Close
Faqja 71 prej 118 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 710 prej 1175
  1. #701
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    http://www.mesazhi.com/mendime/qasje...sdurimit-fetar

    ja lexoni dyftiresine e komunistave dhe atyre qe mendojne si ky

    bani ben mire te lexoni edhe ju, e di qe nuk do ju vije mire ,por se paku lexojeni

  2. #702
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2010
    Postime
    56
    O bani, kush eshte ai qe po e identifikon ceshtjen arabe me fene islame?
    A e di mor ban, se ne mesim e arabeve ka edhe pjestare te feve tjera? Nese e di, atehere, si eshte e mundur qe Islamin ta identifikojme me arabet.
    Ju lutem hapni syte para se te doni dicka te postoni. Dallojeni kombin edhe fene.

  3. #703
    Citim Postuar më parë nga tibar Lexo Postimin
    O bani, kush eshte ai qe po e identifikon ceshtjen arabe me fene islame?
    A e di mor ban, se ne mesim e arabeve ka edhe pjestare te feve tjera? Nese e di, atehere, si eshte e mundur qe Islamin ta identifikojme me arabet.
    Ju lutem hapni syte para se te doni dicka te postoni. Dallojeni kombin edhe fene.

    kush?
    [1]. 1 000 000 kurane te botuar ne arabi "dhurate", kinse ,dhe ne vend te Perendi ne shqip eshte shkruajtur Allah !- thjeshte propagande , sepse mbi liber njeriu formon besimin, qe nuk tjetersohet me vone , sespe ashtu e ka besuar qysh ne fillim.

    [2]. propaganda se ceshtja palestineze eshte ceshtje fetare !-thjesht eshte ceshtje arabe, ashtu sikur dhe kosova ishte ceshtje shqiptare.

    [3]. dijetaret qe shumica jane me origjine arabe dhe qe fryjne urrejtjes ndaj perendimit dhe therrasin per xhihad,-ata jane qe i interpretojne sipas deshires dhe nevojave arabe hadithet , si psh , bojkotoni mallrat izraelite, kjo , kjo dhe kjo jane te ndaluara ,----ndalojne ate qe Perendia nuk e ka ndaluar , dhe thone me gojet e tyre ate qe nuk eshte e vertete , duke mashtruar e manipuluar ne mase.

    une e di se ne mesin e myslimaneve ka shume joarabe, si psh , amerikane , gjermane , kanadeze, etj, per te mos permendur shqiptare, por ata kane besuar se kurani eshte fjale e Zotit dhe kane falur namazin se keshtu eshte obligim, e ku t'a dinin ata se te xhamia i prisnin edhe "udhezues" te tjere, ku u thone ti tani je mysliman , prandaj duhet te behesh si ne , ja si e komenton filan hadith filan dijetar , prandaj eshte mire qe te veprosh keshtu , sepse po ndjekim te gjithe te njejten rruge, dhe keshtu duke perdorur si mashe fene , arrijne qellimet e tyre propagandistike, ata jane qe i fusin njerzit ne qorrsokak kur u thone - lexoni kuranin arabisht , ska gje se nuk e kuptoni, duke u bere keta persona tamam si gomari qe mbart libra , lexojne , por nuk dine se cfare lexojne ,
    u thone ka thene Aisha se i ka thene i derguari te heqe nje perde me dy zogj-perfundimi dhe konkludimi eshte-ndalohet fotografia, ndalojne ate qe Zoti nuk e ka ndaluar,
    u thone ka thene filani se i ka thene filani se atij i tha filani se ky ajet ishte per muziken- perfundimi dhe konkludimi eshte se - muzika ndalohet,
    u thone ka thene i derguari mos beni si te krishteret - perfundimi, nuk token gotat(gezuar), nuk dilet per kafe, nuk dilet ne restorante, nuk shkohet ne kinema,
    u thone , sahabet pershendeteshin me selam pas cdo trungu peme- perfundimi dhe konkludimi-thjesht do thuash selam alejkum sa here te shkosh e te vish nga nje dhome e shpise ne tjeteren, edhe pse per nevojat e njeriut kjo gje mund te ndodhe me dhjetra e dhjetra here brenda nje kohe te shkurter, e imagjinoni,

    po pse kto n'a urdheron Zoti?
    Zoti ka thene;

    “All-llahu nuk urdhλron tλ shλmtuarλn, a thoni pλr All-llahun ηka nuk dini?”
    si dhe;
    16:90. All-llahu urdhλron drejtλsi, bamirλsi, ndihmλ tλ afλrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kλshillon ashtu qλ tλ merrni mλsim.
    24:21. O ju tλ cilλt besuat, mos shkoni gjurmλve tλ djallit, pse kush ndjek gjurmλt e djallit ai urdhλron pλr tλ shλmtuara e tλ irituara, e sikur tλ mos ishte mirλsia e All-llahut ndaj jush dhe mλshira e Tij, askush prej jush nuk do tλ pastrohej kurrλ (prej mλkateve), por All-llahu e pastron atλ qλ do Ai. All-llahu dλgjon e di.
    10:59. Thuaj: “Mλ thuani, atλ qλ All-llahu ju dha si ushqim (tλ lejuar), e ju nga ai diηka bλtλ tλ ndaluar e diηka tλ lejuar?” Thuaj: “A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?”
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. #704
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2010
    Postime
    56
    Zoteri, nese e ke lexuar me te vertet Ku`ranin edhe ate nese e ke lexuar pa hile e jo vetem ate qe ta ka merre mendje apo qe te ka rastisur, atehere e di se zoti apo allahu nik thirret vetem me nje emer.
    Une nuk e di se ceshtja palestineze na qenka vetem ceshje fetare. Nese do te ishte ashtu, atehere shteti nuk po u interesojka palestinezeve, le ti lejoje Izraele ta mbajne fene, per shtet nuk paska dert.
    Dijetaret me origjine arabe po theritkan ne bojkotimin e mallerave izraelite. Bravo dhe te njejten gje e bejne edhe dijetaret dhe patriotet shqiptare dhe do te ishte mire te bojkotohen.
    Une nuk thash se ne mesin e muslimeneve ka edhe joarab. Mos i shtrembero gjerat nese i kupton e nese nuk i kupton, pyete dike me te mencur e qe e ke me afer. Thash se ne mesin e arabeve ka edhe jomusliman. Pra, thash ka pjesetar te feve tjera. pra, mos u thirr ne fene islame si fe arabe. Nuk eshte njesoj.
    Me vjene keq, por eshte rrene e kulluar kur thua se po i pritkan ne dere te xhamise dhe u komentojne hadithe sipas deshires e ata po bekan musliman. Llogarite cka po thua. Nese vjen te dera, ai vec ka ardhur si besimtar dhe nuk ka nevoje per komentime. Edhe nje po te them, sa per dijeni. Nuk konvertohet askush pse ndokush tjeter e bind. Ai se pari bindet vet duke lexuar e pastaj nderron fe. Do te thote, nuk konvertohet askush ne musliman pse dikush e bind, apo pse dikush tjeter ka deshire ,por e pranojne fene islame njerez te mencur, te shkolluar, qe me te vertete e ka lexuar dhe e ka kuptuar kuranin.
    Nuk po dua te shkruaj me teper,se nuk e kame ndermend te te therras ne fene islame, vetem te them edhe ate se Ku`rani lexohet ne gjuhen arabe, por kuptohet ne gjuhen amtare. Prandaj jane bere krejte ato perkthime.

  5. #705
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    HOXHAJ: SULMI NDAJ MEJE NUK KA QENË PËR MOTIVE FETARE

    Tentimi i djeshëm për sulm ndaj meje nga një qytetar, nuk ka motive fetare dhe policia është në hetim të rastit. ...
    Postuar: 01:54:22 / 30.06.2010
    Përkundër kësaj, unë do të vazhdoj punën time me përkushtim, ka thënë sot në Ferizaj, ministri Enver Hoxhaj gjatë fillimit të aktivitetit” Muaji i Arsimit nëpër komuna”.

    Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetër e medales!"
    Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetër e medales!" të botuar në gazetën ditore Kosova Sot me datë 23.06.2010 nga Alma Lama

    E mërkure 30 Qershor 2010 16:07
    Znj. Alma Lama, më me dëshirë kisha dashur t’ju thosha: “e nderuara” apo “e respektuara” znj. Lama, por sipas shkrimit tuaj dhe asaj çka kuptojmë prej tij, tepër është për ty edhe “Zonjë”, sepse një zonjë (sipas kuptimit të fjalës) me siguri duhet të jetë e arsimuar dhe me një moral të nivelit të lartë, kurse me sa shoh juve nuk ju përshatet as njëra dhe as tjetra.
    Ajo që më habit më së shumti është shtrembërimi i së vërtetës që bëni te shkrimi. Ju me shumë shtrembërime dhe gënjeshtra dëshironi të jepni ngjyrat e asaj që ne në fenë Islame e quajmë të drejtë. Në atë që Islami qenka dhunues i drejtëpërdrejtë te femrat dhe, gjithashtu, me “një mendje të mprehtë”, siç e keni ju, lë të kuptohet se JU dhe Serbia keni një mendim për sa i përket shqiptarëve, se shqiptarët janë “terroristë”.
    Pikë së pari, ju gënjeni se të premten kanë dalë një grup besimtarësh myslimanë në protestë! Pse shkruani diçka që nuk keni njohuri? Kishte me mijëra veta, por jo vetëm “besimtarë myslimanë”, por mbi 20 organizata joqeveritare dhe shumë njerëz që nuk e praktikojnë fenë islame, mbi të gjitha, ata, të gjithë, ishin SHQIPTARË. Shikojeni edhe njëherë inçizimin që doli në medium, dhe për “çudi” aty ka mjaft femra që janë të pambuluara, a thua vallë kush i manipuloi ato?
    Përsa i përket znj. Sabile, juve jua paska këputur shpirtin nga dhimbja për të, se një “organizatë” paska dashur që fëmijën e saj ta “mbulojë me dhunë” (të shprehem figurativisht). Ju shumë mirë e thatë pak më lart si “organizatë humanitare”, por e devijuat duke larguar edhe atë “organizatë humanitare Islame”.
    Juve “zonjë” pa pasur as edhe një informacion të saktë, gjë që më habit fakti se, ju e quani veten “ANALISTE”, por nuk morët mundimin të shkoni dhe të vizitoni këto organizata apo nëse tashmë keni qenë te to, ju devijoni të vërtetën. Kam një pyetje për ju: A mund të “ANALIZONI” fjalët e shkruara “ORGANIZAT HUMANITARE ISLAME”? Me plot të drejtë dhe me plot fakte e them se kjo organizatë nuk ndihmon vetëm ata që e praktikojnë islamin, por edhe ata që nuk e praktikojnë këtë fe. Për t’u bindur, mjafton edhe ju, edhe kushdo tjetër të vizitojë këto organizata dhe do të shihni konceptin e tyre humanitar, si dhe familjet që ato ndihmojnë.
    Me siguri harruat të cekni si “analiste” që jeni edhe organizatat e tjera humanitare që nuk janë islame.
    Ju “zonjë” këtë “copëz realiteti që e sollët” e sollët me plot gënjeshtra. Ju e cekët se si qenkeni informuar për rastin, se një burrë e paska mbuluar me dhunë gruan e tij dhe se ajo sakrifikoi lirinë e vetë për të mos u shkurorëzur. Si “ANALISTE” që jeni është dashur të informoheni dhe të dini se rreth mënyrës së mbulesës:
    1. Të pyetni personat që predikojnë fenë, qoftë ata me “mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra”, qoftë ata pa mjekrra dhe me pantallona të gjata, se, në fenë Islame, a ka të drejtë burri të detyrojë gruan me dhunë të mbulohet.
    2. Të lexoni në Kur’an-in famëlart dhe në transmetimet, siç predikonte Muhammedi (paqja dhe mëshira qoftë mbi të), për dhunën në islam rreth çështjeve ndaj individit tjetër në shoqëri.
    3. T’i pyesni të gjitha ato femra shqiptare, të çfarëdo lloj moshe se a janë të mbuluara me dhunë, siç thoni ju.

    Sipas juve, thoni se femra duhet të arrijë moshën e pjekurisë për të kuptuar se ç’dëshiron të bëjë ajo me mbulesën. Nëse kjo është ashtu si thoni ju, atëherë, nga e merrni të drejtën të jepni mendimin tuaj në emër të të gjithë prindërve se nuk duhet mbuluar? Këtë e them si një llojë kundërpërgjigje, se nëse fëmija deri në moshën e pjekurisë nuk ditka të vendosë se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është për të atëherë si u bë që njëri prind e paska me të drejtë të thotë se fëmija nuk duhet të mbulohet kurse tjetri e paska gabim të thotë se bën të mbulohet? Kush imponon këtu?
    Nuk mund të kuptoj, se ku aludoni ju se paska femra që shaminë e mbajnë në kokë (si detyrim fetar), kurse në anën tjetër po mbakan bluza të hapura (ekspozojnë trupin)! Për sa i përket xhinseve që ju i përmendni në këtë shkrim, a nuk keni sytë kur dilni në rrugë dhe shihni sa e sa femra të mbuluara mbajnë xhinse (por në përcaktim të rregullave fetare duke mos vijëzuar trupin) pa bluza të hapura, siç thoni ju?
    Nëse ju keni diç personale ndaj fesë Islame kjo nuk më brengos aspak, sepse tek ne kemi respektin ndaj gjithë atyre pjesëtarëve që i përkasin fesë tjetër. Për këtë All-llahu i Gjithëfuqishëm në raste të këtilla na thotë t’ju themi: “Ju keni fenë tuaj, kurse ne kemi tonën!” (EL-KAFIRUN 109:6) dhe për mua nuk ka problem mendimi juaj, përderisa nuk më ofendoni si pjesëtarë i fesë Islame që i përkas. Nuk do të kasha reaguar ndaj shkrimit tuaj sikur të mos kishte kaq shumë gënjeshtra, të pavertëta, pra, ky shkrim ka për qëllim dezinformimin, kurse unë dua të paraqes realitetin te lexuesit.
    Ju hidhni helmin tuaj ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë njëjtë si ju, por më lejoni t’ju them, që të kuptoni njëherë e mirë, nëse në një rast ka ndodhur që dikush me dhunë të mbulojë gruan e tij nuk do të thotë se të gjithë e kanë bërë këtë, dhe ajo që më shqetëson më së shumti është “ANALIZA” e shtrembër juaja në Ford dix se shqiptarët nga infiltrimi i organizatave të huaja paskan bërë akt terrori.
    “Zonjë” çka dëshironi të përgatisni? Ku është qëllimi i kësaj “analize” të poshtër? A keni njohuri se deri në vitet ‘50-’60 shumica e nënave tona dhe motrave tona ishin të mbuluara dhe me ardhjen e komunizmit me dhunë u hoq mbulesa? A dini të bëni analizë për historinë e popullit shqiptar? Ju lutem, ma gjeni vetëm një shqiptar që është duke jetuar në Kosovë, të çfarëdolloj feje qoftë që urren SHBA-të dhe shtetet e tjera që ndihmuan çlirmin e Kosovës? A ekziston traditë shqiptare që mikun ta mbysim pas shpine? A ekziston një shqiptar që është duke jetuar në Kosovë që nuk mban mend ndihmën e SHBA-ve (që ka qenë, është dhe do të jetë ë pranishme) që është duke e bërë për Kosovën? Nëse ka të tillë atëherë 100% e qytetarëve është kundër tij, sepse ai njeri nuk ka mendje të shëndoshë! Por “zonjë”, ky shkrim po i gjason deklaratave të rrejshme sebe për “terroristët shqiptarë”.
    “Zonjë” ju thoni se paskemi të drejtë kushtetuese të protestojmë dhe në bazë të shkrimit tuaj nuk paskemi të drejtë pjesëmarrje në shoqërinë e Kosovës! Më lejo të bëj një pyetje: Ne nuk jemi shqiptarë? Ne nuk duhet, sipas juve, të jetojmë të lirë në Kosovë, nuk i takojmë themelimit të këtij shteti? Nuk dhanë ky “grup myslimanë”, siç i quani ju, bijtë dhe bijat e tyre, në çlirimin e këtij vendi, ku sot ju villni vrerë ndaj tyre? Kush po mundohet ta përçaj popullin nëse jo ju më shkrime të tilla? Kush dëshiron të nxisë urrejtje fetare dhe kombëtare?
    “Zonjë” a mund të analizoni fjalën liri? Nëse po, atëherë populli thotë “nëse në një shportë me molla është një e kalbur, mos i hidhni të gjitha, por largoni vetëm të kalburën se kështu të tjerat do të rrinë të shëndosha, por nëse e lini në shportë do t’i kalbë të gjitha!” “ZONJË” largohu nga shporta JU me gënjeshtrat tuaja dhe AI që me dhunë dëshiron të arrijë qëllimin e tij duke u fshehur pas Fesë ISLAME apo edhe KRISHTERE, mos na e kalbni shoqërinë!.

    Lulzim Islami
    BAC, SU KRY

  6. #706
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Legjislatura kosovare është pro shamisë !
    Protesta e një grupi prej mbi pesë mijë pjestareve të fesë Islame në Prishtinë në mbrojtje të femrave të përjashtuara për vijimin e mësimit nëpër shkolla fillore dhe të mesme për shkak të mbajtjes së mbuleses ka zgjuar reagime nga më të ndryshmet. Ata deklaruan se protestojnë kunder udhëzimit administrativ nr 6/2010 i cili rregullon mirësjelljen dhe masat disiplinore për nxënësit e shkollave të mesme dhe të larta.

    E mërkure 30 Qershor 2010 15:38
    Duke pasur parasysh se perveç reagimeve konstruktive pro dhe kunder këtij udhëzimi, kishte edhe nga ato më banalet e deri tek ato të dyshimeve të ndryshme.
    Për të gjetur një përgjigje legjislative në lidhje me të drejtën e shkollimit të femrave të cilat mbajnë shami (me apo pa imponim) kam sjellur agrumente vetëm nga ligjet e aplikuara në Kosovë.
    Në vargun e hierarkisë legjislative Kushtetuta dhe Ligji janë mbi çdo akt nënligjorë, udhëzim apo vendim i nxjerrë nga organet kompetente qofshin ato nga Ministria apo Institucionet tjera. Dhe nuk lejohet që aktet e tjera nënligjore të jenë në kundërshtim me Kushtetuten dhe Ligjet e nxjerra nga Parlamenti i Kosovës.
    Në vet fillimin e preambulës së Kushtetutës së Kosovës vëhet theksi se Kushtetuta e Kosovës është e ngritur në bazë të vullnetit të popullit andaj edhe kjo pjesë e popullit që protestoi dhe ka lajmëruar se do të protestojë edhe në të ardhmen kanë hise në këtë kushtetutë. Dhe jo rastësisht në këtë preambulë citohen shprehjet : „Ne, populli i Kosovës, të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet…Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë“.
    Ashtu siç është e njohur tashmë për tërë opinionin se Kushtetuta e Kosovës e përkufizon Kosoven si shtet laik me Nenin 8 të saj, poashtu edhe opinioni dhe e vërteta e qartë se nëse Kosova është shtet laik nuk do të thot se edhe pjestarët e këtij shteti (populli) të jenë të tillë. Ata mund të jenë laik (ateist) siq është shteti i Kosovës, por mund të jenë edhe musliman, katolik, ortodoks, protestant e budist. E drejta e çdo individi në besimin e tij njihet si e drejtë dhe liri themelore e ti, andaj kjo e drejtë është e pandashme, e patjetërsueshme dhe e pacenueshme. Kjo vertetohet edhe me Nenin 21 pika 1 e Kushtetutës së Kosovës në të cilen thuhet se : „Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës“.
    Poashtu gjithnjë duke ju referuar Kushtetutës së Kosovës kjo e drejtë është e mbrojtur dhe e garantuar nga shteti dhe se çdokush e ka për detyrë ta respektoj këtë të drejtë. (Neni 21.1,2,3).
    Liria e besimit është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Kosovës në nenin 38.1 ku thuhet se : „Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe fesë, është e garantuar“.
    Kur kemi të bëjmë me arsimin gjithnjë duke ju referuar Kushtetutës së Kosovës kemi nenin 47 mbi të Drejtën për Arsimim pika 2 ku thuhet se : „Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj“.
    Nga kjo vlenë të theksohet se në pjesën e fundit të kësaj alenie është shumë mirë e definuar dhe projektuesve të kësaj Kushtetute ju ka shkuar ndërmend se ka njerëz që kanë nevoja të veçanta dhe se kjo i përfshin të dy gjinitë. Mbajtja e shamisë nga një vajzë muslimane është nevojë e jo ndonjë luks.
    Por duke shikuar edhe anën tjetër të medaljes, pra të kufizimit të disa të drejtave të cilat poashtu bazen e kanë në Kushtetutën e Kosovës, ja vlenë të theksohet se kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, nuk e bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar (Neni 55.5). Edhe më shum bëhet interesante se Neni 38 i cili garanton lirinë e besimit nuk lejohet që të shmanget as gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Andaj kjo e drejtë pasiqë nuk cenohet as në gjendjen e jashtëzakonshme, atëherë si është e mundur të bëhet një cenim i kësaj të drejte në gjendje lirie.
    Poashtu sipas Kushtetutës së Kosovës, shteti është i obliguar që të ndërmerr të gjitha masat dhe të mbrojë qytetarët e vet në rast të kërcënimeve ose veprimeve diskriminuese që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë themelorë të njeriut. Kushtetuta e Kosovës e bënë përgjegjës shtetin me nenin 58 pika 3 ku thuhet se : „Republika e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personat të cilët mund t’u nënshtrohen kërcënimeve ose veprimeve diskriminuese, armiqësisë a dhunës,si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar“.
    Poashtu me Kushtetutën e Kosovës është e garantuar që komunitetet dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë në mënyrë individuale ose si komunitet të shprehin, mbajnë të zhvillojnë dhe të ruajnë elementet thelbësorë të identitetit të tyre fetar. Kjo është e garantuar me nenin 59 pika 1 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet :“ Pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë që, në mënyrë individuale ose si komunitet1) të shprehin, mbajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre dhe të ruajnë elementet thelbësore të identitetit të tyre, përkatësisht fenë, gjuhën, traditat dhe kulturën e tyre“.

    Në sistemin legjislativ Kushtetuta e Kosovës është bazë e çdo ligji, akti nënligjorë apo rregulloreje andaj mospërputhshmëria e tyre me Kushtetuten përbën një akt antikushtetues.

    Duke u munduar që të trajtojmë këtë çështje edhe në bazë të ligjeve në fuqi atëherë dua të filloj me ligjin mbi diskriminimin.Ky ligj zbatohet ndaj të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të personave fizik dhe juridik, sektorit publik dhe privat duke përfshirë edhe organet publike të cilat cenojnë të drejtat e personit apo personave fizik dhe juridik, dhe një ndër fushat ku zbatohet ky ligj është edhe Arsimi (neni 4 pika G).
    Nxjerrja e urdhëresës administrative nga MASHT paraqet një diskriminim të drejtpërdrejtë duke ju referuar nenit 3 pika A që ka të bëjë me kuptimin e nenit 2 pika A. Pasi që një pjesë e caktuar e shoqërisë (nxënëseve) nuk është duke u trajtuar barabart sikurse të gjithë nxënësit e tjerë. Thënë ndryshe nuk është duke ju mundësuar vijimi i rregullt i mësimit. Udhëzimi në fjalë i nxjerrur nga MASHT ka shkaktuar edhe segregacion duke ju referuar nenit 3 pika F të ligjit mbi diskriminimin.Poashtu vlenë të theksohet se në bazë të këtij ligji i vetmi organ i autorizuar që bënë pranimin dhe hetimin e ankesave që kanë të bëjë me shkeljet e të drejtave në baza diskriminuese është Ombudspersoni i Kosovës.
    Ka kohë të gjatë që nëpër forume, media e thashetheme qarkullojnë se prindërit janë ata të cilët u imponojnë fëmijëve gjëra të ndryshme por më e përfolura udhëzimet dhe mësimet fetare gjegjësisht mbulimi i vajzave me sugjerim të familjes. Kjo nuk është për tu çuditur pasiqë një gjë të tillë e garanton edhe Ligji për lirinë fetare në Kosovë ku shum qartë thuhet se prindërit janë ata të cilët i përcaktojnë udhëzimet fetare për fëmijët e tyre. Për të qenë më të qartë dhe më të saktë me ata që e „dëshirojnë debatin dhe argumentin“ neni 9.4 i Ligjit për liritë fetare në Kosovë thot : „Çdo njëri ka të drejtë të zgjedhë ose të mos e zgjedh arsimin fetar sipas bindjeve dhe besimit personal. Prindërit ose kujdestarët e tjerë ligjorë janë të thirrur t’i përcaktojnë udhëzimet fetare dhe etike për fëmijët e tyre sipas bindjeve ose besimeve të tyre“. Poqëse kësaj i shtojmë nenin 1 pika D e Ligjit për arsim fillorë dhe të mesëm në Kosovë, fëmijë llogaritet çdo person deri në moshën 18 vjeçare. Kështuqë nuk duhet të i vij dikujt rënd nëse ndodhë që prindi të udhëzoj fëmijën e tij në qështje të bindjeve dhe besimit sepse është e drejtë e tij e garantuar me Ligjin për lirinë e fesë në Kosovë dhe nga vet natyrshmëria e jetës vjenë në shprehje edukimi dhe kultura prindërore tek fëmijët.
    Duke u bazuar në Ligjin për arimin fillorë dhe të mesëm në Kosovë MASHT ka për detyrë të përgjithshme të nxitë arsimimin e njerëzve në Kosovë (neni 3.1).Po sipas këtij ligji qëllimet e arsimit të njerëzve në Kosovë janë të shumta e ndër to : „Të përgatisë nxënësin për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, të paqes, të tolerancës, të barazisë gjinore, dhe të miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, kombëtare dhe fetare si dhe personave me origjinë nga i njëjti vend“ (neni 4.1(d)). Andaj si ka mundësi që ky qëllim të ndryshohet kur janë në pyetje vajzat e besimit Islam?
    Shpeshherë njerëzit duke menduar se kanë të drejtë dhe veprimet e tyre janë më të mirat, harrojnë se veprimi e nganjëherë edhe mosveprimi i tyre shkakton vepër penale. Përkujdes për lëminë e veprave penale ka bërë Ligji Penal i Kosovës.
    Është normale se veprat penale, sanksionet dhe masat tjera i përcakton ligji dhe kjo është e paraparë në kapitullin e dispozitave të përgjithshme neni 1 pika 1 që ka të bëjë me parimet e ligjshmërisë. Për të gjithë ata që nuk e din se çka është një vepër penale, këtë mund ta mësojnë duke lexuar Nenin 6 të Ligjit Penal të Kosovës. Por, pasiqë fatkeqësisht Kosova mund të llogaritet si vend ku lexueshmëria është nën nivel atëherë po shfrytëzoj rastin në këtë shkrim ta publikoj atë, sepse të „dashuruararit“ e shtetit modern po ta kishin lexuar këtë nuk do të kishte nevojë për protesta.“ Vepra penale është vepër e kundërligjshme e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale,tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj dhe për të cilën me ligj është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm“.
    Edhe në Ligjin Penal të Kosovës shprehja „fëmijë“ don të thotë personi i cili nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë vjet. Kurse, kur është fjala për shprehjen „person përgjegjës“ „do të thotë një individ në një organizatë biznesi ose një person juridik, të cilit, për shkak të funksionit apo autorizimit të posaçëm, i janë besuar detyrat që lidhen me zbatimin e ligjit ose të dispozitave të tjera të nxjerra në bazë të ligjit…“.
    Drejtorët dhe ata të cilët thirren në zbatimin e udhëzimeve administrative të njxerrur nga MASHT duhet të mos harrojnë se veprimi i tyre në bazë të Ligjit Penal të Kosovës paraqet vepër penale. Dhe mu për këtë në Gjilan Gjykata ka vendosur në favor të nxënëses që ajo të kthehet në bankat shkollore. Ligji Penal i Kosovës në nenin 158 ka sanksionuar kryesit e veprave penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut. Dhe kur kryerësi i kësaj vepre penale gjindet në funksion zyrtar kjo përbën shkelje më të rëndë andaj edhe sanksioni është më i lartë (Fatkeqësisht në Kosovë drejtorët gjinden mbi ligjin dhe nuk i përfillin vendimet gjyqësore). Teksti i plotë i nenit në fjalë i Ligjit Penal të Kosovës është :
    Neni 158
    (1) Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i mohon ose i kufizon liritë a të drejtat e
    banorit të Kosovës të parapara në Kornizën Kushtetuese dhe në ligjin në fuqi mbi bazën e
    dallimit në racë, në ngjyrë, në gjini, në gjuhë, në besimin fetar ose në ateizëm, në mendimin
    politik ose në mendimin tjetër, në prejardhje sociale ose kombëtare, në pronë, në lindje, në
    arsim, në statusit shoqëror ose sipas karakteristikave të tjera personale, të lidhjes me
    bashkësinë etnike ose gjuhësore në Kosovë ose kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i jep qytetarit të Kosovës çfarëdo privilegji ose përparësie mbi bazën e një dallimi ose përkatësie të tillë dënohet me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.
    (2) Kushdo që i mohon ose ia kufizon pjesëtarit të një bashkësie etnike, fetare ose
    gjuhësore në Kosovë të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të tij ose për të gëzuar
    autonominë e tij dënohet me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet.
    (4) Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar gjatë ushtrimit të detyrave të
    tij, kryerësi dënohet me burgim prej një deri në shtatë vjet për veprën penale nga paragrafin 1 ose 2 ose me burgim prej gjashtë muajve deri në tre vjet për veprën penale nga paragrafi 3.

    Nga kjo mund të konkudojmë se përveq udhëzimit administrativë të nxjerrë nga MASHT që është në kundërshtim të plotë me Kushtetuten dhe Ligjet e Kosovës, largimi i nxënëseve me shamia nga shkollat paraqet vepër penale dhe se kjo denohet ashpër me Ligjin e aplikueshëm në Kosovë.
    Protestuesit edhe pse kanë marrë kritika nga më të ndryshmet ata duhet përkrahur. Sepse në një shtet demokratik pas një vendimi të gjykatës dhe moszbatim të saj rruga e vetme mbetet protestimi. Kurse për të gjithë ata që mendojnë se çështja duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese kjo është banale. Sepse gjykata e ka bërë interpretimin e ligjit gjegjësisht të kësaj urdhërese administrative dhe ka vendosur njëherë për çështjen e vajzave me mbulesa dhe për këtë nuk ka qka të shkohet më larg. Ata që nuk janë të kënaqur me vendimin gjyqësor këtë qështje mund ta dërgojnë te „baba“ në Gjykatën Kushtetuese. Kështu është rregulli në shtetet demokratike, por pasi që jetojmë në Kosovë, dhe siç thot fjala popullore „s’dihet ka sa po shkon pasuli“ çdo gjë ndodhë, madje edhe përtej Gjykatës Kushtetuese.

    Lulzim Bajrami

    Tërnava: Deklarohet rreth diskriminimit të vajzave me shami
    Tërnava mbajti konferencë për media ku u shpreh kunder diskriminimit të vajzave qe bartin shami në shkolla dhe institucionet publike.

    E mërkure 30 Qershor 2010 12:59

    Në këtë konferencë myftiu Tërnava shprehi qëndrimin e Bashkësisë Islame në lidhje me udhëzimin administrativ të nxjerrë nga MASHT-i, me të cilin nxënësve u ndalohet bartja e “uniformës fetare”, duke ua mohuar të drejtën e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesë islame. Po ashtu u shpreh pakënaqësia në lidhje me një vendim tjetër administrativ të nxjerrë nga Ministria e Shërbimeve Publike “për veshjen dhe paraqitjen e nëpunësve civilë, me të cilin është kufizuar liria e manifestimit publik të bindjeve ose besimeve fetare në shërbimin civil të administratës publike të vendit.
    Ndërsa myftiu Tërnava tha se BIRK do të ndjek vazhdimisht vijën institucionale për realizimin e të drejtave të qytetarëve shumicë të besimit islam të Republikës së Kosovës.
    “BIRK kërkon nga kryeministri i vendit, respektivisht ministri i Arsimit, që në mënyrë urgjente të bëjë shfuqizimin e udhëzimit administrativ 06/2010 të MASHT dhe nenit 4.1 (pika VIII) të udhëzimit administrativ 04/2008 të MSHP. Në të kundërtën, BIRK paralajmëron nisjen e procedurës gjyqësore para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si të vetmen mënyrë të mbetur për mbrojtjen institucionale të të drejtave kushtetuese të besimtarëve myslimanë. Në mënyrë që të shmanget kjo procedurë e panevojshme e realizimit të lirive dhe të drejtave fetare të garantuara me konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e vendit, BIRK apelon te Presidenti i vendit, institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut të Kosovës që të ushtrojnë kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore në këtë drejtim” - u tha ndër të tjera në këtë komunikatë.
    Myftiu Tërnava ritheksoi kërkesën e BIRK për zbatimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat fillore dhe të mesme të vendit në pajtim me standardet evropiane, si nevojë urgjente e vendit, dhe – siç u tha - me të cilën do të fuqizohej roli edukativ i sistemit publik shkollor në vend dhe do të parandaloheshin dukuritë shqetësuese negative në mesin e rinisë shkollore, siç janë përdorimi i substancave narkotike, dhuna në shkolla, vetëvrasjet, etj.
    I pyetur nga gazetarët se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim në favor të BIRK për çështjen e shamisë në shkolla, cili do të jetë hapi tjetër, myftiu Tërnava nuk mohoi mundësinë që të dorëzojë lëndën edhe në Gjykatën e Strasburgut. /mesazhi/
    Blerim Halili
    BAC, SU KRY

  7. #707
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Lulzim Islami,Lulzim Bajrami, etj......presin fikun, per nji kokerr!!!
    As qe e kane idene se per çfare po protestojne.......
    Jarigas

  8. #708
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006 Lexo Postimin

    ligjet kunder diskriminimit po ekzistokan, se di çka dreqin presin keta qe nuk i arrestojne menjehere keta far diskriminues te femrave.

  9. #709
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    nga gimche;

    une do pergjigjem vetem me keto dy ajete ;

    6:114. (Thuaj) A pos All-llahut tλ kλrkoj unλ gjykatλs (mes meje dhe juve)? Kur Ai λshtλ qλ ua zbriti librin nλ mλnyrλ tλ shkoqitur? Atyre qλ u dhamλ librin e dinλ se ai (Kur’ani) λshtλ i zbritur prej Zotit tλnd saktλsisht, pra mos u bλ prej atyre qλ dyshojnλ.
    6:115. Fjalλt e Zotit tλnd janλ plot tλ vλrteta (ηka lajmλrojnλ) dhe plot tλ drejta (ηka gjykojnλ). S’ka kush qλ tλ ndryshojλ fjalλt (vendimet) e Tij. Ai λshtλ qλ dλgjon e di.

    kurani eshte i ruajtur !
    kush tha se hadithet jane te ruajtura !
    atehere , si keto qenkan te lidhura bashke !
    je shume gabim gimche,
    dhe une po te them ate qe thote ajeti,
    a pos Perendise une te kerkoj gjykates?
    mua me mjafton fjala e Perendise ,
    kurse ju , keni rene viktima te nje propagande , te nje propagande qe eshte globale tanime,
    ceshtjen Islame , arabet e kane pervetesuar si ceshtje te tyren,
    ne fakt , ceshtja arabe , nuk ka lidhje me Islamin.
    Islami nuk eshte Fe qe mbyllet ne fanatizma, Islami eshte gjithperfshires!
    Faleminderit që më tregon se çfarë është Islami, mirëpo i nderuar para se të vazhdoj dua të të informoj se jam studiues i Islamit dhe kam profilizimin e qartë.
    Hadithet kalsifikohen sipas zinxhirit (Senedit), Hadithet mund të jenë të forta (Sahih - të vërteta), Hasen (të mira), Mewkuf (50-50), Daif (të dobëta) dhe kategoria e fundit (megjithëse ka edhe të tjera që nuk i permenda) është Hadithet e pavërteta apo të trilluara.
    Ok një pyetje për ty pasi që paskam të bëjë me një njeri që e njeh Islamin më mirë se unë, ani pse jam student i kësaj lëmie: Dua të di se ku ndalohet vetëvrasja në Kur'an (mos perdor Hadithe)? Cilat janë dispozitat e Namazit dhe Zeqatit (kur dihet se keto dyja 80 herë bashkë përmenden në Kur'an)? Sa herë na thotë Zoti (duke u bazuar vetëm në Kur'an) në ditë të falemi dhe sa perqind nga pasuria të japim si lloj tatimi (përkatësisht zeqati) për të varfërit?

    Ketu do të vërtetohet njohuria jote mbi Islamin!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #710
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Faleminderit që më tregon se çfarë është Islami, mirëpo i nderuar para se të vazhdoj dua të të informoj se jam studiues i Islamit dhe kam profilizimin e qartë.
    Hadithet kalsifikohen sipas zinxhirit (Senedit), Hadithet mund të jenë të forta (Sahih - të vërteta), Hasen (të mira), Mewkuf (50-50), Daif (të dobëta) dhe kategoria e fundit (megjithëse ka edhe të tjera që nuk i permenda) është Hadithet e pavërteta apo të trilluara.
    Ok një pyetje për ty pasi që paskam të bëjë me një njeri që e njeh Islamin më mirë se unë, ani pse jam student i kësaj lëmie: Dua të di se ku ndalohet vetëvrasja në Kur'an (mos perdor Hadithe)? Cilat janë dispozitat e Namazit dhe Zeqatit (kur dihet se keto dyja 80 herë bashkë përmenden në Kur'an)? Sa herë na thotë Zoti (duke u bazuar vetëm në Kur'an) në ditë të falemi dhe sa perqind nga pasuria të japim si lloj tatimi (përkatësisht zeqati) për të varfërit?

    Ketu do të vërtetohet njohuria jote mbi Islamin!
    Mendje he bir.

    Perfundimisht, Feja eshte kultivuesja me e madhe e budallakizmit...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 71 prej 118 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •