Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 178
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Myftaraj : Deislamizimi Kosoves per hir te se ardhmes.

    Artikulli i Nikolas Gvosdev pėr Kosovėn nė revistėn “Foreign Affairs”, si simptomė e establishmentit strategjik amerikan
    Written by Gazeta SOT

    Sunday, 16 May 2010 00:00

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Njė artikull pėr Kosovėn, i botuar nė revistėn “Foreign Affairs” ėshtė gjithmonė interesant, se kjo ėshtė revista e Consil on Foreign Relations, i cili ėshtė njė think tank i

    rėndėsishėm me mjaft impakt nė pėrcaktimin e politikės sė jashtme amerikane. Nė numrin e maj-qershorit 2010 tė revistės “Foreign Affairs”, tė maj qershorit 2010, ėshtė botuar artikulli i Nikolas Gvosdev, me titull “Ēngrirja e Kosovės: rikonsiderimi i kufijve nė Ballkan”. Autori ėshtė jo mė pak interesant se artikulli. Nikolla Gvosdev ėshtė njė amerikan me origjinė ruse, i cili ka qenė editor i revistės amerikane “National interest”. Nga viti 2008 ai ėshtė profesor nė Naval War College, nė Newport, Rhode Island. Naval War College ėshtė shkollė pėr pėrgatitjen e oficerėve tė flotės ushtarake detare, si dhe qendėr studimore gjeostrategjike. Nikolas Gvosdev nė fakt vepron si njė lobist rus nė establishmentin strategjik amerikan. Ai ėshtė pėr njė politikė tė appeasement ndaj Rusisė dhe madje ėshtė edhe njė apologjet i regjimit tė sotėm autoritarist tė Kremlinit, pėr tė cilin ka shpikur termin “pluralizėm i menaxhuar”. Gvosdev nė fakt ėshtė njė lobist rus nė SHBA-tė dhe fakti se ai ėshtė nė zemėr tė establishmentit strategjik amerikan, ėshtė simptomė e sė keqes sė shoqėrisė amerikane sot, dhe do tė ishte njė detaj mė tepėr nė radhėn e atyre qė e bėnė Samuel P. Huntington tė shkruante librin-testament “Kush jemi ne: sfidat ndaj identitetit nacional amerikan”. (2004)
    Gvosdev nė artikullin e vet, thotė se SHBA-tė me sponsorimin e pavarėsisė sė Kosovės kanė hyrė nė njė rrugė pa krye, se nuk u arrit qė Kosova tė njihej nga pjesa mė e madhe e vendeve tė botės, se Kosova ėshtė njė shtet i dėshtuar nga pikėpamja ekonomike dhe institucionale, dhe se mbėshtetja e SHBA-ve pėr pavarėsinė e Kosovės ka bllokuar bashkėpunimin e Amerikės me Serbinė. Gvosdev sugjeron: “Pėr tė lėvizur para, Washingtoni duhet tė shkėpusė lidhjen mes ēėshtjes sė pavarėsisė nga ēėshtja e kufijve. Me fjalė tė tjera, debati nėse duhet tė ketė njė shtet tė pavarur me shumėsi shqiptare nė Kosovė, duhet tė trajtohet i ndarė prej ēėshtjeve territorial. Ekzistojnė precedentė pėr kėtė qasje: pas Luftės sė Parė Botėrore, bashkėsia ndėrkombėtare njohu se duhej tė krijoheshin Armenia dhe Polonia, si shtete tė pavarura, para se kufijtė e tyre tė krijoheshin definitivisht; sot, procesi i paqes Izrael-Palestinė filloi prej njė pikėnisjeje sipas sė cilės zgjidhja duhet tė finalizohej me krijimin e dy shteteve, ndonėse nuk u bėnė zgjidhje pėr ēėshtjet territorial. Madje, edhe qė nga bisedimet e dėshtuara tė paqes nė Rambouillet, nė 1999, diplomatėt kanė bėrė gabimin qė tė insistojnė se njė Kosovė e pavarur duhet tė mbulojė tėrėsinė e provincės, siē ajo u definua nga udhėheqėsi komunist Josip Broz Tito… Ēėshtja e ndreqjeve territorial duhet tė jetė sigurisht nė tryezė. Vijat e pėrgjithshme tė njė zgjidhje janė tė qartė: Regjionet me shumėsi serbe nė veri tė Lumit Ibėr duhet tė mbeten pjesė e Serbisė, me disa lloj rregullimesh tė bėra pėr vendet e rėndėsishme tė trashėgimisė serbe dhe enklavat nė jug tė Kosovės”.
    Shkurt, ajo ēka sugjeron Gvosdev ėshtė qė Kosova tė ndahet, duke marrė Serbia njė pjesė tė saj, ndėrsa pjesa tjetėr tė mbetet shteti i pavarur i Kosovės. Gvosdev nuk kujdeset asfare qė tė mos duket proserb. Ai thotė se ishte gabim qė u morėn si tė mirėqenė kufijtė qė dizenjoi Tito pėr Kosovėn, por nuk thotė se edhe kėto kufij qenė nė dėm tė shqiptarėve se lanė jashtė Kosovės Luginėn e Preshevės, ēka ėshtė evidente. Nėse bėn njė marrėveshje- tokė nė kėmbim tė njohjes- me Serbinė, kjo zgjidh vetėm njė pjesė tė problemeve tė Kosovės, qė paraqiti Gvosdev, duke iu referuar edhe njė zyrtari tė lartė amerikan, se: “Siē tha sė fundmi Asistent-Sekretari i Departamentit tė Shtetit, Philip Gordon, Kosova ėshtė duke u shtypur nga “papunėsia e madhe, investimet e pakta, dhe baza ekonomike relativisht e vogėl”. Qeveria nė Prishtinė kėrkon ndihmėn perėndimore pėr tė plotėsuar
    shpenzimet e veta. Ndėrkaq Kosova mbetet njė qendėr pėr narkotikėt, armėt dhe trafikun e qenieve njerėzore, me korrupsionin si njė frenues tė madh tė investimeve tė huaja”.
    Nėse Kosova ndahet, kėto probleme do tė mbeten, duke qenė nė origjinė tė tyre baza e vogėl ekonomike, pėr shkak tė pėrmasave tė vogla tė vendit. Kosova do tė jetė njė vend i varfėr me rreth 9000 km² dhe mbi 2 milion banorė, ēka nuk e bėn tėrheqėse pėr investimet e huaja. Do tė krijohet njė rreth vicioz ku institucionet nuk mund tė funksionojnė, korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk luftohen pėr shkak tė varfėrisė, ndėrsa varfėria nuk mund tė zbutet pėr shkak tė mungesės sė investimeve tė huaja. Atėherė, ēka mbetet, qė pas disa vitesh Kosova tė copėtohet edhe njė herė? Nėse bėhet fjalė pėr ndarje tė Kosovės, siē sugjeron Gvosdev, atėherė ka vetėm njė skenar tė arsyeshėm dhe qė e zgjidh ēėshtjen: ndarja e Kosovės mes Serbisė dhe Shqipėrisė. Nėse do tė vihet nė tryezat diplomatike ēėshtja e ndarjes, atėherė bisedimet nuk duhet tė mbahen mes Beogradit dhe Prishtinė, por mes
    Beogradit dhe Tiranės. Kjo do tė ishte zgjidhja optimale pėr problematikėn qė paraqet Gvosdev. Kėshtu, dy milion shqiptarėt e Kosovės do tė gjendeshin nė njė shtet prej 38 mijė km², me dalje tė gjerė nė bregdet, ku tashmė ka investime tė huaja tė rėndėsishme, tė ēilat do tė shtriheshin automatikisht nė tregun e Kosovės. Rritja e tregut tė Shqipėrisė me 2 milion njerėz, do tė nxiste tė tjerė investitorė tė huaj pėr tė ardhur nė vend. Nėse ndarja e Kosovės do tė bėhej mes Shqipėrisė dhe Serbisė, atėherė do tė vihej nė tryezė dhe ēėshtja e Luginės sė Preshevės, si kompensim pėr territorin qė do tė merrte Serbia nė veri tė Kosovės.
    Por Gvosdev nuk do qė Kosova tė ndahet mes Serbisė dhe Shqipėrisė, se ai kėrkon qė shteti i pavarur i Kosovės tė mbetet, ashtu qė Serbia, kur tė krijohet situata ta aneksojė atė, duke i spastruar etnikisht shqiptarėt. Gvosdev ofron nė artikullin e vet njė ekspedient, tė cilin Serbia mund ta pėrdorė pėr kėtė gjė nė tė ardhmen, kur sugjeron zgjidhjen pėr vendet e trashėgimisė kulturore serbe qė mbeten nė shtetin e Kosovės dhe komunat me shumėsi serbe atje: “Njė model i mundshėm ėshtė marrėveshja e arritur midis Italisė dhe Vatikanit nė 1929. Pėr dekada, Kisha Katolike nuk e njohu marrjen e Romės nga Italia nė 1870; shteti Italian, ngjashmėrisht nuk ishte i prirur qė tė cedonte pretendimin e tij mbi kryeqytetin e tij. Traktati Lateran e zgjidhi kėtė ēėshtje duke themeluar Qytetin e Vatikanit, si njė shtet neutral port ė pavarur. Si shtesė, Vatikani mori tė drejta ekstraterritoriale mbi vendet e shenjta nė Romė, pėrreth saj dhe nė pjesė tė tjera tė Italisė. Sigurisht, rasti i Kosovės nuk ėshtė identik, por modeli lateran mund tė sigurojė vijat e pėrgjithshme pėr njė marrėveshje tė qėndrueshme”.
    Ky profesor Gvosdev nuk ėshtė injorant, kėshtu qė ai me vetėdije thotė rrena tė trasha, si lobist ruso-serb qė ėshtė. Traktati Lateran u bė pėr tė siguruar vazhdimėsinė e ekzistencės sė Selisė sė Shenjtė, si shtet, siē kishte qenė deri nė vitin 1870, territori i atyre qė njiheshin si Shtetet Papale, u aneksua nga Mbretėria e Italisė. Nė rastin e Kosovės, profesor Gvosdev kėrkon qė t’ ia japė statusin e shtetit Kishės Serbe. Me Planin “Ahtisaari”, pikat e tė cilit tashmė janė shndėrruar nė ligje nga Kuvendi i Kosovės, Kisha Serbe e Kosovės fiton praktikisht statusin e njė shteti derisa ajo ka sovranitet mbi territore tė gjera, tė vendeve tė shenjta kishtare nė Kosovė, dhe nė njė territor pėrreth tyre. Gjithashtu Kisha Serbe e Kosovės ka fituar dhe atribute tė tjera qė i mundėsojnė tė sillet si shtet, ndėr tė cilat privilegje doganore dhe tatimore, tė drejtėn pėr tė eksportuar dhe
    importuar mallra me privilegje tė tilla, kinse pėr veprimtarinė ekonomike qė ushtron Kisha Serbe e Kosovės pėr tė mbajtur veten. Por kėto dispozita janė aq tė gjera, dhe Kisha serbe ka tė drejtė tė importojė e eksportojė makineri, lėndė tė para, mallrat ė ndryshme, ēka e bėjnė atė qendėr kontrabande dhe evazioni fiskal pėr gjithė komunitetin serb nė Kosovė, dhe nė perspektivė edhe pėr pjesėtarėt e komuniteteve tė tjera tė cilėt do tė bashkėpunojnė me tė. Kisha Serbe nė Kosovė ėshtė nė pozitė shumė tė favorshme pėr ta bėrė kėtė, se ajo ushtron sovranitetin mbi 42 vende, tė quajtura zona tė mbrojtura, dhe qė janė tė pėrhapura gjithandej Kosovės.

    Kisha Serbe nė Kosovė ka njė veēori pėr tė cilėn ajo nuk mund ta marrė statusin qė fitoi Vatikani nė Itali me Traktatin Lateran. Vatikani nuk ishte i lidhur me njė shteti tjetėr, dhe qendrėn e kishte nė Romė, dhe jo nė ndonjė shtet tjetėr. Kurse, Kisha Serbe e Kosovės ėshtė pjesė e Kishės Serbe me qendėr nė Beograd dhe si e tillė njihet nga Plani “Ahtisaari”. Pėr njė arsye tė ngjashme u ngrinė marrėdhėniet mes Vatikanit dhe Mbretėrisė sė Italisė, deri nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore. Selia e Shenjtė, me qendėr nė Romė, kishte qenė e lidhur tradicionalisht me Imperinė e Shenjtė Romane, trashėgimtare e sė cilės ishte Austro-Hungaria. Mbretėria Italiane, e krijuar nė 1861, i shikonte me pakėnaqėsi tė madhe marrėdhėniet speciale tė Vatikanit me Vienėn. U desh shpėrbėrja e Imperisė Austro-Hungareze nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, qė tė krijoheshin kushtet pėr marrėveshjen mes Italisė dhe Vatikanit. Nėse Kisha Serbe e Kosovės do tė marrė statusin qė ka Vatikani nė Itali, ky nė fakt do tė jetė njė ekspedient shtetėror i Serbisė brenda Kosovės sė mbetur. Kisha Serbe nė Kosovė, do tė jetė njė mikroiimperi me 42 mikroprincipata tė pėrhapura gjithandej Kosovės, e cila do t’ i shpallė luftė shtetit tė Kosovės. Nėpėrmjet kėsaj baze, Serbia do tė zbatojė skenare pėr tė shpėrbėrė shtetin e Kosovės, sipas shembullit tė veprimeve tė Izraelit nė Gaza dhe Bregun Perėndimor. Kėshtu, do tė inskenohen skenare tė atentateve terroriste islamike ndaj vendeve tė shenjta serbe, ēka do tė ēojnė nė ndėrhyrjen e ushtrisė serbe nė Kosovė. Sa mė tepėr qė zvogėlohet numri i trupave tė KFOR nė Kosovė, aq mė tepėr do tė joshet Serbia qė ta bėjė kėtė nė tė ardhmen.
    Nga shkrimi i Gvosdev shqiptarėt e Kosovės duhet tė kuptojnė rreziqet qė mund t’ u vijnė andej nga nuk e presin, nga SHBA-tė. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė nxjerrin njė mėsim nga fakti qė serbėt po e pėrdorin fenė pėr tė rifituar kontrollin mbi Kosovėn. Serbia e humbi Kosovėn me luftė, dhe po e fiton nė paqe, me anė tė Kishės Serbe. Por qė Serbia ta fitojė kėtė betejė nė paqe, duhet qė Kosova tė ketė profil islamik, me xhamia, tyrbe, medrese, turma besimtarėsh muslimanė qė falen nė ditėt e festave fetare. Nė kėto rrethana, shqiptarėt e Kosovės kanė vetėm njė alternativė, qė ta deislamizojnė Kosovėn. Ose shqiptarėt e Kosovės do tė vetėdeislamizohen, ose Islami do t’ i mbytė ata, duke i shėrbyer Serbisė si laku me tė cilin do t’ i mbysė shqiptarėt e Kosovės. Shumėkujt nė Kosovė nuk i bėhet vonė pėr kėtė, se mendon qė ėshtė mė mirė tė shkohet nė Xhehnet, i mbytur nga serbėt, se nė Xhehnem si mohues i Islamit. Por unė kam bindjen se pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė Kosovės nuk mendojnė kėshtu. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė mendojnė pėr njė referendum pėr deislamizimin e Kosovės.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga palushi Lexo Postimin

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    ...........

    Nė kėto rrethana, shqiptarėt e Kosovės kanė vetėm njė alternativė, qė ta deislamizojnė Kosovėn. Ose shqiptarėt e Kosovės do tė vetėdeislamizohen, ose Islami do t’ i mbytė ata, duke i shėrbyer Serbisė si laku me tė cilin do t’ i mbysė shqiptarėt e Kosovės. Shumėkujt nė Kosovė nuk i bėhet vonė pėr kėtė, se mendon qė ėshtė mė mirė tė shkohet nė Xhehnet, i mbytur nga serbėt, se nė Xhehnem si mohues i Islamit. Por unė kam bindjen se pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė Kosovės nuk mendojnė kėshtu. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė mendojnė pėr njė referendum pėr deislamizimin e Kosovės.[/B]

    per te arritur kete objektiv serbet po ndihmohen nga disa shoqata ekstremiste islamike te cilat po punojne jashtezakonisht mire me kosovaret duke i bere ata qe mos te mendojne per shqipen por per xhehnetin ..... leke sa te duash .... me kova ..... dikush po investon ne kete drejtim ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Deislamizmi i nje shteti nuk behet ndryshe vetem se me dhune fizike qe dmth : shpaten ne fyt, apo plumin mes dy syve.

    Ndryshe s'mund ti gjunjezosh shqiptaret e ta puthin kryqin.

    Ky dezislamizem eshte provuar me heret nga serbet ortodoks, Kastrioti eshte i ri ne kete lemi, ani pse i moqem me vjet.







    Nga thesari ynė popullor kendohet kjo kenge :

    SAVA I BASANIT
    - Rapsodi popullore –

    Haj , medet pėr Lug t’ Baranit –
    N’ kamė na u qojka Sava i Basanit !
    Savė Basani n’ kamė na u que –
    N’ Baran t’ Epėr koka shkue ,
    Tė tanė kmetat i ka tubue ,
    Bajraktarin shpejt jav due !

    Bajraktarin ja paskan que –
    Tu ngatė jetė Savė, ēka m’ lypė mue ?
    Mejherė Sava i ka kallxue –
    M’ ka ardhė emri fenė me jav ndrrue ,
    Nestra e Diella asht qillue ,
    Tanė nė kishė kena me shkue ,
    Mej ngue popat ēka u thonė juve ,
    Si mos dishit me u kryque ,
    Unė vet Sava kam me ju msue !

    Bajraktari i menēum ish qillue –
    Nja tri ditė , Savė , myhlet t’ i due ,
    Shkept bajraqet m’u kanė qillue ,
    Dyqysh n’ mujsha mej tubue !

    N’ atė ven Sava , ata e ka lshue ,
    Hazir Alija aty ish kanė qillue ,
    Jallah bani , n’ kamė na u que –
    Ktheu , more Savė , e fol me mue ,
    Ku ke nije shqiptarėt fenė me ndrrue ,
    Ramazanat krejt i kemi ngjinue ,
    Pėr Bajram gjithė n’ xhami jemi shkue ,
    Pa na gri , Savė , pa na coptue ,
    Kurrė nuk munesh fenė me na e ndrrue !


    Savė Basani koka idhnue –
    Xhanarisė ju ka ngėrmue !
    Xhanarija i kanė rrethue ,
    Duert nė bleqe jav kanė vnue ,
    N’ isintak janė tuj que .
    N’ Garazhdevc, tu kisha i kanė que ,
    Ngat ni mal asht qillue ,
    N’ atė mal t’ shkretė i kanė ngujue ,
    I kanė shti vorret me zor mej marue !
    Se te vorret , Sava i ka que ,
    Edhe ni herė ju kish kallxue –
    Kėqyrni vorret ku i kini marue ,
    A po doni fenė me qef me e ndrrue ,
    Se me qef fenė n’ deshi me e ndrrue ,
    Kapetana kam me ju marue ,
    N’ Koloshin kam me ju que ,
    Koloshinin kini me e sundue !
    Pra, mos dashi fenė me qejf me e ndrrue ,
    Krejt batare kam me ju marue ,
    N’ qito vorre kam me ju gjue !

    Hazir Alija , ni djalė drangue ,
    Pa i folė Savės , apet , s’ ju durue –
    Ty, bre Savė , ni herė t’ kem kallxue ,
    Pa na gri e pa na coptue ,
    Kurrė nuk munesh fenė me na e ndrrue !
    Hazir Alija , ni fjalė pe flet ,
    Shokėve t’ vet po ju jep gajret –
    Bini vllazėn , ju , shahadet ,
    Ka ni gisht qone pėrpjetė ,
    Ta bajmė Zotin me isharet ,
    Se ky Sava, sod po na pret ,
    Na pėrpjektė , ne , Zoti n’ xhenet !


    Tė tanė trimat rajshin shahadet ,
    Tanė pe qojshin ka ni gisht pėrpjetė,
    Pe bajnė Zotin me isharet ,
    Ni batare , Sava , po jav jep !
    Ni batare kur jav ka lshue –
    Tė tanė trimat n’ vorr kokan rrxue !
    Hazir Alijes , goja i kish punue –
    More Savė, kurrė mos t’ kofsha falė ,
    Shahadetin , ti , s’ mun ma nalė ,
    Pa imanė, ēafir, s’ mun um qon ,
    A e din , shpirtin kush ma ka dhanė ?!


    Se pėr s’ dyti, Sava , po m’ jav lėshon –
    Tė tanė trimat jetė po ndrrojnė !
    Tė tanė trimat po ndrrojnė jetė ,
    Ju pastė shkue shpirti n’ xhenet !
    Tanė shqiptarėt do t’ ju knojnė rahmet ,
    Se pėr komb , trimat janė vdekė !


    Mblodhi dhe shėnoi:
    Demir KRASNIQI

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Tash shfaqen gjithfar idesh!
    Kėtu ka dorė qeveria e rrenes!

    Se feja nuk ėshtė dicka me rėndėsi , kėtė e kam thėnė , dhe po e pėrseris edhe tash.
    Kjo vlen pėr tė gjitha fetė pa pėrjashtim.

    Njeriu i shekullit tė 21 nuk ka nevoj pėr fe.

    Problemi nuk ėshtė se njė pjesė e popullates nė Kosovė kan fen isalme.
    Paraqitja e disa grupeve ekstreme ėshtė e dėmshme , nuk ka fjalė .

    populli duhet tė stimulohet nė drejtimin e duhur .
    Pra qė nuk ka nevoj njeriu pėr fe.

    Nė shkrimin e Kastriot Myftarit shifet tendenca qė tė fshihet njė e vėrtet .

    Fjala ėshtė pėr marveshjet e shumta tė bėra nga matrapaz politikan antishqiptarė qė kan udhėhequr me Kosoven nga 99 e kėndej.
    Plani i Ahtisarit dhe pikan e Sban Ski Smunit jan ato qė ja kthejn serbis sovranitetin mbi Kosoven !

    Deri sa kėta politikan tė dalin para gjyqit dhe tė denohen pėr tredhti kombėtare , dhe tė gjitha marrveshtej qė jan antishqiptare tė bin poshtė , pra anulohen , serbija do tė ket gjasa tė mėdha pėr ta kthyer Kosoven nėn pushtimin e vet!

    Populli do tė emancipohet, jo me ndalesen e fesė , po me ngirtjen e nivelit arsimor dhe kulturor e shoqėrorė-ekonomik!
    Kur kjo tė ndodhė , nė fe do tė mbesin vetėm ata qė nuk arrijnė tė ecin me kohen. Por ata do tė jen gjenerata qė dot tė zhduken!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC , U KRYMB , E HASA ME SHOKĖ LAVDĖROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

    Eee :)

    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Populli do tė emancipohet, jo me ndalesen e fesė , po me ngirtjen e nivelit arsimor dhe kulturor e shoqėrorė-ekonomik!
    Kur kjo tė ndodhė , nė fe do tė mbesin vetėm ata qė nuk arrijnė tė ecin me kohen. Por ata do tė jen gjenerata qė dot tė zhduken![/B]
    Qishtu duhet me qene teoria, e jo sikurse ajo e Darwinit "zhdukje me dhune" .

    Shume mire e ke thene dhe besoj fuqishem qe po u praktikua kjo teori, do te permbushet parashikimi yt.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    gjeja me qesharake qe kam lexu deri tash eshte kjo mu ba deislamizimi i kosoves ky si duket vetem per qiell po shikojka megjithat nje fjal me pelqeu qe edhe ne muslimant e preferojm nje referendum mbi baza fetare te dalim dhe ti tregojm te gjitheve qe jemi musliman si refresh t;ja bejm.................

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga abdulazizi Lexo Postimin
    gjeja me qesharake qe kam lexu deri tash eshte kjo mu ba deislamizimi i kosoves ky si duket vetem per qiell po shikojka megjithat nje fjal me pelqeu qe edhe ne muslimant e preferojm nje referendum mbi baza fetare te dalim dhe ti tregojm te gjitheve qe jemi musliman si refresh t;ja bejm.................
    Jetojm ne demokraci, mund te behet edhe referendumi pa pik problemi dhe jo vetem per deislamizmin e kosovareve, por deiiii i gjithckaje, vetem se duhet ti permbahem tani keti vullneti te demokracis direkte !

    Ky referendum nese behet (ēka dyshoj shum), mund te behet si boomrang kunder Kastriot Myftaraj.

  8. #8
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga Gj.Fishta Lexo Postimin
    Deislamizmi i nje shteti nuk behet ndryshe vetem se me dhune fizike qe dmth : shpaten ne fyt, apo plumin mes dy syve.

    Ndryshe s'mund ti gjunjezosh shqiptaret e ta puthin kryqin.

    Ky dezislamizem eshte provuar me heret nga serbet ortodoks, Kastrioti eshte i ri ne kete lemi, ani pse i moqem me vjet.


    http://www.youtube.com/watch?v=yw2bPvfOKXI

    http://www.youtube.com/watch?v=IEmZub41MF4


    Nga thesari ynė popullor kendohet kjo kenge :

    SAVA I BASANIT
    - Rapsodi popullore –

    Haj , medet pėr Lug t’ Baranit –
    N’ kamė na u qojka Sava i Basanit !
    Savė Basani n’ kamė na u que –
    N’ Baran t’ Epėr koka shkue ,
    Tė tanė kmetat i ka tubue ,
    Bajraktarin shpejt jav due !

    Bajraktarin ja paskan que –
    Tu ngatė jetė Savė, ēka m’ lypė mue ?
    Mejherė Sava i ka kallxue –
    M’ ka ardhė emri fenė me jav ndrrue ,
    Nestra e Diella asht qillue ,
    Tanė nė kishė kena me shkue ,
    Mej ngue popat ēka u thonė juve ,
    Si mos dishit me u kryque ,
    Unė vet Sava kam me ju msue !

    Bajraktari i menēum ish qillue –
    Nja tri ditė , Savė , myhlet t’ i due ,
    Shkept bajraqet m’u kanė qillue ,
    Dyqysh n’ mujsha mej tubue !

    N’ atė ven Sava , ata e ka lshue ,
    Hazir Alija aty ish kanė qillue ,
    Jallah bani , n’ kamė na u que –
    Ktheu , more Savė , e fol me mue ,
    Ku ke nije shqiptarėt fenė me ndrrue ,
    Ramazanat krejt i kemi ngjinue ,
    Pėr Bajram gjithė n’ xhami jemi shkue ,
    Pa na gri , Savė , pa na coptue ,
    Kurrė nuk munesh fenė me na e ndrrue !


    Savė Basani koka idhnue –
    Xhanarisė ju ka ngėrmue !
    Xhanarija i kanė rrethue ,
    Duert nė bleqe jav kanė vnue ,
    N’ isintak janė tuj que .
    N’ Garazhdevc, tu kisha i kanė que ,
    Ngat ni mal asht qillue ,
    N’ atė mal t’ shkretė i kanė ngujue ,
    I kanė shti vorret me zor mej marue !
    Se te vorret , Sava i ka que ,
    Edhe ni herė ju kish kallxue –
    Kėqyrni vorret ku i kini marue ,
    A po doni fenė me qef me e ndrrue ,
    Se me qef fenė n’ deshi me e ndrrue ,
    Kapetana kam me ju marue ,
    N’ Koloshin kam me ju que ,
    Koloshinin kini me e sundue !
    Pra, mos dashi fenė me qejf me e ndrrue ,
    Krejt batare kam me ju marue ,
    N’ qito vorre kam me ju gjue !

    Hazir Alija , ni djalė drangue ,
    Pa i folė Savės , apet , s’ ju durue –
    Ty, bre Savė , ni herė t’ kem kallxue ,
    Pa na gri e pa na coptue ,
    Kurrė nuk munesh fenė me na e ndrrue !
    Hazir Alija , ni fjalė pe flet ,
    Shokėve t’ vet po ju jep gajret –
    Bini vllazėn , ju , shahadet ,
    Ka ni gisht qone pėrpjetė ,
    Ta bajmė Zotin me isharet ,
    Se ky Sava, sod po na pret ,
    Na pėrpjektė , ne , Zoti n’ xhenet !


    Tė tanė trimat rajshin shahadet ,
    Tanė pe qojshin ka ni gisht pėrpjetė,
    Pe bajnė Zotin me isharet ,
    Ni batare , Sava , po jav jep !
    Ni batare kur jav ka lshue –
    Tė tanė trimat n’ vorr kokan rrxue !
    Hazir Alijes , goja i kish punue –
    More Savė, kurrė mos t’ kofsha falė ,
    Shahadetin , ti , s’ mun ma nalė ,
    Pa imanė, ēafir, s’ mun um qon ,
    A e din , shpirtin kush ma ka dhanė ?!


    Se pėr s’ dyti, Sava , po m’ jav lėshon –
    Tė tanė trimat jetė po ndrrojnė !
    Tė tanė trimat po ndrrojnė jetė ,
    Ju pastė shkue shpirti n’ xhenet !
    Tanė shqiptarėt do t’ ju knojnė rahmet ,
    Se pėr komb , trimat janė vdekė !


    Mblodhi dhe shėnoi:
    Demir KRASNIQI
    Ēdo fjal ėshtė e tepėrt, ėshtė mirė ta lexojnė Ortodoksėt, Ateistėt dhe Katolikėt e FSH pastaj tė shohim se ē'thonė ata pėr kėtė gjė.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    nje pjes e madhe e shqiptarve ne kohen preislamike islamin e pranuan si alternative per mbijetes , osht shum leht qe prap islamin ta braktisin si alternative per mbijetese !!
    We are all Aliens

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Vetem deislamizimi i shqiptarve mund te na shpetoi,ne te kunderten kemi me jetu si ne avganistan.
    Nuk eshte e rastesishme edhe dukurit fetare qe asnjeher nuk i kemi pas,jam i bindur qe serbia jep para te medha per ti ber shqiptaret sa me muslimana qe eshte e mundur,kuptohet me aleatet e vet arab.
    Kur kemi pas shqiptar te rinje me mjekrra,me pantollona te shkurt,femra me feregje po masi nuk kemi hala shtet grahni deri ku te shkon.

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •