Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 178
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga BROZALINI Lexo Postimin
    Deislamizimi i Kosoves do te ishte menēuria ma e madhe pas asaj te Pavaresise. Kete e ka tregue i madhi IBRAHIM RUGOVA, ideologu i Pavaresise se Kosoves i cili kishte ndermend te ndertonte nje katedrale ne Prizerend qe populli kosovar me shumice myslimane te kthehej ne origjine, te deislamizohej, ashtu si dha shembullin vete i madhi Rugova duke vdekur si i krishtene me emrin PJETER ne respekt te emrit, Pjeter Bogdani te cilit i kushtoi gjithe jeten per te nxjerre ne dukje vlerat e ketij shqiptari te madh per Fe e Atdhe. Kthimi ne identitet i kosovareve do te jete fundi i vuajtjeve te tyne shekullore e bashkim me Evropen e KRISHTENE.
    Po bre, shume i madhe ishte he emri ju harroft (Kam fjalen per emrin e dyt, Peter)


  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar mė parė nga palushi Lexo Postimin
    Artikulli i Nikolas Gvosdev pėr Kosovėn nė revistėn “Foreign Affairs”, si simptomė e establishmentit strategjik amerikan
    Written by Gazeta SOT

    Sunday, 16 May 2010 00:00

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Njė artikull pėr Kosovėn, i botuar nė revistėn “Foreign Affairs” ėshtė gjithmonė interesant, se kjo ėshtė revista e Consil on Foreign Relations, i cili ėshtė njė think tank i

    rėndėsishėm me mjaft impakt nė pėrcaktimin e politikės sė jashtme amerikane. Nė numrin e maj-qershorit 2010 tė revistės “Foreign Affairs”, tė maj qershorit 2010, ėshtė botuar artikulli i Nikolas Gvosdev, me titull “Ēngrirja e Kosovės: rikonsiderimi i kufijve nė Ballkan”. Autori ėshtė jo mė pak interesant se artikulli. Nikolla Gvosdev ėshtė njė amerikan me origjinė ruse, i cili ka qenė editor i revistės amerikane “National interest”. Nga viti 2008 ai ėshtė profesor nė Naval War College, nė Newport, Rhode Island. Naval War College ėshtė shkollė pėr pėrgatitjen e oficerėve tė flotės ushtarake detare, si dhe qendėr studimore gjeostrategjike. Nikolas Gvosdev nė fakt vepron si njė lobist rus nė establishmentin strategjik amerikan. Ai ėshtė pėr njė politikė tė appeasement ndaj Rusisė dhe madje ėshtė edhe njė apologjet i regjimit tė sotėm autoritarist tė Kremlinit, pėr tė cilin ka shpikur termin “pluralizėm i menaxhuar”. Gvosdev nė fakt ėshtė njė lobist rus nė SHBA-tė dhe fakti se ai ėshtė nė zemėr tė establishmentit strategjik amerikan, ėshtė simptomė e sė keqes sė shoqėrisė amerikane sot, dhe do tė ishte njė detaj mė tepėr nė radhėn e atyre qė e bėnė Samuel P. Huntington tė shkruante librin-testament “Kush jemi ne: sfidat ndaj identitetit nacional amerikan”. (2004)
    Gvosdev nė artikullin e vet, thotė se SHBA-tė me sponsorimin e pavarėsisė sė Kosovės kanė hyrė nė njė rrugė pa krye, se nuk u arrit qė Kosova tė njihej nga pjesa mė e madhe e vendeve tė botės, se Kosova ėshtė njė shtet i dėshtuar nga pikėpamja ekonomike dhe institucionale, dhe se mbėshtetja e SHBA-ve pėr pavarėsinė e Kosovės ka bllokuar bashkėpunimin e Amerikės me Serbinė. Gvosdev sugjeron: “Pėr tė lėvizur para, Washingtoni duhet tė shkėpusė lidhjen mes ēėshtjes sė pavarėsisė nga ēėshtja e kufijve. Me fjalė tė tjera, debati nėse duhet tė ketė njė shtet tė pavarur me shumėsi shqiptare nė Kosovė, duhet tė trajtohet i ndarė prej ēėshtjeve territorial. Ekzistojnė precedentė pėr kėtė qasje: pas Luftės sė Parė Botėrore, bashkėsia ndėrkombėtare njohu se duhej tė krijoheshin Armenia dhe Polonia, si shtete tė pavarura, para se kufijtė e tyre tė krijoheshin definitivisht; sot, procesi i paqes Izrael-Palestinė filloi prej njė pikėnisjeje sipas sė cilės zgjidhja duhet tė finalizohej me krijimin e dy shteteve, ndonėse nuk u bėnė zgjidhje pėr ēėshtjet territorial. Madje, edhe qė nga bisedimet e dėshtuara tė paqes nė Rambouillet, nė 1999, diplomatėt kanė bėrė gabimin qė tė insistojnė se njė Kosovė e pavarur duhet tė mbulojė tėrėsinė e provincės, siē ajo u definua nga udhėheqėsi komunist Josip Broz Tito… Ēėshtja e ndreqjeve territorial duhet tė jetė sigurisht nė tryezė. Vijat e pėrgjithshme tė njė zgjidhje janė tė qartė: Regjionet me shumėsi serbe nė veri tė Lumit Ibėr duhet tė mbeten pjesė e Serbisė, me disa lloj rregullimesh tė bėra pėr vendet e rėndėsishme tė trashėgimisė serbe dhe enklavat nė jug tė Kosovės”.
    Shkurt, ajo ēka sugjeron Gvosdev ėshtė qė Kosova tė ndahet, duke marrė Serbia njė pjesė tė saj, ndėrsa pjesa tjetėr tė mbetet shteti i pavarur i Kosovės. Gvosdev nuk kujdeset asfare qė tė mos duket proserb. Ai thotė se ishte gabim qė u morėn si tė mirėqenė kufijtė qė dizenjoi Tito pėr Kosovėn, por nuk thotė se edhe kėto kufij qenė nė dėm tė shqiptarėve se lanė jashtė Kosovės Luginėn e Preshevės, ēka ėshtė evidente. Nėse bėn njė marrėveshje- tokė nė kėmbim tė njohjes- me Serbinė, kjo zgjidh vetėm njė pjesė tė problemeve tė Kosovės, qė paraqiti Gvosdev, duke iu referuar edhe njė zyrtari tė lartė amerikan, se: “Siē tha sė fundmi Asistent-Sekretari i Departamentit tė Shtetit, Philip Gordon, Kosova ėshtė duke u shtypur nga “papunėsia e madhe, investimet e pakta, dhe baza ekonomike relativisht e vogėl”. Qeveria nė Prishtinė kėrkon ndihmėn perėndimore pėr tė plotėsuar
    shpenzimet e veta. Ndėrkaq Kosova mbetet njė qendėr pėr narkotikėt, armėt dhe trafikun e qenieve njerėzore, me korrupsionin si njė frenues tė madh tė investimeve tė huaja”.
    Nėse Kosova ndahet, kėto probleme do tė mbeten, duke qenė nė origjinė tė tyre baza e vogėl ekonomike, pėr shkak tė pėrmasave tė vogla tė vendit. Kosova do tė jetė njė vend i varfėr me rreth 9000 km² dhe mbi 2 milion banorė, ēka nuk e bėn tėrheqėse pėr investimet e huaja. Do tė krijohet njė rreth vicioz ku institucionet nuk mund tė funksionojnė, korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk luftohen pėr shkak tė varfėrisė, ndėrsa varfėria nuk mund tė zbutet pėr shkak tė mungesės sė investimeve tė huaja. Atėherė, ēka mbetet, qė pas disa vitesh Kosova tė copėtohet edhe njė herė? Nėse bėhet fjalė pėr ndarje tė Kosovės, siē sugjeron Gvosdev, atėherė ka vetėm njė skenar tė arsyeshėm dhe qė e zgjidh ēėshtjen: ndarja e Kosovės mes Serbisė dhe Shqipėrisė. Nėse do tė vihet nė tryezat diplomatike ēėshtja e ndarjes, atėherė bisedimet nuk duhet tė mbahen mes Beogradit dhe Prishtinė, por mes
    Beogradit dhe Tiranės. Kjo do tė ishte zgjidhja optimale pėr problematikėn qė paraqet Gvosdev. Kėshtu, dy milion shqiptarėt e Kosovės do tė gjendeshin nė njė shtet prej 38 mijė km², me dalje tė gjerė nė bregdet, ku tashmė ka investime tė huaja tė rėndėsishme, tė ēilat do tė shtriheshin automatikisht nė tregun e Kosovės. Rritja e tregut tė Shqipėrisė me 2 milion njerėz, do tė nxiste tė tjerė investitorė tė huaj pėr tė ardhur nė vend. Nėse ndarja e Kosovės do tė bėhej mes Shqipėrisė dhe Serbisė, atėherė do tė vihej nė tryezė dhe ēėshtja e Luginės sė Preshevės, si kompensim pėr territorin qė do tė merrte Serbia nė veri tė Kosovės.
    Por Gvosdev nuk do qė Kosova tė ndahet mes Serbisė dhe Shqipėrisė, se ai kėrkon qė shteti i pavarur i Kosovės tė mbetet, ashtu qė Serbia, kur tė krijohet situata ta aneksojė atė, duke i spastruar etnikisht shqiptarėt. Gvosdev ofron nė artikullin e vet njė ekspedient, tė cilin Serbia mund ta pėrdorė pėr kėtė gjė nė tė ardhmen, kur sugjeron zgjidhjen pėr vendet e trashėgimisė kulturore serbe qė mbeten nė shtetin e Kosovės dhe komunat me shumėsi serbe atje: “Njė model i mundshėm ėshtė marrėveshja e arritur midis Italisė dhe Vatikanit nė 1929. Pėr dekada, Kisha Katolike nuk e njohu marrjen e Romės nga Italia nė 1870; shteti Italian, ngjashmėrisht nuk ishte i prirur qė tė cedonte pretendimin e tij mbi kryeqytetin e tij. Traktati Lateran e zgjidhi kėtė ēėshtje duke themeluar Qytetin e Vatikanit, si njė shtet neutral port ė pavarur. Si shtesė, Vatikani mori tė drejta ekstraterritoriale mbi vendet e shenjta nė Romė, pėrreth saj dhe nė pjesė tė tjera tė Italisė. Sigurisht, rasti i Kosovės nuk ėshtė identik, por modeli lateran mund tė sigurojė vijat e pėrgjithshme pėr njė marrėveshje tė qėndrueshme”.
    Ky profesor Gvosdev nuk ėshtė injorant, kėshtu qė ai me vetėdije thotė rrena tė trasha, si lobist ruso-serb qė ėshtė. Traktati Lateran u bė pėr tė siguruar vazhdimėsinė e ekzistencės sė Selisė sė Shenjtė, si shtet, siē kishte qenė deri nė vitin 1870, territori i atyre qė njiheshin si Shtetet Papale, u aneksua nga Mbretėria e Italisė. Nė rastin e Kosovės, profesor Gvosdev kėrkon qė t’ ia japė statusin e shtetit Kishės Serbe. Me Planin “Ahtisaari”, pikat e tė cilit tashmė janė shndėrruar nė ligje nga Kuvendi i Kosovės, Kisha Serbe e Kosovės fiton praktikisht statusin e njė shteti derisa ajo ka sovranitet mbi territore tė gjera, tė vendeve tė shenjta kishtare nė Kosovė, dhe nė njė territor pėrreth tyre. Gjithashtu Kisha Serbe e Kosovės ka fituar dhe atribute tė tjera qė i mundėsojnė tė sillet si shtet, ndėr tė cilat privilegje doganore dhe tatimore, tė drejtėn pėr tė eksportuar dhe
    importuar mallra me privilegje tė tilla, kinse pėr veprimtarinė ekonomike qė ushtron Kisha Serbe e Kosovės pėr tė mbajtur veten. Por kėto dispozita janė aq tė gjera, dhe Kisha serbe ka tė drejtė tė importojė e eksportojė makineri, lėndė tė para, mallrat ė ndryshme, ēka e bėjnė atė qendėr kontrabande dhe evazioni fiskal pėr gjithė komunitetin serb nė Kosovė, dhe nė perspektivė edhe pėr pjesėtarėt e komuniteteve tė tjera tė cilėt do tė bashkėpunojnė me tė. Kisha Serbe nė Kosovė ėshtė nė pozitė shumė tė favorshme pėr ta bėrė kėtė, se ajo ushtron sovranitetin mbi 42 vende, tė quajtura zona tė mbrojtura, dhe qė janė tė pėrhapura gjithandej Kosovės.

    Kisha Serbe nė Kosovė ka njė veēori pėr tė cilėn ajo nuk mund ta marrė statusin qė fitoi Vatikani nė Itali me Traktatin Lateran. Vatikani nuk ishte i lidhur me njė shteti tjetėr, dhe qendrėn e kishte nė Romė, dhe jo nė ndonjė shtet tjetėr. Kurse, Kisha Serbe e Kosovės ėshtė pjesė e Kishės Serbe me qendėr nė Beograd dhe si e tillė njihet nga Plani “Ahtisaari”. Pėr njė arsye tė ngjashme u ngrinė marrėdhėniet mes Vatikanit dhe Mbretėrisė sė Italisė, deri nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore. Selia e Shenjtė, me qendėr nė Romė, kishte qenė e lidhur tradicionalisht me Imperinė e Shenjtė Romane, trashėgimtare e sė cilės ishte Austro-Hungaria. Mbretėria Italiane, e krijuar nė 1861, i shikonte me pakėnaqėsi tė madhe marrėdhėniet speciale tė Vatikanit me Vienėn. U desh shpėrbėrja e Imperisė Austro-Hungareze nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, qė tė krijoheshin kushtet pėr marrėveshjen mes Italisė dhe Vatikanit. Nėse Kisha Serbe e Kosovės do tė marrė statusin qė ka Vatikani nė Itali, ky nė fakt do tė jetė njė ekspedient shtetėror i Serbisė brenda Kosovės sė mbetur. Kisha Serbe nė Kosovė, do tė jetė njė mikroiimperi me 42 mikroprincipata tė pėrhapura gjithandej Kosovės, e cila do t’ i shpallė luftė shtetit tė Kosovės. Nėpėrmjet kėsaj baze, Serbia do tė zbatojė skenare pėr tė shpėrbėrė shtetin e Kosovės, sipas shembullit tė veprimeve tė Izraelit nė Gaza dhe Bregun Perėndimor. Kėshtu, do tė inskenohen skenare tė atentateve terroriste islamike ndaj vendeve tė shenjta serbe, ēka do tė ēojnė nė ndėrhyrjen e ushtrisė serbe nė Kosovė. Sa mė tepėr qė zvogėlohet numri i trupave tė KFOR nė Kosovė, aq mė tepėr do tė joshet Serbia qė ta bėjė kėtė nė tė ardhmen.
    Nga shkrimi i Gvosdev shqiptarėt e Kosovės duhet tė kuptojnė rreziqet qė mund t’ u vijnė andej nga nuk e presin, nga SHBA-tė. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė nxjerrin njė mėsim nga fakti qė serbėt po e pėrdorin fenė pėr tė rifituar kontrollin mbi Kosovėn. Serbia e humbi Kosovėn me luftė, dhe po e fiton nė paqe, me anė tė Kishės Serbe. Por qė Serbia ta fitojė kėtė betejė nė paqe, duhet qė Kosova tė ketė profil islamik, me xhamia, tyrbe, medrese, turma besimtarėsh muslimanė qė falen nė ditėt e festave fetare. Nė kėto rrethana, shqiptarėt e Kosovės kanė vetėm njė alternativė, qė ta deislamizojnė Kosovėn. Ose shqiptarėt e Kosovės do tė vetėdeislamizohen, ose Islami do t’ i mbytė ata, duke i shėrbyer Serbisė si laku me tė cilin do t’ i mbysė shqiptarėt e Kosovės. Shumėkujt nė Kosovė nuk i bėhet vonė pėr kėtė, se mendon qė ėshtė mė mirė tė shkohet nė Xhehnet, i mbytur nga serbėt, se nė Xhehnem si mohues i Islamit. Por unė kam bindjen se pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė Kosovės nuk mendojnė kėshtu. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė mendojnė pėr njė referendum pėr deislamizimin e Kosovės.
    bisede kafenesh te shekullit XIX!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga dijetari Lexo Postimin
    Do te ishte menqurija me e madhe pas asaj te pavarsis[qe arriten shqiptaret islam]qe ti te humbesh ne eresir e te mos na shitsh propaganden e papes,po qu e shko kulloti dhit apo dhent ,se ti ste kakshe ne tok te kosoves ,por ne tok dikuun te serbis .

    Me fal se po Ju them , po nuk ditke mire shqip,( "o dijetar") me shkolle t'bame nen kosh. Shko e mesoje shqipen, mandej merru me nacionalitet, nisi te tjeret me dhi e dele. Lexoje te gjithe materialin e shkruem nga Kastriot Myftaraj, religjon me ty, mandej kupto "te mirat" qe u sollet shqiptareve me islamizimin injorant qe zhduku kulturen qindravjeēare te shqiptareve.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga Gj.Fishta Lexo Postimin
    Po bre, shume i madhe ishte he emri ju harroft (Kam fjalen per emrin e dyt, Peter)

    http://www.youtube.com/watch?v=9TF44mN8ltg
    E paske marre psudonimin "Gj. Fishta". A e di ti, pseudogjergj, se Fishta ka thane se duhet bisedue me kundershtaret per te ba paqe e jo kompromis? Rugova asht takue me Milloseviēin ne kuader te diplomacise, prandaj edhe ndodhi ajo qe ndodhi me serbin "kokforte" qe mendoi se e mban Kosoven raja. Jane takimet e herepashershme te Rugoves me diplomacine Perendimore e Papen e Romes qe ua ka ba te ditun qendrimin e Milosheviēit ndaj shqiptareve. Nderhymja e NATOS me forca ushtarake e mjete luftarake e gjunjezoi serbin, se kosovaret me pushket e ndryshkuna shqiptare kush e di se ne sa varre masive do te ishin te zhdukun.

  5. #25
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    BROZALINI, babadimri nuk egziston
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    BROZALINI, babadimri nuk egziston
    E di se "babadimri" asht zhduke. E zhduken... Kush?! Atehere "babadimri" asht si "babamusa lakuriq" hahaha.

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    nese jeni duke shiku ndeshjen drejt per drejt ne tv trepqa besa do i shikoni afer 20 mij shikues duke brohoritur All-llahu ekber All-llahu e ky kopili myftaraj le te qan kopalla............si mendson ky qafir neve me na u hjek shtetesia po ky budall duhet me dit qe pastaj ketij i hjeket koka

  8. #28
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Op neser kem me shku tek zyrat civile me nenshkru nderrimin e fes , e mandej do shkojme ne Kishe . Tek ne fund do bejme gjithe si popull nje vizite ne Vatikan qe ta lusim te na njef si shtet.

  9. #29
    Andi Ballshi
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118
    Citim Postuar mė parė nga BROZALINI Lexo Postimin
    Me fal se po Ju them , po nuk ditke mire shqip,( "o dijetar") me shkolle t'bame nen kosh. Shko e mesoje shqipen, mandej merru me nacionalitet, nisi te tjeret me dhi e dele. Lexoje te gjithe materialin e shkruem nga Kastriot Myftaraj, religjon me ty, mandej kupto "te mirat" qe u sollet shqiptareve me islamizimin injorant qe zhduku kulturen qindravjeēare te shqiptareve.
    Nje kerkese shume urgjente per stafin menaxhues-administratorin

    Mos lejoni, te postohen-dergohen gjera te tilla.
    Inteletuali nuk diskuton keshtu - diskuton me fakte.

    Urtaku Sami Frasheri ne porosite: mos shkrua kur je me nerva.
    Interentin e shpiku intelegjenca - njerezit e ditur - andaj edhe njerezit e ditur duhe ta perdorin fjalen e jo shkopin.

    Kastriot Myftaraj, mendoj ka gabimet e veta, por ka edhe shume te verteta.
    Nuk kemi intelektua shqiptare pe t'i hedhur ne shporte.
    Jemi nje popull i vogel, dhe ne rend te pare, per detyre e kemi ta mbrojme shqiptarizmin, Zoti yne i Madh keshtu na porosite.
    Sa per Krishterim dhe Islamin, ka kush te luftoje, jane mbi 3-4 miliarde.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Andi Ballshi : 30-05-2010 mė 12:28

  10. #30
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar mė parė nga BROZALINI Lexo Postimin
    E di se "babadimri" asht zhduke. E zhduken... Kush?! Atehere "babadimri" asht si "babamusa lakuriq" hahaha.
    Jo jo qysh pe shof ti edhe do tjer ala po besoni te Babadimri me kaprojt fluturues .
    ndersa per babamusa lakuriq se kam iden kush esht.
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •