Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    18 qershor

    Bajram Asllani, 29-vjeçar, nga Mitrovica, dyshohet se në bashkëpunim me Hysen Sherifin, po planifikonin të ndërtonin një bazë operacionesh në Kosovë, ku do të rekrutonin persona për xhihad të dhunshëm, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
    Asllani, i cili është arrestuar të enjten në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorit Special të EULEX-it dhe 5 agjentëve të FBI-së, siç shkruan sot “Koha Ditore”, kishte vënë kontakte të vazhdueshme me një grup xhihadistësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin arrestuar në korrik të vitit të kaluar.
    Asllani, që sipas padisë së ngritur nga autoritetet amerikane, njihet edhe me nofkën “Ebu Hatab”, është i akuzuar për furnizim me material përkrahës për terroristët dhe për komplot për vrasje, kidnapim, gjymtim dhe lëndim të personave në vende të huaja.
    Ai është arrestuar në bazë të një fletarrestimi, të lëshuar nga Qarku Lindor i Karolinës Veriore dhe në rast të vërtetimit të të gjitha akuzave, ai mund të dënohet deri në 40 vjet burgim, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.
    Urdhër-kontrolli dhe arresti, si dhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, Klaus Jung. Në fletarrestimin e lëshuar nga Gjykata e Karolinës së Veriut thuhet se i dyshuari ka kryer vepër penale sigurimi i përkrahjes materiale terroristëve, që është në kundërshtim me kapitullin e 18-të të Kodit penal të SHBA-së, seksioni 2339 A, me çka është paraparë si vepër penale me nenin 112 të Kodit Penal të Kosovës, lehtësim i kryerjes së terrorizmit dhe marrëveshjeve për të vrarë, rrëmbyer, gjymtuar apo lënduar personat apo për të dëmtuar pasurinë në shtetet e huaja në kundërshtim me kapitullin e 18-të të Kodit Penal të SHBA-së, seksioni 596.

    Në korrik të vitit të kaluar, tetë persona të dyshuar ishin akuzuar nga Qarku Lindor i Karolinës Veriore, në mesin e tyre edhe kosovari Hysen Sherifi, për komplot për ofrim të materialit në përkrahje të terroristëve, konspiracion për vrasje, kidnapim dhe lëndim të personave të huaj dhe shkelje të tjera. Këta të akuzuar janë: Daniel Patrick Boyd, qytetar amerikan, banor i Karolinës Veriore, Hysen Sherifi, kosovar me leje qëndrimi të përhershme në Karolinën Veriore, Zakariya Boyd, Dylan Boyd, Jude Kenan Mohammad, Mohammad Omar Aly Hassan dhe Ziyad Yaghi, që të gjithë qytetarë amerikanë nga Karolina Veriore.
    Një aktakuzë zëvendësuese, e ngritur më 24 shtator 2009, ka shtuar akuzat ndaj Daniel Patrick Boydit, Hysen Sherifit dhe Zakariya Boydit. Sipas aktakuzës dyshohet në mes tjerash që Daniel Boyd dhe Sherifi kanë bërë komplot për vrasje të personelit ushtarak amerikan si pjesë e një komploti për të sulmuar trupat në Bazën e Marinës Corps në Quantico Va. Këta tre të dyshuar, po ashtu, ishin të akuzuar për posedim të armëve, mbështetje në një rast kriminal dhe Daniel Boydi ka qenë i akuzuar edhe për ofrim të armës një krimineli të dënuar.
    Më 19 prill 2010, janë shfaqur dyshimet se Asllani ka qenë i përfshirë si anëtar në komplot bashkë me të akuzuarit e tjerë. Më saktësisht, sipas padisë, i arrestuari nga Mitrovica, Asllani, ka komunikuar vazhdimisht me të dyshuarit, ka kërkuar para nga komplotistët për të ndërtuar një bazë të operacioneve në Kosovë me qëllim që të përhapte xhihad të dhunshëm, i ka ngarkuar me punë komplotistët në kompletimin e punës për t’i arritur këta objektiva dhe ka pranuar fonde nga komplotistët për t’i ndihmuar atij të udhëtonte.
    Për më tepër, sipas aktakuzës, kosovari tjetër, Hysen Sherifi, thuhet se ka udhëtuar nga Raleigh i Karolinës Veriore për në Prishtinë, më 30 korrik 2008 që të ushtronte xhihad dhe derisa ka qëndruar në Kosovë, Sherifi supozohet se ka krijuar lidhje me Asllanin. Sherifi, shpesh i është referuar Asllanit si “vëlla” në Kosovë. Sipas padisë, Asllani është arrestuar nga autoritet kosovare në vitin 2007 dhe është mbajtur në arrest shtëpiak për një kohë të caktuar. Më vonë ai është dënuar në mungesë nga një gjykatë në Serbi në shtator të vitit 2009 për planifikim të sulmeve terroriste dhe është dënuar me 8 vite burgim.
    Sipas padisë, Asllani i ka ofruar Sherifit video që kanë të bëjnë me xhihad të dhunshëm me qëllim që t’i përkthente dhe t’i përdorte për rekrutim të personave të tjerë për xhihad të dhunshëm apo për t’i motivuar ata që tashmë ishin xhihadistë dhe Sherifi thuhet t’i ketë përkthyer këto video. Më tutje, sipas padisë, Asllani e ka udhëzuar Sherifin që të mblidhte para me qëllim që të blente tokë, e më vonë të krijonte një komunitet në Kosovë, ku do të mund të mbanin armatim dhe municion, e të cilën tokë do të mund ta përdornin edhe si një bazë operacionale për të udhëhequr një xhihad të dhunshëm në Kosovë dhe në vende të tjera.

    Sherifi më pas ishte kthyer në SHBA, më 5 prill 2009, dhe kishte mbledhur para për këtë qëllim, duke pranuar një çek prej 15 mijë dollarëve në korrik 2009, por ishte arrestuar më 27 korrik 2009, para se këto para t’ia dërgonte Asllanit në Kosovë.
    Për më tepër, padia ngarkon Asllanin për pranim të parave nga Sherifi, të dërguara me qëllim që Asllani t’i përdorte për të siguruar dokumente udhëtimi.
    I dyshuari Daniel Boyd thuhet se kishte shprehur dëshirën për t’i ndihmuar Sherifit në planin e tij për të fituar para për “muxhahedinët në Kosovë dhe Boyd kishte deklaruar se ka dashur t’i dërgonte bijtë e tij Zakariya Boyd dhe Dylan Boyd, por edhe vetë ka dashur të udhëtonte për në Kosovë, pasi të kthehej Sherifi”.
    Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, David Cris, citohet nga Departamenti i Drejtësisë të ketë thënë se kjo është natyra e përgjithshme e funksionimit të grupeve terroriste në mbarë botën.
    “Faktet siç dyshohet në këtë padi nënvizojnë lidhjet në mes të ekstremistëve në shtëpi dhe jashtë dhe natyrën globale të kërcënimeve terroriste me të cilat ballafaqohemi. Në të njëjtën kohë, arrestimi i Asllanit demonstron se si bashkëpunimi efektiv në mes të partnerëve ndërkombëtarë shërben për të luftuar kërcënime të tilla. Unë u duartrokas shumë agjentëve, analistëve dhe prokurorëve që ndihmuan në kompletimin e këtij rasti”, citohet të ketë thënë David Cris, pas marrjes së lajmit se Asllani është arrestuar në Mitrovicë.
    Ky hetim është duke u udhëhequr nga Task Forca e përbashkët kundër terrorizmit në Raleight të divizionit Charlotte të FBI-së dhe Qendrës së Karolinës Veriore për Analiza dhe Shpërndarje të Informacioneve, ndërsa Qeveria e Kosovës është përmendur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për kontributin substancial që ka dhënë në këtë rast.
    Në anën tjetër, Besa Asllani, bashkëshortja e të dyshuarit, për ‘Kohën Ditore’ ka thënë se shumë policë ndërkombëtarë dhe vendës kanë ardhur të enjten në mëngjes rreth orës 07:00 dhe kanë arrestuar Bajramin.
    “Nuk kam asnjë ide se pse e kanë arrestuar ndërsa që sjellja e policisë ka qenë shumë korrekte”, ka thënë bashkëshortja e të dyshuarit.
    Sipas saj, policia me këtë rast ka konfiskuar disa dokumente, 2 shtëpiza të kompjuterit si dhe 5 telefona celularë, ndërsa nëna e të dyshuarit Habibja, ka hedhur poshtë çdo mundësi që djali i saj të jetë i përfshirë në ndonjë vepër kriminale e aq më pak që ai të ekstradohet në ndonjë vend tjetër për gjykim. Bajram Asllani, është baba i 3 fëmijëve, ndërsa që në vitin 2007 është dënuar në mungesë nga një Gjykatë e Serbisë me 8 vjet heqje lirie për planifikim të sulmeve terroriste.

    koha.net

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Me intereson se Cila eshte aktakuza konkrete ne kete rast per kete person??
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #23
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Akuzohet nga USA per vepra antishqiptare.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Fisnik e ke ne postimin nr.13 ate per qka eshte arrestuar dhe per cka akuzohet ky.E akuzen e plote do e dijme kur te del ne gjygj ne Karolina

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Tash ne lajme ne KTV e ndegjova se Bajram Asllani qenka liruar ?!??!

    Cili esht qellimi i kesaj propagande , e arrestimit , perhapjes se lajmeve ne mediume dhe shum shpejt personat lirohen te pafajshem ?!?!?!?!??!?

    Ky serbosllavi ZbatoRregullat (Sdi-gja) e mbushi forumin me lajmin e njejt , a ka kush ja ngre veshin ktij pisit ?!
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #26
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    epo shihet se ketyre fanatikeve duhet tia qelim syte me gisht.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Ja rrujsh peles ti. Jam jurist edhe per ta gjyku nje rast kerkoj prova dhe jo ma hine ta hina e fjal kafenesh.
    Je jurish ti kerkon fakte ani se edhe ty te vjen cia te shpia e tani ti lypja faktet.
    Une nuk e di qysh po mendoni ju magjupet te luftoni kundra shpetimtarit te shqiptaris dhe ti kerkon fakte pse arrestohet nje magjup i mitrovices,ju mos mendoni se mundeni me ja leviz k..et amerikes zotit te tokes,duhet ta dini se amerika magjupet i ban sugjuk per 22`min.e 13"sec.po nuk don se nuk ka tani me kend me e ushtru ushtrin e vet,e ju mbane kryet nalt se jemi tu e mijt ameriken.
    Pse ju kurr nuk folet njiher qe ta luftoni seborusin qe jav ka pre per 3 dite 180000 musliman ne bosnje,a nuk jav ma nashti apo jeni te paguar prej seboruseve.

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-06-2010
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Fisnik e ke ne postimin nr.13 ate per qka eshte arrestuar dhe per cka akuzohet ky.E akuzen e plote do e dijme kur te del ne gjygj ne Karolina
    sa per informacion Bajram Asllani lirohet ne munges te provave tash ju islamofobista birini qiftelis hajt bacit shkoni me fjet per qkak injorances qe keni jeni verbu sa qe nuk jeni en gjendje te beni dallimin e ngjyres se zeze me at te bardh

  9. #29
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Hhehehehehehe a ja paskan vnue Chipin n´tru kti tipit a. Ju duhet ta dini se metoda ma e mir eshte te shkatrrosh nje organizat qe nga zemra e per ti hyr ne mbrendesi duhet ti futesh njerez si ky Big Foot me Chip ne koke.
    Ne kete metode po vepron edhe shkau i ka fut njerzt e vet dhe po jua ploteson deshirat materiale.
    Ignorant i mosdijes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hillirian-zo : 18-06-2010 më 12:05

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga evev Lexo Postimin
    sa per informacion Bajram Asllani lirohet ne munges te provave tash ju islamofobista birini qiftelis hajt bacit shkoni me fjet per qkak injorances qe keni jeni verbu sa qe nuk jeni en gjendje te beni dallimin e ngjyres se zeze me at te bardh
    Po edhe une jam i lindur si musliman o njeri,mirepo musliman tamam,jo musliman i mjekrrave dhe pantollonave te shkurtuara dhe shamijave.
    Ky tipi ne vend qe te punoj per ti permiresuar familjes se vet jetesen qe siq shihet nga fotografija bejne jete te mjere e te varfer gruaja dhe femijet e saj,ky planifikon baza te xhihadit ne Kosove dhe ate ndaj kujt.?Ndaj vendit qe e shpetoj nje popull nga shfarosja.
    Ata qe bejne nje veprim ose planifikojne diqka te keqe kunder Amerikes per mua do te mbeten gjithmone njerezit me te poshter.
    Lart eshte zoti,poshte eshte Amerika.Dhe pike.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •