Close
Faqja 21 prej 70 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 691
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pohimet e Raguzės, Kalikstit III dhe Piusit II, O. Schmitt mund t‘i konsiderojė si pėrgėzime dhe vlerėsime retorike, pra si nxitje pėr tė vazhduar rezistencėn shqiptare, e cila ishte nė interes tė tyre – pėr kėtė arsye jo argumente me vlerė dokumentare. Nuk di nėse do ta pranojė vlerėsimin qė ka bėrė njė kundėrshtar i Skėnderbeut, Antonio Sabeliko (Antonius Sabellicus), njė humanist italian, bashkėkohės i Skėnderbeut, i cili ishte 32 vjeē kur vdiq Heroi. Nė veprėn e vet “De Bello napolitano” (Mbi Luftėn napolitane), ai tregon se ēfarė i kishte thėnė i ati, Johan Koēi (Johannes Coccius), i cili si dhe Skėnderbeu kishte marrė pjesė nė luftėrat qė u zhvilluan nė Pulje, mė 1461. Nė kėtė luftė Skėnderbeu ishte rreshtuar nė anėn e mbretit tė Napolit, Ferdinandit tė Aragonės, kurse Johan Koēi luftonte nėn komandėn e Robert Orsinit nė radhėt e kundėrshtarėve tė mbretit napolitan, tė kryesuar nga Rene d‘Anzhu. Biri i Johan Koēit, humanisti Antonio Sabeliko, ka shkruar nė veprėn e pėrmendur: “Thonė se ky (Skėnderbeu – K.F.) ka qenė shumė i rreptė nė luftė dhe se, pas Pirros, i cili luftoi nė tokėn e Italisė me romakėt, nuk ka dalė nga shqiptarėt njeri me nam kaq tė madh. Im atė, Johan Koēi, i cili pėr shumė kohė shėrbeu nė Luftėn Kalabreze, kishte zakon, kur unė isha i ri, tė mė tregonte se kishte parė njė burrė epirot (Skėnderbeun – K.F.), i cili kishte dalė me gjashtėqind kalorės nė Pulje nė emėr tė Ferdinandit. Sa qe i gjallė, ai mbrojti trimėrisht me njė grusht burra kundėr turqve, nė Epir, principatėn qė kishte shtėnė nė dorė rishtazi me pėrpjekje tė mėdha. Mbante gjithmonė gjashtėqind kalorės tė zgjedhur. Sė bashku me ta, nė pėrleshje tė egra, ai shpesh shpartalloi dhe vuri pėrpara ushtri armike shumė mė tė mėdha se tė vetat”. Pastaj Antonio Sabeliko shkruan nga ana e vet: “Pas vdekjes sė tij, (Skėnderbeut – K.F.) thonė se popujt, tė habitur nga trimėria e kėtij burri, zunė tė shihnin tek ai diēka qė kalonte pėrtej aftėsive njerėzore dhe tė kujtonin princin e dashur me kėngė madhėshtore. Burra tė denjė pėr t‘u besuar mė kanė treguar se m‘u nė mes tė zjarrit tė luftės, kur gjithēka shungullonte nga armėt e barbarėve, grumbuj vajzash (shqiptare) e kishin zakon tė mblidheshin ēdo tetė ditė nė sheshe, ku ai kish sunduar dhe tė kėndonin lavdinė e princit tė tyre tė vdekur, ashtu siē bėnin edhe tė moēmit nė kremtimet mortore tė heronjve tė mėdhenj”. Ja teksti nė origjinal: “Ferunt hunc ferocissimum in armis furisse, et qualem post Pyrrhum, qui cum Romanis in terra Italia bellavit, Epiroticum nomen non habuit. Solebat Joannes Coccius, pater meus, qui Calabro bello… aliquandiu militavit, adolescenti mihi enarrare, vidisse se Epirotam hominem, qui cum sex centis equitibus Ferdinandi nomine in Apuliam transiverat… Is principatum sua industria in Epirum recuperatum, quood vixit, adversus Turcos cum paucissimis fortiter defendit. Sexcentos lectissimos equites habuit semper. Cum his saepissime barbarotum copias suis longe majores, conserto proelio, fudit, fugavitque. Quo factum esse ajuint, ut post ejus mortem eximia viri admiratione populi imbuta, quasi in illo aliquid vidissent quod humanum excederet fastigium, grati principis memoriam solemnibus consecrabant carminibus. Retubrunt mihi fide digni viri, vel medio ardore belli, et tum quum barbarorum armis omnia strepebant, puellarrum caetus in his urbibus, qiubus ille imperavit, octavo quoque die mediis triviis coire solitos ac defucti principis, ut veteres magnorum heroum in comitiis solebant, lauder decantare. (Antonius Sabellicus, Rerum Venetarum, Venecia 1718, f. 756-757).
    http://74.125.77.132/search?q=cache:...&ct=clnk&gl=se

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kush ishte qefaliu i Kaninės Kastriotis

    Shkruan : Dr. sc. Musa Ahmeti

    Pėr tė ndriēuar nė pėrgjithėsi, njė epokė tė caktuar apo njė personalitet tė veēantė, tė shquar nė histori, siē ėshtė Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, domosdo duhet mbėshtetur nė burime dokumentare qė ruhen nėpėr arkiva tė ndryshme, qofshin ato tė botuara, pjesėrisht tė botuara apo tė pabotuara; tė cilat janė si njė hallkė ndėrlidhėse nė mes historisė kombėtare shqiptare, me historinė e vendeve tė Ballkanit, Lindjes sė Afėrme dhe Evroės nė veēanti. Shumė herė, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur, pėr shkak tė mungesės sė burimeve tė shkruara; po nė raste tė caktuara, edhe kur ato ekzistojnė, faktori njeri, me veprimet e tija, tė njėashme, tendencioze dhe tė mbrapėshta, ka bėrė qė shumė fakte, ngjarje e data, tė shtrembėrohen, tė keqinterpretohen, deri nė skajshmėri ekstreme, pėr qėllime tė caktuara. Ballafaqimi i studiuesve me raste tė tilla, ėshtė i shpeshtė, shkakton vėshtėrsi tė shumta dhe herė-herė krijon rrėmujė tė vėrtetė, duke nxitur debate tė ashpėra, pėr saktėsimin dhe vlerėsimin kritik tė njė burimi a, dokumenti i cili ėshtė botuar e ribotuar, nė edicione tė ndryshme. Ėshtė tashmė e njohur, se botimi i parė i njė burimi [dokumenti] zakonisht shfrytėzohet, nga studiues e krijues tė fushave tė ndryshme, si akt i kryer, dmth. i skatė dhe preēiz, pa pasur mundėsi qė ta konsultojnė origjinalin, respektivisht ta krahasojnė dhe ballafaqojnė, atė, qė ju ėshtė servirur, me dokumetin e vėrtetė.
    Me rastin e 600 vjetorit tė lindjes sė heroit tonė kombėtar, Skėnderbeut
    E vėrteta mbi dokumentin e Arkvit tė Dubrovnikut
    Vatikan
    D uke shfrytėzuar lėndėn burimore, tė Arkivit tė Dubrovnikut, dokumentat origjinale pėr shekullin e XIV-tė, tė cilat ruhen nė fondin: seria e dokuemtave tė Vijenės; nė signaturėn nr. 1019, kemi hasur origjinalin e dokumentit nga 2 shtatori i vitit 1368, nė tė cilin, pėr herė tė parė, nė histori, [nga dokumentat e shkruara tė njohura deri me sot] pėrmendet emri Kastriot .
    Pos ribotimeve, nė disa gjuhė, ky dokument, ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe. Fillimisht, tė pėrkthyer e hasim nė sBurime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisės volumi II, Tiranė 1962; pastaj nė Prishtinė nga dr. Tefik Geci nė vitin 1968 dhe sė fundi nga dr. Ramiz Abdyli nė vitin 1984. Botimi i Tiranės me atė dr. R. Abdylit ėshtė identik, nuk ka asnjė ndryshim, as nė stil e as nė gjuhė, derisa pėrkthimi i dr. T. Gecit ndryshon. Tė tre kėto pėrkthime, kanė lėshime tė ndieshme, nuk janė tė sakta dhe preēize, ju mungon qasja profesionale, ndoshta si pasojė e mosnjohjes sė paleografisė sllave, cirilike dhe glagolike apo nga mosėshfrytėzimi i origjinalit [kėtu pėrjashtojmė dr. T. Gecin, i cili si duket, ka shfrytėzuar origjinalin], gjithnjė duke u mbėshtetur nė botimet e bėra, nga studiues tė huaj, tė cilat kanė mangėsi dhe paqartėsi tė shumta.
    Rrethanat historike, nė tė cilat kaloi populli shqiptar nėn sundimin dhe okupimin e perandorive tė mėdha, nėn administratėn fetare tė Vatikanit, Bizantit dhe Stambollit, nėn ndikim kulturor tė gjuhėve: greke, latine, turke e sllave, krijuan zbraztėsi tė shumta pėr periudha tė rėndėsishme tė histroisė sonė kombėtare. Burimet e shkruara, kryesisht u ruajtėn jashtė Shqipėrisė, nė shtete tė ndryshme nė arkiva dhe biblioteka tė shumta, shtetėrore, kishtare, por edhe private dhe kryesisht nė gjuhė tė huaja. Njėri ndėr arkivat mė tė pasura pėr shekullin e XIV, pėr histroinė e Shqipėrisė nė veēanti, e Ballkanit perėndimor nė pėrgjithėsi, ėshtė Arkivi Historik i Dubrovnikut, pėr shkak tė rolit tė rėndėsishėm qė kishte Raguza (Dubrovniku) nė sferėn e mardhėnieve ekonomiko-shoqėrore dhe finaciare, me vendet fqinje ballkanase. Njė vend i rėndėsishėm i takon Shqipėrisė dhe familjeve pricėrore e bujare tė saj, nė kėto marrėdhėnje, tė cilat kanė lėnė gjurmė tė shumta tė shkruara. Familja mė e dalluar, ėshtė ajo e Kastriotėve, pėr tė cilėn nė fonde tė shumta, tė kėtij arkivi, ruhen dokumente, akte dhe testamente tė ndryshme, tė karakterit publik dhe privat.
    Njėri nga dokumentat mė tė rėndėsishėm, pėr kėtė familje, ngase pėr herė tė parė, e gjejmė tė shkruar emrin e saj, Kastriot, ėshtė dokumenti nr. 1019 , nga fondi i dokumentave tė Vijenės, i lėshura me 2 shtator tė vitit 1368 . Pos rėndėsisė se, pėr herėt tė parė pėrmendet emri i Kastriot, ky dokument, ka edhe njė rėndėsi tjetėr tė veēantė, ngase leximi, transkriptimi dhe pėrkthimi i tij ėshtė bėrė nė mėnyrė tė gabuar, veēanėrisht nga studiuesit e huaj, gjerman, tė cilėt, nuk e njihin me themel sllavishten. Kjo gjė ka nxitur studiuesit sllav, qė tė nxierrin pėrfundime tė gabuara, se Skenderbeu, qenka me origjinė sllave!
    ***
    Kėsaj radhe, pėr t‘iu dhėnė fund debateve tė shumta kontradiktore; pėr tė hudhur poshtė me forcėn e argumenteve, pretendimet qėllimkėqija sllave, por edhe tė tjerėve, ne botojmė fototipinė e origjinalit, transkriptimin nė gjuhėn sllave me grafema latine dhe pėrkthimin nė gjuhėn shqipe...
    Ngritja dhe forcimi i feudalėve e princėrve vendas shqiptar, nė disfavor tė pushtuesve tė huaj, si rezultat i njė procesi tė gjatė dhe tė mundimshėm, tė zhvillimit politko-shoqėror, kulturor dhe ekonomik qė kishte filluar nė shekullin IX-tė, solli formimin e disa shtetve feudale, nė pjesė tė ndryshme tė Shqipėrisė etinike.
    Kronika e Janinės dhe ajo e Epirit nga shekulli i XIV-tė, na mundėsojnė tė kemi njė vėshtrim tė pėrgjithshėm pėr pozitėn dhe gjendjen e Kaninės dhe Vlorės nė kohėn kur u shkrua dokumenti [ diploma ] i Aleksandrit nė vitin 1368. Pas vdekjes sė mbretit Dushan, perandoria e tij u shkatėrrua shpejt, kėshtuqė menjėherė, lindėn sundues tė vegjėl tė cilėt ishin, gjysmė tė varur. Nė Shqipėrinė Jugore dhe nė disa vise tė Epirit, pas disfatės sė Simeon Uroshit, trashėgimtari i despotatit tė Epirit, Niqifori, nė vitin 1358, bėri pėrpjekje qė tė rikthente territoret e humbura nė disa vise shqiptare, por kjo gjė nuk i shkoi pėrdore ngase, hasi nė rezistencė tė fortė, tė shqiptarėve, pėrkundėr njė ushtrie tė shumtė nė numėr, qė dispononte, nė mesin e tė cilės kishte edhe mercenar turq; ai u vra dhe ushtria e tij u shkaktėrrua, nė betejėn te lumi Ahelos. Ky sukses i feudalėve shqiptarė e vlleh, mundėsoi forcimin e tyre dhe shtimin e aspiratave pėr zgjėrime tė reja.
    Nė Vlorė e Kaninė, por edhe nė viset pėrreth, sundonte Joan Asen Komneni i cili u martua me Anėn, nėnėn e Niqiforit, sipas tė cilės muar edhe mbiemrin. Kėtė e zėvėndėsoi Aleksandri, i cili nė asnjė dokument tė njohur deri me tashi, nuk thirret Komnen! Ky, ishte qytetar nderi i Dubrovnikut dhe kishte raporte tė mira ekonomike e tregtare me Dubrovnikun. Pos Aleksandrit, qytetarė nderi nė Dubrovnik ishin edhe familjet fisnike shqiptare, tė: Balshajve, Topijajve, Aranitėve, Matrangėve, Kastiotėve, Muzakėve, etj, gjė qė ju siguronte favore tė konsiderueshme nė zhvillimet tregtare dhe shkėmbimin e mallrave me shtetet fqinje. Kėto lidhje forcohen edhe mė shumė gjatė shekujve XIV e XV-tė, por fillin e kishin qė nė shekulin e XI-tė, pėr tė arritur njė nivel tė lartė zhvillimi, gjatė sundimit tė pricnit tė parė tė Arbėrisė, Progonit dhe bijėve tė tij: Gjinit e Dhimitrit.
    Sipas burimeve tė njohura, Aleksandri duhet tė ketė sunduar si zot i Vlorės dhe Kaninės nga viti 1363 deri nė vitin 1380. Si pasojė e luftėrave dhe kontradiktave tė pandėrprera me feudalėt fqinjė, duke mos pasur njė pozitė tė fortė nė principatėn e tij, nė vitin 1368, kėrkoi nga Dubrovniku qė tė shpallet qytetar nderi, me kėtė gjė, ai dėshironte qė mė parė tė siguronte strehim, nė rast rreziku nga ndonjė e papritur, gjė qė ishte e zakonshme pėr kohėn; ngase veprime tė ngjashme kishin bėrė edhe shumė bujarė tė tjerė vendas. Dokumenti i shkruar, [ diploma ] arriti sipas tė gjitha gjasėve, nė Dubrovnik , nė gjysmėn e dytė tė muajit shtator tė vitit 1368.
    Pėrshkrimi dhe karakteristikat e veēanta tė dokumentit
    Dokumenti nė origjinal, ėshtė i shkruar nė sllavishte tė vjetėr, me grafema ēirilike me elemte tė glagolicės. Ėshtė i shkruar nė letėr - gjysmė karton, ka dimensione: 26.5 x 39.8 cm. Dokumenti ėshtė i ruajtur dhe ndodhet nė gjendje tė mirė. Ėshtė i shkruar me ngjyrė tė zezė, me shkrim shumė tė imėt, nė kursiv, qė vende-vende lexohet me vėshtėrsi. Siē ishte zakon i kohės, ka shkurtesa tė shumta. Nė fund, nė mes tė dokumentit, ėshtė gjurma e vulės sė rrumbullakėt, nga dyelli i kuq, e cila ėshtė shumė e dėmtuar, ku mezi mund tė lexohen disa grafema. Shkak i dėmtimit tė vulės, ėshtė zhvendosja e shpeshtė e kėtij dokumenti nė relacionet: Dubrovnik-Vijenė-Beograd-Dubrovnik. Kėtė dokument e ka shkruar logofeti Gjorica, siē mund tė vėrehet nė fund tė dokumentit. [ Logofeti kryesonte zyrėn e kancelarisė sė princit, e cila hartonte dokumenta shtetėrore, si diplomat, taktatet ndėrkombėtare, letrat zyrtare e private tė sundimtarit, mbante korrespodencen diplomatike me shtetet tjera, kujdesej pėr tė gjitha llojet e akteve, drejtontonte financėn, etj .]
    Dokumenti pėr herė tė parė ėshtė botuar nė vitin 1840, me ribotime tė shumta, po asnjėher korrekte. Ky dokument, nė formėn e botuar deri tashi, ka shkaktuar debate dhe kundėrthėnje tė shumta, tė cilat kanė pasur si pasojė, shtrembėrimin dhe vėnien nė pikėpyetje tė origjinės shqiptare tė Skenderbeut. Numri i atyre tė cilėt kanė mbėshtetur kėtė dokumet tė botuar, e me mangėsi, ėshtė tepėr i madh, psh. Hopf, Hahn, Ippen, Jireēek, Makushev, Fiander, Shuflaj, Wenger, Mikloshiq, Novakoviq, Hammer, Iviq, Thalloczy, Pisko, Fallmerayer, Paganel, Shafarik, Pastor, Marinesco, po, pėr fat tė keq edhe ndonjė shqiptar!
    Botimet e bėra nė gjuhėn sllave nga Karanotvrtkoviqi /1840/, Mikloshiqi /1858/, Makushevi /1871/, Novakoviq /1912/, Stojanoviq /1929/, etj; nuk dallojnė nga njėra tjetra, pos qė Stojanoviqi, shton njė pikė, para emrit tė Branillos. Shuflaj, Jireēek e Thaloēi, e botojnė dokumetin nė vitin 1918, tė pėrkthyer nė gjuhėn latine, me disa lėshime, si duket ata kanė shfrytėzuar Mikloshiqin, kėshtuqė, kėta fillimisht e mohojnė qė emri Branillo i takon emrit Kastriot; por mė vonė ndėrrojnė qėndrim dhe pohojnė se: emri Branillo i pėrket emrit Kastritot! Tė njėjtin qėndrim, pra atė se: emri Branillo i pėrket emrit Kastritot, e mbajnė edhe Hopf /1873, /Hahn /1853/, Ippen /1899/, Hammer, /1840/ Pisko /1894/, Fallmerayer /1866/, Paganel /1855/, Pastor /1891/, etj.
    Lėshimi i Carl Hopf-it dhe pasojat tepėr tė rėnda qė kishte nė histori
    Lėshimin mė tė ndieshėm, ndėr studiuesit e huaj e ka bėrė Hopf-i. Nė botimin e: Chroniques Greco-Romanes, duke folur pėr trungun gjenealogjik tė Kastriotėve, ai thirret nė dokumentin Aleksandrit nga viti 1368 dhe duke mos e zotėraur mirė sllavishten, duke mos lexuar me vėmendje dorėshkrimin, ai nuk pėrfill fare interpunkcionet, i bėn njė stėrgjysh Skenderbeut, me emrin Branillo Kastrioti, duke mos lexuar grafemėn sis nė mes tė dy emrave. Kėtė interpretim tė gabaur tė Hopfit, nė shekcėn historike, e kanė shfrytėzuar edhe shumė historijanė e shkencėtarė tė tjerė, duke formuar idenė e gabuar mbi origjinėn e Kastriotėve. Kėtė gjė, me mjeshtri tė veēantė e kanė shfrytėzuar historianėt sllavė, duke shkruar studime tė tėra mbi kėtė temė.
    Pėr fat tė mirė, studiues dhe shkencėtarė tė mėvonshėm, kanė kapur njė lėshim tė tillė, duke hudhur poshtė kėtė teori tė gabuar. I pari, qė nė mėnyrė shkencore hudhi poshtė kėtė lėshim tė ndieshėm, ishte Fan Noli. Pėr fat tė keq, deri me tashi, asnjėherė nuk u botua komplet fototipia [ faksimili ] e origjinalit, transkriptimi dhe transliterimi i plotė i bazuar nė origjinal, por ēdo herė, u botuan studime tė veēanta duke u mbėshtetur nė botimet e mėparashme, ku gabimet ishin tė pa evitueshme. E njėjta gjė ju ndodhi edhe studiuesve shqiptarė.
    Transkriptimi dhe transliterimi i origjinalit tė dokumentit nr. 1019, ėshtė shumė i vėshtirė pėr studiuesit dhe historianėt, tė cilėt nuk janė specilasitė tė paleografisė sllave, sidomos asaj cirilike dhe glagolike. Shkurtesat e shumta, pastaj grafia e imtė dhe nė disa raste, dora e stėrvitur e logofetit, vėshtirėsojnė edhe mė shumė transkriptimin dhe transliterimin. Ky dokument, ėshtė njė diplomė e karakterit publik, e cila mban nė vetė tė gjitha karakteristikat e dokumenteve tė kėsaj epoke historike. Nė fillim ėshtė i shėnuar invokacioni simbolik, pason invokacioni verbal dhe datimi.
    Elementet e veēanta tė aktit diplomtaik
    Invokacioni simbolik, i paraqitur me shenjėn e kryqit, tregon nėshtrimin e pushtetit real [ tė Aleksandrit tė Kaninės ], ndaj atij kishtar, duke treguar besnikėrinė absolute ndaj kishės.
    Invokacioni verbal, qė pėrdoret nė kėtė dokument, nuk ėshtė karakteristikė e shpesht e pėrdorimit tek dokumentat e tilla sllave. Me kėtė, i rritej vlera dokumnetit duke dėshiruar qė tė arrihet qėllimi pėr destinimin e tij. Nė kėtė rast, ėshtė i shprehur nė formėn: Nė emėr tė atit tė birit dhe tė shpirtit shenjtė .
    Derisa datimi i dokumnetit, pėrbėn njė rast tė veēantė, ngase zakonisht, nė kėtė kohė, shėnohet nė fund tė tekstit, kėsaj radhe, e kemi nė fillim tė dokumentit dhe tregon datėn e shkrimit, nė formėn: nė vitin 1368, muaj shtator, mė 2 .
    Teksti i dokumentit [ diplomės ] pėrbėhet nga ekspozicioni ose naracioni dhe dispoziconi. Nė ekspozicion janė sqaruar rrethanat aktuale pėr vendimin e shkrimit tė njė akti tė tillė diplomatik. Nė kėtė rast e kemi nė formėn: Aleksandri zot i Kaninės dhe Vlorės (...) dėrgova fisnikun tim Dimo qė tė flasi dhe tė mbaroj kėtė punė ; pra qėllimi ėshtė i shprehur shumė hapur dhe tepėr qartė.
    Derisa dispozicioni, si pjesa mė e rėndėsishme e aktit diplomatik, e cila nė vete ngėrthen objketin moral dhe atė materijal, qė i dedikohet pranuesit, na paraqitet nė formėn: u betuam duke qėndruar nė kėmbė nė Ungjillin e Shenjtė dhe hynjor (...) tė bėhem unė besnik i dubrovnikasėve dhe mik me bujarėt e mij, pra shprehet respekti dhe pranohen tė gjitha obligimet qė dalin nga njė akt i tillė . Si pjesė tė fundit kemi: pėrfundimin ose eshatokolin. Kjo pjesė pėrbėhet nga pėrfocimi dhe nėshnkrimi.
    Pėrforcimi zakonisht fillon me simbol, qė nė kėtė rast ne kemi kryqin dhe dėshmitarėt, tė cilėt janė njerėz tė shquar, tė jetės publike, tė pushtetit aktual dhe pjestarė tė fisnikėve vendės. Pėrfocimin, kėsaj radhe e kemi tė paraqitur nė fomrėn: Kėta bujarė janė betuar duke qėndruar nė kėmbė nė Ungjillin e Shenjtė me emėr Prodan vojvoda dhe Mikleushi qefaliu i Vlorės Branilo dhe qefaliu i Kaninės Kastrioti dhe Raiēi oborrrmbajtėsi dhe Ujega Stavileci dhe Stamati dhe Obradi gjykatės dhe Zgurė Dukagjini dhe Smokva dhe Kostadin Shurboviqi dhe Borishi dhe Gruboj dhe perkthyesi dhe Radivoi dhe Bgoj .
    Nėshkrimi, zakonisht ėshtė pjesa pėrmbyllėse e aktit diplomatik. Kėsaj radhe e kemi nė formėn: A kėtė shkrim e shkroi logofeti i zotit Aleksandėr Gjorica sipas fjalėve tė zotit Aleksandėr dhe tė gjithė bujarėve .
    Pėrpos elementevė tė pėrmendura, kėtij akti diplomatik, i mungojnė edhe disa pjesė standarde apo tė klishetizuara, tė cilat i ndeshin nė dokumente tė ngjashme nga e njėjta periudhė. Kėto mungesa, nė asnjė mėnyrė nuk e zvogėlojnė rėndėsinė dhe autenticitetin e aktit.
    Analiza dhe studimi i themeltė i kėtij dokumenti, hedh dritė mbi shumė tė dhėna interesante, ngase aty gjejmė shumė tė gjėra pėr viset e Vlorės e Kaninės. Ėshtė e njohur, se Vlora dhe Kanina nė shekullin e XIV-tė ishin dy pika strategjike tė Shqipėrsiė Jugore qė shtriheshin nė bregdetin perėnėdimor tė Otranit, pėrkatėsisht nė vijėn, ku ndahet deti Jon me detin Adriatik, qė paraqisin interes tė veēantė pėr pushtuesit e huaj. Zatėn, njė gjė e tillė vėrehet hapur edhe nga pranimi i Dubrovnikut, qė tė siguroj strehim [ ti ofroj titullin, qytetar nderi ] Aleksandrit, zotit tė kėtyre viseve.
    Disa emra qė pėrmenden nė dokument
    Transliterimi, transkriptimi dhe pėrkthimi i gabuar i disa emrave, ka bėrė qė tė mos mund tė identifikohen deri me tashi disa figura tė rėndėsishme qė pėrmenden nė dokument.
    Njėri ndėr 16 dėshmitarėt, i nėnti me radhė ėshtė edhe Zgurė Dukagjini! Ky emėr, deri tashi ka qenė i lexuar gabimisht, dhe i tillė ka qenė fare i panjohur.
    Zgurė Dukagjini, nė shekullin e XIV-tė, ėshtė i njohur nga dokumentat dubrovnikase dhe venedikase, si njė tregtar i zoti dhe nė dy raste si ndėrmjetėsues nė dy konflikte, nė mes Venedikut dhe Durrėsit. Domosdo se ėshtė, pinjoll i familjes sė njohur Dukagjinase.
    Ujega Stavileci, ėshtė lexuar gabimisht, nė sBurime...s dhe R. Abdyli, si Ojega Stavileci, ndėrsa te T. Geci si: Jagėja. Analiza e kujdesėshme e grafemave nė origjinal, na bėn tė pohojmė se, leximi i drejtė ėshtė: Ujega!
    Njė lėshim tjetėr ėshtė, te leximi i pėkthyesit, si dragoman [ pra si emėr personi e jo si titull ]! Ky moment, ėshtė mjaft i rėndėsishėm dhe tepėr domethėnės ngase, jep tė kuptohet, se disa nga tė pranishmit, tė firmosur si dėshmitar, nuk e njihnin gjuhėn sllave dhe ju duhej pėrkthyesi [ dragomani ]! / Pra, dragomani nuk ėshtė emėr pėrsoni, por ėshtė titull i caktuar! /
    Figurė e veēantė ėshtė, Nikollė Kabuzhiqi, i cili nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit diplomatik, tė Dubrovnikut, mbikqyr firmosjen dhe betimin e aktit diplomatik tė Aleksandrit. Kabuzhiqi, ėshtė i njohur si tregtar i drithėrave jo vetėm nė viset e Vlorės e Kaninėn, por edhe nė Veri tė Shqipėrisė. Emrin e tij e ndeshim nė shumė dokumente tė ndryshme tė kohės.

    Tė dhėnat mbi Kastriotin
    T ė gjitha burimet qė njohim deri tashi, nuk na japim hollėsi konkrete, rreth kėtij Kastrioti, i cli nė histroiografi ka shkaktuar debate tė ashpra dhe mendime tė shumta, kontradiktore! Titulli qefali, me tė cilin emrohet ky Kastriot, dmth. komandat kėshtjelle ose qeveritar i njė qyteti! Ky fakt, na vėn para dilemave tė shumta, tė cilat edhe sot e kėsaj dite qėndrojnė pezull dhe tė pasqaruara sa duhet nė historiografinė shqiptare. Si qefali i Kaninės, Kastrioti, do tė thotė se ishte njė pjestar i shtresė sė lartė fisnike, njeri i dėgjuar dhe i repsektuar, i cili me fimrosjen e tij, nė dokumentin e cekur, tregon rėndėsinė dhe autoritetin qė gėzonte jo vetėm nė Kaninė por edhe mė gjėrė. Edhepse nuk kemi arritur tė gjejmė njė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me Kastriotėt e Krujės apo Matit, ne mendojmė, se ky Kastriot, ėshtė trungu i familjes Kastrioti, e cila kishte zotėrimet e saja nė Kaninė, po edhe nė vise tė tjera, e mė vonė edhe nė Veri tė Shqipėrisė! Mendimet e studiuesve dhe historiajnėve, janė tė ndara. Hopf-i, duke folur pėr Konstantin Kastriotin, pohon se ai, ishte i njėjti Kastriot, pra qefaliu i Kaninės, mirėpo kėtė pohim, ai nuk e mbėshtet nė asnjė burim shkencor, pra edhe kėsaj radhe gabon . Tė njėjtėn rrugė e ndejk edhe medievsiti i njohur kroat Millan Shuflaj. Shhuflaj, duke u mbėshtetur, nė etimologjinė e emrit, si edhe disa shkencėtarė tė tjerė, nxierr pėrfundim tė gabaur, kur pohon se: qefaliu i Kaninės Kastrioti, kishte origjinė greke! Pos kėtyre, mendime tė gabaura pėr origjinės e Kastriotėve, kishin histrorianė, tė cilėt nuk e kishin njohur dokumentin nr. 1019 nga viti 1368, si psh. Sansovino, Lavadrin, Spandugino, etj.Tė gjitha kėtyre mendimeve tė gabuara, tė pa mbėshtetura me argumenta tė forta dhe me bazė shkencore, Fan Noli, me vendosmėri dhe dokumenta tė shumtė, arriti t‘iu tregojė vendin e duhur, atė tė harresės dhe pluhurit. Ē‘ėshtė e vėrteta, edhe biografė e studiues tė tjerė para Nolit, kishin bėrė njė gjė tė tillė, po jo kaq bindshėm! Barleti nė kryeveprėn e tij, vė nė pah origjinėn shqiptare tė Skenderbeut; pastaj Bardhi, me kėmbėngulje mbron njė gjė tė tillė, kur polemizon ne J. Marnaviqin. Mė vonė, at Athans Gegaj me gjuhėn e argumentave, poashtu hedh poshtė teoritė e gabaura mbi origjinėn e Skenderbuet. Shpresojmė, se pėrfundimisht, botimi i kėtij dokumenti i cili i ofrohet lexuesit tė gjėrė, por edhe histroianit e specialistit tė fushės pėrkatėse, do jetė kontribut, qė njėherė e pėrgjithmonė, tė mbyllet njė debat i tillė, mbi origjinėn e Skenderbeut.
    T ranskriptimi i origjinalit
    “Ve ime oca i sina i sveto duha porogjinja g d na nasego I s a H s a v leto 1368 m c a sektebra .2. die.
    Kako hteinj mie Alekezoidru g d ia Kanine i Avlonu da budu jedine o d Dubrovečane i poi s kahe komune Dubrov‘či bez nijedne sile bez nijedne nevole tekmo s mo o me dobro o me volome kako da sme jedine brate o d komuna Dubrove č koga i togo radi ja Alekezendre poslah moga vlastelina Dima govore iteki ovuzi rabotu i prijese mi za ovezi moj reči i bi nih hotenije i ljoboze i svrsise mi moje pitanije to poi s kahe i učinise mi knigu ver‘nu i zapečatise pe ča tiome komune s kome i dase jo mojemu vlastelinu Dimu i dosla mi jo i o tome blgodarih bga i zahvalih i togo ra d i se zgovorih s moimi vlasteli i prisegoh na stoje i bsestvenoje jevanglnje ja i s moimi vlasteli kako me poi č ka Nikola Kabusike kako da bu d ja verne Dubrovčanine i prijatele i s moimi vlasteli i da sme dresane Dubrovčaninu vsakomu kude bude moja vladanja kude jaki i paki kolika kete svrsite s moime vlastelinome Dimome ja prima m s radostio m jere togo ra d i ga sme poslale mesto sebe
    Avo vlasteli koi prisegosmo na stoje i bsestvenoje jevanglije imeneme Prodane vojevoda i Mikleuse kefalija Vavlone s ki Branilo i kefalija Kanine s ki Kastriote i Raiče dvorodresica i Ujegja Stavilece i Stamati i Obrade sudija i Zgure Dukaiserevi k i Smokva i Kostadine surbovi k i Borise i Gruboje i dragomane i Radivoi i Bgoje
    A ovozi pisanije pisa logofete g d na Alekezendra Gjorica po reči g d na Alekezendra i vseh vlasteles”
    Pėrkthimi nė shqip
    „Nė emėr tė atit tė birit dhe tė shpirtit shenjtė nga lindja e Zotit tonė Jezu Krishtit nė vitin 1368 muaj shtator, mė 2.
    Sikur dėshirojmė ne Aleksandri zot i Kaninės dhe Vlorės tė bėhemi i vetmi besnik dubrovnikas dhe ti shpreh komunės sė Dubrovnikut pa asnjė forcė pa asnjė shtėrngesė por vetėm me dėshirėn time sikur tė ishim vėllėzėr tė vetėm tė komunės sė Dubrovnikut dhe pėr hirė tė kėsaj unė Aleksandri dėrgova fisnikun tim Dimo qė tė flasi dhe tė mbarojė kėtė punė dhe t‘iu sjell fjalėt dhe dėshirat e mija dhe atyre pėrulėsisht dhe me dashuri t‘iu parashtron dhe ju shpreh kėrkesat e mija dhe mė bėjnė librin e besimit dhe e vulosin tė vulosur me vulėn e komunės dhe ia dorėzuan fisnikut tim Dimos dhe mė erdhi mua dhe pėr kėtė bekuam dhe falėnderuam Zotin dhe pėr kėtė bisedova me bujarėt e mij [Nė origjinal, kjo fjali, ėshtė e pėrsėritur dy herė radhazi. m. a.] dhe u betuam duke qėndruar nė kėmbė nė Ungjillin e Shenjtė dhe hynjor unė dhe bujarėt e mij sikur mė kėrkoi Nikolla Kabuzhiqi se si tė bėhem unė besnik i dubrovnikasėve dhe mik me bujarėt e mij dhe do tė mbahemi dubrovnikas ēdonjėri gjithandej ku shtrihet pushteti im dhe kudo qė tė shtrihet ai dhe kur kėto ti pėrfundoni me fisnikun tim Dimo unė do ti pranoj me kėnaqėsi ngase pėr hirė tė kėsaj e kam dėrguar nė vendin tim.
    Kėta bujarė janė betuar duke qėndruar nė kėmbė nė Ungjillin e Shenjtė me emėr Prodan vojvoda dhe Miklleushi qefaliu i Vlorės Branillo dhe qefaliu i Kaninės Kastrioti dhe Raiēi oborrmbajtėsi dhe Ujega Stavileci dhe Stamati dhe Obradi gjykatės dhe Zgurė Dukagjini dhe Smokva dhe Kostadin Shurboviqi dhe Borishi dhe Gruboj dhe perkthyesi dhe Radivoi dhe Bgoj.
    A kėtė shkrim e shkroi logofeti i zotit Aleksandėr Gjorica sipas fjalėve tė zotit Aleksandėr dhe tė gjithė bujarėve.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Per ata qe njohin gjuhen gjermane;

    http://www.google.com/books?id=f0cOA...SlnMW8Bw&hl=fr
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin

    Lidhja e Kosoves me Skenderbeun, nje tem e ardhshme...

    http://picasaweb.google.fr/dartre93/...LESSEFRANCAISE
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Lajme nga Lajmi i dites

    DEBATI PER SKENDERBEUN Ja tezat pse cilėsohej serb Skėnderbeu
    Nga Oliver Jens Schmitt, autor i librit qė ngjalli polemika


    Ky ėshtė njė pasazh i shkurtėr nga libri qė ka ngjallur kaq shumė debate kėto ditė "Skėnderbeu" i studiuesit austriak Oliver Jens Schmitt.
    Kush jetonte nė Dibėr i kishte rrėnjėt thellė nė besimin ortodoks, ai ishte ballkanas i brendshėm, i karakterizuar nga kultura e tij e lartė sllave-bizantine. Fisnikėt arbėr admironin pasuritė e Ohrit, nga rrethinat e tė cilit, sipas rrėfimeve nga shekulli 15, vinin tė ardhura tė pėrgjithshme nė rreth 12 mijė dukate ari. Nė pjesėn e dytė tė shekullit 14 ishin vendosur ndėr zotėrinjtė serbė nė brigjet e liqeneve maqedone edhe fisnikė shqiptarė, nė gropat rreth Ohrit, Komino Prespa pranė Prespės, aty ku car Samueli kishte prurė prej Thesalie eshtrat e Shėn Akileut, nė Arbėri e njihnin atė bazilikė tė mrekullueshme qė ishte ndėrtuar pėr nder tė shenjtorit nė njė ishull tė Prespės sė Vogėl, rrėnojat e sė cilės edhe sot pėrvijohen mbi sfondin e bregut tė mbuluar me kallamishte dhe maleve pėrreth.
    ***
    Nga kjo botė vinte familja Kastrioti, me rrėnjėt e veta modeste qė humbasin nė errėsirat e njė rajoni, i cili pėr tė huajt nė shekullin 14 ishte po aq i panjohur sa edhe nė shekullin 21. Emri i familjes tregon njė trajtė greke, ai vjen pa dyshim prej greqishtes "kastron" (qė edhe ajo vetė ėshtė huazuar nga latinishtja "castrum"), ēka do tė thotė "kėshtjellė", pas kėsaj njė "Kastriotes" ėshtė njė banor, ndoshta komandant i ndonjė kėshtjelle. Meqė asnjė nga burimet e kohės nuk thotė gjė pėr prejardhjen e emrit, nuk do tė ngremė kėtu ndonjė hipotezė qė ėshtė e zorshme pėr tu vėrtetuar. E sigurt ėshtė vetėm qė ky emėr shkon me botėn kulturore bizantine. Rreth mesit tė shekullit 14, dokumentohet njė "Kastriot" si "kefalia" (kapiten) i kalasė sė Kaninės pranė Vlorės. Nėse ka qenė ky ndonjė paraardhės i Kastriotėve tė Dibrės e se si mund tė ketė ardhur ajo familje prej jugut nė lindje tė hapėsirės arbre, ky mund tė jetė vetėm njė objekt spekulimi. Lidhur me prejardhjen e Kastriotėve mbretėron njė heshtje dyfishe: nė fillim as qė kishte rėnė nė sy ai fis zotėrinjsh tė vegjėl fshati, por pastaj, kur papritur u arrit lavdia, biografėt e pinjollit mė tė famshėm tė familjes hodhėn pėlhurėn e harresės mbi fillimet modeste. Do tė ishte njė pjesėtar i fisnikėrisė sė vjetėr arbre, Giovanni Musachi(Joan Muzaki), i cili nė kundėrshtim nga verifikuesit e Skėnderbeut pėrshkroi me tė gjitha hollėsitė se ēorigjinė kishin Kastriotėt. Ndoshta pėr kėtė ishte njė kėnaqėsi e vonė qė tė pėrshkruante prejardhjen e thjeshtė tė asaj familje, e cila kishte shfuqizuar tė vetėn, shumė mė tė moēme e mė tė respektuar. "Gjyshi i zotit Skėnderbe quhej zoti Paul Kastrioti dhe nuk zotėronte mė shumė se dy katunde tė quajtura Sinja dhe Gardiipostesi, nga ky zoti Paul lindi zoti Joan Kastriota, i cili u bė zoti i Matit, e nga ky lindi zoti Skėnderbe, nėnė e zotit Skėnderbe dhe grua e tė lartpėrmendurit zotit Joan, ishte zonja Vojsava Tribalda qė vinte nga njė familje e mirė".
    ***
    Kronika e Muzakit tė ēon nė atdheun e Kastriotėve, njė krahinė e vogėl nė bregun e majtė tė Drinit tė Zi, larg nga ēdo kulture qytetare. Ishte kjo bota e vogėl fshatare ortodokse e Ballkanit tė brendshėm. Sinja dhe Gardi i poshtėm, siē quhen kėto dy katunde nė shqipen e sotme, ndodhen nė zonėn e Qidhnės. Shumė pak tė huaj shtyheshin deri nė kėto anė tė Ballkanit. Njė vizitor katolik qė kalonte kėndej pari nė fillim tė shekullit 18, shkruante se Qidhna pėrbėhej nga njė pjesė e poshtme dhe nga njė e sipėrme e ndodhej nė njė shpat jo fort tė pjerrėt tė disa maleve jo shumė tė larta, ndarė nga Dibra prej lumit Drin, njė ishull i vogėl nė mes tė "tmerrit tė malėsisė", njė copėz vend i bukur, por i mbuluar me borė nė pjesė tė mėdha tė vitit, aty-kėtu gjeje tė shpėrndara kishėza tė shumta, dėshmi tė njė jete tė gjallė tė krishterė. Kastriotėt ishin gjithashtu malėsorė qė ishin vėnė nė krye tė dy katundeve tė vogla. Pėr prejardhjen e tyre etnike ėshtė diskutuar po aq shumė sa pėr vendin e origjinės: komuna tė sotme shqiptare rivalizojnė pėr ta pasur kėtė lavdi, sikurse dikur e kėrkonin pėr njėri-tjetrin Homerin qytetet greke. Ndėrsa falė Muzakit kjo grindje ėshtė e zgjidhur, mbetet pyetja me thepa lidhur me pėrkatėsinė etnike tė Kastriotėve, qė edhe nė ditėt tona trazon ndjenjat kombėtare tė popujve ballkanikė. Ėshtė kjo njė pyetje qė zor se i interesonte ndokujt nė mesjetėn e vonė, hiq ndonjė grindje dijetarėsh tė shekullit 17, por qė u ngrit si ēėshtje nė shekullin 19, kur propagandistėt e mendimit kombėtar neogrek dhe serb, atij shqiptar e nė shekullin 20 edhe atij maqedon, filluan tė kėrkonin pėr panteonėt e tyre popullorė figura tė rėndėsishme tė sė kaluarės, mirėpo kjo ėshtė jo vetėm anakronike, por nuk pėrfill fare karakterin e pėrzier etnik tė fisnikėrisė evropiane, i cili sapo qė lė parėndėsinė e hapėsirave tė vogla, bėn martesa pa marrė parasysh kufijtė kombėtarė. Kjo vlen edhe pėr Ballkanin e brendshėm nė mesjetėn e vonė.
    Vjen e shtohet kėtu ēėshtja qė prejardhja etnike nuk tė thotė asgjė pėr vetėkuptimin e njė personi: Johan Huniadi, luftėtari i madh i shekullit 15 kundėr turqve, vėrtet qė vinte nga njė familje e vogėl fisnike me prejardhje rumune, por si mėkėmbės perandorak hungarez, ai vepronte nė kuadrin e perandorisė sė kurorės sė Stefan e jo i bie fjala nė emėr tė ndonjė ndjenje shtetėrore apo kombėtare rumune qė aso kohe nuk ekzistonte. Po kjo gjė vlen edhe pėr Kastriotėt.
    ***
    Pinjolli i tyre mė i famshėm Skėnderbeu, arriti tė bėhej zot i Arbėrisė, se ēgjak etnik rridhte nė dejet e tij, kjo njerėzve qė i shkonin pas nuk i interesonte. Nė rast se do tė shqetėsoheshim pėr kėtė gjė, Skėnderbeu nuk do tė ishte ngjitur dot nė atė lavdi tė madhe, duke qenė se vinte prej njė rajoni tė pėrzier etnikisht. Ajo ēka dimė pėr prejardhjen etnike tė Kastriotėve, mbėshtetet nė disa pak burime. Kurse nėna e Skėnderbeut ishte njė sllave e jugut, bijė e zotit tė fushės pjellore tė Pologut. Kjo nė fund tė shekullit 14 ishte njė degė e derės sė madhe fisnike serbe tė Brankoviqėve. Duhet supozuar se i ati i Vojsavės do tė ketė qenė Grgur Brankoviqi, kjo do tė thotė qė djemtė e Vosjavės ishin kushėrinj me familjen qė do tė ngjitej nė 1427 nė fronin (princėror) tė despotėve serbė. Joan Muzaki e pėrshkruante Skėnderbeun, mė tė famshin Kastriot, si burrė "me natyrė serbe". Muzaki e shkruante kėtė gjė nga perspektiva e njė fisniku tė Arbėrisė sė mesme, familja e tė cilit kishte lidhje tė ngushta nė Itali tė jugut. Pėr tė Kastriotėt jetonin nė skajin lindor tė hapėsirės arbėrishtfolėse. Ēka kishte ai parasysh me "natyrė serbe"- prejardhjen ose ndoshta mė fort zakonet- mendėsinė e Skėnderbeut, mbetet e hapur pėr shkak tė mungesės sė burimeve tė tjera. Duhet vėnė re sidoqoftė se Muzaki ndjente ndaj Kastriotit tė madh njė pėrzierje admirimi dhe refuzimi, tek e fundit ky Muzakėt i kishte dėmtuar rėndshėm politikisht. Sesa tė vėshtirė e kishin klasifikimin etnik tė Kastriotėve edhe vetė bashkėkohėsit, kėtė e dėshmon edhe njė element tjetėr, fisniku Arbėr Muzaki te Gjergj Kastrioti shihte njė serb, kurse murgjit serbė nė manastirin Hilandar nė malin Atos, e quanin atė kullė qė kishte blatuar i ati i Skėnderbeut, Ivani, "kulla e Arbrit". Kėshtu, Kastriotėt pėr njė fisnik arbėr ishin serbė, ndėrsa pėr murgjėr serb, arbėr. Asgjė nuk e dėshmon mė mirė pozicionin e tyre nė njė hapėsirė kalimtare midis dy trevave gjuhėsore. E sigurt ėshtė qė prejardhja etnike nuk qe vendimtare nė ngjitjen e familjes Kastrioti.
    ***
    Kastriotėt ishin parvėny, gjyshi i Skėnderbeut kishte pasur dy katunde nė njė krahinė tė humbur malore, kurse babai i tij, Ivani arriti brenda njė kohe tė shkurtėr tė vinte nėn kontroll rrugėn mė tė rėndėsishme tė karvaneve prej Adriatikut nė Kosovė, e kėshtu tu siguronte mbrojtje tregtarėve nga Dubrovniku prej bregut deri nė qytetin e Prizrenit. Ivan Kastrioti nuk do ta kishte arritur kurrė kėtė pozicion, po tė mos ishte nė shpėrbėrje bota e vjetėr pėrreth tij. Pėr kėtė dhe ishte i vetėdijshėm, kur rrėfente duke vėshtruar praptas, se si kishte filluar karriera e tij "kur goditėn njėri-tjetrin perandori Bajazit dhe Timurlengu". Me kėtė ai kishte parasysh betejėn e Ankarasė nė vitin 1402, kur sulltani osman ishte mposhtur nga sundimtari i mongolėve, ndėr trupat e mundura osmane gjendeshin vasalė serbė e arbėr, kėshtu lajmi pėr pėrmbysjen e pushtetit osman mbėrriti edhe nė luginat mė tė thella tė Ballkanit. Ndėrkohė qė sulltani i zėnė rob hiqej zvarrė nga ngadhėnjimtari pėrmes Azisė, nė Perandorinė Osmane plasėn rrėmujėra qė do tė zgjasnin njė dhjetėvjeēar(deri mė 1413). Pėr njerėz guximtarė ky ishte rasti pėr tė ngritur me tė shpejtė mbi gėrmadhat e shtetit osman dhe mbi sundimet e tyre vasale tė krishtera pushtete vetjake. Edhe Ivan Kastrioti nuk e la rastin ti iki duarsh. U shty kėshtu drejt perėndimit. Nė lindje tė atdheut tė vet tė ngushtė pranė Drinit tė Zi ndodheshin principata tė vogla serbe, por sidomos Ivani bėnte llogarinė se po shtyhej drejt pellgut tė Vardarit nuk do tė kishte shumė sukses, kjo pasi nė Shkup vazhdonte tė ndodhej njė sundimtar osman me trupa tė forta. Kurse nė perėndim, nė Mat dhe nė ultėsirėn anė Adriatikut, pushteti osman ishte zhdukur nė njė masė tė madhe, aty gjallonin fise tė dobėt fisnikėsh, Jonimat dhe Zahariat, por qė quanin tė tyre toka tė pasura nė drithė dhe kullota...
    ...Ivani zotėronte rrugėn e karvanėve prej bregdetit nė mes tė malėsisė nė Kosovė, ai ishte nė gjendje tė ndalonte jo vetėm tregtinė, por edhe njėsitė osmane qė i drejtoheshin Adriatikut. Kėtė gjė e shfrytėzoi ai ndaj Venedikut: u paraqit si mbrojtės i qafave pėr tė siguruar ndihmė prej Republikės sė Shėn Markut. U afrua edhe si ndėrmjetės nė luftėn e vogėl e tė pėrgjakshme qė bėnte Signoria kundėr zotit tė fuqishėm tė veriut shqiptar, Balshės III Balshiq (1408). Mirėpo gjendja tejet e paqėndrueshme e detyroi tė bėnte disa kompromise. Kur arritėn tė fuqizohen pėrkohėsisht mė 1410 osmanėt, Ivanit iu desh ti nėnshtrohej sulltanit. Por ai nxori sė andejmi dobi, duke marrė 300 vetė si trupė ndihmėse osmanė, tė cilėt ia ofroi si mercenarė, sė bashku me 2000 luftėtarėt e vet, Republikės sė Venedikut mė 1411 nė luftėn e tyre kundėr Balshės III. Njėkohėsisht, ai pengoi marshimin e njėsive mė tė mėdha osmane pėrmes maleve, sikurse thoshte: "pas urdhėresės hyjnor … pėr mbrojtjen e besimit tė krishterė". Pėr kėtė ai arriti tė merrte lirshėm armė prej Venedikut dhe tė kishte njė magazinė armėsh nė portin venedik tė Ulqinit. Kėsisoj, Ivani me njėrėn anė ishte vasal osman, mė anėn tjetėr ishte siguruar nė Itali dhe ne Dalmaci…
    ***
    Megjithatė, Ivani nuk u sigurua vetėm ndaj fuqive tė mėdha. Sundimin e tij qė e rriti me zaptime tė shpejta, e pėrforcoi me lidhje tė shumta martesore. E ndihmoi fati qė martesa me Vojsavėn i dhuroi plot fėmijė; katėr djem dhe pesė vajza: Reposhi, Stanisha, Kostantini dhe Gjergji si dhe Maria, Jela, Angjelina, Vlaica dhe Mamica. Emrat dėshmojnė sfondin ballkanas- ortodoks tė familjes, lidhjet e ngushta me botėn bullgare-serbe.
    Dhėndurėt, Ivani i kėrkoi me shumė kujdes: Marien ia dha Stefan Crnojeviqit, zotit tė Maleve tė Zeza, Angjelinėn, Vladino Aranit Kominos, vėllait tė Komino Aranitit tė fuqishėm, nga dera mė e rėndėsishme e Arbėrisė sė mesme, Jelėn, Pal Srez Balshės, Vlaicėn, Gjin Muzakės. Nė kėtė mėnyrė Ivani mbronte daljet e tij nė det pėr nga veriu dhe jugu. Nuk ishin pėrfshirė nė kėtė sistem fqinjėt e tij tė drejtpėrdrejtė nė veri tė Matit, Dukagjinėt, ndoshta njė shenjė kjo e armiqėsisė qė do tė pėrshkonte krejt shekullin 15. Sė brendshmi ai e mbėshteste sundimin e vet mbi njė shpurė besnike prej rreth 2000 luftėtarėsh. Oborri i tij, nėse do tė mund tė pėrdorej ky emėrtim, kufizohej vetėm nė disa pak vetė, sė shumti nga Ballkani ortodoks, nga Petėr Dhimitri, abati Petėr, ēelniku (sekretari) Petėr. Pasuesit shpėrbleheshin pjesėrisht me plaēkitjet, pjesėrisht me tė ardhurat nga tregtia e Adriatikut me Raguzėn dhe Venedikun, por edhe me tregtarė vendas si p.sh nga Lezha dhe Kotori. Ivani kishte kripore, shiste drithė, nxirrte tė holla nga dogana e skelės sė afėrt me Lezhėn, nė Shufadė, buzė Adriatikut. Kėshtjella kishte vetėm katėr, shumicėn e tyre nė Mat; nuk quante ndonjė qytet pėr tė vetin. Nė tėrėsi sundimi i tij nuk shtrihej mbi vende tė ngulitura, por mbi njerėz. Pėr sa kohė e ndiqnin pas luftėtarė, shumica e tyre pa dyshim barinj, Ivani mund tė mbahej fort, madje edhe atėherė kur osmanėt pushtonin kalatė e tij.

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Duke marrё parasysh edhe aksiomёn pёr barinjtё e egёr shqiptarё me bisht, vёrtetohet pa pikё dyshimi teorema se Skёnderbeu ishte serb.
    Njё djall e merr vesh pse prijёsit e arbrit nuk e quanin veten serbё dhe pse lejonin pёr sё gjalli t’i quanin arbёr apo epirotё pa shtuar, tё paktёn, “por edhe serb, malazes, bullgar... rroftё internacionalja…”
    Stёrnipёrit e tyre duhet medoemos tё kuptojnё dhe tё ndreqin kёtё gabim tё pafalshёm, tё bёjnё autokritikё dhe tё korrigjojnё historinё para se tё jetё vonё…

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Giulio22
    Anėtarėsuar
    15-11-2009
    Vendndodhja
    Arban
    Postime
    50
    Me sa duket nuk i mjaftoj tė prekte Barlecin. Cili ėshtė libri tjetėr qė po pergatit ky llafazan? Unė s'i besoj kety njeriu qė perzijen tė vertetat me hilet e reja. Dokumentet e Oliver Jens Schmittit duhet tė jenė diēka e gatuar nė kuzhinat e Fallsifikatorėve tė historisė. Sidoqofte, unė nuk paragjykoj. Duhen lexuar librat per te kuptuar mirė ēfarė qellime ka ky Austriak pėr historinė e Shqiptareve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Giulio22 : 18-03-2010 mė 13:37

  8. #208
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Dokumentat e Oliver Jens Schmitt burojnė nga arkiva historike mjaft tė rėndėsishme si;

    Acta Albaniae Veneta
    Archivum historiae pontificiae
    Archivio storico per le provincie napoletane
    Archivio di Stato di Venezia
    Bolletino della Badia grecia di Grottaferrata
    Munchner Zeizschrift fur Ballkankunde
    Dubrovnik, Drazvni arhiv
    Milano; Archivio di Stato, Archivio visconteo - sforcesco
    Mantova, Archivio di Stato. Archivio Gonzaga
    Paris, Bibliotheque nationale
    Rome, Archivio di Stato
    Siena, Bibloteca Comunale

    E tė tjera me rradhė.

  9. #209
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Gabim i rende ndoshta nga perkthyesi se duhet te jete:
    - VENEDIKU ARBEROR -
    Ketu dikush ka gabuar rende...
    Nė ēfazė tė rrėshkitjes mendore, duhet tė jetė njė individ, pėr tė shkruar njė citat tė tillė?!

    Nėse pjesa me bold ėshtė njė batutė, pėrgėzimet e mia, pasi ėshtė mjaft e arrirė.
    relata refero

  10. #210
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-05-2010
    Postime
    192
    dhe napoli ishte arberor

Faqja 21 prej 70 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oliver Jens Schmitt "Skenderbeu"
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-09-2011, 15:40
  2. Gjergj Kastrioti - SKĖNDERBEU (1405-1468)
    Nga biligoa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 15:58
  3. Nju Jork: Promovohet Albania Media Center
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 16:01
  4. Tirana ka nevojė tė promovohet
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •