Close
Faqja 102 prej 140 FillimFillim ... 25292100101102103104112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,011 deri 1,020 prej 1397
  1. #1011
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Ehhh pse neper tema tjera te futbollit antaret tjere luajn choke kurse ketu te gjermania eshte e ndalume duhet ti matesh fjalet, a vetem pse eshte Darius me Gjermanin apo cfare, i lumte keti njeri e ka kape ne dor gjithe forumin te ha dreqi po e ofendove.
    Burri 1 X flet !

  2. #1012
    Jo se do Dariusi ti njeri me kete emer te cuditshem po se ashtu eshte rregullorja. Nese neper temat e tjera ndodh ajo qe thua, atehere faji i moderatoreve qe nuk i qendrojne temave ne koke. Dhe mire e the, meqe une jam tifoz me gjermanet, e ndjek kete teme me me vemendje dhe e mbaj vete nen kontroll. Sic mbaj nen kontroll dhe 90 % te ketij forumi. Dreqi te ha jo vetem po ofendove Darius (per ofendime personale as qe me behet vone, sidomos nga tipa si ty) po te ha dreqi po ofendove antaret dhe shkele rregullat. E do me shqip se kaq?

  3. #1013
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    Cili moderator moderon te tema "Tifozat e Anglis" ?
    Cdo teme duhet ta kete nga nje moderator??
    Burri 1 X flet !

  4. #1014
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ne fakt esenca e tifozllikut jane replikat,pse jo dhe sharjet.Nese i heq kete vecori,atehere diskutimit mes tifozesh i humbet lezeti.Edhe une jam tifoz i gjermanise dhe si i tille do kisha deshire te mbroja me argumenta por edhe me perplasje verbale po te jete nevoja,skuadren time te zemres.Me gjithe respektin dhe vleresimin qe gezoj per ty,Darius,nuk me duket e udhes qe nje teme sportive te trajtohet ne menyre kaq sterile.

  5. #1015
    Nuk kam ndermend ta kthej temen ne gallate. Po pate pyetje, shiko kush jane moderatoret e faqes dhe drejtohu tek ata me mesazhe private. Nuk jane temat per pyetje e pergjigje.

  6. #1016
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023


    Deutschland für immer

    fjalen e kam per Futboll
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 21-06-2010 më 09:48

  7. #1017
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    O djema mos beni gallat neper tema, po nuk u pelqeu dicka lirisht drejtohuni tek nenforumi i ankesave mos prishni rendin e temave me komente te kota.

    Tema do te pastrohet nga postimet jasht saj, uroj te kaloni sa me mire.
    Sui generis

  8. #1018
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Loew e di rrezikun nga Gana

    Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, ka deklaruar se e di rrezikun që e pret nga Gana, duke premtuar në mënyrë të tërthortë lojë më të mirë të skuadrës së tij në krahasim me ndeshjen ndaj Serbisë.

    “Gana është e shpejtë dhe mund të luajë mirë në kundërsulme, ata nuk turpërohen para dueleve një me një, pasi që janë të fortë fizikisht. Ka lojtarë të cilët mund t’u hyjnë sprinteve fantastike”.

    “Tempi i përgjithshëm ndaj Ganës do të jetë më i lartë se ndaj Serbisë. Serbët ishin të ngadalshëm dhe u bllokuan, ata e menduan vetëm barazimin dhe për atë luajtën me një sulmues. Do të jetë lojë më e shpejtë, sepse forma fizike në kombëtaren gjermane shkruhet me shkronjën ‘F’ dhe ne dimë se si ta menaxhojmë atë”, deklaroi Loew para gazetarëve. /Telegrafi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #1019
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Darius po une jam tifoz gjerman,nuk e fshehi kete gje.
    U mbyta duke bere tifo per Gjermanine neper tema tjera.
    Plz,...me lere te shkruaj tek kjo teme.
    lol, darius be sevap plako se gjynah.


    Edhe une tifoz i cmendur i Gjermanit jam. mos ma fshi postimin.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  10. #1020
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Me beri pershtypje kjo puna e dy vellezerve Boateng

    Johannesburg, 21 qershor

    Përfaqësuesja e Ganës do të futet në histori të futbollit botëror nëse të mërkurën eliminon nga "Afrika e Jugut 2010" Gjermaninë. Në rast se ndodh kjo, atëherë në familjen Boateng tensionet do të rriten edhe më shumë, shkroi të dielën "Daily Mail".
    Vëllezërit Jerome dhe Kevin-Prince Boateng ka një muaj që nuk flasin me njëri-tjetrin dhe kur Gana përballet me Gjermaninë në kuadër të grupit D, mes tyre nuk do të ketë aspak dashuri.
    Dy vëllezërit janë në Botëror, por njëri, Kevin-Prince Boatengu, luan për Ganën, ndërkohë vëllai tjetër, Jerome Boatengu, për Gjermaninë.
    Dy vëllezërit janë hidhëruar mes vete qëkur futbollisti i Manchester Cityt, Jerome, ka kritikuar vëllanë e tij, mesfushorin e Portsmouthit, Kevin-Prince Boatengun, për lëndimin që i shkaktoi mesfushorit gjerman Michael Ballackut dhe e la pa Botëror.
    "Pas gjërave që Jerome ka thënë për faullin tim ndaj Ballackut nuk flasim njëri me tjetrin. Ne kemi shikime të ndryshme për këtë ngjarje dhe për këtë arsye i kam thënë se duhet të ecim nëpër rrugët tona që kemi zgjedhur gjithsecili", ka thënë Kevin-Prince.
    Po aq kokëfortë është treguar edhe Jerome.
    "Nuk dua më të kontaktoj me të. Kevin ka menduar se duhet ta mbrojë atë dhe ta kritikojë Ballackun. Tash nuk më intereson se çka bën ai dhe nuk jam i interesuar të flas me të".
    Kevin-Prince do të jetë më i fyeri nga tifozët gjermanë në ndeshjen e rrethit të tretë, ndërsa ai është bërë shumë i rëndësishëm te Gana pas mungesës së Michael Essienit. Mirëpo, ai pret që tifozët gjermanë të mos e fyejnë për zgjidhjen që ka bërë. Njësojë sikur vëllai i tij, edhe ai kishte mundësinë të luante me Gjermaninë, por u përcaktua për vendin e origjinës së tij, Ganën.
    "Tifozët gjermanë më kanë bërë shumë foto dhe kanë kërkuar autografin tim, vetëm disa prej tyre më fyejnë. Kam pasur një rast me një fëmijë kur pas fotos më ka pyetur për emrin dhe kur e ka kuptuar se kush jam ka ikur me vrap duke thënë 'oh jo'", tha Kevin-Prince.
    Përfaqësuesja gjermane deri më tani asnjëherë nuk është eliminuar në fazën grupore, ndërsa humbja nga Serbia 1:0 e ka sjellë në situatë të palakmueshme. Gana ka katër pikë dhe prin në Grupin D, ndërsa Gjermania e Serbia kanë nga tri sosh.
    koha.net

Tema të Ngjashme

  1. BESA - Tifozat verdhezinj
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-07-2008, 06:00
  2. Tifozat e Italisë!
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Tifozat e Francës!
    Nga Juventini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 22:16
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •