Close
Faqja 18 prej 29 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 287
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga neptun Lexo Postimin
    A kishin te tjere shqiptare te shquar gra joshqiptare?

    Personalitete shqiptare te martuara me gra joshqiptare:
    1. Ahmet Zogu- hungareze (xheraldina)
    2.Ismail Qemali-greke (Kleoniqi)
    3. Pashko Vasa- Berta (?)
    4.Luigj Gurakuqi- i pafejuar, simpati nje italiane
    5.Kostandin Kristoforidhi-greke
    6.Andon Zako - Cajupi: Evgjenia (frenge)
    7. Aleksander Moisiu: austriake
    8. Ali pashe Tepelena- Vasiliqia (greke)
    9.Hasan Prishtina -Igballe (kurde?),
    10. Faruk Begolli- Zoja (serbe),
    11. Agim Ceku - kroate,
    12. Sami Frasheri- turke
    13.Rrahim Ademi-kroate
    (kerkoj falje nese eshte vithosur ndonje gabim)
    .........
    E bukur...............

  2. #172
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    qka jan femit e tyre shqiptar ?

    apo gjys gjys.

  3. #173
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Tragjikisht ndahet nga familja, dashamiret e artit dhe nga shqiptaret qe i beri krenar gjithmone.
    Ngushllime familjes se gjere ,miqesise,dashamireve te artit dhe te gjithe shqiptareve qe dijne te vleresojne nje artist me zemer shqiptare, nje kolos qe i dhuroi jeten artit por, kurre nuk i mbeti borxh rrenjes kombetare.Vec kenaqesise si artisti me i madh qe ishte qe i kaloi kufinjte e kombetares,gjithmone i mbeti besnik gjakut dhe zemres shqiptare.
    Nje njeri modern ,i paarritshem per kohen dhe hapsiren, nje fisnik i rralle qe pak i ka Ballkani.
    Shpirtin i dhuroi permes artit te gjithe botes, zemren te dashurve dhe kombit, hirin e trupit Lumbardhit.
    U kethye tek rrenja artisti kolos Bekim Fehmiu, edhe keshtu i jep bardhesi dhe jete Lumbardhit dhe Prizrenit.

    me nderime per artistin shqiptar unik te madhin Bekim Fehmiu,

    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Sa bukur e ka shkruar! Gjuha shume e rrjedhshme.

    BEKIM FEHMIU, NJĖ KUJTIM DHE NJĖ PENG

    21/06/2010 Agim Vinca


    “Ti ishe i madh po ne ta hėngrėm kokėn”.
    (I. Kadare, Rekuiem pėr Majakovskin)

    E kam njohur nė vitin 1985, nė Sarajevė. Thuhej se ishte i vėshtirė pėr komunikim (tekefundit, cili nga krijuesit e mėdhenj ėshtė “i lehtė”?), por mua nuk mė doli i tillė. Pėrkundrazi. M’u duk i ēiltėr e i hapur, por larg, shumė larg, nga modestia e shtirur. Ishte i vetėdijshėm pėr vlerat e tij, tė cilat nuk ngurronte t’i shpaloste kudo e kurdo jo vetėm pa kompleks, por edhe me njė krenari tė ligjshme e tė hijshme pėr gjithēka tė vetėn: origjinėn, vendlindjen, gjuhėn, emrin, familjen.

    Nė Sarajevė, nė kryeqytetin e Bosnjės dhe tė Hercegovinės, nė atė kohė, mbahej, pėr ēdo vit, njė nga manifestimet mė tė mėdha letrare nė ish-Jugosllavi e nė Ballkan, nė mos edhe nė Evropė. Ishte njė manifestim vėrtet ndėrkombėtar jo vetėm me konceptin e pėrmbajtjen, por edhe me pjesėmarrjen, jo si kėto qė organizojmė sot, kur, edhe nėse merr pjesė qoftė dhe njė poet margjinal nga ndonjė vend i rajonit (ndodh edhe asnjė), i quajmė “festivale ndėrkombėtare”.

    “Ditėt poetike tė Sarajevės” quhej manifestimi dhe zgjaste disa ditė. Nė atė manifestim tė madh letrar-poetik pėr ēdo vit prezantohej ndonjėra nga letėrsitė e republikave dhe krahinave tė ish-Jugosllavisė dhe, pasi njė vit mė parė ishte prezantuar edhe Vojvodina, i kishte ardhur radha Kosovės. Fati deshi qė zgjedhjen e poezisė shqipe tė Kosovės, nė tė vėrtetė tė poezisė shqipe nė ish-Jugosllavi, ta bėja unė, duke ia “imponuar” organizatorit konceptin e paraqitjes sė poezisė shqipe tė kėtij krahu jo sipas ēelėsit krahinor-regjional, por sipas atij gjuhėsor, me ē’rast pėrzgjedhėsi nuk ishte i obliguar tė fuste nė libėr edhe poetė serbė, malazezė, boshnjakė, turq, romė e tė tjerė, por vetėm poetė qė shkruanin shqip, pra poetė shqiptarė. Pėr kėtė arsye libėrthi “Nga poezia bashkėkohore shqipe nė Jugosllavi”, qė u botua nė kuadėr tė manifestimit nė fjalė, u sulmua ashpėr si “antologji etnikisht e pastėr” nga disa letrarė tė yshtur serbė nga Kosova e, aty-kėtu, edhe nga ndonjė boshnjak.

    Nga Kosova pėr nė Sarajevė (nė pamundėsi qė tė merrnin pjesė tė gjithė) udhėtoi njė grup prej gjashtė poetėsh, plus unė si pėrzgjedhės, domethėnė gjithsej shtatė vetė, kurse nga Beogradi nė Sarajevė do tė vinte pėr t’i deklamuar vargjet e poetėve tanė nė pėrkthim vetė Bekim Fehmiu.

    (“Bekim Fehmiu, Bekim Fehmiu/ Emri i tij nė buzė na mbiu” - kam pasė shkruar nė njė poemė timen tė hershme ku evokoj moshėn e djalėrisė). Thėnė me terminologjinė sportive, nė “ekip” ishin poetėt: Enver Gjerqeku, Fahredin Gunga, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja dhe Eqrem Basha, kurse unė isha nė rolin e “selektorit”. Katėr tė parėt nuk rrojnė mė, kurse dy tė fundit besoj se mund ta konfirmojnė nė ēdo kohė vėrtetėsinė e kėsaj qė vendosa ta them publikisht tani qė edhe Bekim Fehmiu shkoi nė amshim.

    Pėr ta ndjekur manifestimin “Ditėt poetike tė Sarajevės” dhe paraqitjen e poezisė shqipe nė kuadėr tė tij, nga Kosova kishte udhėtuar edhe gazetari i rubrikės sė kulturės nė “Rilindje”, i ndjeri Xhemail Mustafa, qė ishte edhe kritik letrar, i cili raportoi nga Sarajeva nė Prishtinė: ”Prezantim pėr mburrje i poezisė sonė”.

    Kur arritėm nė Sarajevė Bekimin e gjetėm atje, nė hotel “Europa”, ku ishin vendosur pjesėmarrėsit e festivalit, pėrfshirė edhe mysafirėt nga Kosova. Ne udhėtuam grup nga Prishtina nė Sarajevė, kurse ai kishte ardhur solo nga Beogradi si i ftuar special nga organizatori, kėshilli drejtues i festivalit, i cili kishte paraparė qė poetėt tė lexonin nga njė poezi nė origjinal, kurse aktorėt Bekim Fehmiu dhe Miralem Zubēeviq - njė aktor i njohur boshnjak - nga njė poezi nė pėrkthim serbokroatisht prej secilit autor.

    Ditėn qė do tė mbahej mbrėmja e poezisė shqipe, kryetari i Komisionit pėr Kulturė tė Lidhjes Socialiste tė Bosnjės dhe Hercegovinės, publicisti i njohur, Mirosllav Janēiq, do tė shtronte drekė pėr nder tonin. Ishte pranverė, bėnte mot i ngrohtė dhe dreka ishte paraparė nė njė restorant tė bukur nė periferi tė Sarajevės. Kur po bėheshim gati tė niseshim, Bekimi tha se nuk do tė vinte nė drekė dhe, duke i kėrkuar falje mikpritėsit, shtoi se do tė shkonte nė hotel pėr t’u pėrgatitur pėr nė mbrėmje. Dikush nga ne, qė ishte pak mė afėr me botėn e filmit dhe tė teatrit, qeshi paksa me ironi nė kuptimin: “Ē’pėrgatitje do tė bėsh ti, njė aktor kaq me pėrvojė, pėr t’i recituar dy a tri poezi?!”. As ne tė tjerėve nuk na u duk shumė i bindshėm arsyetimi i artistit, por pa kaluar as disa orė do tė bindeshim se e kishim pasur gabim.

    Mbrėmja e poezisė shqipe ishte paraparė tė mbahej nė sallėn e universitetit popullor “Gjuro Sallaj” nė orėn 19 tė mbrėmjes. Bekimi erdhi fiks nė orėn shtatė, i veshur solemnisht (ndryshe nga kolegu i tij qė ishte me xhinse dhe atlete): me njė palė ēizme me taka, me pantallona teget, me njė sako ngjyrė krem me katrorė dhe me njė shall tė kuq nė qafė nė vend tė kravatės. Ishte i qetė dhe serioz si ai qė pret tė dalė nė arenė.

    Pas fjalės hyrėse dhe leximit qė bėnė poetėt, tė cilėt lexuan nė origjinal, shqip, nė skenė dolėn aktorėt. Kur i erdhi radha Bekimit iu afrua mikrofonit, i hodhi njė shikim gjeneral sallės, pastaj e pėrshkoi me sy ngadalė nga njėri cep te tjetri, ngulshėm dhe pa e thėnė asnjė fjalė, derisa nuk u shua edhe pėshpėrima e fundit.

    Nė sallė mbretėroi qetėsi e plotė. Pastaj u dėgjua zėri i Bekimit, qė po recitonte vargjet e sonetit Besa tė Enver Gjerqekut, tė pėrkthyer nė serbokratisht nga vetė poeti. Mjaftoi vargu i parė: “Mos ma thuaj atė fjalė mė tė rėndė se guri” pėr ta ngritur nė shkallėn mė tė lartė interesimin e publikut tė pranishėm nė sallė, ku nuk mungonin as studentėt shqiptarė, qė kishin pėrgatitur pėr ne njė buket tė madh lulesh tė freskėta.

    Poezitė e poetėve tanė atė natė tingėlluan po aq bukur serbokroatisht (alias boshnjakisht) sa edhe shqip, nė mos edhe mė bukur. Falė Bekimit. Zėri i tij i fuqishėm dhe qėndrimi dinjitoz impononin respekt, kurse figura e tij rrezatonte respektin pėr skenėn, artin, publikun, por edhe pėr veten. Atė natė nė Sarajevė u pa qartė: Bekim Fehmiu nuk ishte vetėm njė aktor i madh i teatrit dhe i filmit, por edhe njė deklamues i shkėlqyeshėm i poezisė.

    Kur u krye mbrėmja m’u kujtua mesdita dhe mosardhja e Bekimit nė drekė me arsyetimin se i duhej tė pėrgatitej pėr nė mbrėmje. Nuk kishim tė bėjmė, pra, me kurrfarė poze a shtirjeje. Ishte e qartė si drita e diellit se ai kishte ushtruar gjatė ditės, ndoshta edhe para pasqyrės, duke e studiuar ēdo detaj tė tekstit dhe tė performancės.

    Kishim arsye tė ishim tė lumtur dhe krenarė. Poezia jonė u prit mirė nė Sarajevė; jo mirė, po shkėlqyeshėm, kurse Bekimi ynė, i madhi Bekim Fehmiu, shkėlqeu si gjithnjė!

    Nė Sarajevė, Bekimi e ndiente veten si nė shtėpi tė vet. E si tė mos e ndiente? Ishte qyteti ku kishte lindur dhe ku kishte shumė miq. Por nuk ishte vetėm kjo shkak i afėrsisė. Duhet tė ketė qenė edhe njė arsye tjetėr. Me intuitėn e tij prej artisti, por edhe si njohės i mirė i realitetit, ai e parandiente se nacionalizmi serb, qė po merrte hov nė qytetin ku jetonte, nė Beograd, do t’i vėrsulej njė ditė kėtij qyteti, ashtu siē do t’i vėrsulej edhe Kosovės sė tij tė dashur, e cila qysh atėherė ishte vėnė nė shėnjestėr.

    Manifestimi nė Sarajevė qėlloi menjėherė pas aferės Martinoviq, njė pederasti serb nga rrethina e Gjilanit, i cili lėndimet qė ia shkaktoi vetes deshi t’ua mvishte shqiptarėve. Pėr fat, gėnjeshtra nė kėtė rast i pati vėrtet kėmbėt e shkurtra (u demantua shpejt, pa kaluar as njė javė), por lajmi e pat bėrė efektin e vet negativ nė opinionin jugosllav. Bekimi, i cili, sikurse ne tė tjerėt, ishte i lumtur qė shqiptarėt nuk e kishin bėrė kėtė vepėr tė shėmtuar, fliste hapur pėr ngjarjen, duke bėrė njė krahasim shumė tė qėlluar e konkret pėrkitazi me lajmin dhe demantin. Lajmi ėshtė - thoshte - sikur hip nė minare dhe nga atje derdh nė qytet njė thes me pupla, kurse demanti - si kur zbret nga minarja dhe rend poshtė e pėrpjetė pėr t’i mbledhur puplat e derdhura pėr t’i futur sėrish nė thes. Ata qė merren me gazetarinė dhe komunikimin thonė se ky ėshtė njė krahasim i njohur, por mua nuk mė vjen turp tė pohoj se pėr herė tė parė e kam dėgjuar prej Bekim Fehmiut. Dhe ta dėgjoje diēka nga goja e njė artisti si Bekimi nuk ishte njėsoj si ta dėgjoje nga dikush tjetėr. Ai kishte dhuntinė tė ta “vizatonte” atė pėr tė cilėn fliste.

    Nė darkėn e organizuar me atė rast, rreth tryezės me personalitete tė jetės politike, letrare dhe kulturore nga tė dyja vendet, Bekimi e kishte fjalėn kryesore. Fliste me pietet pėr familjen dhe veēanėrisht pėr tė atin, Ibrahim Fehmiun, njė mėsues atdhetar, i cili ishte varrosur me flamur kombėtar, nė njė kohė kur flamuri kuqezi nė Kosovė ishte i ndaluar! (Vargjet e Nolit tė madh kushtuar kėtij flamuri: “O Flamur gjak, o Flamur shkabė,/ O vėnt’ e vatr’ o nėn’ e babė,/ Lagur me lot, djegur me flagė,/ Flamur i kuq, Flamur i zi!” do t’i recitonte me patos tė lartė emocional nė spektaklin “Dua mė shumė Shqipėrinė” nė vitin 2002 nė Tiranė, duket edhe nė shenjė kujtimi e nderimi pėr babanė).

    Prindėrit e tij kishin lindur tetė fėmijė, katėr djem dhe katėr vajza dhe qė tė gjithė kishin emra tė bukur shqip, tė bukur e simbolikė: Arsim, Fatmir, Bashkim, Bekim, Shpresa, Besa, Luljeta dhe Afėrdita. (Renditja mund tė mos jetė e saktė). Merita pėr kėtė i takonte, sigurisht, babait tė Bekimit, Ibrahim Fehmiut, i cili, mu pėr shkak tė pėrkushtimit tė tij ndaj idealit kombėtar, ishte dashur tė lėvizte me familje nė relacionin: Sarajevė, Shkodėr, Prizren e gjetkė.

    Ishte kėnaqėsi ta dėgjoje Bekimin se si i komentonte emrat e vėllezėrve dhe tė motrave tė tij, pėrfshirė edhe tė vetin, duke i lidhur me dėshirėn e tė atit, qė ishte edhe e tija, pėr arsimimin, mirėqenien, fatbardhėsinė, bashkimin, lulėzimin, besatimin, shpresėn pėr ditė mė tė mira dhe, mė nė nė fund, edhe bekimin e popullit shqiptar.

    Komentin mė tė bukur tė kėtij lajtmotivi tė tij tė dashur, Bekimi e bėri ndoshta pikėrisht atė natė nė Sarajevė, nė qytetin ku kishte bėrė hapat e parė nė jetė. Se ē’kishte njė frymėzim tė veēantė atė natė Bekim Fehmiu! Ose ndoshta ne na dukej ashtu, veēmas mua, pas suksesit tė poezisė shqipe nė “Ditėt poetike tė Sarajevės”!

    Edhe tė nesėrmen, kur i bėmė njė vizitė nė shtėpi shkrimtarit Qamil Sijariq, nuk e kishte braktisur ai nur. Prozatori i njohur me origjinė nga Sanxhaku nė kufi me Kosovėn, qė kishte shkruar pėr shqiptarėt, nuk ia hiqte sytė Bekimit (ndoshta e shihte pėr herė tė parė nga afėr) dhe duke e parė me simpati me manirin e njė plaku tė urtė e finok fliste si pėr vete me tė folurit e tij karakteristik: “Shih, pash zotin, ēfarė burri!... Ēfarė trimi!... Si shkėmb!… Bekimi ynė!”.
    Bekimi ynė!

    Pas mbrėmjes sė suksesshme tė poezisė shqipe nė Sarajevė, tė cilėn bardi i poezisė boshnjake, Izet Sarajliqi i famshėm e plot sharm, e quajti “ngjarje kulturore” dhe sidomos pas kthimit nė Prishtinė, mė lindi ideja qė njė mbrėmje e tillė tė organizohej edhe nė Prishtinė - me Bekim Fehmiun nė rolin “kryesor”, atė tė deklamuesit tė vargjeve tė poetėve tanė para publikut tė pėrbėrė kryesisht nga studentėt. Atėbotė nė Fakultetin Filozofik (mė vonė Filologjik) tė Prishtinės ekzistonte tradita e mbrėmjeve letrare, qė ndiqeshin nga njė numėr i madh njerėzish, dashamirė tė poezisė, qė mbushnin cep mė cep “Sallėn e Kuqe” tė kėtij fakulteti, e nuk mungonin as ata qė qėndronin nė kėmbė nė tė dy anėt e saj. Nė ato mbrėmje lexonin vargjet e tyre krijuesit mė tė njohur tė poezisė shqipe nė Kosovė, prej Esad Mekulit e deri te poetėt studentė. Ishte koha e censurės dhe poezia ishte mediumi i vetėm nėpėrmjet tė cilit mund tė thuheshin disa nga tė vėrtetat e ndaluara, ndėrsa salla e mbushur pėrplot ushtonte nga duartrokitjet sa herė qė poetėt qėllonin “nė shenjė”.

    Kisha menduar tė bėja njė pėrzgjedhje tė poezisė shqipe, me theks te poezia e sotme dhe pasi t’ia dorėzoja materialin Bekimit, me lutjen qė ta lexonte, tė kėrkoja pėlqimin e tij pėr tė filluar pėrgatitjet. Bėja plane, skica, sinopsise; shėnoja titujt e vjershave dhe emrat e poetėve, duke pasur nė mend gjithnjė Bekimin, por nuk arrita tė kontaktoja me tė apostafat pėr kėtė qėllim.

    Atėherė s’kishte telefona celularė e internet, madje as faks. Verės, kur ai vinte nga Beogradi nė Prishtinė dhe kalonte ditė tė tėra i rrethuar nga aktorė, shkrimtarė, gazetarė etj., unė ikja nė vendlindje. Gjithkush e ka Itakėn e vet dhe ēdo njeri ėshtė nga pak Uliks! Kurse Kosova, ku dikur moti kanė jetuar dardanėt e lashtė, po i gjasonte gjithnjė e mė shumė Trojės sė Homerit. Situata politike nga viti nė vit vinte duke u rėnduar; diferencimi duke u thelluar; hapėsira pėr veprim duke u ngushtuar. I dėnuar me parapėrjashtim nga partia nė tė cilėn kisha hyrė pa dėshirė (ishte kusht pėr tė punuar nė fakultet), rrezikohesha tė pushohesha edhe nga puna. Isha si tė thuash me njė kėmbė nė fakultet, me tjetrėn jashtė tij, gjersa njė ditė na i mbyllėn dyert krejtėsisht. Nga ana tjetėr, ai vetė, krenar pėr pėrkatėsinė e vet, do ta braktiste demonstrativisht Teatrin Jugosllav tė Dramės nė ’87-n, nė shenjė revolte ndaj propagandės antishqiptare. Nuk arrita t’ia shprehja Bekim Fehmiut idenė qė kisha pėr njė mbrėmje tė poezisė shqipe nė Filologjik, tė ngjashme me atė tė Sarajevės, veēse shqip, natyrisht. Nuk e di pse. Kisha njė si ngurrim qė nuk ishte pa lidhje me mitin e tė qenit tė tij “i vėshtirė pėr bashkėpunim”. Mė ka mbetur peng qė nuk arrita sė paku t’ia shprehja kėtė ide. T’ia thosha troē, pavarėsisht nga pėrgjigjja qė mund tė merrja! Tani qė ai nuk ėshtė mė dhe kur i dha fund jetės ashtu siē deshi vetė, si nė film, ky peng mė rėndon edhe mė shumė. Ky shkrim, andaj, sa nderim pėr aktorin dhe njeriun e madh, po aq, nė mos mė shumė, ėshtė edhe ēlirim nga njė peng i tulatur ndėr vite.

    Nė shkrimet qė vėrshuan kėto ditė nė shtypin tonė pas pėrhapjes sė lajmit pėr vdekjen tragjike tė Bekim Fehmiut, u prek doemos edhe problemi i raportit tė tij me skenėn shqipe dhe institucionet shqiptare. Bekim Fehmiu e mbylli karrierėn e tij tė gjatė pa luajtur nė asnjė film a shfaqje teatrore nė gjuhėn shqipe. Ky ėshtė njė fakt. Dhe faktet, siē dihet, janė kokėforta. Aleksandėr Moisiu luajti pothuajse nė tė gjitha skenat e botės, pėrfshirė edhe Bukureshtin, Athinėn, Sofjen dhe Beogradin, por jo edhe nė Tiranė, sepse Shqipėria nė kohėn kur jetoi ai nuk kishte teatro se kinema jo se jo. Mirėpo, nuk ishte kėshtu nė kohėn kur jetoi pasardhėsi i tij, Bekim Fehmiu, i cili karrierėn e vet si aktor e filloi nė Teatrin Popullor (sot: Kombėtar) tė Kosovės, nga ku u largua pas gjashtė muajsh. U bė i njohur si aktor jo vetėm nė hapėsirėn ish-jugosllave, ku konkurrenca ishte shumė e fortė, por edhe nė botė. Luajti me aktorėt mė nė zė tė kohės sė vet dhe punoi me regjisorė tė famshėm anembanė botės. Por nuk realizoi as edhe njė rol tė vetėm nė Prishtinė a nė Tiranė. Disa pėrpjekje, si ajo pėr tė luajtur Hamletin nė Prishtinė, rolin kryesor nė filmin “Njeriu prej dheu” etj., dėshtuan qė nė nismė. Edhe ofertat e mėvonshme tė dy regjisorėve nga Tirana, Kujtim Ēashkut dhe Piro Milkanit, nuk arritėn tė finalizohen. Ky i fundit pohon se Bekimi ėndėrronte, e kishte ėndėrr jetėsore, ta luante rolin e Skėnderbeut, gjė qė edhe e shprehu gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri nė vitin 1972. Ndėrsa ideja ime pėr njė mbrėmje tė poezisė shqipe nė Prishtinė, pas asaj tė Sarajevės, mbeti jo vetėm nė zanafillė, por edhe e pashpallur. Tė gjithė ata qė iu qasėn kėtij problemi kėto ditė, me gojė ose me shkrim, tė gjithė pa pėrjashtim, kanė eksploatuar njė fjalė: fjalėn mediokritet. Ėshtė e vėrtetė se mjedisi ynė ėshtė shumė mediokėr (sot, mbase, mė shumė se dikur) dhe se kėtu nuk kuptohen drejt e, madje, edhe keqkuptohen, krijuesit dhe intelektualėt qė shtrojnė kėrkesa tė larta etike dhe estetike para vetes dhe tė tjerėve, duke dalė nga skemat dhe niveli mesatar. E, Bekim Fehmiu ishte i tillė: serioz nė punėn e vet, profesionist, i pakompromis. E kam parė kėtė me sytė e mi nė Sarajevė nė vitin 1985. Ai nuk kishte ardhur aty sa pėr ta bėrė rendin. Jo. Kishte ardhur t’i dėshmonte vlerat e tij dhe tė kulturės sė cilės i takonte. Kishte ardhur t’i bėnte njė shėrbim poezisė shqipe dhe kėtė ia bėri si ėshtė mė sė miri; ashtu si dinte dhe si donte ai. Bekim Fehmiu. Nuk e kishte krijuar rastėsisht atė emėr. Dhe atė nam.

  5. #175
    Kjo qeshtja e Bekim Fehmiut esht shum delikate pasi qe aj njeri ka qen serb edhe serbet shqiptarin se kan dashur kurr mirpo kjo osht nje pykpytje e madhe pse bekimin nuk e njofen shumica e te rinjeve shqipetar si aktor me pa tu fol ni dit ne mediat shqiptare ne gjuhen amtare a thu pse deshi te beheh serb apo pse ?
    Kjo eksiston pak me realitetin pasi qe fehmiu nuk foli kur edhe ni fjal per ta ditur qe kemi nje aktor qe osht shqiptar kshtu qe o problm puna e kti aktori per at edhe shum prej shqiptarve jan te ndar ne ket problem

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Citim Postuar mė parė nga injejti Lexo Postimin
    qka jan femit e tyre shqiptar ?

    apo gjys gjys.
    Me pare jane njerez. Njeriu biologjikisht rastesisht ka qelluar te jete shqiptar, freng, turk, arab etj. Ndoshta kombet do te shuhen por gjuha jone do te ruhet sigurisht per jete e mot.

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    e kujt i rruhet .......... vdiq vdiq .......... u vetvar u vetvar

    pastaj ............. njef noj shqiptar ky ?
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #178
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343

    Pamje nga mbledhja komemorative nė Kino ABC

    Pamje e familjes sė ngushtė tė Bekim Fehmiut nė mbledhjen komemorative tė organizuar nga komuniteti i artistave nė Kino ABC.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #179
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Do tė kishte qenė mirė qė tė krijohej njė fond solidariteti nga anėtarėt e shėndoshė mentalisht tė forumit, e qė kanė mundėsi materiale, qė t'ua paguajmė vizitat tek psikiatri disave kėtu qė pėrpara se tė jenė njerėz na dalin shqiptarė. Nga tė tillė "njerėz" nga radhėt e serbėve qė kishin kombin "profesion" shqiptarėt e Kosovės pėsuan shumė deri nė vitin 1999, andaj do tė duhej qė tė ngjashmit me ta nga radhėt e shqiptarėve tė bėjmė ēmos t'i mjekojmė pėr hir tė sė ardhmes sė fėmijėve tanė.

  10. #180
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Bota nuk ishte e gatshme pėr njė burrė aq tė sinqertė


    Nga Express mė 21.06.2010 nė ora 15:36
    "Njeriu kėndon pas luftės. Unė kam shkelur nė gjak deri nė gju, e ėndrra mė nuk kam. Motra mė ėshtė shitur, nėnės flokėt e thinjura ia kanė prerė. Unė nuk kėrkoj hise nė kėtė botė lavire e tė baltosur. Unė jam i etshėm pėr ajėr, qumėsht dhe pakėz vesė tė bardhė tė mėngjesit", ka shkruar Bekim Fehmiu nė letrėn e tij para se tė vdiste.

    Nė Kinemanė ABC tė hėnė u mbajt mbledhje komemorative kushtuar punės dhe pėrkushtimit tė aktorit me nam botėrore Bekim Fehmiu, i cili nga tė pranishėm u vlerėsua si njėri nga artistėt mė tė madhej, dhe se bota nuk ishte e gatshme pėr njė burrė aq tė sinqertė dhe tė rreptė, siē ishte Bekim Fehmiu.

    Aktroi nga Shkupi, Bajrush Mjaku tha se Fehmiu aktrimit ia kushtoi gjithė jetėn e tij, duke punuar mė njė pėrkushtim, kurse sipas tij, edhe pse Fehmiu nuk ėshtė prezent mė nė mesin tonė, vepra e tij do tė jetojė pėrgjithmonė.

    Mjaku, i cili ishte mik i Bekimit, tha se ai aktrimin nuk e kishte profesion, por mision jetėsor dhe kėshtu jetoi deri nė ēastet e fundit tė jetės tij.

    “Ashtu edhe u largua nga kjo bote nė njė mėnyrė dramatike, siē edhe ishte mėsoni i tij qė tė na trondit dhe ndoshta edhe tė na zgjojė nga njė gjumė, qė e ka kapluar shoqėrinė tonė, kur ėshtė fjala pėr vlerat e kombit. Nė kohėn kur nė ish-Jugosllavi tė jesh shqiptar ishte vėrtet ēėshtje, pasi barrierat ishin tė shumta, Bekimi i tejkaloi ato nė tjetra dimensione, e tejkaloi perden e hekur qė ndante Botėn nė Lindje nė Perėndim, dhe atė vetėm fal talentit dhe punė sė tij. E la vulėn e tij nė shumė e shumė vepra ndėrkombėtare komografike qė edhe aktorėt e perėndimit nuk mund tė ėndėrrojnė”, tha ai.

    Ndėrsa nė emėr tė artistėve tė Kosovės, foli Blerim Gjoci, i cili tha se nė njė kupolė tė vogėl tė po kėsaj kinemaje, ēdo verė vinte njė nga bijtė mė tė shkėlqyer tė kėtij kombi, qė mė punė dhe talent brilant e mahniti botėn.

    “Unė mendoj se bota nuk ishte e gatshme pėr njė burrė aq tė sinqertė dhe tė rreptė, njė aktor qė ishte vullkan ndjenjash, njė burrė qė ende po-nė e kishte po dhe jo-nė e kishte jo, virtyt ky i rrallė, sidomos sot. Njė burrė me njė memorie tė shkėlqyeshme qė nga ditėt e rinisė dhe nga gjithė opusi i rinisė i njohurive tė tij. Nė kėtė Kino “ABC”, gjeti miqėsinė, po gjeti edhe gjirin ku do tė hidhte spirancėn. Kėtu takonte miqtė po edhe kureshtarėt, artistėt e rinj, shkrimtarėt, piktorėt. Nuk kursente asnjėherė veten nėse ne artistėt kėrkonim kėshillė”, vlerėsoi Gjoci.

    Ai theksoi se Bekimi nė jetė mori shumė vendime, tė cilat ne tė vdekshmit e zakonshėm ndoshta s’do t’i kuptojmė kurrė, sado tė ēuditshme tė kenė qenė ato.

    Nė emėr tė familjes, djali i Bekim Fehmiut, Uliks Fehmiu, lexoi letrėn e babait tė tij tė lėnė testament nė dhomėn e tij para sė tė vritej.

    “Njeriu kėndon pas luftės. Unė Kam shkelur nė gjak deri nė gju, e ėndrra mė nuk kam. Motra mė ėshtė shitur, nėnės flokėt e thinjura ia kanė prerė. Unė nuk kėrkoj hise nė kėtė botė lavire e tė baltosur. Unė jam i etshėm pėr ajėr, qumėsht dhe pakėz vesė tė bardhė tė mėngjesit. Unė kam qeshur nė gjak deri nė gju, e nuk kam pyetur pse?! Vėllanė armik tė mallkuar e kam quajtur dhe jam hedhur nė errėsirė pėrpara duke klithur, e atėherė edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami fluturojnė nė ferr”, janė disa nga fjalėt e shkruar nga Bekim Fehmiu.

    Ndėrkaq Branka Petriē, gruaja e tė ndjerit Fehmiu, tha se ndjehet keq qė masės sė tubuar nuk mund t’i drejtohet nė gjuhėn e burrit tė saj.

    “Unė i ndihmova atij qė tė mėsojė italishten, anglishten e gjuhė tė tjera, por kurrsesi nuk u bė qė unė ta mėsoj gjuhėn shqipe, vetėm dua tė them se ne tė dy i kaluam bashkė 40 vjet, shumė dashuri nga fillimi deri ne fund”, tha Petriē.

    Aktori i madh shqiptar mė famė botėrore, Bekim Fehmiu, ka ndėrruar jetė njė javė mė parė, pasi kishte qėlluar vetėn me revole.

    Ai kishte lėnė amanet qė tė digjej trupi i tij dhe hiri i mbetur tė hidhej nė Lumėbardhin e Prizrenit, ku edhe ėshtė hedhur dje herėt nė mėngjes. /kosovapress/

Faqja 18 prej 29 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •