Ndryshuar për herë të fundit nga eldushka : 27-05-2010 më 14:13 Arsyeja: për një" t "
Shembullin nga fjalori duhet të na e sjellësh ti. Unë nuk kam sesi, sepse në fjalor gjenden vetëm fjalë edhe jo fjali.
Nëse e marrim si të mirëqënë këtë që ti shkruan, pra që shkruhet mirëserdhe atëherë mund të na sqarosh se cfarë gjymtyri në morfologji është kjo fjalë? Po në fjalor përse nuk u gjendkërka?
Kjo nuk është një fjalë e vetme, por një fjali e përbërë nga një ndajfolje një lidhëz ftilluese si dhe një folje, pra kallëzues. Kryefjala mungon edhe duke qenë se ka një folje të vetme, është fjali e thjeshtë. Mjafton të tentosh të zgjerosh me gjymtyrë të tjerë fjalinë apo t'i japësh foljes në fund trajta dhe veta të tjera dhe fjalia ndryshon, gjë që nuk është e mundur me gjymtyrët e thjeshtë sintaksorë apo morfologjikë.
Kështu që fjalia mund të shprehet edhe ndryshe. Si më pas vijon:
- Mirë se na erdhe!
- Mirë se na erdhët!
- Mirë se na nderuat!
Pra eshte ne zevendesim te kryefjales ne kete rast, apo jo????
Jarigas
Po pyetjes "kujt", cila gjymtyre i pergjigjet?
Jarigas
Krijoni Kontakt