Close
Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 287
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Njerezit e mdhaj si Bekim Femiu (Drite paste), bejne gjera te medhaja. Ndryshojne historine.
    Veprimet e tyre si per mire e si per keq jane shume te medha.
    Eshte fat per njerezimin, qe ata te orjentohen ne vepra te mira per njeriun. Mirepo pak kush mund te ndikoj, tek ta. Kjo bote eshte ne doren e njerezve te medhaj, te bejme lutje qe zoti te naj fal te mire. PAQA QOFTE ME TE .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bardhi : 22-06-2010 mė 03:13
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anėtarėsuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Sido qe te vije fundi jetes per cdo kend,analizohet personaliteti i tij.Ai mbetet nje aktor i shquar,autoritar,inteligjent dhe me nivel te larte interpretimi.Ju prehte shpirti ne xhehnet.
    Jetoni pėr Shqipėri dhe vdisni pėr tė.

    N.Frashėri

  3. #193
    Gregory Isaacs Maska e metinsk
    Anėtarėsuar
    21-06-2010
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    91
    Shpirti n'paqe, u kan njeri i madh.Ka lan mbresa tmdhaja nsekcionin ku ka punu .
    Qielli im

  4. #194
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    "Zemra qe paragjykon nuk mund te dashuroje""Kush te paragjykon ,nuk ka kohe te te doje"( Nena Tereze)

    Te gjithe qe kane sjelle nje rreze drite mbi vleresimin e drejte te aktorit tone te madh Bekim Fehmiut, te gjithe qe kane sjelle artikuj shume domethenes ketu ju them FALEMNDERIT!
    Kush vlereson drejt vlerat njerezore dhe kombetare eshte nje shprese per njerezimin dhe kombin, pra se pari keni nderuar vetveten dhe kombin.
    Kur permendet emri i nje njeriu si i artistit Bekim Fehmiu , qe ka qene uje i kulluar qe nga burimi per dinjitet dhe atdhedashuri te teperta dhe ofenduese per te gjithe ne jane paragjykimet qe shprehin vogelsi dhe siperfaqsi.

    Moderatoret: te pastrojne temen nga komentet tendencioze dhe siperfaqsore,eshte ne nderin e forumit, temes ,artistit Bekim Fehmiu dhe ne nderin e te gjithe neve.

    Ata qe sjellin vleresime reale qe spikasin bukurine dhe dhimbshurine e nje zemre shqiptare dhe nje shpirti artisti le te vazhdojne te sjellin pa pushim, te ngrisin kete teme si nje keshtjelle madheshtore ashtu sic ishte vete artisti yne i madh ,i dinjitetshemi dhe i madhi Bekim Fehmiu.

    me nderime per artistin tone te dashur Bekim Fehmiun,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 22-06-2010 mė 09:46
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #195
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Autor: Rashid Krasniqi
    E marte 22 Qershor 2010 12:28 PM

    Ne dalldisemi pas emrit tė thatė - nuk vlerėsojmė veprėn e kapshme

    B.Fehmiu gjysmė shekulli i shėrbeu famės sė Beogradit (Sėrbisė), jo Prishtinės(Kosovės);

    -B.Fehmiu nga 44 filma asnjė shqip a pėr shqiptarė.

    -B.Fehmiun Beogradi i tij –i “nivelit” tė tij -asnjėherė nuk e quajti “aktor shqiptar a kosovar”;

    -B.Fehmiu demonstratat tona tė 8O-tave i kundėrshtoi: ”Tė mund tė fluturoj dhe me vėllezėrit e mi t’i shkelė ata nacionalistė e irredentistė (“Rilindja” e” Novosti”); dhėndrri tjetėr i Beogradit F.Begolli qe pak mė “i butė” kundėr vendlindjes;

    -Nė kortezhin funeral pėr nė Novo Groblje tė Beogradit qe edhe armiku mė i madh i Kosovės e shqiptarėve Boris Tadiq dhe ministri i tij i Mbrojtjes Shutanovac…! (mbase nuk duhej ēuditur).

    -B.Fehmiu “mė i madhi”, ku mbet Aleksandėr Moisiu, Abdurrahman Shala…- sa shpejt na hynė e na dalin qejfit njerėzit!

    Njė pyetje shumė serioze e brengosėse: A kemi ne sens tė mirėfilltė matjeje e maturie? Njė ngjarje, njė fenomen, njė person a personalitet, njė vepėr a veprim, pa e vlerėsuar nga tė gjitha aspektet, pėr kohėn kur jetojmė posaēėrisht nga aspekti i interesit tonė kombėtar, qė ndryshe i thonė politikė, e ngremė mbi kupėn e qiellit a e fundosim nėn shtatė palė tė ferrit. Ne shpesh e kemi frutėn tonė tė pjekur e tė ėmbėl para vetes,dhe e injorojmė, kurse tė hidhurėn a thartėn edhe tė dyshuarin e huaj e afrojmė e marrim. Nuk mund tė ngrisim mė sė larti dikė qė kombit tonė nuk i dha thuaja asgjė. Kush na konsiderohej gjer mė tani “aktori shqiptar mė i madhi i tė gjitha kohėve” –Moisiu, qė luajti gati nė tė gjitha skenat e kryeqyteteve evropiane, - sepse atdheu i tij nuk i pat aso kohe - nė kėtė moment u zbeh, si dhe Abdurrahman Shala, i cili atdhetarisht qėndron milion herė mė lartė se tė gjithė: nė kazamatin e Nishit (prill l957), i dėnuari i pėrjetshėm politikisht, Limon Alia mė ka thėnė kėto fjalė mahnitėse pėr Abdurrahmanin: ”A e njeh Abdurrahman Shalėn?”, konfirmova e ai vijoi: ”sa t’asht gjallė mo, po mbasi shkon prej ksaj dynjaje mos po i bajn naj sherr shkijet shkruje nji punė, vepėr tė madhe qė s’e bani kush – na shpėtoi prej pushkatimit tė sigurtė, jo vetėm dhomėn me l20 shqiptarė tė burgosun nė dhomėn e burgut tė Prishtinės (tani Gjyqi Komunal), po kush e di edhe mbas nesh sa”. ”Qysh?”. “Nga korridori ecte njė djalė i hijshėm fort me mashinkė nė gjoks dhe mue te dera mė thėrriti shqip ta mbyll derėn. U gėzuam qė qenka i yni dhe i tregova qė ēdo natė ‘strazhari” merr ka l0-l5 prej dhomės tonė, i desh nė kmishė e tlina dhe mbas l5 minutash e nijshim mitolozon e Strelishtes”.”Ēkaaa!!?” bėrtiti dhe e thirri strazharin me e bo spisakun (listėn) sa jemi dhe i tha shkaut: ”Ako mi jedan fali samo, ima da vas ubijem (po mė mungoi njė ju vras tė gjithėve”). Dhe kurrė ma nuk na prekėn. Po, ku me dijtė pėrpara sa kanė shkue (dihet se qenė pushkatuar nė Prishtinė 3.600 vetė), dmth. ndėrpreu masakrėn. (janar l946, ngjarjen qė e kam shkruajtur nė “Zėrin e rinisė, nė mars l994, nja dy javė pasi ndėrroi jetė i madhi, pėr mua e miliona shqiptarė ma i madhi).

  6. #196
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-04-2009
    Postime
    243

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga Bardhi Lexo Postimin
    Njerezit e mdhaj si Bekim Femiu (Drite paste), bejne gjera te medhaja. Ndryshojne historine.
    Veprimet e tyre si per mire e si per keq jane shume te medha.
    Eshte fat per njerezimin, qe ata te orjentohen ne vepra te mira per njeriun. Mirepo pak kush mund te ndikoj, tek ta. Kjo bote eshte ne doren e njerezve te medhaj, te bejme lutje qe zoti te naj fal te mire. PAQA QOFTE ME TE .
    Ndoshta nuk e ke seriozisht!

  7. #197
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ne shqiptaret jemi te njohur me afinitetin per vetshkulje rrenjesh, veteperbaltje dhe vetshkatrrim,andaj jemi ketu ku jemi edhepse jemi te lashte sa vete jeta ne planetin toke.
    Ne shohim njollat e zeza dhe jo gjithe pikturen.
    Njerezit e medhenje shqiptare si cdo njeri tjeter kane bere gabime, dhe ne ne vend qe tu vleresojme te mirat dhe te arriturat ne nje fushe veprimtarie , mundohemi te jemi shume "korrekt" dhe te vleresojme te gjitha dimenzionet e nje personaliteti.
    Ne jemi inatcor te medhenje ( shenje primitivizmi kjo), qe mbesim pas duke mbajtur mend nje fjale dhe nje veper jo te hijeshme ne te kaluaren..
    Do te ishte ideale qe personalitetet shqiptare me fame boterore te ishin personalitete ideale per "kandarin kombetar" , ata shpesh edhe i jane afruar ideales por si shpesh "kandari kombetar" ka qene i prishur.
    Personalitetet kombetare qe kane arritur ne nje fushe veprimtarie te kalojne kufinjte kombetar dhe kane pushtuar boten, ne ne vend qe ti mbajme me xhelozi dhe biles edhe kur vete nuk e permendin kombin dhe rrenjen ,ne duhet tu biejm per pas t'ua rikujtojme rrenjen ,ne bejme te kunderten i largojme,i izolojme , i fyejm derisa edhe i shpallim per te huaj.Keshtu u japim mundesi te tjereve te rriten me gjakun tone,duke adoptuar shqiptaret e arritur neper bote, dhe ne mbesim keshtu sic jemi ne vogelsine tone primitive.
    Bekimi ka pasur gabime si cdo njeri qe jeton por, ka qene nje njeri me integritet njerezor dhe shqiptar, zgjedhjet personale kane qene personale por , gjithe bota e ka ditur se eshte shqiptar dhe per faktin se si i tille eshte deklaruar vete.

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #198
    fanatik i sė vėrtetės Maska e tomaras
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Njė minutė heshtje pėr heshtjen e Kuvendit

    22-06-2010 | 16:36 CET
    SHKRUAN IBRAHIM KADRIU

    Derisa mbahej komemoracioni pėr Bekim Fehmiun, nė sallėn e kinemasė ABC tė Prishtinės, ku kishin ardhur aq shumė intelektualė, artistė e qytetarė tė tjerė, tė cilėt e kanė ditur dhe e dinin se kush ishte Bekim Fehmiu, u vėrejtėn edhe persona qė (shumė shpesh duken nė ekrane, gjatė transmetimeve tė drejtpėrdrejta televizive) ishin pjesė e asaj mase deputetėsh tė Kuvendit tė Kosovės, tė cilėt nuk e panė tė arsyeshme tė mbanin njė minutė heshtjeje pėr humbjen e aktorit mė tė madh tė tė gjitha kohėrave, tė kėtij ambienti tonė jo vetėm shqiptar, por edhe ballkanas dhe mė gjerė.

    Komemoracioni u organizua falė vullnetit tė miqve tė aktorit, por jo institucionalisht. Deputetėt e ndodhur nė sallėn e kinemasė ABC me siguri duhet ta kishin ndjerė veten mė sė keqi, nė kohėn kur (vetė prania e tyre) u jepte shkas tė tjerėve tė shprehnin mllefin ndaj njė gjesti tė tillė, gjest mospėrfillės i Kuvendit ndaj figurės mė tė madhe tė aktrimit. Ata, duke qenė tė pranishėm nė sallė, iu bashkuan tė tjerėve qė u ngritėn nė kėmbė duke duartrokitur njė minutė pa ndėrprerė pėr meritat qė i kishte autori nė fushėn e artit.

    Ata, me siguri, duhet ta kishin ndjerė veten keq; me siguri nuk janė pajtuar pėr atė mospėrfillje tė Kuvendit tė Kosovės, pėr atė injorim qė nuk mund tė justifikohet me asgjė. Pas ndodhjes tė asaj mospėrfilljeje, opinioni ishte ai qė nxori edhe batuta, se kuvendarėt nuk kishin “haber” se kush ishte Bekim Fehmiu, se ishin tė zėnė me tenderė, se Bekim Fehmiu nuk ishte i Drenicės, etj., etj. Propozimi i dhėnė nė Kuvend nga njėri deputet, i cili, pėr fat, i takonte komunitetit artistik tė cilit i takonte Bekimi, hasi nė veshėt e shurdhėr. Ėshtė e natyrshme se, prej deputetėve, nuk mund tė kėrkohej tė jenė gjithsesi intelektualė, pavarėsisht se dėshirojnė tė jenė, por qė intelektualėt e vėrtetė, edhe deri nė nivelin e Akademisė, tė qėndrojnė indiferentė ndaj njė propozimi tė tillė, ėshtė nėnēmuese pėr kombin, nė rend tė parė, e edhe pėr tėrė shoqėrinė qė ua ka dhėnė votat.

    Propozimi ishte qė tė shpallej edhe njė ditė zie. Pse jo? Edhe sa vjet (e dekada) duhet pritur ta sigurojmė njė figurė tė tillė siē ishte Bekim Fehmiu? Nė Nenin 48 tė Ligjit pėr protokollin e shtetit ėshtė edhe ky shpjegim: “Zi shtetėrore mbahet pėr personalitetet e larta shtetėrore e publike; personalitete tė shquara tė komunitetit ndėrshtetėror me origjinė kosovare; njerėz qė sakrifikojnė jetėn e tyre nė krye tė detyrės; fatkeqėsi tė rėnda njerėzore qė prekin thellė ndėrgjegjen e kolektivitetit...”.

    E, pra, Bekim Fehmiu (sigurisht) ėshtė konsideruar se nuk ėshtė personalitet publik. E, cili personalitet publik mund ta zėvendėsonte autoritetin aq tė madh tė aktorit me famė botėrore i cili, rastėsisht, ka qėlluar tė jetė yni? Duhet kėrkuar pėrgjigje nga Kuvendi, derisa tė organizohej njė minutė heshtjeje pėr heshtjen e tij.

    (Autori ėshtė shkrimtar dhe redaktor i kulturės nė gazetėn “Zėri”)

  9. #199
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-04-2009
    Postime
    243

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga tomaras Lexo Postimin

    O ti djalosh!
    Bekimi i kontriboi Kinematografisė Serbe e Jugoslave!
    Ata kanė pėr ēka tė krenohen, e jo ne!
    Po ēfarė kontributi i dha shqipes ai? Njė Hiē tė madh!
    A ėshtė krenari tė jesh vetėm shqiptar apo kėrkohet diēka
    mė tepėr? Ndoshta, ka qenė aktor i madh, por jo pėr ne!
    Ai tėrė jetė e kaloi duke pirė Shlivovicė mu nė mes tė
    Beogradit me shkijet! Besoj se pėr Krenari, nuk shikohet vetėm
    ana profesionale, por edhe ajo njerėzore!

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga ricky_ch Lexo Postimin
    O ti djalosh!
    Bekimi i kontriboi Kinematografisė Serbe e Jugoslave!
    Ata kanė pėr ēka tė krenohen, e jo ne!
    Po ēfarė kontributi i dha shqipes ai? Njė Hiē tė madh!
    A ėshtė krenari tė jesh vetėm shqiptar apo kėrkohet diēka
    mė tepėr? Ndoshta, ka qenė aktor i madh, por jo pėr ne!
    Ai tėrė jetė e kaloi duke pirė Shlivovicė mu nė mes tė
    Beogradit me shkijet! Besoj se pėr Krenari, nuk shikohet vetėm
    ana profesionale, por edhe ajo njerėzore!
    I nderuari Ricky_ch,

    disa anashkalojnė realitetin e pamohueshėm, dhe gjithnjė pėrserisin : artisti srtisti...

    Po tė ishte Bekimi shkrimtar dhe tüė shkruante gjithė veprat e tij nė gjuhė serbe dhe tė tjera, asnjė nė gjuhėn shqipe, disa prap do e ngrisnin nė piedestal...

    Prandaj, veprat e tij janė nė gjuhė shkau, dhe tė tjera, ata le ti thurin lavdi, neve do mburrim qė e kishim nga gjiri jonė, por na ktheu shpinden edhe me vepra u bė i huaji...
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •