
Postuar më parë nga
Nice_Boy
Prishtinë, 9 korrik 2010
Duke folur në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovë, të organizuar për nder të tij, ish-kryeministri britanik Tony Blair tha se pas shpalljes së pavarësisë Kosovën e pret një sfidë tjetër - beteja e paqes, por ka siguruar se nuk do t'u mungojë ndihma e miqve të saj. Në fjalimin e tij para deputetëve, Bler pasi shihej qartë se ishte në humor, u shpreh tejet i kënaqur me mikpritjen e kosovarëve, duke thënë se nuk e kishte imagjinuar një pritje të tillë:
"Ju jeni më të sjellshëm me mua se sa ka qenë parlamenti im"!.
Fillimisht Blair rikujtoi takimin me Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në Londër.
"E kujtoj sot takimin me Rugovën në Downing Street. Me vete kishte një gur të çmuar që ma dhuroi dhe të njëjtin e mbaj edhe sot. Më foli shumë për Kosovën, nuk bërtiste ishte shumë i urtë dhe më foli me sinqeritetin më të madh. Më luti dhe më tha: 'Mos lejo që njerëzit e mi të vuajnë në Kosovë'. Unë i premtova se do ta ndihmoj".
Në vijim të fjalimit të tij Blair tha se ndihma që iu ofrua Kosovës gjatë kohës së luftës ishte ndihmë e Britanisë së Madhe, NATO s, por mbi të gjitha, ajo ishte arritje e popullit të Kosovës.
"Ajo që bëmë për Kosovën ishte mundësi e mirë për të krijuar një kapitull të ri. Por këtë kapitull tash duhet ta shkruani ju. Evropa udhëhiqet nga parimet e respektimit të vlerave dhe lirive të njeriut dhe e vetmja mënyrë që t´i mbrojmë këto vlera ishte që t´i ofrojmë Kosovës lirinë dhe pavarësinë e saj, Pavarësia e Kosovës ishte e drejtë dhe ajo duhet të vazhdojë", tha Blair
Me këtë rast Blair porositi kosovarët që të mendojnë për zhvillimin e shtetit, pasi Kosova, siç tha ai, duhet të jetë shtet me vlera për të gjithë komunitetet që jetojnë aty. Ai vlerësoi se dalja e serbëve në zgjedhjet e fundit është një sinjal i mirë për Kosovën. Rruga e shtetit më të ri në botë, tha ai, është drejt Bashkimit Evropian. Por hyrja në BE, sipas tij, kërkon rregulla, dhe ato janë respektimi i ligjit dhe zhvillimi i demokracisë për një rrugë më të sigurt drejt BE së. Po ashtu, Bler tha se luftimi i korrupsionit është një parakusht tjetër drejt zhvillimit të Kosovës, pasi investitorët jashtë Kosovës duhet të binden se Kosova është vend i sigurt për investime.
Gjithashtu Blair shprehu përkushtimin e tij për Kosovën me fjalët: "Ishte krenari imja që të jem dikur me ju dhe po ashtu do të vazhdoj që të jem gjithnjë me popullin e Kosovës".
Në emër të Kuvendit dhe popullit të Kosovës, ish kryeministrin britanik e ka përshëndetur kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili shprehu mirënjohjet më të thella për Tony Blair, si një lider që u angazhua në kohën kur Kosova kishte nevojë më të madhe.
Krijoni Kontakt