Nuk po ndalem ne personi ne fjale, por thjesht ne nje akt financiar, i cili, duam s'duam ne, na pelqen apo s'na pelqen ne, ndodh, sado paradoksal te duket. Hyne ne loje ortake me evro ne dore, qe mjaftonin per shumen perfituese te shitesit te pjeses se vet te aksionit. Bleresit shtojne keshtu kapitalin e tyre. Shitesit aq i ben per fatin e firmes, kurse firma shpreson ne fitime te ardhshme nga aktiviteti qe do beje. Kjo loje e tille ndodh mes ortakeve, bile me cuditshem se ky shembull i deklaruar ketu. Njoh nje mik qe ka nje objekt me nje ortak barabar. Ortaku do qe ta veje ne pune, miku nuk ka ndermend vazhdimin, por e ndihmon ate per kredi. Hyn nje tjeter ne loje, i cili per te qene me pjese ne objekt, pranon te paguaje mikun tim me nje shume parash e keshtu ndodh kontrata e shtiblerjes. Miku fiton shume me shume nga c'ka hedhur ne fillim, fale ndryshimit ne kohe te vleres blerese e shitese dhe cmimit te tregut te sotem.
Krijoni Kontakt