Close
Faqja 10 prej 33 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 328
  1. #91
    Po he prindrit, he vet ajo ka te drejt te mbulohet !

    Ndalimi i mbulesës eshte deklarat lufte kunder Islamit.

    Eshte obligim fetar, eshte njesoi sikur t'ia ndalosh nje besimtari te mos besoje me ne nje Zot te vetem qe eshte Allahu xh.sh. sa her qe te vie ne shkoll, por te behet ateisto/agnostike !

    17/18/19 vjec, nuk jan me voglushe qe prindrit e tyre te vendosin per toa.

  2. #92
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Kujton se duke pellitur ore e cast keto fjale, po ja ve me zor identitetin shqiptareve si arabe e shpellare. Shkolla eshte laike. Ka rregulla. Beson apo nuk beson, ate mbaje per vete. Ske pse i imponon te tjereve rregulla qe sjane te tilla. Do te vesh shami apo brekushe, ste ndalon njeri po jo ne nje insititucion me rregulla te percaktuara njesoj per te gjithe. Kaq te trashe jeni sa as gjene me te thjeshte nuk dini ta kuptoni e jo me ta pranoni.
    Shkolla është laike, nxënësit janë besimtarë

    Shkolla është laike dhe duhet të përmbahet nga simbolet dhe propaganda fetare, simbolet janë kryqi, ylli me hënë apo fotografia e figurave fetare në objektet shkollore me anë të së cilave do të cënohej laiciteti i shkollës.
    Laiciteti ka për qëllim ndarjen e shtetit nga feja, pra laiciteti nuk cënon praktikimin e fesë, por thjeshtë pengon fenë në vendimarrje (legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor).
    Nxënësit janë besimtarë, ata janë të lirë të zgjedhin besimin e tyre dhe atë që deshirojn¡ për vetën e tyre, këtë ua garanton kushtetuta dhe në një vend ku shkelen keto të drejta, me plot të drejtë themi se aty shkelet kushtetuta.
    Interesantë se shpjegimi që ti na e jep, nuk gjindet edhe në shkollat e gjermanëve, francezve dhe në përgjithësi evropianëve, a jemi ne model i demokracisë për Evropën apo Evropa është model i demokracisë për ne?!

    Përshëndetje!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #93
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    e di mire pergjigjen tane o gimce..solle nje foto te dy sorrave nga shkodra ,foto kjo e bere diku nga vitet '40..dhe asgje ma shume..ti nuk ishe as nuk je ne gjendje ta afrosh sado pak kete tip shamie me shamine tone kombetare..ja qe as me foton e nene zahidese nuk solle gje..perkundrazi diskretiton veten me keto foto..une e kam pare shume mire nene zahidene se cfare shamie ka mbajt ajo dhe te gjithe nanat tona malsore..une kam pare edhe se si ka jetuar gruaja e heroit tone kombetar adem jashari , e cila kurre ne jeten e vet nuk ka mbajt shami..e dikush tjeter ketu na thoshte ne nje shkrim se baca adem diten e vrasjes perveshi krahet , mori abdes , dhe dha kushtrimin per lufte..a thua kishte qene ai jarani pas bythes se baces adem dhe e pa se cka bani..

    thua se ke foto sa te duash..na sill veq dy te tilla..njera te jete e nene zahidese me shami dhe tjetra te jete e kesaj vajzes qe na e paskan perjashtu nga shkolla..kaq mjafton..nuk ka nevoje te biesh ma shume..nese nuk ke te nene zahidese bjer nje foto tjeter qe te kete shami qe ti mendon se jane tradite e jona kombetare..bile mundesh edhe te hapesh nje teme te tema e sondazheve dhe pyeti forumnistet kush eshte shamia jone kombetare..kaq do mjaftonte..atehere do te te jepja te drejte ne pretendimet e juaja...

    pse ku te intereson citon europen gimce..pse nuk e citon ate europe edhe ne aspekte te tjera..a nuk jeni ju she ndjekesit e juaj ato qe nuk leni gja pa thane per europen se po shkel islamin dhe po lufton ne vendet islamike gjoja me pa te drejte..europa o eshte e mire o eshte e keqe..nuk eshte edhe e mire edhe e keqe..apo me sakte per ato qe me pelqejne mua eshte e mire e per ato qe nuk me pelqen mua eshte e keqe..

    tani dicka per europen i dashur..nese ti e ke me te degjuar une e kam me te jetuar..nuk e di ne e din se une jetoj ka shume vite ne perendim..dhe e di mire se nuk pengohet shamia ne shkolla ..por mos harro se europa eshte shume me shume demokratike se trojet shqiptare,shume me shume e emancipuar se trojet shqiptare,shume ma shume e pa interesuar per fene se sa trojet shqiptare..dhe nuk e kan aspak problem mbajtjen e shamise pasi islami ne keto vende eshte ne nje perqindje te paperfillshme...pastaj a e din se ne pjesen dermuese te vendeve perendimore shamia lejohet pasi e konsiderojne si objekt kombetar te mbajteseve te saj..nuk e konsiderojne si objekt fetar..arabet kan shamite e tyre,turqit kan shamite e tyre,marokenet te tyre e shqiptaret te tyre...

    e fundit ne jemi troje shqiptare..ne nuk jemi te detyruar te marrim cdo gje nga europa..sepse nuk jemi europe...nga europa duhet te marrim ate cka i konvenon trojeve shqiptare dhe jo ato gjera qe nuk ju konvenojne..jemi te detyruar te pranojme disa gjera qe na i imponojne pasi edhe kjo na konvenon ..

    per fund i dashur mos harro te na sjellesh foton e nene zahidese me shami dhe foton e kesaj sorres ose foton e nje femre qe mban shami dhe qe ti mendon se eshte tradite e kombit shqiptar..

    e dyta pergjigju ne pyetjen nese urdheri administrativ i ministrit per ndalimin e veshjeve qe konsiderohen si simbole fetare neper shkolla eshte urdher vetem per komunitetin musliman apo per te gjitha rrymat fetare ne kosove....

    ps..e paske ndruar kahjen ne profil..ne logon tane ke pas shkruar '' musliman , shqiptar , krenar...'' tani ne nje shkrim tendin thua '' shqiptar , musliman ..dikur thoje se per ty feja eshte me e rendesishme se kombi tani u ktheve te e verteta se kombi eshte me e rendesishme se feja..mos kerce sa ne nje karige ne tjetren...
    I nderuari Malsor, historinë as ti, e as unë nuk mund t'a ndryshojm, ajo është ajo që është na pëlqeu neve ose jo!
    Për familjen Jasharaj e dimë shumë se është një familje shembullore si në aspektin kombëtar ashtu edhe në atë fetar, model për shqiptarin musliman. Nuk ke nevojë t'i besosh asaj që them unë, nëse ke dëshirë unë të ftoj që të shkojmë tek familja Jasharaj dhe të interesohemi, por dije se kjo gjë do të ishte humbje kohe, ngase ato që do t'i them tani, i gjen tek historiku i familjes Jasharaj.
    Motoja e Adem Jasharit ishte "Për Zot dhe Vatan". Familje me traditë Islame, ditën kur u krye sulmi ndaj kësaj familje siç kemi mësuar ishte Ramazan. Serbët mendonin se kjo familje është në gjumë kohën e mengjesit (nuk e dinin se keta agjerojnë). Familja Jasharaj ishte zgjuar për të ngrënë syfyr, pas kësaj Adem Jashari del në kullën tjetër për të marrë abdest (20 pas syfyrit është koha e faljes së Sabahut), babai i tij (Shabani) veç ishte duke u falur, duke u kthyer për në kullën tjetër fillojnë të shtënat e para, ata kapin pushkën dhe bëjnë rezistencën deri në moment kur ranë heroikisht, agjerueshëm dhe me abdest, ky ishte morali i Adem Jasharit dhe familjes Jasharaj, nënës Zahide për të treguar më gjërësisht sot iu është kushtuar ilahi (këngë me tematik fetare), gjë të cilën asnjëherë nuk e bënë këngëtarët e porno-estradës sonë.
    Rreth kësaj që thash i referohem asaj që shpjegohet nga vet familja Jasharaj në Prekaz dhe jam shumë i ndërgjegjshëm për atë që them.

    Foto të kam sjell, nga Shkodra e din edhe ti fort mirë, pra skam ç'të shtoj rreth kësaj kur të gjithë e dimë se ky popull tradicionalisht i takon Islamit dhe shamia konsiderohet prej moralit të femres muslimane. Po nisem nga familja e më gjërë, unë jam i anës së Gollakut, nënat tona edhe nëse nuk i kryejnë shumë obligime fetare tjera, shaminë e kanë jo sikur ajo malsorja duke ua shpalos qafën meshkujve, por duke mbuluar kokën. Kjo është sa i përket kësaj ane, kështu qendron edhe pjesa e Llapit, nuk e mohoj se viset nga viset dallojnë, ka vende ku traditat janë më ndryshe p.sh tek ne deri vonë ka figuruar ideja se nuk duhet martuar me femren pejane, ngase ato ishin më së paku më shami dhe sipas asaj që dëgjonim nga pleqët tanë thonin "jon femnat ma te dalne" pra ato që nuk qendrojnë në shtepi, që kanë filluar të parat të zhvishen etj. referuar gjithëherë asaj që pleqët tanë na mësonin neve. Dhe e them me plot përgjegjësi edhe sot mund ta deshmojë këtë gjë, ku mund të takoj me shumë njerëz (të moshës së vjetër) të cilët kanë këtë mendim.

    Ma trego vetëm një rast vëllau Malsor kur kam thënë se Evropa është e keqe?! Personalisht kam jetuar 7 vite në Gjermani (Berlin) dhe ta them hapur, ne jemi shumë larg (për të mos thënë askund) evropianizmit, ne ende vuajmë nga plagët e komunizmit, jo vetëm në cënimin e të drejtave fetare, por në çdo aspekt, duke filluar nga ekonomia, arsimi, shëndetsia etj. vendi i jonë është në kollaps ekonomik, gjë që tregon qartë se ne nuk kemi mentalitet të zhvillimit, apo nuk perdorim kodin i cili i hap rrugët e zhvillimit gjë e cila na lë larg vendeve si Gjermania në këtë rast. Ende ketu njerëzit mendojnë për vete (mentalitet komunist) e jo për kolektiv, e jo për shoqëri, e jo për rrethin i cili e ngriti personalitetin tënd. Asnjëherë nuk kam thënë Evropa e keqe. Pa dyshim edhe Evropa përballet me telashe si çdo vend i botës, edhe Evropa e lufton prostitucionin e narkomoaninë dhe elementet tjera shkatërruese të një shoqërie, por keto gjëra nuk e bëjnë Evropën të keqe, përkundrazi e bëjnë të mirë, ndërkaq njerëz të këqij ka kudo në botë diku më pak e diku më shumë. As Evropa nuk shpëton totalisht nga kjo situatë.

    Ligjet tona janë importim nga Evropa dhe si të tilla duhet të trajtohen ashtu si në Evropë. Më pëlqeve që u tregove real, ketu deshmove se edhe tek ne shamia e shqiptarëve (ajo që ata e konsiderojnë të tyren pavarësisht mendimeve tona) të lejohet. I nderuari Malsor, po dua ta shpjegoj edhe një gjë për të mos mbetur borxh ndaj teje. Ne nuk po kërkojmë futjen e shamiave në shkollë, asnjëherë në asnjë rrethanë, por po kërkojmë që atyre vajzave që bartin shami (e që janë në numer simbolik) t'u mundësohet shkollimi, të jenë të barabarta me shoqet e tyre, siç janë në të gjithë Evropën pra kerkesa nuk është absurde, por shumë e logjikshme dhe njerëzore. Nuk po kerkojmë super të drejta, përpos atyre që na takojnë, dua të shtoj se në mesin e atyre femrave me shami ka edhe vajza të dëshmorëve, invalidëve apo veteranëve të UÇK-së. I nderuari Malsor, ne nuk po kerkojmë lejimin e ferexhesë, e as nuk kemi protestuar për të, siç po protestohet nëpër Evropë nga emigrantët. Ketu është një ngatërrim i qëllimshëm se ferexhja është ndaluar shumë vende në Evropë andaj duhet edhe në Kosovë. Është fakt se ferexhja është ndaluar, por njëkohësisht siç pohove edhe ti është fakt se shamia lejohet, andaj do të ishte më së me vend të merret ky model për vendin tonë.

    P.s Feja dhe kombi janë gjëra të pandashme nuk mundet askush të më ofroj zgjidhje ndërmjet zemres dhe kokes sepse cilën do që e zgjedhi duke anashkaluar tjetrën trupi është i pajetë prapë se prapë, andaj për të qenë një trup me jetë dhe në dobi të njerëzimit duhet ta kesh fenë dhe kombin.

    Çdo të mirë!




    Kjo e treta është video:

    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #94
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    E kush ia paska vene kapakun,o turqeli,hoxhe Krasniçi apo Saudet??!!
    Qekur ne trojet shqiptare paskemi nevoje per çerjepin aziatik???

    Mund ta shkruajme edhe keshtu:
    "Cili taliban detyron motrat me shami
    Vete a ka lind n'Kosovë, apo ju ka q* nana n'Arabi"
    ...meqe te pelqeka poezia.....
    Si s'te vjen turp qe nxjerr helm mbi vellezerit e tu kosovare e nga krahu tjeter rreh gjoksin se ti punon per komb!!!
    O gimi, a betohesh dot ne emer te Allahut ketu par ate gjitheve, se ti nuk ke fare perfitim ekonomik nga puna qe ben nepermjet fese ISlame dhe asaj OJQ qe perfaqeson??!!
    S'ja vlen të merrem me ty, herave tjera ose repliko në qetësi ose mos repliko fare, kam marrë vërejtje nga forumi pse po iu kundërpergjigjem anëtarëve të cilët më fyejnë duke i fyer edhe unë ata. Nëse ke diçka kundër meje urdhero quhem Agim Rrahmani, jetoj në lagjën "Kodra e Trimave" në Prishtinë.
    Sa për pjesën e fundit betohem në All-llahun se asnjë përfitim ekonomik apo të çfarëdo lloji nuk kam për punën që bëjë as nga ushtruesit e fesë Islame, e aq më pak nga OJQ-ja për të cilën vetëm sa kam investuar nga mjetet e mia vetanake në të mirën e kësaj lagjeje dhe ketij qyteti.
    Edhe një herë po ta përserisë, nëse deshiron të debatosh me mua jam i hapur, por kur vendosë të ofendosh drejtoju diku tjetër sepse nuk jam nga ata që frigohem, e as që qendroj anonim sikurse ti dhe shumica e anëtarëve të forumit. Nëse ke ndonjë problem me mua, urdhëro. Nëse të pengon medimi ndryshe, është problem i yti, mua nuk më pengon mendimi yt ani pse është ndryshe nga ai i imi.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #95
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Nuk e lë mbulesa këtë vajze pa shkollë,por pa shkolle e le injoranca e prinderve te saj qe kane vendosur ti vene shami vajzes se tyre ne nje shkolle qe e dijne qe ka ligjet e veta dhe eshte laike.Dhe atë ne shek.21.Mosha e vajzes tregon se vendimi per shami eshte marre nga prinderit.E drejte e tyre,mirepo jo ne shkolla publike,por ne ato fetare.
    Per mendimin tim,nje muslimane mund te shkollohet dhe te behet dikushi edhe nese nuk vendose mbulesë.
    Tekefundit edhe këto me poshtë janë nxenese qe vijne nga familje muslimane.
    Edhe në Evropë janë shkollat laike dhe çuditërisht atje femrat shqiptare muslimane me shamia vijojnë shkollimin, si duket ata po e shkelkan kushtetuten laike të tyre.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #96
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    S'ja vlen të merrem me ty, herave tjera ose repliko në qetësi ose mos repliko fare, kam marrë vërejtje nga forumi pse po iu kundërpergjigjem anëtarëve të cilët më fyejnë duke i fyer edhe unë ata. Nëse ke diçka kundër meje urdhero quhem Agim Rrahmani, jetoj në lagjën "Kodra e Trimave" në Prishtinë.
    Sa për pjesën e fundit betohem në All-llahun se asnjë përfitim ekonomik apo të çfarëdo lloji nuk kam për punën që bëjë as nga ushtruesit e fesë Islame, e aq më pak nga OJQ-ja për të cilën vetëm sa kam investuar nga mjetet e mia vetanake në të mirën e kësaj lagjeje dhe ketij qyteti.
    Edhe një herë po ta përserisë, nëse deshiron të debatosh me mua jam i hapur, por kur vendosë të ofendosh drejtoju diku tjetër sepse nuk jam nga ata që frigohem, e as që qendroj anonim sikurse ti dhe shumica e anëtarëve të forumit. Nëse ke ndonjë problem me mua, urdhëro. Nëse të pengon medimi ndryshe, është problem i yti, mua nuk më pengon mendimi yt ani pse është ndryshe nga ai i imi.
    Ku ishte ofendimi??!!
    Jarigas

  7. #97
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    S'ja vlen të merrem me ty, herave tjera ose repliko në qetësi ose mos repliko fare, kam marrë vërejtje nga forumi pse po iu kundërpergjigjem anëtarëve të cilët më fyejnë duke i fyer edhe unë ata. Nëse ke diçka kundër meje urdhero quhem Agim Rrahmani, jetoj në lagjën "Kodra e Trimave" në Prishtinë.
    Sa për pjesën e fundit betohem në All-llahun se asnjë përfitim ekonomik apo të çfarëdo lloji nuk kam për punën që bëjë as nga ushtruesit e fesë Islame, e aq më pak nga OJQ-ja për të cilën vetëm sa kam investuar nga mjetet e mia vetanake në të mirën e kësaj lagjeje dhe ketij qyteti.
    Edhe një herë po ta përserisë, nëse deshiron të debatosh me mua jam i hapur, por kur vendosë të ofendosh drejtoju diku tjetër sepse nuk jam nga ata që frigohem, e as që qendroj anonim sikurse ti dhe shumica e anëtarëve të forumit. Nëse ke ndonjë problem me mua, urdhëro. Nëse të pengon medimi ndryshe, është problem i yti, mua nuk më pengon mendimi yt ani pse është ndryshe nga ai i imi.
    Si tja mesoim ku'ranit dhe shteteve islamike kete??

  8. #98
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Ku ishte ofendimi??!!
    Lexoje...

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    E kush ia paska vene kapakun,o turqeli,hoxhe Krasniçi apo Saudet??!!
    Qekur ne trojet shqiptare paskemi nevoje per çerjepin aziatik???

    Mund ta shkruajme edhe keshtu:
    "Cili taliban detyron motrat me shami
    Vete a ka lind n'Kosovë, apo ju ka q* nana n'Arabi"
    ...meqe te pelqeka poezia.....
    Si s'te vjen turp qe nxjerr helm mbi vellezerit e tu kosovare e nga krahu tjeter rreh gjoksin se ti punon per komb!!!
    O gimi, a betohesh dot ne emer te Allahut ketu par ate gjitheve, se ti nuk ke fare perfitim ekonomik nga puna qe ben nepermjet fese ISlame dhe asaj OJQ qe perfaqeson??!!
    1) Më quan turqeli, që sa debatojmë së bashku asnjëherë nuk të kam quajtur italian apo diç tjetër, ofendim në baza etnike.
    2) Kur permend Talibanët dhe detyrimin aludon në muslimanët shqiptarë dhe shpifë se ata perdorin dhunën, në të njejtën rreh gjoks edhe më thua pse hedh vrerë në vëllezërit e tu, duke e mos e parë vetveten ti.
    3) Jo në Kosovë kem lind, por kjo që thua ti i dedikohet një shumice, ndërkaq kur solla unë ishte për vetëm një njeri, e jo për të gjithë. Keto gjëra sigurisht ndodhin pasi që kanë vdekur moderatorët. Faleminderit!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #99
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Si tja mesoim ku'ranit dhe shteteve islamike kete??
    Nuk është problem i jemi ai.
    Unë them se prej Kur'anit dhe Islamit e kam nxjerr këtë, por ajo që duhet të kerkoni ju është si t'ja mësojmë vetës këtë dhe ta respektojmë mendimin ndryshe.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Po mir,kur te lejohen ato vajza me shami,pse mos te lejohen dhe ato me burka o perçe...o edhe me rroba banjo.

    Shkolla duhet te jete shkolle.
    Jo injoranca per momentin e budalliku per gjithmon.(Kjo eshte shamia o te gjitha shenjat fetare.)

Faqja 10 prej 33 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •