Close
Faqja 18 prej 29 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 289
  1. #171
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Me keto pyetje qe shtron ti ofendon femren . Femra eshte e paafte per ty per te kuptuar c'eshte respekti?
    Shtroja keto pyetje vetes. Te duken normale?
    Ku e thashe kete?
    Une thashe se nuk kemi perkufizim adekuat te termit respekt. Nuk thashe qe femrat nuk e kane, as nuk thashe se meshkujt nuk e kane, por nuk e kemi te gjithe. Ndaj secili, edhe diktatori me i madh, thote per vete: Une respektoj. Kete e thashe.

    Ndersa shembujt e mi kishin per qellim te tregojne se ka disa gjera, te cilat nga disa njerez (ne Perendim te pakten) kuptohen poashtu si pjese e respektit te burrit ndaj gruas. Lexo ne te kuqe me posht ku e thashe.

    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    ...
    Eshte respektim i femres, nese burri:

    1. pranon qe gruaja te fyej apo sjellet ashper ndaj anetareve te familjes se burrit?
    2. pranon qe gruaja te kaloje 3 jave pushime verore me shoke e shoqe pa burrin ne nje vend jashte shtetit?
    3. pranon qe gruaja te kete nje dashnor?
    4. pranon qe gruaja te mos beje asnje femij?

    Nese pergjigjesh/pergjigjeni me "Po", atehere: Eshte ky respekti, per te cilin flasim ne kete teme? Apo respekti, te cilin e doni te implementuar tek meshkujt shqiptare? Ne nê Perendim e dime se tek disa njerez (burra por dhe gra) keto gjera i takojne "respektit".

    Mungon perpilimi i hollesishem dhe adekuat i respektit, per te ditur se per cfare po flasim, nga jemi nisur te shkojme, nga kerkohet nga ne te shkojme, ne cilin aspekt te "ndryshojme".
    Ndaj pyeta: Cfare duhet t'i imagjinoj vetes kur flitet/flitni per respekt? Definicionin tim te tij, ate tendin, ate te prinderve te mi, ate te fshatit fqinj, ate perendimor? Cilin?

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    nqs do jete i devotshem per familjen dhe femijet ne te gjitha drejtimet dhe te dije te komunikoje dhe te respektoje , atehere nuk do me shqetesonte aspak te jete dominues , madje do beja c'mos qe te ndiheshe i ketille

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Ku e thashe kete?
    Une thashe se nuk kemi perkufizim adekuat te termit respekt. Nuk thashe qe femrat nuk e kane, as nuk thashe se meshkujt nuk e kane, por nuk e kemi te gjithe. Ndaj secili, edhe diktatori me i madh, thote per vete: Une respektoj. Kete e thashe.

    Ndersa shembujt e mi kishin per qellim te tregojne se ka disa gjera, te cilat nga disa njerez (ne Perendim te pakten) kuptohen poashtu si pjese e respektit te burrit ndaj gruas. Lexo ne te kuqe me posht ku e thashe.



    Ndaj pyeta: Cfare duhet t'i imagjinoj vetes kur flitet/flitni per respekt? Definicionin tim te tij, ate tendin, ate te prinderve te mi, ate te fshatit fqinj, ate perendimor? Cilin?
    Chino, dhe perendimi nuk eshte aq i shthurur sa e mendoni ju ketu. Edhe atje vleresohet shume familja. Fakti qe ka ''shume te emancipuar'', nuk do te thote qe cfare bejne ata vleresohet normale nga te tjeret.
    Familje te shkaterruara, te shthurura ka kudo, dhe ne Shqiperi.
    Ne Shqiperi ka shume gra qe edine qe burrat e tyre bredhin, dhe prape heshtin, se jane te varurar ekonomikisht nga burrat. Ja cfare sjell dominimi.


    Vetem se njerezit ndonjehere ngaterrojne nenshtrimin me sakrificen. Sakrifica qe ben ti per familjen nuk quhet nenshtrim. Nese do nisesha nga familja ime, jam une ajo qe bej me shume sakrifica per femijet e mi, dhe familjen ne pergjithesi. Nuk e bej se kam frike nga burri, por e ndjej te domosdoshme qe familja ime te funksionoje e mos te shkaterrohet. Gjithmone ne familje njeri sakrifikon me shume se tjetri. Femra e ka ne gjak perkujdesjen per familjen, dhe nuk ka nevoje te kete burrin mbi koke ti kujtoje cfare duhet te beje, perkundrazi burri e do me te thene.

    Femra kur martohet nuk enderron te behet skllave e burrit, por perkundrazi ta kete ne krahe per te mire e te keq. Se nje cope buke dreqi ta haje ja jep dhe familja e saj, ose eshte e zonja vet ta siguroje. Fundja ju meshkujt njesoj do sillni leke ne shtepi, si me grua, si pa grua. Nuk po beni ndonje mrekulli qe femra t'ju rrije pronto, e lepe si urdheron.
    Ndryshon puna po te me sillte burri miliona. I rrija pronto ato dy ore qe rrinte ne shtepi. Me pastrues, kuzhinier, dado per femijet. Keshtu po, le te dominoje ai po te doje. E bej dhe nje vesh shurdh, e nje sy qorr.
    Feelings change - memories don't.

  4. #174
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Chino, dhe perendimi nuk eshte aq i shthurur sa e mendoni ju ketu. Edhe atje vleresohet shume familja. Fakti qe ka ''shume te emancipuar'', nuk do te thote qe cfare bejne ata vleresohet normale nga te tjeret.
    Familje te shkaterruara, te shthurura ka kudo, dhe ne Shqiperi.
    Ne Shqiperi ka shume gra qe edine qe burrat e tyre bredhin, dhe prape heshtin, se jane te varurar ekonomikisht nga burrat. Ja cfare sjell dominimi.
    E dashura Mia, as nuk e pata ndermend te deklaroj Perendimin si gje te shthurur. Por vetem tregova shembuj, te cilet disa njerez per shembull ne Perendim i shohin poashtu si pjese te respektit. Kete e bera vetem dhe vetem per nje arsye: PER TE TREGUAR SE DUHET TE TREGONI SE PARI PER CILEN FORME KONKRETE TE RESPEKTIT DONI TE FLITNI. Vetem kaq!

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Respekti dhe drejtimi janë dy gjëra të ndryshme. Në një bashkësi të gjithë duhet ta respektojnë njëri-tjetrin, por punët duhet të jenë të ndara dhe duhet të ketë hierarki. Po nuk pati hierarki, nuk ka bashkësi.


    Ajo që i thashë Sistemit vlen edhe për ty.
    Sipas teorisë suaj, familja perëndimore duhet të ishte e shëndoshë, po ja që nuk është. Realiteti flet vetë, po ty nuk të pëlqen ta shohësh.
    Punet behen bashke pa hierarki.Ku ka hierarki nuk ka bashkesi,ka vetem ulje koke.
    Mendimi im personal.
    Dhe familja perendimore eshte me e sepse nuk fsheh asgje.
    Mund te jete edhe gabim.
    Keshtu e konceptoj une te pakten.
    klm

  6. #176
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    E dashura Mia, as nuk e pata ndermend te deklaroj Perendimin si gje te shthurur. Por vetem tregova shembuj, te cilet disa njerez per shembull ne Perendim i shohin poashtu si pjese te respektit. Kete e bera vetem dhe vetem per nje arsye: PER TE TREGUAR SE DUHET TE TREGONI SE PARI PER CILEN FORME KONKRETE TE RESPEKTIT DONI TE FLITNI. Vetem kaq!
    ahaha

    Eshte e teper e thjeshte, respektin=sjellja!! Sillu si njeri, prano gabimet kur je gabim, mos mendo si Bato-ja qe i duket vetja sikur cfare eshte (i mencur) vecse pse eshte mashkull. Kaq

    Apo mos je edhe ti njeri nga ato meshkujt qe s'do e lije gruan te iki me pushime ne Sarande apo Spanje per ja 3 jave me FAMILJEN e saj?? Sepse s'ke besim?

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Dhe une mendoj keshtu. Shiko per shembull shtetet, kane demokraci, kane votime, mundesi per mendimdhenje apo influencim individual, por ne koke te kokes eshte nje mundesi per vendosje nese situata mbetet "pat". Pa kete gje krijohet diskrepanca, ndarja, shpartallimi.

    Por duhet ditur se nga hierarkia mund te lind dhe diktatura, monizmi e keso dukuri negative. Ndaj i kishta shtuar termit hierarki termin "e kontrolluar" apo te bazuar ne parime te pergjithshme.
    Hierarkia është hierarki, quaje më çfarë emri të duash dhe ajo është e domosdoshme. Asnjë drejtues nuk do që populli i tij të jetë keq, të vuajë dhe të jetë i dobët, sepse në këtë mënyrë as ai vetë nuk është i fortë.

    Në rastin e familjes, burri nuk ia do të keqen familjes së tij se për të ajo është gjëja më e shtrenjtë.

    Teoria e barazisë gjinore, ashtu si shumë teori të tjera, është një masturbim mendor, një ide boshe që në praktikë nuk funksionon.

    E thënë shkurt, me emrin barazi gjinore gratë kërkojnë të bëjnë komandën në familje. Në Perëndim thuhet se ka barazi gjinore, por de facto ligjin në familje aty e bëjnë gratë. Ajo ka pavarësinë ekonomike, ligji e favorizon më shumë, kështu që ajo i bën presion burrit duke i thënë që ta respektojë më shumë, që ndryshe përkthehet "ose bëj si them unë, ose ndahemi".

    E vetmja mënyrë që burri perëndimor të ruajë familjen, është që t'i bindet gruas, mirëpo nuk duhet menduar se po t'i bindesh gruas gjërat do të shkojnë mirë. Pas disa vitesh familja prishet dhe në përqindjen më të madhe janë gratë ato që kërkojnë ndarjen. Të frymëzuara nga telenovelat, ato shpresojnë se do të gjejnë njeriun ideal, të cilin nuk e gjejnë kurrë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 29-08-2010 më 11:58

  8. #178
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    ahaha

    Eshte e teper e thjeshte, respektin=sjellja!! Sillu si njeri, prano gabimet kur je gabim, mos mendo si Bato-ja qe i duket vetja sikur cfare eshte (i mencur) vecse pse eshte mashkull. Kaq
    HA HA HA
    E thjeshte? Cila gje eshte ethjeshte ketu?
    Mua me duket e njejta sikur t'i thuash dikujt: Behu i mire ndaj meje.
    Po cfare mund te kuptoje njeriu nen kete shprehje? Sipas meje: Dicka me nes te asgjese, por edhe cdo gjeje. Prandaj nuk eshte "e thjeshte". Sepse ti pasi te kesh pranuar kete shprehje nga une mund te me befasosh ne mes te nates me nje vizite dhe te mendosh se do te me gezosh, pra do nisesh nga ajo se kjo vizite te ben ty "te mire", sic kam kerkuar une. Por ndoshta une kam imagjinate tjeter per "te qenurit e mire". Ndoshta mendoj se te qenurit e mire nenkutpon te mos lendosh sferen time intime apo kohen e pushimit. Kete e them. Nuk di askush se cfare mendon dikush, kur te thote "behu i mire", "me respekto", nese pranuesit te shprehjes nuk i tregohet, cfare duhete te nenkuptohet nen keto shprehje. Nu e di, perse s'kupto askush, cfare dua te them. Ndoshta per shkak se nuk kemi nje term perkates ne shqip. Ne anglisht u thone "a filling-needing term". Te tilla jane keto shprehjet, pra "boshe".

    Ndaj puna jone, detyra jone, eshte te mbledhim mendime se cfare eshte respekti ndergjinor saktesisht dhe konkretisht. Pastaj te diskutojme. Kete sigurisht se s'mund ta besh ti apo une apo ndokush tjeter vetem, por e bejne shkencetaret perkates, sociologet, psikologet, etcetera.

    Ketu isha ne bisede. Nuk eshte aspak mendim ngacmues, nencmues apo tjetergje te tille. Kur lexoj te shkruhet se "burrat shqiptare duhen edukuar te respektojne grate" me lindin 1000 pyetje ne koke se cfare u deshkan te bejne edukatoret? Disa nga keto pyetje u mundova t'i katalogizoj ne postimet pararendese, por u keqkuptuan.

    Per te pranuar gabimin, duhet nje platforme e perbashket vlerash te gjykimit.
    Shembull se cfare mendoj:
    Jam i martuar, kam dy goca ne moshen 12 dhe 15, dhe nje dite dehem ne rruge dhe shkoj i dehur ne shtepi tek gruaja dhe gocat. Gruaja me thote kam bere gabim. E pyes: Pse? Thote: Sepse gocat te shohin ne nje gjendje te jashtezakonshme, te paafte per te menduar, te paafte per te levizur, per te folur, per te folur drejt, kjo gje ul respektin e gocave tua ndaj teje. Ketu mbaron arsyetimi i gruas. Ne kete rast gruaja ka apeluar ne vlera te perbashketa. Ne vleren "Babai nuk duhet te bej sjellje, te cilat jane te afta te ulin respektin apo ndjenjen e cmimit tek femijet". Kjo vlere eshte ok. E njohim, e praonjme te gjithe, si une, si gruaja, si familja e gjere, si qyteti, si shteti, si bota.

    Por ka raste, ku gruaja thote ke bere gabim duke u referuar ne vlera qe ose s'ekzistojne, ose nuk jane te pranuara nga une ose nga qyteti ose me gjere. Per keto raste nuk e pranon gabimin.

    Ndaj tek une duhet te dallosh: Ka platforme te perbashket te vlerave? Kam thyer vleren e perbashket? Atehere jam gabim, e pranoj. Ndryshe, jo me shkronja te shtypit. Kjo eshte e thjeshte, jo ajo e jotja : )

    Apo mos je edhe ti njeri nga ato meshkujt qe s'do e lije gruan te iki me pushime ne Sarande apo Spanje per ja 3 jave me FAMILJEN e saj?? Sepse s'ke besim?
    A guxoj te shprehem lireshem?
    Jo po e le me mire. : D

  9. #179
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Hierarkia është hierarki, quaje më çfarë emri të duash dhe ajo është e domosdoshme. Asnjë drejtues nuk do që populli i tij të jetë keq, të vuajë dhe të jetë i dobët, sepse në këtë mënyrë as ai vetë nuk është i fortë.

    Në rastin e familjes, burri nuk ia do të keqen familjes së tij se për të ajo është gjëja më e shtrenjtë.
    Ok, shikuar me gjeresisht, kisha thene se me duket perdor nje pershkrim tjeter per ate qe thashe dhe une. Sepse edhe sipas teje "shefi i hierarkise" eshte ne sherbim te te mires se popullit. Pra vellau binjak i hierarkise se kontrolluar, per te cilen pledova une.

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    QUOTE=-BATO-;2840572]

    Në rastin e familjes, burri nuk ia do të keqen familjes së tij se për të ajo është gjëja më e shtrenjtë.

    [/QUOTE]

    Atehere nese e do familjen respektoje ate. Respekto, qe te te respektojne. Nuk kam pare ndonje grua Shqiptare te kete qene e lumtur se i eshte nenshtruar burrit. DHe nese e ka bere e ka bere per hir te femijeve.

    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin


    E thënë shkurt, me emrin barazi gjinore gratë kërkojnë të bëjnë komandën në familje. Në Perëndim thuhet se ka barazi gjinore, por de facto ligjin në familje aty e bëjnë gratë. Ajo ka pavarësinë ekonomike, ligji e favorizon më shumë, kështu që ajo i bën presion burrit duke i thënë që ta respektojë më shumë, që ndryshe përkthehet "ose bëj si them unë, ose ndahemi".
    A nuk i kercenojne keshtu meshkujt Shqiptare grate e tyre ne Shqiperi. Mbylle gojen se te cova te jot eme? Te duket normale kjo?

    Nuk ka pare keq njeri ne perendim se e respektoi gruan. Nese ajo nuk e kupton me qafe paste veten. Ai tregon vlerat e tij.

    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Të frymëzuara nga telenovelat, ato shpresojnë se do të gjejnë njeriun ideal, të cilin nuk e gjejnë kurrë.
    Vetem shtepiaket mund te shikojne telenovela prandaj keni kujdes ju qe i doni grate shtepiake. :P
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 29-08-2010 më 12:34
    Feelings change - memories don't.

Faqja 18 prej 29 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •