ANTON KCIRA : QEN APO KSENOFOB ?
Shkruan : Abedin Rakipi
http://abedinrakipi.blogspot.com/201...-ksenofob.html
Ditet e fundit prifti katolik me origjine shqiptare Dom Anton Kçira eshte kthyer ne vendlindjen e tij Kosoven martire, i shoqeruar nga bisnesmeni shqiptaro-amerikan Ekrem Bardha. Besoj se biznesmeni Bardha nuk e ka kuptuar mire rendesine dhe rrezikshmerine qe paraqesin deklaratat e Kçires, si dhe shkeljen e çdo norme njerezore qe paraqesin keto deklarata sepse si te tilla keto lloj deklaratash vetem se i bejne nje publicitet negativ biznesmenit Bardha, dhe ne nje amalgame momentale mund te etiketohet si nje biznesmen qe mbeshtet islamofobine dhe ksenofobine, edhe pse ai ne te vertete nuk eshte nje i tille.
Pasi eshte pritur nga vete Ramush Haradinaj Kçira eshte shprehur publikisht per deklaratat e tija skandaloze te para disa viteve, ku ai muslimanet e masakruar ne Srebrenice i quan qen, por jo vetem, por edhe muslimanet kosovare i quan qene, duke ngritur tezen e montazhit dhe trafikimit te deklaratave te tij nga njerez keqdashes. Dihet tashme publikisht se çfare tonaliteti paten deklaratat e ketij prifti ne vitet e fundit, dhe se çfare reagimi sollen ato te populli shqiptar, i cili po fyej publikisht nga nje misionar i kishes katolike.
Reagimet ishin te shumta dhe te ndryshme por ajo qe te ben pershtypje ishte fakti se ishin reagime qe vinin nga njerez dhe intelektuale te thjeshte dhe nuk pati asnje reagim zyrtar, as nga perfaqesia e komunitetit katolik, as nga vete autoritetet e Kosoves ndaj ketij gjesti antikombetar te priftit Kçira. Nderkohe qe forumet neper te cilat respektohet akoma parimi i fjales se lire, u mbushen me reagime te ashpra ndaj kesaj fyerje te rradhes qe i behet kombit tone ne pergjithesi dhe muslimaneve shqiptare dhe boshnjake ne veçanti, gazetat prishtinase pro-katolike morren ne mbrojtje priftin mekatar qe perdhoste gjakun e 260 mije deshmoreve ne Srebrenice dhe te 100 mije deshmoreve ne Kosove. Nuk eshte me sekret fakti qe shtypi i Prishtines dhe Tiranes jane bere tellalli kryesor dhe esencial i interesave katolike, dhe jane bere gjithashtu avokati mediatik i implementimit te dominimit te pakices katolike mbi shumicen derrmuese muslimane ne mbare trojet shqiptare, por ajo qe te ben pershtypje eshte fakti se ne rastin e Kçires ishte kaluar linja e kuqe dhe se reagimi duhet te ishte iminent dhe i gjitheanshem. Te mos reagoje ne nje rast te tille do te thote te aprovoje çmendurine xenofobe te Anton Kçires ne dem te mbare shqiptareve ne veçanti dhe te vlerave humaniste ne pergjithesi. Deklaratat e Anton Kçires i ngjanin deklaratave te Hitlerit kunder çifuteve apo edhe te vete Millosheviçit kunder shqiptareve dhe boshnjakeve. Ato i ngjanin deklarateve te ish kryeministrit grek Venizellos i cili shqiptaret e çamerise i quante "lope" por me se shumti i ngjanin deklaratave te ish princit te Bullgarise Ferdinandit, i cili masakrimin e muslimaneve e quante qyteterim. Ishte pikerisht ky qyteterim qe mbrohet nga Kçira ne deklaratat e tij, sepse Kçira aprovon masakrat e Millosheviçit ne Bosnje dhe Kosove dhe per me teper shton se Millosheviçi duhet te kishte masakruar akoma me shume "qene muslimane" ne Kosove.
VLERAT ANTIHUMANE TE ANTON KCIRES.
Te aprovosh nje masaker kunder nje popullate civile, qofte ajo fajtore apo jo perben ne vetvete nje krim monstruoz kunder njerezimit dhe duhet denoncuar qofte mediatikisht qofte edhe penalisht prane autoriteteve perkatese. Te aprovosh nje masaker si ajo e Srebrenices ku nje popullsi e pafajshme masakrohet per te vetmem arsye se i perket nje besimi fetar te ndryshem nga ai i Kryqit dhe Krishtit, duke mos kursyer as foshnjat ne djep, deri ne ate pike saqe Srebrenica u kthye ne nje laborator masakrash per ushtaret serbe, eshte ne vetvete nje binjake e kesaj masakre. Eshte masakra vete qe ringjallet eshte kujtesa e nje popullate martire qe lendohet, dhe eshte perdhosja e nderit te nje kombi dhe te nje komuniteti fetar. Pra me pak fjale thjesht aprovimi i kesaj masakre eshte nje çmenduri çnjerezore dhe jam mese i bindur se çdo njeri qe guxon te aprovoje nje masaker te tille duhet izoluar menjehere ne nje spital psikiatrik, sepse ky njeri eshte djalli dora vete.
Por te guxosh qe viktimat e pafajshme te kesaj masakre siç ishte Srebrenica ti quash qen, eshte maja e thikes se çdo kulminacioni çnjerezor, eshte nje Inkuizicion modern, dhe eshte mese e qarte se nje njeri qe guxon ta beje nje gje te tille ja ka kaluar edhe vete djallit, mjeshtrit te cdo poshtersie dhe eshte vendosur mbi vete fronin e djallit. Mizoria çnjerezore qe gjendet ne fjales e Anton Kçires kunder muslimaneve te bosnjes duhet paditur ne te gjitha organizatat e te drejtave te njeriut sepse i kalon kufijte e ksenofobise.
Nese ksenofobia eshte per te gjallet ajo e Kçires eshte per te gjallet dhe per te vdekurit, eshte ksonofobi dhe nje islamofobi qe nuk kufij e komb por duke qene perfaqesues i kishes katolike, shpreh entuziazmin e fshehur te disa anetareve te kesaj kishe per te ringjallur Inkuizicionin. Deklararat e Anton Kçires nuk jane te turpshme, as fyese as poshteruese por jane thjesht çnjerezore dhe diabolike, dhe shprehin haptazi nje urrejtje dhe nje islamofobi qe dite pas dite po shkaterron vlerat e tolerances fetare tek kombi yne.
Deklarata te tilla jo vetem qe te shtyjne qe te reagosh ashper ndaj nje dhunuesi te te drejtave te njeriut siç eshte "prifti-djall" Anton Kçira, por gjithashtu te rikujtojne luften qe Kisha Katolike qe Anton Kçira perfaqeson ka bere per shtypjen dhe zhdukjen e te drejtave te njeriut gjate pese shekujve te fundit. Te rikujtojne Rikonkuisten e Spanjes dhe masakrat ndaj çifuteve dhe muslimaneve sefardite, te rikujtojne masakren e Albizhaneve protestante ne Francen e jugut, te rikujtojne bashkepunimin e Vatikanit me Italine fashiste, masakren dhe deportimin e mijera çifuteve te pafajshem etj etj, dhe si nje ithtar i flakte i te drejtave te njeriut qe jam me behet e qarte se Anton Kçira eshte pasqyra e ideve dhe planeve te zeza qe fsheh Kisha Katolike dhe Vatikani per te ardhmen e kombit tone. Por une nuk dua qe te fokusohem me Kishen Katolike sepse ne fund te fundit tashme e dime te gjithe sesa faqe te zeza dhe çnjerezore i ka servirur historise kjo "Makine qe prodhon shenjtore", por dua qe te ndalem tek deklaratat e "priftit-djall" dhe te mosreagimi i opinioni shqiptar ne veçanti dhe te atij te fjales se lire ne veçanti. Mendoj se menjehere duhen vene ne dijeni autoritetet boshnjake rreth skizofrenise islamofobe te deklarateve te priftit Kçira duke shpresuar se keto autoritete ne emer te Hakut (Te Vertetes dhe te Drejtes) do te reagojne duke qene se opinioni publik shqiptar duket se vlerat humane me te cilat pretendon çelsat e hyrjes ne BE ja ka shitur organizatave te fshehta te Vatikanit. Por perveç kesaj nje peticion ne anglisht dhe frengjisht do te niset dhe do tju drejtohet Liges se te Drejtave te Njeriut dhe te gjitha organizatave qe mund te na ndihmojne ne kauzen tone kunder Ksenofobise, Racizmit dhe Islamofobise, si dhe autoriteteve te vendeve Islamike qe jane ne prag te njohjes se Kosoves duke ju kerkuar atyre qe ti vene kusht njohjes se Kosoves transparencen totale te barazise mes komuniteteve fetare si dhe respektimin e te drejtave baze te njeriut, sepse deklaratat e Kçires nuk ishin deklarata qe mund te justifikohen nen ombrellen e fjales se lire, por ishin deklarata qe nxisin urrejtje, racizem dhe ksenofobi, gje e cila mund te çoje ne destabilizimin e raporteve tolerante mes komuniteteve fetare dhe ne perkeqesimin e bashkejeteses mes ketyre komuniteteve.
KCIRA QEN APO KCIRA KSENOFOB ?
Kater vite pas deklaratave te Kuislingut katolik Anton Kçira dhe pas reagimeve te shumta qe sollen keto deklarata qe degjohen qarte ne video te ndryshme te publikuara ne internet dhe neper disa kanale televizive, Anton Kçira kthehet ne podium kesaj here ne Kosove dhe mohon veteveten ose me sakte deklaratat e tij, per te cilat ai pretendon se jane te montuara nga njerez dashakeqe, per te hedhur hi mbi dekorimin e tij nga Presidenti Topi.
Fakt i çuditshem dhe i pabesueshem por i vertete. Anton Kçira pasi ka pritur kater vite te gjata tashme ka nderruar pozicion, dhe nga pozicioni i sulmuesit ka kaluar ne pozicionit e viktimes deri ne ate pike sa eshte vetequajtur qen. Nese fakti qe ai e quan veten qen te ben disi te qeshesh deklaratat e tij kane mbetur akoma te gjalla neper mendjet tona ashtu siç kane mbetur te gjalla deklaratat e Hitlerit ne Mein Kampf.
Por natyrisht lind pyetja se pse Kçira priti kaq vite per ta bere nje gje te tille, nderkohe qe mund ta kishte bere menjehere pas publikimit te videove qe çuan ne mediatizimin e skandalit te deklaratave çnjerezore te tij ?
Per njerezit qe protestuan menjehere kunder deklaratave fashiste te Kçires eshte tashme mese e qarte se Kçira po mundohet te shpetoje fytyren dhe imazhin e tij para popullit shqiptar dhe te heqi njollen e keqe qe peshon mbi reputacionin e tij, dhe per tja arritur qellimit eshte gati per gjithcka, bile edhe te shnderrohet ne qen mediatik. Por nese i bejme nje analize pak me te detajuar deklaratave te fundit te Kçires do te kuptojme se "Shnderrimi ne qen" nuk vjen prej Kçires por prej eproreve te tij, per te cilet gjesti i Kçires pengon planet e tyre ne Kosove duke i vene ata ne nje pozicion ne veshtire perballe nje publiku shqiptar te perbere nga nje shumice muslimane, dhe duke veshtiresuar planet e konvertimit masiv te kesaj popullate ne "fene e te pareve te tyre". Tendenca e shqiptar origjinal=Katolik e cila po perdoret si taktike nder taktikat e shumta per te lehtesuar konvertimin e shqiptareve muslimane ne katolike duket se kishte nevoje per shnderrimin e Kçires ne qen mediatik per te shembur çdo bariere ideologjike qe mund te pengoje procesin gradual te konvertimit, ndaj dhe Kçira si ushtar besnik i Papes qe eshte, e kreu me bindje te plote aktin e rikonkuistimit te opinionit publik shqiptar duke kaluar nga "kriminel ksenofob" ne "qen te pare". Me ane te ketij gjesti qe eshte akoma me trashaluq se i pari Anton Kçira dhe eproret e tij mendojne se opinioni publik do te besoje se me te vertete ajo video ka qene e montuar nga njerez dashakeqe por ata harrojne qe mohimi dhe demaskimi i videos duhej bere 4 vite me pare dhe jo sot kur ju nevojitet planeve te tyre, sepse tashme opinioni publik e ka te qarte se "shnderrimet ne qen te pare" apo edhe mohimi i deklaratave duke i bere ato te montuara jane thjesht genjshtra qe kerkojne te minimizojne gravitetin e deklaratave çnjerezore te Kçires, dhe qe kerkojne qe ti japin Kçires serish nje vend pozitiv ne publikun shqiptar per ti lejuar atij qe ti sherbeje misionit kishtar duke dhene fryte me te mira se me pare. Ti besosh deklaratave te fundit te Kçires eshte njesoj sikur ti besoje Papes i cili kur i dergonte katoliket qe te masakronin muslimane, çifute dhe ortodokse gjate kryqezatave i nxinte me theniet "kush vret nje pagan hyn ne parajse" duke quajtur pagane çdo njeri qe besonte ne nje fe tjeter perveç katolicizmit. Aq sa mund te besohet sot fjala e Papes aq mund te besohet edhe fjala e "priftit-djall" qe kerkon te justifikoje mizorine dhe gravitetin e ksenofobise se tij. Dyfytyresia e fundit e Kçires tregon edhe njehere sesa pak njerezore eshte hierarkia qe ai perfaqeson dhe se sa racizem dhe ksenofobi fshehin ne vetvete keta njerez qe pretendojne flamurin e paqes permes Krishtit. Njerezit qe luftojne per respektimin e te drejtave te njeriut dhe te vlerave njerezore jo vetem qe sduhet ti besojne deklaratave te fundit fallco te ketij sharlatani por duhet qe te reagojne ashtu siç reaguan heren e pare, sepse Kçira apo "qeni i pare" siç e quan ai veten jo vetem qe poshteroi gjakun e pafajshem te derdhur padrejtesisht te deshmoreve te Bosnjes dhe Kosoves por pa piken e turpit dhe ndjenjes njerezore tani po tallet me popullin shqiptar dhe opinionin publik duke u hequr si i pafajshem.
GJAKU I DESHMOREVE, GJAK QENSH???
Kçira mund tja lejoje vetes qe per hir te interesave te kishes dhe eproreve te tij te beje nje auto-poshterim duke e quajtur veten qen, bile edhe "qen te pare" por kjo nuk i jep atij te drejten qe te quaje martiret e Kosoves dhe Bosnjes "qen te cilet Millosheviçi duhet ti kishte therrur te gjithe" sepse kjo perben nje akt jo vetem çnjerezor por edhe anti-kombetar. Kombi shqiptar qe sakrifikoi filizat e tija ne luften e Kosoves nuk mund dhe nuk duhet tja lejoje vetes qe nje njeri pa asnje vlere siç eshte prifti Kçira te hedhi hi mbi gjakun e vyer te deshmoreve tane te cilet dhane dhuraten me te vyer per lirine e Kosoves, jeten e tyre. Cdo komb ka jashteqitjet e veta dhe qe nje misionar kishe te quaje gjak qensh gjakun e motrave dhe vellezerve tane te masakruar nga çmenduria Millosheviçiane qe ky prift aprovon, tregon qarte se njerez te tille jane vertete jashteqitja e kombit shqiptar dhe si te tille duhen treguar me gisht dhe duhet denoncuar si ksenofob dhe albanofob, i cili gjakun e muslimaneve shqiptare e quan gjak qensh, dhe per me teper uron qe Millosheviçi duhej te kishte masakruar te gjithe. Perballe ketij poshterimi i gjithe kombi shqiptar si nje i vetem duhet te reagoje dhe te denoncoje racizmin ksenofobine qe ky prift qe duket se i sherben me shume interesave te kishes sesa kombit ka publikuar me ane te deklaratave te tija.
Me se fundi te nderuar vellezer dhe motra,
Nje peticion ne tre gjuhe (shqip, anglisht dhe frengjisht) do te niset ne ditet ne vijim kunder racizmit dhe ksenofobise se ketij prifti , me ane te te cilit do ti shprehim anembane botes se ne jemi njerez qe karakterizohemi nga vlerat humane dhe se denoncojme cdo tentative te elementeve ekstremiste per te mbjelle urrejtje mes komuniteteve fetare dhe etnike. Do tju shprehim vellezerve tane boshnjake solidaritetin tone dhe do tju adresojme atyre nje falje publike ne emer te kombit shqiptar per deklaratat çnjerezore qe ky prift ka bere kunder deshmoreve te pafajshem te Srebrenices. Peticioni do ti percillet te gjitha instancave te te drejtave te njeriut, Qeverise se Republikes se Bosnjes, si dhe qeverive te vendeve islame qe jane ne prag te njohjes se Kosoves, ose qe e kane njohur ate, duke ju kerkuar atyre qe te ndikojne tek Qeveria e Republikes se Kosoves, qe raste te tille racizmi dhe ksenofobie te mos perseriten me.
Jeni te lutur qe sapo te niset peticioni ta firmosni dhe tja percillni te gjithe te njohurve tuaj.
Krijoni Kontakt