Close
Faqja 53 prej 64 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 637
  1. #521
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Postuar me pare nga Gashi 1
    Citim Postuar më parë nga cituar me pare nga Gashi 1 Lexo Postimin
    Ky fakte qe territori i kosoves ka qen i mbuluar me uje(qe ka qen det)eshte fakt i pa mohuar,per kete kan pas mesuar nxenesit edhe ne vitet e 60-ta neper shkolla qe kosova eshte nje fush grop qe para 12000 viteve ka qen det dhe nga nji katastrof natyrore eshte zbraz nga uji.Kete e ka deshmu edhe Dr.Edi Shukriu ne shkrimet e saja.
    Edhe para disa muajve nepermes RTK-s u dha lajmi se ne Mitrovic eshte gjete nje kanal ku sipas gojdhanav te lena brez pas brezi thuhet se ky kanal ka lidhje me detin adriatik.Per miniporte nuk foli njeri foli per artifakte te porteve perreth gjthe territorit te Kosoves.per sa i perket lugines se drinit ajo lugin ndoshta nuk eshte kriju me parmenda dhe me lopat?????? kalofshi bukur[/QUOTE[/B][/COLOR]
    Përshëndetje Sharri-Liburna
    Shkrimin që e kam vendos me lart, e kam si burim nga literatura profesionale gjegjësisht nga lëmi e Gjeologjisë se Përgjithshme dhe saktësisht Gjeologjisë së Kosovës
    Sipas jush kush është më kompetent për të dhënë sqarime për këto tema (ngritje-zbritje të nivelit te detit, lëvizje orogjenike, lëvizje epirogjenike, erozion etj): Historia (Arkeologjia ne ketë rast) apo Gjeologjia?
    Nuk po jap mendime se a gjendet Atlantida ne Kosovë apo diku tjetër, mirëpo sa u përket fakteve që keni sjell rreth disa piramidave, artefakteve rreth porteve e disa te tilla ato nuk ekzistojnë, me ketë nuk ju drejtohem juve por te gjithëve qe kane sjell postime te tilla. Atlantida ka të bëj me një periudhë kohore që zgjatet më së tepërmi deri 10 000 vite, kurse këtu ne temë kjo ngjarje nga disa anëtarë lidhet me procese qe kanë ndodh para miliona viteve.
    Lugina Epigjenike e Drinit është krijuar si rezultat i paravendosjes së masës së fortë shkëmbore në shtratin e lumit Drin, i cili kur e thelloi shtratin deri te kjo masë shkëmbore nuk e ndërroi shtratin diku tjetër edhe pse forma dhe pjerrtësia e natyrës e lejonte një gjë te tille dhe pikërisht për shkak te kësaj dukurie te rrallë kjo luginë quhet Luginë Epigjenike( është fjala për luginën vetëm te Ura e Fshejtë). Nese ju mendoni qe kjo lugine është krijuar brenda këtyre 10 000 ose 15 000 vitet e fundit, jeni gabim 100%, kur dihet se këto procese erozive zgjasin me miliona vite. Ka plot shembuj tjerë....................



    Un nuk po bazohem ne te dhenat shkencoropolitikoevropjane,une po bazohem ne fakte te gjalla siq eshte rasti me postimin e videos qe e postova me heret,cila shkence apo pseudoshkenc mund ti vertetoj keto imazhe ne kete video(e kam fjalen per kishen e Deqanit,jo perUFO-t)Cili shkencetare cila shkenc mund keto imazhe ti zberthej.Mos te flasim qka te tjeret na servojn,pasi sipas praktikes cdo gje e gatshme qe servohet,eshte e demshme.Une nuk po merrem me gjeologji me kete po merret Kreksi dhe Hilliriani kurse une po merrem me faktet e vetmete cilat fakte i kan ruajt vetem gojdhanat,dhe ato fakte te cilat arkeologet vetem po i germojn dhe po i mbeshtjellin me masa plastike dhe po i mbulojn,siq eshte rasti ne Nikadin te Ferizajit,ku edhe vete kam qen prezent,kur e kan shplu nji objekt nen toke ai ishte nje tempull i besimit yllir,ate objekt e mbeshtillen me nje foli te plastikes dhe prap e mbulun,(siq e ceku edhe Hillirian me larte per ne fsh.Brod).
    Kurse ne oborrin e keti personi ne fsh.Nikadin edhe sot gjenden mbi tok dmth.nen meshiren e kohes,pa kurfar mbrojtje te askujt,gjendet dy gure(ndoshta gur varri)ku ne njenin eshte i gdhendur koka e nje mashkulli ne madhesi(larte 40 cm,dhe gjan 30cm) ky gure eshte afersisht L.50cmxgjan 35-40cm kurse i gjat afer 120-150cm.dhe eshte i rande qe kater burra nuk munden me e peshu.Sipas nje arkeologe qe ishte prezent,ne mbrendesi te ati guri duhet te kete diqka shume te rende,pasi ky guri nuk mundet me qen kaq i rand.Ndersa guri tjeter eshte 60x40x40cm,eshte i njejti material por eshte i lehte.Me falni qe e zgjata por desha te ju them se per thesarin qe gjendet ne trojet shqiptare ne pergjithesi nuk ka asnji te dhen shkencore te sakte(po mendoj qe jane te dhanuna nga disa pseudo arkeolog sllav apo europjan,siq e ceku njeni me larte"indoeuropjan").
    Ne kosove ne maqedoni dhe ne mal te zi nuk ka asgje te sakte per keto vlera arkeologjike apo gjeologjike,ne disa raste nuk kan mundesi te i studiojn per shkaqe financiare dhe ne disa raste per shkaqe politike.
    Per piramiden e larte cekur une nuk po kembnguli se eshte e sakte(si ju qe po i dini dhe jeni i 100% i sigurt dhe pse e di qe po flet me te dhena qe i vlerson politika e jo shkenca),por duhet ta kesh parasysh qe kur eshte ber kolonizimi i trojeve shqiptare,kolonet jane dergu ne pikat me me vlere historike,siqe eshte Manastiri i Deqanit ku aty nuk banon dhe as qe ka banu ndonje serb po eshte se ka nje vler te pa pershkruar historike,ashtu eshte rasti ne pjesen e Brezovices,rasti i Mitrovices e shum venbanime ne trojet tona,mos ti permendi te gjitha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 25-06-2010 më 18:48

  2. #522
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171

    Post Prona Berisheve ku eshte bere gjetja kam qene edhe vete Prezent

    Zbulimet arkeologjike, pasuri kombëtare
    Demush Zefi, BOTA SOT
    Lokalitetet antike dhe arkeologjike të Ferizajt në mëshirën e kohës

    Në Kosovë deri tani shumë pak është investuar dhe gjurmuar në këtë drejtim, prandaj shumë qytete të Kosovës kanë mbete pengë i neglizhencës së zbulimeve në fushën arkeologjike. Nga shumë arkeolog evropian dhe botërorë është sugjeruar se komuna e Ferizajt numërohet ndër lokalitetet që ka një pasuri shumë të çmueshme të trashëgimit arkeologjike. Nuk janë të rastit apo supozime të dhënat e botuara nga shkencëtarë dhe arkeolog të famshëm botëror ku shumë shpesh në gazeta dhe revista shkencore evropiane dhe amerikane behët transparente se lokaliteti i kësaj komune është një lokalitet që është përfshirë në banimin e hershem njerëzor.

    Pse arkeologet e Kosovës nuk angazhohen më tërë kapacitetin e tyre, kur dihet se pasuritë e këtilla arkeologjike?! Vendi ku tash ka filluar gërmimi, është bërë i njohur jo dje apo sot, por para sa dekadave, kur shenjat e para të arkeologjisë janë zbuluar dhe askush nuk ka ndërmarr hapa që të thellohet puna dhe dija e arkeologëve të Kosovës, sepse si dihet hartat arkeologjike të Kosovës më qëllim janë sekuestruar dhe humbur nga pushtuesi shekullore serbe në Kosovë. Zbulimet e para në fshatin Nikadin, pikërisht në pasurinë dhe pronën e pa bujtshme të familjes Berisha janë tretur më qëllim nga arkeologet serb. Pronarët e këtyre pasurive sot tregojnë se në shkollën e vjetër të fshatit Varosh janë vendosur gurët më vlerë të patjetërsueshme arkeologjike. Kjo është bërë më qëllim që të largohet opinioni se vërtetë në këtë vendbanim nuk ka gjurma reale për një vendbanim të hershem ilir. Arkeologët e paktë shqiptarë edhe pse kanë qenë në dijeni nuk kanë qenë këmbëngulës për të vazhduar angazhimin rreth zbulimeve, sepse ata kanë qenë nen ndikimin e investimeve ashtu sikurse janë sot. Madje sot ka humbur interesimi i institucioneve për këtë veprimtari shumë të kërkuar dhe interesante në botën e civilizuar. Edhe pse Ferizaj është qytet i ri (130 vjet) krahasuar më qytetet të tjera të vendit, ai nëpër shekuj daton si vendbanim ilir më një gjenezë shumë të vjetër. Kjo është shënuar në hartat arkeologjike të shumë vendeve të botës.

    Themelet e kishave të hershme, gjurmë e traditës shqiptare

    Në fshatin Nerodime janë evidente shume themele të kishave të vjetra, por edhe këto mbetën elemente për zbulim e asgjë më shumë. Tumat apo Kodërvarret ilire para katër dekadave ishin shumë tema të nxehta për arkeologet nga Austria dhe Gjermania. Ndërsa tash edhe ky fenomen po heshtet sepse një prej kodërvarreve është rrafshuar në mënyrë mistike ndërsa ekzistojnë edhe dy tjera në fshatin Gurëz, pikërisht në vijën ku dikur ishte rruga Jezerc - Ferizaj - Gurëz -Shkup. Zbulimi më i ri që ka ndodhur si fenomen i qytetërimit të hershëm përsëri është në pasurinë e patundshme të Familjes Xhelal Berisha. Aty para katër viteve u zbuluan disa gurë që kishin të gdhendur mbishkrime, portrete dhe vizatime. Për habi deri para tre muajve askush nuk ka ndërmarrë asgjë. Pas muajit tetor arkeologet e Kosovës kanë filluar gjurmimin dhe kanë hasur në fakte të reja, por bora ka bërë që punët të ndërpriten. Investimet duhet të mos jenë problem i zbulimeve sepse edhe kjo është pasuri madje burim i pashtershëm sepse krijon rrugë që vendi të vizitohet ashtu si shumë vende të botës.

  3. #523
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Ktu nje foto te Kalas se Zveqanit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #524
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Te gjitha keto jane vetem sypozime, asgje e saket, as datimt nuk jane te sakta, kemi perplote perngesa ne lidhje me gjetjen e atlantides...

    Per mendimin tim, kjo teori e re nuk eshte e demshme per asnjerin, une e thash se e pamujtur te kerkohet nje civilizim i hershem para10 000 vite sipas shkenctarve, por nese i kthehemi versionit tjeter te nje civilizimi edhe me te hershem si ai i kulturesd inka apo edeh me heret se ky, ata guret e vizatuar datojne se jan te stolisur para100 000 vite, si e tha edhe Hillirian, kujt ti besohet tani per data ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #525
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Kam gjetur një gabim ketu ku plote te drejte i japi Gashi1 i cili me metoden shkencore deshmon per gjeologjine e ketij terrenit ne ballkan...

    Pra sipas shkences, asnje lidhje nuk ka mundur te kete permes detit ne mes Shqiperise dhe Kosoves, asnjehere !

    te gjitha keto vizatime hidhen poshte sipas ketij stimulimi shkencor, ju lutemi heshni nje sy ketij imazhi, itet nuk jan aqe me rendesi, 100 apo 200 milion vite, kryesore asnje lidhje nuk ka patur ne te kaluaren..

    Atlantida ndoshta ka qene ne Kosove por jo me nje lidhje permes Shqiperise por nga ana e detit Egje po...hetimet po hecin...




    Uploaded with ImageShack.us




    Uploaded with ImageShack.us
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 26-06-2010 më 04:10
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #526
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Per te mesuar se si ishet toka dikur na duhet patjeter qe ta kthejmi globin tokesor prapa, njashtu si i kthejmi mbrapa akrepat e ores.....


    Vendi yn Kosove e Shqiperi para 540 Milion vitesh ishim ne Polin e Jugut..peraferishte do ishim atje ku eshte sot Zelanda e Re apo Australia...!

    Kujdes se mund te perseritet ky fenomen apo ritem natyral i tokes çdo 60 milion vite se paku....



    Uploaded with ImageShack.us

    ================================================== =======================

    E pastaj vjen epoka historike qe edhe kjo vetem sypozohet sipas te dhenave shkencore te arkeologve e hulumtuesve...

    Civilizimete para mund te dukeshin per here te pare ne ballkan tek danubi, aty tek kultura e Vinçes ku nga ikja e ketyre banorve ka mundesi qe per here te parepellazget zuren vend ne keto trojet tona...me heret nuk kemi kurrefare te dhene vetem mund te flasim me hipoteza per nje Atlantid te imagjinuar...



    Uploaded with ImageShack.us

    Me eshte bllokuar kompjuteri nga arkivat e tilal, qa ti bej, ti fshij me se nuk na duhen...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 26-06-2010 më 04:34
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #527
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171

    Ketu vertetohet edhe njeher futja ne qorrsokake nga Pseudoshkencetaret (shkencetaret)

    Natyrisht qe per kete supozim qe Atlantida eshte ne Kosove nuk kemi fakte shkencore mirepo mendoj qe edhe ky vend eshte njeri prej kandidateve te mundeshem.
    Kane Gabuar shkencetare me fame boterore e nuk u ba nami!

    Por edhe ketu mude te percjellni Dskutime ( http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=90156 )




    Mesazh
    Profecia e Aristidh Kolës dhe zbulimet në Prespë



    Profecia e Aristidh Kolës dhe zbulimet në PrespëNga Albert HITOALIAJ

    Prespa përsëri ka
    tërhequr vëmend
    jen e arkeologjisë
    botërore. E themi këtë, sepse nuk është hera e parë që nga kjo zonë me një natyrë të magjepsëse dhe biodiversitet mahnitës, të vijnë lajme për zbulime të rëndësishme arkeologjike. Banorët e saj më besnikë dhe më të rrallë, pelikanët dalmatë ose pelikanët me xhufkë (kjo specie unike dhe nën ruajtje), nuk mund të tregojnë asgjë për këtë vend, i cili duket se ka filluar të nxjerrë në dritë të vërteta të harruara. Para dy vjetësh, saktësisht në 2 tetor të vitit 2006, një reportazh i Radio Televizionit të Maqedonisë (publikuar edhe në faqen zyrtare të tij) niste me një titull sa të thjeshtë aq edhe intrigues: "Venecia e harruar maqedonase, shfaq objekte prehistorike". Bëhej fjalë për qendrën kulturore në Resen dhe disa varka që kishin një moshë rreth 4000 vjeçare. Këto varka ishin përdorur nga banorët prehistorikë të Prespës. Të ndërtuara nga një trung i vetëm, ato janë punuar me një lloj peme karakteristike për zonën e Prespës, që rritet më së shumti në ishullin Golem Grad. Nakoleci është fshati i cili i ka dhënë titullin reportazhit, Venecia maqedonase dhe është vendi ku janë gjetur varkat . Krahas vërshimit të liqenit në vitin 1960, i cili i detyroi për disa kohë banorët që të lëviznin në rrugët e dikurshme me varka, janë edhe disa shtëpi shekullore të ndërtuara mbi trungje pemësh, ato që bëjnë lidhjen e emrit me Venecian. Për të mos u zgjatur më shumë, janë dy citime të cilat vlejnë për t'u përmendur.

    Dimitar Mucevski, një arkeolog nga Resen do të thotë në lidhje me këto varka të lashta druri se, "Në 28 vitet e profesionit tim, nuk kam dëgjuar për këto lloj varkash. Di që arkeologë të huaj kanë zbuluar varka të tilla të drunjta në varret e faraonëve, por askush nuk më ka vënë në dijeni për thesare të tillë që ndodhen këtu në Maqedoni. Janë varka të bëra nga një trung i vetëm peme." Ai i quan thesarë këto varka të Epokës së Gurit, por është ndoshta me pikëpyetje mirëmbajtja apo ruajtja e çdo objekti arkeologjik të gjetur në Maqedoni, pasi sipas një paraqitjeje të arkeologut tjetër, Viktor Lilcik, ka rreth 10 000 zona arkeologjike në Maqedoni, por janë të ruajtura vetëm rreth 150 prej tyre. E ndoshta kjo tregon se përse ky zbulim prehistorik nuk është i shënuar në asnjë vend. Ky ishte edhe shqetësimi mbi të cilin ishte ndërtuar ai i reportazh i vjeshtës së vitit 2006.

    Zbulimi i fundit i Prespës, i asaj pjese që ndodhet brenda kufirit të Republikës së Shqipërisë, është po aq intrigues, e akoma më shumë, sesa zbulimi i varkave në Maqedoni. Prespa po rezulton habitëse pasi vendbanimi i Prespës është më i madhi në Evropë, që vjen nga kjo periudhë e prehistorisë. Këtë gjë, sipas shtypit, e dëshmon edhe profesor doktor Petrika Lera, i cili drejton edhe punimet në këtë zonë. Një notë më të lartë sigurie jep edhe habia e arkeologëve francezë, të cilët janë të pranishëm në këto punime. Megjithatë, fakti se i përket mijëvjeçarit të 5 para erës sonë, është një "llampë" e cila ndizet dhe të kujton studimin e studiuesit arbëror të palodhur, Aristidh Kolës. Jo më kot ai e përmend këtë zonë si vendbanim të rëndësishëm dardan. Tashmë arkeologjia duke se po vërteton të njëjtat përfundime që një studiues i palodhur i çështjes shqiptare, si ai, kishte nxjerrë prej kohësh.

    "...Profesori dhe akademiku M.Saqellariu e vendos stanin (lexo: vendbanimin) e Dardanëve brenda kufijve etnikë të shtetit të sotëm grek, ("Historia e kombit grek", vëll.I, faqe 368), por unë mendoj se zona përreth dy Prespave dhe liqenit të Ohrit duhet të ketë qenë qendra e parë e vendosjes së Dardanëve dhe jo më në jug."-thotë Aristidhi në studimin e tij. Megjithatë ai nuk e lë deri këtu dhe nuk mjaftohet me kaq, por jep një "skicë" më të detajuar të kësaj çështjeje, si më poshtë:

    "Pas një katastrofe natyrore, siç shënojnë burime të lashta, shumë Arkadë dhe mjaft Dardanë, të cilët banonin në zonat përreth liqeneve të Prespës dhe Ohrit, u detyruan të shpërnguleshin drejt Jugut, madje nga frika e një përsëritjeje të saj u shtynë edhe më poshtë, drejt qendrës së Peloponezit. Të ardhurit e rinj i dhanë zonës atje emrin Arkadia. Një tjetër rrymë të shpërngulurish u drejtua për nga lindja. Përshkuan krahinën e Samotrakës dhe së andejmi u gjendën në Azinë e Vogël. Kur ndodhi kjo katastrofë? Askush nuk mund ta përcaktojë me siguri. Por siç dihet, të dy Prespat dhe liqeni i Ohrit lidhen nën tokë me njëri-tjetrin. Kjo është pikërisht shenja e dukshme e kësaj katastrofe. Ndoshta gjeologjia mund të na e shpjegojë disi më mirë se kur ka ndodhur kjo. Sipas mitologjisë greke, Arkadët konsiderohen si fisi më i lashtë i pellazgëve. Po të kemi parasysh faktin se Troja e lashtë ka lulëzuar së paku 3000 vite para Erës së Re dhe se emërtori i saj ka qenë nipi i mitikut, Dardanit, atëherë mundemi të kemi një ide për kohën për të cilën flasim. Kjo do të thotë se Dardanët kanë mbërritur në Azinë e Vogël të paktën disa shekuj para këtyre 3000 viteve, ndërsa katastrofa në vendin e tyre duhet të ketë ndodhur gjithashtu shumë kohë më përpara. Siç theksuam, stacioni i parë i tyre ka qenë Samotraka. Do të kalonin shekuj që ata të shtyheshin më në jug. Të gjitha këto natyrisht nuk e ndriçojnë krejtësisht problemin, por vendosin një përfytyrim kohor të përafërt.

    Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.

    Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta.

    E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan... "qytetërim të Vincës", sepse në fshatin Vinca, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim.

    Veç fakte e gjetje për atë qytetërim - dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët - ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t'i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të "Albanesische Studien", në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahn arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.

    Arkeologët kanë sjellë tanimë në dritë afërsisht 200 simbole lineare, të cilat mund të jenë gërma, përfshirë patjetër edhe numra. Këto simbole u emërtuan nga Harald Haarmann "fillimi i shkrimit linear", nga Winn "pararruga e shkrimit horizontal" dhe nga Masson (1984) si "parastadi i shkrimit linear". Interesante është se disa simbole lineare të alfabetit të Hahn, janë të njëjta me ato që zbuluan arkeologët në Vinca. Kështu i ka publikuar të paktën H.Haarmann në veprën e tij "Universalgeschichte Der Schrift". Mbishkrimin e Kastorias nuk e kam të njohur nga ndonjë punim shkencor të derisotëm.

    Në mitologjinë greke, e cila për mua nuk është përrallë, por një histori e kodifikuar, i mbiquajturi udhëheqësi i popullsisë dardane, Dardani, nuk mund të jetë një personazh i rastësishëm, por bir i Dia-s (Zeusit), dhe i Elektras, ose Elektrionit, vëlla i Harmonisë, gruas së Kadmit dhe të Jassionas, emra këta që lidhen me kultivimin e grurit, adhurimin e drithërave e të mistereve. Dardani, përsëri sipas mitologjisë greke, është i pari evropian që kaloi në kontinentin aziatik, e banoi dhe e shumoi atë vend, e bëhet udhëheqës dhe ndërtues i shumë qyteteve, popujve dhe etnive. Bash për këtë është quajtur edhe "Poliarkis". Nipi i tij, Troa, do të bëhet emërvënës i qytetit të famshëm të Trojës dhe deri në epokën e Homerit mbretërit e këtij qyteti-mit do të quheshin edhe Dardanë. Sikundër kam përmendur edhe në librin tim "Arvanitët dhe origjina e grekëve", botim i vitit 1983, trojanët ishin edhe ata një fis pellazgjik dhe aspak të huaj ndaj Akejve të Heladës, sikundër e përshkruan këtë fakt vetë Homeri dhe sikundër e vërtetojnë gërmimet arkeologjike. Kisha emërtuar Luftën e Trojës "të parën luftë civile ndërpellazgjike". Ishte më shumë një luftë midis pellazgëve veriorë dhe jugorë, pavarësisht se përplasja ndodhi në Azinë e Vogël. Në atë luftë Akejt sunduan Trojën, por ishin jo aq fitues. Pas shkatërrimit të qytetit vazhdoi invadimi i atij vendi nga fise pellazgjike nga veriu dhe kështu nisi shpërbërja dhe pastaj shuarja e regjimit akean.

    Gjurmët e dardanëve mund të hasen sot që nga Ballkani deri në Indi dhe disa dijeni për këtë të vërtetë historike duhet të kishte edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë, por të dhëna me peshë prej tij nuk jepen. Në kulmin e lulëzimit të Maqedonisë dardanët kishin rënë disi në përparimin e tyre. Por duke pasur parasysh lavdinë e dikurshme stërgjyshore, jo vetëm nuk e përkrahën Aleksandrin e Madh në fushatat e tij, por ndjenin për maqedonasit në përgjithësi një ndjenjë antipatie. Në asnjë rast nuk mund të prisnim nga Aleksandri që ai të pohonte se kishte ndjekur rrugët e stërlashta të tyre drejt Azisë, madje se i njihte mirë ekspeditat e Heraklinjve dhe Dionisëve drejt atyre vendeve. Unë, veçse, pas atyre ekspeditave mitologjike të Herakliut dhe Dionisit shoh vetëm Dardanët dhe Karetë. Në librin tim "Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoevropian", që pres të botohet së shpejti nga shtëpia botuese "Thamiris", kam theksuar se banorët e vendit që më pas do të quhej Ballkan, kanë qenë djepi i qytetërimit botëror.

    Shkaku që i bëri Dardanët të shquhen aq tepër me rolin e tyre në Ballkan, por edhe pothuajse në të gjithë Azinë, ishte jo vetëm kultivimi i grurit, por kryesisht përvetësimi prej tyre i teknikës së nxjerrjes e shkrirjes së metaleve, e cila u jepte mundësinë të prodhonin mjete mbrojtëse e sulmuese dhe të pushtonin ekonomikisht kështu lehtësisht Lindjen. Ky ndoshta do të ishte cepi i fillit të Arjanës, që do të shënonte nisjen e krijimit të dhjetëra e dhjetëra gjuhëve të gjalla edhe sot, apo të vdekura, të cilat do të fliteshin nga India e do përfundonin në Evropë. Për fat të keq, shkencëtarët evropianë, duke studiuar këto fakte, janë të detyruar të devijojnë nga e vërteta historike për shkak të tezës fantaziste të indoevropanizmit. Kjo tezë, duke lëvizur nga qorrsokaku në qorrsokak, krijon gjithmonë sensacione impresionante. Megjithatë, indoevropianizmi nuk mund të bindë edhe ata që kanë mendimin tjetër për këtë çështje..."-shkruan ndër të tjera Kola.

    Ky studim ka qenë pjesë e punimit të Aristidh Kolës me titull "Ç'janë kosovarët për grekët". Ai bëri një punë të palodhur për çështjen shqiptare, pikërisht në ditët kur në Greqi, ashtu siç shprehet edhe ai vetë "..ato kohë të flisje kundër serbëve, të konsideronin këtu të paktën...tradhtar të kombit!". Duket se zbulimet e fundit, por edhe të tjera që priten të bëhen do t`i japin të drejtë këtij gjigandi të historisë së Ballkanit dhe jo vetëm. Duket se Apostulli i shqiptarizmës me veprën e tij të madhe që la, nuk paska folur me gjuhën e pasionit kombëtar, siç e akuzonin kundërshtarët mjeranë jo të paktë të tij, por me logjikën e ftohtë të shkencëtarit e të njeriut erudit. Në Ballkan jemi, e edhe Aristidh Kola nuk mund të përbënte përjashtim. Si të gjithë bashkëgadishullorët e tij të mëdhenj, edhe atij i është ruajtur vlerësimi e vendi për më vonë, shumë kohë pas vdekjes. Ndoshta për të do të flasin vetë "gurët" e këtij gadishulli, ndoshta vetëm ata do t`i japin të drejtë atij. Sepse shqiptari Aristidh Kola ishte një gur i rëndë i këtij gadishulli, një gur i çmuar që nuk e lanë të jetojë gjatë. Por lind pyetja: Ku do të fshihen guralecët, pseudohistorianët që arnuan e mballosën historira të pafundme me veladonë, raso, e kamillafë, në shërbim të doktrinave që janë të destinuara të vdesin e i kanë ditët e numuruara? Siç e ka vërtetuar Historia, në…vrimën e miut!...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 26-06-2010 më 09:05

  8. #528
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Postime
    12
    [QUOTE=Kreksi;2770953]Kam gjetur një gabim ketu ku plote te drejte i japi Gashi1 i cili me metoden shkencore deshmon per gjeologjine e ketij terrenit ne ballkan...

    Pra sipas shkences, asnje lidhje nuk ka mundur te kete permes detit ne mes Shqiperise dhe Kosoves, asnjehere !



    Përshëndetje Kreksi
    Harta që keni sjell ju tregon shumë mire te kaluarën e gjeologjike te Kosovës dhe pikërisht kjo sipërfaqe e mbuluar me ujë e cila zgjatet nga Kosova kah jugu deri ne Detin e Egje demanton disa postime te me hershme. Kjo sipërfaqe e mbuluar me ujë nga Kosova deri ne Egje tani quhet Zona Tektonike e Vardarit. Kur jemi te Kosova te harta qe keni sjell ju, ana lindore qe nuk është e mbuluar me ujë paraqet regjionin malor lindor te Kosovës (vazhdon ne Malet Rodope) qe për nga mosha dhe përbërja gjeologjike nuk ka ngjashmëri me atë te vardarit.
    Kishte qenë mire ta postosh bashkë me hartën edhe kohen se kur ka qen një pamje e tille e këtij regjioni.
    Desha ta jap edhe një mendim rreth prejardhjes së formave relievore qe ju përngjajnë piramidave ne rastin konkret ne Malet e Sharrit. Pjesët e larta te Maleve te Sharrit janë të përbëra nga shkëmbi i bazaltit, që cilësohet me fortësi të madhe dhe nuk është i tretshëm nga uji. Ky shkëmb në ato lartësi të mëdha tani por edhe ne te kaluarën e sidomos gjatë periudhës se fundit te akullzimit ju është nënshtruar proceseve të alterimit fizik(glaciale, eolike) sa i përket forcave te jashtme,kurse sa ju përket forcave te brendshme ju janë nënshtruar lëvizjeve orogjenike (rrudhosëse) te cilat janë mjaft aktive te malet e reja (orogjeneza alpine). Këto dy forca ne bashkëveprim njëra me tjetrën kudo ne male te reja ne këto rrethana klimatike, krijojnë forma te tilla.
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1277593269
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #529
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Postime
    12
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Ktu nje foto te Kalas se Zveqanit.
    Sa i përket postimit te fotografisë se Kalas se Mitrovicës kisha me cek se ajo kodër ne te cilën është ndërtuar ajo kala ka prejardhjen nga vullkani, konkretisht është Kupë Vullkanike. Pse e ka marr ketë forme mund te jetë pyetja e radhës: pasi dihet qe shkëmbit magmatikë intruziv (të brendshëm d.m.th nuk del ne sipërfaqe magma- ngurtësohet ne brendi te tokës) kanë veti fizike shumë te mira atëherë rrjedhimisht dihet se këta shkëmbi me tepër i rezistojnë alterimit ose tjetërsimit fizik, kimik e biologjik. Ne rastin konkret kupa vullkanike ka qen e përbërë nga këta shkëmbinj, kurse anët rreth sajë kanë qen te përbëra ose nga shkëmbinj krejtësisht tjerë ose nga shkëmbinj magmatik te jashtëm (vullkanik) me veti shumë me te dobëta fizike, kimike e biologjike. Pra kupën vullkanike agjensat e jashtëm (uji, era, mikroorganizmat) nuk kanë arrit ta shkatërrojnë ne te njëjtin intensitet sikur se pjesët tjera qe e kanë rrethuar kupën dhe sot ne e shohim ne ketë forme që i përngjan piramidës ose ndonjë objekti tjetër. Këso raste kemi edhe ne disa vende tjera ne Kosove si në Malet e Berishës – Drenicë (te Gryka e Llapushnikut), në Fshatin Shashkofc- Prishtine etj. Zakonisht tek këto objekte natyrore njeriu ka ndërtuar objekte te tilla (Kala), sepse këto forma relievore anët rreth majeve te tyre i kanë shume te pjerrëta, pra ju ka mundësuar mbrojtje më e mirë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gashi1 : 26-06-2010 më 19:19

  10. #530
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Me te njejtat argumente po e injoron Europa piramiden e Bosnjes. I nderuar ti e njeh lemin tende.
    Por te preferoj te shkosh ne visoko dhe te bindesh se qka krijon natyra. ( pastaj nuk do ti besosh me Objektivitetit te shkenctareve Europian ).

    Por dua te theme edhe nje mendim: Nese e gjene dikush Atlantiden, duhet korigjuar Librat fetare dhe duhet te rishkruhet Historia!!!!!!

    P.s. nuk mundem ende te pergjigjem qka i perket fakteve te lartpermendura nga Ju deri sa te gjej diqka me aktuale. Jane bere disa germime gjeologjike ne kohen e fundit une do pres se cfar rezultone nga kjo.

Faqja 53 prej 64 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •