohem vetem ne Kuran? Kjo ishte hera e parë në jetën time të ndëgjoj se paska në Islam sekt Kuranist. Sipas Kuranit në Islam ka vetëm të nënshtruar (musliman) dhë asgjë më shumë as më pak.

    Andaj hapa këtë temë për të bashkëbiseduar me ju.

    A mendoni se Kurani si i vetëm, mjafton që ta zbatojmë fenë Islame ashtu sic urdhërohemi nga Zoti i madhërishëm?


    P.S. ju lutem moderatorit të mos e bartë temën tek nënforumi musliman pasi që do të ma mbyllin menjëherë.

    nuk eshte musliman ai qe nuk e pason Muhamedin a.s. dhe qe i mohon fjalet dhe veprat e tij

    nese thu ti qe une e besoj kuranin dhe skam nevoj per sunet ather die se edhe me miliona jomusliman e besojn kuranin si liber te zotit dhe shum prej tyre punojn sipas tij por ata sdeshirojn te pranojn fen islame

    eshte nje sekt i veqant i krijuar nga anglezet ne indi te cilet jan mundu te perqajn islamin dhe ata e besojn vetem kuranin ai sekt me sa di une quhet ahmedi dhe ndoshta edhe ju jeni nga ky sekt qe mundoheni te beni perqarje dhe urrejtje ndermjet muslimaneve

    mirpo ju pohoni qe e besoni kuranin por ju e mohoni edhe kuranin se ne kurani jemi te urdheruar ta pasojm sunetin e te derguarit a.s. ti mund te thuash se une e kam keqkuptu mirpo ate e pranojn mbi 1.5 miliard musliman andaj si dole ti dhe bani me te zgjuar nder shqiptar

    All-llahu i Madhërishëm thotë:

    “Çkado që ju jep Pejgamberi, merreni, e çka t’ju ndalojë,
    përmbahuni prej asaj.”
    (el-Hashr, 7)

    qka dmth ky ajet sipas teje a ekziston ne kuran apo ndoshta e kam shpifur une

    “Ai nuk flet me hamendje. Ajo nuk është tjetër vetëm se
    shpallje që shpallet.”
    (en-Nexhm, 3-4)


    “Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, pasomëni, edhe ju Allllahu
    do t’ju dojë dhe do t’jua falë mëkatet.”
    (Ali Imran, 31)

    “Ju keni shembull të mrekullueshëm në Pejgamberin e Allllahut,
    kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin
    në botën tjetër.”
    (el-Ahzab, 21)


    qfar dmthnje kan keto ajete sipas teje

    “Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa
    për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojnë
    ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre
    nuk ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen
    plotësisht.”
    (en-Nisa, 65)


    ky ajet po deshmon se ti nuk je musliman sepse ti nuk e pranon si gjykats pejgamberin a.s.

    .”.. Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtojuni
    All-llahut dhe Pejgamberit, nëse i besoni All-llahut dhe
    botës tjetër.”
    (en-Nisa, 59)
    Dijetarët kanë thënë se kjo do të thotë në Kur’an dhe Sunet.


    Dhe sërish në Kur’an thuhet:

    “Kush e respekton Pejgamberin e ka respektuar edhe Allllahun.”
    (en-Nisa, 80)


    sipas kesa ti nuk e rrespekton pejgamberin sepse mohon fjalet dhe veprat e tij ateher ti nuk e rrespekton allahun

    “Kurse edhe ti, pa dyshim udhëzon në rrugë të drejtë, në
    rrugë të All-llahut.”
    (esh-Shûrâ, 52-53)

    .”..Le të ruhen ata, të cilët veprojnë në kundërshtim me
    urdhrin e Tij, të mos i godasë ndonjë ngatërresë, ose të
    mos i godasë ndonjë dënim i dhembshëm.”
    (en-Nûr, 63) dhe thotë:




    Ajete të kësaj sureje ka shumë. Ndërsa sa u përket haditheve,
    janë si vijon:
    Hadithi 160
    Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka
    thënë: “Kini kujdes atë që po ju lë; ata që kanë qenë para jush janë
    shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe divergjencave
    me Pejgamberët e tyre. Kur t’ju ndaloj prej diçkaje, largohuni prej
    saj, ndërsa kur t’ju urdhëroj për diçka, atë përmbusheni sa të keni
    mundësi.”
    (Muttefekun alejhi)
    Hadithi 162

    Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut
    s.a.v.s. ka thënë: “Krejt umeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atij
    që nuk do.” I thanë: “E kush nuk do, o i Dërguari i All-llahut?” Tha:
    “Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhenet, ndërsa kush më
    kundërvihet (nuk më respekton), ai nuk do.”
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    [QUOTE=toni77_toni;2866554]Kujdes kur flet me tonin sepse te tregoj unë ty se çka është hadithi dhe allahu i yt, per ndryshe unë asgjë te keqe nuk perdora, thejshtë dhash mendimin tim. Mua as qe po me hynë në punë as Kurani as hadithet, per mua nuk janë shkrime me vlerë asnjëra. Por gjithsesi, per hir të popullit tim, detyrohna te jam i kujdesshem në vlersime ndaj tyre. Ajo qe e kam thënë dhe e perseris është se Kurani mbahet si Shkrim i shenjt i Islamit, andaj mendoj se duhet ti besohet dhe ti permbahet secili musliman, nuk mendoj se duhet ti shtohet ndonji hadith-qelbesirë qe vetem sa e qelbë boten dhe u ka qelbë edhe juve qe mirreni me to.

    o zotri mos u shit per i mencur e qe ne realitet ke per qellim ofendimin e muslimaneve

    nuk dij un cka po kerkoni ju jo muslimanet ne temat qe kan te bejn me ceshtje te islamit- ri zotri shih punet e tua dhe mos fluturo pse te jep krah hapesi i temes i cili ne realitet as vet nuk edin se cfar muslimani esht

    pritoj te shkruaj perseri por besoi e lexon ti hapesi i temes

    Cfar problemi ke mor vlla,cfar te mundon ty,nese ke pr me hadithet mos i beso dhe ateher shih gjej ndonje ajet ne kuran ku te cakton vendin dhe pasi te gjejsh veten dikund na trego se ku e gjete veten si mohues i haditheve

    ti vertet qenke ahmak
    Jetë e rëndë.......!!!

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    mbylleni temen mos lejoni qe nje kastravec me prapavijat e tija qe vetem zoti edin se cfar jan te sjell percarje ketu

    idioti ka lexuar kuranin dhe ne kuran spaska mund te gjen nje ajet qe i jep te kuptoj se duhet ndjek rruga e te derguarit....
    Jetë e rëndë.......!!!

  10. #40
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Chino, nese Muslimani e beson Kuranin si liber te Zotit, ateher patjeter duhet te besoj edhe cfare shkruan ne te. Nese kurani thot qe mos te marrim per baze liber tjeter pos Kuranit, ateher edhe duhet te veprojme ashtu. E nese na duket i pamjaftueshem, ateher jemi te lire te kerkojme alternativa, por gjithnje duke e ditur qe e kemi shkelur urdherin e Zotit.
    Ti the se mjafton Kurani. Une te bera pyetje. Te tregova se nuk mjafton.
    Si dhe tjera.t qe i shkrova.

Faqja 4 prej 47 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •