Edhe Torre della Fame ishte arbėrore nė mos gaboj. Po piramdiat e Gizės?
Vetėm se ka njė problem nė lidhje me kėto zbulime historike. Nuk argumentohen dot, dhe ajo ēka mbetet ėshtė tallashi i hollė e i panevojshėm, pėrpos pėr ndonjė thes boksi. Se boksierėt nuk kanė shumė tru. Si nivel inteligjence janė ekuivalent me barinjtė e zonave tė thella malore.
relata refero
Po pyet ne se Olivers Shmit posedonte edhe Skenderbeun e jo vetem librin qe ka shkruar per te? Paske probleme ne dallimin e rases gjindore nga ajo rrjedhore. Nuk po shtoj qe dhe egaliatarizmi yt eshte tejet diskriminues. (Funksionoka vetem ne paragjykimin bosksier=bari mali)
Kur ta takosh Shmit heren tjeter, pyete si merret anetaresia e Slavic Studies Association dhe si shkojne honoraret.
Metodologji boshe, e tejmbushur me debilizma tė cilat fatkeqsisht qėnkan kronike sa herė qė zoti akademik prej tallashi kėrcen nga njėra degė nė tjetrėn. Schmitt pėrdor burime tė kohės nga arkiva qė kanė qėnė larg shovinizmit serb. Schmitt nuk hidhet poshtė duke e sulmuar personalisht, metodė hajvanėsh kjo, por duke posejduar burime historike tė sė njėjtės periudhė historike, dhe me gjykim objektiv. Nejse i kemi konsumuar njėherė kėto.
Gjithsesi po pati ndonjė argument rreth zbulimit tė zotėrisė me avatarin e njė personazhi hollivudian inekzistent, do ishta i interesuar ta lexoja.
relata refero
Ne fakt eshte e kunderta. Shmit ka sjelle te njejtat argumente qe ka perdorur gjithkush tjeter (gjithnje te huaj) por nden nje interpretim personal, qe bart vulen e formimit te tij. Psh. kur thote qe Skenderbeu qe ambicioz, do doja te shihja nje dokument te vetem qe e epiteton Skenderbeun si te tille. Nuk ka. Ky eshte nje interpretim i burimeve serioze ala-Shmit. Dhe eshte me se normale, qe faktet historike te paraqiten nden dritehijen e personalitetit dhe te etaloneve te shkruesit te tyre, psh dashurise se Jirecek per Vlahet, te Shuflait per Kroatet, te Celebiut per Turqit, te Barletit per katolicismin e lista vazhdon.
Eshte zbavitese kur duan te te imponojne mendimin se historia eshte aq objektive sa edhe shkencat e sakta, e pa asnje doze subjektiviteti. Romanticizem qe e le ne bisht Don Kishotin e Mances. Ajo qe dallon historine si shkence nga perrallat eshte sa i kujdeshem ka qene historiani te percoje faktet. Sa e madhe edhe doza interesit ose e parapelqimeve personale ne ato qe shkruan aq me e vogel eshte besueshmeria. Ja perse ne shumicen e resteve akademia serbe nuk shikohet si burim i sakte per historine arberi-serbi. Shmit nuk mund te jete impersonal, por per me teper, as nuk e ka ai pjekurine e nevojshme te historianit per t'u marre me figura aq gjenerale dhe aq komplekse (Skendebeu) nga historia e nje populli per te cilin nuk di asgje, nuk i di as gjuhen. E shumta qe ai njeh jane surrogatet pa perkatesi si puna juaj.
Ne histori, ndryshe nga shkencat e sakta, ajo qe eshte pak e pasakte nuk quhet histori.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 30-05-2010 mė 19:15
A e ka lexuar Barlecin Oliver Shmiti ?
Si u bė e mujtun qe emri i emes se Skenderbeut Voisana te shendrrohet ne Vojsava ?
Tek te gjithe autoret e vjeter thuhet se ØVOISANA = ndoshta Vajzana ?- ishte njė vajz e njė fisniku te Pologut, te familjes Tripalda e jo Triballe si e ngatrrojn disa.
Ne tekstet gjermane madje emri i Visaves shkruhet krejt ndryshe= Boisana, tek latinet Voisana, tani nuk e di se si erdhi deri tek vojsava dhe ku mbeshtetet Schmiti kur permend kete emer qe e quan si te dyshimt emer me origjine sllave ?
Pse atehere Shmiti duke i vrejtur keto ngatrresa te kahershme nuk intervenoi ne asnje menyr per ti permirsuar keto gabime por perkundrazi e nxit iden edhe me tej duke tentuar ta nxjerri Skenderbeun dhe familjene Voisanes (Vajzanes) ?..me origjine sllave ..?
Pastaj kush eshte ai autor i pari qe shendrroi "n" nė "v" ne vend Voisana u bė Vojsava, me ēfare argumentesh u be ky ndryshim nga historianet modern ?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 30-05-2010 mė 19:28
Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Kur hyra nė kėtė forum u ndesha nė njė debat, ku nuk pranoje aleancat serbe tė Skėnderbeut, ku nuk kishte dėgjuar ndonjėherė rreth marrjes sė Krujės nga Venediku, ku flisje pėrēart rreth kombeve nacionale nė mesjetė, e budalllallėqe tė kėtij kalibri. E tani mė drejtohesh edhe me 'surrogat'?Nė fakt, termin surrogat, e gjen me bollėk tek metodologjia qė ju ndiqni. Duke u munduar tė denigroni personalisht historianin, e nga ana tjetėr mos servirni asgjė, pėrveē sofizmave boshe. Ose monotonisė sė pėrgjigjeve 2-3 rreshtore me histori tė tipit, ''kėshtu ėshtė sepse dua unė tė jetė''. Por jo pasi ekzistojnė dokumentet e kohės qė pėrēojnė mesazhin e vėrtetė, dhe ndėrtojnė tablonė e figurės historike nė fjalė. Kėshtu qė surrogatėve i mbetet tė ankohen pėr burimet, tė shohin me sy konspirativ ēdo gjė rreth tyre, tė kėrcejnė nga njėra degė nė tjetrėn e gjėra tė kėsaj kategorie, tė pėrfshira tek emėrtimi i mėsipėrm.
E kam shtruar edhe njėherė kėtė pyetje. Oliver Jens Schmitt i takon profesionit tė historianit. Ju cilės sferė shkencore i takoni pėr tė gjykuar njė figurė kaq 'impersonale'? Sepse shihet qartė qė njė ide tė pėrgjithshme rreth libirt nė fjalė e keni marrė si info forumore, pa lexuar as edhe njė rresht tė vetėm. Por kėto janė paradokse qė ndodhin edhe me tė ashtėquajturit historianė shqiptarė qė marrin guximin tė hyjnė nė debate historike pa lexuar argumentat qė bashkėbiseduesi ofron. Gjithsesi mė e pakta ėshtė se i takojnė njė profesioni shkencor, ndryshe nga disa historianė tė vetėshpallur forumor.
Nejse, jini i lirė tė merreni me figurat 'impersonale' dhe ti denigroni si kundėrpeshė e paaftėsisė, pėr ti hedhur poshtė nė mėnyrė faktive. Quhet ndryshe 'vetkėnaqje'. Virtyt i surrogatėve.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 30-05-2010 mė 19:28
relata refero
Pash Zotin ēa shkruan? Barleti pėrmend Vojsava Tribalda, dhe me 'tribaldė' ai njeh bullgarėt, ose sllavėt e Pollogut. Barleti ndan shqiptarėt (qe nuk i identifikon me kėtė emėr qė do tė shpiket me vonė) nga sllavėt. Pėrse vallė Vojsava ka emėr sllav dhe mbiemer sllav? Nuk eshte thjeshtė emri sa mbiemri "bullgarja".
Pyetje: E ka lexuar ndonjėri/a Schmittin?
relata refero
Ne se jeni Shmit dhe me pyesni per profesionin tim pasi qe libri ka deklaruar profesionin tuaj, do te reciprokoj. Ne se jeni avokat i Shmit, do duhej qe ai te kishte hapur me pare padi ndaj meje, dhe une te shikoja kredencialet tuaja juridike.
Sic thashe, Shmit s'ka perdorur asnje fakt me vlere mbi Skenderbeun qe nuk e kemi hasur me pare. Problemi eshte me interpretimin amatoresk te tij.
Per temat e tjera jam pergjigjur ne temat e tjera. Po shtoj ketu vetem se grupet homogjene qe flasin nje gjuhe, ndajne territore adjacente, kane te njejne kulture shoqerore dhe organizim social une i quaj nje etni.
Nuk habitem aspak qe ne mesjete nuk kishte kesi etnish pare nga perspektiva e invaduesve sllave, sirane, mongole e vlahe. Madje edhe sot ne Kosove nuk ka nje etni por nje konglomerat 5 yjesh.
PS. Historia per mua nuk eshte njohuri abstrakte, e as makineri gradash. Eshte mesim, ne fakt, eshte mesimi se duke lejuar shkrime te felliquara si keto qe progagoni ju dhe klienti juaj, i keni marre jeten dhe perspektiven historikisht gjeneratave te tera te nje populli indipendent e krijues.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 30-05-2010 mė 19:53
Krijoni Kontakt