Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 103
  1. #61
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H Q I P, 22/05/2010

    KRYEMINISTRI QĖ KĖRCĖNON INTEGRIMIN
    Andrea Stefani

    Ndėrsa politikanėt e lartė tė Tiranės dhe Brukselit kanė dalė pa ndonjė rezultat nga restoranti “Krokodil”, duket se ėshtė fati i Shqipėrisė ai qė ka hyrė nė gojėn e “krokodilit”. Tashmė, mbi kokėn e saj qėndron njė ultimatum qė vjen prej europianėve: ose zgjidheni krizėn brenda dy javėve, ose rrezikoni integrimin nė Europė! Kėshtu, 20 vjet pas nisjes sė njė tranzicioni nėn moton “drejt Europės”, shqiptarėt rrezikojnė tė mos e arrijnė kurrė atė. A ndjehet i shqetėsuar pėr njė gjė tė tillė Kryeministri Sali Berisha, qė shfaqet pėrsėri nė qendėr tė njė krize qė mund tė qorrollisė edhe mė keq se mė parė fatin e shtetit qė ai drejton? Dhe a e percepton ai ultimatumin qė vjen nga Europa si njė humbje? Nuk mund tė jesh fare i sigurt pėr kėtė. Ka shumė tregues qė tė bėjnė tė mendosh se fitorja e vėrtetė, por e fshehur e Berishės, do tė qe pengimi i integrimit tė Shqipėrisė.

    Sepse nė kėto 20 vjet nė krye tė politikės, Berisha nuk ka pushuar sė zhvilluari njė energji prej autokrati qė jo vetėm nuk e ka ndihmuar, por e ka penguar procesin e europianizimit tė Shqipėrisė. Autoritarizmi dhe shteti ligjor i tipit europian nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt ndėrkohė qė kryeqėllimi i fiksuar i Berishės ka qenė dhe mbetet kapja e institucioneve qė duhet tė balancojnė qeverisjen dhe shndėrrimi i kėsaj tė fundit, nė sundim. Mes kėsaj strategjie tė paepur autoritariste dhe faktit qė Shqipėria mbetet nga vendet e Ballkanit mė pak tė avancuara nė procesin e integrimit, ka njė lidhje fatale qė nuk fshihet dot. Edhe kriza e sotme, mė e gjata nė kėto vite tranzicioni, ka nė themel tė saj kėmbėnguljen e Kryeministrit, pėr tė mos i hapur rrugė njė kėrkese normale tė opozitės pėr transparencėn e votės, duke pėrdorur si pretekst ligjin dhe Kushtetutėn. Njė pretekst qė duket se ėshtė kuptuar mė nė fund nė darkėn e restorantit “Krokodil”. Ndaj dhe ultimatumi 2-javor i “ndėrkombėtarėve” tingėllon si njė ultimatum drejtuar Kryeministrit qė po pengon integrimin e Shqipėrisė.

    * * *

    Tashmė, vėshtirė tė ketė shqiptar qė tė mos e ketė kuptuar se Kryeministri i bėhet pengesė transparencės pėr hatėr tė mbajtjes sė njė pushteti tė pamerituar dhe jo pėr hatėr tė respektimit tė gjyqėsorit. Si kurdoherė, edhe nė kėtė rast, transparencės i vihen shkopinj nėn rrota jo nė emėr tė drejtėsisė, por tė padrejtėsisė. Por kjo qė po ndodh nė krizėn e sotme nuk ėshtė, nė thelb, aspak e re. Mė shumė se njė dekadė mė parė qe po Berisha, qė pėr hatėr tė qėndrimit nė pushtet, bllokoi pėr vite me radhė transparencėn e piramidave financiare. Dhe kur ky aktivitet i errėt pėrfundoi nė kolaps, ai kėmbėnguli tė qėndrojė nė pushtet edhe pse shihej qartazi qė e kish humbur mbėshtetjen popullore. Ishte kjo kokėfortėsi, me rrėnjė nė njė epsh tė ekzagjeruar pėr pushtet, qė solli mė pas edhe kolapsin e shtetit. Tė njėjtin qėndrim Berisha po e pėrsėrit sot. Ka mbi 9 muaj qė i ėshtė bėrė pengesė transparencės sė votės po pėr qėllime pushteti.

    Por ndėrsa nė vitin 1997 mungesa e transparencės i bėri shqiptarėt tė humbasin paratė, nė vitin 2010 mungesa e transparencės pėr votėn i rrezikon tė humbasin lirinė dhe integrimin europian. Me gjithė protestat e mėdha tė opozitės, me gjithė grevėn e urisė prej 19 ditėsh, Berisha kėmbėngul tė pengojė hedhjen e dritės nė kutitė e votimit. Dhe kush preferon errėsirėn nė vend tė dritės, ai diēka fsheh. Tashmė ėshtė bėrė e qartė se ajo qė kėrkon tė fshehė Kryeministri, janė hallatet e mekanizmit tė vjedhjes sė votave tė mbuluara pėrkohėsisht jo me gjethe fiku, por me Kushtetutė dhe me vendimin e njė Kolegji Zgjedhor tė kapur nga Berisha.

    * * *

    Por zhvillimi i ngjarjeve po dėshmon se Berishės po i soset uji i gamiles. Ky autoritarist qė nuk rresht pėrpjekjet pėr tė kapur gjykatat (edhe dje shumica e tij rrėzoi njė kandidaturė tė Presidentit pėr Gjykatėn Kushtetuese) ka 9 muaj qė e zvarrit Shqipėrinė dhe torolleps “ndėrkombėtarėt” duke penguar “nė emėr tė pavarėsisė sė gjykatave” njė transparencė qė mund tė jetė kėrcėnim vetėm pėr vjedhėsit e votave, por pėr asnjė fitues tė ndershėm. Zhvillimet e raportuara nga darka nė “Krokodil” tė japin tė kuptosh se kėtij mashtrimi me lot krokodili pėr drejtėsinė po i vjen fundi dhe se i ndodhur nėn presionin ndėrkombėtar, Berisha nuk ka mundur t’i bishtnojė akordit pėr hapjen e kutive me materiale zgjedhore. Tashmė, mosmarrėveshja ėshtė pėrqendruar te mėnyra si do tė veprohet me kutitė ku ndodhen votat. Krejtėsisht i painteresuar pėr transparencėn, Berisha kėmbėngul qė votat tė digjen, gjė qė ėshtė kundėrshtuar jo vetėm nga Rama, por edhe nga ndėrkombėtarėt. Madje edhe nga tė djathtėt e PE-sė.

    Duket se Berisha nuk do tė ketė mė shanse tė maskojė me sukses mungesėn e dėshirės pėr transparencė, me ligjin, Kodin Zgjedhor apo Kushtetutėn. Dje e pengoi transparencėn e kėrkuar nga opozita duke dhunuar Kodin Zgjedhor me anė tė njė KQZ-je dhe Kolegji Zgjedhor tė kapur, dhe sot pėrpiqet ta pengojė pėrsėri transparencėn “nė respekt tė Kodit Zgjedhor”! Por meqenėse opozita nuk mund tė heqė dorė nga kėrkesa pėr transparencė pa shkatėrruar vetveten dhe demokracinė, pikėrisht divergjenca e papajtueshme pėr kutitė e votave mund t’i japė njė tjetėr spirale edhe mė tė rrezikshme krizės politike nė vend, pas asaj zbatice qė ajo pėrjetoi me mbylljen e grevės sė urisė. Kėtė duket e ka kuptuar jo vetėm plaku Godo nė Tiranė, por edhe “ndėrkombėtarėt” nė Strasburg. Madje, edhe tė djathtėt e PE-sė qė deri mė sot kanė mbėshtetur verbėrisht Kryeministrin. Tashmė ka njė dinamikė zhvillimesh qė nuk kompozojnė njė bilanc pozitiv pėr kėtė tė fundit. Ajo qė po del mė nė pah ėshtė intoleranca autoritariste e Berishės, qė nuk ka bėrė deri mė sot asnjė lėshim. Madje sot ai po kundėrshton edhe rrugėzgjidhje qė deri dje i ka pranuar. Njė nga ato ėshtė edhe pranimi i opinionit tė Komisionit tė Venecias pėr hapjen ose jo tė kutive tė votimit. Nė tė kundėrt, opozita ka bėrė njė zinxhir tė gjatė lėshimesh. Ajo ndėrpreu bojkotin total tė Kuvendit dhe u paraqit nė seanca pėr ta zgjidhur krizėn atje. Dhe nuk ėshtė faji i saj qė Berisha e K° u pėrpoqėn qė kėtė lėshim ta keqpėrdorin pėr ta shndėrruar opozitėn nė njė garniturė tė tiranisė sė shumicės. Opozita ndėrpreu grevėn e urisė, ndėrkohė qė ka modifikuar disa herė kėrkesat e saj pėr t’i bėrė sa mė tė pranueshme pėr shumicėn. Ka treguar gatishmėri, pėr shembull, pėr tė hequr dorė nga hapja e kutive nė disa zona dhe, pėr tė shmangur qoftė edhe pėrplasjen e shpikur tė transparencės me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, ka kėrkuar hapjen e kutive nė disa zona tė tjera. Mė nė fund duket se qėndrimi shkėmbor i Berishės ka rėnė nė sy tė ndėrkombėtarėve, tė cilėt raportohet tė mos jenė pajtuar edhe me antimitingjet e organizuara kundėr opozitės, antimitingje qė duket tė jenė parė me shqetėsim si pėrshkallėzim i frikshėm tensioni politik dhe “nxemje” e fanatikėve si pėrpara njė konflikti civil kėrcėnues.

    Ndėrkombėtarėt kanė dhėnė dy javė kohė. Por vėshtirė tė besosh se ky ultimatum do tė bėjė qė Berisha tė hapet ndaj njė transparence qė do t’ia deligjitimonte pėrfundimisht jo vetėm pushtetin, por edhe reputacionin. Kemi pėrshtypjen se ai do tė kundėrshtojė me lloj-lloj pretekstesh “ligjore” jo vetėm hapjen e kutive tė votimit, por edhe ato tė materialeve zgjedhore qė, sikundėr dėshmoi edhe Ruzhdia, pėrmbajnė jo pak fakte mbi atė qė do t’i shndėrronte zgjedhjet e 28 qershorit nga mė tė mirat, nė ato tė manipuluara dhe grabitura mė mirė. Berisha do pėrpiqet ta shkatėrrojė njė zgjidhje tė ofruar nga “ndėrkombėtarėt” edhe duke u fshehur pas kėmbėnguljes sė opozitės pėr mosdjegien e kutive.

    Por Shqipėria nuk mund tė vazhdojė mė kėshtu. Tashmė bllokimit tė reformave integruese i shtohet edhe ultimatumi pėr pezullimin e procesit tė integrimit. Po afron momenti qė do ta detyrojė Berishėn tė vendosė: ose tė hapė kutitė dhe tė deligjitimohet, ose t’u drejtohet zgjedhjeve tė parakohshme nė njė moment jo aq tė pėrshtatshėm pėr tė.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tashmė, vėshtirė tė ketė shqiptar qė tė mos e ketė kuptuar se andre stefan haurja eshte bizhdil i edvinit..
    ne forum rolin e andre stefan haures e luan dujdadja..

    lol

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    kutite do digjen nuk ka me komision Venicie, bllokmenet duhet te dalin zbuluar qe po lepijne ate qe kane pershtyre. Kush i ndaloj ti drejtoheshin Venecias deri dje? tani qe kane deshtuar totalisht per te marre pushtetin me dhune po duan te justifikohen me Venecian. Shiko sa te paturpshem jane, integrimin e shqiperise qe kane bere cmos ta ndalojne ne rast refuzimi nga eu do tja faturojne PD

  4. #64
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga ulne Lexo Postimin
    kutite do digjen nuk ka me komision Venicie, bllokmenet duhet te dalin zbuluar qe po lepijne ate qe kane pershtyre. Kush i ndaloj ti drejtoheshin Venecias deri dje? tani qe kane deshtuar totalisht per te marre pushtetin me dhune po duan te justifikohen me Venecian. Shiko sa te paturpshem jane, integrimin e shqiperise qe kane bere cmos ta ndalojne ne rast refuzimi nga eu do tja faturojne PD
    mesa po duket, salis asht ka pranon (se nuk ka rruge tjeter) per me hape kutijat ...

    kush ka me lepi ate qe ka peshtyre ???

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    mesa po duket, salis asht ka pranon (se nuk ka rruge tjeter) per me hape kutijat ...

    kush ka me lepi ate qe ka peshtyre ???

    N'koft qiky Sali Berisha qe e njoh une...shansa ska me u hap kutit pa thane Komisioni i Venecias!

    Nese Venecia thot te hapen kutit ateher edhe Sala eshte pro...me ket kuptojm se greva e PS-s ka qen e kote,dhe gjith ata grevist dot pesojn nje shok ne ket rast!

  6. #66
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga MemphiS_ Lexo Postimin
    N'koft qiky Sali Berisha qe e njoh une...shansa ska me u hap kutit pa thane Komisioni i Venecias!

    Nese Venecia thot te hapen kutit ateher edhe Sala eshte pro...me ket kuptojm se greva e PS-s ka qen e kote,dhe gjith ata grevist dot pesojn nje shok ne ket rast!
    ai salja qi njifke ti, ai do te jet qe ka me pranue per zgedhje te parakohshme ...

    s' di e ke me njofte masandej ...

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ai salja qi njifke ti, ai do te jet qe ka me pranue per zgedhje te parakohshme ...

    s' di e ke me njofte masandej ...


    harro kit puneee...me kto lojera qe po i bon PS-ja..une qe tani ia garantoj qeverisjen e PD-s edhe per 4 vite tjera pas ketyre qe i ka

  8. #68
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga MemphiS_ Lexo Postimin
    harro kit puneee...me kto lojera qe po i bon PS-ja..une qe tani ia garantoj qeverisjen e PD-s edhe per 4 vite tjera pas ketyre qe i ka
    garancine ku egjete, se nuk shoh ti kete humbur ndokujt ... pa dyshim, sigurisht, niminalisht, historikisht, domosdoshmerisht ...

    oh sa mire me ken pd-ist, me gjuheqenin ne krye ...

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    garancine ku egjete, se nuk shoh ti kete humbur ndokujt ... pa dyshim, sigurisht, niminalisht, historikisht, domosdoshmerisht ...

    oh sa mire me ken pd-ist, me gjuheqenin ne krye ...
    Shum leht e ke ta gjesh grarancin!

    Ne popull..ne vepra...edhe ne autoritetin e Sali Berishes..keshtu qe mesohi me fatin e keq qe ju ka qelluar Edvin kristaqi per kryetar legeni!

  10. #70
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Shum leht e ke ta gjesh grarancin!

    Ne popull..ne vepra...edhe ne autoritetin e Sali Berishes..keshtu qe mesohi me fatin e keq qe ju ka qelluar Edvin kristaqi per kryetar legeni!
    keshtu thoshit edhe per fatos nanos ... tash aleat i salis per turpe e poshtersi kombetare ...

    ne cilin popull gjendet garancia? ne ate popull qe eshte lene ne fund te euro-ballkanit ...

    ne cilat vepra? ne ate rrugen qe u be 4 her me shtrenjte me paret e popullit ... apo me inaugurimin nje vit me pare ... e tuneli eshte ende i pahapur? apo ndonje veper si tragjedia e gerdecit ... apo vjedhja makabre e zgjedhjeve ... apo me ateljene klienteliste te argites ... apo korrupcionin galopant ...

    sali berisha eshte i pa-legjitimuar ...

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •