Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1

    Smile Zbulim i madh arkeologjik ne Prespe

    Ne breg te liqenit te Prespes ne vendin tone, zbulohet vendbanimi me i madh prehistorik i periudhes se Neolitit. Vendbanimi i Prespes qe vjen nga kjo periudhe e prehistorise, per nga permasat e tij eshte me i madhi ne Evrope, thone specialiste te arkeologjise. Kete e konfirmon edhe profesor Petrit Lera qe ka drejtuar ekipin e punimeve dhe te kerkimeve ne kete zone. Ai thote se vendbanimi neolitik ka nje siperfaqe prej 7 hektaresh. Ne kete rreze ku jane shtrire kerkimet dhe jane percaktuar kufijte dhe pozicionimi i ketij vendbanimi te hershem, jane gjetur materiale te shumta si mbetje te objekteve qeramike, vegla pune, punime ne gur, etj. Ky vendbanim u zbulua gjate ekspedites se perbashket me ekipin francez te arkeologeve, ku edhe ata kane mbetur te befasuar nga nje zbulim i tille.

    Marre nga Top channel TV
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ky vendbanim u zbulua gjate ekspedites se perbashket me ekipin francez te arkeologeve, ku edhe ata kane mbetur te befasuar nga nje zbulim i tille.
    HIHIHI... te befasuar..
    Ne fakt ketu ka qene toke e shkrete, deri kur shqiptaret erdhen para nja 150 vjtesh nga Kaukazi, sipas ca tipave serbe

    lol

    ps
    do u kenaqkan duke shit artefakte esnafet e ketyre trafiqeve

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Zbulohet vendbanimi mė i madh prehistorik

    Nė breg tė liqenit tė Prespės, arkeologėt gjejnė fakte tė reja pėr historinė

    Vendbanimi mė i madh prehistorik i periudhės sė neolitit zbulohet pikėrisht nė vendin tonė, nė breg tė liqenit tė Prespės. Pėr nga pėrmasat e kėtij vendbanimi, sipas specialistėve tė arkeologjisė dhe profesor doktor Petrika Lerės, qė ka drejtuar ekipin e punimeve dhe tė kėrkimeve nė kėtė zonė, vendbanimi i Prespės ėshtė mė i madhi nė Evropė, qė vjen nga kjo periudhė e prehistorisė. Kėrkimet, sipas tij, nė zonėn e Kallamasit dhe tė Prespės, filluan nė vjeshtėn e 2007-ės, ndėrsa rezultoi se nga kjo zonė kishte tė dhėna me interes pėr arkeologjinė dhe studimet e mėtejshme qė do tė pasoheshin nga njė punė kėrkimore e specializuar nė terren nė njė shtrirje pėrgjatė bregliqenit. Lera thotė se vendbanimi i zbuluar dhe i pozicionuar nė afėrsi tė liqenit ka pėrmasa tė cilat janė tė pazbuluara mė parė jo vetėm nė vendin tonė, por edhe nė shkallė evropiane. Ai thotė se nga rilevimi topografik u zbulua se vendbanimi neolitik ka njė sipėrfaqe prej 7 hektarėsh. Nė kėtė rreze, ku janė shtrirė kėrkimet dhe janė pėrcaktuar tashmė kufijtė dhe pozicionimi i kėtij vendbanimi tė hershėm, janė gjetur materiale tė shumta qė nga mbetje tė objekteve prej qeramike, vegla pune, punime nė gur, etj. Petrika Lera tregon se ky vendbanim u zbulua gjatė njė ekspedite tė pėrbashkėt me ekipin francez tė arkeologėve, tė cilėt kanė mbetur tė befasuar nga njė zbulim i tillė, me vlera tė papėrsėritshme dhe unikale nė krejt Evropėn. Pas mė shumė se katėr muaj punė studimore dhe kėrkimesh nė terren, arkeologėt vendosėn tė deklarojnė pėr tė parėn herė se vėrtet bėhet fjalė pėr njė zbulim unikal qė vjen nga zona e liqenit tė Prespės. Vendi ku kanė ndėrtuar jetėn e tyre banorėt e hershėm i pėrket mijėvjeēarit tė 5 para erės sonė. "Sezoni arkeologjik i vitit 2007 ka qenė pėr zonėn juglindore tė vendit njė nga sezonet mė tė begata nė zbulimin dhe gjetjen e vendbanimeve tė hershme. U zbuluan nga kėrkimet nė tė gjithė zonėn 12 vendbanime tė hershme qė u pėrkasin epokave tė ndryshme kronologjike dhe qė kanė hedhur dritė mbi ekzistencėn e tyre qė nga neoliti i hershėm e deri nė mesjetėn e avancuar. Por nga kėrkimet e shumta nė terren dhe studimet, zbulimi mė i rėndėsishėm ėshtė ai i njė stacioni prehistorik. Nga kėrkimet nė krejt zonėn e Prespės nė breg tė liqenit ėshtė gjetur nė njė sipėrfaqe prej 7 ha, njė vendbanim prehistorik qė daton nga mijėvjeēari i pestė. Pėr nga pėrmasat, ky ėshtė mė i madhi qė ėshtė zbuluar deri mė sot nė vendin tonė. Vendbanimi ėshtė i pozicionuar nė bregun e liqenit tė Prespės dhe ėshtė njė vendbanim qė i takon neolitit tė vonė dhe pėrbėn jo vetėm vendbanimin mė tė madh neolitik nė vendin tonė, por edhe nė shkallė evropiane. Nga gėrmimet dhe kėrkimet nė kėtė vendbanim, qė kap njė sipėrfaqe prej 7 ha, i pari i kėtyre pėrmasave tėrheq vėmendjen materiali i shumtė dhe i shumėllojshėm qė gjendet mbi sipėrfaqen e kėtij vendbanimi. Materialet jetėsore tė gjetura gjatė gėrmimeve nė sipėrfaqe janė tė pėrfaqėsuar nga vegla pune, qeramike, njė arkitekturė tepėr e veēantė e ndėrtimeve, dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, qė kemi konstatuar nė kėtė vendbanim prehistorik, ėshtė njė zonė e veēantė pune. Kėshtu, nė kėtė vendbanim ėshtė gjetur njė atelie ku pėrgatiteshin veglat e punės", thotė Petrika Lera. Arkeologu qė ka drejtuar ekspeditėn deklaron se sipėrfaqja e zbuluar tashmė mbart materiale tė shumta qė do tė bėhen pjesė e studimeve tė mėtejshme dhe tė cilat janė grumbulluar, por qė sipas Lerės kėto janė vetėm njė pjesė e objekteve qė ekzistojnė nė kėtė vendbanim. Sipas tij, materialet jetėsore qė janė gjetur janė nxjerrė vetėm nga pjesa sipėrfaqėsore, ndėrsa nė thellėsi mendohet se fshihen pasuri tė shumta me vlera dhe interes arkeologjik. "Ėshtė interesante, pasi nė kėtė punishte tė zbuluar nė njė vendbanim neolitik qė shėrbente pėr pėrgatitjen e veglave tė punės, konstatojmė tė gjitha fazat e pėrgatitjes sė njė vegle. Kėtu nė kėtė atelie gjenden tė gjitha fazat qė nga lėnda e parė e pėrdorur, vizatimi, sharrimi, dhe dhėnia e formės pėrfundimtare tė veglės sė punės. Ky vendbanim neolitik ka karakterin e njė vendbanimi terė, qė do tė thotė se ngrihet mbi sipėrfaqe dhe qė tregon se mund tė gjejmė materiale akoma mė tė hershme nėn kėtė sipėrfaqe tė zbuluar, pra nė thellėsi tė kėtij territori", thotė Lera. Ky zbulim i shtohet hartės sė vendbanimeve duke ēuar kėshtu nė 100 tė tilla vendbanimet qė janė zbuluar deri mė tani nė zonėn juglindore tė vendit. Nga tė dhėnat rezulton se vetėm brenda njė viti janė gjetur tė paktėn 12 tė tilla dhe me vlera tė mėdha arkeologjike nė mjaft prej zonave rurale tė pellgut tė Korēės. Kryesisht vendbanimet kanė qenė tė pozicionuara pranė lumenjve dhe liqeneve, ku dhe ėshtė ndėrtuar jetesa e banorėve tė hershėm.

    gazeta shqip 18/01/2008

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Barat

    ps
    do u kenaqkan duke shit artefakte esnafet e ketyre trafiqeve

    Gjithmone nate per ty Barat?

    12 vendbanime te gjetura brenda nje viti. Kjo ben te domosdoshme per banoret e zones te kuptojne qe duhet te punojne me shume per ta bere te kendshem per nje turist te interesuar ne arkeologjie te shkuaren per vizite ne kete zone. Sa te shkojne te punojne ne Greqi, te punojne ne vend te vet per familjet e veta, ku per me teper do te kene dhe lirine te jene krenare dhe per vendbanimet e lashta.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Gjithmone nate per ty Barat?

    12 vendbanime te gjetura brenda nje viti. Kjo ben te domosdoshme per banoret e zones te kuptojne qe duhet te punojne me shume per ta bere te kendshem per nje turist te interesuar ne arkeologjie te shkuaren per vizite ne kete zone. Sa te shkojne te punojne ne Greqi, te punojne ne vend te vet per familjet e veta, ku per me teper do te kene dhe lirine te jene krenare dhe per vendbanimet e lashta.

    Po, gjithmone realist...perjetsisht - kjo persa i perket "nates" se vertete momentale

    Po ke te drejte, banoret e zones mund te bejne ndonje luna park, ose te fillojne studimin e arkeologjise .
    Po te mos e kisha pare emrin e postuesit, do kujtoja se e kishte postuar administratori kete gje
    Po c te bejne banoret o Dita?
    Ne Shqiperi llogaritet mbijetesa ti thua te bejne zonen te kendshme duke punuar, a thua se i kane punet ne vije nga anet e tjera. Dakort. E si do e bejne te tille ca fshtare ?
    Te mos ikin me ne Greqi per te punuar, duke ia futur ne kembe nga mali, por te fillojne te mbledhin copa pocesh antike dhe ti shesin-kjo po qe do te ishte ide e mire per ta...ashtu si ca raste kur kane marre gure nga muret e kalave per te ndertuar shtepite (e vertet kjo).
    Krenarine e kane (edhe pse femijet duan libra, buke, rroba) por si tia besh kur te tradheton edhe shteti yt, pa greku dihet c'stan eshte, por eshte per ti hequr kapelen sepse per vendin e tij ben te pamunduren.

    Nje zgjidhje ka. Kur te vije Halloween, te shpresojme qe te ngrihet nga varri edhe fantazma e shtetit shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 18-01-2008 mė 12:23

  6. #6
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Edhe une s'e di ca me bo kur mesojme lajme te tilla. Vjedhjet ne Ballkan kane arrit majat. Te lexosh gazetat bullgare e rumune, te vje keq sepse tere keto qe vidhen e shiten e pagezohen me emra te tjera jane te gjitha artikuj ilire. Keta jevgj po tregtojne historine tone. Dhe akoma me keq kur behen zbulime te tilla brenda tek ne ku nuk ka asnje kontroll.

    Bullgaret para ca kohesh ishin ankuar ne rruge zyrtare kunder shtetit grek sepse gjetjet te nxjerra ne Bullgari dilnin neper muzete greke brenda 6 muajsh, sikur ishin gjetur ne Greqi. Le mos te nis me cfare behet ketu, me ndihmen e KOASH-EYPit.

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Eh Barat, Barat, do te kishe mberritur valle tek ideja e "luna park", pa te te shkruajtur une pak me lart? Ncncncnc...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Eh Barat, Barat, do te kishe mberritur valle tek ideja e "luna park", pa te te shkruajtur une pak me lart? Ncncncnc...
    Do te kishte rene vazoja po te mos thoja "kujdes vazon" ?

    Bullgaret para ca kohesh ishin ankuar ne rruge zyrtare kunder shtetit grek sepse gjetjet te nxjerra ne Bullgari dilnin neper muzete greke brenda 6 muajsh, sikur ishin gjetur ne Greqi. Le mos te nis me cfare behet ketu, me ndihmen e KOASH-EYPit.

    Po se mos jane me te mire sllavet. Hijenat shqyejne njeri-tjetrin. A...kete postim do beje mire ta coje te krimi dhe ortodoksit, qe te ilustroje qytetarine e ndonje ballkanasi...se sa per ne shqiptaret, dihet qe jemi "kafshe" prehistorike. Kete e tregojne edhe gjetjet.


    Ketu me poshte eshte nje adrese me disa artikuj qe tregojne trafikun e objekteve arkeologjike...Jane me qindra mijera euro ne qarkullim. Athina vete, e ka problem kete gje sepse eshte treg i kerkuar nga koleksionistet. Shqiperia eshte han dhe nuk vidhet asgje...Sa cudi?
    Ndersa Dita thote pse nate....
    Eh... Dita Dita...

    Lexo:
    http://www.mcdonald.cam.ac.uk/projec...sue10/news.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 18-01-2008 mė 12:49

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Une s'e kuptoj pse dhe nje ceshtje me vlere si kjo qe i ngre vlerat jo vetem historise se popullit tone por dhe momentalisht na vendos ne 'harten' e Botes per dicka te mire e jo per barbarizem, duhet te lidhet me patjeter me Greqine.

    Nuk e kam thene kot, 'disa' shqiptare vuajne nga ndjenja te thella inferioriteti tipik si zezaket 'ne pergjithsi'. Gjerat ne vije do i kene njerzit kur t'i lene fjalet e ti futen punes. Me e lagu s'e lagu nuk vijen gjerat ne vije.

    Medet thuaj...


    Persa i perket zbulimit nuk ndihem fare e suprizuar dhe ne te njejten kohe me behet shume qefji qe atje po merren inisiativa te tilla per nxjerre ne drite ate c'ka shume mundohen ta fshehin.

    Shpresoj ta perdorin per avantazh si ekonomik ashtu dhe historik dhe te mos ngelet thjesht historia gazetash.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 18-01-2008 mė 13:03

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Une s'e kuptoj pse dhe nje ceshtje me vlere si kjo qe i ngre vlerat jo vetem historise se popullit tone por dhe momentalisht na vendos ne 'harten' e Botes per dicka te mire e jo per barbarizem, duhet te lidhet me patjeter me Greqine.
    Ketu ke shume te drejte. Nderhyrje e peshuar mire dhe me vend.
    As une nuk e kuptoj, pse duhet te ngaterrohen gjithnje ceshtjet.
    Ben mire qe i ve pikat mbi i.
    Greket jane na hall te tyre, keta i ngacmojne...

    eh medet..

    Me fal. Zezaket kush jane? Sepse me duket se quhen afro-amerikanet keshtu
    Ndoshta gabohem une qe i quaj te tille....sepse, mbase ti mendon se e meritojne te quhen zezake

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 02:12
  2. Zbulim i mbi 30 anijeve ilire mbi 2.000 vjecare
    Nga baaroar nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 15:08
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 17:15
  4. Zbulim ne Turqi
    Nga elda nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-08-2002, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •