Close
Faqja 38 prej 126 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 1258
  1. #371
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Mund të na sjellësh ndonjë shembull nga fjalori ku në rastin e urimit shkruhet e ndarë?

    Shembuj nga gazetat nuk dua.

    .
    Nga fjalori i gjuhës së sotme shqipe:

    8. Përdoret në shprehje pasthirrmore për urime.
    Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë
    se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë
    mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!


    Fjalori elektronik mund të shkarkohet falas në linkun e Qeverisë së Kosovës:

    http://www.ks-gov.net/map/Softueret/FESH.zip

  2. #372
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Mund të na sjellësh ndonjë shembull nga fjalori ku në rastin e urimit shkruhet e ndarë?

    Shembuj nga gazetat nuk dua.

    .
    Portali ynë "Forumi shqiptar" do të kishte qenë mirë ta kishte një lektor (a më shumë sish), pra një specialist të gjuhës sonë që e njeh shumë mirë edhe gramatikën edhe drejtshkrimin dhe t'i korrigjojë tekstet. Në këtë mënyrë, secili forumist, me njohuri më të pakta gjuhësore do ta shihte veten dhe do të përfitonte në këtë aspekt. Shkrimet tona në rrjetin informativ ndërkombëtar lënë shumë për të dëshiruar sa i përket cilësisë. Megjithëkëtë, një vullnet dhe një dëshirë për ta ngritur shkallën e cilësisë së shkrimeve duke përdorur fjalorë të ndryshëm(Fjalorin e shqipes së sotme apo Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe), apo gramatika, qofshin edhe të rëndomta shkollore, do ta përmirësonte dukshëm këtë gjendje. Ja, bie fjala, togfjalëshi pasthirrmor "mirë se erdhe" apo "mirë se vjen", duhet të shkruhet kështu si u shënua dhe jo "mirëseerdhe" as "mirëserdhe".Për këtë mund të bindet secili prej nesh që e hap Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe në faqen 394 dhe Gramatikën e gjuhës shqipe I, botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në faqen 435.

  3. #373
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Mos bre Vesel se tashi i bie rybja Bato-profesorit......
    Plasem duke i thene se askush nuk i ka dhene çelesat e rregullores se drejtshkrimit te shqipes, por ai hiç.....sapo e kundershton, merr guximin te te paralajmeroje ne pvt me verejtje absurde!!
    Ka pacipesine te akuzoje ata qe duan ta shikojne kete gjuhe "te perendise" sa me te zhvilluar, si kundershtare te rregullave apo akoma me keq, per mos-seriozitet ne diskutime!!!!
    E gjeja me qesharake eshte se eshte teper i ngathet ne logjiken gjuhesore.........
    'Tjeta......
    Jarigas

  4. #374
    i/e regjistruar Maska e KokeKatrori
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Vendndodhja
    perballe Malit
    Postime
    237
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    INFINITY ka të drejtë dhe jo ti.
    Pra duhet të jetë, në këtë rast, ç't'i , sepse kemi bashkimin e një përemri pyetës me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor:

    ç' - përemër pyetës
    t'i - trajtë e shkurtër e bashkuar e përemrit vetor( të + i = t'i )
    ç' + t'i = ç't'i
    p.sh. S'kishte ç't'i hante miu pas darke ( fjalë e urtë )
    Bato - RESPEKT per kete Teme te hapur. Bato njeri kolos

    Atehere si u la c't'i apo ç'ti ??
    Personalisht mendoj ç'ti A kemi ketu ndonje mesues te 8-vjecares qe te na jape siguri ??
    Nje pyetje kam, si thuhet : ndalu vashe te ti them dy fjale apo ndalu vashe te t'i them dy fjale ??
    Per turp, une kete "t'i" gati gati nuk e perdorja me. Faleminderit per Temen Bato.

  5. #375
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga KokeKatrori Lexo Postimin
    Bato - RESPEKT per kete Teme te hapur. Bato njeri kolos

    Atehere si u la c't'i apo ç'ti ??
    Personalisht mendoj ç'ti A kemi ketu ndonje mesues te 8-vjecares qe te na jape siguri ??
    Nje pyetje kam, si thuhet : ndalu vashe te ti them dy fjale apo ndalu vashe te t'i them dy fjale ??
    Per turp, une kete "t'i" gati gati nuk e perdorja me. Faleminderit per Temen Bato.
    Ajo duhet te jete c't'i, por mqse behen shume apostrofe, mire do ishte te thuhet "cfare t'i". Sic thote dhe kenga... "cfare t'i them nanes/une ate djale e dua/lalala"

    Gjithashtu:
    Ndalu vashe/ te t'i them them dy fjale/ndalu vashe... e mos bej hile!

  6. #376
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Tomaras dhe Vesel Hysa, më vjen mirë që kjo u sqarua! Jo për t'u shfajësuar, po për të thënë të vërtetën, tek temat e prezantimeve në forum, kur u kam uruar mirëseardhjen anëtarëve të rinj, e kam shkruar të ndarë, pra "mirë se erdhe".
    Kur ajo vajza pyeti si shkruhej, e ndarë apo e bashkuar, u mata t'i thosha që shkruhet e ndarë, po për siguri hapa fjalorin dhe aty pashë foljen "mirëserdha". Kjo më ngatërroi dhe duke patur më shumë besim tek fjalori sesa tek vetja, i thashë që shkruhet bashkë.


    Citim Postuar më parë nga tomaras
    Nga fjalori i gjuhës së sotme shqipe:

    8. Përdoret në shprehje pasthirrmore për urime.
    Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë
    se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë
    mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!

    Fjalori elektronik mund të shkarkohet falas në linkun e Qeverisë së Kosovës:

    http://www.ks-gov.net/map/Softueret/FESH.zip
    Fjalorin shqip elektronik unë e kam, po këtë pikën 8 që solle ti nuk e gjeta. Për cilën fjalë jepen këta shembuj?

    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa
    Portali ynë "Forumi shqiptar" do të kishte qenë mirë ta kishte një lektor (a më shumë sish), pra një specialist të gjuhës sonë që e njeh shumë mirë edhe gramatikën edhe drejtshkrimin dhe t'i korrigjojë tekstet. Në këtë mënyrë, secili forumist, me njohuri më të pakta gjuhësore do ta shihte veten dhe do të përfitonte në këtë aspekt. Shkrimet tona në rrjetin informativ ndërkombëtar lënë shumë për të dëshiruar sa i përket cilësisë.
    Kushdo është i lirë të vijë dhe ta bëjë këtë, pse jo dhe në këtë temë. Këtë temë unë e kam hapur për të korrigjuar shkrimet e njëri-tjetrit, sepse të gjithë kemi nevojë të mësojmë ose kujtojmë gjëra që i kemi harruar, mirëpo gjatë diskutimeve duhet të bazohemi tek fjalori dhe librat e gramatikës.

    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa
    Për këtë mund të bindet secili prej nesh që e hap Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe në faqen 394 dhe Gramatikën e gjuhës shqipe I, botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në faqen 435.
    Këta libra nuk i kam, po do të përpiqem t'i gjej.

  7. #377
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga KokeKatrori
    Atehere si u la c't'i apo ç'ti ??

    Nje pyetje kam, si thuhet : ndalu vashe te ti them dy fjale apo ndalu vashe te t'i them dy fjale ??
    T'i shkruhet me apostrof.
    Shkruhet "ndalu të t'i them"
    Për ç'ti apo ç't'i nuk jam i sigurtë, po them se do ta gjej së shpejti.

    Citim Postuar më parë nga eldushka
    Mjafton të tentosh të zgjerosh me gjymtyrë të tjerë fjalinë apo t'i japësh foljes në fund trajta dhe veta të tjera dhe fjalia ndryshon, gjë që nuk është e mundur me gjymtyrët e thjeshtë sintaksorë apo morfologjikë.
    gjymtyrë të tjerë - gjymtyrë të tjera
    gjymtyrët e thjeshtë sintaksorë apo morfologjikë - gjymtyrët e thjeshta sintaksore apo morfologjike

    "Gjymtyrë" është gjinia femërore.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 30-05-2010 më 07:04

  8. #378
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    T'i shkruhet me apostrof.
    Shkruhet "ndalu të t'i them"
    Për ç'ti apo ç't'i nuk jam i sigurtë, po them se do ta gjej së shpejti.



    gjymtyrë të tjerë - gjymtyrë të tjera
    gjymtyrët e tjerë sintaksorë apo morfologjikë - gjymtyrët e tjera sintaksore apo morfologjike

    "Gjymtyrë" është gjinia femërore.
    "Gjymtyrë" nuk është gjinia femërore.
    Gjinia femërore përmbledh shumë gjëra.

    "Gjymtyrë" është emër i gjinisë femërore.
    .................................................. ........................................

  9. #379
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Fjalorin shqip elektronik unë e kam, po këtë pikën 8 që solle ti nuk e gjeta. Për cilën fjalë jepen këta shembuj?
    Fjala mirë në fjalorin elektronik shpjegues ka katër kuptime. Këto shpjegime janë përshkruar te kuptimi i katërt i fjalës mirë si ndajdolje, para fjalëve mirëbesim, mirëbërës etj.
    MIRË ndajf.
    1. Me cilësi të mirë ose shumë të mirë; ashtu si duhet, pa të meta; duke plotësuar si duhet kërkesat a nevojat; në përputhje të plotë me diçka, në rregull, drejt, bukur; kund. keq. Punon
    (gatuan, luan) mirë. Kërcen mirë. E pa (e vizitoi) mirë. E studioi mirë. Është punuar mirë. Shoh (dëgjoj) mirë. Ecën mirë (puna). I bie mirë violinës. Shkon mirë në mësime. I ka hyrë mirë
    punës. Doli mirë. E trajton mirë. Vishet mirë. Shpjegon (flet) mirë. I rrinë mirë rrobat.
    2. Në mënyrë të përshtatshme e të hijshme, me mend e me arsye, ashtu si duhet, në rregull, drejt; me urtësi e me nder; në mënyrë miqësore a shoqërore; sipas normave të vendosura nga
    shoqëria; kund. keq. Sillet (vepron) mirë. E këshillon mirë. Fol mirë! fol mbarë! mos fol ters! Flet mirë për shokët. Rri mirë. Gjykon mirë. Mirë thotë. Mirë e ka. Nuk e ke mirë nuk je në
    rrugë të drejtë, nuk vepron si duhet. Shkojnë mirë njëri me tjetrin.
    3. Në gjendje a në kushte të kënaqshme ekonomike etj.; në qetësi, rehat; në gjendje të mirë shëndetësore; kund. keq. Mirë e më mirë. Mirë e tumirë gjithnjë e më mirë, shumë mirë. Rrojmë
    (jetojmë) mirë. Është (u bë) mirë me shëndet. Mbahet mirë.
    Uroj të jeni mirë. Udhëtuan (fjetën) mirë. Sa vjen më mirë. E ka (punën) mirë e ka në rregull (punën).
    4. Në një shkallë të lartë, shumë, fort a rëndë; në mënyrë të mjaftueshme; deri në fund, sa a si duhet, plotësisht. U err mirë. E rrahën mirë. E njoh mirë. U lagën mirë. E shpartalloi mirë. E
    ka zënë kolla mirë. Paguante mirë. Hëngri (piu) mirë. Fitonte mirë. I ra mirë dikujt doli me fitim, pati mjaft fitime! Pa u gdhirë mirë. Pa dalë mirë dielli. Pa hapur sytë mirë.
    5. Me kënaqësi, me qejf, përzemërsisht, me bujari, me dashuri; kund. keq. E priti mirë.
    6. iron. bised. Ashtu si duhet ose ashtu si e meriton (përdoret me kuptim të kundërt nga ai që ka zakonisht kjo fjalë kur dikush vepron keq a kur diçka, bëhet keq). Mirë, besa! Ia punoi mirë!
    Mirë e gjeti! Mirë ia bënë!
    7. si pasth. Përdoret kur miratojmë një veprim, një kërkesë, një lutje etj. Mirë, le të vijë. Mirë, pranoj! Po deshe të vish, mirë, po nuk deshe, mos eja! Mirë, thuaje! Mirë, ik!
    8. Përdoret në shprehje pasthirrmore për urime. Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!
    9. përd. em. Diçka e mirë, e mira; e mbara; kund. keq. Bëri mirë e gjeti keq. Mendoi për mirë. Paç mirë! ur. Më doli për mirë. Mori për mirë mori për mbarë. E ka për mirë. S'e zinte në
    gojë as për mirë as për keq.
    10. përd. em. f. Notë kaluese midis «mjaftueshëm» e «shumë mirë» për vlerësimin e njohurive ose të sjelljes në shkollë. Mori (i vuri) mirë.
    * Sa mirë! përdoret kur shprehim kënaqësi ose miratim për dikë a për diçka që e shohim, e dëgjojmë etj. Si jo më mirë shumë mirë, s'ka si bëhet më mirë. I bëri mirë dikujt diçka i solli dobi (një
    bar për shëndetin, një vërejtje e qortim për sjelljen, qëndrimin etj.). Doli (u nda) mirë dikush doli me fitim, doli faqebardhë. Mirë e mirë shumë mirë; shumë, fort. Mirë e bukur plotësisht, aq sa
    duhet; deri në fund, krejtësisht. Mirë a keq ashtu si mund ose aq sa mund, ashtu si di; në një farë mënyre. Një herë e mirë një herë e përgjithmonë, përfundimisht, për përgjithnjë. Mirë ia bëri
    (mirë ia punoi) veproi si kishte hak, i dha me të drejtë një mësim. E ka mirë me dikë ka marrëdhënie të mira miqësore e shoqërore me dikë, i shkon fjala tek ai, merret vesh mirë me të. Më
    vjen mirë gëzohem, më bëhet qejfi. S'e ke as për mirë as për keq dikë s'e ke për asgjë, nuk të ndihmon dot, nuk sjell asnjë dobi. I është futur (i ka hyrë) mirë rolit libr. shih te FUTEM. Laje
    gojën mirë (me uthull)! iron. shih te LAJ. E mprehu mirë lapsin (penën) libr. shih te PEN/Ë,~A. Pa u tharë mirë boja libr. shih te BOJ/Ë,~A. Më mirë shkelmi se helmi fj. u. shih te SHKELM,~I.
    Më mirë të të dalë syri sesa nami fj. u. shih te SY,~RI. Më mirë djepin thatë (bosh) se shejtanin brenda fj. u. shih te DJEP,~I. Më mirë të shkojë kryet (koka) se fytyra fj. u. shih te KRYE,~T.

    MIRËBESIM m.
    Besimi i plotë që kemi se dikush sillet ndaj nesh në mënyrë të ndershme e të çiltër, se vepron drejt e me qëllime të mira dhe nuk na mashtron; kund. keqbesim. Mirëbesim i dyanshëm. Me
    mirëbesim. Forcimi i mirëbesimit. Mungesa (humbja) e mirëbesimit. Ka mirëbesim. Përfitoi nga mirëbesimi i tij. Shpërdoroi mirëbesimin e tij. Ia dha (ia la) në mirëbesim.

    MIRËBËRËS m. sh.
    Ai që i bën mirë dikujt; ai që bën të mira; kund. keqbërës.

  10. #380
    i/e regjistruar Maska e KokeKatrori
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Vendndodhja
    perballe Malit
    Postime
    237
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    T'i shkruhet me apostrof.
    Shkruhet "ndalu të t'i them".
    hm, po Ti vete po thua qe t'i = te i , pra nese eshte të t'i = te te i dhe une mendoj se kjo nuk shkon. Nuk themi : ndalu vashe te te i theme dy fjale, por te ti them dy fjale.

    Bato, me lejo te te kritikoj per fshirjen e postimeve. Ky Forum ka mbi te gjitha fatin e madh te mbledhe Shqiptaret kudo qe ndodhen (mendimi im te pakten) dhe sigurisht nuk eshte nje simpozium shkencor ku vecse profesorat flasin, prandaj lejo edhe ndonje postim qe Ty personalisht nuk te duket i arsyeshem.
    Tema eshte e mrekullueshme dhe s'ka shume nevoje per nderhyrje ;-)

Faqja 38 prej 126 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •