Si eshte puna e genit, sa e cuditshme. Mbesa nuk i ngjan as te emes as te jatit, i ngjan gjyshit!
Si eshte puna e genit, sa e cuditshme. Mbesa nuk i ngjan as te emes as te jatit, i ngjan gjyshit!
Pse kjo Branka nuk e paska mesuar gjuhen shqipe?!Ndėrkaq Branka Petriē, gruaja e tė ndjerit Fehmiu, tha se ndjehet keq qė masės sė tubuar nuk mund ti drejtohet nė gjuhėn e burrit tė saj.
Unė i ndihmova atij qė tė mėsojė italishten, anglishten e gjuhė tė tjera, por kurrsesi nuk u bė qė unė ta mėsoj gjuhėn shqipe, vetėm dua tė them se ne tė dy i kaluam bashkė 40 vjet, shumė dashuri nga fillimi deri ne fund, tha Petriē.
E martuar me nje njeri si Bekim Fehmiu e ska denjuar as gjuhen e tij ta mesoje.
Cudi![]()
Pamje tjetėr e familjarėve mė tė afėrt tė B.Fehmiut dhe tė miqve dhe dashamirėve tė tij nga mbledhja komemorative nė kino ABC, si dhe pamje e tė birit Uliksit duke deklamuar poezinė amanet tė Bekimit nė gjuhėn shqipe,
Talibancat nuk kane sherim apo ndonje terapi per ta, te vetmit qe hajne *** jane talibancat ne kete forum, njerez me deshtuar dhe qe nuk kane as 1% dinjitet dhe gjake shqiptar prandaj mund ti quash edhe kafshe se nuk marrin vesh, por e keqja eshte se mundohen me prish cdo teme kur flitet per atdhetar dhe figura te medhenj shqiptare sepse besimi i tyre djallezor i shtyn te shkruajne kunder diturise dhe ceshtjes shqiptare.
Flm per fotot Tomaras, po eshte mire edhe ndonje video nese ka gjetur dikush.
Kosovė, vlerėsohet si "Gjenial i kombit" Bekim Fehmiu
Pėrkujtohet Bekim Fehmiu
A qysh nuk e bani nje parti ne kosov ,
Po djali tij po e qelke nje parti , pom doket.
Pas njėzetė e shtatė vjetėsh
Ibrahim Kadriu | 19-06-2010 13:40 CET
Bekimi shpesh vjen nė Prishtinė. Kam ardhur ta vizitoj nėnėn, thotė, kurse ata qė janė nė kontakt tė shpeshtė, e dine se kėto vizita i realizon para fillimit tė ēdo projekti tė tij. Ai tash gjendet nė Ēekosllovaki, atje diku afėr kufirit ēekosllovak-austriak, nė brendinė e njė kėshtjelle mesjetare, ėshtė veshur me petkat e ndonjė tė njohuri nė histori dhe me ato petka do tė kalojė nėpėr ngjarje tronditėse dhe, pėrmes filmit, do tė dale para publikut. Projekti ėshtė shumė interesant thotė.
Me siguri duhet tė jetė interesant, pėrndryshe, Bekim Fehmiu nuk do tė shkonte nė Ēekosllovaki. Kjo mund tė thuhet duke pasur pėr bazė pėrvojėn e deritashme tė angazhimit tė tij nė projekte tė huaja. Sidoqoftė, ai tash ėshtė atje me angazhim, kurse para se tė shkonte ti bashkohej ekipit erdhi nė Prishtinė qė ta vizitojė nėnėn, e cila ėshtė plakė, por ende mbahet e forte.
- Po ulemi ndokund, - i them., - po pimė, po flasim.
- Pse jo? Ma kthen.
Nė shėtitje e sipėr vazhdon:
- Ai djalosh ėshtė artist i mrekullueshėm (fliste pėr Enver Petrovcin). Ėshtė krenar, i zoti nė profesion. Rolin e fundit qė e luajti nė Atelienė 212, rolin e Istrefit te Miqtė e Seleniqit, e ka shkėlqyer, si ėshtė mė sė miri... Ai djalosh ka talent edhe pėr humor, ai kėtė nuk e di. E kam parė te filmi Druvarėt... Pasha bacėn, ai e ka kuptuar rėndėsinė e punės...
Nė kateterin e Grand-it i them:
- Njerėzit janė tė prirė tė flasin, a po? Gjithēka thonė, gjithēka them, mandej pasojnė pėrgjigje jo oficiale se ka tė vėrteta ose nuk ka tė vėrteta nga ato qė i flasin njerėzit. Pėr Bekimin tė gjitha duartrokitjet. Ka shumė raste qė njerėzit tė shtyrė nga ndjenja e shkak tė adhurimit, fėmijėt e tyre i thėrrasin me emrin Bekim, me dėshirė qė biri i tyre tė pėrngjajė... Kurse Bekimi gjithkund arrin (me punė) vetėm nė Kosovė jo. Ja pėrse mė intereson tė bisedojmė dhe pikėrisht pėr kėtė, atė ditė kur tė thirra nė telefon, respektivisht nė numrin 011 417 548 nė Beograd, tė njoftova.
- Nė rregull.
- Pak mė parė bisedoje pėr Enver Petrovcin, pėr rolin e tij tė fundit nė Teatrin e Beogradit.
- Pėr tė nuk duhet tė flitet, duhet tė shikohet, patjetėr duhet tė shikohet.
- Mirė, pra, po e lėmė Enver Petrovcin, po tė drejtohem ty: tė kujtohet, sigurisht, para dhjetė vjetėsh pate thėnė se ishe i gatshėm tė interpretoje rolin kryesor nė projektin e madh Vėllezėrit nė tė cilin projekt fjala ishte pėr palestinezėt. Ai projekt nuk u realizua kurrė.
- Nuk ėshtė i vetmi projekt qė nuk ėshtė realizuar. Ka edhe shumė projekte qė patėn tė njėjtin fat. Kėshtu ėshtė natyra e botės sė filmit.
- E, cila ėshtė natyra jote?
- Natyra ime ėshtė tė ec pėrpara. Nuk ėshtė realizuar projekti Vėllezėrit, por ėshtė realizuar Bora e fundit e pranverės, mandej Loja e sė vėrtetės, e tė tjera projekte.
- Tė gjitha jashtė kufijve, a po?
- Jashtė e brenda: Depsi, Pavle Pavlloviqi e tj.
- Pavle, me sa di unė, ėshtė rast i ēuditshėm...
- Nė ēfarė kuptimi?
- Nė kuptimin e paraqitjes sė bashkėkohėsisė. Mė duket se nė adresė tė kėtij filmi ka pasur kritika.
- Kritika ka pasur dhe nė bazė tė atyre kritikave ėshtė larguar nga konkurrenca oficiale e festivalit tė Pulės. Tema e cila ėshtė trajtuar nė atė film, qė i dedikohet viteve tė 72-73, ėshtė shumė aktuale, sidomos tash para Kongresit XII.
- Hymė nė personalitetet e protagonistėve tė filmit. Ja tash po mė kujtohet filmi Tė arrish para agimit tė Aleksandar Gjorgjeviqit. Mė intereson roli i Esat Lumit qė e interpretove ti, a ka farė baze dokumentare?
- Kjo pyetje nuk mė pėrket mua. Kjo pyetje u pėrket shokėve tė cilėt e kanė pėrjetuar atė kohė, qė kanė qenė dėshmitarė tė asaj kohe dhe kėshilltarė tė realizimit tė projektit, si i ndjeri Jovan Veselinov Zharko, pastaj e shoqja Veselinov, shoku Pashko Romec, e tė tjerė.
- Mandej?
- Mandej, ēka?
- E lamė te 13 prilli i vitit 1978, kur e pate incidentin nė komunikacion... (Para se tė hynim nė Grand, rastėsisht nė bisedė e sipėr, tregoi se si nė incidentin e komunikacionit, nė Bosnje, gjatė kohės kur ishte nė terren pėr xhirim, i ishte shkatėrruar krejtėsisht makina Vollvo) ... interesant se si ka qėlluar data 13, datė e pa fat, pėr pak fatale...
- Fatale do tė ishte sikur tė mbetesha aty, por po e quaj gjysmė-fatale, pasi qė te unė ka lėnė pasoja...
- Mirė ėshtė qė ka qenė ky vetėm njė rast, dhe ja tash po vazhdojmė bisedėn rreth krijimtarisė...
- Prit, nuk ka qenė i vetmi rast. Janė tė ēuditshme oscilimet qė i pasojnė njeriut. Mua, pėr shembull, mė ndodhi qė mė 1970 tė sulmohem nga hepatiti viral (sarillėku) qė mė ndau nga aktiviteti profesional mė se dy vjet. Mė 1978 ishte hera e dytė. Mė nuk guxoj ti lejoj vetit tė fluturoj shumė lart. Me fjalė tė tjera, duhet tė mbaj mesin...
- E, pra, ka mendime kėtu nė Kosovė se vėshtirė arrihet te Bekimi. Unė nuk po them se fluturon lart.
- Kur thashė fluturoj lart mendjen e kisha te grumbullimi i projekteve konkrete pėr realizimin e filmave. Ndėrkaq, sa i pėrket asaj bindjes vėshtirė arrihet te Bekimi unė atė nuk e kuptova. Nėse ke menduar nė sukseset e artit dramatik, demanton vetė fakti se e kemi Farukun, e nė vitet e fundit edhe Enver Petrovcin...
- Ama unė mendova nė diēka tjetėr.
- Ēka konkretisht?
- Jo rrallė kėtu nė Kosovė thuhet: me
Bekimin nuk mund tė bashkėpunohet.
- Pėrvoja demanton edhe kėtė, sepse ndihma dhe bashkėpunimi im i deritashėm ka qenė mjaft i frytshėm nė rrethanat artistike, por fatkeqėsisht Bekimi ende nuk e ka pasur fatin tė paraqitet edhe vetė personalisht para publikut.
- Kėtė ndihmė po e kuptoj nė aspektin kur tė rinjtė e profesionit tėnd marrin si mostėr frymėzimin dhe zellin e Bekim Fehmiut.
- Jo, nuk mendova ashtu, sepse kjo ėshtė gjė personale dhe nė fund tė fundit relative. Mendova nė kontributin tim nė realizimin e Kosova filmit, si pėr shembull nė Si tė vdiset, nė pėrpunimin e skenarit, formimit tė tij ideoartistik dhe dramaturgjik. Puna ime e fundit ( gjashtėmujore) ka qenė rreth filmit Kur pranvera vonohet.
- Kurse unė e kisha ndėrmend tė them se, gjatė kėtyre njėzeteshtatė vjetėve tė punės sate kreative nė fushėn e interpretimit, asnjėherė nuk je afruar nė Kosovė.
- Nuk ėshtė bash ashtu si thua, sepse, pasha bacėn, pas 27 vjetėsh Teatri i Prishtinės ma ka ofruar njė rol.
- Dhe edhe ai rol- askund...
- Ēfarė tė bėj kur nuk jam i zoti qė Hamletin ta pėrgatis pėr pesė javė.
- Nejse, por Bekim, ėshtė televizioni, ėshtė shtėpia e filmit dhe, beso, ēdo kush dėshiron qė ta shohė Bekimin qoftė nė dėrrasa tė teatrit tonė nė Prishtinė, qoftė nė TV, apo nė film i cili do tė mbante shpicėn (logon) Kosova film.
- Ndoshta njė ditė, TV apo Kosova film do tė kenė nevojė pėr bashkėpunim.
- Por thonė se ėshtė vėshtirė tė bashkėpunohet me ty se, jo rrallė, kanė pasur kontakte...
- Edhe mua mė kanė thėnė: mos bre Bekim, mos puno aq shumė se na mbyte. Dhe me tė vėrtetė, e metė e madhe ėshtė kur njeriu+, qė kuptimin e jetės e ka gjetur nė punė, kėrkon edhe nga tė tjerėt punė. Kjo me tė vėrtetė ėshtė e metė e madhe, a po... Dhe jo vetėm puna, sepse puna mund tė tėrhiqet zvarrė, por intensiteti i punės. E unė kuptimin e jetės orvatem ta gjej nė punė.
- Domethėnė ėshtė ēėshtje ēėshtja e punės, e jo diēka tjetėr?
- Nuk di, nuk di tė flas pėr vetveten, duhesh ti pyesėsh njerėzit tjerė, tė cilėt kanė punuar me mua... Sigurisht se edhe unė mund tė kem ndonjė tė metė, si njeri, apo si aktor, pėr ēfarė mund tė mos jem koshient. Mirėpo deri mė sot nuk ma ka tėrhequr vėrejtjen dhe nuk ma ka bėrė me dije askush. Kurse unė do ti falėnderohesha ēdokujt i cili do tė ma tėrhiqte vėrejtjen.
- Unė po ta tėrheq vėrejtjen.
- Urdhėro!
- Pse nuk ke pranuar tė japėsh intervistė me rastin e Hamletit si projekt teatri?
- Tė kuptohemi, nuk njihemi prej sot. E di fort mirė se ēdo intervistė imja ka pasur si bazė punėn nė ndonjė projekt, kėshtu qė intervistat kanė ardhur pas punės sė kryer. Nuk mbaj mend se ndonjėherė kam dhėnė intervistė pa motiv. Prandaj edhe kjo nuk ėshtė e ēuditshme, ngase nuk kam pasur ēfarė tė flas. Ēdo gjė qė kam pėr tė thėnė, e them pėrmes punės.
- Pse kėrkon kushte tė jashtėzakonshme pėr punė?
- Pėr shembull?
- Nė njė rast nuk e ke pranuar kėrkesėn e RTV Prishtinės pėr ta bėrė portretin tėnd.
- Natyrisht, pėr tė bėrė njė film dokumentar pėr ndokėnd, duhet tė gjenden materiale tė volitshme dhe pėr tė njėjtėn gjė duhet tė ekzistojė farė skenari. Kurse unė, para dymbėdhjetė viteve, nė terrenet sportive tė Brezovicės, kam refuzuar njė ide tė tillė, duke menduar se nuk jam person pėr njė projekt tė tillė, e sidomos pasi nė atė rast nuk ekzistonte kurrfarė skice dhe kurrfarė materiali tjetėr parapėrgatitor.
- Domethėnė, me kėtė rast ska pasur lidhje ana materiale, honorari?
- Ana materiale nuk ka paraqitur kurrfarė rėndėsie. Pėr mua ana materiale gjithmonė ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė nė vendin e tretė.
- Po e zėmė se unė jam producent.
- Unė jam aktor.
Po kėrkoj qė, gjithsesi, duhesh ta pranosh projektin qė unė ta ofroj.
- Ēka?
- Ja teksti.
- Kush e ka shkruar?
- Nuk ka rėndėsi, tash pėr tash. Me rėndėsi ėshtė se teksti ka brendi, por ėshtė anonim.
- Kush e bėn regjinė?
- Unė.
- Sa do tė kushtojė?
- Nuk e kam bėrė parallogaritė, por me siguri afro 1.200 milionė dinarė tė vjetėr.
- Kėto para, a janė tuajat a tė shoqėrisė?
- Tė shoqėrisė.
- Apriori nuk pranoj. Pik sė pari nuk ke kualifiko qė tė bėhesh shpenzues i 1.200 milionė dinarėve tė shoqėrisė, qė ti materializosh nė shirit filmi, dhe nga ana tjetėr, nuk e di teknologjinė e filmit. Se pa e ditur pėrpikėrish sa kushton njė film nuk guxon ti hysh realizimit. Prandaj tė propozoj tė gjesh ndonjė regjisor me pėrvojė, kurse ti tė marrėsh ndonjė libėr pėr tė parė se ēėshtė filmi. Sikur tė kishe thėnė se do tė bėje film me para tuaja private, me kusht se tema e filmit dhe roli do tė ishin interesant, pėr mua si aktor, ti kisha fshi paratė dhe tė kisha thėnė tungjatjeta.
- Po mirė, unė u bėra modest, por ja se e kam tė kryer njėfarė fakulteti tė regjisė dhe me atė pėrgatitje po tė drejtohem.
- Shumė bukur, sa lloje tė objektivave tė kamerave kemi sot?
- Ėshtė kusht pėr regji?
- E ēfarė akademie tė regjisė paske kryer?
- Nė Beograd, nė Zagreb...
- Nuk besoj!
- Kur tė besosh me siguri do tė vish tė dalėsh edhe para publikut tė Kosovės, qė aq shumė tė pret.
- Jo kur tė besosh por kur tė mėsosh.
- Eja e mėsona.
- Nuk jam as Akademi, as shkollė. Jam vetėm. Jam NJĖ njeri.
Mandej, qė domethėnė nė fund tė bisedės, e luta Bekimin qė tė drekonim sė bashku. Me gjithė dėshirė, - tha, por mė duhet tė shkoj nė shtėpi. Nėna mė pret nė drekė, sepse sonte udhėtoj.
*Kjo intervistė (bisedė e drejtpėrdrejtė) ėshtė botuar nė gazetėn Rilindja, mė 5 prill 1982, nė rubrikėn Me bashkėkohėsit, ku prezantoheshin figura tė njohur tė artit, shkencės dhe kulturės.
Vdekja e Artistit dhe Arti i Vdekjes
Blerim Shala | 21-06-2010 14:49 CET
Vdekja e kėsisoj e Bekim Fehmiut, duke i shkuar asaj, para se ajo tė kishte mbėrritur tek Ai, ėshtė Epilogu i vetėm i mundshėm i gjithė Jetės qė ky pati deri me 16 qershor tė kėtij viti.
Do tė ishte ēudi, po tė ishte ndryshe. Apo, sikur ky do tė pėrfundonte nga vdekja qė ka emrin sėmundje, aksident, rastėsi.
Edhe Vdekja duhej ta merrte emrin e Tij. Apo, tė ishte vullnet i tij sipėror.
Bekim Fehmiu u bė Njeri nė njė familje qė kishte Parime, atėherė kur ato nuk vlenin pesė pare, qė mbante dinjitetin, atėherė kur ruajtja e tij, me ēdo kusht, fare lehtė tė ēonte nė litar tė varjes, para togės sė pushkatimit, nė zhdukjen e quajtur varri i panjohur.
Bekim Fehmiu ishte bir i njė familje, e cila ishte pjesė e njė populli qė pėrbėhej prej robėrve nė Atdheun e tyre, prej refugjatėve tė shpėrndarė nė tė katėr anėt e Botės, prej martirėve qė ishin shqepur kudo nėpėr Kosovė, prej tė burgosurve qė gjendeshin gjithkund, nė shtetin e atėhershėm.
Ky kurrė nuk do tė harrojė familjen dhe popullin e vet. Dhe gjithmonė do tė pėrpiqet ta bėjė jetėn sipas Parimeve dhe Dinjitetit.
Kėtė do ta bėjė edhe atėherė kur pikėrisht pėr shkak tė kėmbėngulėsisė sė tij, pėr ti respektuar Parimet, ai do tė dėmtohej.
Gjithēka nė jetėn dhe karrierėn e tij, duhej ti nėnshtrohej Dinjitetit.
Nė jetė ka qenė Njeri dhe shqiptar. Ka mbrojtur pa kurrfarė kompromisi identitetin e tij kombėtar, dhe atė identitetin artistik. Ky nuk e ka aktruar shqiptarizmin, si shumė prej nesh. Nuk e ka simuluar as njerėzoren. Si shumica prej nesh. Dhe ky ka qenė artist i madh, i tillė qė njihen me gishtat e njė dore nė qindvjetėshin e njė kombi.
Bekim Fehmiu e ka ditė njė gjė fare mirė, qė nga rinia e tij e hershme: Nuk ke si tė jesh me Parime dhe me Dinjitet, kur je i pafuqishėm.
Dhe kur u ligėshtua, me shėndet, ai e diti qė kishte ardhur ēasti kur Parimet qė e mbajtėn nė jetė, duhet tė shndėrrohen nė Parime qė do ta dėrgojnė nė vdekje.
Kanė thėnė filozofėt antikė, ata qė janė themeli i dijes sė Qytetėrimit Perėndimorė, qė tė filozofosh, do tė thotė, tė mėsosh se si duhet tė vdesėsh.
Pėr ta forcuar jetėn e atyre qė mbesin pas teje. Pos tjerash.
Kėshtu bėri Bekim Fehmiu. U pėrqafua fuqishėm me vdekjen, dhe na tha qė ne, duhet ta pėrqafojmė jetėn mė fort se kurrė.
Bekim Fehmiu, i miri ynė qė e patėm
Publikuar: E premte, mė 18 qershor 2010
Shkruan: Adriatik Kelmendi
...por sa e ēmuam?! Ose: B.F. Ah, sa kishim pasė dėshirė ta vrasim vet! Nė cektinėn e provincializmit dhe tė primitivizmit tonė! (huazuar nga miku A.M. nė Facebook)
NJĖ PĖRFAQĖSUES POLITIK shqiptar nė njė shtet fqinj me Kosovėn mė kishte marrė para disa vjetėve nė telefon pėr tė mė kėrkuar njė kėshillė. Mė kanė ftuar nė njė ngjarje kulturore nė Shqipėri. Mė duhet tė udhėtoj bashkė me Bekim Fehmiun. Si do tė interpretohet kjo nė Kosovė?!, mė pyeste politikani, me pragmatizimin e kuptueshėm qė ia imponon profesioni. Nuk dėshironte qė tė ndodhej nė njė situatė kur do tė mund tė kritikohej pėr njė vendim tė thjeshtė tė pashoshitur, qė do ti kushtonte politikisht. Pėrgjigjja ishte: Interpretimi mė i drejtė ėshtė se ke mundėsinė tė shoqėrohesh mė njė personalitet tė madh e tė pazėvendėsueshėm nga shqiptarėt nė tė gjitha shtetet ku jetojmė. Teksa, mund tė ketė edhe ndonjė interpretim tjetėr nga dikush, nga ata qė as ia vlen tė regjistrohen.
KJO NGJARJE BESOJ pasqyron bukur marrėdhėnien e shqiptarėve nė pėrgjithėsi, por sidomos atyre nė Kosovė, me figurėn e Bekim Fehmiut. Tė ndodhur nė mes tė thyerjeve tė mėdha, kalkulimeve meskine, standardeve tė ēoroditura pėr vlera dhe antivlera, e tė diferencimeve tė mendjengushta, shqiptarėve pėr gjithė kėto vjet hesapi u doli qė mė sė miri do tė ishte tė injorohej tėrėsisht Fehmiu. Mishėronte perceptim tė komplikueshėm pėr ambiciet individualiste tė kosovarėve qė synonin ta zinin njė vend pėr vete nė hapėsirėn e krijuar pas pėrfundimit tė luftės: aktor i madh po, por nuk ka luajtur shqip!; ka jetuar nė Prizren e Shkodėr, por po vazhdon tė jetojė nė Beograd!; gjithnjė ka nėnvizuar sė ėshtė krenar qė ėshtė shqiptar, por gruan e ka serbe!; ėshtė laureat dhe i nominuar pėr ēmimet mė tė mėdha tė artit botėror, por nuk ka fituar ēmime shqiptare!...
Konkluzioni: mė mirė rehat!
Mirėpo, e padurueshmja mori rrugė menjėherė pas vdekjes sė tij tragjike.
Elozhetė me pietetet mė tė thella erdhėn frik pas lajmit tė dhimbshėm nga Beogradi. Fjalėt mė tė bukura u thanė pėr tė si nga mileu i lartė politik, ashtu edhe nga kolegėt e tij tė profesionit. Tė parėt janė nga ata qė nuk e ftuan kurrė nė ndonjė datė tė rėndėsishme tė vendit, qė nga 99-a e kėndej, tė dytėt janė nga ata qė nuk arritėn ta bindin asnjėherė se megjithatė ia vlen tė luajė nė ndonjė projekt shqip. Kėto besoj nuk kėrkojnė mė tepėr komentim. Dhe kėtu fare nuk qėndron proverbi: nuk e di se ēfarė ke, deri nė ēastin qė e humb. Koshienca e dinte se ēfarė kishim, tjetėr ėshtė se llogaritnim shumė se ēfarė mund tė humbnim personalisht.
Tė tėrėn e kishte kapur pėr bukuri njė mik nė Facebook: B.F. Ah, sa kishim pasė dėshirė ta vrasim vet! Nė cektinėn e provincializmit dhe tė primitivizmit tonė!
FARE TELEGRAFIKISHT: Bekim Fehmiu ka luajtur nė mbi 40 projekte filmike nė ish-Jugosllavi, Itali, Amerikė... Ka bashkėpunuar me tė mrekullueshmit Ava Gardner, Claudia Cardinale, Brigitte Bardot, John Houston, Robert Shaw, Charles Aznavour, Irena Papas etj. Filmat e tij kanė fituar Palmėn e Artė nė Kanė dhe janė kandiduar pėr ēmimin Oscar, me meritė tė theksuar tė tij.
Ėshtė aktori i vetėm shqiptar qė ka luajtur nė njė film kandidat pėr Oscar etj. etj.
Bekim Fehmiu ia ka dalė qė nga populli i druvarėve dhe bukėpjekėsve siē perceptoheshin me pezhorativitet shqiptarėt nė ish-Jugosllavi ti shikonte nga lartėsitė tė gjithė kolegėt e tij. Me shembullin e tij nė art, ai u bė aktori mė me nam i Ballkanit nė Perėndim, dhe zemėrthyesi kujdestar i shtetit tė pėrzier qė ndodhej mes dy kulturash, realizmit socialist dhe joshjes perėndimore. Por, mbi tė gjitha, e ka mbushur me krenari njė popull tė nėpėrkėmbur, si asnjė tjetėr.
Kjo qė pason shkruhet me pėrgjegjėsi tė madhe: nuk ka pasur asnjė shqiptar tjetėr nė ish-Jugosllavi qė ka arritur mė shumė nė art se sa Bekim Fehmiu.
Bile, nė atė kohė nuk ka pasur asnjė aktor tjetėr nga Ballkani, tė ketė
depėrtuar nė nivelet e Bekimit. Pėr kreni.
BEKIM FEHMIU KA QENĖ personalitet me njė dinjitet kokėfortė, qė gjithsesi burimin e gjen te parimet e patjetėrsueshme, e ndoshta i pashoq nė kėto anė. Dinjitetin e palėkundur tė Fehmiut mund ta gjejmė sė paku nė pesė situata emblematike. Tė gjitha tregojnė pėr karakterin e palėkundur tė individit qė nuk i dorėzohet logjikės sė masės, ose rrymave tė kohės.
Njė. Me karakterin e tij ia ka dalė tė imponohet fuqishėm nė njė shtet me qėndrim skeptik ndaj popullit tė cilit i ka takuar, duke u bėrė i pari nė lėmin e tij.
Dy. Dinjitetin e ka treguar edhe me aktin e tėrheqjes nga skena e teatrit dhe filmit jugosllav, me protestėn personale ndaj propagandės dhe politikės antishqiptare nė Beograd.
Tre. Si pjesė e dinjitetit duhet parė edhe vazhdimi pėr tė jetuar nė
Beograd, pas gjithēkaje qė ndodhi nė Kosovė. Mesazhi i dhėnė ishte: unė
jam mbi ēmendurinė.
Katėr. I dinjitetshėm ishte edhe qėndrimi qė tė mos luante nė projekte
artistike nė Kosovė, nėse nuk do tė plotėsoheshin kėrkesat e tij, edhe me ēmimin e mospasjes sė asnjė roli nė gjuhėn shqipe nė karrierė.
Dhe, pesė, por jo pėr nga rėndėsia. Ndonėse, dikush mund tė ketė mendime kundėrthėnėse, mund tė thuhet se karakterin e tregoi edhe me aktin e tij tė fundit ikjen nga jeta. Me kėtė u kumtoi tė gjithėve qartė porosinė se - nuk e duron gjunjėzimin, qoftė ai edhe nė formėn e sėmundjes e pleqėrisė. I ka mjaftuar vetvetja dhe ka vendosur vetė pėr veten e tij.
ME SHUARJEN E BEKIM FEHMIUT, shqiptarėt humbėn njė personalitet tė madh, bota njė artist tė madh. Legasia e tij e lė njė porosi tė fuqishme pėr kosovarėt: mėsohuni tė ēmoni ēfarė keni.
Pse-te jane te pakufishme, Rina. Branka sigurisht nuk eshte martuar me Bekimin per dashurine qe kishte ndaj gjuhes shqipe ose ndaj shqiptareve, por per dashurine qe kishte ajo per nje njeri (ne kete rast per Bekimin) prandaj nuk asht e arsyeshme te mendohet keshtu. Sot ndodh akoma ma keq me femijet e te dy priderve shqiptare: Te shkuar ne vegjeli ne boten e jashtme ose te lindur atje, ne mes veti flasin ne gjuhe te huaj e kur ne te Kosoves kyqemi ne bisede, mezi mirremi vesh me ta! A nuk asht kjo tragjedi e vertete morale?
Krijoni Kontakt