Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 103
  1. #71
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    po ku ishte kjo mimoza ketu e 13 vjet te shkuara...a tash i ra ndermend mimozes te protestoje per pronat e saja...jo shoku tank nuk i vete mendja per prona asaj jo...keq te vjen por perpara prones ajo ka partine...se bash kete partine me te cilen kjo zonje ka hyre ne greve te urise e kishte per 8 vjet ne pushtet...dhe kjo parti qe e ka detyruar kete te shkrete mjeke te hyje ne greve nuk e qau by.then fare per pronen e mimozes..jo 8 dite ne pushtet por 8 vjet..e mimoza nuk e qau kryet per te hyre ne greve urie ta detyronte partine qe sot e ka futur ne greve urie ti kthente pronen...sot i ra ndermend...por duket shume vone i paska ra...dhe besoj se e din se dikush tjeter do perfitoje nga sakrifica e saj..udheheqesit do perfitojne e jo shtresa e mimozes...prape ajo do hyje grevave te urise edhe kur partia e saje ndonjehere te vije ne pushtet..dhe partia e saj ashtu siq nuk e qau by.then per 8 vjet me rradhe nuk do e qaje byt.hen prape...
    JAM SHUME DAKORT ME MALESORIN . KUSH KA PERGJIGJE PER MIMOZEN????!!!
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  2. #72
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Shteti nuk mund tu ktheje pronen 20 familjeve ish-pronaresh qe kishin ne pronesi gjithe Shqiperine, e te nxjerri ne rruge qindra mijera shqiptare qe jetojne ne ato prona. Nese qeveria do te nderrmerte nje hap te tille, qeveria dhe ish-pronaret do te varreshin prej gjuhe tek urat e Lanes nga ata qindra mijera njerez qe prekeshin nga ky ligj.

    Qeveria ben legalizimet ne fillim, mbledh tarifat e atyre qe legalizojne ndertimet e tyre, dhe me ato leke paguan ish-pronaret e tokave. Ne kete menyre ruhet qetesia dhe rendi ne vend dhe i jepet zgjidhje nje problemi te madh si ai i prones.


    Albo
    E pare e punes nuk jane 20 familje qe kane ne prona gjith Shqiperine por mund te jene mbi 20.000.

    E dyta, Keshtu sic e ke shtjelluar ti nuk ndertohet rendi kapitalist, pra ai qe ka bota perendimore, por ish rendi socialist, ai qe kishim ne kohen e xhaxhit.

    E treta, ti harron se kjo prone u eshte vjedhur njehere mbas 45-ses ktyre 20.000 familjeve dhe asnje lloj politike sociale nuk e justifikon kete ne demokraci ku te gjithe kemi te drejta te barabarta.

    E katerta, mos u kthe pronat ku jane ndertuar shtepi mbi to, ktheju te pakten ato ku zoterote ke ndertuar hotele luksoze...! Pse nuk i kthen ato, kur aty nuk nxjerr ndonje familje jashte nga shtepia?

    Ps: mire kta qe kane zbritur nga mali dhe aq din, por ti jeton dhe ne USA, c'ne kaq dritshkurter, apo keshtu e do puna eee..? Se mesa te kemi pare ktu ne forum nuk na ke len pershtypjen e donje injoranti.



    Epirotas Gjak Shqiptari

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Triumfalizėm i panevojshėm
    » Vendosur: 22/05/2010 - 01:18



    • Andi Bushati

    Dalja aspak e lavdishme e grevistėve tė urisė, pas 19 ditėsh vuajtjeje dhe privimi nga jeta e pėrditshme, i ka bėrė shumė nga idhtarėt e Berishės ta pasqyrojnė me tone triumfaliste kėtė ngjarje aspak tė denjė. Prej dy ditėsh ėshtė vėnė nė lėvizje njė lumė shkruesish e politikėbėrėsish, qė po e shprehin gati me ngazėllim, gjunjėzimin pothuajse tė turpshėm tė kundėrshtarit tė tyre politik.
    Kėtij grupimi tė parė, i ėshtė shtuar edhe njė i dytė, qė toneve tė triumfalizmit, i ka shtuar ato tė ironisė dhe sarkazmės. Dikush e paraqet Edi Ramėn si njė fėmijė tė parritur, qė e gėnjejnė me njė karamele tė rreme. Dikush tjetėr tallet me njeriun qė bėrtiste se “Do tė kalojnė vetėm mbi trupat tanė” dhe doli nga greva me bisht ndėr shalė. Dikush tjetėr ironizon me njeriun qė ultimatumet e njėpasnjėshme i ndėrroi me njė gotė verė dhe njė pjatė patč. Nė fakt, duhet thėnė, se gjithė ky triumfalizėm e gjithė kjo sarkazėm, ėshtė e pavend dhe e pavlerė. Tė gjithė ata qė ndihen fitimtarė, nuk ka vend tė gėzohen. Tė gjithė ata qė ndihen tė fuqishėm, nuk ka vend tė trimėrohen.
    Sepse pėr fatin e tyre tė keq, nuk kanė fituar as ndaj njė kundėrshtari tė fortė, as ndaj njė kauze tė drejtė dhe tė moralshme.
    Gėzimin dhe pėrmasat e fitores sė tyre, duhet t’i reduktojė ndjeshėm, pesha e atij qė kanė mundur. Eshtė e lehtė tė bėsh njė bilanc tė shkurtėr se kė kanė mundur. Kanė mundur njeriun qė, qė kur ėshtė nė krye tė PS, me pėrjashtim tė asaj pėr Bashkinė e Tiranės, i ka humbur tė gjitha betejat politike. Kanė mundur njeriun qė pasi eliminoi gjithė kandidatėt e familjes sė vet politike, e humbi betejėn pėr tė mos lejuar njė tė djathtė tė ngrihej nė fronin e Presidentit tė Republikės. Kanė mundur atė qė e shndėrroi nė humbje edhe tragjedinė e Gėrdecit, sepse me anė tė saj kėrkoi tė eliminonte konkurentėt brenda sė majtės. Kanė mundur njeriun qė i dha Berishės tė gjitha ato ndryshime kushtetuese, qė sot e kanė rrėnjosur nė karrigen e tij kryeministrore. Kanė mundur njeriun qė humbi krejt fushatėn parazgjedhore, jo vetėm sepse nuk u pėrball drejtpėrdrejt nė tė, por u kthye edhe nė atu-nė e kundėrshtarit, duke bėrė qė opozita shqiptare tė ishte e vetmja opozitė qė akuzohej pėr korrupsion. Kanė mundur njeriun, qė hodhi kolegėt e tij nė fushatėn zgjedhore dhe vet qėndroi nė zyrėn e Bashkisė. Kanė mundur njeriun qė tha, po humba largohem, dhe qė pasi humbi nxori teorinė, “po ika, s’kanė mė tė mirė”. Kanė mundur njeriun, qė pasi humbi tė pahumbshmen, doli e tha se ėshtė mė i fortė se kurrė.
    Kanė mundur njeriun qė tha se pas fundqershorit, gjithēka do tė jetė ndryshe, por kėtė ndryshim e kuptonte si sakrificė tė tė tjerėve dhe jo tė tijėn.
    Kanė mundur njeriun qė vendosi t’i lėrė gjithė deputetėt e tij gjashtė muaj pa rrogė, ndėrsa vetė firmoste ēdo fundmuaji nė borderonė e bashkisė. Kanė mundur njeriun qė bėrtiste se opozita duhet bėrė nė rrugė, megjithėse vetė, ka 12 vjet qė nuk i ndahet zyrės.Kanė mundur njeriun qė u kėrkoi 200 tė tijve tė fillonin njė sakrificė urie dhe qė vetė as nuk e provoi shijen e saj, megjithėse i pėrbetohej shumėkujt, se kėtė radhė, ishte i vendosur tė vdiste live, para kamerave, vetėm pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga Berisha.
    Ky ėshtė kundėrshtari qė kanė mundur sistematikisht, ndaj nuk ka vend pėr ndonjė gėzim tė madh. As pėr sarkazėm, as pėr triumfalizėm.
    Por, ndėrsa e djathta nė pushtet nuk ka arsye reale t’i japė pėrmasa tej tė zakonshmes asaj qė ka ndodhur, opozita e majtė ka tė gjitha tė drejtat tė shqetėsohet, tė frikėsohet, madje tė ngrejė shumė pikėpyetje?
    Pikėpyetje pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e saj, me njė lider dhe me njė filozofi politike, e cila po i ēon nga disfata nė disfatė. Nga zhgėnjimi nė zhgėnjim. E kėto pyetje nuk janė pronė e vetėm atyre 20 deputetėve qė qenė nė grevė. As vetėm e atyre 180 mbėshtetėsve qė i shkuan me durim dhe sakrificė deri nė fund, asaj qė u kėrkoi forca e tyre politike. Kėto shqetėsime dhe kėto pikėpyetje janė sot pėr tė gjithė opozitėn e majtė, madje pėr mė shumė se kaq. Pėr tė gjithė ata qė mendojnė se i duhet thėnė STOP pushtetit, gjithnjė e mė abuziv, gjithnjė e mė korruptiv, gjithnjė e mė shumė ndrydhės tė lirive, qė po ushtron Kryeministri Berisha.
    Ndaj kėtu duhet tė konsistojė pyetja dhe dilema e madhe e sė majtės dhe krejt opozitės shqiptare: nė shqetėsimin se si mund tė arrihet njė gjė e tillė.
    Deri tani, e ndikuar nga lideri i saj, dhe nga njerėzit pranė tij, tė cilėt kanė kėrkuar me ēdo ēmim, justifikimin e kėtij kalvari disfatash tė njėpasnjėshme, opozita e ka zhvilluar aksionin e saj politik duke pasur si premisė, si gur themeli, si armė lufte, vetėm njė opsion: “Ky ėshtė njė pushtet i paligjshėm, sepse buron nga vota tė vjedhura”. Pra, nė thelb tė kėtij aksioni, ndonėse nė pjesėn mė tė madhe pa prova e fakte konkrete, ka qenė tė tregojė se ky pushtet ėshtė ilegjitim. Por duke bėrė kėtė, duke e futur nė kėtė shtrat, vetėm pėr arsye personale, gjithė energjinė dhe forcėn e popullit opozitar, ka anashkaluar, ka lėnė jashtė vėmendjes, ka bėrė tė pandjeshme tė gjitha rreziqet reale qė i kėrcėnohen shoqėrisė shqiptare e pėr tė cilat opozita, si kudo, duhet tė jetė garantja kryesore. Sepse nė fakt, problemi real sot nė Shqipėri, nuk ėshtė ekzistenca ose jo e njė pushteti legjitim, por shqetėsimi se ky pushtet po e shpėrdoron me tė gjitha format dhe nė mėnyrėn mė agresive, legjitimitetin e vet. Problemi sot nė Shqipėri nuk ėshtė se po qeveris Berisha, i mbėshtetur nga votat e Metės. Jo dhe jo. Nė tė gjitha kombinimet e para qershorit 2009, dihej qė njė bashkim i tillė, nėse ndodhte, krijonte njė maxhorancė qeverisėse.
    Por, problemi sot ėshtė se Kryeministri Berisha dhe njerėzit e tij po e pėrdorin legjitimitetin e kėtij pushteti, pėr tė shuar tė gjitha pushtetet e tjera nė Shqipėri.
    Qė pas zgjedhjeve tė fundit, kanė ndodhur nė kėtė vend gjėra shumė mė tė rėnda se ēėshtja e diskutueshme e kutive.
    Pushteti gjyqėsor ėshtė mė shumė se kurrė, nė vitet e fundit, nėn trysninė e ekzekutivit, madje deri nė atė pikė sa aktorėt e Gėrdecit i shpėtojnė gjykimit me procedura ligjore. Prokuroria ėshtė zbythur krejtėsisht prej sulmeve politike, aq sa dhe kreu i saj, qė dikur betohej se sfida e vet ishte pėrfundimi i ēėshtjeve tė rėndėsishme, tani po kėrkon tė krijojė imazhin e njė veline, duke pozuar gjithnjė e mė shumė pėr shtypin rozė.
    Presidenti i Republikės, pas ndonjė tentative pėr rezistencė para zgjedhjeve, tani i ėshtė rifutur njė gare tė ethshme pėr t’u rikonvertuar nė demokrat, megjithėse pėr besnikėrinė e tij tashmė i kėrkohen prova dhe mė tė mėdha. Gjendja ekonomike ėshtė gjithnjė e mė e rėndė dhe Qeveria ka falimentuar nė dy drejtime kryesore, qoftė pėr tė paguar ato ndėrmarrje qė u ka dhėnė punė, qoftė pėr t’u siguruar konkurencė tė ndershme, pėr ato kompani qė presin punė. E sė fundi, gjendja e pushtetit tė katėrt, ajo e mediave, ėshtė si kurrrė mė parė. Jo vetėm pėr pikėt qė kemi humbur nė renditjen e klasifikimeve ndėrkombėtare, por sepse, si pasojė e gjobave dhe dhunės financiare tė Qeverisė, dy gazeta tė pėrditshme janė mbyllur dhe zėra tė tjerė autoritarė, kritikė tė Qeverisė, po tentohet tė zhduken nga peisazhi mediatik. Kjo duhej tė ishte nė fakt panorama e shqetėsimeve reale tė kėsaj opozite. Ky konglomerat problemesh e shqetėsimesh duhet tė ishin thelbi i kauzės sė saj. Ajo e njė pushteti gjithnjė e mė arbitrar, e sfidues, qė po dhunon pėrditė e mė shumė legjitimitetin qė mori nė qershorin e shkuar.
    Por tė gjitha kėto probleme po minimizohen sot, nga debati i stisur pėr kutitė, i cila ka uzurpuar gjithė faqet e gazetave, gjithė pėrballjen politike, gjithė energjitė e aktorėve kryesorė. Ai e ka angazhuar sot opozitėn me mish e me shpirt, nė njė kauz tė shpikur, duke bėrė, pėr fatin e saj tė keq, qė kjo t’i mbivendoset kauzave tė drejta, tė vėrteta dhe reale qė duhet tė kishte. Sepse ndėrkohė qė Rama dhe tė tijtė kanė shpenzuar njė vit me betejėn e pamundur pėr kutitė, Berisha ka marrė, pa zhurmė, pothuajse tė gjitha pushtetet, nė kėtė vend. E ky uzurpim ėshtė mė i prekshėm, mė i rėndė dhe mė me pasoja se akuza e pafaktuar qė i bėhet pėr votėn. Dhe ky uzurpim ėshtė mė afatgjatė e mė i rėndė se gjithė tė tjerat. Fakti se po e nėnvleftėson atė, ėshtė humbja mė e madhe qė po pėson sot kjo opozitė. Fakti se po e lė atė nė plan tė dytė ėshtė dėmi mė i madh qė ajo po i shkakton idhtarėve tė saj, madje krejt shoqėrisė. E kjo humbje dhe ky dėm, janė shumė mė tė mėdha se ato qė pėrmenda mė lart. Pėr ato ēdo opozitar duhet tė trishtohet. Pėr ato edhe antiopozitarėt mė triumfalė, nuk mund tė kenė mundėsi tė gėzohen.

    panorama

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga ELDORADO Lexo Postimin
    JAM SHUME DAKORT ME MALESORIN . KUSH KA PERGJIGJE PER MIMOZEN????!!!
    po ore kam une pergjigje
    jepini adresen time te vije te me takoje kur te doje se e sqaroj vete.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    keshtu thoshit edhe per fatos nanos ... tash aleat i salis per turpe e poshtersi kombetare ...

    ne cilin popull gjendet garancia? ne ate popull qe eshte lene ne fund te euro-ballkanit ...

    ne cilat vepra? ne ate rrugen qe u be 4 her me shtrenjte me paret e popullit ... apo me inaugurimin nje vit me pare ... e tuneli eshte ende i pahapur? apo ndonje veper si tragjedia e gerdecit ... apo vjedhja makabre e zgjedhjeve ... apo me ateljene klienteliste te argites ... apo korrupcionin galopant ...

    sali berisha eshte i pa-legjitimuar ...

    Po me duket se po debatoj me erion bracen e jo me nje qytetar te Shqiperis!!

    Keto cka ti po i thu i ke me te ndegjune..sepse faktet flasin ndryshe!

  6. #76
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Po me duket se po debatoj me erion bracen e jo me nje qytetar te Shqiperis!!

    Keto cka ti po i thu i ke me te ndegjune..sepse faktet flasin ndryshe!
    edhe erion braēe eshte qytetar i Shqiperise, apo gjuheqenet do te tentojne tia heqin, por nuk e lejon kushtetuta ...

    memo, po prifi a eshte popull, mo avukat i gjuheqenve ...

    pse a nuk eshte Shqiperia ne fund te listes se Ballkanit ... a nuk eshte kjp ni tjater "fitorje" e qeverise "sime" ...

    a nuk u inaugurua rruga me kryeministra e shirita, dhe tuneli akoma nuk eshte riparuar prej qeverise "sime" ...

    po ai gerdeci eshte me te ndegjueme, apo ti degjon ate qe gjuheqeni nuk e dinte nga binte, kur baxhanaku iu vra atje prej makuterise dhe kleptokracise se familjes kryeministrore ...

    sa biznese, qe gjuheqeni i quante mafioze kur ishin specialistet ne pusht-et, tani jane ne umbrellen e atelies se famijles kryeministrore, deri edhe fazlliq e pislliqe te tjera qe kane bere dhe bejne MUUUU !!!

    memo, e ke nga emocionet gjuheqenore ...kthjellou, gjakftohtesou, arsyetou, logjikohu!

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    edhe erion braēe eshte qytetar i Shqiperise, apo gjuheqenet do te tentojne tia heqin, por nuk e lejon kushtetuta ...

    memo, po prifi a eshte popull, mo avukat i gjuheqenve ...

    pse a nuk eshte Shqiperia ne fund te listes se Ballkanit ... a nuk eshte kjp ni tjater "fitorje" e qeverise "sime" ...

    a nuk u inaugurua rruga me kryeministra e shirita, dhe tuneli akoma nuk eshte riparuar prej qeverise "sime" ...

    po ai gerdeci eshte me te ndegjueme, apo ti degjon ate qe gjuheqeni nuk e dinte nga binte, kur baxhanaku iu vra atje prej makuterise dhe kleptokracise se familjes kryeministrore ...

    sa biznese, qe gjuheqeni i quante mafioze kur ishin specialistet ne pusht-et, tani jane ne umbrellen e atelies se famijles kryeministrore, deri edhe fazlliq e pislliqe te tjera qe kane bere dhe bejne MUUUU !!!

    memo, e ke nga emocionet gjuheqenore ...kthjellou, gjakftohtesou, arsyetou, logjikohu!
    Nuk flas me emocione..te jesh i sigurt!

    Asnje nga keto qe ti ka mesu permendesh erioni sjon te faktuara!

    Deri tani kan mbet vetem shpifje...Gerdeci e tha fjalen e vet ne zgjedhje ku PD-ja dul fituese!
    Tuneli..hmm me vjen keq se si nje shqiptar si edi rama nuk ka zemer qe ta vizitoj nje veper kaq madhore te ndertuar ne Shqiperi!

    Tjetra...sa per ekonomi dhe varferi...keto ekzistojn vetem ne mendjet tuaja,sepse Shqiperia po ec me ritme te knaqshme drejt nje stabilizimi ekonomik dhe te nje rritje te ekonomis...ket spo e them une por institucionet ekonomike evropiane e boterore!

    Pritni tani turist,punoni dhe fitoni e mos u merrni me Sali Berishen!

  8. #78
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Kushtetuesja: Ja pse rrėzuam ligjin e pronave


    Gjykata zbardh vendimin. Ligji i jepte tė drejtė kreut tė AKKP-sė qė tė rrėzonte vendimet e mėrparshme tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave


    TIRANĖ - Gjykata Kushtetuese sqaron arsyet e rrėzimit tė neneve 16 dhe 18 tė ligjit "Pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" tė cilėt i jepnin kompetencė kreut tė AKKP-sė qė tė zhbėnte vendimet e mėparshme tė komisioneve tė ngjashme. Shkak edhe bėrė njė padi nga disa pronarė nga qyteti i Vlorės tė cilėt me vendim tė Komisionit tė Kthimit tė Pronės (sot AKKP) nė fillim tė viteve 90' kanė pėrfituar sipėrfaqe toke nė kėtė qytet. Me pretendimin e mbivendosjes sė pronės, kėta tė fundit i janė drejtuar gjykatės. Duke mos qėnė ė kėnaqur me vendimin e dy shkallėve tė gjykatės sė Vlorės, ata e kanė dėrguar ēėshtjen nė Gjykatėn e Lartė, kjo nuk e ka pranuar shqyrtimin e ēėshtjes.


    Mė pas nė vitin 2008 kreu i AKKP-sė ka marrė kthyer vendimin e marrė nga KKKP-ja e atėhershme duke kthyer ēėshtjen pėr rishqyrtim tek zyrat e kėsaj agjencie nė Vlorė. Ēėshtja ka ndjekur edhe njėherė nga fillimi me radhė shkallėt e gjykatave duke bėrė qė nė fund Gjykata e Lartė dhe Avokati i Popullit t'i kėrkojnė Gjykatės Kushtetuese shqyrtimin e kushtetueshmėrisė sė neneve 16 dhe 18 tė ligjit "Pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Mė pas ēėshtja ėshtė marrė nė dorė nga kjo gjykatė e cila nė pėrfundim ka vendosur rrėzimin e kėtyre neneve.
    Nė vitin 2007, qeveria i dha pushtet tė pakufizuar kreut tė zyrės sė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave nė Qendėr, pėr tė riverifikuar dhe shfuqizuar njėkohėsisht vendimet e marra nga komisionet e mėparshme.


    Nė bazė tė kėtij ligji dhe, mė konkretisht, tė kėtyre dy neneve kreu i AKKP-sė ka tė drejtė qė tė anulojė vendime tė Komisionit tė Kthimit tė Pronave tė mėparshme, qoftė edhe ato tė marra gjatė vitit 1993-1994, edhe pse mund tė jenė tė formės sė prerė. Gjatė seancave, Gjykata e Lartė e ka mbėshtetur kėrkesėn e saj me arsyetimin se, Drejtori i Pėrgjithshėm i AKKP-sė nuk mund tė marrė nė shqyrtim edhe vendimet e ish- KKKP, aq mė tepėr pa asnjė kufi kohor. Sipas saj, Drejtori i Pėrgjithshėm i AKKP nuk mund tė marrė nė shqyrtim kryesisht vendimet e zyrave rajonale tė AKKP. "Nenet 16 dhe 18 tė Ligjit 9235, datė 29.07.2004 "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės" i ndryshuar, me kompetencat qė i japin Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė AKKP-sė cenojnė parimin e sigurisė juridike. Gjithashtu, subjektet e shpronėsuara dhe Avokati i Shtetit nuk mund tė kundėrshtojnė vendimet e ish KKKP pa asnjė afat kohor", - citohet nė qėndrimin e Gjykatės sė Lartė.

    Nga ana e tij, Avokati i Popullit i ka kundėrshtuar kėto nene me arsyetimin se, ato bien ndesh me parimet e mbrojtjes sė pronės private, tė parashikuara nė nenin 41 tė Kushtetutės. "Kompetenca qė i ėshtė dhėnė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė AKKP-ve pėr tė shqyrtuar kryesisht dhe pėr tė anuluar vendimet e ish KKKP-ve ėshtė atribut vetėm i pushtetit gjyqėsor", - ka shpjeguar zyra e Avokatit tė Popullit.

    Emirjon Senja/Shekulli

  9. #79
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    "Njė sinjalizim pėr Presidentin, Kryeministrin dhe Kryeprokuroren"


    Letėr e nėnshkruar Grup Banorėsh

    Tė nderuar zotėrinj, Bamir Topi e Sali Berisha. E nderuar zonja Ina Rama. Kemi mbi 5 vjet qė u jemi drejtuar tė gjithė institucioneve pėr falsifikim tė dokumenteve prej 35.000 m2 tokė nė bregdet, e cila ėshtė pėrvetėsuar nė mėnyrė abuzive, duke shkelur ligjin dhe duke u mbėshtetur nė pushtetarė tė korruptuar, tė cilėt pėr ligj kanė lekun.


    Kemi bėrė kallėzime penale prej disa kohėsh dhe nuk na ėshtė kthyer asnjė pėrgjigje. Nė emėr tė komunitetit tonė prej 200 familjesh kemi sinjalizuar me letra edhe Presidentin dhe ambasadorin amerikan, por heshtje. Do tė dėshironim qė dikush tė na kthente pėrgjigje dhe ne t'i paraqesim dokumentet tona pėr kėtė falsifikim... Nga banorė tė lagjes "Baba Rexhepi": Ndezim Culli, Zano Culli, Agron Veliaj, Xhevdet Culli, Koci Vasi, Zilfo Sheme, Krenar Allushi, etj.

    Shekulli

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Lere lere,po se c'ishin ca te "cmendur" nga diaspora "edhe intelektuale pale" qe do te hynin ne greve perpara selise se OKB-se
    Ku re, ne NY? Uaaa mu para shtepise sime. Me lajmeroni kur fillon qe t'u coj ca uje e qofte nga restoranti turk qe kemi ne lagje.

    Une jam anti-Sala, po kjo Moza dashka muhabet me duket.... sa here ka qene PS-ja ne pushtet? Le t'i merrte nga ta tokat, s'ja ka fajin Sala per to.

    eh te isha dhe une bejlere.... sikur vetem nje here.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •