Close
Faqja 100 prej 140 FillimFillim ... 50909899100101102110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 991 deri 1,000 prej 1397
  1. #991
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    Unë për veti mendoj se ndeshja ishte e blere/shitur.
    Si jo... me atë mendje flej ti.

    Se luan Prishtina me Trepçën aty, pastaj Gjermania jo se e ka siguruar për vete kualifikimin, si ta mer mendja ty se do ja shes ndeshjen atyre qelbsinave të Sërbisë dhe do e rezikojnë vetën?! (Siç po ndodhen tani në këtë situatë) Asnjëherë!


    P.S; Gjermanët nuk luajtën dhe aq dobët atë ditë, edhe pse mbetën me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Kloses prap e bënë lojën, krijuan plot raste për të shënuar por fati nuk e donte atë baksuzin Podolskin, kur e humbi edhe penaltinë ja vuri kapakun.

    Ne i kemi inat këto Serbët dhe i urejmë, aman nuk kanë skuadër të dobët! Gati të gjithë lojtarët luajnë nëpër skuadrat e mëdhaja të Evropës, pastaj edhe janë "kokëfortë", luajnë me gjith shpirt e zemër për shtetin e tyre. Me këtë fitoren ndaj Gjermanisë këto do bëjnë çmos në ndeshjen tjetër me Australinë për tu kualifikuar, e kanë mundësinë dhe s'do lëshojnë pe.

    Varja këtyre, uroj të kualifikohet Gjermania.
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 19-06-2010 më 21:31
    #VamosArgentina

  2. #992
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Nënshtetësin gjermane kan të gjith lojtarët i gjith stafi i skuadrës, dallimi qëndron tek prejardhja jo tek nënshtetësia mos i ngatëro.

    Ozil psh është me prejardhje Turke ndërsa ka nënshtetësi gjermane.

    Ane Friedrich është me prejardhje gjermane dhe ka nënshtetësi gjermane. Duhet bërë dallimi mes prejardhjes dhe nënshtetësis aktuale.

    Sa i përket asaj që shkruajti ismail qemali, skuadra gjermane është e përzier në skuadër ka lojtarë me prejardhje Polake si psh Podolski dhe Klose, me prejardhje Turke siç është Ozil, poashtu Cacao është me prejardhje jo gjerman i paster edhe ca të tjerë që smë bin ndërmend momentalisht.
    ishte fjala sa te huaj luajn per gjermani
    une e thash se jan 7 qe e kan nenshtetsin gjermane... dmth. nuk jan gjerman por e kan nenshtetsin...
    e ty ndoshta duhet me ta vizatue se je mod.
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 19-06-2010 më 21:35

  3. #993
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Gjermanët harrojnë humbjen befasuese nga Serbia

    Port Elizabeth, 20 qershor - Me përjashtim të disa gjëmimeve për një referim jo të mirë, Gjermania nuk është goditur rëndë nga humbja befasuese në Botërorin 2010 kundër Serbisë.

    Futbollistët gjermanë shumë shpejt e kanë harruar humbjen e pësuar të premten me rezultatin 1:0 dhe janë të bindur se ajo disfatë nuk do të ketë ndikim drejt realizimit të synimeve të tyre.

    Kampionia e trefishtë e botës, Gjermania, është ende në pozitë të mirë për të siguruar biletën për në raundin e dytë të Botërorit 2010. Mirëpo, "panzerët" në xhiron e fundit të Grupit D kundër Ganës të mërkurën nuk do ta kenë në dispozicion sulmuesin Miroslav Klose, për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën me Serbinë.

    Por, sikur që kanë festuar tifozët gjermanë në mbrëmjen e së premtes nëpër baret në Port Elizabeth, edhe futbollistët gjermanë shpejt e kanë harruar disfatën.

    "Skuadra është shumë mirë e përgatitur për të përballur këto goditje. Edhe pasi morëm karton të kuq ne luajtëm lojë shumë të mirë. Jam shumë optimist për ndeshjen e fundit. Ne kemi qenë shumë të fortë në ndeshje me Serbinë dhe kemi mundur të shënojmë disa gola. Ky fakt më bën edhe më optimist", ka thënë kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm.

    Në ndeshje me Serbinë "panzerët" edhe pse luajtën me një lojtar më pak për gati një orë, prapë ishin më të fortë. Vazhdimisht kërcënonin dhe kishin raste shumë të mira.

    Thomas Mueller, Sami Khedira, Bastian Schweinsteiger e Lukas Podolski, treguan një lojë shumë impresive.

    "Nuk arrij ta kuptoj se si një skuadër që e dominon kundërshtarin në fund humb. Por, tash duhet të koncentrohemi në ndeshjen e fundit kundër Ganës. Natyrisht se do të na mungojë Klose, pasi është lojtar me përvojë dhe njihet për lojën e tij të fortë me kokë. Por, duhet të kompensojmë këtë. Ne kemi treguar se dimë të luajmë futboll edhe kur mbetemi me një lojtar më pak dhe kalojmë në disavantazh prej 1:0", ka thënë Mueller.

    Klose ishte shënuesi më i mirë në Botërorin 2006 të mbajtur në Gjermani.

    "Ne kemi një skuadër shumë të mirë. Edhe me dhjetë lojtarë mund të diktojmë tempin e lojës", ka thënë mbrojtësi gjerman Arne Friedrich.

    Sulmuesi me origjinë polake Podolski ka pasur rast që t'i sigurojë Gjermanisë një pikë në sfidën me Serbinë, por penalltinë e tij në minutën e 61-të e priti portieri serb Vladimir Stojkoviq.

    "Unë zakonisht jam një ekzekutues i sigurt. Në një moment je hero, ndërsa në momentin tjetër je idiot. Tash jemi të zhgënjyer, por duhet të koncentrohemi dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshje me Ganën", ka thënë Podolski.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #994
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga ismail_qemali Lexo Postimin
    Ore me Falni se une jam Hollandez dhe nuk e njoh mire skuadren gjermane por sa te huaj dhe sa gjerman ka komtaria di njeri
    ore, ti hollandezo,

    ca do te thuash me kete, ju hollanda i ka te gjithe me gjak arian?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #995
    Audaces Fortuna Iuvat
    Anëtarësuar
    07-02-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    90
    Citim Postuar më parë nga ismail_qemali Lexo Postimin
    Ore me Falni se une jam Hollandez dhe nuk e njoh mire skuadren gjermane por sa te huaj dhe sa gjerman ka komtaria di njeri
    Gjermania i ka te gjithe lojtaret gjermane e asnje te huaj, se nuk e lejon rregullorja e FIFA-s.
    Po ashtu si Hollanda i ka te gjithe hollandeze.

  6. #996
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Aedson e ka fjalën për Podolskin , Ozilin , Klosen kupton? Ata janë me pasaport Gjermane por vjinë nga polonia/turkia e kështu me rrall..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #997
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ashtu siç e ceka më lartë bëhet ngatëresa mes prejardhjes dhe nënshtetësis aktuale. Nënshtetësia fitohet ndërsa prejardhja egziston.
    Sui generis

  8. #998
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga KAT Lexo Postimin
    ore, ti hollandezo,

    ca do te thuash me kete, ju hollanda i ka te gjithe me gjak arian?
    po po, te gjithe te bardhe, 2 metra, flokverdhe e sy bojqielli jane... sidomos ay numri 8..



    germani i merr, por te pakten i merr nga vendet perreth (shqyr tgjithe te bardh ne nje foto)



    pervec atij kakaos, asnje tjeter ska tzi ne ekip.. apo gabohem?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mau_kiko : 20-06-2010 më 09:51
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  9. #999
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Çështja e lojtarëve me prejardhje të huaj është një diçka tjetër dhe nëse do t'u hynim atyre diskutimeve, atëherë do të thoshim se sot asnjë skuadër nuk është etnikisht e pastër.

    Gjithsesi, le t'i marrim gjërat e t'i diskutojmë kështu siç janë. Unë edhe pse jam i pakënaqur për përfshirjen e lojtarëve me prejardhje të huaj në kombëtare, prapëseprapë, si tifoz gjerman, e dëshiroj fitoren e Gjermanisë.

    Thuhet gjerësisht se Gjermania do ta kalojë grupin, por ndeshjen e ardhshme me Ganën unë e shoh shumë të vështirë. Gana do të luajë me kujdes dhe do të përpiqet shumë. Është vetëm një ndeshje dhe po t'i shtosh kësaj edhe ndonjë gjykim të keq të gjyqtarit, ashtu si në ndeshjen me Serbinë, gjërat do të jenë të vështira.

    Unë ndeshjen e shoh të vështirë dhe them se mundësitë për ta fituar janë 50%.

  10. #1000
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Çështja e lojtarëve me prejardhje të huaj është një diçka tjetër dhe nëse do t'u hynim atyre diskutimeve, atëherë do të thoshim se sot asnjë skuadër nuk është etnikisht e pastër.

    Gjithsesi, le t'i marrim gjërat e t'i diskutojmë kështu siç janë. Unë edhe pse jam i pakënaqur për përfshirjen e lojtarëve me prejardhje të huaj në kombëtare, prapëseprapë, si tifoz gjerman, e dëshiroj fitoren e Gjermanisë.

    Thuhet gjerësisht se Gjermania do ta kalojë grupin, por ndeshjen e ardhshme me Ganën unë e shoh shumë të vështirë. Gana do të luajë me kujdes dhe do të përpiqet shumë. Është vetëm një ndeshje dhe po t'i shtosh kësaj edhe ndonjë gjykim të keq të gjyqtarit, ashtu si në ndeshjen me Serbinë, gjërat do të jenë të vështira.

    Unë ndeshjen e shoh të vështirë dhe them se mundësitë për ta fituar janë 50%.
    Mundësit për të fituar ndeshjen Gjermania do të varen nga fakti se si do të shfaqet kombëtarja gjermane në këtë ndeshje dhe çfarë strategjie do të përdor trajneri në këtë ndeshje. Dihet që duhet të ndryshoj diçka pasi Klose do të mungoj në ndeshjen tjetër poashtu ai Badstuber nuk është për botëror definitivisht.
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •