
Postuar më parë nga
Kosovar2006
Un thash nese Kjo eshte pun droge i Terheki komentet ne ket raste i bashkangjitna komentit Tibar.
Po nuk eshte krejt nje rastesie ku po vrahen ish-luftetaret njo nga njo. Ata qe e kan ndermend me qu Amanetin deri ne vend vriten. Kurse at qe gjeten pun ministrie e harun ket amanet i ndihmojn armikut me keto vrasje.
Prej komenteve ne ket forum shum qarte po shihen ata qe jan pro-sllav, e pro-ngelje ne ket status-quo dhe at qe jan vetem e vetem per intersin SHQIPTAR.
Per ket rast heshtja zyrtare tregon shum gjera.
Vitia e Përgjakur
Mëngjesi i së hënës ka zdritur me një vrasje të rëndë në Viti. Aty u ekzekutuan tre shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kosova. Familjarët thonë se nuk i dinë arsyet. Policia pret nga personi i pestë, i plagosur, që të ndihmojë për ndriçimin e rastit.
Nga Nebih Maxhuni më 22.06.2010 në ora 8:00
Katër persona dyshohet se janë ekzekutuar dhe një tjetër është plagosur, gjatë një prite të organizuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në rrugën Kllokot-Viti.
Nga kjo vrasje e katërfishtë, dyshohet se tre prej të vrarëve janë nga Maqedonia, kurse i katërti nga Vitia, bashkë edhe me të plagosurin tjetër.
Policia e Kosovës thotë se vrasja dyshohet e është kryer nga prita e organizuar dhe mbi viktimat është qëlluar me armë zjarri të tipit kallashnikov.
Burime jozyrtare kanë treguar për Express se të vrarët janë Qenan Ademi (1981) dhe Qazim Bakija (1986) nga fshati Nikushtak i Maqedonisë, si dhe Qemal Agushi (1983) nga fshati Sllupçan.
Në mesin e viktimave është edhe qytetari i Sodovinës së Vitisë, Bardhyl Fetahu, rreth 33 vjeç.
Derisa trupi i pajetë i 33-vjecarit Bardhyl Fetahu nga Sodovina e Vitisë është dërguar në morg për obduksion, në shtëpinë e tij shumë njerëz ishin mbledhur për të ngushëlluar familjen e tij.
Babai i Bardhylit tashmë të ndjerë, Sakipi, thotë për Express se nuk di asgjë në lidhje me motivet e vrasjes së djalit të tij, përveçse ka dëgjuar në mëngjesin e së hënës se ai ka mbetur pa të. Gjithçka që di, është se i biri është vrarë në një pritë afër Vitisë, bashkë me tre persona të tjerë.
“Nuk kemi ditur asgjë. Na thanë se është vrarë në orën 2 të mëngjesit. Djali im s`ka pasur asgjë me askënd, kujt borxh nuk i ka pasur”, thotë Sakipi për Express.
Sipas familjarëve të të ndjerit Bardhyl Fetahu, ai ka qenë ish-pjesëtar i UÇK në Pashtrik.
“Kujt keq s’i ka bërë, ai ka luftuar për këtë vend dhe se njerëzit e këtij vendi ta vrasin, është shumë e rëndë. Apeloj te Policia e Kosovës që dorasit e tij të kapen sa më shpejt”, thotë babai i të ndjerit.
Varrimi i Bardhyl Fetahut, babait të katër fëmijëve, është bërë të hënën pasdite rreth orës 19 e 30 minuta.
Ndërkohë, Expressi ka mësuar se i vrari tjetër që është nga Maqedonia, Qazim Bakija, dy ditë më parë është kthyer nga Austria për pushime në vendlindjen e tij.
Kushëriri i tij, Efraim Bakija, i kontaktuar të hënën nga Expressi, i cili tha se ende ndodhej në Maqedoni, deklaroi se ai vetëm ka dëgjuar përmes lajmeve që i afërmi i tij është vrarë në Kosovë.
“S`dimë kurrgjë. Nuk dimë as trupi i tij ku është. Unë kam ardhur tash nga Zvicra, ndërsa Qazimi ka ardhur dy ose tri ditë më herët nga Austria. Në Kosovë ka shkuar për qejf. Ne nuk dimë që ai ka pasur ndonjë ngatërresë më dikë”, thotë Efraimi, kushëriri i të ndjerit.
Sipas Policisë së Kosovës, të katër janë vranë në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, nga persona tash për tash të panjohur për policinë.
“Në orët e mëngjesit ka pasur gjuajtje në rajonin e Gjilanit nga një makinë, ku kanë humbur jetën katër persona. Janë tre nga Maqedonia dhe një nga Kosova”, ka thënë Baki Kelani. zëdhënës i Policisë së Kosovës, duke nënvizuar se rasti po hetohet nga organet kompetente. Ai nuk është në gjendje të japë më shuam detaje në lidhje me këtë vrasje.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka vërtetuar vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë, por edhe ajo nuk ka dhënë shumë detaje për vrasjen.
“Presim më shumë detaje për këtë incident dhe se jemi në kontakt me autoritetet kosovare”, ka theksuar Jankullovska për mediat e Shkupit.
Expressi ka mësuar se në vendin e ngjarjes, hetues së Policisë së Kosovës kanë gjetur 15 gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetërsh.
Në momentin kur tashmë katër viktimat janë qëlluar, ata dyshohet se kanë qenë duke lëvizur në drejtimin e Vitisë, me një veturë Mercedes, me tabela të Kumanovës.
“Nga hetimet e para, dyshohet se kjo vrasje e katërfishtë ka ndodhur si pasojë e hakmarrjes dhe konflikteve të mëhershme ndërmjet disa personave të Vitisë dhe të Maqedonisë. Disa nga të vrarët nuk kanë pasur një të kaluar të mirë...”, thotë një zyrtar i policisë për Express.
Gjatë ditës së hënë, Policia e Kosovës nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar në lidhje me këtë rast, edhe pse njëri nga pesë udhëtarët që ka qëlluar në veturë, i ka shpëtuar kësaj prite të organizuar.
Krijoni Kontakt