Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395

    Dhunimi i pronës, dhunim i t’zot

    “Kallëzimi penal që duan të bëjnë banorët e Hamallajt jo vetëm nuk krijon asnjë pengesë për qëndrimin tonë të pakthyeshëm për ekzekutimin përfundimtar të vendimeve për prishje, por njëkohësisht na inkurajon për vënien para përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve”- Kështu thuhet në një deklaratë të Inspektoratit të Ndërtimit pas deklaratës që bënë banorët në lidhje me ngjarjen e 1 Korrikut. Ka disa probleme me këtë deklaratë. Gjuha e përdorur është agresive, e prerë, e largët dhe gati arrogante. “Qëndrim i pakthyeshëm” dhe “Inkurajim për vënien para përgjegjësisë penale” janë deklarata shumë të forta dhe kurajoze për një institucion shtetëror, që nuk mund t’i lejojë vetes të flasë me gjuhën e zëdhënësve të partive politike. Këtu bëhet fjalë për një institucion publik dhe adresimi i bëhet një mase të gjerë, që përfshin edhe të arrestuarit e protestuesit e 1 Korrikut.

    Deklarata nuk i drejtohet politikanëve që as u skuqet, as u nxihet faqja ; as e prishin, as e ndreqin gjakun; as e ndjejnë, as mërziten për ç’thuhet e ç’bëhet në emër të tyre. Por këta njerëz të mjerë po. Ndërtesa që kërkohet t’iu prishet, mund të jetë pasuria e vetme që ata kanë. Si është vënë? Njëlloj sic po iu hiqet. Gënjeshtra e parë erdhi me bumin demografik dhe mos-kontrollin në shtrirjen e ndërtesave ne tokat që sigurisht nuk ishin të marsianëve. Dhe sot, viktima sërish, të të njëjtit mentalitet pushtetar, që “tokën e pa-merituar” ta rrëmbejë mbrapsht, sepse në vend të zbritësve nga malet, do çojmë disa shokë e miq që kanë para për vete dhe për politikën, e bregdetin do e vezullojmë me fshatra turistike. Po si fillim, duhet anulluar pronarët, ish-pronarët e pronarët pretendentë. Me çdo kusht. Me buldozera, me policë, me përleshje, me arrestime, me deklarata. Po, po. Me deklarata të papërgjegjshme dhe anti-qytetare.Me ç’të drejtë “asgjësohet” e drejta mbi pronën? Me ç’të drejtë bëhet legalizimi selektiv i saj? Ku bazohet iniciativa e çartur e qeverisë dhe e inspektoratit për të ndërhyrë me dhunë në një komunitet të cilin as nuk e ka pyetur, as nuk e ka sqaruar, as nuk i ka dhënë plan shkatërrimi, kompensimi apo rindërtimi? Me ç’të drejtë lëshon deklarata irrituese një institucion shtetëror ndaj shtetasve të vet, që tek e fundit, e mbajnë në këmbë atë institucion dhe urdhëruesit e tij?Shqiptarët mund të jenë treguar vërtet dele të urdhërueshme në mbi 20 vjet. Por durimi e ka një kufi. “Do ta marr ty, se mbi të do ndërtoj vetë” – nuk është strategji që kapërdihet sot po aq kollaj sa 13 vjet më parë.Është shumë shqetësues qëndrimi i Inspektoratit të Ndërtimit, që në vend që të mbajë një pozicion të pa-anshëm, konstruktiv dhe sqarues për publikun (si çdo institucion tjetër publik që e ka për detyrë të jetë në shërbim të njerëzve, jo në kërkim të shkatërrimit të jetës së tyre), merr guximin dhe iniciativën të bëjë deklarata ku duket qartë se tregon dhëmbët. Në mënyrë të tërthortë, deklarata mund të interpretohet edhe si kërcënuese ndaj protestuesve. E bërë menjëherë pas arrestimit të disa prej tyre, ajo madje nënkupton edhe mesazhin: “Kush e provon sërish të na pengojë shkatërrimin e kasolleve tuaja, njëlloj si këta do ta pësojë. U bëtë ju! Do iu çojmë nga keni ardhur, se ashtu na duhen ca fshatra turistike”.Një shqetësim shumë i paqtë del në pah në gjithë këtë histori: Kush i mbron të drejtat e njerëzve që iu dhunohet prona; që dhunohen nga shtetarë nëpërmjet policëve; që iu vihet jeta në rrezik? Kur shkojnë të bëjnë kallëzim penal, këta njerëz arrestohen. Ç’mesazh shpërndahet me këtë: “Mos guxoni të na kundërshtoni, se ja ku e keni vendin”?Nëse shtetarët shqiptarë apo Inspektorati i Ndërtimit kanë marrë ndonjë konsensus të veçantë nga qytetaret, ku këta të fundit lejojnë edhe përdorimin e dhunës kundër tyre, vetëm e vetëm që pushtetarët të pasurohen me çdo kusht e të rrojnë si pashallarë edhe në kurriz të tyre, atëherë janë pa vend të gjitha irritimet dhe qëndrimet e ashpra ndaj prishjes së ndërtimeve pa leje.Edhe nëse ky inspektoriat (bashkë) punon në sajë të një master-plani ky sqarohet jo vetëm cila ndërtesë do prishet, po edhe se ç’do ndërtohet në vend të saj, atëherë sërish kritikat dhe sulmet janë të pabaza dhe tërhiqen.Po edhe nëse qeveria është e aftë të sqarojë vetë shtetasit e saj se përse ndërhyn pa teklif në jetën, pronën dhe sigurinë e tyre, akuzat do të hiqeshin. Po ku e ka qeveria transparencën për ndërhyrjet e saj tek pronat, veçanërisht tek ato në bregdet?Sërish përsëris që jam plotësisht dakord për prishjen (shoqëruar me kompensim) të objekteve, mbi të cilat bëhen ndërtime publike (rrugë, parqe, pemë, autostradë, etj.) Por nëse ndërtimet prishen sepse në vend të tyre, miq, shokë, dhëndurë, kunetër, partnerë, interesaxhinj e investitorë privatë do ndërtojnë objekte për përfitimet e tyre personale, sigurisht që s’do kishte ndonjë mediokër me dy gramë njohuri në të drejtat e njeriut që do ta përkrahte si veprim.Shqipëria nuk ka nevojë për pronarë të rinj. As për oligarkë të ligjëruar. As për deklarata kërcënuese.Shqiptarët kanë nevojë t’i lini rehat, se zhgënjimin nga politika, zhvatjen, zvarritjen dhe jetët e mjera pa asnjë fije besimi tek pushtetarët e secilit kah, e kanë në majë të hundës.Po qeverisni njerëz, zotërinj, jo gurë. Dhe po mundoheni të përçmoni ekzistencë frymorësh, jo objektesh. Ndaj duhet pak më shumë kujdes në guximin e treguar me kërcënimet nëpër deklarata dhe në veprimet e ndërmarra në emër të ligjit. Ligji është për qytetarin, dhe sot, ju po tregoni se jeni kundër tij.

    Edlira Gjoni/Tirana Observer
    Ndryshuar për herë të fundit nga shoku_tanku : 07-07-2010 më 10:15

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Une te vras e iki ne mal.

    tha nje malok para kamerave per te mbrojtur te drejten e tij te zaptimit te tokes ne tirane.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  3. #3
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Le ti gjeje nje zgjidhje me njerezore shteti ne menyre qe ai te mos perfundoje te thirrja e instiktit.Nese ti i nxjer njerezit ne rruge ne menyre kaq brutale dhe te papergjegjshme mund te presesh gjithshka.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Une te vras e iki ne mal.

    tha nje malok para kamerave per te mbrojtur te drejten e tij te zaptimit te tokes ne tirane.
    Po keta bastard shkojne ne mal,sepse ne vendin tone nuk funksionon shteti,por antishteti.
    Kane ardhur nga ver e semes zaptojne tokat e te tjereve,ndertojne pa leje dhe kercenojne edhe me jete policine e shtetit dhe drejtuesit e saj.
    Shteti duhej te veproje me dore te hekurt mbi keta bastarde,mbi kata lloj klafshesh te egra.Ua pashe surratin lokeve ne hamamallaj shoku tanku,me shata e lopata e zjarr ne dore.Do te thosha ty shoku tanku pa shko e provo te zesh ndonje pellemb toke te ketyre bastardeve,do ta shohesh se cfare do te bejene.keta qelbesira vrasin vellain per ate *** prone te tyre.Po pronen e tjetrit pse e zaptojne
    keta bastarde?Jo t'ju prishen,por edhe te shkojne ne burg,ne menyre qe te mos veprojne me keshtu.Shteti i sali Berishes ka futur ne burg plaka nga 70 vjece pse kish mbjell 10 rrenje kanabis.Po keta grabitqar e vrases duhet te lihen te lire?
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2010
    Postime
    50

    Shteti te veproje

    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Po keta bastard shkojne ne mal,sepse ne vendin tone nuk funksionon shteti,por antishteti.
    Kane ardhur nga ver e semes zaptojne tokat e te tjereve,ndertojne pa leje dhe kercenojne edhe me jete policine e shtetit dhe drejtuesit e saj.
    Shteti duhej te veproje me dore te hekurt mbi keta bastarde,mbi kata lloj klafshesh te egra.Ua pashe surratin lokeve ne hamamallaj shoku tanku,me shata e lopata e zjarr ne dore.Do te thosha ty shoku tanku pa shko e provo te zesh ndonje pellemb toke te ketyre bastardeve,do ta shohesh se cfare do te bejene.keta qelbesira vrasin vellain per ate *** prone te tyre.Po pronen e tjetrit pse e zaptojne
    keta bastarde?Jo t'ju prishen,por edhe te shkojne ne burg,ne menyre qe te mos veprojne me keshtu.Shteti i sali Berishes ka futur ne burg plaka nga 70 vjece pse kish mbjell 10 rrenje kanabis.Po keta grabitqar e vrases duhet te lihen te lire?
    Shume e drejte, ndertesat pa leje duhen prishur nje ore e me pare. Keta "afrikane te bardhe" duhet te mesojne cilat jane rregullat, normat, ligjet qe rregullojne bashkejetesen ne komunitet, A-ja e se ciles eshte marrja leje per ndertimin e nje banese, stalle apo diçka tjeter. Dhe jo zaptimi i truallit te tjetrit, qofte ai edhe i shtetit. Asnje centimeter nuk duhet te terhiqet Ispektoriati i Ndertimit nga vendimi per te eliminuar ndertimet pa leje, jo vetem atje, por ne te gjithe Shqiperine.
    Tung

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Llafe mllefi mund te thuhen sa te duash,por realiteti eshte ai qe duket dhe i ka briret si te drerit.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Shteti eshte pergjegjesi kryesor per kete situate kaotike ndertimesh qe ka ndodhur ne Shqiperi.Si i tille ai duhet te gjeje nje zgjidhje strehimi per ata banore te cilet sot i nxjerr ne rruge te madhe.Eshte e lehte t'i gjykojme ata njerez per veprimin qe kane bere por llogarisni pak dramen sociale qe po shkakton ky proces.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Shteti eshte pergjegjesi kryesor per kete situate kaotike ndertimesh qe ka ndodhur ne Shqiperi.Si i tille ai duhet te gjeje nje zgjidhje strehimi per ata banore te cilet sot i nxjerr ne rruge te madhe.Eshte e lehte t'i gjykojme ata njerez per veprimin qe kane bere por llogarisni pak dramen sociale qe po shkakton ky proces.
    Si duket ti shoku Muho si te kane prekur ne kallo prandaj na bene kete lloje politike.Nqse ti apo ndonje tjeter per te cilin ty te dhemb,ua bejne mire qe jua prishin.Boll keni livadhisur gjer tani.Keni kaluar cdo limit.si u shkelkan ligjet e nje shteti pa ju hyr gjemb ne kembe?Si u rrembyeka prona e tjetrit apo ajo shteterore sikur ua kane lene loket?Shteti duhet te tregoje dhembet e tij karshi ketyre barbarve injorant!Zoteri per 1/2 m ne bote prishen godina qe kushtojne miliona e as qe i pjerdh by*ha shtetit.Nqse Sali Berisha do qe te ndertoje shtet,ato shtepi duhet te prishen dhe ata kafshet qe dolen te vrisnin policet,keta dhunues te ligjit duhet qe gjykatat tona tua presin duart e tyre prej kriminelesh.Ne te kundert Saliu kerkon te vjedh tokat e pronareve te ligjshem e ta beje vendin si surrati i tij.Ai ndofta ka ndermend ta beje gjithe Shqiperine Bythore,por do te jap hesap nje dite.
    Ty zoti tanku po ke deshire do te te numeroje shume raste kur keta cecene kane vrare vellain per nje hu gardhi,per nje vije uji,per nje fjale goje.Ka ardhur koha qe ketyre barbarve t'ju thyhen turinjte nga forca e ligjit.Keta barbon duhet t'i kishin bere llogarite para se te zaptonin e te ndertonin pa leje,tani le te korrin ate qe mbollen.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  9. #9
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Do diskutojme per fenomenin apo do meremi me njeri tjetrin?
    Nuk kam deshire te krijoj insinuata duke personalizuar debate apo duke paragjykuar personazhin tend,jo thjesht sepse nuk te njoh por sepse do ishte dicka e pavlere.
    Nuk eshte aspak etike qe ne te fyejme njeri tjetrin sepse kemi kendveshtrime te ndryshme lidhur me nje ceshtje!Ky lloj reagimi nuk te ben ty me pak cecen se ata individe qe permend me siper.Megjithate nuk kam aspak ndermend te te mesoj normat e komunikimit pasi jam i bindur qe edhe ty nuk te interesojne leksione te tilla.Mendimin tim e kam shprehur qarte ne ato dy rreshta dhe po e riformuloj per te qene akoma edhe me i qarte:Ata qe ti i quan cecene jane njerez si ti dhe si une,te cilet per nje jete me te mire zbriten nga zonat rurale drejt qendrave te banuara ne shqiperine e mesme dhe ne bregdet.Levizja e tyre u krye ne menyre te paplanifikuar,kjo jo per faj te tyre,por te qeverise e cila sot u kujtua krejt papritur se keta paskan shkelur ligjin,megjithese jo te gjithe i kane zaptuar tokat dhe nuk eshte kjo arsyeja reale pse qeveria po i prish keto ndertime,sepse po te ishte kjo,atehere do te duhej nje ruspe e madhe te niste nga veriu e te dilte ne jug.Mire apo keq,keta banore gjithe mundin dhe djersen e tyre e hodhen ne ato shtepi dhe per qeverine vendimi per t'i lene sot ato qindra familje ne qiell te hapur eshte po aq kriminal sa edhe mosveprimi dje,kur keta njerez filluan ato ndertime.Nuk e di nese arrin ta kapesh si arsyetim!Rastet e krimeve qe kane lidhje me pronen nuk mund te perdoren si argumenta pergjithesuese per nje shoqeri te tere,por megjithate ato jane argumenta te vlefshme per te nxjerre ne pah paaftesine e shtetit tone per te menaxhuar kete situate e cila po degradon cdo dite e me teper duke u shnderruar ne nje nyje gordiane.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Zoteri arsyetimet tuaja kur bien ne kundershtim me ligjin nuk mund te quhen arsyetime.Po sikur te benin te gjithe njerzit si keta barbare cdo te behej?Zoteri keto ndertime nuk jane bere ne vitin 1991,por 2-3 vitet e fundit kur parlamenti beri nje ligj qe legalizonte shumicen e shtepive bere ne tokat e zaptuara.Nga ligji thuhej qarte se te gjitha ato ndertime qe beheshin mbas hyrjes ne fuqi te ketij ligji do te prisheshin.Ky i conte mushka keta barbare?Prandaj nuk ka asnje lloj arsyetimi apo justifikimi per ta.Ligji duhet zbatuar dhe me rreptesi.Shkelsit nuk duhen falur,sepse ai shtet qe nuk zbaton ligjet qe bene vet nuk eshte me shtet por nje republike babananesh.Boll u bene leshime te tilla,te cilat na kane kushtuar shume.Sali Berisha i ka sjell deme te pallogariteshme vendit tone.Me qendrimet e tij kur erdhi ne pushtet me 1992 ai lejoi brabaret te suleshin drejt pronave qe kishin gjalle te zotet e ti zaptonin tokat e tyre.Ky bastard komunist qellimisht veproi keshtu.Me qendrimin e tij te papergjegjshem e coi vendin drejt luftes civile me 1997.Ai se bashku me shoket e tij te idealit komunistet e PS organizoi djegjen e Shqiperise.Gjerat pozitive qe ai beri jane nje zero para shgkaterrimit e tollovise qe shkaktoi.Pasojat e saj po i ndjejme sot e kesaj dite.Zoteri nuk jemi me me 1991-1997,por ne 2010.Nuk mund te vazhdohet me keshtu.Europa kerkon qe prona te shkoi tek i zoti jo tek barbaret e zaptuesit e pushtetaret e korruptuar.Ju thoni se ishte e paplanifikuar levizja barbare,ndersa une them se ishte e till dhe kete e lejoi vetem nje njeri Saliu.Po te beje nje pyetje ty qe e quan veten shoku.Une kam para dhe dua te ndertoje disa shtepi tip hotelesh ne Theth,ne Valbone e diku tjeter per te sjell turist nga Britania e Madhe.Une do te shkoje e te ngulem ne ato vende pa pyetur askend.Si thua ti a do te mundem ta realizoje kete?Ose kam ndermend te ndertoje nje pallat atje ne pronen tende,cfare do te beshe ti.Ti qe na arsyetoke kunder ligjit dhe thethjanet e valbonasit jo qe nuk do te me lejojne te ndertoje ne pronat e tyre,por as ne Maje te Hekurave,apo ne Maje te Jezerces qofte.Tani keta bastarde kerkojne te vrasin e djegin policet qe jane djem te popullit.
    Nuk ka arsyetim per shkelsin e ligjit,ka vetem zbatim me rrepesi.
    Une jam ne rregull me ligjin nuk kam zaptuar pronen e askujt,megjithese kam patur mundesi te zaptoja toka ne qytetin tim ne ato vite.Mendoje se arsyetimet e tua jane njesoje si te ceceneve,ndoshta je i till vet.Si mor mik nuk paskam te drejte te revoltohem kur shohe skena te tilla ku bastardet sulmojne shtetin tamam si rebelet ne Kongo e ne Somali!
    Thiri mendjes e arsyeto qe pa zbatim ligji behet anarshi,por si duket ty te pelqen anarshia.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •