Kam lexuar shpesh këtu ne forum që shpesh shkruhet "musliman" si p.sh. te Forumi Musliman. A nuk duhet shkruar "mysliman" në shqip?
Kam lexuar shpesh këtu ne forum që shpesh shkruhet "musliman" si p.sh. te Forumi Musliman. A nuk duhet shkruar "mysliman" në shqip?
Musliman dhe orthodhoks janë gabim.
Shkruhen mysliman dhe ortodoks.
Dicka qe pashe te libri i drejtshkrimit qe nuk e dija se ishte rregull, ishte qe datat shkruhen me pika ne mes si p.sh. 13.06.2010 ose 15.VI.2010.
Une ne fakt keshtu i shkruaj zakonisht, po thjesht sepse duket si me moderne. Po ne paskemi qen modern qe ne 1970-en.![]()
Edhe andej nga krahina ime në shumës u thuhet gomerë, po është dialektore.
Këta të fjalorit shqip elektronik kanë bërë gabim që krahas fjalëve nuk kanë vënë edhe trajtat e shquara të njëjësit dhe të shumësit, ashtu siç janë tek libri. Fatmirësisht unë e kam librin dhe po e sjell si shkruhet.
NGA FJALORI SHQIP:
GOMAR,~ I m. sh. ~Ë, ~ËT. 1. Kafshë njëthundrake, me veshë të gjatë dhe me qime zakonisht të hirtë, që mbahet për ngarkesë.
Fjalor nuk kam dhe se pashe as te fjalori elektronik, po sipas atij librit te drejtshkrimit i bie te jete ashtu sic thua ti, prandaj dhe e ngrita si problem se e kam degjuar gjithmone "gomerë".
Megjithate per ate rregullin e shumesit te emrave mashkullore qe mbarojne me "ar", nuk thuhet se eshte rregull absolut. Mendova qe mos ky ishte nje nga perjashtimet. Di ndonje emer qe ben perjashtim?
Qendron kjo qe ka shkruar Bato, se e kontrollova edhe une. Cudi ama!
Krijoni Kontakt