Njė vizitė e gabuar
BESNIK SINANI | 20/09/2010 |
Siē ėshtė bėrė e ditur nė media, me datė 22 shtator, Presidenti Topi do vizitojė komunitetin shqiptar tė Detroit dhe do nisė aktivitetin e tij duke vizituar statujėn e Nėnė Terezės nė Kishėn e Shėn Palit. Teksa ėshtė komentuar prej disa autorėve abuzimi politik i figurės sė Nėnė Terezės prej politikanėve shqiptarė, askund ky abuzim nuk mer shije mė tė keqe se nė kėtė vizitė tė Presidentit.
Famullia e Shėn Palit drejtohet prej Dom Anton Kcirės, i cili ėshtė i njohur pėr publikun shqiptar pėr deklaratat e tij nė 13 Maj tė vitit 2007, ku thoshte se 1.9 milionė "qenė" tė Kosovės duhej tė ishin rrjepur pėr sė gjalli nga Milloshevici si 260 mijė "qentė" e Srebrenicės. Kcira fliste me rastin e planit tė dėshtuar tė vėllezėrve Duka, me origjinė nga Maqedonia, pėr tė sulmuar Bazėn Ushtarake tė Fort Dix nė New Jersey. Sic ka thėnė vetė mė vonė, ai fliste i indinjuar nga mungesa e reagimit tė shqiptarėve ndaj kėtij akti e vecanėrisht mungesės sė reagimit tė muslimanėve shqiptarė.
Pėr hir tė sė vėrtetės, 13 xhami shqiptare nė Amerikėn e Veriut dolėn nė njė deklaratė tė pėrbashkėt ku dėnonin aktet e vėllezėrve Duka. Por ajo qė duhet vėnė nė dukje ėshtė se Anton Kcira ju pėrgjigj publikimit tė fjalimit tė tij me akuza pėr ata qė e kishin publikuar dhe duke pretenduar manipulim tė materialit. Kur organizatat muslimane nė zonėn e Detroit kontaktuan dioqezėn e zonės, Anton Kcira bėri njė gjysėm apologji ku pranoi qė kish pėrdorur fjalė tė gabuara por qė nuk reflektonin zemrėn e tij por zemėrimin e tij. Do donim ta pranonim kėtė qėndrim tė Anton Kcirės sikur tė mos i ishte kthyer qėndrimit tė mėpėrparshėm nė deklaratat e tij gjatė vizitės sė fundit nė Kosovė. Vlen tė theksohet se Kisha Katolike e Kosovės deklaroi se nuk do e ftonte Dom Antonin nė pėrurimin e Katedrales sė Nėnė Terezės.
Atėherė, pse viziton Presidenti Topi kėtė nxitės tė urrejtjes fetare, kėtė klerik qė quan muslimanėt shqiptarė si "shqiptarė me bisht", qė quan viktimat e genocidit tė Srebrenicės "qen" dhe bėn thirrje se tė njėjtin fat meritonin edhe 1.9 milionė "qentė e Kosovės?" Skizofrenia politike e njė akti kaq jo sensitiv, nuk tregon vetėm mjerimin e gjykimit politik tė Presidentit, kėshilltarėve tė tij apo atyre biznesmenė tė diasporės qė kanė organizuar kėtė takim, por ngre dhe pyetje pėr statusin e presidentit si figurė qė kėrkon tė emulojė koherencėn dhe solidaritetin e komunitetit tė njė kombi, gjė qė bie nė kundėrshtim me pėrpjkjet pėr tė rehabilituar njė sharlatan dhe nxitės urrejtjeje si Dom Anton Kcira.
Ka aspekte tė tjera tė kėsaj vizite qė kėrkojnė vėmendje tė publikut. Por sebepi i vizitės ėshtė nderimi i Nėnė Terezės. A do aprovonte njė grua, qė u bė e famshme pėr devocionin ndaj njerėzve mė tė mjerė tė planetit, komentet e Dom Anton Kcirės pėr "shqiptarė me bisht" qė meritojnė "tė rripen pėr sė gjalli" ashtu si "qentė e Srebrenicės?".. Dhe a ka rėndėsi pėrgjigja e kėsaj pyetjeje qoftė pėr Kcirėn e qoftė pėr Topin?
Krijoni Kontakt