S H Q I P, 22/05/2010
KRYEMINISTRI QĖ KĖRCĖNON INTEGRIMIN
Andrea Stefani
Ndėrsa politikanėt e lartė tė Tiranės dhe Brukselit kanė dalė pa ndonjė rezultat nga restoranti Krokodil, duket se ėshtė fati i Shqipėrisė ai qė ka hyrė nė gojėn e krokodilit. Tashmė, mbi kokėn e saj qėndron njė ultimatum qė vjen prej europianėve: ose zgjidheni krizėn brenda dy javėve, ose rrezikoni integrimin nė Europė! Kėshtu, 20 vjet pas nisjes sė njė tranzicioni nėn moton drejt Europės, shqiptarėt rrezikojnė tė mos e arrijnė kurrė atė. A ndjehet i shqetėsuar pėr njė gjė tė tillė Kryeministri Sali Berisha, qė shfaqet pėrsėri nė qendėr tė njė krize qė mund tė qorrollisė edhe mė keq se mė parė fatin e shtetit qė ai drejton? Dhe a e percepton ai ultimatumin qė vjen nga Europa si njė humbje? Nuk mund tė jesh fare i sigurt pėr kėtė. Ka shumė tregues qė tė bėjnė tė mendosh se fitorja e vėrtetė, por e fshehur e Berishės, do tė qe pengimi i integrimit tė Shqipėrisė.
Sepse nė kėto 20 vjet nė krye tė politikės, Berisha nuk ka pushuar sė zhvilluari njė energji prej autokrati qė jo vetėm nuk e ka ndihmuar, por e ka penguar procesin e europianizimit tė Shqipėrisė. Autoritarizmi dhe shteti ligjor i tipit europian nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt ndėrkohė qė kryeqėllimi i fiksuar i Berishės ka qenė dhe mbetet kapja e institucioneve qė duhet tė balancojnė qeverisjen dhe shndėrrimi i kėsaj tė fundit, nė sundim. Mes kėsaj strategjie tė paepur autoritariste dhe faktit qė Shqipėria mbetet nga vendet e Ballkanit mė pak tė avancuara nė procesin e integrimit, ka njė lidhje fatale qė nuk fshihet dot. Edhe kriza e sotme, mė e gjata nė kėto vite tranzicioni, ka nė themel tė saj kėmbėnguljen e Kryeministrit, pėr tė mos i hapur rrugė njė kėrkese normale tė opozitės pėr transparencėn e votės, duke pėrdorur si pretekst ligjin dhe Kushtetutėn. Njė pretekst qė duket se ėshtė kuptuar mė nė fund nė darkėn e restorantit Krokodil. Ndaj dhe ultimatumi 2-javor i ndėrkombėtarėve tingėllon si njė ultimatum drejtuar Kryeministrit qė po pengon integrimin e Shqipėrisė.
* * *
Tashmė, vėshtirė tė ketė shqiptar qė tė mos e ketė kuptuar se Kryeministri i bėhet pengesė transparencės pėr hatėr tė mbajtjes sė njė pushteti tė pamerituar dhe jo pėr hatėr tė respektimit tė gjyqėsorit. Si kurdoherė, edhe nė kėtė rast, transparencės i vihen shkopinj nėn rrota jo nė emėr tė drejtėsisė, por tė padrejtėsisė. Por kjo qė po ndodh nė krizėn e sotme nuk ėshtė, nė thelb, aspak e re. Mė shumė se njė dekadė mė parė qe po Berisha, qė pėr hatėr tė qėndrimit nė pushtet, bllokoi pėr vite me radhė transparencėn e piramidave financiare. Dhe kur ky aktivitet i errėt pėrfundoi nė kolaps, ai kėmbėnguli tė qėndrojė nė pushtet edhe pse shihej qartazi qė e kish humbur mbėshtetjen popullore. Ishte kjo kokėfortėsi, me rrėnjė nė njė epsh tė ekzagjeruar pėr pushtet, qė solli mė pas edhe kolapsin e shtetit. Tė njėjtin qėndrim Berisha po e pėrsėrit sot. Ka mbi 9 muaj qė i ėshtė bėrė pengesė transparencės sė votės po pėr qėllime pushteti.
Por ndėrsa nė vitin 1997 mungesa e transparencės i bėri shqiptarėt tė humbasin paratė, nė vitin 2010 mungesa e transparencės pėr votėn i rrezikon tė humbasin lirinė dhe integrimin europian. Me gjithė protestat e mėdha tė opozitės, me gjithė grevėn e urisė prej 19 ditėsh, Berisha kėmbėngul tė pengojė hedhjen e dritės nė kutitė e votimit. Dhe kush preferon errėsirėn nė vend tė dritės, ai diēka fsheh. Tashmė ėshtė bėrė e qartė se ajo qė kėrkon tė fshehė Kryeministri, janė hallatet e mekanizmit tė vjedhjes sė votave tė mbuluara pėrkohėsisht jo me gjethe fiku, por me Kushtetutė dhe me vendimin e njė Kolegji Zgjedhor tė kapur nga Berisha.
* * *
Por zhvillimi i ngjarjeve po dėshmon se Berishės po i soset uji i gamiles. Ky autoritarist qė nuk rresht pėrpjekjet pėr tė kapur gjykatat (edhe dje shumica e tij rrėzoi njė kandidaturė tė Presidentit pėr Gjykatėn Kushtetuese) ka 9 muaj qė e zvarrit Shqipėrinė dhe torolleps ndėrkombėtarėt duke penguar nė emėr tė pavarėsisė sė gjykatave njė transparencė qė mund tė jetė kėrcėnim vetėm pėr vjedhėsit e votave, por pėr asnjė fitues tė ndershėm. Zhvillimet e raportuara nga darka nė Krokodil tė japin tė kuptosh se kėtij mashtrimi me lot krokodili pėr drejtėsinė po i vjen fundi dhe se i ndodhur nėn presionin ndėrkombėtar, Berisha nuk ka mundur ti bishtnojė akordit pėr hapjen e kutive me materiale zgjedhore. Tashmė, mosmarrėveshja ėshtė pėrqendruar te mėnyra si do tė veprohet me kutitė ku ndodhen votat. Krejtėsisht i painteresuar pėr transparencėn, Berisha kėmbėngul qė votat tė digjen, gjė qė ėshtė kundėrshtuar jo vetėm nga Rama, por edhe nga ndėrkombėtarėt. Madje edhe nga tė djathtėt e PE-sė.
Duket se Berisha nuk do tė ketė mė shanse tė maskojė me sukses mungesėn e dėshirės pėr transparencė, me ligjin, Kodin Zgjedhor apo Kushtetutėn. Dje e pengoi transparencėn e kėrkuar nga opozita duke dhunuar Kodin Zgjedhor me anė tė njė KQZ-je dhe Kolegji Zgjedhor tė kapur, dhe sot pėrpiqet ta pengojė pėrsėri transparencėn nė respekt tė Kodit Zgjedhor! Por meqenėse opozita nuk mund tė heqė dorė nga kėrkesa pėr transparencė pa shkatėrruar vetveten dhe demokracinė, pikėrisht divergjenca e papajtueshme pėr kutitė e votave mund ti japė njė tjetėr spirale edhe mė tė rrezikshme krizės politike nė vend, pas asaj zbatice qė ajo pėrjetoi me mbylljen e grevės sė urisė. Kėtė duket e ka kuptuar jo vetėm plaku Godo nė Tiranė, por edhe ndėrkombėtarėt nė Strasburg. Madje, edhe tė djathtėt e PE-sė qė deri mė sot kanė mbėshtetur verbėrisht Kryeministrin. Tashmė ka njė dinamikė zhvillimesh qė nuk kompozojnė njė bilanc pozitiv pėr kėtė tė fundit. Ajo qė po del mė nė pah ėshtė intoleranca autoritariste e Berishės, qė nuk ka bėrė deri mė sot asnjė lėshim. Madje sot ai po kundėrshton edhe rrugėzgjidhje qė deri dje i ka pranuar. Njė nga ato ėshtė edhe pranimi i opinionit tė Komisionit tė Venecias pėr hapjen ose jo tė kutive tė votimit. Nė tė kundėrt, opozita ka bėrė njė zinxhir tė gjatė lėshimesh. Ajo ndėrpreu bojkotin total tė Kuvendit dhe u paraqit nė seanca pėr ta zgjidhur krizėn atje. Dhe nuk ėshtė faji i saj qė Berisha e K° u pėrpoqėn qė kėtė lėshim ta keqpėrdorin pėr ta shndėrruar opozitėn nė njė garniturė tė tiranisė sė shumicės. Opozita ndėrpreu grevėn e urisė, ndėrkohė qė ka modifikuar disa herė kėrkesat e saj pėr ti bėrė sa mė tė pranueshme pėr shumicėn. Ka treguar gatishmėri, pėr shembull, pėr tė hequr dorė nga hapja e kutive nė disa zona dhe, pėr tė shmangur qoftė edhe pėrplasjen e shpikur tė transparencės me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, ka kėrkuar hapjen e kutive nė disa zona tė tjera. Mė nė fund duket se qėndrimi shkėmbor i Berishės ka rėnė nė sy tė ndėrkombėtarėve, tė cilėt raportohet tė mos jenė pajtuar edhe me antimitingjet e organizuara kundėr opozitės, antimitingje qė duket tė jenė parė me shqetėsim si pėrshkallėzim i frikshėm tensioni politik dhe nxemje e fanatikėve si pėrpara njė konflikti civil kėrcėnues.
Ndėrkombėtarėt kanė dhėnė dy javė kohė. Por vėshtirė tė besosh se ky ultimatum do tė bėjė qė Berisha tė hapet ndaj njė transparence qė do tia deligjitimonte pėrfundimisht jo vetėm pushtetin, por edhe reputacionin. Kemi pėrshtypjen se ai do tė kundėrshtojė me lloj-lloj pretekstesh ligjore jo vetėm hapjen e kutive tė votimit, por edhe ato tė materialeve zgjedhore qė, sikundėr dėshmoi edhe Ruzhdia, pėrmbajnė jo pak fakte mbi atė qė do ti shndėrronte zgjedhjet e 28 qershorit nga mė tė mirat, nė ato tė manipuluara dhe grabitura mė mirė. Berisha do pėrpiqet ta shkatėrrojė njė zgjidhje tė ofruar nga ndėrkombėtarėt edhe duke u fshehur pas kėmbėnguljes sė opozitės pėr mosdjegien e kutive.
Por Shqipėria nuk mund tė vazhdojė mė kėshtu. Tashmė bllokimit tė reformave integruese i shtohet edhe ultimatumi pėr pezullimin e procesit tė integrimit. Po afron momenti qė do ta detyrojė Berishėn tė vendosė: ose tė hapė kutitė dhe tė deligjitimohet, ose tu drejtohet zgjedhjeve tė parakohshme nė njė moment jo aq tė pėrshtatshėm pėr tė.
Krijoni Kontakt