Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 83
  1. #51
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Edhe ju tregoj botes mbare dhe sidomos "shqiptarve" se pse ne kem emer per tolerance fetare.
    Ashtu eshte me vjen shume mire qe populli ne Kosove nuk mendon si ne ketu ne forum kjo u deshmua sod!

  2. #52
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787


    Katedralja, simbol i tolerancës fetare

    Nga Express më 05.09.2010 në ora 17:11
    Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në nderim të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, të dielën në katedralen e re në Prishtinë, të pagëzuar me emrin e humanistes dhe nobelistes shqiptare, u mbajt një meshë solemne. Merrnin pjesë përfaqësues të klerit katolik dhe mysliman në Kosovë, përfaqësues të Selisë së Shenjtë në Vatikan, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, misioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe qytetarë të shumtë.

    Një fjalë rasti para të pranishmëve ka mbajtur Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ndërsa udhëheqjen e meshës e ka bërë Imzot Zef Gashi, i deleguar i Atit të Shenjtë, Papa Benedikti XVI, i cili ka folur për jetën e Nënë Terezës dhe veprën e saj. Ai ka thënë se ndërtimi i katedrales në Prishtinë është bërë me përgjegjësi për të kryer detyrimet ndaj saj.

    “Sot, kësaj Nëne, kësaj të lume, ju ia kenë ndërtuar këtë kishë me të njërën shpresë dhe me të njëjtën përgjegjësi, për të kryer detyrimin tuaj ndaj saj. Sigurisht që Zoti e ka një plan të vetin edhe me këtë kishë sikur e kishte me Gonxhen e vogël në atë kohë. Çfarë donë Zoti me arrit me të, ne sot nuk e dimë, por gjeneratat e tjera do ta vlerësojnë rëndësinë dhe do t’i mbledhin frytet e saj. Një gjë është e sigurt, kjo shenjtore, kjo katedrale, kaq e bukur, kaq e madhe, do të jetë zemra e Nënës Terezë në qytetin tuaj dhe në tërë Kosovën. Këtu çdo kush do të ketë mundësinë t’i lutet asaj, nënës sonë të përbashkët”, ka thënë Gjergji, transmeton KosovaPress.

    Imzot Gashi ka theksuar se vepra e paharruar jetësore e Nënë Terezës buron nga dashuria e madhështisë së çdo njeriu dhe paraqet shembull se si duhet kontribuar për paqe dhe pajtimin e popujve.

    “Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e dashuri e sidomos e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin”.

    Jakup Krasniqi, kryeparlamentar i Kosovës, duke uruar të pranishmit për hapjen e Katedrales “Nënë Tereza”, ka thënë se shëmbëlltyra e shenjtë e Nënë Terezës duhet të ndiqet nga komunitetet fetare për të forcuar ura komunikimi dhe tolerancë ndërfetare.

    “Kjo katedrale që qëndron madhështore në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, është simbol i fesë katolike, bashkëjetesës, humanizmit dhe tolerancës fetare që e karakterizon popullin tonë që nga lindja e tij. Ky tek i besimit do të shërbejë si shtëpi e paqes dhe dashurisë për njëri-tjetrin, si shtëpi e tolerancës ndaj kuriozitetit e tolerancës për të pambrojturit dhe paqes e respektit ndaj jetës reflektim i jetës së veprës së Nënës Tereze”, ka thënë ai.

    Kurse kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka thënë se Bashkësia Islame mbetet e vendosur për kultivimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha bashkësitë tjera fetare, në shërbim të harmonisë ndërfetare, stabilitetit të vendit dhe zhvillimit shoqëror.

    “Ndërtimi i kësaj katedrale në kryeqytetin tonë e rendit popullin tonë ndër popujt të cilët e duan të bukurën dhe e urrejnë të shëmtuarën, e duan njëri-tjetrin të lirë dhe përzgjedh formën jetike të tij në udhëtimin e tij të gjatë. Objektet e kultit të besimtarëve iu shërbejnë si vende që ua tregojnë lirinë e tyre vendi ku i falën me përkushtim krijuesit e tyre andaj, ndërtimet e tyre nëse nuk kanë qëllime politike begatojnë vendet ku ato ndërtohen”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu ka thënë se besimtarët shqiptar myslimanë duhet të gëzohen edhe me ndërtimin e një xhamisë përball katedrales.

    Ceremonia e meshës solemne për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës ka zgjatur më shumë se dy orë. Katedralja “Nënë Tereza” ka hapur dje dyert për qytetarët në qendër të Prishtinës, ndonëse nevojiten të paktën edhe 3 vjet, që i tërë ndërtimi në katedrale të përfundojë.

    Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Aty jetoi deri në moshën 18- vjeçe. Për t'i shërbyer Zotit dhe përkujdesur per te varferit, ajo niset për në Indi, ku edhe ndërroi jetë në vitin 1997.

    Viti 2010 është shpallur vit i Nënës Terezë me ç'rast janë organizuar një sërë aktivitetesh në përkujdesjen e Presidentit të Kosovës.

  3. #53
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Si duket ti vuan nga shendet mental apo si është halli?O i nderuar nuk më vënë mua kush përpara zgjedhjes sepse sot askujt nuk i intereson çfarë besimi, partia, preference, hobi ke.
    Askush nuk të pyet se a të pëlqejnë biondinat apo zeshkanet, kjo mbetet çështje personale e jotja kaq!
    Nëse shikojmë në atë kontekst ne të gjithë jemi të ndryshëm, ngase njeriu nuk identifikohet vetëm me religjion dhe komb, por edhe me profesion dhe prirje të tjera dhe shikuar në këtë kontekst pak kemi të njejtë.
    Realiteti është krejt ndryshe nga ajo që deshiron ti, sot nuk jemi në kohën e kryqëzatave apo të luftrave kombëtare, jemi në paqe ku secili deklaron lirisht përkatësinë e vet etnike dhe fetare, nga kjo e drejtë nuk privohet askush, madje as nuk rrezikohet që sa më parë të bëjë zgjedhjen. Kjo që thua ti ka shumë mangësi, ngase një gjë e tillë në kohët e sotit nuk kerkohet nga shqiptarët!



    Ok more nuk po mundohem të ta mbush mendjen, por as ti mos u mundo me ma mbush mendjen mua se është përendi pagane sepse mëse e qartë se është përendi monoteiste dhe larg atyre propagandave dhe shpifjeve.
    Keto janë bindjet tona të ndara që fola më herët, ke probleme në të kuptuarit.



    Sqaro! Ku kam dashur t'i imponoj dikujt besimin tim?!
    Ku e kam njëllosur figurën e Skënderbeut?!
    Apo është shprehi e jotja të mbushesh në tjetër kënd dhe të shfryhesh tek dikush tjetër?!
    Kjo është e keqja juaj, që keni tolerancë zero, që thonit dikur, shpresoj mos ketë më të tillë se merr vajzën e kaurrit e shto rradhët tona, që keni cfarëdolloj të drejte në botën perëndimore dhe ju si shqiptar pikërisht bëheni krahu parësor i ofensivës islame, ashtu sic "kriminelucat" shqiptarë bëhen krahu kryesor i mafieve me traditë Italiane, Ruse etj dhe ne dalim kudo në faqet e para si kryesorët ndërkohë ne jemi vec korrierët. Pallatet me flori nga droga gjendën në Beograd e jo në Tiranë, në Moskë e jo në Shkodër, në Paris e jo në Vlorë. Pse ti zotëri ofendon ? Me cilin kujton se flet ti ?

    A jeni njerëz apo cfarë jeni ? Cfarë ju hyn në punë ju një katedrale ku ka me mijëra xhami në Kosovë ? Nëse nuk jeni në gjëndje të diskutoni në mënyrë civile mos hapni përcarje sepse komentet e juaja hapin vec përcarje të panevojshme në këto ditë. Nëse nuk koekzistoni dot as në shqipëri, atëher më vjen keq por nuk mund të quheni Shqiptar, sepse shqiptari ka të tjera vlera, BESEN, KANUNIN, TRADITEN. Asnjëra nga këto nuk ka të bëj me asnjë fe që na ësht imponuar, përkundrazi janë fetë që kanë huazuar elemente nga këto cilësi tonat.

    Kosova ta gëzoj Katedralen e cila e rikthen deri diku në një 'identitet' para-Kosovar, pra Dardan(edhe pse këta origjinalisht qenë paganë) por që ka nevojë për shkolla dhe për edukim. Ne kemi nevojë për një Ataturk dhe një shtet të fortë e të qëndrueshëm. Figurat fetare nuk kanë pse të merren me identitetin tonë Shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 05-09-2010 më 11:30
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #54
    Bashkimi i Shqiperise me Kosoven....? Nese Kosova vazhdon te islamizohet nuk besoj se ka vend per bashkim. Do te jene ata qe çliruan Kosoven qe nuk do te na e lejojne.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Ju jeni rrota e fundit e karroces, dhe askush nuk ju pyet per tolerance, ju jeni pakice nder shqiptar. Jemi ne shqiptaret qe jemi duke qene tolerant me ju, teper tolerant. Jemi ne shqiptaret qe mbajme ne kembe kombin tone, natyrisht me ndihmen e miqeve tane perendimor. Prapavija e ushtrise osmane llogaritet si pakice etnike dhe fetare.
    Pash Zotin boll folet per patriotizem , se po me villet.

    Ah , sikur te ishte interneti realitet , po shyqyr kujtimet nga luftrat akoma i kemi te freskta dhe e dijm se kush cka ishte , kush luftonte e kush kendonte , kush mbante "zi" e kujt sja ndinte.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Me te vertete nje kryeveper ne mes te Prishtines e me shume nje kryeveper duke marre parasysh se ky objekt me se shumti i dedikohet Nënes së Madhe te kombit shqiptar,Nënes Terezë.

    Pamje nga inaugurimi i sotem



    Pamja finale e katedrales do te duket keshtu.Nje veper e madhe per kombin shqiptar.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Katedralja per momentin skishte nje pamje te mir , sme pelqeu me fol drejt , ndoshta do ta rregullojn me pastaj , me pelqeu fjalimi i zoteri Naim Ternaves , myftiut te Kosoves , i cili kerkoi leje per ndertimi e xhamise karshi katedrales , kerkese e cila esht e mehershme , pra do te ndertohet nje qender e madhe per nevojat e muslimaneve , te cilat falen jasht xhamive , ne parkingje e trotoare.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #58
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Bashkimi i Shqiperise me Kosoven....? Nese Kosova vazhdon te islamizohet nuk besoj se ka vend per bashkim. Do te jene ata qe çliruan Kosoven qe nuk do te na e lejojne.
    Pra "Ne shqiptaret" spaskeni luftu per clirimin e Kosoves ???

    A thu cilet shqiptar paskan marr pushken ne dore???

    Apo " Ne shqiptaret" e lan Camerine ner grekun??

    Apo "Ne shqiptaret" kur vishin shqiptaret nga Kosova i urojshi qe Milloshi ti digjte edhe me shum ??

    A jeni ju keta shqiptar???

  9. #59
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Pra "Ne shqiptaret" spaskeni luftu per clirimin e Kosoves ???

    A thu cilet shqiptar paskan marr pushken ne dore???

    Apo " Ne shqiptaret" e lan Camerine ner grekun??

    Apo "Ne shqiptaret" kur vishin shqiptaret nga Kosova i urojshi qe Milloshi ti digjte edhe me shum ??

    A jeni ju keta shqiptar???
    Une Kosoven dhe Shqiperine i dua me shume se ju. Ju po t'a donit Kosoven nuk do t'a shpienit ne greminen islamike.

  10. #60
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kosova nuk ka as pse të islamizohet, as pse të kristianizohet apo budizohet. Kosova e para punës duhet të shqiptarizohet në mentalitet, dicka që i mungon shqiptarëve kudo. Shqiptarizimi është e ardhmja jonë. Fetë e ndryshme janë pasuri që ne do i përdorim në interesin tonë. Psh. në Arabi do cojmë Ambasadorë Muslimanë, në Itali Katolikë, në Amerikë Kristianë, në Rusi Orthodoksë e kështu me rradhë. Feja, ose tri-fetarizmi shqiptar përfshi këtu dhe komunitetin Bektashi(në Shqipëri jo më kot gjendet Kryegjyshata botërore - fakt shumë i rëndësishëm ky që tregon kulturën e lartë shqiptare dhe joekstremizmin e saj, por forcën moderuese) që nuk dua ta margjinalizoj, janë pasuri e madhe diplomatike në këtë botë globale. Në shqipëri duhet të mbizotëroj një kulturë e moderacionit përsa i përket fesë së dikujt, dhe deri tani ne ja kemi dalur mbanë. Eshtë vetëm kur përzihemi në gjëra më të mëdha si luftërat në Irakun apo Afghanistain(ku shumica e qyteteve kryesore janë themeluar nga Aleksandri i Madh - ky një mësim i shkurtër historie) që ne humbasim dhe bëhemi vegla të ekstremizmave. Komunitetet fetare janë pasuri ekonomike dhe diplomatike nëse do arrijmë ti zhvillojmë sic duhet. Na sigurojnë lidhje me 3/4 e botës, dicka që shtete të ndryshme perëndimore cfarë nuk do bënin të kishin harmoninë fetare që ka shqipëria. Por ne këtë harmoni e kemi gjenetike, sepse jemi Shqiptarë dhe ashtu kemi mbetur gjentikisht. Tani ka ardhur koha të bëjmë hapin e madh mendor drejt një mentaliteti kombëtar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 05-09-2010 më 15:41
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •