Komunikatė :
Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė, ka bėrė njė kallėzim penal sot me dt. 31 Maj 2010 nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ndaj z. Kastriot Myftaraj, pėr veprėn penale parashikuar nga neni 265, Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve; neni 266, Thirrja pėr urrejtje nacionale, neni 267; Pėrhapja e informatave tė rreme qė ngjallin panik, tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė, mbėshtetur nė bazėn ligjore, nė Nenin 283 tė Kodit tė Procedurės Penale tė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe ne nenin 1/b tė Kodit Penal.
KMSH i ėshtė drejtuar Prokurorisė sė Rrethit Tiranė me cilėsinė e institucionit mė tė lartė tė pėrfaqėsimit tė myslimanėve nė Shqipėri, i cili ka qellim fetar e bamirės dhe nėpėrmjet besimit islam, tė mbrojė dinjitetin, tė drejtat dhe interesat e myslimaneve, tė rrisė e zhvillojė ndjenjėn e dashurisė e tė besnikėrisė ndaj fesė dhe atdheut, si dhe tė ruajė e forcojė dialogun mes Komuniteteve Fetare Tradicionale nė vendin tonė.
Nė kallėzimin penal thuhet: Nė pėrputhje me Statutin, Aktin e Themelimit dhe Rregulloren e Brendshme tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, si dhe pas miratimit tė Kryesisė sė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, paraqesim sot pranė Institucionit Tuaj, Kallėzimin Penal ndaj gazetarit tė Gazetės se pėrditshme SOT, z. Kastriot Myftaraj, pėr veprat penale tė Parashikuar nga neni 265 Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve, neni 266 Thirrja pėr urrejtje nacionale, neni 267 Pėrhapja e informatave tė rreme qė ngjallin panik, te Kodit Penal te Republikės sė Shqipėrisė.
Z. Kastriot Myftaraj ka konsumuar veprat penale tė mėsipėrme tė parashikuar nga Kodi Penal, nėpėrmjet shkrimeve te tij tė botuara nė Gazetėn e pėrditshme SOT tė datave 27 maj 2010 dhe 28 maj 2010 me titujt: Ylli i kuq i Moskės dhe Guri i zi i Mekės dhe Njė formulė pėr matjen e shkallės sė rrezikut tė terrorizmit islamik nė Shqipėri dhe Kosovė.
Me anė tė kėtyre dy artikujve, z. Kastriot Myftaraj ka nxitur urrejtjen dhe grindjen fetare ndėrmjet popullsisė shqiptare duke pėrhapur dhe botuar shkrimet e tij, gjė e cila vėrtetohet nė shkrimin e tij ku nėnvizojmė:
Ėshtė absurde qė edhe sot tė ketė shqiptarė, pėr fat tė mirė njė pakicė tek kombi shqiptar nė dy anėt e kufirit, tė cilėt ende besojnė tek njė fe si Islami.... Islami prish koherencėn nacionale shqiptare.... muslimani praktikant nuk e quan veten shqiptar musliman, por musliman shqiptar. Kjo do tė thotė se shqiptarizmi i tij ėshtė fiktiv.... Pėr mua muslimani shqiptar ėshtė armiku, me tė nuk kam ē tė diskutoj, dhe me tė as mund tė diskutohet. Ai shfaq njė barbari tė thellė. Unė e urrej atė, se ai ėshtė bartės i njė feje qė shfaq hapur armiqėsinė ndaj kombit shqiptar. Islami ėshtė armik i kombit shqiptar dhe bota islame e urren kombin shqiptar
. Sot deislamizimi ėshtė sfida historike pėr shqiptarėt, nė dy anėt e kufirit. Nė trojet shqiptare duhet tė zhbėhet ēdo shenjė e Islamit. Islami nuk mund tė ketė tė njėjtin status si Krishterimi nė hapėsirėn shqiptare se ėshtė fe e sjellė nga pushtuesi
. Ne shqiptarėt duhet tė ndahemi me Islamin me anė tė njė referendumi mbarėkombėtar, ku njerėzit duhet tė pyeten pėr ndalimin e tij
. Ēdo njeriu qė do tė deklarohet si musliman duhet t i hiqet shtetėsia e Republikės sė Shqipėrisė, eventualisht e Kosovės dhe tė marrė statusin e emigrantit, duke u quajtur emigrant arab
. Shqiptarėt mund tė besojnė tek Zoti pa pasur nevojė pėr kėtė surrogat-fe tė shkretėtirave, ēka ėshtė Islami
.
Gjithashtu me anė tė shkrimeve te tij, z. Kastriot Myftaraj pėrhap informata tė rreme, me qėllim qė tė ngjallė njė gjendje pasigurie dhe paniku tek njerėzit, gjė e cila vėrtetohet nė shkrimin e tij ku nėnvizojmė:
Grupi tjetėr (lexo besimtaret myslimane) janė ata njerėz nė shoqėri tė cilėt, pėr nga bindjet qė kanė pėrbėjnė njė forcė potenciale, e cila mund tė ndėrmarrė veprime tė armatosura pėr pėrmbysjen me dhunė tė rendit kushtetues dhe marrjen e mbajtjen e pushtetit me forcė....Nė anėn tjetėr tė peshores sė sigurisė, pėrballė tyre gjenden rreth 10 000 njerėz me bindje militante islamike.... duket se jemi pranė arritjes sė njė ekuilibri force mes dy grupeve, atij tė forcave tė sigurisė, dhe atij tė radikalėve islamikė..... radikalėt islamikė nė Shqipėri do tė mbėshteten me armė dhe para vetėm nga qendrat fundamentaliste nė botėn islame...... sipas formulės qė ofroj unė, nė tė ardhmen e afėrt ėshtė e sigurt se ky rrezik do tė rritet duke kapėrcyer shkallėt...... Kėshtu qė, nė 3-5 vitet e ardhshme duhet pritur dyfishimi dhe trefishimi nė numėr i grupit aktiv islamik tė rrezikshėm pėr sigurinė e vendit, derisa njė pjesė e madhe e fėmijėve tė tyre do tė arrijnė nė moshė aktive pėr veprime tė dhunshme, shkurt kur mund tė jenė moxhahidinė..... Nė Shqipėri dhe nė Kosovė do tė vijnė tė tėrhequr si nga njė magnet moxhahidinė nga vendet islamike, tė cilėt Greqia, Serbia dhe Maqedonia, do t i ndihmojnė tė hynė nė Shqipėri dhe Kosovė...
Z. Kastriot Myftaraj ne shkrimet e tij shkon mė tej, duke pasur si qėllim vėnien nė rrezik tė paqes publike, si dhe duke bėrė thirrje pėr urrejtje kundėr pjesėve tė popullsisė qė besojnė nė fenė myslimane, duke i fyer ose shpifur pėr to dhe pėrfaqėsuesit e tyre, duke kėrkuar pėrdorimin e dhunės ose tė veprimeve arbitrare kundėr tyre, gjė e cila vėrtetohet mė sė miri nė rreshtat e mėposhtėm:
Mėnyra mė efikase pėr zhvillimin e kėsaj lufte ėshtė nxjerrja jashtė ligjit e fesė islame nė Shqipėri dhe mbyllja e tė gjitha objekteve tė saj tė kultit. Bashkėsia Islame e Shqipėrisė, siē quhet tash Komuniteti Musliman, mund tė thotė se nuk ėshtė fajtore pėr atė se ka radikalė islamikė nė Shqipėri, por ėshtė ekzistenca e fesė islame dhe e objekteve tė saj tė kultit nė Shqipėri, qė ka siguruar logjistikėn e radikalizmit islamik nė Shqipėri. Pra, jo tė gjithė muslimanėt shqiptarė (me muslimanė kėtu kuptoj praktikanėt) janė terroristė potencialė, por tė gjithė terroristėt nesėr do tė jenė muslimanė...... Islami i ka shpallur luftė kombit shqiptar, duke synuar qė ta mbajė tė ndarė nga Perėndimi. Nė kėtė luftė xhamitė janė fortesat e ushtrisė armike, minaret janė tytat e topave tė ushtrisė armike, islamikėt praktikantė janė ushtarėt armiq
. Ose kombi shqiptar do tė ndahet nga Islami, duke u vetėdeislamizuar, ose Islami do ta mbysė kombin shqiptar
...
Fakti qė brenda ditėve tė njėpasnjėshme, autori z. Kastriot Myftaraj ka shkruar artikuj qė sulmojnė besimtarėt myslimanė, pėrfaqėsuesit e Komunitetit tė tyre dhe simbolet e fesė islame, tregon pėr njė fushatė shpifėse-denigruese-kriminale-urrejtjenxitėse, e cila bie ndesh me legjislacionin penal nė fuqi nė Republikėn e Shqipėrisė.
Sigurisht qė me shkrimet e tij z. Kastriot Myftaraj dhe cilido person tjetėr nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė i lirė tė shprehė opinionet dhe mendimin e tij tė lirė, por nė rast se kėto opinione konsumojnė elementet e njė vepre penale, atėherė ėshtė detyrė e ēdo personi qė ka marrė dijeni pėr njė vepėr penale qė ndiqet kryesisht, qė ta kallėzoje atė pranė organeve tė ndjekjes penale. Pėr mė tepėr, Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė duke qenė njė organ pėrfaqėsues i besimtarėve myslimanė shqiptarė tė cilėt ndjehen tė prekur nga sulme tė tilla tė paligjshme, e konsideron detyrim ligjor dhe si shenjė tė respektimit tė legjislacionit shqiptar nė fuqi ti drejtohet me anė tė kėtij kallėzimi penal, pėr vlerėsim dhe veprim ligjor nga ana e Organit tė Prokurorisė sė Rrethit Tiranė.
Nisur sa mė sipėr, nė cilėsinė e personit pėrfaqėsues tė Palės sė dėmtuar nga veprat penale tė kryera nga z. Kastriot Myftaraj dhe nė mbėshtetje tė Kodit tė Procedurės Penale, dhe Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė, paraqes kallėzimin tim pėr fillimin e procedimit penal ndaj z. Kastriot Myftaraj, i cili ka konsumuar veprėn penale tė Parashikuar nga neni 265, Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve; neni 266 Thirrja pėr urrejtje nacionale; neni 267 Pėrhapja e informatave tė rreme qė ngjallin panik, tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė, thuhet nė Kallėzimin Penal tė firmosur nga kryetari i KMSH-sė Haxhi Selim Muēa.
Krijoni Kontakt