Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Problemi i prones ne Shqiperi eshte mbase nyja gordiane e globit, edhe pse flasim per nje nga vendet me siperfaqen me te vogel ne bote, por me nje dendesi te larte popullsie. Ata qe kujtojne se zgjidhja e ketij problemi eshte "e thjeshte" duke mbajtur ose anen e ish-pronareve ose anen e pronareve te rinj te palegalizuar, ose nuk e njohin problemin sa duhet ose shohin vetem interesat e ngushta personale. Dhe me e bukura eshte qe te gjitha palet tregojne me gishtin e fajit nga shteti. Nga shteti presin qe ti japin zgjidhje.

    - Kush eshte pronari i vertete i tokes?

    Ia keni bere ndonjehere kete pyetje vetes? Te perdorim kadastren e viteteve te pasclirimit qe e gjejme vetem ne dosjet e sigurimit te shtetit apo ne ndonje arkive te mukur te shtetit, apo te perdorim kadastrat e vendimet e qeverise se kohes se Zogut? Apo te perdorim tapite e atyre 10 familjeve bejlere te kohes otomane qe kishin nen kontroll gjithe token e punueshme ne vend?! Te gjithe pinjollet e ketyre "pronareve" sot e kane nga nje tapi ne dore. Ke duhet te marri ne shqyrtim shteti, tapine e nipit te beut, te nipit te atij ish-funskionarit te shtetit te Zogut qe bleu prone ne Tirane, apo te atij nipit te atij shqiptarit qe e bleu pronen me napolona floriri nga ata dy te paret?! Por le te themi qe shteti i hapi te gjitha regjistrat dhe e zgjidhi nyjen, e nxorri listen e 100 pronareve te ligjshem: cfare duhet te beje shteti, te nxjerri ne rruge e te shkaterroje ndertimet paleje te atyre qindra mijera shqiptareve per hir te atyre 100 pronareve? Kjo do te thosh jo vetem shkaterrim te shtetit por do te ishte vdekje e sigurt edhe per ata 100 pronaret nga lukunia e atyre qindra mijerave interesat jetike te jetes u preken direkt nga ai vendim i shtetit.

    Po faktin, qe ne keto 20 vjet, 2/3 e gjithe popullsise se Shqiperise, jetojne ne 5 qytetet me te medha te vendit, a e dini? A e dini qe levizja e lire e njerezve ka bere problemin e prones 100fish me te komplikuar per te zgjidhuar pasi vetem ne Tirane e Durres mendohet te jetojne 1/2 e popullsise se vendit. Nje migrim masiv ky nga 20 vjet me pare.

    Zgjidhja qe shteti po ofron, kryerja e legalizimeve te gjithe atyre qe kane bere ndertime pa leje dhe pagimi nga ana e tyre e gjobave perkatese, dhe demshperblimi i ish-pronareve ne leke nga fondi i gjobave te mbledhura, eshte zgjidhja e vetme e mundshme. Zhvillimi i Shqiperise nuk pengohet nga fakti "i moskthimit te prones tek pronari", por pengohet nga zvarritja dhe moszgjidhja e problemit te prones. Askush nuk do te bleje shtepi ne nje truall te paligjeruar, askush nuk do te vije te investoje ne Shqiperi per aq kohe sa procesi i prones zvarritet e nuk perfundon. Cila eshte alternativa? Zgjidhja e problemit te prones neper gjykata, proces qe do te zgjasi edhe 30 vjet te tjera dhe prape nuk ka per tu zgjidhur.

    Nuk ka nje zgjidhje "optimale" per pronen qe te gjitha palet te ngelen te kenaqura. Gjithmone do te kete te pakenaqur, por te pakten formula e zgjidhjes qe shteti aktualisht ofron eshte zgjidhje e ndershme: ndertuesit e paligjshem paguajne gjobat, leket e gjobave shkojne tek ish-pronaret.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-07-2010 më 13:31

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Zgjidhja qe shteti po ofron, kryerja e legalizimeve te gjithe atyre qe kane bere ndertime pa leje dhe pagimi nga ana e tyre e gjobave perkatese, dhe demshperblimi i ish-pronareve ne leke nga fondi i gjobave te mbledhura, eshte zgjidhja e vetme e mundshme.

    Albo
    Nqs shteti po e ofron kete zgjidhje, pse po shkon dhe shkaterron shtepite pastaj apo te paskan ardhur udhezimet gabim kete here?!

    Pastaj qeveria jone e dashur dihet qe do ta uli shumen e ketyre gjobave ne maksimum sepse tokat me te mira (sidomos bregdeti) eshte kapur pikerisht prej tyre. Une si pronare dua token time qe me takon dhe ma kane lene te paret e mi. Kush je ti qe t'i vesh nje cmim tokes time?

    Citim Postuar më parë nga Station
    Por ne kete shkrim qe ndahet ne tre pjese njera pjese e jotja kundershton pjesen tjeter.
    Mqs z.Albo eshte alergjik ndaj postimeve ku kerkohet nje sqarim dhe e paska fshire per te treguar qe di te shkruaj romane hipokrite, a ka mundesi te me tregosh se cila pjese e postimit tim kundershton nje pjese tjeter? Flm

  3. #33
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Megjithate edhe gjykatat nuk mund te lihen menjane nga ky proces ashtu si kerkonte te bente shteti yne duke i hequr kopetencat prej tyre dhe duke ia transferuar kreut te AKKP-se.Gjykata kushtetuese e shqyrtoi kete problem me kerkese te shoqates se pronareve dhe i delegoi serish kopetencat gjyqesorit por cuditerisht ekzekutivi po e injoron kete vendim te gjykates kushtetuese duke mos e regjistruar ne fletoren zyrtare!Gjykata duhet te jete institucioni i vetem qe duhet te meret me kete ceshtje pavarsisht kohes qe ky proces mund te kerkoje.

  4. #34
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Problemi i prones ne Shqiperi eshte mbase nyja gordiane e globit, edhe pse flasim per nje nga vendet me siperfaqen me te vogel ne bote, por me nje dendesi te larte popullsie. Ata qe kujtojne se zgjidhja e ketij problemi eshte "e thjeshte" duke mbajtur ose anen e ish-pronareve ose anen e pronareve te rinj te palegalizuar, ose nuk e njohin problemin sa duhet ose shohin vetem interesat e ngushta personale. Dhe me e bukura eshte qe te gjitha palet tregojne me gishtin e fajit nga shteti. Nga shteti presin qe ti japin zgjidhje.

    - Kush eshte pronari i vertete i tokes?

    Ia keni bere ndonjehere kete pyetje vetes? Te perdorim kadastren e viteteve te pasclirimit qe e gjejme vetem ne dosjet e sigurimit te shtetit apo ne ndonje arkive te mukur te shtetit, apo te perdorim kadastrat e vendimet e qeverise se kohes se Zogut? Apo te perdorim tapite e atyre 10 familjeve bejlere te kohes otomane qe kishin nen kontroll gjithe token e punueshme ne vend?! Te gjithe pinjollet e ketyre "pronareve" sot e kane nga nje tapi ne dore. Ke duhet te marri ne shqyrtim shteti, tapine e nipit te beut, te nipit te atij ish-funskionarit te shtetit te Zogut qe bleu prone ne Tirane, apo te atij nipit te atij shqiptarit qe e bleu pronen me napolona floriri nga ata dy te paret?! Por le te themi qe shteti i hapi te gjitha regjistrat dhe e zgjidhi nyjen, e nxorri listen e 100 pronareve te ligjshem: cfare duhet te beje shteti, te nxjerri ne rruge e te shkaterroje ndertimet paleje te atyre qindra mijera shqiptareve per hir te atyre 100 pronareve? Kjo do te thosh jo vetem shkaterrim te shtetit por do te ishte vdekje e sigurt edhe per ata 100 pronaret nga lukunia e atyre qindra mijerave interesat jetike te jetes u preken direkt nga ai vendim i shtetit.

    Po faktin, qe ne keto 20 vjet, 2/3 e gjithe popullsise se Shqiperise, jetojne ne 5 qytetet me te medha te vendit, a e dini? A e dini qe levizja e lire e njerezve ka bere problemin e prones 100fish me te komplikuar per te zgjidhuar pasi vetem ne Tirane e Durres mendohet te jetojne 1/2 e popullsise se vendit. Nje migrim masiv ky nga 20 vjet me pare.

    Zgjidhja qe shteti po ofron, kryerja e legalizimeve te gjithe atyre qe kane bere ndertime pa leje dhe pagimi nga ana e tyre e gjobave perkatese, dhe demshperblimi i ish-pronareve ne leke nga fondi i gjobave te mbledhura, eshte zgjidhja e vetme e mundshme. Zhvillimi i Shqiperise nuk pengohet nga fakti "i moskthimit te prones tek pronari", por pengohet nga zvarritja dhe moszgjidhja e problemit te prones. Askush nuk do te bleje shtepi ne nje truall te paligjeruar, askush nuk do te vije te investoje ne Shqiperi per aq kohe sa procesi i prones zvarritet e nuk perfundon. Cila eshte alternativa? Zgjidhja e problemit te prones neper gjykata, proces qe do te zgjasi edhe 30 vjet te tjera dhe prape nuk ka per tu zgjidhur.

    Nuk ka nje zgjidhje "optimale" per pronen qe te gjitha palet te ngelen te kenaqura. Gjithmone do te kete te pakenaqur, por te pakten formula e zgjidhjes qe shteti aktualisht ofron eshte zgjidhje e ndershme: ndertuesit e paligjshem paguajne gjobat, leket e gjobave shkojne tek ish-pronaret.

    Albo


    Albo pershnetje!
    Ti ke t'drejt mor burr...(s'ma ma me than nryshe...)


    Kto qe ke shkrujt ti si lun as topi, sepse keshtu asht realiteti...POR, sepse e ka nje POR:
    Shteti mund te zgjidhte fare mir problemin e ish-pronarve me KOMPENSIM ne vende ku pronar ishte(sepse nuk esht me...) SHTETI.
    Psh. ne bregdet, do ishte nder zgjdhjet me t'mira (gje qe e fillun ta bejn...por e ndalen, se po e marrin per vehte...)
    O Albo, ish-pronaret, shumica e tyre kerkojn kthim prone ne forme simbolike, sepse i kan burgos e vra t'paret, dhe i duket sikur po i kthejn nje pjes tynen.....
    Ish-pronaret shumica s'kan per t'marr gje, sepse burrokracia per t'rimarr pronen asht e pa imagjinueshme........dhe shum-shum dorzohen.....

    Nese parafolsit mundohen ti japin ngjyra politike problemit t'prones bejne gabim, sepse asnjeres pale nuk i intereson t'ja kthejn ish-pronarit........
    Un i kshilloj ish-pronaret te mbajn fort tapit e shpive qe kan tani, se noj dit kur "ish-pronart" t'marojn bregdetin, do drejtohen drejt banesave t'tyne dhe do i nxjerrin jasht.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #35
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Ore Jemi Ne Vete Apo Jo.

    Viktor Lleshi: Prishja e banesave padrejtësi, shteti na lejoi të ndërtonin shtëpi
    Jam nga Mirdita dhe kam ardhur që në vitin 2003 këtu, zura një tokë të lirë dhe ndërtova shtëpinë. Përderisa fusha është e lirë dhe e shtetit atëherë çdo person ka të drejtë të marri një pjesë toke. Si ka mundësi që shteti nuk lë një polic në komunën e Sukthit që të mos lejonte zënie e padrejta të tokës, dhe të më thoshte që të kthehesha sërish në Mirditë dhe të mos ndërtoja këtu. Ose edhe tek Ura e Milotit, por këta për të marrë pushtetin në dorë bënë atë krim që ndodhi para disa ditësh. Dhe tani duan që ta rrënojnë prapë popullin, në shtëpinë time jemi 8 persona dhe vetë unë jam i papunë. Dhe nuk kam ku të shkoj. Ka ardhur policia këtu dhe na kanë rrahur, duke përdorur tortura çnjerëzore ndaj grave dhe fëmijë. Është përdorur çdo gjë nga ana e policisë ndaj popullit, madje ka pasur edhe krisma. Kjo nuk është fare e drejtë. Pse nuk fillojnë prishjen që nga zona e Sukthit dhe këtej pasi edhe ata në vitin 1992 kanë ardhur këtu. Madje edhe atje shtëpitë janë pa leje ndërtimi. Apo këtu ku jemi ne le të prishen shtëpitë, ndërsa atje jo. Pse duhet të bëhet ku lloj dallimi”.


    Anxhela Tato
    Zoti Viktor.DURRESI nuk eshte shtepi publike si mendon ti apo disa te tjere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oliver55 : 15-07-2010 më 15:22
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  6. #36
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Kerkesat Per Leje Ndertimi

    BASHKIA DURRES
    DEPARTAMENTI I URBANISTIKES
    KERKESAT PER LEJE NDERTIMI
    PER
    OBJEKTIN:_________________________________________ _____________
    1. Formulari 3 .3/1 me vulat dhe firmat e ARM dhe MKZ (projekti i plote i MKZ i firmosur nga autori
    shoqeruar me licencen perkatese)
    2.Kerkese per prishjen e ndertimeve ekzistuese .(ne se ka),formulari Nr.9
    3..Projekti i plote arkitektonik ne format A3 ose shumefishat e tij ne shkallen 1:100 , i dimensionuar
    sipas kondicioneve urbane te miratuara per sheshin e ndertimit,si dhe relacioni ku te jene pershkruar
    lloji i rifiniturave te jashtme te objektit(dyer, dritare ,grila dhe hyrjet kryesore ), Te gjitha keto duhet
    te sillen edhe ne CD.
    4.Projekti konstruktiv dhe llogaritjet konstruktive te firmosura nga konstruktoret shoqeruar me licencen
    perkatese te noterizuar.
    5.Dokumentacionin fotografik aktual te zones ne disa pika veshtrimi me madhesi tepershtatshme.
    6.Fotomontazhi i objektit te kerkuar mbi foton e gjendjes aktuale.
    7.Relacioni i projektit i firmosur nga arkitekti e konstruktori, ku te jete pershkruar, skema kontruktive .
    8.Projekti i sistemimeve te jashteme me kuota altimetrike shk.1: 100 , sheshe, percaktim i siperfaqeve
    te gjelberta te shprehur ne m2 ne respektim te normave te Rregullores te Urbanistikes , si edhe numeri
    dhe lloji i drureve qe do te mbillen ne te, parkime, rruge si dhe skema e rrjetit rrugor ku eshte paraqitur
    qarkullimi i mjeteve dhe kembesoreve, hyrja dhe dalja e mjeteve ne objektin qe do te ndertohet ne kete
    shesh, kjo skeme duhet t’i referohet aksit rrugor kryesor me te afert.
    9..Projekti i plote i ngrohjes ne perputhje me V.K.M Nr.584 Dt.02.11.200 i firmosur nga projektuesi
    i shoqeruar me licencen e noterizuar.
    10. Pajisja me leje,autorizim apo pelqim mjedisor per veprimtarite qe i nenshtrohen vleresimit te
    ndikimit ne mjedis ne zbatim Ligjit Nr 8934 date 5.09.2002 " Per Mbrojtjen e Mjedisit" dhe akteve
    nenligjore perkatese .
    11.Projekti i sistemimit te ujrave te shiut , lidhja me rrjetin kryesor te infrastruktures se qytetit
    12. Projekti hidraulik, elekrik te firmosur nga projektuesit dhe te shoqeruar me licencat perkatese te
    noterizuara.
    13.Kontrata noteriale me firmen e ndertimit si edhe fotokopja e noterizuar e liçenses se shoqerise
    zbatuese.
    14. Ne projekt zbatimi te jepen te saktesuara tipet e apartamenteve, siperfaqet e llogaritura sipas projekt
    zbatimit per cdo kat dhe total.
    15. Kopje e noterizuara te lejes te aprovuar, te sheshit te ndertimit (formulari nr. 2), planimetrine e
    sheshit te ndertimit .
    16. Te dhenat e studimit Gjeologo – Inxhinierik. (per objekte mbi 3 kate)
    17. Grafiku i punimeve i hartuar nga firma e ndertimit ku te saktesohet afati kohor i perfundimit te
    ndertimit nga dita e marrjes se lejes se ndertimit.
    18. Plani i organizimit te punimeve hartuar nga firma e ndertimit ne shkallen: 1:100 .
    19. Te dhenat e studimit sizmiologjik per objekte mbi 8 kat.
    20. Preventivi i objektit.
    22. Fleta prezantuese ne formatin A3 – A2 – A1
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  7. #37
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja dhe historia e vertete e luftes mes barbareve:

    Shekulli

    Fshati turistik në Hamallaj, fillojnë shitjet me 1120 euro m2
    Tërhequr më 14 Korrik 2010

    Prezantohet në internet fshati turistik i miratuar një vit më parë nga Kryeministri, ndërsa institucionet shqiptare nuk kanë asnjë dijeni mbi këtë projekt

    Fillojnë shitjet e apartamenteve të fshatit turistik të miratuar një vit më parë nga kryeministri Sali Berisha. Bëhet fjalë për projektin që pretendon të shndërrohet ndër resorset më luksoze në Shqipëri, për hir të të cilit u ndërhy para pak javësh edhe në Hamallaj nga forcat e policisë për shkatërrimin e objekteve pa leje, ndërhyrje kjo që u shndërrua në një luftë të vërtetë.


    Zyrtarisht asnjë prej institucioneve shqiptare nuk ka dijeni për projektin e miratuar me vendim të KRRTRSH të datës 14/07/2009 për fshat turistik të zonës së Hamallajve nga investitori MANE TCI dhe "CSS Property Partners LP". Të paktën kështu kanë deklaruar, ndërsa në një faqe në internet jo vetëm që prezantohet i gjithë projekti, por edhe ftohen blerësit duke u joshur me çmime favorizuese.


    Projekti


    Banesat tona po shkatërrohen për hir të interesave klienteliste të njerëzve të lidhur me pushtetin. Këtë deklaronte i madh dhe i vogël në fshatin Hamallaj, ku ditën e parë të këtij muaji banorët në mbrojtje të banesave të tyre u përleshën me forcat e policisë. Zyrtarisht askush nuk flet për projektin e fshatit turistik në këtë zonë.

    Institucionet që menaxhojnë turizmin thonë se nuk kanë asnjë informacion, por projekti jo vetëm që synon të ndërtojë një resors turistik nga më luksozët në vend, por ka filluar edhe shitjet e vilave që do të ndërtohen në këtë zonë.


    Të paktën këtë lajmëron një faqe zyrtare elektronike e një agjencie shitjesh të pronave. Çmimi i vilave fillon nga 50 400 euro ose me 1120 euro për m2 ndërkohë që në rast se bëhen rezervime këto ditë do të ketë edhe një ulje prej 12 %. Kjo është oferta më joshëse që reklamohet për projektin e resorsit turistik në zonën e Gjirin e Lalzit në faqen zyrtare të agjencisë "Albania Properties".


    Ndërtimet në këtë zonë do të kryhen nga një kompani angleze dhe fshati turistik do të ketë vila, apartamente, papafingo, hotel, pishina, sauna, fitness dhe projekti pretendon të jetë fshati me luksoz në plazhet shqiptare.


    E ndërsa në këtë faqe zyrtare të një agjencie të shitjes së pronave prezantohet me detaje projekti i miratuar një vit më parë, çuditërisht asnjë prej institucioneve që kanë vartësi zhvillimin e turizmit në vend nuk ka dijeni për vendimin e miratuar nga kryeministri Berisha më datës 14.07.2009. Zëdhënësja e Ministrit së Transporteve të thotë se këtë projekt mund ta gjesh në faqen zyrtare të KRRTRSH-së. Zëdhënësja jo vetëm që nuk ka dijeni për projektin, por ende nuk di që KRRTRSH-ja nuk ka një faqe elektronike zyrtare.


    Po kështu edhe në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk kanë asnjë dijeni për projektin e kompanisë "MANE TCI" dhe "CSS Property Partners LP. Të paktën këtë të thotë Majlinda Lami, drejtore e Turizmit në MTKRS. "Unë nuk kam asnjë informacion mbi këtë projekt", shprehet ajo për gazetën "Shekulli".


    E ndërsa drejtuesit e institucioneve ngrenë supet për projektin e miratuar një vit më parë, në faqen zyrtare në internet të kësaj agjencie gjen të gjithë informacionin e duhur mbi projektin e fshatit turistik në gjirin e Lalzit. Kështu në informacionin e dhënë mëson se fshati turistik do të ndërtohet sipas standardeve ndërkombëtare me shërbime mirëmbajtjeje dhe shërbime argëtimesh të shkëlqyera.


    "Pjesë e këtij resorsi do të jetë edhe një hotel i markave të famshme perëndimore që do të sigurojë me bollëk shërbime dhe argëtime klasi", thuhet në prezantimin e këtij projekti në këtë faqe elektronike.


    Por ndërtimi e këtij resorsi turistik është kundërshtuar nga banorët e Hamallajt. Gjatë protestave të tyre ata kanë denoncuar se aksioni i policisë ndërtimore për shkatërrimin e banesave të tyre bëhet pikërisht për të liruar hapësira në funksion të këtij projekti. Të paktën 13 banorë të këtij fshati u arrestuan për këtë kundërshtim të policisë në mbrojtje të shtëpive të tyre.


    Pas përleshjes së zhvilluar ndërmjet banorëve dhe forcave të policisë asnjë prej drejtuesve të institucioneve shqiptare nuk reagoi qoftë dhe për të përgënjeshtruar pretendimin e banorëve ndërkohë që shitjet e apartamenteve kanë filluar në gjirin e shkretuar të Lalzit.


    Kreu i Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore shpjegon programin e institucionit që drejton në krye të të cilit ai ka nisur një luftë pa kompromis ndaj koasit urbanistik
    Bojaxhi: Do të prishen të gjitha ndërtesat pa leje
    Që ndërhyrjet e Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore nuk janë për hir të interesave klientaliste, për këtë të garanton kreu i këtij institucioni Gjergji Bojaxhi.


    Sipas tij, të gjitha ndërhyrjet që janë urdhëruar kohët e fundit, kanë pasur qëllim vetëm zbatimin e ligjit. Kështu ka ndodhur në Pyllin e Sodës, Vlorë, në Ksamil, Sarandë apo edhe në Hamallaj të Durrësit.


    E për këtë, Bojaxhi të thotë se garanci është emri i tij, pasi ndërtimet pa leje janë beteja e tij e radhës. E për këtë duket se Inspektoriati i Policisë Ndërtimore ka një plan veprimi. Duket se sezoni i plazhit e ka "detyruar" kreun e ndërtimorëve të ndërpresë fushatën e tij në bregdet për ta përqendruar në veri apo dhe në qytetet ku nuk prishet rehatia e pushuesve. Të paktën këtë të thotë në një intervistë për "Shekullin" Gjergji Bojaxhi.


    Z.Bojaxhi, kohët e fundit keni zhvilluar disa aksione të policisë ndërtimore me jo pak probleme. Gjithnjë këto ndërhyrje bëhen para sezonit turistik. A ekziston një strategji për to?

    Strategjia është shumë e thjeshtë. Ndërtimet pa leje që nuk janë në proces legalizimi, si dhe ndërtimet që mund të jenë bërë edhe pas vitit 2007 do të nxirren jashtë përdorimit dhe nuk do të lejohet që zonat me rëndësi kombëtare, zonat bregdetare, akset kryesore të rrugëve, parqet kombëtare si dhe zonat e tjera me një interes kombëtar të cenohen prej tyre.


    Mendoj se ka ardhur koha që paralelisht me ligjin e legalizimit shteti shqiptar të tregojë kontroll mbi territorin dhe të qartësojë se procesi i legalizimit ishte për të zgjidhur një problem social dhe jo për të zgjidhur problemin e disa individëve që kanë zaptuar zona me rëndësi kombëtare.

    Por ama procesi i legalizimit nuk ka përfunduar ende...

    Ligji është shumë i qartë që në zona me rëndësi kombëtare, dhe zonat janë të përcaktuara, nuk lejohet procesi i legalizimit dhe këtu nuk ka asgjë të çuditshme.


    Ka shumë ndërtime që janë bërë 10 metra larg detit dhe kanë nisur procedurat e legalizimit. Kjo nuk do të thotë se ato do të legalizohen. Megjithatë kjo nuk ka të bëjë me procesin e legalizimit. Mendoj se shteti dhe shoqëria shqiptare është ndërgjegjësuar se, nëse Shqipëria do të ketë një zhvillim të qëndrueshëm, duhet që ndërtimet të bëhen në mënyrë të planifikuar.


    Zonat e caktuara të ruhen dhe të kenë një status të veçantë. Shumë aksidente në rrugë apo fatkeqësi natyrore vijnë si pasojë e një ndërtimi kaotik, ndërtim që nuk ka marrë parasysh studimet gjeologjike apo sizmike.

    Zona të gjelbëra që jane shkelur dhe janë dhunuar sheh në gjithë territorin, por nuk mund të vazhdohet kështu. Çdo ndërtim pa leje do të shembet dhe për këtë kemi filluar në zonat më problematike për të mënjanuar sot atë që nesër do të jetë katastrofë.


    Përse ka ndërhyrje gjithnjë në prag të sezonit turistik?


    Nuk mund të flas për të shkuarën. Unë nuk kam më shumë se tre muaj që kam marrë këtë detyrë. Menjëherë pas marrjes së detyrës është ndërtuar dhe plani i veprimit. Ne nuk kemi ndërhyrë në zonat që cënojnë turizmin. Në pyllin e Sodës gjithkush e di që nuk ka turizëm dhe ne kemi ndërhyrë vetëm tek ato ndërtime që cenojnë pyllin. Po kështu edhe në Ksamil.


    Të gjithë e dimë që në Ksamil nuk ka pasur pronarë dhe se ndërtimet që janë bërë janë pa leje ndërtimi. Megjithatë ne nuk kemi ndërhyrë në zonën e plazhit, por në thellësi të qytetit.


    Po kështu, edhe në Hamallaj. Ndërtimet e planifikuara për shembje nuk kanë leje ndërtimi dhe janë shumë larg zonës së bregdetit. Megjithatë tashmë që vërtetë jemi në sezonin turistik, ndërhyrjet nuk do të jenë më në zonat bregdetare, por më në thellësi të vendit.


    Mund të them se në planin tonë të punës parashikohet ndërhyrja në kurorën e gjebër të Tiranës, si dhe në qytetet në verilindje.
    Ka zëra që thonë se ndërhyrjet janë bërë për hir të interesave të caktuara...


    Unë nuk di që ndërhyrjet që janë bërë tashmë të jenë bërë në kundërshtim me ligjin. Veç kësaj nuk e kam marrë këtë detyrë për të shkelur ligjin dhe deri më tani në karierën time nuk ka qoftë dhe një rast të tillë. Ndaj po ju garantoj që pjesë e punës së Policisë Ndërtimore do të jetë vetëm në përputhje të plotë me ligjin.


    Puta: Segmente brenda qeverisë duan të përvetësojnë tokat


    Banorët e Hamallajt nuk kanë qenë të vetmit që kanë protestuar ndaj shkatërrimit të banesave të tyre për hir të një fshati turistik. Akuzat e vendasve që rrënimi vjen për hir të interesave të pushtetarëve të vendit janë mbështetur edhe nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Simon Puta.


    Nismëtari i themelimit të PD-së ka kërkuar që kreu i qeverisë të ndërhynte menjëherë pas asaj që ka ndodhur në Hamallaj të zonës së Gjirit të Lalëzit. Puta u shpreh se "janë segmente brenda qeverisë që duan të përvetësojnë tokat e Hamallajt duke prishur shtëpitë e fshatarëve, të ndërtuara me gjak dhe djersë, të cilat janë të përfshira në procesin e legalizimit".


    Ky pretendim është thënë që në nisje të protestave nga vetë banorët e Hamallajt të cilët u shprehën se bëhet fjalë për rreth 400 dynymë tokë, të cilat ishin blerë nga njerëz të shtetit dhe që po çonin në shkatërrimin e banesave të tyre në proces legalizimi. Ndërkohë, një vendim i vitit të kaluar, i firmosur nga Kryeministri tregon se janë mbi 40 ha tokë në këtë zonë, në të cilat do të investohet nga "Mane TCI" dhe "CSS Property Partners LP".

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga oliver55 Lexo Postimin
    Viktor Lleshi: Prishja e banesave padrejtësi, shteti na lejoi të ndërtonin shtëpi
    Jam nga Mirdita dhe kam ardhur që në vitin 2003 këtu, zura një tokë të lirë dhe ndërtova shtëpinë. Përderisa fusha është e lirë dhe e shtetit atëherë çdo person ka të drejtë të marri një pjesë toke. Si ka mundësi që shteti nuk lë një polic në komunën e Sukthit që të mos lejonte zënie e padrejta të tokës, dhe të më thoshte që të kthehesha sërish në Mirditë dhe të mos ndërtoja këtu. Ose edhe tek Ura e Milotit, por këta për të marrë pushtetin në dorë bënë atë krim që ndodhi para disa ditësh. Dhe tani duan që ta rrënojnë prapë popullin, në shtëpinë time jemi 8 persona dhe vetë unë jam i papunë. Dhe nuk kam ku të shkoj. Ka ardhur policia këtu dhe na kanë rrahur, duke përdorur tortura çnjerëzore ndaj grave dhe fëmijë. Është përdorur çdo gjë nga ana e policisë ndaj popullit, madje ka pasur edhe krisma. Kjo nuk është fare e drejtë. Pse nuk fillojnë prishjen që nga zona e Sukthit dhe këtej pasi edhe ata në vitin 1992 kanë ardhur këtu. Madje edhe atje shtëpitë janë pa leje ndërtimi. Apo këtu ku jemi ne le të prishen shtëpitë, ndërsa atje jo. Pse duhet të bëhet ku lloj dallimi”.


    Anxhela Tato
    Zoti Viktor.DURRESI nuk eshte shtepi publike si mendon ti apo disa te tjere.
    O Zoteri a e pyete veten tende kur le malin dhe erdhe zure nje truall pa leje e ndertove shtepi.Mos ta kish lene babai ate prone?A e dije qe aty kishte nje zot,shtet apo privat?A e dije se shteti mori nje vendim per legalizim dhe u tha shqip se po u bene me ndertime pa leje mbas periudhes qe u caktua me ligj do te prishen.A e di qe shteti beri edhe fotografimin nga ajri per te bere verefikimin?Une nuk jetoje aty dhe i kam degjuar keto.Po ti qe je aty pse nuk i mbajte parasysh keto?Kush ta ka fajin ty dhe atyre te tjerve qe kishin rrembyer sopatat ,bombat molotov e hunjte per te vrare djemte e policise qe jane ushtar e zbatojne nje urdher qe jep shteti ne emer te ligjit.Nuk kam pare kanibale te till qe ju turren te vrasin policet,te cilet jane ligji.Ku ju con mushka?Ju jeni fajtore dhe per kete shtepite tuaja duhet te prishen.Askush nuk ua ka fajin.Sikur te vij dikush atje ne ato 50 m2 toke qe ke atje ne mal,jo te ti marri ty,por edhe te beje urinen ti e vret me arme.i nuk e dikerke ti qe po te besh nje ndertim duhet leje e vecante,jo me ne toke te botes ,por edhe ne pronen tende?Po e shkele ligjin duhet te pergjigjesh.Apo u bete deti kos e ju morret lugen ne brez e u turret tutja te hani.Po jo mor lum miku se te ngelet ne gryke ,sepse nuk eshte jotja.Kur ti te vret pse kalon me kembe tek prona jote,pse mos te ti prishi shteti kur ti nuk e ke pyetur shtetin qe bere ate ndertim?Pale ,pale na keni zene edhe vendet turistike?Ne kami lindur e rritur ne buze te detit e nuk zum toka e te benim ndertime pa leje.Ju trima te medhenj,keni edhe kallashnikover neper shtepiat tuaja,qe jo vetm vrisni njeri tjetrin,por kercenoni edhe pronaret e ligjshem .Trimeria juaj nuk ka te sosur ju kercenoni edhe organet e ruajtjes se rendit ne nje shtet.Zoteri kerkoje fajin tek vetja me pare ,pastaj tek shteti shteti!Nqse shteti nuk vendos autoritetin e vet kunder shkelesve te ligjit,ai shtet eshte shtet i pjerdhur.er cka thua duhet te mendoje pasojat kur theve ligjin.

    Shume mire e thote edhezonja/zonjusha se Durrsi nuk duhet te shendrrohet ne shtepi publike,por une them se edhe atje po nuk pagove nuk te le njeri te besh sex pa para,prandaj mblidhni mendjen e kokes.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •