Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395

    Rebelimi i ish-të përndjekurve: Aranit Çela merr sa 5 pensione tona

    Solidarizim

    Kanë qenë të shumta reagimet solidarizuese me dramën e Enrietës, vajzës së poetit të pushkatuar, e cila rrezikon të humbasë jetën në një spital italian, për shkak të mungesës së kurave të shtrenjta. Lexues të gazetës "Shekulli" janë treguar të gatshëm të kontribuojnë sadopak në shërimin e saj.

    Për t'iu dhënë mundësinë individëve apo bizneseve që të japin kontributin e tyre modest, dhe meqë numri i llogarisë ende nuk është hapur redaksia e "Shekullit' vë në dispozicion numrin e telefonit të xhaxhait të Enrietës. Bedri Blloshmi: duke uruar një shërim sa më të shpejtë të saj.

    Ish -të përndjekurit solidarizohen me apelin e bashkëvuajtësit të tyre, Bedri Blloshmi dhe i bëjnë thirrje ish-mjekut Berisha të ndihmojë në shërimin e Enrietës. Akuza e tyre për zvarritjen e qëllimshme të rehabilitimit të shtresës së vuajtur

    Një numër llogarie për të ndihmuar vajzën e sëmurë të Vilson Blloshmit. Ata më të ndjeshmit, të parët për ta ndihmuar, rezultojnë të jenë bashkëvuajtësit e të atit, ish-të përndjekurit politikë.

    'Sapo lexuam odisenë e dhimbshme të vuajtjeve të vajzës dhe xhaxhait të saj te gazeta "Shekulli" dhe heshtjen e paprinciptë të zyrtarëve të shtetit, erdhëm të bëjmë thirrje dhe në emrin tonë që të gjithë kush mundet të solidarizohet për ta ndihmuar!

    Po e përjetojmë me zemër sëmundjen e Enerieta Blloshmit, vajzës simbol të mbijetesës, vajzës së vëllait tonë të fateve tragjike, Vilson Blloshmit." Kështu shprehen krerët e Shoqatës së të Mbijetuarve nga Burgjet Komuniste.

    "Pushteti aktual po vret me indiferencën e tij edhe fëmijën e një heroi të demokracisë", thotë ish- i përndjekuri politik Fatmir Lamaj. "I bëjmë thirrje asaj fije humanizmi që është duke u fikur te kryeministri Berisha, të ndihmojë këtë fëmijë që të mos vdesë përpara kohe", thotë Xhaferr Agaraj, kryetari i shoqatës. Problemet tona si shtresë janë të shumta, por problemi akut është ky.

    Edhe pse vetë ndihen në gjendje të mjerueshme ekonomike, do të japin aq sa mundësi kanë. "Ne e dimë që dhimbja jonë sjell gëzim te një ish-sekretar partie që ka urrejtje për shtresën tonë, siç është Sali Berisha, por i kërkojmë të mos mishërojë Neronin, por i bëjmë thirrje atij pak humanizmi që i ka mbetur si një ish-mjek ta tregojë për vajzën e Vilson Blloshmit."

    "Tani jemi të persekutuar të neokomunizmit"

    Mbartin dhimbje, ndiejnë padrejtësinë dhe mosvlerësimin si të asaj kohe dhe të kësaj kohe, që iu shpërthen një pakënaqësi deri në mllef. Dhe të lirë kanë qenë dhe në atë kohë për të thënë çfarë ndjenin, e sigurisht që janë edhe tani. Disa ish-të persekutuar na tregojnë...

    Pse gjithë kjo pakënaqësi brenda jush si ndaj pushtetit komunist dje dhe këtij që pretendon se është demokratik sot?

    Fatmir Lamaj - Ne me dhimbje vërejmë se komunizmi në Shqipëri gjeti formën më efikase për të mbijetuar me rigjenerimin e vetvetes. Nga komunizëm kaloi në pseudodemokraci ose neokomunizëm. Iku një sekretar partie i madh si Ramiz Alia dhe erdhi një më pak i vogël si Sali Berisha, që mbetet viktimë e pashërueshme e urrejtjes ndaj shtresës sonë.

    Çfarë po pësoni ju konkretisht për të nxjerrë këto përfundime?

    Gjergj Ndreca - Ne gjendemi vazhdimisht nën opiumin e gënjeshtrave të qeverisë në pushtet. Dhe në këto vite për ne njëlloj kanë qenë si të majtët dhe të djathtët. Po të paktën socialistët kanë qenë më dinjitozë, se kanë mbajtur atë qëndrim që kanë pasur gjithmonë kundër nesh.

    Por po na diskriminojnë dhe këta që dolën me gishtat e demokracisë në duar. Edhe në grevën tonë të urisë një vit më parë ishin përfaqësues të PS-së që erdhën na takuan dhe i kujtojmë me respekt dhe mirënjohje.

    Fatmir Lamaj - Tani është konfonduar keq koncepti i së majtës me të djathtën. E djathta drejtohet nga një ish-komunist, e majta nga një ish-disident që është përplasur edhe me të atin e tij kundër regjimit komunist.

    Nëse hapet toka e këtij vendi nga Saranda në Tropojë gjen kockat tona. Por ne nuk morëm asgjë që meritonim. Na drejtojnë akoma vrasësit tanë. Nuk është e habitshme për ne që e njohim mirë të shkuarën që zv/ministri i Punëve të Brendshme sot është ish/zëvendësministri i diktaturës, që na rrahu në revoltën e Qafës së Barit.

    Nuk është e habitshme që në çdo zyrë të shtetit shqiptar janë ose ish-zyrtarët e kohës ose pinjollët e tyre. Nuk është habi që edhe ata pak ish-të persekutuar që punësoi zoti Berisha në fillim të ardhjes në pushtet për imazhin e tij, tani janë pushuar nga puna në administratën e lartë.

    Ju gati një vit më parë hytë në një grevë urie. Dhe shkaku i grevës së urisë mbetet problem edhe sot.

    Xhaferr Agaraj - Po. Kërkuam të dëmshpërblehemi sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Ne sot kemi humbur statusin e qytetarëve normalë. Nuk jemi as qytetarë të dorës së tretë apo të katërt dhe ky është përsëri një aparteid politik.

    Ne nuk duam lëmoshë, por rehabilitim, integrim dhe drejtësi me dinjitet. Ka katër ligje në fuqi për dëmshpërblimet dhe për ne është miratuar ligji që jep vlerën më të vogël, që llogarit punën e detyruar në burg, por jo dhunën, torturat, mungesën e lirisë dhe dinjitetit. Është dëmshpërblyer më shumë Fatos Nano e të tjerë byroistë këto kohë, se sa ne që kemi bërë burg në kohë më të vështira.

    Do të donim të falenderonim publikisht Sami Repishtin, ish-të përndjekurin politik që erdhi dhe na takoi nga SHBA, duke na ndihmuar edhe financiarisht.

    Fatmir Lamaj - Ne duam ta marrim brenda vitit dëmshpërblimin, jo në tetë vjet, sepse jemi specie në zhdukje. Kemi qenë rreth 6000 ish-të përndjekur në vitin '90, sot kemi mbetur 1800. Të tjerët kanë vdekur. Dhe imagjinoni, ka tre vjet që ka dalë ligji dhe nuk ka mbaruar së dhëni akoma kësti i parë.

    Po marrin inkuzitorët tanë nga 30.000 lekë pension. Merr ish-prokurori famëkeq Aranit Çela pension të posaçëm prej afërsisht 75.000 lekë në muaj. Ndërsa ne, të vuajturit edhe në pseudodemokraci marrim nga 15.000 lekë/muaj. Më mirë të kërkojmë strehim politik në Korenë e Veriut, se sa në një neokomunizëm hipokrit si ky shqiptar.

    Magdalena Alla/Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga shoku_tanku : 19-11-2010 më 11:29

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Per te ardhur keq eshte por shtetii cakton pensionet mbi kriteret e
    te ardhurave nga puna qe ke bere.
    Nqs te ardhurat nga puna qe ke bere kane qene te vogla edhe pensioni bie i vogel.Keshtu eshte ne cdo shtet ne bote,ne cdo sistem.
    Aranitit i bie pension i larte pasi ka pas rroge te madhe kur ka punuar.Keto te persekutuarit me sa di sikur kane marre shperblime/kompesime per vuajtjet.Cdo sistem/komunist/demokratik eshte i mbeshtetur ne ligje.Ai pension qe jepet eshte
    i mbeshtetur ne ligje dhe sdo te dije se kush je.
    Nqs ti si i persekutuar shkove ne burg,faji i kujt eshte?Faji jot se ti theve ligjet.
    Sikur te mos kishe thyer ligje,nuk do te ngaterrohej shteti me ty.
    Provo te thyesh ligjet tashti dhe shiko a shkon ne burg apo jo?Mos te te genjeje mendja se shteti demokratik do te te beje favorizime,se je i persekutuar.
    Pensioni bazohet ne kontributin qe ke dhene me pune supozojme 30 vjet ne vlere leku.Sa me e madhe kjo vlere aq me i larte pensioni.Ose mund te jete pensioni=40% e rroges se muajit te fundit perpara se dikush te kete dale ne pension.Varet se si eshte vene me ligj.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Eshte e vertete qe ligji ndonjehere anashkalon normat morale por ama eshte gjithashtu e vertete se qe nje ligj te jete i vlefshem dhe te rezistoje ne kohe,duhet te ndertohet mbi baza te shendosha morale.A ka vepruar ne menyre korrekte ligji i sotem ne lidhje me trajtimin e te persekutuarve?Kjo eshte nje ceshtje qe ha shume debat.A ka favorizuar ligji persekutuesit?Edhe kjo eshte nje ceshtje qe vlen te shikohet.A ka vullnet politika te ndermarre reformat e duhura ligjore ne menyre qe kjo shtrese te mari ate qe i takon?Nese do ta kishte nje vullnet te tille do ta kishte shfaqur qe ne momentin e pare te ndryshimit te sistemit.Atehere i kishte mundesite reale te denonte njerezit qe i kishin lyer duart me gjak por ndryshe nga sa prisnim,na serviri nje farse ndeshkimi kafeshperdoruesish,ndersa tani na tregon perralla per masakren e Tivarit nderkohe qe viktimat e komunizmit akoma prehen varreve masive perrenjve e lumenjve te Shqiperise.Kane mare demshperblim te burgosur ordinere nderkohe qe te denuarit e vertete politike edhe sot e kesaj dite vuajne ne forma me te moderuara diskriminimin social dhe ekonomik.Ata nuk e shtrojne problemin se perse Aranit Cela mer nje pension shume here me te larte se ai i tyri,por perse xhelatet e dikurshem gezojne edhe sot te njejtat benefice duke mos mbajtur asnje lloj pergjegjesie per krimet qe kane bere...

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Araniti merr pension me te larte per keto arsye.
    1.Rroga e larte qe ka pasur==>Pension i larte.
    2.Ka qene zyrtar i larte,prokuror i pergjithshem
    Atehere nje ish prokuror i pergjithshem nuk mund te marre nje pension te barabarte me nje ish te burgosuar,as me nje punetor.
    Te barazosh pensionet e nje ministri/prokurori me pensionin e nje te burgosuri
    i bie te jemi te barabarte,njelloj si kembet e dhise.Nuk ka llogjike.Diferenca te larta ne pension ekzistojne ne cdo shtet.
    3.Akoma ish komunistete kane pushtetin ne Shqiperi.Pensioni i larte i Aranitit
    vjen per shkak se disa pushtetare sot jane kusherinj dhe miq te Aranitit.Araniti i ka vene ne pushtet.Araniti u beri nder dhe favor dhe u dha shancin te marrin pozita te larta ne politike dhe shtet.Sot keto pushtetare/politikane i kthejne favorin Aranitit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Cuditem me kete logjike gjakftohte, sikur te behet fjale per rrjedhshmeri sistemi dhe jo permbysje te nje sistemi qe shtremberoi ne ekstrem gjithcka vete propogandoi. Thua me lart per respektim ligjesh, se po t'i respektoje ato nuk haje burg e persekutim! Po ketu o mik nuk eshte fjala per ligje te njohura te rregullimit te shoqerise, pra mos vidh se denohesh, mos vrit se do vritesh, mos perdhuno se burgosesh, etj etj etj, si keto. Behet fjale dhe per nje fjale, qe mund te rreshqiste padashur dhe komshiu karshi teje te spiunonte e te vinin degaxhinjte e te conin deri biruces. Ishe poet dhe fluturoje muzes poetike, por te dilnin ca medioker e degaxhinj e te benin menjehere armik te socializmit duke te cuar deri ne pushkatim e varje e hedhje te trupit gropave anes lumenjve, qe mos gjendeshe kurre. Per cfare ligjesh pra me flet ne dy komenet e tua? Dhe ai maskarai i maskarenjve prokuror, me shpirt kanibali firmoste ne cast vdekjen tende, sikur te ishte vule veterineri ne trup te bagetise per therrtore.
    Keta te persekutuar te tille, njerez te nderuar, shume prej tyre me kulture shkolla te larta e gjuhe te huaja, u kallen qelive e galerive me keq se roberit e luftrave boterore dhe aty lane shpirtin e kockat bashke. Te mbijetuarit sot kane te drejte absolute te mbitrajtohen nga shteti e shoqeria dhe jo ai maskarai i maskarenjve, ai kanibali me fytyre njeriu e te tjeret si ai, qe perdoren ligjin e politikes dhe jo politiken e ligjit dhe sot na paskan te drejte te shelleren e gezojne ligjin e shkuar te konvertuar me te sotmin.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #6

    Ta thashe nje here,ta permendi edhe mondi pak me siper.Ish te perndjekurit jane te vetedijshem per rregullat qe ekzistojne dhe jane te prirur te zbatojne ligjet e ketij vendi(te presupozuara si ligje demokratike)ligje per te cilat kjo shtrese e vuajtur ka bere theror nje pjese nga jeta dhe te afermit e tyre.Absurdi qendron ne faktin se ekzekutuesit e djeshem qendrojne edhe sot ne te njejtat pozita dhe mua qe te jem i sinqerte me tmerron qetesia me te cilen ju,por edhe shume njerez te tjere,e trajtoni kete ceshtje!Ne kete vendin tone te krijohet pershtypja se reagimi qytetar ka vdekur,ose ndoshta nuk ka egzistuar kurre.Po te nisemi me logjiken e pushtetareve tane,apo pjeserisht me llogjiken tuaj(per faktin qe e trajtoni kete problem thjesht si ceshtje teknike).I bie qe gjyqi i Nurembergut te kete qene nul nga ana ligjore pasi nacional socialistet kane vepruar konform kushtetutes naziste!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Është për të ardhur keq edhe turp mënyra se si janë trajtuar të persekutuarit!
    Është e vërtetë që këto vite të demokracisë janë favorizuar persekutorët dhe kjo nuk ka mëdyshje.
    Jam dakort me komentin e Mondishallit dhe shoku tanku.
    Unë jam nga Përrenjasi dhe i kam njohur dy poetët që u pushkatuan!E njoh edhe Bedri Blloshmin dhe e njoh për njeri fisnik.Si mundet që një shtet që pretendon për shumë të ardhura,për rritje ekonomike të mos të ndihmojë vajzën e një poeti të pushkatuar në moshën më të bukur të tij?!
    Me sa shohim(dhe është për të ardhur keq),këtu në Shqipëri reagohet vetëm kur përflitet kryetari i PD-së apo i PS-së dhe kurrsesi nuk ka ndjeshmëri për një jetë njeriu!!!
    Unë nuk jam i persekutuar por nëse nuk ju jepen të drejtat atyre,atyre që vuajtën,çfarë të drejta do kërkoj unë si qytetar dhe a do më jepen?Ndaj them që shteti e ka për detyrë që këtë pjesë të shoqërisë ta ndihmojë dhe po ashtu edhe shoqëria duhet të jetë e ndjeshme.E ndjeshme deri në "protesta" e mos të dalim vetëm kur na kërkon Rama për një karrike.Bëhet fjalë për jetë njeriu.Bëhet fjalë për për të drejta njeriu.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Habitem nga neglizhenca-ngela i pafjale nga pergjigjia e marre e z.BLLOSHMI drejtuar kryeministrit.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Per te ardhur keq eshte por shtetii cakton pensionet mbi kriteret e
    te ardhurave nga puna qe ke bere.
    Nqs te ardhurat nga puna qe ke bere kane qene te vogla edhe pensioni bie i vogel.Keshtu eshte ne cdo shtet ne bote,ne cdo sistem.
    Aranitit i bie pension i larte pasi ka pas rroge te madhe kur ka punuar.Keto te persekutuarit me sa di sikur kane marre shperblime/kompesime per vuajtjet.Cdo sistem/komunist/demokratik eshte i mbeshtetur ne ligje.Ai pension qe jepet eshte
    i mbeshtetur ne ligje dhe sdo te dije se kush je.
    Nqs ti si i persekutuar shkove ne burg,faji i kujt eshte?Faji jot se ti theve ligjet.
    Sikur te mos kishe thyer ligje,nuk do te ngaterrohej shteti me ty.
    Provo te thyesh ligjet tashti dhe shiko a shkon ne burg apo jo?Mos te te genjeje mendja se shteti demokratik do te te beje favorizime,se je i persekutuar.
    Pensioni bazohet ne kontributin qe ke dhene me pune supozojme 30 vjet ne vlere leku.Sa me e madhe kjo vlere aq me i larte pensioni.Ose mund te jete pensioni=40% e rroges se muajit te fundit perpara se dikush te kete dale ne pension.Varet se si eshte vene me ligj.
    Meqe po flasim per ligjet ,

    Ne cdo shtet te BE-se po re ne burg e supozojme 30 vjet kur del nga burgu merr pension dhe e paguan populli.

    Edhe kur ben disa vjet hyn si vjetersi pune dhe merr pension .

    Per Shqiperin dhe dallaveret atje spo flas fare.

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin

    Cuditem me kete logjike gjakftohte, sikur te behet fjale per rrjedhshmeri sistemi dhe jo permbysje te nje sistemi qe shtremberoi ne ekstrem gjithcka vete propogandoi. Thua me lart per respektim ligjesh, se po t'i respektoje ato nuk haje burg e persekutim! Po ketu o mik nuk eshte fjala per ligje te njohura te rregullimit te shoqerise, pra mos vidh se denohesh, mos vrit se do vritesh, mos perdhuno se burgosesh, etj etj etj, si keto. Behet fjale dhe per nje fjale, qe mund te rreshqiste padashur dhe komshiu karshi teje te spiunonte e te vinin degaxhinjte e te conin deri biruces. Ishe poet dhe fluturoje muzes poetike, por te dilnin ca medioker e degaxhinj e te benin menjehere armik te socializmit duke te cuar deri ne pushkatim e varje e hedhje te trupit gropave anes lumenjve, qe mos gjendeshe kurre. Per cfare ligjesh pra me flet ne dy komenet e tua? Dhe ai maskarai i maskarenjve prokuror, me shpirt kanibali firmoste ne cast vdekjen tende, sikur te ishte vule veterineri ne trup te bagetise per therrtore.
    Keta te persekutuar te tille, njerez te nderuar, shume prej tyre me kulture shkolla te larta e gjuhe te huaja, u kallen qelive e galerive me keq se roberit e luftrave boterore dhe aty lane shpirtin e kockat bashke. Te mbijetuarit sot kane te drejte absolute te mbitrajtohen nga shteti e shoqeria dhe jo ai maskarai i maskarenjve, ai kanibali me fytyre njeriu e te tjeret si ai, qe perdoren ligjin e politikes dhe jo politiken e ligjit dhe sot na paskan te drejte te shelleren e gezojne ligjin e shkuar te konvertuar me te sotmin.
    ===
    Te gjithe te persekutuarit qe kane qene ne burgje i kane ditur ligjet e sistemit ne ate kohe.Ligji i agjitacion propagandes dhe sipas ketij ligji mizor,idiot ligj,njerezit
    per nje pakenaqsi te shprehur jane denuar 10.15.20 25 vjet.
    Kur ti si i persekutuar e ke ditur kete ligj dhe pasojat e thyerjes se ligjit,perse e thyen ligjin?
    Ashtu ka qene ligji ne ate sistem,per llaf goje denohesh me fjale te tjera per agjitacion e propagande.Njerezit e kane ditur dhe e kane thyer me vetedije!!!Cfare shpreson.....burgun.
    ----
    Shteti te ndihmon,nese ekziston ligj per te ndihmuar.
    Per rastin e asaj vajzes,ndihme merret nqs ka ligj per raste te tilla.
    Si mund te marresh financim nga shteti?Ne radhe te pare duhet propozuar ligj ne parlament.propozimi te jete per financim te te semureve,femijeve te ish te perndjekurve.Aprovohet me shumice votash,firmoset nga presidenti dhe behet Ligj.
    Perse ka rendesi ligji?
    Ne ligj percaktohen kriteret
    1.Kush perfiton
    2.Sa eshte perfitimi ne vlere monetare,psh 4000$ ne vit per vizita mjekesore,ilace ndonje operacion te vogel etj.
    3.Me ligj percaktohen te drejtat dhe pergjegjsite e atij qe perfiton,qe ai te mos abuzoje me fondin vjetor.
    4.Percaktohet se kush do merret me zbatimin e ketij ligji.
    Supozojme Ministria e shendetsise dhe Institucioni i sigurimeve.
    Atehere sipas ligjit keto dy institucione hapin zyra te vecanta,krijojne dokumentacion si formulare kerkese per ndihme dhe dokumenta te tjera
    Formular kerkese(aplikacion) duhet gjithmone dhe ai plotesohet nga individe qe kerkojne ndihme mjekesore.Nqs ky individ i ploteson kriteret per ndihme
    ai person merr financim.
    A mund te marre ajo vajza financim nga shteti?Po te kete ligj ajo mund te marre
    por duhet te plotesoje ca letra dokumenta.
    Si mund te te ndihmoje shteti ne situaten kur nuk ekziston ligj?
    Kush eshte ai burre ne shtet qe do te te financoje?
    Qe te financoje dikush,duhen plotesuar dokumenta dhe keto dokumenta duhet te jene te mbeshtetura ne ligj.Personi qe do marre financim duhet te plotesoje kushtet qe e meriton sipas ligjit.
    Marrim rastin tjeter.Nuk ka ligj dhe dikush ne shtet dergon nje cek 5 mije dollare per vajzen e semure.
    Perderisa nuk ka ligj,ai transaksion do quhet i paligjshem nga auditoret dhe nepunesi ne shtet qe ka leshuar cekun shkon ne burg.
    Shteti keshtu funksionon,eshte i varur nga ligjet e parlamentit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 27-11-2010 më 11:57
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •