Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Prishtinë, Mitrovicë, 18 qershor – Bajram Asllani, 29-vjeçar, nga Mitrovica, dyshohet se në bashkëpunim me Hysen Sherifin, po planifikonin të ndërtonin një bazë operacionesh në Kosovë, ku do të rekrutonin persona për xhihad të dhunshëm, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
    Asllani, i cili është arrestuar të enjten në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorit Special të EULEX-it dhe 5 agjentëve të FBI-së, siç shkruan sot “Koha Ditore”, kishte vënë kontakte të vazhdueshme me një grup xhihadistësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin arrestuar në korrik të vitit të kaluar.
    Asllani, që sipas padisë së ngritur nga autoritetet amerikane, njihet edhe me nofkën “Ebu Hatab”, është i akuzuar për furnizim me material përkrahës për terroristët dhe për komplot për vrasje, kidnapim, gjymtim dhe lëndim të personave në vende të huaja.
    Ai është arrestuar në bazë të një fletarrestimi, të lëshuar nga Qarku Lindor i Karolinës Veriore dhe në rast të vërtetimit të të gjitha akuzave, ai mund të dënohet deri në 40 vjet burgim, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.
    Urdhër-kontrolli dhe arresti, si dhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, Klaus Jung. Në fletarrestimin e lëshuar nga Gjykata e Karolinës së Veriut thuhet se i dyshuari ka kryer vepër penale sigurimi i përkrahjes materiale terroristëve, që është në kundërshtim me kapitullin e 18-të të Kodit penal të SHBA-së, seksioni 2339 A, me çka është paraparë si vepër penale me nenin 112 të Kodit Penal të Kosovës, lehtësim i kryerjes së terrorizmit dhe marrëveshjeve për të vrarë, rrëmbyer, gjymtuar apo lënduar personat apo për të dëmtuar pasurinë në shtetet e huaja në kundërshtim me kapitullin e 18-të të Kodit Penal të SHBA-së, seksioni 596.

    Në korrik të vitit të kaluar, tetë persona të dyshuar ishin akuzuar nga Qarku Lindor i Karolinës Veriore, në mesin e tyre edhe kosovari Hysen Sherifi, për komplot për ofrim të materialit në përkrahje të terroristëve, konspiracion për vrasje, kidnapim dhe lëndim të personave të huaj dhe shkelje të tjera. Këta të akuzuar janë: Daniel Patrick Boyd, qytetar amerikan, banor i Karolinës Veriore, Hysen Sherifi, kosovar me leje qëndrimi të përhershme në Karolinën Veriore, Zakariya Boyd, Dylan Boyd, Jude Kenan Mohammad, Mohammad Omar Aly Hassan dhe Ziyad Yaghi, që të gjithë qytetarë amerikanë nga Karolina Veriore.
    Një aktakuzë zëvendësuese, e ngritur më 24 shtator 2009, ka shtuar akuzat ndaj Daniel Patrick Boydit, Hysen Sherifit dhe Zakariya Boydit. Sipas aktakuzës dyshohet në mes tjerash që Daniel Boyd dhe Sherifi kanë bërë komplot për vrasje të personelit ushtarak amerikan si pjesë e një komploti për të sulmuar trupat në Bazën e Marinës Corps në Quantico Va. Këta tre të dyshuar, po ashtu, ishin të akuzuar për posedim të armëve, mbështetje në një rast kriminal dhe Daniel Boydi ka qenë i akuzuar edhe për ofrim të armës një krimineli të dënuar.
    Më 19 prill 2010, janë shfaqur dyshimet se Asllani ka qenë i përfshirë si anëtar në komplot bashkë me të akuzuarit e tjerë. Më saktësisht, sipas padisë, i arrestuari nga Mitrovica, Asllani, ka komunikuar vazhdimisht me të dyshuarit, ka kërkuar para nga komplotistët për të ndërtuar një bazë të operacioneve në Kosovë me qëllim që të përhapte xhihad të dhunshëm, i ka ngarkuar me punë komplotistët në kompletimin e punës për t’i arritur këta objektiva dhe ka pranuar fonde nga komplotistët për t’i ndihmuar atij të udhëtonte.
    Për më tepër, sipas aktakuzës, kosovari tjetër, Hysen Sherifi, thuhet se ka udhëtuar nga Raleigh i Karolinës Veriore për në Prishtinë, më 30 korrik 2008 që të ushtronte xhihad dhe derisa ka qëndruar në Kosovë, Sherifi supozohet se ka krijuar lidhje me Asllanin. Sherifi, shpesh i është referuar Asllanit si “vëlla” në Kosovë. Sipas padisë, Asllani është arrestuar nga autoritet kosovare në vitin 2007 dhe është mbajtur në arrest shtëpiak për një kohë të caktuar. Më vonë ai është dënuar në mungesë nga një gjykatë në Serbi në shtator të vitit 2009 për planifikim të sulmeve terroriste dhe është dënuar me 8 vite burgim.
    Sipas padisë, Asllani i ka ofruar Sherifit video që kanë të bëjnë me xhihad të dhunshëm me qëllim që t’i përkthente dhe t’i përdorte për rekrutim të personave të tjerë për xhihad të dhunshëm apo për t’i motivuar ata që tashmë ishin xhihadistë dhe Sherifi thuhet t’i ketë përkthyer këto video. Më tutje, sipas padisë, Asllani e ka udhëzuar Sherifin që të mblidhte para me qëllim që të blente tokë, e më vonë të krijonte një komunitet në Kosovë, ku do të mund të mbanin armatim dhe municion, e të cilën tokë do të mund ta përdornin edhe si një bazë operacionale për të udhëhequr një xhihad të dhunshëm në Kosovë dhe në vende të tjera.

    Sherifi më pas ishte kthyer në SHBA, më 5 prill 2009, dhe kishte mbledhur para për këtë qëllim, duke pranuar një çek prej 15 mijë dollarëve në korrik 2009, por ishte arrestuar më 27 korrik 2009, para se këto para t’ia dërgonte Asllanit në Kosovë.
    Për më tepër, padia ngarkon Asllanin për pranim të parave nga Sherifi, të dërguara me qëllim që Asllani t’i përdorte për të siguruar dokumente udhëtimi.
    I dyshuari Daniel Boyd thuhet se kishte shprehur dëshirën për t’i ndihmuar Sherifit në planin e tij për të fituar para për “muxhahedinët në Kosovë dhe Boyd kishte deklaruar se ka dashur t’i dërgonte bijtë e tij Zakariya Boyd dhe Dylan Boyd, por edhe vetë ka dashur të udhëtonte për në Kosovë, pasi të kthehej Sherifi”.
    Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, David Cris, citohet nga Departamenti i Drejtësisë të ketë thënë se kjo është natyra e përgjithshme e funksionimit të grupeve terroriste në mbarë botën.
    “Faktet siç dyshohet në këtë padi nënvizojnë lidhjet në mes të ekstremistëve në shtëpi dhe jashtë dhe natyrën globale të kërcënimeve terroriste me të cilat ballafaqohemi. Në të njëjtën kohë, arrestimi i Asllanit demonstron se si bashkëpunimi efektiv në mes të partnerëve ndërkombëtarë shërben për të luftuar kërcënime të tilla. Unë u duartrokas shumë agjentëve, analistëve dhe prokurorëve që ndihmuan në kompletimin e këtij rasti”, citohet të ketë thënë David Cris, pas marrjes së lajmit se Asllani është arrestuar në Mitrovicë.
    Ky hetim është duke u udhëhequr nga Task Forca e përbashkët kundër terrorizmit në Raleight të divizionit Charlotte të FBI-së dhe Qendrës së Karolinës Veriore për Analiza dhe Shpërndarje të Informacioneve, ndërsa Qeveria e Kosovës është përmendur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për kontributin substancial që ka dhënë në këtë rast.
    Në anën tjetër, Besa Asllani, bashkëshortja e të dyshuarit, për ‘Kohën Ditore’ ka thënë se shumë policë ndërkombëtarë dhe vendës kanë ardhur të enjten në mëngjes rreth orës 07:00 dhe kanë arrestuar Bajramin.
    “Nuk kam asnjë ide se pse e kanë arrestuar ndërsa që sjellja e policisë ka qenë shumë korrekte”, ka thënë bashkëshortja e të dyshuarit.
    Sipas saj, policia me këtë rast ka konfiskuar disa dokumente, 2 shtëpiza të kompjuterit si dhe 5 telefona celularë, ndërsa nëna e të dyshuarit Habibja, ka hedhur poshtë çdo mundësi që djali i saj të jetë i përfshirë në ndonjë vepër kriminale e aq më pak që ai të ekstradohet në ndonjë vend tjetër për gjykim. Bajram Asllani, është baba i 3 fëmijëve, ndërsa që në vitin 2007 është dënuar në mungesë nga një Gjykatë e Serbisë me 8 vjet heqje lirie për planifikim të sulmeve terroriste.

    koha.net

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Bajram si se ke dite more djal. Ne burgjet Amerikane, ka shume te burgosur zezak me halet te madh.
    Athue qysh ka me te shkue dita e nata, more i shkrete me ta.
    E qka eshte edhe me keq, askujt ne bote nuk i dhimesh. Nuk i vjen keq qka te ka gjete.
    Madje as me allahun nuk je mik. Aj nuk thote me mbyte njerez.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga ZbatoRregullat Lexo Postimin
    Ai ka thane per ata terroristat Duka e per ata jihadista qe shkojne ne xhami Arabe ne Detroit qe jane gati per sulmuar Ameriken. Po vazhduan keta mjekrroshat keshtu si ja kane nise, shpejt do pendohet Amerika dhe Evropa.
    Po vazhduan ata vet , edhe po ben ndonje sulm ndaj trupave te huaja ne Kosove , te paret qe do te pendohen jan vet ata , me nje sulm te mundeshem nga ana e tyre ndaj trupave te huaja ne kosove brenda 24 orve prej tparit deri te mramtin mjekrosh masovikisht kem mi largu prej kosoves kem me ja fal Arabis Saudite !
    We are all Aliens

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Arrestimi i kosovarit, komentohet nga mediat amerikane
    Në një nga lajmet më kë këqija që mund të vijë, të dalë nga Kosova dhe të marrë dhenë është njoftimi për arrestimin e një individi me kërkesë të organeve federale amerikane, i cili akuzohet për mbështetje dhe planifikim sulmi terrorist...
    Postuar: 12:15:27 / 18.06.2010
    Në një nga lajmet më kë këqija që mund të vijë, të dalë nga Kosova dhe të marrë dhenë është njoftimi për arrestimin e një individi me kërkesë të organeve federale amerikane, i cili akuzohet për mbështetje dhe planifikim sulmi terrorist dhe “luftë xhihadi” mbi një bazë ushtarake në shtetin amerikan Virgjinia, por edhe sulme në Kosovë.

    Këtë akuzë e japin sot gazetat dhe mediat kryesore amerikane, ndër të cilat edhe The New York Times, Rrjeti CNN, agjencitë kryesore të lajmeve dhe gazetat e kanalet e tjera me ndikim në Amerikë.

    “Njerëzit që po planifikojnë sulme ndaj Amerikës dhe amerikanëve nuk janë më në anën tjetër të botës. Hetimi i rastit i filluar në Karolinën e Veriut tani shtrihet përgjatë globit, një gjë që pak kush do ta besonte dhjetë vjet më parë”, deklaroi agjenti special Oëen Harris, përgjegjës për FBI-në në Carolinën e Veriut.

    Sigurisht se deklarata e tij ‘pak kush do ta besonte dhjetë vjet më parë,’ mund të interpretohet si dykuptimëshe: në njërën anë sa jemi ‘afruar’ në atë që e quajmë fshat global, ndërsa në anën tjetër mund të jetë edhe aluzion për shqiptarët e Kosovës dhe ndihmën që dhanë Amerika dhe amerikanët për çlirimin e tyre dhjetë, njëmbdhjetë vjet më parë.

    Njoftimet thonë se urdhërarrestin sipas kërkesës së Departmentit
    Amerikan të Drejtësisë e ka dhënë një gjyqtar i EULEX-it ndërsa edhe arrestimin thuhet se e kryen autoritetet evropiane

    “Me këtë arrestim, dora e drejtësisë po tregohet se është e fortë
    t’i mbërrijë të gjithë ata që duan të na lëndojnë,” deklaroi prokurori
    federal, George Holding.

    “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona pa pushim kundër të gjithë atyre që planifikojnë sulme terroriste ndaj shtetasve amerikanë, brenda apo jashtë Amerikës,” tha Holding.

    (Sylejman Gashi)
    PS.(koment i imi)Turpi po e mbulon kosoven prej ketyre gabeleve,nuk kam koment poshtersi turp.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    E pa justifikuar kjo qe po mundohen keta magjypsit ta bajne ne kosove,per pak pare po mundohen ta sjellin praktiken rusoarabe sikur ne pakistano arabo magjypse edhe ne kosove.Jo qe ta sulmojn ameriken apo bazat ushtarake amerikane,por qe te fusin lufte vllavrasese ne mes sekteve muslimane sikur qe po ndodhe ne vendet e larte permendura,per keto krime te prgaditura nga keta psikopat duhet gjithsesi te merret shteti dhe bashkesia islame e kosoves,pasi keto jane vepra te poshtra.
    Serboruset bashke me magjupet jane shume aktiv qe ta arrijn qellimin e tyre final qe te fusin vllavrasjen me s shqipetareve musliman,pasi ne mes muslimaneve dhe te krishtereve nuk mujten me arrit,tani po ia arrin mes muslimaneve (sekteve)shqipetar,te ju thuash shqipetare,se keta nuk munden me qene shqipetare,pasi shqipetari nuk i pranon keto oferta qe jav ofrojne serborusomagjupet.
    Ju kujtoj muslimaneve te vertete se keta psikopate nuk i bejne keto per ti ruajtur vlerat e islamit,por i bajne vetem per te ja humb imigjin e shqipetreve.
    Mirepo duhet ta din mire keta psikopatet e kosoves dhe te maqedonise se nuk mujne kete ta arrisin ne shqiptari,se nese paraqitet rreziku serioz shqipetaret dine dhe ti izolojn keta psikopat dhe ti mbajne te izoluar tan jeten.Dhashte zoti qe te lirohet kosova nga ky sindrom,mirepo pa ndihmen e vete popullit kjo eshte ma e veshtire,pasi qe rusia me te madhe po investon ne kete drejtim,keti far m..tit ja ka dhane vetem per kafe me pi 15000 $ e kushe e di sa i ka marr per aksionet tjera.Mendoj dhe besoj qe vete mitrovica me gjthe ato probleme qe i ka do te gjej force qe ne forma demokratike ta luftoj bashkvendasin e vete,pasi qe secili duhet se paku oborrin e vete ta pastroj,dhe berllogun ta asgjesoj,se kur te behet vone do tju krymet dhe familjet e tyre vete.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e cubel
    Anëtarësuar
    30-05-2005
    Postime
    34
    Jo me burgim, as me varje në litar, por me grirje mishi dalengadalë në mes të ditës para kamerave e para popullit e kisha dënu këtë kafshë që na e mori ftyrën.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Po vazhduan ata , edhe po ben ndonje sulm ndaj trupave huaja ne Kosove , te paret qe do te pendohen jan vet ata , me nje sulm te mundeshem nga ana e tyre ndaj trupave te huaja ne kosove brenda 24 orve prej tparit deri te mramtin mjekrosh masovikisht kem mi largu prej kosoves kem me ja fal Arabis Saudite !
    Pervec asaj qe permende, po ashtu Shqiptaret prej revostes mund ti djegin te gjitha Xhamite me rradhe.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Bajram si se ke dite more djal. Ne burgjet Amerikane, ka shume te burgosur zezak me halet te madh.
    Athue qysh ka me te shkue dita e nata, more i shkrete me ta.
    E qka eshte edhe me keq, askujt ne bote nuk i dhimesh. Nuk i vjen keq qka te ka gjete.
    Madje as me allahun nuk je mik. Aj nuk thote me mbyte njerez. Qka ka qene qellimi yt ne jete. Tre femije qe i ke, kush tij rrite. Ku i le. Gruan qe e more ne qafe e le rrugav. Nanen Baben familjen te turperuar, para tane botes. Kane me thane euu qka paskem rrite. Sa kemi vujte me te. Femijet kan me kan te shtypur gjithemone . Ju thone ju keni pase babane terrorist. Kalojne keq . Pse jau bere kaq shume zije jeten gjithekujt, dhe vetit. Per ndoj pare , qe ta dhane qe te nxune budall e te mashturan. Puna jote e pat, shkove me turp. Ne sy te krejt botes. Shpresojme qe te jesh rasti i fundit. Po kush do jete kaq i mallkuar qe do te beje si ju.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Terorizmi nuk duhet te hetohet , duhet te parandalohet .
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 18-06-2010 më 09:45
    We are all Aliens

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Hajde ju qe po e shani kastriot miftarajn,na thuani sa te drejt ka kastrioti.
    Une jam i bindur qe ky eshte vetem fillimi,shqiptaret historikisht kan punua per djallin,edhe keta terrorista me serbin i kan rrenjet

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •