Close
Faqja 35 prej 126 FillimFillim ... 2533343536374585 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 1258
  1. #341
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin
    loool

    per mua e dine tgjithe qe shkruaj me gabime ...... pranaj dhe smarrin mundin tmkorrigjojne. Sepse do kohe prej 500 fjalive ...... 450 gabim.lol.

    Translate:

    Për mua e dijnë që të gjithë, që shkruaj me gabime, prandaj dhe nuk marrin mundin që të më korrigjojnë, sepse do kohë që nga 500 fjali, të gjejnë 450 gabime.lol.


    Ja unë e mora mundimin. Fjalitë nënrenditëse ftilluese dhe përcaktore nuk kërkojnë presje. Kjo e thënë shqip: përpara nyjeve se dhe nuk vendoset presje.

    Mos u mërzit se unë vetëm tek kjo tema tentoj të mos bëj gabime e dua dy orë në formulimin e fjalisë. Nëpër temat e tjera shkruaj shkel e shko.

  2. #342
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    e dine eshte e sakte
    jo e dijne

    edhe "prej" me duket me e sakte se "nga" ne kete rast.
    Prej kaq fjaleve aq jane te sakta.
    Mundi ne kete rast mund te behet mundimi- s'marrin mundimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 26-05-2010 më 17:50

  3. #343
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    e dine eshte e sakte
    jo e dijne

    edhe "prej" me duket me e sakte se "nga" ne kete rast.
    Prej kaq fjaleve aq jane te sakta.
    Mundi ne kete rast mund te behet mundimi- s'marrin mundimin.
    A e din se shpesh here jam ne medyshje kur me duhet te perdor veten e dyte deftorete kohes se tashme te disa foljeve?????
    Si psh "ti di" apo " ti din"...."ti do" apo " ti don"?????
    Jarigas

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    me gjuhe letrare eshte di dhe do

  5. #345
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Rrrofsh....kete e dija fort mire..
    Mirpo ndodh qe ne situata te ndryshme, nuk mjafton te perdoresh rregullat e letrares, si psh pyetja:"Ti do te shkosh ne Tirane apo jo"?, nuk shpreh qarte nese "do te shkosh" eshte deftorja e se ardhshmes e foljes "shkoj" apo deftorja e tashme e foljes "dua" bashke me pjesoren e foljes "shkoj"!!!!!
    Ti si e zgjidh ne keto raste????
    Jarigas

  6. #346
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Rrofsh.... kete e dija fort mire..
    Mirpo ndodh qe ne situata te ndryshme...

    Jarigas, të thashë edhe më lart që kjo temë nuk është për të kundërshtuar rregullat e gjuhës zyrtare, por është për të gjithë ata që duan t'i mësojnë këto rregulla.

    Kur do ta pyesësh tjetrin nëse dëshiron të shkojë, në gjuhën e folur folja "do" theksohet më shumë dhe kështu ajo kuptohet. Ndryshe mund të themi edhe "dëshiron të shkosh?" ose "ke qejf të shkosh?"

    mirpo - mirëpo

    Përveç kësaj, fjalia nuk mund të fillojë me lidhëzën "mirëpo". Kjo lidhëz përdoret në fjalitë e bashkërenditura që shprehin kundërshtim ndaj njëra-tjetrës.
    Ja si duhet ta kishe filluar ti shkrimin tënd:

    Rrofsh!
    Këtë e dija fort mirë, mirëpo ndodh që në situata të ndryshme ...

  7. #347
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Fjala-Mirë se erdhe-a shkruhet e ngjitur apo kështu si e postova!flm.
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  8. #348
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Shkruhet bashkë.
    Në rastin e "mirë se erdhe", bashkohen bashkë dy "e", kështu që njëra hiqet dhe shkruhet "Mirëserdhe"

  9. #349
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    me c'kam pare ne internet nga menyrat e ndryshme te komunikimit me shqipet, 3/4 e shqiptareve jane ignorantus ne gramatike.
    Me ka bere shume pershtypje nje X qe ka qene drejtoreshe gjimnazi ne Tirane dhe e kam ne facebook. Cfare shqipeje.... grua e mire, mos ta shaj, lol, po drejtoreshe qe nuk shkruan shqip sakte? uee ueee ueee. Lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ChuChu : 27-05-2010 më 08:27

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e erla07
    Anëtarësuar
    03-12-2009
    Postime
    752
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Shkruhet bashkë.
    Në rastin e "mirë se erdhe", bashkohen bashkë dy "e", kështu që njëra hiqet dhe shkruhet "Mirëserdhe"
    Kur hyn ne forum,sa hapet faqja ,eshte e shkruar gabim fjala mireserdhe dhe une kam dyshuar nese shkruhet mireseerdhe apo mireserdhe,faleminderit per sqarimin.

Faqja 35 prej 126 FillimFillim ... 2533343536374585 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •